Category: Lajme

  • Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me sopranon Elbenita Kajtazi

    Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me sopranon Elbenita Kajtazi

    Opera e Kosovës shënon pesëvjetorin me sopranon Elbenita Kajtazi

    Pesëvjetori i themelimit të Operës së Kosovës do të shënohet sonte me një gala mbrëmje muzikore, në të cilën do të interpretojë sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi.

    E lindur në Mitrovicë, Kajtazi është një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare të operës. Ajo ka interpretuar në disa prej teatrove më prestigjioze evropiane, përfshirë Operën Shtetërore të Hamburgut dhe Vjenës, Opernhaus Zürich, Semperoper Dresden, Deutsche Oper Berlin dhe Opéra Comique në Paris. Karriera e saj ndërkombëtare është shoqëruar me vlerësime të rëndësishme. Në vitin 2022, ajo u shpall Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, ndërsa në vitin 2026 Universiteti i Prishtinës e nderoi me titullin “Alumne Nderi”.

    Në skenën e OPERA GALA, sopranoja do të shoqërohet nga Orkestra Simfonike e Operës së Kosovës, nën dirigjimin e maestros italian Carlo Goldstein.

    Koncerti mbahet në ambientet e Klan Arena në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30. /KlanKosova.tv

  • Kilaj: U zhgënjeva që lash shokët në Hagë, Hashim Thaçi është historia e Kosovës (VIDEO)

    Kilaj: U zhgënjeva që lash shokët në Hagë, Hashim Thaçi është historia e Kosovës (VIDEO)

    Kilaj: U zhgënjeva që lash shokët në Hagë, Hashim Thaçi është historia e Kosovës (VIDEO)

    Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj ka rrëfyer ekskluzivisht për Klan Kosovën detaje nga procesi gjyqësor në Hagë ndaj tij, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin për administrimin e drejtësisë.

    Kilaj, ka qenë i vetmi që është shpallur i pafajshëm në këtë rast, derisa të tjerët janë dënuar, përfshirë edhe Thaçin, i cili është gjykuar me 17 muaj burgim.

    Por, ai ka thënë se është ndier i zhgënyer që mbrapa në Hagë ka lënë shokët e tij, si dhe ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

    “Me të vërtetë nuk e kam ndjeh si lirim për mua, është një zhgënjim i radhës kur del dhe i lë ata burra aty. Hashim Thaçi nuk është një Hashim Thaçi i Kosovës dhe i familjes së tij, por ai është vet historia e Kosovës. Është krejt e kaluara e lavdishme e jona, dhe gjithçka lidhet me emrin e tij dhe me veprimtarinë e tij dhe t’ua kthesh shpinën nuk është e lehtë.”, ka thënë Kilaj.

    Ai ka shtuar se në ditën e aktgjykimit nuk kanë pasur shumë mundësi të flasin me Thaçin dhe të tjerët.  

    “Kemi dhanë dorën njëri-tjetrit, por nuk kemi mundur të flasim prej emocioneve që po e lëmë atë aty, shumë pak kemi mundur të flasim, edhe ashtu kemi pasur pengesa nga gardianët. Mesazhin që e dha në sallë gjyqi, atë mesazh na dha edhe neve, është një gjykim politik dhe është krijuar për të dënuar një pjesë të popullit të Kosovës.”, ka shtuar Kilaj.

    Ai ka thënë se Gjykata Speciale është absurd, që sipas tij, koha dhe historia do ta gjykojë. /Klankosova.tv

  • A u vra Jeffrey Epstein? Vëllai i tij publikon fotografi dhe ngre dyshime të reja

    A u vra Jeffrey Epstein? Vëllai i tij publikon fotografi dhe ngre dyshime të reja

    Vëllai i Jeffrey Epstein, ka publikuar një seri fotografish nga autopsia e tij, duke kërkuar zhvillimin e një “hetimi të vërtetë për vrasje”.

    Veprimi i Mark Epstein vjen pas deklaratave të ekspertit mjeko-ligjor Michael Freeman, i cili pretendon se provat tregojnë se vdekja e pedofilit në një qeli burgu në Manhattan, në vitin 2019, nuk ishte pasojë e vetëvrasjes me varje, siç është versioni zyrtar.

