Category: Lajme

  • Year for suspension of four pharmacists: The investigation started months ago and will continue

    Health Minister Arben Vitita has stated that the investigation into problems in the drug supply started several months ago and that the suspension of four pharmacists does not mark the outcome of this process.

    Source Layer: Dukeagini

  • Roli më i madh i Jimmy Stewartit? Hero lufte

    Roli më i madh i Jimmy Stewartit? Hero lufte

    Një film i ri biografik hulumton shërbimin ushtarak të yllit, gjatë të cilit ai kaloi nga fitimi i një Oskari [Oscar] te fluturimi në misione luftarake mbi Gjermani.

    Nga: Tom Fordy / The Telegraph
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Më 25 shkurt 1944, më shumë se 750 bombardues të rëndë – B-17 dhe B-24 – fluturuan nga Anglia drejt Gjermanisë, shoqëruar nga më shumë se 30 skuadrilje aeroplanësh luftarakë të Forcës së Tetë Ajrore dhe Forcës Ajrore Mbretërore [RAF]. Kjo ishte dita e fundit e asaj që ishte quajtur Java e Madhe – një fushatë e koordinuar bombardimesh kundër fabrikave të montimit të Luftvafes [forcave ajrore gjermane] dhe objektivave që ndërlidheshin me prodhimin, në një përpjekje për ta gjymtuar Luftvafen përpara Ditës D [zbarkimit në Normandi].

    Mes shumë pilotëve aleatë që ishin në ajër atë ditë, ishte edhe aktori Jimmy Stewart. Me një hijeshi të pafajshme, Stewarti ishte aktor me kontratë i MGM-it, i cili tashmë ishte shfaqur në 28 filma të Holivudit – ai kishte fituar Çmimin e Akademisë për Aktorin më të Mirë përpara se të hynte në ushtri. Tani do të komandonte një skuadrilje në një mision për të bombarduar qytetin bavarez Firt, duke lëvizur përmes zjarrit të artilerisë kundërajrore dhe sulmeve të [aeroplanëve luftarakë] Focke-Wulf dhe Messerschmitt – në temperatura që mund t’u shkaktonin ngrirje pilotëve ose t’ua ngrinin lëkurën pas metalit akull të ftohtë – teksa mbante një ngarkesë prej 10 bombash nga 500 paundë secila [226.8 kilogramë].

    Ishte një mision prej afro 10 orësh, me karburant në bord vetëm për nëntë orë e gjysmë. Kur Stewarti u kthye në bazë në Norfolk, pjesa e poshtme e bombarduesit të tij B-24 Liberator, Dixie Flyer, ishte çarë nga një predhë 88 milimetërshe. Si hunda, ashtu edhe bishti ishin ngritur drejt qiellit, duke kërcënuar ta ndanin aeroplanin më dysh, ndërsa trupi i aeroplanit u ça teksa ekuipazhi i tij, në njëfarë mënyre, arriti ta ulte aeroplanin. Në mënyrë të pabesueshme, Stewarti doli pa asnjë gërvishtje, megjithëse përvoja e atij sulmi bombardues e la “flak happy” – zhargon i forcave ajrore për atë që sot do ta quanim çrregullim të stresit post-traumatik.

    Stewart prezantoi çmimin për Aktorin më të Mirë në ceremoninë e Çmimeve të Akademisë të vitit 1942 (në fotografi me Ginger Rogersin) i veshur me uniformëFoto: CBS Photo Archive

    Tetëdhjetë vjet pas filmit të tij më të kujtuar, It’s A Wonderful Life, shikuesit e sotëm mund të mos e dinë se Jimmy Stewart ishte gjithashtu hero i mirëfilltë lufte. Por, shërbimi i tij ushtarak është gati të bëhet historia kryesore falë një filmi të ri biografik të prodhuar nga të krishterët, Xhimi [Jimmy], i cili doli në ShBA javën e kaluar dhe ku KJ Apa i [serisë] Riverdale luan rolin kryesor.

