Category: Lajme

  • Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje, kanosjes dhe ngacmimit janë raportuar në disa qytete të Kosovës gjatë 10 nëntorit. Në mesin e rasteve të raportuara ka dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshorteve, familjarëve dhe një të miture, ndërsa disa persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Graçanicë, një grua ka raportuar se për një kohë të vazhdueshme kishte pranuar mesazhe kërcënuese dhe ngacmuese nga një burrë me të cilin kishte bashkëjetuar më parë. I dyshuari është arrestuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

    Në Prishtinë janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Në rastin e parë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër burrë është arrestuar për shkak të dyshimeve se kishte ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas konsultimit me prokurorin.

    Ndërkohë, në një rast tjetër në Prishtinë, është raportuar se një e mitur kishte përjetuar dhunë psikike nga prindërit e saj. Me urdhër të prokurorit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

    Dhuna në familje është raportuar edhe në Gjakovë, ku dy vëllezër janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas policisë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.

    Një rast tjetër është regjistruar në Leposaviq, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar për t’u proceduar në procedurë të rregullt.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë kompetente.

    Burimi: Insajderi

  • Dy atletë fluturojnë me 180 km/h nga oxhaku më i lartë industrial në Evropë, thyejnë dy rekorde Guinness – VIDEO

    Dy atletë fluturojnë me 180 km/h nga oxhaku më i lartë industrial në Evropë, thyejnë dy rekorde Guinness – VIDEO

    Dy atletë fluturojnë me 180 km/h nga oxhaku më i lartë industrial në Evropë, thyejnë dy rekorde Guinness – VIDEO

    Një spektakël i pazakontë, që sfidon kufijtë e shpejtësisë dhe gravitetit, është realizuar në Slloveni, ku dy atletë të sporteve ekstreme janë katapultuar në ajër nga maja e oxhakut më të lartë industrial në Evropë.

    Spanjolli Dani Román dhe francezi Fred Fugen e realizuan këtë sfidë më 5 nëntor, në qytetin e Trbovljes, duke përdorur një sistem të posaçëm katapultimi të ndërtuar brenda oxhakut industrial, i cili është 360 metra i lartë.

    Katapulta, me gjatësi prej 60 metrash, i përshpejtoi atletët nga zero në 180 kilometra në orë për vetëm 2.15 sekonda, duke i hedhur vertikalisht në ajër.

    Pas lëshimit, dy sportistët përjetuan për disa çaste ndjesinë e mungesës së peshës, përpara se të kalonin në rënie të lirë dhe të hapnin parashutat për t’u ulur në mënyrë të sigurt, raporton “News Bomb”.

    Përtej spektaklit dhe sfidës fizike, kjo ngjarje shënoi edhe vendosjen e dy rekordeve të reja Guinness.

    Gjatë provës individuale, Dani Román arriti të ngrihej në lartësinë prej 100.36 metrash mbi pikën e nisjes, duke vendosur rekord botëror për lartësinë më të madhe të arritur nga një person përmes një katapulte njerëzore.

    Ndërkaq, në lëshimin e përbashkët, Román dhe Fugen arritën një lartësi të kombinuar prej 151 metrash mbi pikat e tyre përkatëse të nisjes, duke siguruar rekordin e dytë botëror.

    Projekti u realizua nga ekipi slloven “Dunking Devils Squad”, i cili punoi për dy vjet e gjysmë në ndërtimin e këtij sistemi të veçantë, të pajisur me një mekanizëm gjigant sustash.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two athletes fly 180 km/h from Europe’s highest industrial chimney, break two Guinness V records IDEO

    An unusual spectacle, challenging the limits of speed and gravity, has been carried out in Slovenia, where two athletes of extreme sports have been catalyzing into the air from the top of Europe’s highest industrial chimney.

    Spanish Dani Román and Frenchman Fred Fugen carried out this challenge on November 5th in the town of Trbovlje, using a special catapulst system built within the industrial chimney, which is 360m high.

    The cat, measuring 60 feet [60 m], accelerated athletes from zero to 180 miles [180 km] per hour in just 2.15 seconds, placing them vertically in the air.

    After the release, the two athletes experienced for a few moments the feeling of lack of weight before they went into a free decline and opened their parachutes to safely sit, reports news Bombu.

    Beyond the physical spectacle and challenge, this event also marked the setting of two new Guinness records.

    During the individual test, Danny Román managed to rise to a height of 100.36 feet [100,36 m] above the starting point, setting the world record for greater altitude by a person through a human Catholic.

    Meanwhile, at the joint launch, Rome and Fugen reached a combined height of 151m above their respective starting points, securing the second world record.

