Category: Lajme

  • Dështon në Kongres nisma për shkarkimin e Hegseth

    Dështon në Kongres nisma për shkarkimin e Hegseth

    Dështon në Kongres nisma për shkarkimin e Hegseth

    Një përpjekje për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, me akuzën se ka zhvilluar luftë kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit, ka dështuar në Kongresin amerikan.

    Sipas BBC, shumica e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve votuan që nenet e shkarkimit t’i referohen Komitetit për Gjyqësorin, duke e bllokuar praktikisht përpjekjen e paraqitur nga kongresmeni republikan Thomas Massie nga Kentucky.

    Në konferencëne tij të parë për shtyp në Pentagon pas gjashtë muajsh, Hegseth e cilësoi këtë përpjekje si një “farsë” dhe “sabotim”.

    Nisma për ta shpallur sekretarin fajtor për shkelje të detyrës dhe për ta larguar nga posti konsiderohej me pak gjasa për sukses, pasi do të kërkonte që disa republikanë të dilnin kundër presidentit Donald Trump.

    Massie ishte i vetmi republikan që votoi kundër dërgimit të rezolutës në Komitetin për Gjyqësorin, i cili kontrollohet nga republikanët.

    Votimi përfundoi me rezultatin 211 vota pro dhe 204 kundër. Më shumë se një duzinë anëtarësh, përfshirë 11 demokratë, munguan në votim, transmeton Klankosova.tv.

    Dërgimi i rezolutës në komitet praktikisht i jep fund kësaj përpjekjeje, pasi Kongresi aktual ka pak kohë në dispozicion përpara se demokratët të marrin kontrollin në janar.

    Presidenti Donald Trump e mirëpriti rezultatin e votimit në një postim në rrjetin e tij Truth Social, duke deklaruar se përpjekja kishte “dështuar plotësisht”.

    “Përseri, fitorja në Venezuela dhe Iran, numrat më të medhej të rekrutimit në histori të ushtrise (listat e gjata për të hyrë), dhe një mbeshtetje si kurrë më parë, ka bërë që të shfajsohet një patriot i madhë amerikan.”, ka thene Trump duke ju referuar Hegseth.

    Pas votimi Massie tha se nuk ishte i habitur që ka dështuar por se “ishe i zhgenjyer”.

    “Diagnoza ime per Kongresi është se ata e dinë por nuk mund të bëjnë edhe pse do të perfitonin politikisht”.

  • I vidhen paratë e kursyera një banori në Lipjan

    I vidhen paratë e kursyera një banori në Lipjan

    I vidhen paratë e kursyera një banori në Lipjan

    Një banor i Lipjanit ka raportuar në Polici se nga banesa e tij i janë vjedhur para të gatshme që i kishte ruajtur si kursime.

    Rasti është raportuar më 7 nëntor, ndërsa Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me shumën e parave të vjedhura, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas raportit policor, deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

  • Ambasada e Kosovës në SHBA uron Mikhail Bogachekun për nominimin si ambasador në Kosovë

    Ambasada e Kosovës në SHBA uron Mikhail Bogachekun për nominimin si ambasador në Kosovë

    Ambasada e Kosovës në SHBA uron Mikhail Bogachekun për nominimin si ambasador në Kosovë

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka uruar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë.

    Përmes një postimi, ambasada i ka shprehur urimet Bogachekut, pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë për ta nominuar atë në këtë pozitë.

    Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Mikhail Bogachek, nga Florida, është nominuar për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Nominimi i tij i është dërguar Senatit amerikan, ku duhet të kalojë procesin e konfirmimit përpara se ai të marrë zyrtarisht detyrën e re.

  • Trump, flet për UFO-t: Pilotët panë një objekt sferik që parakaloi avionin luftarak

    Trump, flet për UFO-t: Pilotët panë një objekt sferik që parakaloi avionin luftarak

    Trump, flet për UFO-t: Pilotët panë një objekt sferik që parakaloi avionin luftarak

    Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për herë të parë drejtpërdrejt për dëshmitë e pilotëve ushtarakë që pretendojnë se kanë parë objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO), duke zbuluar detaje të pazakonta nga rrëfimet që ka dëgjuar në Shtëpinë e Bardhë.