    Sipas Freeman, pamjet tregojnë se dëmtimet në trupin e Epstein nuk mund të jenë shkaktuar nga vetëvrasja.

    “Kjo lë të hapur vetëm versionin e vrasjes”, deklaroi ai.

    “Duhet të pyesësh veten se kush e vrau dhe kush urdhëroi vrasjen e tij? Pse Departamenti i Drejtësisë po e mbulon këtë çështje? Kë po mbrojnë?”, u shpreh ai, duke shtuar se një organ i pavarur duhet të zhvillojë një hetim të vërtetë për vrasje.

    Freeman, deklaron se ka studiuar për një vit gjetjet e autopsisë.

    Sipas tij, shenjat në qafë dëshmojnë se ka pasur një përleshje dhe, për rrjedhojë, bëhet fjalë për vrasje me mbytje.

    Ai pretendon se shenjat e litarit në qafën e Epstein nuk janë të njëtrajtshme, siç ndodh në rastet e vetëvrasjes.

    Sipas tij, provat përputhen me versionin e një sulmi dhe të mbytjes nga pas, duke përdorur të njëjtin mjet me të cilin viktima u gjet i varur.

    Freeman pretendon gjithashtu se ka vërejtur edhe shenja thonjsh mbi gjurmët e litarit.

    Nga ana tjetër, në autopsinë fillestare, të kryer nga mjekja Kristin Roman, nuk u konstatuan shenja përleshjeje dhe as prova të një vrasjeje.

    Ajo përjashtoi mundësinë e mbytjes apo të dëmtimeve të tjera të dyshimta në trupin e tij.

    “Ka ardhur koha që opinioni publik ta rishqyrtojë këtë çështje”, thekson Freeman për një nga çështjet më të bujshme, e cila duket se ende përmban shumë pikëpyetje dhe elemente të paqarta. /Telegrafi/

  • Legjenda e Sevillas pensionohet nga futbolli pas 20 vitesh karrierë

    Legjenda e Sevillas pensionohet nga futbolli pas 20 vitesh karrierë

    Ever Banega ka njoftuar zyrtarisht pensionimin nga futbolli profesionist në moshën 38-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere 20-vjeçare, gjatë së cilës fitoi edhe tre tituj të Ligës së Evropës me Sevillan.

    Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Argjentinës e bëri të ditur vendimin në një intervistë për ESPN, pas pjesëmarrjes në një ndeshje reviale të organizuar nga bashkëkombësi i tij, Sergio Aguero. Banega pranoi se kjo përvojë ia kishte përforcuar bindjen për t’i dhënë fund karrierës si futbollist.

    “Kam thënë se isha 80 për qind i bindur për pensionimin, por pas ndeshjes së sotme jam plotësisht i sigurt se dua të tërhiqem. Po fillon një kapitull i ri i jetës sime dhe tani do ta shijoj futbollin nga jashtë fushës”, deklaroi ai.

    Banega foli edhe për mundësinë e një transferimi te Inter Miami, ku do të kishte rastin të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij te Argjentina, Lionel Messi.

    Megjithatë, mesfushori ishte i prerë se as një telefonatë nga ylli argjentinas nuk do ta ndryshonte vendimin e tij.

    “Edhe nëse më telefonon Messi, do t’i them jo. Vendimi im është marrë”, theksoi Banega.

    Pjesën më të rëndësishme të karrierës evropiane, argjentinasi e kaloi te Sevilla, me të cilën pati dy periudha.

    Ai fitoi tri herë Ligën e Evropës dhe u shndërrua në një prej mesfushorëve më të dalluar në historinë e klubit spanjoll.

    Gjatë karrierës së tij, Banega ishte pjesë edhe e skuadrave si Valencia, Atletico Madrid dhe Interi, ndërsa me Përfaqësuesen e Argjentinës regjistroi 65 paraqitje.

    Në shtator të vitit 2020, ai u transferua te skuadra saudite Al-Shabab, ku qëndroi për katër sezone, përpara se të rikthehej në futbollin argjentinas.