    Stewarti nuk luftoi vetëm kundër Luftvafes – iu desh të luftonte edhe me krerët e lartë ushtarakë, vetëm që të merrte pjesë në luftime. Duke ndjekur gjurmët e të atit dhe gjyshërve të tij, burra krenarë të ushtrisë që kishin kryer detyrën e tyre në konflikte të ndryshme, Stewarti ishte i përcaktuar të shërbente. Megjithatë, autoritetet ishin këmbëngulëse ta përdornin fituesin e Oskarit vetëm për qëllime të marrëdhënieve me publikun dhe për propagandë.

    Stewarti ishte aktori i parë i madh i Holivudit që u thirr në ushtri në tetor 1940, por – për turpin e madh të tij dhe të të atit – iu shty shërbimi pas kontrollit mjekësor. Me peshë 59 kilogramë dhe 191 centimetra gjatësi u konsiderua tepër thatanik për të shërbyer. Stewarti dyshonte se Louis B Mayer, shefi i MGM-it, mund të kishte ndikuar për ta penguar yllin e tij që të shkonte në luftë. Thuhet se Mayeri iu lut, duke i thënë aktorit të mos e kundërshtonte shtyrjen e shërbimit.

    Siç përshkruhet në biografinë e Marc Eliotit, babai i Jimmyt, Alexander Maitland Stewart, mori telefonin dhe e qortoi të birin që nuk e kishte arritur peshën e miratuar nga ushtria.

    KJ Apa në filmin e ri biografik “Jimmy”

    Historia ushtarake e familjes Stewart shkonte deri te Revolucioni Amerikan. Gjyshërit e tij shërbyen në Luftën Civile; i ati shërbeu në Luftën Spanjollo-Amerikane dhe në Luftën e Parë Botërore. Jimmy ndihej i detyruar të nderonte këtë trashëgimi. Falë një mjeku që mund të ketë bërë ose jo një sy qorr, ai e kaloi kontrollin mjekësor në shkurt të vitit 1941 – po atë muaj kur fitoi Çmimin e Akademisë për [filmin] The Philadelphia Story. Siç shkroi Elioti, “në familjen e tij, Oskarët e veshur me ar nuk ishin asgjë në krahasim me guximin”.

    Mayeri e shfrytëzoi rastin për publicitet të mirë, duke e paraqitur veten si shef studioje i cili njëkohësisht është zemërgjerë dhe patriot, i cili e lejoi yllin e tij të shkonte në luftë. Kur Stewarti u pranua zyrtarisht në ushtri, Mayeri njoftoi shtypin i cili u dynd rreth aktorit. Kontrata e tij me MGM-in do të vazhdonte aty ku kishte mbetur kur – ose nëse – ai do të kthehej në shtëpi.

    Stewart fillimisht u regjistrua në Korpusin Ajror të Ushtrisë. Ishte pilot me përvojë, me rreth 400 orë fluturime. Por, në moshën 32-vjeçare, ishte dukshëm më i madh në moshë se rekrutët e tjerë.

    Fillimi ishte një përvojë zhgënjyese: shtypi, i dëshpëruar për fotografi të tij me uniformë, e ndiqte kudo, dhe ai ndiente se po trajtohej mirë – më pak si njëri prej djemve dhe më shumë si i famshëm. Mund të kthehej herë pas here në Holivud e të merrte pjesë në festa. Siç vëren Elioti, lojërat e tij ia sollën një tjetër qortim nga i ati – kjo nuk ishte mënyra e duhur për të qenë ushtar.

    Në qershor 1941 paraqiti kërkesë për t’u bërë pilot dhe e kaloi provimin. Libri i Robert Matzenit për shërbimin e Stewartit, Mission [Misioni], shpjegon se forca ajrore i shihte marrëdhëniet me publikun dhe rekrutimin si përparësi të tjera nga ai. Ai u urdhërua të merrte pjesë në një transmetim propagandistik radiofonik me yje, së bashku me Orson Wellesin dhe aktorë të tjerë, dhe bënte rregullisht paraqitje për marrëdhënie me publikun. Në shkurt 1942, ai prezantoi Oskarin për Aktorin më të Mirë, i veshur me uniformë. Ai u shfaq gjithashtu në filma të shkurtër propagandistikë, përfshirë Winning Your Wings, të realizuar nga “First Motion Picture Unit”.