    Gjatë një interviste për emisionin “60 Minutes” të CBS, Trump tregoi se disa pilotë të Forcave Ajrore amerikane i kanë raportuar për takime me objekte misterioze, të cilat, sipas tyre, kryenin lëvizje që nuk mund të shpjegoheshin lehtësisht. Megjithatë, presidenti theksoi se mbetet skeptik ndaj teorive për jashtëtokësorët, ndonëse i konsideron pilotët dëshmitarë të besueshëm dhe pretendimet e tyre mjaft serioze për t’u shqyrtuar.

    Një nga episodet më të çuditshme që Trump rrëfeu lidhet me një objekt në formë sfere, i cili dyshohet se ka kaluar pranë një avioni luftarak amerikan, me një shpejtësi tri herë më të madhe se ajo e tij. Sipas presidentit, pilotët ndodheshin në avionë F-22, të konsideruar ndër mjetet luftarake më të avancuara dhe më të shpejta të ushtrisë amerikane, kur kanë vërejtur objektin misterioz.

    “Ata pilotonin F-22, avionët më të mirë dhe më të shpejtë, por diçka i parakaloi me një shpejtësi tri herë më të madhe. Ishte një objekt i rrumbullakët, jo aerodinamik. Ndoshta ishte një kometë”, u shpreh Trump, duke lënë të hapur mundësinë e një shpjegimi natyror, për atë që pilotët pretendojnë se kanë parë.

    Gjatë intervistës, presidenti u pyet gjithashtu nëse ekziston ndonjë program sekret amerikan për studimin e UFO-ve, për të cilin mund të mos jenë në dijeni as drejtuesit më të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Trump mohoi të kishte dëgjuar për një program të tillë, por deklaroi se, nëse ai ekziston, do të përpiqet ta zbulojë menjëherë pas intervistës.

    Ndërkohë, administrata e tij ka ndërmarrë hapa drejt publikimit të dokumenteve të klasifikuara që lidhen me fenomenet ajrore të paidentifikuara. Pentagoni ka bërë publike disa grupe dokumentesh të deklasifikuara, përfshirë edhe një seri të re materialesh të publikuara në tetor, duke nxitur interesin e publikut dhe debatet mbi atë që ushtria amerikane mund të dijë për këto fenomene.

    Megjithatë, deklaratat e Trump kanë ngjallur edhe kritika. Disa kundërshtarë të tij kanë pretenduar se vëmendja e shtuar ndaj UFO-ve mund të shërbejë për të larguar vëmendjen nga çështjet dhe polemikat e brendshme politike. Një tjetër pikë që ka ngritur pikëpyetje është përmendja e mundësisë që objekti i parë nga pilotët të ishte një kometë. Sipas shpjegimeve shkencore, kjo hipotezë nuk qëndron, pasi kometat janë trupa qiellorë që lëvizin në hapësirë, në distanca shumë të mëdha nga Toka, ndërsa avionët luftarakë operojnë brenda atmosferës.

    Për më tepër, F-22 përdor motorë që kanë nevojë për oksigjenin atmosferik për të funksionuar dhe mund të fluturojë deri në lartësi rreth 20 kilometra, ndërsa kometat ndodhen në distanca astronomike. Për këtë arsye, një kometë nuk mund të jetë objekt që fluturon pranë një avioni luftarak dhe të mund ta parakalojë atë, siç përshkruhet në dëshminë e pilotëve.

    Burimi: Insajderi

  • Trump, it’s about UFOs: Pilots saw a spherical object crossing a fighter plane

    US President Donald Trump spoke for the first time directly about the evidence of military pilots claiming to have seen unidentified flying objects ( UFOs, revealing unusual details from stories he heard at the White House.

    During an interview with CBS’s news show, Trump indicated that several U.S. Air Force pilots reported on meetings with mysterious objects that, they said, performed movements that could not be easily explained. However, the president stressed that he remains skeptical about the theories of aliens, though he considers pilots reliable witnesses and their very serious claims to be considered.

    One of the most remarkable episodes that Trump confessed relates to a sphere – shaped object that allegedly passed by an American fighter plane at a speed of three times its own. According to the president, the pilots were on F-22s, considered among the most advanced and fastest combat vehicles of the U.S. Army, when they noticed the mysterious object.

