Category: Lajme

  • "Familjet e varfra po hyjnë në borxhe”, Tahiri i kërkon Kurtit ta ndryshojë strategjinë për rrymën

    “Familjet e varfra po hyjnë në borxhe”, Tahiri i kërkon Kurtit ta ndryshojë strategjinë për rrymën

    "Familjet e varfra po hyjnë në borxhe”, Tahiri i kërkon Kurtit ta ndryshojë strategjinë për rrymën

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin në Kuvend lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike në vend gjatë ditëve të fundit.

    Tahiri tha se mungesa e rrymës po ua vështirëson jetën qytetarëve të Kosovës dhe po i detyron familjet e varfra të hyjnë në borxhe për t’i mbuluar faturat, transmeton Klankosova.tv.

    “Mungesa e energjisë elektrike me orë të tëra, kryesisht në lokacione dhe vendbanime rurale, mirëpo mbrëmë edhe në kryeqytet, në Prishtinë, si dhe në qytete të tjera, realisht është duke e vështirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës në maksimum, duke i detyruar familjet e varfra që të hyjnë edhe në borxhe për të mundur ta paguajnë çmimin e energjisë elektrike”, tha ai.

    Tahiri kërkoi nga Qeveria që ta ndryshojë strategjinë për investimet në sektorin e energjisë, duke përmendur rritjen e çmimeve dhe zhvillimet globale.

    “Kërkoj nga kryeministri që urgjentisht të nominojë një ekip qeveritar që e ndryshon planin për investime energjetike, për shkak se ju vetë po thoni se bota ka ndryshuar, po thoni që çmimet janë problem global, jo lokal”, u shpreh ai.

    Ai i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të shfrytëzojë pasurinë nëntokësore të Kosovës dhe të investojë në rinovimin e termocentraleve.

    “Andaj, kërkesa jonë, zoti kryeministër, është të ndërtojmë një rast të quajtur ‘The Case of Kosova’, që do të ishte ‘The Case of Kosova 2027-2037’, për t’i kthyer burimet dhe për t’i përdorur kapacitetet që vetë i ke përmendur në fushatë. Kosova është në terr, sepse me të vërtetë kemi probleme globale. Po e pranojmë se Ngushtica e Hormuzit, energjia, nafta dhe të gjitha këto janë probleme thelbësore”, shtoi ai. /Klankosova.tv

  • PDK thërret konferencë për media

    PDK thërret konferencë për media

    PDK thërret konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media.

    Kjo konferencë do të mbahet sot nga ora 14:30.

    Në të, do të adresohet ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

    Konferenca do të mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Thirrja e kësaj konference vjen në ditën kur është shtyrë seanca e Kuvendit për çështjen e Ligjit për Specialen, për çka paraprakisht Çitaku dhe Hamza kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. /Klankosova.tv

  • Ligji për Specialen, Kurti: Presim që javën e ardhshme ekspertët ta sjellin draftin e parë

    Ligji për Specialen, Kurti: Presim që javën e ardhshme ekspertët ta sjellin draftin e parë

    Ligji për Specialen, Kurti: Presim që javën e ardhshme ekspertët ta sjellin draftin e parë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se javën e ardhshme pritet të pranohet drafti i parë i strategjisë nga grupi punues për Ligjin për Specialen.

    Në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se pjesë e këtij grupi do të jenë edhe ekspertë të shumtë.

    Duke komentuar Ligjin për Specialen, i cili ka ardhur në Kuvend, Kurti ka thënë se ai është hartuar si rezultat i pakënaqësisë lidhur me aktgjykimin, duke shtuar se që nga fillimi kishin shprehur rezervat e tyre për të.

    “Nga pakënaqësia lidhur me aktgjykimin erdhi edhe shkrimi i shpejtë i atij ligji, për të cilin patëm shprehur rezervat tona. Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton vetëm qëllimi i mirë, duhet të kemi edhe sukses. Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht dhe bëhet praktik në realitet. Ne presim që javën e ardhshme grupi punues ta sjellë draftin e parë. Aty janë të angazhuar të gjithë dhe ne e presim strategjinë javën e ardhshme. Presim gjithashtu që ky ekip me ekspertë ta sjellë javën e ardhshme draftin e ri të ligjit për Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai.

    Ai ka përsëritur qëndrimin e tij sa kjo gjykatë është e pazakontë.

    “Unë, si kryeministër, nuk kam ndryshuar qëndrim për Dhomat e Specializuara që nga pranvera e vitit 2015. Mendimi është i njëjtë, se kjo gjykatë është e pazakontë, aq sa edhe termi ‘sui generis’ për të është i ngushtë”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se nismëtarët e ligjit për Dhomat e Specializuara kanë pasur qëllim të mirë.