    Pas aventurave te Newell’s Old Boys dhe Defensa y Justicia, Banega ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij profesionale, duke lënë pas një rrugëtim të pasur me trofe dhe përvoja në futbollin evropian dhe atë ndërkombëtar. /Telegrafi/

  • Ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, ministri Malaj publikon vendimin e ri

    Ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, ministri Malaj publikon vendimin e ri

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka njoftuar vendimin e ri të Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 19 nëntor, nga ora 14:00.

    Përmes një njoftimi, Malaj bëri të ditur se çmimet e reja janë përcaktuar bazuar në lëvizjet e bursës ndërkombëtare.

    Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, çmimet maksimale me pakicë janë: Nafta: 201 lekë/litër, Benzina: 160 lekë/litër dhe Gazi: 71 lekë/litër

    Ndërsa çmimet me shumicë janë: Nafta: 189 lekë/litër, Benzina: 148 lekë/litër dhe Gazi: 59 lekë/litër

    Ministri Malaj thekson se vendimet synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

    Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 14:00 e ditës së sotme. /Telegrafi/

  • Aleksandar Çupiq zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë

    Aleksandar Çupiq zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë

    Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, është zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë.

    Në votimin e zhvilluar në Kuvend, Çupiqi mori 140 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga lista opozitare “Serbia Fiton”, Stojan Radenoviq, siguroi 97 vota. Në total votuan 239 deputetë.

    Dy deputetë abstenuan, në mesin e tyre edhe Shaip Kamberi nga Koalicioni Shqiptar, transmeton Telegrafi.

    Për votim publik u deklaruan 235 deputetë, një ishte kundër, ndërsa tre nuk morën pjesë në votim.

    Pas shpalljes së rezultatit, Aleksandar Çupiqi mori drejtimin e Kuvendit, ndërsa deputetët e Listës Studentore e pritën me ovacione. /Telegrafi/

  • Kurti paralajmëron ligj të ri për Specialen nga grupi i ekspertëve: Drafti i parë pritet javën e ardhshme

    Kurti paralajmëron ligj të ri për Specialen nga grupi i ekspertëve: Drafti i parë pritet javën e ardhshme

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar hartimin e një ligji të ri për Dhomat e Specializuara, duke bërë të ditur se drafti i parë pritet të jetë gati javën e ardhshme.

    Kurti në seancën e re plenare tha se Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të sjellë propozimin për ligjin e ri.

    Ai theksoi se përmbajtja e ligjit të ri duhet të punohet me kujdes, të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e Kosovës dhe më pas të procedohet për diskutim e miratim.

    “Ne jemi të bindur se korrigjimi i aktgjykimit të 16 shtatorit duhet të ndodhë dhe do të ndodhë në shkallën e dytë, në Apel. Kjo do të jetë diku në vitin 2027.

    Nga pakënaqësia lidhur me atë aktgjykim erdhi edhe shkrimi i shpejtë i atij ligji, për të cilin ne patëm shprehur rezervat tona. Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton qëllimi i mirë. Duhet të kemi edhe sukses dhe të dalim fitimtarë.

    Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet prapa dhe nuk anulohet, por ka efekt në praktikë pastaj.

    Ne presim që javën e ardhshme Grupi punues për strategjinë shtetërore përkatëse të sjellë draftin e parë dhe ju e dini se në këtë grup punues janë të përfaqësuara të gjitha institucionet relevante dhe partitë politike parlamentare…

    Aty janë të gjithë bashkë dhe janë angazhuar edhe ekspertë juridikë për t’i ndihmuar ata. Këta po e ndihmojnë grupin punues dhe ne presim strategjinë javën e ardhshme. Nga disa prej tyre dhe të tjerë që mund të kontribuojnë ndërkohë, presim që javën e ardhshme të na sjellin draftin e ri të një ligji të ri përkatës për Dhomat e Specializuara. Përmbajtja të punohet me kujdes dhe ajo përmbajtje të vijë për diskutim dhe miratim. Ajo përmbajtje të jetë në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë tonë”, tha ai.

    Kurti shtoi se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale mbetet i pandryshuar që nga pranvera e vitit 2015.