    Për njëfarë kohe, Stewartit kishte kryesisht detyra promovuese

    Stewart donte të fluturonte dhe të luftonte, por një oficer i lartë më në fund ia tha të vërtetën: ai ishte tepër i çmuar për ushtrinë amerikane. Ishte tepër e rrezikshme ta dërgonin në luftime. Vdekja e tij do të ishte goditje demoralizuese dhe një katastrofë për marrëdhëniet me publikun.

    Por, pasi i bindi eprorët, Stewarti arriti t’i shmangej detyrave promovuese dhe u stërvit për të fluturuar me bombardues – fillimisht me bombardues dy-motorësh dhe më pas me bombardues të rëndë katër-motorësh, B-17 dhe B-24. Pasi u bë kapiten, iu ngarkua detyra të stërviste pilotë të tjerë, si në ajër ashtu edhe në tokë. Sipas biografisë së Eliotit, numri i shokëve të tij të stërvitjes që shkonin jashtë vendit dhe vdisnin e tronditi aq shumë saqë nisi të shkonte rregullisht në kishë.

    Më në fund iu plotësua dëshira për të marrë pjesë në luftime, kur iu dha komanda e Skuadriljes së 703-të të Grupit të 445-të të Bombardimit. Ai kishte nën komandë 15 ekuipazhe B-24 dhe 200 burra në tokë. Teksa ylli po përgatitej të nisej për në Angli, i ati ia dha një letër me fjalë inkurajimi dhe besimi, si dhe një kopje të Psalmit 91 tek i cili Stewart gjente shpesh ngushëllim gjatë misioneve. Ndërkohë, mori lajme për dhjetëra ekuipazhe të Forcës së Tetë Ajrore që ishin rrëzuar mbi Evropë.

    Skuadrilja e tij mbërriti në Angli për shërbim aktiv në nëntor 1943. Me bazë në Tibenham të Norfolkut, ai u rrethua nga shtypi britanik dhe u urdhëruar të bashkëpunonte. Kalonte sa më shumë kohë që mundej në ajër për t’iu shmangur atyre.

    Stewarti fluturonte me një “B-24 Liberator”, të ngjashëm me këta që shihen në një mision drejt GjermanisëFoto: Archive Photos/Getty Images

    Misioni i parë luftarak i Stewartit erdhi më në fund në dhjetor 1943. Natyrisht, atij i parapriu një aktivitet për shtypin, ku e detyruan të ulej përballë gazetarëve dhe t’u përgjigjej pyetjeve të rëndomta për jetën si yll kinemaje.

    Stewarti e udhëhoqi Grupin e 445-të në një sulm ndaj qytetit-port gjerman Kiel. Skuadrilja iu shmang zjarrit kundërajror, por ishte një sukses relativisht i drejtpërdrejtë. Misioni tjetër, më vonë po atë muaj, e çoi në Bremen. Ishte më i ashpër: pasi u përballën në qiell me aeroplanë luftarakë të armikut, Stewarti pa gjashtë burra duke u hedhur me parashutë nga një tjetër B-24, teksa ai digjej dhe binte me shpejtësi drejt tokës.

    Kuri Stewart nuk fluturonte, u jepte udhëzime ekuipazheve dhe priste kthimin e tyre të sigurt. Ai mori gjithashtu përsipër detyrën e shkrimit të letrave për familjet e burrave të zhdukur dhe të vrarë. Një kapiten tjetër i tha një gazetari se Stewarti ishte “njeriu që punonte më së shumti në bazë” dhe se “merrej me këtë 15 orë në ditë”.

    Misioni i tij i radhës ishte në janar 1944 – bombardimi i një fabrike kimike në Ludvigshafen. Gjatë kthimit, njëra prej skuadriljeve, e 389-ta, doli nga formacioni dhe devijoi në drejtimin e gabuar. Stewarti u foli me radio për t’i kthyer në drejtimin e duhur, por e 389-ta vazhdoi në atë drejtim. Si oficer komandues në ajër, Stewarti duhej të merrte menjëherë vendimin që ta ndiqte të 389-tën dhe ta mbante formacionin ngjeshur.

