Category: Lajme

  • Gruaja denoncon kërcënimin nga ish-bashkëshorti i motrës

    Gruaja denoncon kërcënimin nga ish-bashkëshorti i motrës

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 20:00, kur viktima ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga i dyshuari.

    Rasti është raportuar në polici, ndërsa për zhvillimet është njoftuar edhe prokurori kompetent.

    Deri në momentin e raportimit, nuk është bërë e ditur për ndonjë arrestim.

    Policia e ka iniciuar rastin si “Kanosje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

    Burimi: RTKLive

  • Të shtëna me armë në Gjakovë, plagosen dy persona - arrestohet i dyshuari

    Të shtëna me armë në Gjakovë, plagosen dy persona – arrestohet i dyshuari

    Të shtëna me armë në Gjakovë, plagosen dy persona - arrestohet i dyshuari

    Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjakovë. Incidenti ka ndodhur të martën, më 10 nëntor, rreth orës 16:30.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuar për rastin është një person, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy meshkujve kosovarë.

    Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetë. Policia ka bërë të ditur se palët e përfshira në incident kanë lidhje familjare, ndërsa motivi i rastit ende nuk dihet.

    I dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në incident, katër gëzhoja dhe një fishek.

    Po ashtu, bashkëshortja e të dyshuarit ka dorëzuar në polici edhe një armë gjuetie që ishte në pronësi të tij.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

  • Kapet i dyshuari në Kamenicë, mori 3 mijë e 600 euro me premtimin për viza pune në Gjermani

    Kapet i dyshuari në Kamenicë, mori 3 mijë e 600 euro me premtimin për viza pune në Gjermani

    Kapet i dyshuari në Kamenicë, mori 3 mijë e 600 euro me premtimin për viza pune në Gjermani

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kamenicë, i cili ishte në kërkim policor nën dyshimin për mashtrim me viza pune për Gjermani.

    Sipas policisë, ai dyshohet se në tetor të vitit 2023 ua kishte marrë tre personave nga 1 mijë e 200 euro, duke u premtuar se do t’u siguronte termine për viza pune në Gjermani, transmeton Klankosova.tv.

    I dyshuari është arrestuar të martën dhe pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si “Mashtrim”.

  • Si ta pastroni aspiratorin nga yndyra e grumbulluar? Ja mënyra më e lehtë

    Si ta pastroni aspiratorin nga yndyra e grumbulluar? Ja mënyra më e lehtë

    Me kalimin e kohës, filtri i aspiratorit thith yndyrën dhe tymin, duke e bërë atë më pak efektiv në nxjerrjen e avullit dhe aromave, dhe yndyra e akumuluar mund të jetë gjithashtu një rrezik zjarri.

    Ekspertët rekomandojnë larjen e tij të paktën një herë në muaj.

    Aspiratori është një nga pajisjet që harrojmë më shpesh kur pastrojmë kuzhinën, edhe pse funksionon pranë sobës çdo ditë.

    Foto ilustruese

    Pjesa e tij më e rëndësishme është filtri, i cili bllokon pikat e yndyrës, tymin dhe grimcat e vogla të ushqimit.

    Kur bllokohet, aspiratori punon me zë të lartë, por nxjerr më pak ajër dhe aromat e gatimit qëndrojnë më gjatë në apartament.

    Sipas portalit Homes & Gardens, yndyra që nuk pastrohet me kalimin e kohës depozitohet edhe në murin pas sobës, pllakave dhe dollapëve të kuzhinës, ku lë një shtresë të verdhë që është e vështirë për t’u hequr.

    Para pastrimit

    Fikeni fillimisht aspiratorin dhe prisni që si ai ashtu edhe soba të ftohen plotësisht, këshillon Edwin Nino Delgado, pronar i kompanisë së pastrimit Puget Sound Cleaners, për portalin Bob Vila.

    Kontrolloni gjithashtu udhëzimet e prodhuesit, pasi modelet ndryshojnë në atë se cilat pjesë hiqen dhe si mirëmbahen ato.

    Filtri zakonisht mund të nxirret ose të hiqet pa vegla.

    Trajtojeni me kujdes, pasi yndyra mund ta bëjë të rrëshqitshëm.

    Pastrim me ujë të nxehtë

    Mbushni një lavaman ose një enë të madhe me ujë të nxehtë, pasi ai e zbërthen yndyrën më mirë se i ftohti, dhe shtoni detergjent për larjen e enëve me veti heqëse të yndyrës ose sodë buke.

    Shirley Hood, një eksperte në pajisjet shtëpiake nga kompania amerikane Abt Electronics, këshillon që filtri të qëndrojë në ujë të tillë për 15 deri në 30 minuta.

    Pas kësaj, fërkojeni me një furçë me fije të buta, veçanërisht në vendet ku yndyra është më e trashë.

    Për depozitat kokëforta, mund të bëni një pastë me dy pjesë sodë buke dhe një pjesë ujë.

    Nëse yndyra është shumë e trashë, Hood rekomandon ta lini filtrin në ujë të nxehtë me detergjent dhe sodë buke gjatë natës.

    Pastaj shpëlajeni filtrin plotësisht me ujë të nxehtë, në mënyrë që të mos mbeten gjurmë detergjenti, dhe lëreni të thahet plotësisht para se ta vendosni përsëri.

    Lavastovilja nuk është për çdo filtër

    Disa filtra metalikë mund të lahen në lavastovilje, por ky nuk është rregull.

    Sipas shitësit të teknologjisë Coolblue , filtrat e aluminit mund të pastrohen me dorë, por ato nuk janë të përshtatshme për në lavatriçe. Filtrat prej pëlhure nuk lahen, por zëvendësohen.

    Pjesa e brendshme dhe e jashtme e aspiratorit

    Ndërsa filtri është duke u zhytur, pastroni edhe pjesën e brendshme të aspiratorit.

    Mos e spërkatni agjentin pastrues direkt mbi pjesët, por aplikojeni atë në një leckë mikrofibre dhe fshini sipërfaqet e sheshta, pa shtypur ventilatorin dhe kabllot.

    Për ambientet e jashtme, mjafton një përzierje me ujë të ngrohtë dhe disa pika detergjenti në një shishe spraj.

    Mund të përdoret edhe një tretësirë me ujë dhe uthull të bardhë në përmasa të barabarta, dhe për cepat e vështirë për t’u arritur, një furçë dhëmbësh e vjetër.

    Sigurohuni që të mos ketë enë nën kapak mbi të cilat mund të pikojë.

    Sa shpesh të pastrohet

    Filtri duhet të lahet të paktën një herë në muaj.

    Nëse gatuani çdo ditë dhe skuqni shpesh, pastrimi është i nevojshëm edhe më shpesh.

    Mund të kontrolloni nëse aspiratori funksionon ende mirë me një provë të thjeshtë, ndizeni atë dhe vendosni një copë letër kuzhine pranë filtrit.

    Nëse letra ngjitet kur e lëshoni, aspiratori po e nxjerr ajrin mirë. Nëse bie, ndoshta ka nevojë për servis. /Telegrafi/

  • Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

    Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

    Rrjedhje gazi është regjistruar në një furrë buke në fshatin Qënas në Fier. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar teksa bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00.

    Si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit, dy persona janë asfiksuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Policia bën me dije se dy burrat ishin punonjës të furrës teksa po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    “Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.

    Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 56 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. /euronews/

  • Vrasja në tentativë në Gjakovë, Policia jep detaje

    Vrasja në tentativë në Gjakovë, Policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen në tentativë dhe armëmbajtjen pa leje në Gjakovë.

    Rasti ka ndodhur të martën, në ora 16:30.

    “Dy meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Palët e përfshira në incident janë në lidhje familjare ndërmjet vete dhe motivi i rastit nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorë në rast, katër gëzhoja dhe një fishekë”, thuhet një raport.

    Tutje, bëhet e ditur se bashkëshortja e të dyshuarit e ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të personit të dyshuar.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • U kërkonte nga 1,200 euro për viza pune në Gjermani, arrestohet i dyshuari që ishte në kërkim policor

    U kërkonte nga 1,200 euro për viza pune në Gjermani, arrestohet i dyshuari që ishte në kërkim policor

    U kërkonte nga 1,200 euro për viza pune në Gjermani, arrestohet i dyshuari që ishte në kërkim policor

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për mashtrim.

    Rasti ka të bëjë me mashtrim për viza pune në Gjermani.

    “Kamenicë, tetor 2023. Më 11.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte qenë në kërkim policor për shkak të dyshimit se në tetor–2023 u kishte marrë tre viktimave meshkuj kosovarë nga 1200 € duke i mashtruar se do t’u siguronte termin për viza pune në Gjermani”, thuhet në raport.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

    Burimi: Insajderi

  • Called for 1,200 euros for working visas in Germany, police fugitive arrested

    Kosovo police have reported having arrested a person for fraud.

    The case concerns visa fraud in Germany.

    Caminice, October 2023. In 11,11.2026, the Kosovo male suspect who had been in police custody due to suspicion that in October,2023 he had taken three Kosovo male victims out of 1200 by cheating that he would secure the term for working visas in Germany, the report said.

    Suspect after interview with the prosecutor’s decision has been sent to the detention. 

    Source Layer: Insander

  • Ambasada në SHBA uron Mikhail Bogachek për nominimin si ambasador në Kosovë

    Ambasada në SHBA uron Mikhail Bogachek për nominimin si ambasador në Kosovë

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur nominimin e Mikhail Bogachek për të shërbyer si ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë.

    Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, i ka përcjellë urimet Bogachek, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në forcimin e miqësisë së qëndrueshme dhe marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Presim me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej miqësinë tonë të qëndrueshme dhe marrëdhënien unike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

    Nominimi i Bogachek vjen në kuadër të vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të cilat kultivojnë marrëdhënie të ngushta politike dhe diplomatike. 

    Burimi: RTKLive

  • US Embassy wishes Mikhail Bogachek for nomination as ambassador to Kosovo

    The Embassy of the Republic of Kosovo in the United States has welcomed Mikhail Bogachek’s nomination to serve as the next US ambassador to Kosovo.

    Kosovo Ambassador to the US Ilir Dugolli has conveyed congratulations to Bogachek, expressing readiness for further co-operation in strengthening stable friendship and special relations between Kosovo and the United States of America.

    We look forward to working together to further strengthen our lasting friendship and unique relationship between Kosovo and the United States, the embassy’s message says.

    Bogachek’s nomination comes within the framework of continuing strategic partnership between Kosovo and the US, which cultivate close political and diplomatic relations. 

    Source Layer: RTKLive