    “Ky qëllim ka ardhur nga zhgënjimi me vendimin e 16 shtatorit. Duhet ta përmendim se ku janë rrënjët e kësaj gjykate. Në pranverën e vitit 2008, dy delegatë në Këshillin e Evropës e lansuan rrëfimin horror për të ashtuquajturën Shtëpia e Verdhë dhe trafikimin e organeve. Nuk pati kundërvënien e duhur nga ana jonë. U bënë hulumtime dhe nuk u gjet asgjë”.

    Sipas tij, ajo që mbeti dhe duhet të trajtohet në Apel është e ashtuquajtura ndërmarrje kriminale.

    Kurti ka thënë se janë të bindur që korrigjimi i vendimit të 16 shtatorit duhet dhe do të ndodhë në Apel, gjë që, sipas tij, pritet të ndodhë gjatë vitit 2027.

  • OKB-ja rrezikon të mbetet pa udhëheqës, gara për pasuesin e Guterresit në ngërç

    OKB-ja rrezikon të mbetet pa udhëheqës, gara për pasuesin e Guterresit në ngërç

    Kombet e Bashkuara mund të përballen me një situatë të paprecedentë, duke mbetur pa sekretar të përgjithshëm, pasi gara për pasuesin e Antonio Guterresit ka ngecur dhe ende nuk ka marrëveshje mes fuqive kryesore të Këshillit të Sigurimit.

    Me më pak se dy muaj deri në përfundimin e mandatit të Guterresit, Këshilli i Sigurimit pritet të zhvillojë këtë javë një tjetër votim të fshehtë për zgjedhjen e sekretarit të ardhshëm të përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, pas tetë raundesh votimi, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të cilët kanë të drejtën e vetos, ende nuk kanë arritur të pajtohen për një kandidat. Për këtë arsye, zyrtarët e OKB-së kanë nisur përgatitjen e planeve rezervë në rast se organizata mbetet pa një udhëheqës pas largimit të Guterresit më 31 dhjetor.

    Sipas analistëve, dështimi për të zgjedhur pasuesin lidhet pjesërisht me procesin e gjatë dhe jo transparent të përzgjedhjes, i cili bazohet në votime të fshehta. Ky proces shihet si shembull i ngadalësisë dhe bllokadave institucionale që sekretari i ardhshëm do të pritet t’i zgjidhë.

    Edhe në vitin 2016, kur u zgjodh Guterresi, Këshillit të Sigurimit iu deshën gjashtë raunde votimi për të arritur një vendim.

    Megjithatë, vëzhguesit theksojnë se ngërçi aktual pasqyron edhe mungesën në rritje të vullnetit të fuqive me të drejtë vetoje për të bërë kompromise.

    Situata është ndërlikuar më tej nga administrata amerikane, e cila gjithnjë e më shumë po i anashkalon Kombet e Bashkuara dhe është e përqendruar edhe në angazhimet e saj të shumta ndërkombëtare.

    “Shqetësuese është se sa vonë gjatë vitit kemi arritur në këtë pikë dhe çfarë nënkupton kjo për formimin e ekipit të ri”, tha Shamala Kandiah Thompson, drejtoreshë ekzekutive e organizatës kërkimore Security Council Report, e cila monitoron punën e Këshillit të Sigurimit.

    “Duke pasur parasysh se i gjithë ky proces kishte nisur kaq herët, nuk është dashur të gjendeshim në këtë situatë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

  • Sali në takim me Kamp: Të drejtat e komuniteteve dhe kohezioni ndëretnik janë pjesë thelbësore e integrimit evropian

    Sali në takim me Kamp: Të drejtat e komuniteteve dhe kohezioni ndëretnik janë pjesë thelbësore e integrimit evropian

    Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, në fokus të bisedës ishin të drejtat e komuniteteve, marrëdhëniet ndëretnike dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit evropian.

    “Bekim Sali vlerësoi mbështetjen e OSBE-së për forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes demokratike dhe kohezionit shoqëror, si dhe angazhimin për marrëdhënie konstruktive ndëretnike në frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”.

    “Në takim u theksua se Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet bazë për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe multietnike, të ndërtuar mbi të drejta të barabarta, respekt të ndërsjellë dhe pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve. U diskutuan gjithashtu gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, i cili vëren se zbatimi i marrëveshjes vazhdon të përballet me sfida, ndonëse korniza ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e pakicave është e vendosur”.