    Shpejt u gjendën duke fluturuar pranë Parisit të pushtuar – dukej Kulla e Ajfelit – ku Luftvafe i sulmoi. Stewarti pa teksa njëri prej bombarduesve të Grupit të 389-të u godit dhe ra drejt tokës në spirale, i përfshirë nga flakët. Fatmirësisht për Stewartin dhe Grupin e 445-të, aeroplanët luftarakë aleatë – Spitfire, P-47 dhe P-51 Mustang – mbërritën dhe i shpëtuan.

    Jimmy Stewart në uniformë: babai dhe gjyshërit e Stewartit shërbyen në ushtri para tij (në fotografi me prindërit)Foto: Bettmann

    Stewarti u gradua major dhe priti Javën e Madhe – e njohur edhe si Operacioni Argument – e cila u shty për shkak të motit të keq deri në shkurt 1944. Misioni i parë i Stewartit gjatë Javës së Madhe ishte mbi qytetin Brunsvik, ku objektiv ishte një fabrikë që prodhonte pjesë për aeroplanët Junkers Ju 88. Gjithçka shkoi mirë derisa arritën në pjesën e fundit të kursit të bombardimit, ku u përballën me një breshëri zjarri kundërajror dhe aeroplanë luftarakë të armikut. Teksa bombat binin mbi Brunsvik, shpërtheu një betejë ajrore. Aeroplanët luftarakë aleatë dhe gjermanë u vërsulën në betejë, ndërsa Stewarti pa njërin prej B-24-ve të tij të digjej dhe të binte me shpejtësi. Pasuan bombardues të tjerë.

    Më 25 shkurt – ditën e fundit të Javës së Madhe – Stewarti komandoi misionin drejt Firtit i cili tashmë ishte në flakë prej bombardimeve të mëparshme kur Dixie Flyer mbërriti me Grupin e 445-të. Predhat kundërajrore shpërthenin rreth tyre dhe goditën pjesën e poshtme të aeroplanit, duke bërë që ajri i akullt të futej me vrull brenda. Siç përshkruhet me hollësi në rrëfimin e Matzenit për incidentin, Stewarti shikoi përmes një vrime te këmbët e tij dhe pa Gjermaninë poshtë. Si harta, ashtu edhe parashuta e tij dolën jashtë aeroplanit. Megjithatë, nuk kishte kohë ta kuptonte atë që po ndodhte – aeroplanët luftarakë Focke-Wulf u shfaqën dhe sulmuan. Në njëfarë mënyre, Dixie Flyer qëndroi në ajër, ndërsa aeroplanët e tjerë B-24 shpërbëheshin dhe binin në flakë drejt Brunsvikut. Ata shpëtuan duke ruajtur formacionin dhe, në njëfarë mënyre, arritën të ktheheshin në Britani duke fluturuar me rezervat e fundit të karburantit dhe me sistemin hidraulik të bërë copë. Edhe nervat e Stewartit ishin bërë copë.

    Sipas Eliotit, para misionit të tij të radhës ai pësoi një sulm paniku që e la të paaftë. “Kisha frikë nga më e keqja”, tha ai më vonë. “Frika është diçka tinëzare dhe vdekjeprurëse. Mund ta shtrembërojë gjykimin, t’i ngrijë reflekset, të shkaktojë gabime. Dhe, më keq akoma, është ngjitëse. E ndjeja frikën time dhe e dija se, po të mos vihej nën kontroll, mund t’i infektonte pjesëtarët e ekuipazhit tim”.

    Në prill 1944 ai mori Medaljen Ajrore për të shënuar 10 misione të suksesshme mbi Gjermani. Stewartit iu dha gjithashtu Kryqi i Shquar i Fluturimit për sulmin ndaj Brunsvikut. Atë ia dorëzoi oficeri James Doolittle, i famshëm për “Sulmin Dulitël” ndaj Tokios si përgjigje ndaj Përl-Harburit. Medalja e Stewartit iu dërgua babait të tij në shtëpi.