    The project was carried out by the Slovenian team Davids Square, who worked for two and a half years on the construction of this special system equipped with a giant spring mechanism.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje

    Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje

    Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje

    Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një incidenti mes familjarëve. I dyshuari për plagosjen është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 16:30, ndërsa është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

    Të dy viktimat, meshkuj kosovarë, janë dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetë.

    Policia ka bërë të ditur se personat e përfshirë në incident kanë lidhje familjare ndërmjet vete, ndërsa motivi i rastit ende nuk dihet.

    “Gjakovë 10.11.2026 – 16:30. Dy meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Palët e përfshira në incident janë në lidhje familjare ndërmjet vete dhe motivi i rastit nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorë në rast, katër gëzhoja dhe një fishekë. Po ashtu bashkëshortja e të dyshuarit e ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

    Burimi: Insajderi

  • Police reveal details of the wounding of two families in Gjakova, suspect ends up in holding

    Two people were wounded with firearms Tuesday in Gjakova, following an incident among family members. The suspect in the wound has been arrested by Kosovo police.

    According to the 24-hour police report, the case took place on November 10th, around 16:30, while it was initiated as attempted murder and possession without permission.

    Both victims, Kosovo males, have been sent for medical treatment and, according to doctors, are out of the question for life.

    Police have announced that persons involved in the incident have family ties between themselves, while the random motive is still unknown.

    – What? Two Kosovo males have been wounded with firearms by Kosovo male suspect. Victims have been sent for medical treatment, and according to doctors, they are not at risk for life. The parties involved in the incident are in family ties between themselves and the motive of the case is unknown. The suspect has been arrested and a weapon allegedly used in case, four shellings and one bullet has been seized. The suspect’s wife has also handed over to the police a hunting gun owned by the suspected person, the police report said.

    On the other hand, it becomes known that by the prosecutor’s decision, the suspect was sent to the holding after the interview.

    Source Layer: Insander

  • Kosova merr pjesë në Konferencën për Klimën

    Kosova merr pjesë në Konferencën për Klimën

    Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Kosova do të ketë hapësirën e saj përfaqësuese në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën – COP31, që po mbahet në Turqi, së bashku me Shqipërinë.

    Përmes një statusi në Facebook, Pacolli bëri të ditur se në këtë hapësirë do të prezantohen angazhimet dhe prioritetet e të dy vendeve në fushën e klimës dhe mjedisit.

    Ajo theksoi se kjo është hera e parë që Shqipëria siguron një hapësirë të tillë përfaqësimi në këtë konferencë dhe se ka vendosur ta ndajë atë edhe me Kosovën.

    Pacolli falënderoi Shqipërinë për këtë mundësi, duke vlerësuar se bashkëpunimi i përbashkët e fuqizon zërin e të dy vendeve në arenën ndërkombëtare.

     

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

    Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç”.

    Sipas raportit policor, më 10 nëntor 2026, përmes rrugëve operative është identifikuar lokacioni ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ishte duke jetuar në një banesë së bashku me një të mitur, femër kosovare.

    “Vushtrri 30.09.2026 – 15:00. Më 10.11.2026 përmes rrugëve operative është identifikuar lokacioni ku i dyshuari mashkull kosovar, ishte duke jetuar me të miturën femër kosovare në një banesë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Me dëshmitë e mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në "Pulse"

    Me dëshmitë e mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në “Pulse”

    Gjykimi për zjarrin në diskoteken Pulse në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit të burgut Idrizovo në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me mbrojtjen që paraqet dëshmi, ndërsa kanë paralajmëruar 240 dëshmitarë.

    Në seancën e mëparshme, Prokuroria Publike ngriti kundërshtime serioze ndaj tre raporteve të ekspertëve dhe marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë dhe të kryqëzuar të ekspertit të ndërtimit Petre Ruseski, i cili përgatiti raportin e ekspertit të ndërtimit për të pandehurin e parë Dejan Jovanov dhe dy të pandehur të tjerë, duke vlerësuar se Ruseski nuk i plotëson kërkesat ligjore dhe profesionale, si dhe standardet metodologjike të nevojshme që një raport ekspertize të përbëjë provë objektive dhe të besueshme.

    Mbrojtja e të pandehurës Milka Edrovska, inxhiniere nga kompania “Venci Proekt”, dokumentacionin e së cilës i pandehuri i parë Dejan Jovanov e përdori për zgjidhje dhe licenca, përmes dëshmisë së këshilltarit teknik Osmanli Jorgo, ngriti pyetje në lidhje me vlefshmërinë ligjore të “projektit bazë” nga viti 2012, duke pretenduar se ishte dokumentacion i pjesshëm që nuk ishte rishikuar dhe nuk luajti rol kyç në marrjen e licencave.