    “Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të gjuhëve dhe përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në administratën publike, duke ruajtur njëkohësisht parimet e meritës, profesionalizmit dhe integritetit”, thuhet në njoftim.

    Më tej theksohet se bashkëbiseduesit trajtuan edhe nevojën për zbatim më efektiv të mekanizmave kundër diskriminimit, parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe krimeve nga urrejtja, përfshirjen e romëve, barazinë në arsim dhe mbrojtjen e grupeve të cenueshme.

    “Bekim Sali theksoi se mbrojtja e të drejtave të personave që u përkasin komuniteteve është pjesë e rëndësishme e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kuadër të kapitujve 23 dhe 24, si dhe e reformave të parapara në projekt-Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit dhe planin shoqërues të veprimit për të drejtat e pakicave”.

    “Në përfundim u riafirmua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me OSBE-në për institucione më gjithëpërfshirëse dhe rezultate konkrete për qytetarët”, thonë nga MPB.

  • LEX | Rasti i 83 kilogramëve heroinë nga Turqia – lirohet nga akuza Muhamet Hasani, i mbrojtur nga Besnik R. Berisha

    LEX | Rasti i 83 kilogramëve heroinë nga Turqia – lirohet nga akuza Muhamet Hasani, i mbrojtur nga Besnik R. Berisha

    LEX | Rasti i 83 kilogramëve heroinë nga Turqia – lirohet nga akuza Muhamet Hasani, i mbrojtur nga Besnik R. Berisha

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza Muhamet Hasanin, të mbrojtur nga avokati Besnik R. Berisha, në rastin e 83 kilogramëve e 592 gramëve heroinë nga Turqia. Me të njëjtin aktgjykim, Gjykata liroi nga akuza edhe Shefket Demin.

    Hasani dhe Demi akuzoheshin nga Prokuroria Speciale se kishin ndihmuar në transportimin e lëndës narkotike nga Turqia në Kosovë. Në këtë gjykim të akuzuar ishin edhe Lorik Tigani, Onur Vizdik dhe Ilir Mema.

    Në fjalën përfundimtare të 16 nëntorit, avokati Besnik R. Berisha kërkoi lirimin e Hasanit, duke argumentuar se Prokuroria nuk kishte provuar asnjë veprim konkret që e lidhte të mbrojturin e tij me veprën penale. Sipas mbrojtjes, takimi i Hasanit me Mentor Imamin kishte të bënte me një shërbim transporti që kompania “Alba Trans” ua ofronte edhe klientëve të tjerë.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 18 prill 2024, heroina ishte fshehur brenda 32 reflektorëve dhe u zbulua gjatë kontrollit të një kamioni të kompanisë “Alba Trans” në terminalin doganor në Han të Elezit. Prokuroria pretendonte se ngarkesa kishte për destinacion Prishtinën.

    Procedura ndaj Faik Krosës është veçuar, ndërsa Mentor Imami, të cilin Prokuroria e cilësonte si organizator të grupit, ndodhet në arrati.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX case of 83kg of heroin from Turkey is acquitted of charges Muhamet Hasani, protected by Besnik R. Berisha

    The Constitutional Court in Pristina has acquitted Muhamet Hasani of the prosecution, protected by loyal lawyer R. Berisha, in the case of 83kg of 592 grams of heroin from Turkey. With the same conviction, the court acquitted Shefket Demi.

    Hasan and Demi were accused by the Special Prosecutor of helping transport narcotics from Turkey to Kosovo. Lorik Tigan, Onur Vicid, and Ilir Mema were also in that trial.

    In the final word of November 16, lawyer Besnik R. Berisha sought Hasani’s release, arguing that the prosecution had proved no concrete action linking his defence to criminal acts. According to defence, Hasan’s meeting with Mentor Imamin involved a transportation service that the company BARAba Transé offered to other customers.

    According to the indictment set up on April 18, 2024, heroin was hidden within 32 reflections and discovered during the search of a company’s BARAba Transé at the Han customs terminal in Elez. The prosecution claimed the shipment had Pristina’s destination.

    The procedure against Faik Cross has been isolated, while Mentor Imam, whom the Prosecution described as organising the group, is on the run.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Do t’u përgjigjemi sulmeve”, Putin kërcënon me hakmarrje për sulmet ndaj Urës së Krimesë pas takimit me Trumpin dhe Xi-në

    “Do t’u përgjigjemi sulmeve”, Putin kërcënon me hakmarrje për sulmet ndaj Urës së Krimesë pas takimit me Trumpin dhe Xi-në

    “Do t’u përgjigjemi sulmeve”, Putin kërcënon me hakmarrje për sulmet ndaj Urës së Krimesë pas takimit me Trumpin dhe Xi-në

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë se Rusia “do t’u përgjigjet sulmeve ndaj Urës së Krimesë”, gjatë një konference për media pas takimit trepalësh mes Rusisë, Kinës dhe SHBA-së.

    Në deklaratat e raportuara nga agjencia RIA Novosti, Putin ka shprehur vlerësime të larta për Donald Trumpin, duke këmbëngulur se presidenti amerikan “përpiqet sinqerisht” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Duke folur për presidentin amerikan, Putin është shprehur:

    “Për këtë nuk kam asnjë dyshim, se Presidenti Trump përpiqet sinqerisht si për zgjidhjen e konflikteve, përfshirë edhe atë në Ukrainë, ashtu edhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në një gamë të gjerë fushash, përfshirë edhe atë që është, natyrisht, e rëndësishme për ne – marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë”.

    Putin ka kritikuar Kievin dhe kryeqytetet evropiane, duke pretenduar se udhëheqja e Ukrainës po i zvarrit përpjekjet për arritjen e paqes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • We’ll respond to the attacks, Putin threatens revenge for attacks on the Crime Bridge after meeting with Trump and Xi

    Russian President Vladimir Putin has issued a direct warning that Russia will respond to attacks on the Crime Bridge during a news conference following a trilateral meeting between Russia, China and the US.

    In statements reported by the RIA Novosti agency, Putin has expressed high praise for Donald Trump, insisting that the American president sincerely tries to end the war in Ukraine.

    Speaking to the American president, Putin has said:

    I have no doubt about this, that President Trump sincerely tries both to solve conflicts, including in Ukraine and to improve bilateral relations in a wide range of areas, including what is, of course, important to us the relationship between the United States and Russia.

    Putin has criticised Kiev and European capitals, claiming Ukraine’s leadership is dragging its efforts towards achieving peace.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kosovën e ka mbuluar terri, Tahiri: Mungesa e energjisë po e rëndon jetën e qytetarëve

    Kosovën e ka mbuluar terri, Tahiri: Mungesa e energjisë po e rëndon jetën e qytetarëve

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin energjetik, duke thënë se ndërprerjet e energjisë elektrike po ua vështirësojnë jetën qytetarëve dhe po i rëndojnë financiarisht familjet kosovare.

    Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti Tahiri tha se reduktimet e energjisë elektrike, të cilat fillimisht kanë prekur kryesisht vendbanimet rurale, tashmë janë shtrirë edhe në kryeqytet dhe qytete të tjera.

    “Jemi duke parë që Kosovën, vendi tonë të dashur e ka mbuluar terri. Mungesa e energjisë elektrike, me orë të tëra, kryesisht në lokacione në vendbanime rurale, mirëpo mbrëmë edhe në kryeqytetin, edhe në qytete të tjera, realisht është duke e vështirësuar jetën e qytetarit të Kosovës në maksimum, duke i detyruar familjet e varfra që realisht të hyjnë në borxhe për të paguar çmimin e energjisë elektrike, e në veçanti duke e ditur se një numër i madh i familjeve kanë fëmijë në pesë zonat urbane, siç e thashë në debatin e kaluar, për energji, nxehja është kryesisht, mos me thënë ekskluzivisht, me energji. Është duke e bërë jetën të pa jetueshme në vendin tonë”, tha Tahiri.

    Ai kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të ndërmarrë hapa konkretë për ndryshimin e Strategjisë së Energjisë 2022–2031, duke vlerësuar se zhvillimet ndërkombëtare dhe gjendja aktuale kërkojnë rishikim të politikave energjetike, raporton kp.

    “Ne e kuptojmë që politika programore e lëvizjes vetëvendosje ka qenë kryesisht në strategjinë e tyre e lidhur me llojllojshmërinë e burimeve energjetike, mirëpo kur e shohim dokumentin strategjik dhe programin qeveritar, strategjinë e vitit 2022-2031, që kjo duhet të ndryshoj. Pse duhet ta ndryshoj? Për shkak se ka ndryshuar bota, çdo ditë ministri i financave, del i thotë qytetarëve që ngritja e çmimeve nuk është faji jonë, as i çmimeve të derivateve, i ngjet 100 mijë fjalë. Kërkoj nga kryeministri të nominoj një ekip qeveritare e cila e ndryshon planin strategjik të qeverisë dhe planin për investime energjetike”, tha Tahiri.