    Më pas u transferua te Grupi i 453-të në Old Bakenham dhe u emërua oficer i operacioneve. I rrënuar nga trauma dhe dukshëm më i dobët, fluturonte më rrallë, ndërsa ndër misionet e tij të fundit ishin bombardimet katastrofike ndaj Troasë në Francë dhe Ahmerit në Gjermani. Ky i fundit, në mars 1945, shënoi fluturimin e tij të fundit luftarak, pasi oficeri i tij komandues, gjenerali Hap Arnold, i tha Stewartit se nuk donte që ai të fluturonte më. “Nuk kundërshtoi”, tha Arnoldi.

    Stewart luajti në “It’s a Wonderful Life” menjëherë pas luftësFoto: RKO Pictures/Archive Photos/Getty Images

    Stewarti qëndroi në Angli si oficer i operacioneve të krahut dhe shef shtabi. Pasi lufta përfundoi në Evropë, ai mori Kryqin e Luftës për ndihmën në çlirimin e Francës.

    Pas kthimit në Holivud, nuk donte të fliste me gazetarët për luftën (megjithëse u shfaq në një intervistë të shkurtër në serialin dokumentar historik, The World at War) dhe refuzonte të luante role ushtarësh. Ai vuante gjithashtu prej maktheve dhe anktheve. Ndërkohë, filmi i tij i parë pas luftës ishte It’s A Wonderful Life. Është e lehtë të besohet se ai futi një pjesë të atij dëshpërimi të vërtetë te personazhi George Bailey, i cili shtyhet deri pranë vetëvrasjes.

    Siç vërehet në një biografi të vitit 1997 nga Lawrence Quirk, Stewarti megjithatë e vlerësonte atë përvojë si pozitive. “Në shumë mënyra, isha shumë më i lumtur në shërbim sesa kam qenë ndonjëherë në ndonjë periudhë të jetës sime”, tha aktori. “Afërsia dhe shoqëria me gjithë ata djem të mrekullueshëm. Ndjesia se isha pjesë e një tërësie, e një plani hyjnor, me detyrimin për të thënë më të mirën time. Atëherë nuk po shtiresha se po jetoja. Po e jetoja”. /Telegrafi/

  • Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Paz

    Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Paz

    Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” për sezonin 2027/28, pasi mesfushori argjentinas po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Comos në Itali.

    Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, drejtuesit e klubit madrilen po mendojnë ta aktivizojnë klauzolën e riblerjes prej 80 milionë eurosh, e cila është e vlefshme deri në korrik të vitit 2027.

    Megjithatë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, ndërsa në ambientet e Real Madridit po qarkullojnë zëra për mundësinë e rikthimit të 22-vjeçarit, i cili po zhvillohet nën drejtimin e trajnerit Cesc Fabregas.

    Situata e Nico Pazit ndryshoi gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2026. Në atë kohë, Real Madridi kishte mundësinë ta rikthente për vetëm nëntë milionë euro, por argjentinasi vendosi të qëndronte në Itali, me synimin për të vazhduar të kishte rol kryesor dhe të luante në Ligën e Kampionëve.

    Como e shfrytëzoi këtë vendim për t’i blerë të drejtat e plota të futbollistit. Klubi italian pagoi 60 milionë euro për 50 për qindëshin e kartonit që ende i përkiste Real Madridit, pasi në vitin 2024 kishte paguar edhe gjashtë milionë euro për gjysmën tjetër.

    Pavarësisht shitjes, madrilenët arritën të siguronin një klauzolë të re riblerjeje prej 80 milionë eurosh për verën e vitit 2027. Kjo u mundëson atyre ta rikthejnë mesfushorin pa pasur nevojë të negociojnë një çmim të ri me Comon.

    Koha është faktori kryesor në këtë operacion. Nëse Real Madridi nuk e aktivizon klauzolën para skadimit të saj në korrik të vitit 2027, do ta humbasë mundësinë për ta rikthyer argjentinasin për shumën e paracaktuar.