    Këshilltari teknik Osmanli Jorgo, i cili përgatiti raportin dhe mendimin e ekspertit me kërkesë të Edrovskës, theksoi para gjykatës se dokumenti i përgatitur në vitin 2012 nga e pandehura Edrovska përmes “Venci Proekt” dhe i titulluar “Projekti Bazë” përfaqëson vetëm dokumentacion të pjesshëm dhe të paplotë të projektit që nuk i ka të gjitha fazat e parashikuara nga Ligji për Ndërtim.

    Sipas dëshmisë së tij, rregullimi dhe organizimi i brendshëm i objektit është kryer para përgatitjes së dokumentit në fjalë nga Milka Edrovska.

    Prindërit e fëmijëve që humbën jetën në zjarr reaguan në një deklaratë për mediat ndaj deklaratës së ekspertit të “Venci Project”, sipas të cilit dokumentacioni i projektit është përgatitur para rindërtimit të “Puls”.

    Gjykimi po drejtohet nga gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë.

    Procesi filloi më 19 nëntor 2025, tetë muaj pas zjarrit katastrofik që ndodhi më 16 mars 2025 gjatë një shfaqjeje nga grupi DNK, në të cilin humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.

  • Policia bastisi shtëpinë e Icardit pas kallëzimit të Wanda Narës, atij nuk i lejohet t'i afrohet vajzës së tij

    Policia bastisi shtëpinë e Icardit pas kallëzimit të Wanda Narës, atij nuk i lejohet t’i afrohet vajzës së tij

    Gjyqësori argjentinas po heton Mauro Icardin nën dyshimin për goditjen e vajzës 11-vjeçare. Policia bastisi shtëpinë e tij në Nordelta dhe ish-sulmuesi i Interit dhe PSG-së i mohon akuzat.

    Siç shkruan Infobae i Argjentinës, gjithçka filloi të premten kur Wanda Nara telefonoi në linjën e urgjencës. Ajo i tha policisë se Icardi e qortoi vajzën e saj dhe e mbylli në dhomë, dhe se vajza e kontaktoi me një mesazh nga kompjuteri. Ajo shkroi se ishte vetëm, se kishte frikë dhe se babai i saj e kishte goditur.

    Sipas raportit të policisë, vajza doli nga shtëpia vetë dhe iu dorëzua nënës së saj. Edhe vajza më e vogël doli nga shtëpia. Icardi ishte në shtëpi, por refuzoi të fliste me policinë.

    Prokurori Julio Petrucci hapi procedurat për lëndim të lehtë trupor dhe urdhëroi një ekzaminim mjeko-ligjor të vajzës. Gjykata ia ndaloi Icardit t’i afrohej ose ta kontaktonte atë për 45 ditët e ardhshme.

    Të dielën, policia kontrolloi shtëpinë e Icardit me urdhër gjykate. Siç raportohet nga mediat argjentinase, u sekuestrua laptopi nga i cili vajza kontaktoi nënën e saj, telefoni i saj celular dhe çanta e saj e shkollës.

    Po atë ditë, gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe e liroi Icardin nga paraburgimi. Sipas gjykatës, vepra penale nën hetim mbart një dënim prej gjashtë muajsh deri në dy vjet burg.

    Avokatët e Icardit, në një deklaratë të ndarë nga futbollisti në Instagram, pretendojnë se ai nuk e ka sulmuar kurrë fizikisht vajzën e tij. Ata gjithashtu deklarojnë se raporti i shërbimeve të urgjencës nuk regjistroi asnjë lëndim. Ata e quajtën kërkimin të panevojshëm.

    “Ne jemi të parët e interesuar që këto pajisje të ekspertizohen”, thanë avokatët dhe i kërkuan medias të respektojë privatësinë e vajzave.

    Icardi dhe Wanda Nara u divorcuan pas vitesh konflikti publik për fëmijë, pronë dhe alimentacion. /Telegrafi/

  • I riu nga Kosova ndërron jetë papritur në Gjermani, varroset sot në Jabllanicë

    I riu nga Kosova ndërron jetë papritur në Gjermani, varroset sot në Jabllanicë

    I riu nga Kosova ndërron jetë papritur në Gjermani, varroset sot në Jabllanicë

    Një lajm i trishtë ka ardhur për familjen dhe të afërmit e Adrian Abazit, i cili ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, në moshën vetëm 24-vjeçare.

    Sipas njoftimit të familjes, Abazi ka vdekur më 6 nëntor 2026, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 11 nëntor.

    I riu do të varroset në varrezat e fshatit Jabllanicë e Leshanit, ku familjarët, miqtë dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali