
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur zhvillimet që, sipas tij, kanë ndodhur në Kosovë gjatë pesë vjetëve e gjysmë të fundit, duke veçuar situatën në veri të vendit dhe kontrollin e Liqenit të Ujmanit.
Gjatë një deklarimi në Kuvend, Kurti i cilësoi këto si dy zhvillime pozitive, pa të cilat, sipas tij, Kosova nuk do të mund të ecte përpara.
“Por, ajo çfarë ka ndryshuar prej para pesë viteve e gjysmë, është edhe fakti tejet i rëndësishëm, me dy zhvillime pozitive në Republikën e Kosovës, pa të cilat nuk do të mund të ecnim përpara.
Në njërën anë janë zhvillimet në veri të Kosovës, ka sundim të ligjit, ka pagesë të energjisë elektrike dhe mbi të gjitha ka kontroll të Liqenit të Ujmanit.
Nuk mund të bësh planifikime të reja, zhvillime e strategji, përderisa nuk e kontrollon Ujmanin”, deklaroi Kurti. /Klankosova.tv