    They flew F-22s, better and faster planes, but something exceeded them at three times faster speeds. It was a round object, not aerodynamic. Maybe it was a comet, Trump expressed it, leaving open the possibility of a natural explanation for what pilots claim to have seen.

    During the interview, the president was also asked whether there is any US secret programme for the study of UFOs, which even senior White House executives may not be aware of. Trump denied to hear of such a program, but stated that, if he existed, he would try to find out immediately after the interview.

    Meanwhile, his administration has taken steps towards publishing classified documents related to unidentified air phenomena. The Pentagon has released several pieces of declassified documents, including a new set of materials published in October, promoting public interest and debates over what the American military may know about these phenomena.

    Trump’s statements, however, have also sparked criticism. Some of his opponents have claimed increased attention to the UFOs could serve to draw attention to domestic political issues and controversy. Another point that has raised questions is the mention of the possibility that the first object by pilots was a comet. According to scientific explanation, this hypothesis does not stand because comets are celestial bodies moving into space at very great distances from the Earth as fighter planes operate within the atmosphere.

    Furthermore, F-22 uses motors that need atmospheric oxygen to function and can fly up to 20 kilometers, while comets are located in astronomical distances. For this reason, a comet cannot be an object flying near a fighter plane and can predict it, as described in the pilot’s testimony.

    Source Layer: Insander

  • Kush është i nominuari i Trumpit për ambasador në Kosovë?

    Kush është i nominuari i Trumpit për ambasador në Kosovë?

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri amerikan në Kosovë, duke ia përcjellë emrin Senatit për konfirmim.

    Nominimi u bë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, më 10 nëntor 2026.

    Bogachek pritet të marrë drejtimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

    Pozita e ambasadorit ka mbetur e paplotësuar që nga përfundimi i mandatit të Jeff Hovenierit, në fund të dhjetorit të vitit 2024.

    Kush është Mikhail Bogachek?

    Mikhail Bogachek aktualisht është drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), ku mbikëqyr operacionet administrative, financat, prokurimin, burimet njerëzore dhe teknologjinë informative.

    Sipas biografisë së publikuar në faqen zyrtare të organizatës, ai ka më shumë se 25 vjet përvojë në sektorët e shëndetësisë, teknologjisë dhe menaxhimit institucional.

    Para angazhimit në OAS, Bogachek ka mbajtur pozitën e drejtorit operativ në kompaninë VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike në Shtetet e Bashkuara.

    Ai ka themeluar gjithashtu kompaninë Cooperton, të specializuar në sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave, si dhe PharmaLife, që operon në fushën e teknologjisë farmaceutike.

    Bogachek ka diplomuar në Inxhinieri Industriale dhe të Sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias, ndërsa ka doktoraturë në Bioinxhinieri. Ai ka përfunduar edhe një program për drejtues biznesesh në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

    Sipas biografisë së tij, ai flet rrjedhshëm gjuhët ruse, ukrainase dhe hebraike.

    Burimi: Dukagjini

  • Who is Trump’s nominated ambassador to Kosovo?

    President of the United States Donald Trump has nominated Mikhail Bogachek for the new American ambassador to Kosovo, passing the name to the Senate for confirmation.

    The nomination was announced by a release published on the White House official page on November 10, 2026.

    Bogachek is expected to take the lead of the American Embassy in Pristina, which is currently guided by chargeload, Annu Prattipati.

    The ambassador’s position has remained incomplete since the end of Jeff Hovenier’s mandate at the end of December 2024.

    Who’s Mikhail Bogachek?

    Mikhail Bogachek is currently executive director of the American Organization ( OAS, where it oversees administrative operations, finances, procurement, human resources and information technology.

    According to the biography published on the organisation’s official site, it has more than 25 years of experience in health, technology and institutional management sectors.

    Prior to the OAS engagement, Bogachek has held the position of operating director at the VvoRx company, which deals with managing pharmaceutical benefits in the United States.

    It has also established the Cooperton company, specialising in cyber security and crisis management, as well as PharmaLife, which operates in the field of pharmaceutical technology.

    Bogachek has graduated from Industrial Engineering and Systems at the Georgia Institute of Technology, while he has a Ph.D. in the Bioingier. He has also completed a business management programme at Harvard School of Business.