    Në atë rast, çdo përpjekje e ardhshme për transferimin e tij do të varej nga negociatat e reja me drejtuesit e Comos./Telegrafi/

  • ​Vitia për suspendimin e farmacistëve: Hetimi ka nisur muaj më parë dhe nuk përfundon këtu

    ​Vitia për suspendimin e farmacistëve: Hetimi ka nisur muaj më parë dhe nuk përfundon këtu

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se hetimi lidhur me problemet në furnizimin me barna ka nisur disa muaj më parë dhe se procesi nuk ka përfunduar me suspendimin e katër farmacistëve.

    Duke iu përgjigjur kritikave për mungesën e barnave dhe masat e ndërmarra ndaj farmacistëve, Vitia tha se informimi i publikut për hetimin ishte bërë një ditë pas fillimit të tij, ndërsa suspendimet ishin realizuar në ditën kur ai po raportonte në Kuvend në kuadër të një interpelance.

    Ministri theksoi se hetimet do të vazhdojnë dhe se deri më tani janë ndërmarrë masa ndaj farmacistëve për çështjet që janë evidentuar.

    “Ky hetim ka filluar muaj më parë dhe, për informimin tuaj, publik është bërë një ditë pas, por suspendimi ka ndodhur në ditën kur është mbajtur seanca, kur kam qenë në interpelancë. Ky hetim nuk mbaron këtu. Do të thotë, ka filluar dhe për atë që është evidentuar te farmacistët janë marrë masa, ndërsa hetimi po vazhdon”. /KP/

  • Real Madridi blindon yllin francez, Tchouaméni nën kontratë deri në vitin 2032

    Real Madridi blindon yllin francez, Tchouaméni nën kontratë deri në vitin 2032

    Real Madridi blindon yllin francez, Tchouaméni nën kontratë deri në vitin 2032

    Real Madridi ka siguruar të ardhmen e mesfushorit francez Aurélien Tchouaméni, duke zyrtarizuar vazhdimin e kontratës së tij deri më 30 qershor 2032.

    Klubi madrilen e ka konfirmuar marrëveshjen përmes një njoftimi zyrtar të publikuar më 19 nëntor, duke e mbajtur kështu futbollistin në “Santiago Bernabéu” edhe për gjashtë sezone të tjera.

    “Real Madrid CF dhe Aurelien Tchouameni kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit tonë, i cili tani është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2032”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Mesfushori francez iu bashkua Real Madridit në vitin 2022 dhe që atëherë ka regjistruar 205 paraqitje me fanellën e gjigantit spanjoll.

    Gjatë kësaj periudhe, Tchouaméni ka fituar tetë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, titullin e La Ligës dhe Kupën e Mbretit.

    Në mesin e sukseseve të tij me madrilenët janë edhe dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës dhe një Superkupë e Spanjës.

    Përveç karrierës në nivel klubesh, 25-vjeçari është edhe pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Francës, me të cilën ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka fituar Ligën e Kombeve në vitin 2021.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Real Madrid buys French star, Tchoaméni under contract until 2032

    Real Madrid has secured the future of French midfielder Aurélien Tchoaméni, formalising the continuation of his contract until June 30th 2032.

    The Madrillin club has confirmed the agreement through an official announcement published on November 19th, thus keeping the footballer at éSantiago Bernabéu for another six seasons.

    Real Madrid The CF and Aurelien Tchovanen have agreed to extend the contract of our player, who is now tied to the club until 30 June 2032, says the club’s announcement.

    The French midfielder joined Real Madrid in 2022 and has since recorded 205 presentations with the Spanish giant’s lantern.

    During this period, Tchoaméni has won eight trophies, including the Champions League, the title of La League and the King’s Cup.

    Among his successes with the Madrillians are two World Cups for Clubs, two European Supercups and a French Supercup.

    In addition to a club-level career, 25-year-old is also an important part of the French National, with which he fought 50 matches and won the League of Nations in 2021.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Louis Enrique makes the decision, PSG wants to keep Marquinhos until 2029

    PAris Saint-Germain has started negotiations on continuing the contract of Captain Marquinhos. The French club has offered Brazilian defender a new deal by June 2029.

    Coach Louis Enrique considers 32-year-old a very important player for the department and wants to keep him on the team.

    Marquinhos has current contract until 2028, while parties must find common language for the financial conditions of the new agreement. Brazil has been part of the SPG since 2013 and has held over 500 matches with the club.

  • Luis Enrique merr vendimin, PSG dëshiron ta mbajë Marquinhosin deri në vitin 2029

    Luis Enrique merr vendimin, PSG dëshiron ta mbajë Marquinhosin deri në vitin 2029

    Luis Enrique merr vendimin, PSG dëshiron ta mbajë Marquinhosin deri në vitin 2029

    Paris Saint-Germain ka nisur negociatat për vazhdimin e kontratës së kapitenit Marquinhos. Klubi francez i ka ofruar mbrojtësit brazilian një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2029.

    Trajneri Luis Enrique e konsideron 32-vjeçarin një lojtar shumë të rëndësishëm për repartin defensiv dhe dëshiron ta mbajë në skuadër.

    Marquinhos ka kontratë aktuale deri në vitin 2028, ndërsa palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për kushtet financiare të marrëveshjes së re. Braziliani është pjesë e PSG-së që nga viti 2013 dhe ka zhvilluar mbi 500 ndeshje me klubin.

  • Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në festivalin “Songs of Europe” në Pragë

    Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në festivalin “Songs of Europe” në Pragë

    Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në festivalin “Songs of Europe” në Pragë

    Kori Siparantum do të prezantojë Kosovën në një prej festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës korale, “Songs of Europe”, që mbahet nga 19 deri më 23 nëntor 2026, në Pragë të Çekisë.

    Përgjatë pesë ditëve të festivalit, kori kosovar do të realizojë katër paraqitje koncertale në disa prej hapësirave më të njohura koncertale dhe kulturore të kryeqytetit çek, duke sjellë para publikut ndërkombëtar artin koral dhe krijimtarinë muzikore bashkëkohore.

    Rrugëtimi koncertal i Korit Siparantum nis sonte, në orën 18:00, me koncertin mirëseardhës në sallën koncertale të Konservatorit të Pragës (Pražská konzervatoř). Më 20 nëntor, kori do të prezantohet në dy koncerte: në orën 14:00, në Kostel svatého Martina ve zdi, me koncertin “Siparantum Choral Concert”, ndërsa në orën 21:30, në Kostel U Salvátora, do të jetë pjesë e koncertit “EUPHONIA”, së bashku me kore nga Gjermania dhe Greqia. Paraqitja e katërt dhe përmbyllëse mbahet më 21 nëntor, në orën 15:00, në Smetana Hall, në kuadër të koncertit gala “Songs of Europe”.

    Për realizimin e këtij përfaqësimi, Kori Siparantum ka shprehur mirënjohje të veçantë për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë, veçanërisht për ambasadoren Albesjana Iberhysaj-Kapitaj, për mbështetjen dhe përkushtimin e saj. Falënderime janë adresuar edhe për ChoralSpace, donatorët, sponsorët dhe të gjithë përkrahësit që kontribuuan në realizimin e këtij rrugëtimi artistik. /KlanKosova.tv

  • Real Madridi aktivizon rikthimin e Nico Pazit, gati të paguajë 80 milionë euro

    Real Madridi aktivizon rikthimin e Nico Pazit, gati të paguajë 80 milionë euro

    Real Madridi aktivizon rikthimin e Nico Pazit, gati të paguajë 80 milionë euro

    Real Madridi po shqyrton seriozisht rikthimin e Nico Pazit për verën e vitit 2027. Klubi madrilen ka një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh, e cila skadon në korrik.

    Mesfushori argjentinas po shkëlqen te Como nën drejtimin e Cesc Fabregasit, pasi sezonin 2025/26 e përfundoi me 13 gola dhe shtatë asistime në 40 ndeshje, duke u shndërruar në sezonin aktual në lojtarin kyç të skuadrës.

    Reali duhet të vendosë para skadimit të klauzolës nëse do ta rikthejë 22-vjeçarin në “Santiago Bernabeu”. Përndryshe, do të duhet të negociojë me Comon, ndërsa interesim për lojtarin ka edhe nga klube të tjera evropiane. /Klankosova.tv