  • Volkswagen prezanton T-Roc R të ri, SUV-in më të fuqishëm të markës në Evropë

    Volkswagen prezanton T-Roc R të ri, SUV-in më të fuqishëm të markës në Evropë

    Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e re të T-Roc R, SUV-in më të fuqishëm që kompania aktualisht ofron në Evropë, me 329 kuaj fuqi dhe teknologji të avancuar për performancë më të lartë.

    Modeli i ri është pajisur me motor 2.0-litërsh turbo, me katër cilindra, i cili prodhon 329 kuaj fuqi.

    Për herë të parë në një model R, Volkswagen ka integruar një sistem mild-hybrid 48 volt, së bashku me një kompresor elektrik që përmirëson reagimin e motorit gjatë përshpejtimit.

    Fuqia transmetohet në të katër rrotat përmes transmisionit automatik me shtatë shpejtësi dhe sistemit 4MOTION.

    T-Roc R përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar elektronikisht në 250 km/h.

    Modeli përfshin mënyrat e vozitjes Race, Drift dhe Special, kjo e fundit e zhvilluar posaçërisht për pistën e famshme Nürburgring.

    Brendësia ofron ulëse sportive, timon me logon R dhe ekran digjital që shfaq të dhëna të detajuara të performancës.

    Çmimi fillestar i Volkswagen T-Roc R është 59,995 euro në Gjermani, ndërsa modeli pritet të jetë ndër SUV-të sportive më interesante të markës gjermane. /Telegrafi/

  • 128 franga për 15 minuta në taksi, çmimet marramendëse në Cyrih shkaktojnë reagime

    128 franga për 15 minuta në taksi, çmimet marramendëse në Cyrih shkaktojnë reagime

    Çmimet e taksive në qytetin zviceran të Cyrihut kanë shkaktuar pakënaqësi te qytetarët dhe turistët, pasi udhëtimet e shkurtra po kushtojnë shuma të larta.

    Sipas mediumit zviceran Watson, një person i verbër ka paguar 128 franga (afërsisht 138 euro) për një udhëtim prej vetëm 15 minutash, apo rreth 8.50 franga për minutë.

    Një tjetër pasagjer ka paguar 182 franga për një distancë prej 11 kilometrash, ndërsa politikani Ueli Bamert ka treguar se kishte zbritur nga taksia pas vetëm 1.5 kilometrash, kur fatura kishte arritur në 70 franga, transmeton Telegrafi.

    Këto raste lidhen me ndryshimet ligjore që hynë në fuqi në vitin 2024 në kantonin e Cyrihut, përmes të cilave u hoqën kufijtë maksimalë të tarifave të taksive.

    Kështu, shoferët fituan të drejtën t’i përcaktojnë vetë çmimet, me kusht që tarifat të jenë të paraqitura qartë në automjete.

    Ankesat për çmimet e larta janë shtuar, ndërsa edhe përfaqësues të industrisë së taksive kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve.

    Edhe Cyrih Turizmi ka konfirmuar se ka pranuar ankesa nga vizitorët.

    Ndërkohë, udhëtarëve u rekomandohet që para nisjes të kontrollojnë tarifat dhe, kur është e mundur, të dakordohen për një çmim fiks, në mënyrë që të shmangin faturat e papritura./Telegrafi/

  • Pastori nga Florida shpallet fajtor për përfshirje në vrasjen e presidentit të Haitit

    Pastori nga Florida shpallet fajtor për përfshirje në vrasjen e presidentit të Haitit

    Një pastor nga Florida është shpallur fajtor për disa akuza që lidhen me vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, në vitin 2021.

    Christian Emmanuel Sanon, shtetas me dy nënshtetësi, amerikane dhe haitiane, u shpall fajtor për të tetë akuzat ndaj tij, përfshirë komplotin për vrasjen ose rrëmbimin e një personi. Ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

    67-vjeçari akuzohej se kishte marrë pjesë në një plan për të zëvendësuar Moïsen në postin e presidentit të Haitit dhe për të marrë vetë drejtimin e vendit. Sipas prokurorisë, ai synonte që, pasi të vinte në pushtet, t’u jepte kontrata fitimprurëse një kompanie sigurie me bazë në Florida.

    Vrasja e Moïses e ka lënë Haitin pa një udhëheqës të qëndrueshëm për pesë vjet. Vakumi politik ka kontribuar në përshkallëzimin e dhunës së bandave në këtë vend të varfër të Karaibeve, transmeton Telegrafi.

    Zgjedhjet presidenciale janë planifikuar për vitin e ardhshëm, ndërsa bashkëshortja e presidentit të vrarë, Martine Moïse, e cila u plagos gjatë sulmit ku humbi jetën burri i saj, njoftoi këtë javë se synon të kandidojë.

    Sanon u shpall fajtor të mërkurën, pas një gjykimi tetëjavor në një gjykatë federale në Miami, raportoi CBS, partneri amerikan i BBC-së. Avokati i tij tha se klienti vazhdon të këmbëngulë në pafajësinë e tij dhe synon të apelojë vendimin.

    Prokurorët deklaruan se Sanon kishte “ambicie politike” në Haiti dhe se në prill të vitit 2021 ishte takuar me disa bashkëpunëtorë për të hartuar një plan për rrëzimin e Moïses përmes një sulmi të armatosur ndaj pallatit presidencial në kryeqytetin Port-au-Prince.

    Në mesin e të përfshirëve ishin edhe drejtuesit e kompanive Counter Terrorist Unit Federal Academy dhe Counter Terrorist Unit Security, të njohura së bashku si CTU. Sipas prokurorisë, këto kompani do të financonin grushtin e shtetit në këmbim të kontratave qeveritare për projekte infrastrukturore, si dhe për sigurimin e forcave dhe pajisjeve të sigurisë.

    Disa muaj më vonë, bashkëpunëtorët e tjerë kuptuan se Sanon “nuk i plotësonte as kushtet kushtetuese dhe as nuk kishte mbështetjen popullore” për t’u bërë president i Haitit. Për këtë arsye, ata vendosën të mbështesnin një kandidat tjetër, bëri të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë.

    Ndërkohë, sipas hetuesve, plani fillestar për largimin me forcë të Moïses nga pushteti ishte shndërruar në një komplot për vrasjen e tij.

    Dhjetëra persona janë përfshirë në këtë komplot, i cili, sipas prokurorëve, përfshinte koordinimin e financimit, dërgimin e armëve dhe rekrutimin e mercenarëve për t’i dërguar në Haiti.

    Më 6 korrik të atij viti, një grup mercenarësh kolumbianë hyri në pallatin presidencial dhe vrau Moïsen. Bashkëshortja e tij, e cila gjithashtu u plagos gjatë sulmit, kishte deklaruar në atë kohë se sulmuesit e kishin qëlluar burrin e saj me breshëri plumbash.

    Vrasja e presidentit ngriti pikëpyetje në Haiti lidhur me lehtësinë me të cilën mercenarët kishin arritur të depërtonin në rezidencën presidenciale.

    Haiti, vendi më i varfër në kontinentin amerikan, është përballur prej vitesh me dhunën e bandave. Megjithatë, vrasja e Moïses shënoi fillimin e një periudhe edhe më të rëndë paqëndrueshmërie, duke fuqizuar grupet kriminale dhe duke çuar në dislokimin e një force shumëkombëshe.

    Kjo forcë ka hasur vështirësi në depërtimin në zonat e kontrolluara nga bandat. Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë vitit deri më 11 shtator, më shumë se 5,700 persona janë vrarë ose plagosur në vend.

    Sanon dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë u arrestuan nga autoritetet haitiane, ndërsa tre mercenarë u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Në shtator, 18 persona u transferuan në Florida për t’u përballur me drejtësinë lidhur me komplotin.

    Katër burra, përfshirë drejtuesit e kompanive CTU, ishin shpallur fajtorë për rolin e tyre në këtë çështje në fillim të këtij viti. Sanon ishte paraparë të gjykohej së bashku me ta, por procedura ndaj tij u shty për arsye shëndetësore, sipas CBS.

    Sanon kishte lindur në Haiti, por ishte shpërngulur në Shtetet e Bashkuara kur ishte adoleshent. Sipas mediave amerikane, ai i tha gjykatës se kishte punuar në kisha që u shërbenin komuniteteve të emigrantëve haitianë në disa pjesë të SHBA-së, përfshirë Floridën. /Telegrafi/