    According to his background, he speaks fluent Russian, Ukrainian, and Hebrew.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dy raketa ruse të lëshuara nga dronët shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë

    Dy raketa ruse të lëshuara nga dronët shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë

    Dy raketa lundruese të tipit S8000 Banderol, të lëshuara nga dronë, kanë hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë sulmeve të mëdha ruse ndaj Ukrainës.

    Lajmi është bërë i ditur nga Sistemi Kombëtar i Integruar i Monitorimit të Moldavisë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka publikuar detajet e incidentit, raporton European Pravda.

    Sipas autoriteteve moldave, raketa e parë kaloi kufirin shtetëror në orën 06:04, nga fshati Yasky, në rajonin e Odesës në Ukrainë, në drejtim të fshatit Tudora, në distriktin Ștefan Vodă të Moldavisë.

    Ajo qëndroi në hapësirën ajrore moldave deri në orën 06:09, kur u largua në drejtim të fshatit Starokozache, në rajonin e Odesës, transmeton Telegrafi.

    Raketa e dytë hyri në hapësirën ajrore të Moldavisë në orën 06:06, duke kaluar nga fshati Lymanske i Ukrainës drejt fshatit Pervomaisc, në zonën e Transnistrisë. Ajo u largua në orën 06:10, në drejtim të qytetit Rozdilna, në rajonin e Odesës.

    Qendra e Operacioneve Ajrore e Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë po vazhdon monitorimin e hapësirës ajrore të vendit, në koordinim me autoritetet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | E ekspozoi pushkën në TikTok, Policia ia kontrollon shtëpinë 20-vjeçarit në Kamenicë – i sekuestrohet arma me 18 fishekë

    Ekskluzive | E ekspozoi pushkën në TikTok, Policia ia kontrollon shtëpinë 20-vjeçarit në Kamenicë – i sekuestrohet arma me 18 fishekë

    Ekskluzive | E ekspozoi pushkën në TikTok, Policia ia kontrollon shtëpinë 20-vjeçarit në Kamenicë – i sekuestrohet arma me 18 fishekë

    Një pushkë gjuetie e ekspozuar në rrjetin social TikTok ka çuar Policinë në shtëpinë e një 20-vjeçari në fshatin Koretin të Kamenicës. Gjatë kontrollit është sekuestruar arma së bashku me 18 fishekë, ndërsa i riu ka përfunduar nën hetime për posedim të paautorizuar të armëve, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Erdi Maka, rreth 20-vjeçar, në shtëpinë e të cilit njësia hetimore e Policisë në Kamenicë ka realizuar kontroll të martën, më 10 nëntor, në bazë të një urdhri të autorizuar nga Prokuroria.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një pushkë gjuetie, një karikator dhe 18 fishekë të kalibrit 12 GA.

    Nga verifikimet ka rezultuar se arma ishte raportuar në Zyrën e Regjistrimit të Armëve dhe për të ekzistonte dokumentacioni përkatës, por leja ende nuk ishte lëshuar nga autoriteti kompetent.

    Pavarësisht kësaj, arma ishte ekspozuar në TikTok, ndërsa pas njoftimit për rrethanat e rastit, Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e saj.

    20-vjeçari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me udhëzim të Prokurorisë, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive He exposed the gun to TikTok. Police are in charge of the 20-year-old Kamenica house.

    A hunting rifle displayed on the social network TickTok has taken police to the home of a 20-year-old in the village of Koret in Kamenica. During the search, the gun has been seized along with 18 rounds, while the young man has ended up under investigation for unauthorized possession of weapons, exclusively teaches Signal Journal.

    According to information provided by the signal, the suspect is Erdi Maka, about 20 years old, in whose home the police investigative unit in Kamenica has realised control Tuesday, November 10th, under an order authorised by the Prosecution.

    During the search, police officials have found a hunting rifle, a charger and 18 calibre bullets 12 GA.

    The verification has found that the weapon was reported to the Gun Record Office and that there was relevant documentation, but permission had not yet been issued by competent authority.

    Despite that, the gun was displayed in TikTok, while after reporting on the circumstances of the case, the prosecution ordered her sequentine.

    The 20-year-old was interviewed by police investigators and, with instructions from the Prosecution, the case for criminal action was initiated.Possession, control, or unauthorized possession of weapons.

    After the police proceedings were completed, the suspect has been released and the case will be handled in regular procedure.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal