Category: Lajme

  • New number of electric cars rises to 59% in Switzerland

    Swiss citizens’ interest in electric cars is increasing significantly. During October 2026, the number of new electric cars registered in Switzerland has increased by 59%, compared to the same period last year.

    According to data published by the Federal Statistics Office ( The FSO, during October in Switzerland, has registered a total of 26.219 new vehicles, representing a 4% increase at an annual level.

    Of them, 19,026 were passenger cars, writes Swissinfo, broadcast Telegrafi.

    Meanwhile, registered gasoline cars, including standard hybrids, have scored 13%, while those with oil have dropped by 25%. Outbound hybrid fuel cars have scored 1%.

    The growth trend of electric vehicles is also seen during January-October 2026. During these ten months, records of electric cars have increased by 31%, compared to the same period in the preceding year.

    A total of 281,837 road vehicles have been registered in the same period, while the number of passenger cars has reached 192,052, with an increase of 3%.

    The data shows the gradual change in the Swiss automotive market, where electric cars are gaining more and more participation, while vehicle registrations of gasoline and oil are marking decline./Telegraphy/

  • Prokuroria intervistoi avokatin Gjini në cilësinë e të dyshuarit

    Prokuroria intervistoi avokatin Gjini në cilësinë e të dyshuarit

    Prokuroria intervistoi avokatin Gjini në cilësinë e të dyshuarit

    Për këtë, Sahiti ka ushtruar edhe kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, me dyshimin se avokati Blend Gjini i ka keqpërdorur besimin.

    Sahiti: Po më kanë thirr prokuroria.

    Gazetarja: Çka të kanë thanë?

    Sahiti: Prokuroria më kanë marrë në pytje, po po shihet aty që unë nuk kom qit nënshkrim të pareve, prokurorja tha nëse nuk i ke marrë paret mirë oshtë me kallxu krejt rastin. Thash unë i kom marrë vec 150 euro të autorizimit prokurores. Ti po thu që të ka thanë avokati që mi ka jap 900, thash unë ti kisha marrë 900 ia kisha qit nënshkrimin me vullnet, unë as 900 euro, 150 euro që jau kom jap mi kanë kthy. Edhe i thash prokurores një sen po ta kërkojë mos të ma bëjnë falsifikim nënshkrimin, noshta nënshkrimin e autorizimin munden me qit atë fletën që kanë dalë pare, nuk muj me thanë që i kom marrë ato paret kur si kom marrë, mu më kanë mashtru. Avokati kur u kanë ka thanë paret i këna jap po nënshkrimin sna ka qit. Prokurorja i ka thanë qysh ia keni jep ti paret pa e qit nënshkrimin. Edhe kjo është fakt kërkush nuk ti jep paret pa e qit një nënshkrim, po ata po kqyrin qeshtu me bazu me zbukuru rastin, më kanë mashtru më kanë mashtru, mi kanë marrë paren teme.

    Prokuroria Themelore në Prizren në një përgjigje me shkrim për emisionin hulumtues “Dosja” ka konfirmuar se kanë marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”.

    Ndërsa, burime të emisionit Dosja kanë treguar se personi i dyshuar është avokati Blend Gjini dhe i njëjti është intervistuar.

    Burime kanë bërë me dije se me rastin e intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, i njëjti kishte deponuar një faturë në vlerë mbi 900 euro.

    Përkundër se fatura nuk dëshmon pranimin e parave nga klienti.

    “Në kuadër të trajtimit të këtij kallëzimi penal, më 12.08.2026 është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, të cilat janë duke u zhvilluar, ndaj një (1) personi të dyshuar në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330 par. 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Duke qenë se rasti ndodhet në fazën e hetimeve dhe për shkak të konfidencialitetit të procedurës, në këtë fazë nuk mund të ofrojmë informacione apo detaje të tjera lidhur me veprimet konkrete hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizreni

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Prosecutor interviewed Djind lawyer in the suspect’s quality

    To that end, Sahiti has also exercised criminal speculation near the Basic Prosecution in Prizren, on suspicion that lawyer Bland Djind has misused his faith.

    Sahiti: I’ve been called by the prosecution.

    Journal: What did they tell you?

    Sahiti: The prosecution questioned me, it’s seen in there that I didn’t sign money, the prosecutor said if you didn’t get the money well enough to read the whole case. I said I only received 150 euros from the prosecutor’s author. I told you the lawyer who gave me 900, I said I would have signed 900 by will, I didn’t even have 900 euros, 150 euros that I gave back. And I told the prosecutor a sense I was asking her not to fake the signature, maybe the signing of the authorization can get me that paper they came up with, I couldn’t have been told that I was in charge of that money when I was in a coma, I was fucked. The lawyer told them the money I gave them but they didn’t. The prosecutor told her how you gave her money without signing it. And that’s a fact no one gives money without signing it, but they’re looking at it like that with the beauty of the occasion, they’ve been tricking me, they took my money.

    The Royal Prosecutor in Prizren in a written answer to the research showFileHe has confirmed that they have made a decision to start an investigation into a person suspected of criminal acts.

    However, files show sources have shown that the suspected person is attorney Bland Gyne, and the same one has been interviewed.

    Sources have suggested that, in the case of interviewing the suspect’s quality, the same had filed a bill worth over 900 euros.

    Although the bill does not testify to the client’s acceptance of money.

    ) Under the treatment of this criminal claim, in 12.08.2026 a decision was issued to initiate the investigation, against a (1) suspected person in the direction of the criminal act, the use of trust, by Article 330 pars. 2 of the Republic of Kosovo Penal Code ( KPRK). Since the case is in the phase of investigations and due to the privacy of the procedure, at this stage we cannot provide information or other details regarding concrete investigative actions, Prizren’s Basic Prosecutor’s response says.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Pjesë e Serbisë”, Lista Studentore serbe viziton Kosoven – MPJD: S’janë ende zyrtarë

    “Pjesë e Serbisë”, Lista Studentore serbe viziton Kosoven – MPJD: S’janë ende zyrtarë

    Aleksandër Vuçiqin e rrëzuan nga pushteti, por jo edhe mendësinë e tij dhe qasjen ndaj Kosovës e pavarësisë së shtetit.

    Sa fituan zgjedhjet në Serbi, kandidatë dhe përfaqësues të  Listës Studentore erdhën menjëherë në Kosovë, e deklaratat e tyre kanë pak dallim me Vuçiqin e paraardhësit e tyre.

    Pos kësaj, kjo vizitë nuk u lajmërua në institucionet e Kosovës.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për televizionin Dukagjini, e dha një sqarim për këtë.

    “Lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore, më 8 dhe 9 nëntor 2026, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare dhe, rrjedhimisht, nuk ka lëshuar ndonjë miratim të tillë. Duke qenë se përfaqësuesit në fjalë nuk mbajnë akoma funksione zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Republikën e Kosovës janë realizuar në cilësinë e qytetarëve të zakonshëm, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përgjithshme për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të Serbisë në Republikën e Kosovës”.

    Ndonëse hynë si qytetarë të zakonshëm, deklaratat që i lëshuan përmes postimeve publike, mbeten krejtësisht politike.

    Fegja Dimoviq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se “Kosova zë vend të rëndësishëm në programin politik të tyre”, duke e cilësuar madje si “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit shpirtëror dhe kulturor”.

    Këtë lloj gjuhe e kritikoi ashpër, kryetari i Komisionit për Siguri, Mefail Bajqinovci.

    “E di një që, në momentin kur vendosesh në pozicionin zyrtar, dhe ke deklarata të tilla, ka vendime sikurse që kemi marrë vendime për ministra dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë dhe që i kemi thyer mbrapa si zakonisht. Është gjuhë skandaloze dhe e papranueshme që dihet më publikisht që disa ministra të Vuçiqit patën deklaruar, e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë”, ka thënë Bajqinovci.

    Gjatë qëndrimit në Kosovë, sipas njoftimeve, takimet ishin kryesisht me klerikë të Kishës Ortodokse Serbe, dhe ata vizituan Prizrenin dhe Manastirin e Graçanicës.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Opozita akuza pozitës: “Hallakamë” në kompani publike, LVV ik

    Opozita akuza pozitës: “Hallakamë” në kompani publike, LVV ik

    Opozita akuza pozitës: “Hallakamë” në kompani publike, LVV ik

    Si kryetar i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Arben Mustafa kritikoi kolegët nga pushteti që sipas tij po bllokojnë trajtimin e abuzimeve në Autoritetin e Konkurrencës (AKK).

    Kryetares së AKK-së do t`i kushtojë shumë mosardhja për herë të tretë, sikur edhe drejtorit të kësaj trupe që Mustafa thotë se ka dy aktakuza, raporton Klan Kosova.

    Hiç më mirë, nga opozita u tha se s`është situata as në “Infrakos” e “Trainkos”, ku u ndërpre qarkullimi i trenave.

    Për gjendjen në hekurudhat u pyet edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, por çele guri gojën.

    Për më shumë, ndiqeni videon:

  • Java e diabetit: Jetë e “idhët” me sëmundjen e sheqerit (VIDEO)

    Java e diabetit: Jetë e “idhët” me sëmundjen e sheqerit (VIDEO)

    Java e diabetit: Jetë e “idhët” me sëmundjen e sheqerit (VIDEO)

    Personat që jetojnë me diabet të tipit 1 përballen jo vetëm me sfidat shëndetësore, por edhe me stigmën dhe paragjykimet, sidomos gjatë fëmijërisë dhe në ambientet shkollore.

    Këto çështje u diskutuan në një tryezë të organizuar nga specialistët e Endokrinologjisë në QKUK dhe Shoqata për Mbështetjen e Personave me Diabet Tip 1 në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Diabetit, më 14 nëntor.

    Në këtë takim u diskutua edhe për trajtimin multidisiplinar, monitorimin e sëmundjes dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta të veshkave, syve dhe shputave.

    Për më shumë detaje, ndiqni kronikën në vazhdim:

  • Tender me negocim: Policia furnizohet me goma nga kompania që e "eliminoi" (VIDEO)

    Tender me negocim: Policia furnizohet me goma nga kompania që e “eliminoi” (VIDEO)

    Tender me negocim: Policia furnizohet me goma nga kompania që e "eliminoi" (VIDEO)

    Policia e Kosovës nënshkroi tenderin për furnizimin me goma të dimrit tek këtë 5 nëntor me të njëjtën kompani që e kishte anuluar më parë.

    Tenderi mbi 70 mijë euro iu dha kompanisë “Goma pro sh.p.k” me negocim, e njoftimi për këtë u bë publik më 5 nëntor, raporton Klan Kosova.

    Klani mëson se në tenderin e parë të hapur të PK-së për gomat, i shpallur në qershor të këtij viti, aplikuan 3 kompani përfshirë edhe operatorin e tashëm fitues. Por, asnjëra atëbotë si plotësonte kushtet.

    Më pas, u bë ritenderimi – proces ky që ndonëse i quajtur ekstra emergjent, përsëri u anulua.

    E ani se tash policia ka nënshkruar ujdinë, në pikëpyetje mbetet nëse furnizimi do të bëhet me kohë.

    Kjo për shkak se data kur në rrugë s’bën të qarkullohet me goma vere, është 15 nëntori, teksa kontrata, sipas dokumentit të siguruar nga Klan Kosova, e parasheh një afat prej 30 ditësh për furnizim.

    Televizioni ka nisur pyetje në adresën e kompanisë, por deri në publikimin e kronikës nuk ka pranuar përgjigje.

    Këta janë të obliguar të furnizojnë policinë me 1318 goma, plus minus 30 copë.

    Përveç anulimit të përsëritur, ajo që tërheq vëmendje te kjo kontratë është se ajo u nënshkrua nga drejtori i Prokurimit Artan Fejza, që tash është i suspenduar, dhe i cili dyshohet për keqpërdorime në tenderë, e konflikte interesi.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën:

  • Gjykata e Posaçme në Tiranë, më 25 nëntor jep vendime për disa të pandehur

    Gjykata e Posaçme në Tiranë, më 25 nëntor jep vendime për disa të pandehur

    Gjykata e Posaçme në Tiranë, më 25 nëntor jep vendime për disa të pandehur

    Pas përfundimit të kundërshtimeve të të pandehurve dhe avokatëve të tyre, dosja e ndarë “Veliaj”, e cila po shqyrtohet me procedurë të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme, është drejt fundit.

    Gjykata ka caktuar datën 25 nëntor për shpalljen e vendimit përfundimtar, duke i dhënë fund fazës së pretendimeve të palëve, raporton Klan Kosova.

    Në këtë proces, i vetmi që rrezikon dënimin me burg është biznesmeni Elman Abule. Në pretencën e saj të dhënë disa kohë më parë, SPAK kërkoi 7 vite burg për të, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vite e 8 muaj heqje lirie.

    Për ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka, prokuroria kërkoi dënimin me 600 mijë lekë gjobë, ndërsa për Ina Goxhajn dhe Fatjon Baçin shërbim prove.

    Për biznesmenin Fatmir Bektashi u kërkua kryerja e punëve në interes publik, për Frosina Bollon shërbim prove, ndërsa për Flutura Xhanin një gjobë prej 40 mijë lekësh.

    Ndërkohë, në pretencën e SPAK, Adela Kondakçiu përfitoi përjashtimin nga dënimi pasi mori statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë.

    Përveç personave të pandehur, SPAK kërkoi edhe dënimin me gjobë të tre shoqërive të përfshira në këtë dosje.

    Tashmë, pas dëgjimit të palëve, Gjykata e Posaçme më 25 nëntor, në orën 15:30, do të shpallë vendimin.

    Ndërkohë, çështja ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë vijon të shqyrtohet në një proces të veçantë, me procedurë të zakonshme.

  • Aftësitë e mësimdhënësve: Zbutet SBAShK-u, pajtohet për testim (VIDEO)

    Aftësitë e mësimdhënësve: Zbutet SBAShK-u, pajtohet për testim (VIDEO)

    Aftësitë e mësimdhënësve: Zbutet SBAShK-u, pajtohet për testim (VIDEO)

     Mësimdhënësit që për herë të parë marrin përsipër ditarin e mësimdhënies do t’i nënshtrohen një provimi në fund të vitit shkollor.

    Kjo nismë, e cila pritet të përfshihet në Strategjinë e Arsimit, ka nxitur reagime të ndryshme, ndërsa sindikalistët thonë se mësimdhënësit me përvojë nuk do t’i nënshtrohen testimit me shkrim.

    Megjithatë, ish-punonjës të arsimit dhe profesorë universitarë shprehin rezerva për këtë ide, duke paralajmëruar se masa të tilla mund të sjellin vështirësi në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën:

  • Çfarë ndodh me trupin kur heqim dorë nga sheqeri? A janë mjalti dhe stevia zgjedhje më të shëndetshme?

    Çfarë ndodh me trupin kur heqim dorë nga sheqeri? A janë mjalti dhe stevia zgjedhje më të shëndetshme?

    Disa ndryshime në ushqyerje mund të sjellin përfitime të rëndësishme, por jo çdo alternativë që duket më natyrale është domosdoshmërisht më e mirë. Shkenca zbulon dallime që shpesh nuk i marrim parasysh

    Heqja dorë nga sheqeri është bërë një nga ndryshimet më të përhapura në mënyrën e të ushqyerit. Disa e bëjnë për të humbur peshë, të tjerë për të kontrolluar glukozën në gjak ose për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm. Por çfarë ndodh realisht me organizmin dhe a duhet të eliminojmë çdo ushqim që përmban sheqer?

    Përgjigjja nuk është aq e thjeshtë. Kufizimi i ëmbëlsirave dhe pijeve të sheqerosura mund të sjellë përfitime, por eliminimi i frutave, qumështit dhe drithërave integrale nuk është i nevojshëm.

    Jo të gjitha sheqernat janë të njëjta

    Sheqeri gjendet natyrshëm në shumë ushqime, por rëndësi ka përbërja e tyre e përgjithshme.

    Frutat përmbajnë fruktozë, por njëkohësisht sigurojnë fibra, vitamina dhe minerale. Qumështi dhe kosi natyral përmbajnë laktozë, ndërsa ofrojnë proteina dhe kalcium.

    Këto ushqime ndryshojnë ndjeshëm nga biskotat, pijet e gazuara dhe produktet me sasi të mëdha sheqeri të shtuar.

    Prandaj, një mollë nuk mund të barazohet me një ëmbëlsirë vetëm sepse të dyja përmbajnë sheqer.

    Çfarë ndryshon në organizëm kur pakësojmë sheqerin?

    Kur reduktojmë pijet dhe ushqimet me shumë sheqer të shtuar, mund të ulim marrjen e përgjithshme të kalorive, veçanërisht nëse nuk i zëvendësojmë me produkte po aq kalorike.

    Kjo mund të ndihmojë në kontrollin e peshës trupore. Gjithashtu, kufizimi i sheqernave të lira kontribuon në mbrojtjen e dhëmbëve dhe mund të përmirësojë cilësinë e ushqyerjes.

    Megjithatë, nuk ekziston ndonjë proces i veçantë “detoksifikimi” që fillon automatikisht sapo ndërpresim sheqerin.

    Përfitimet varen nga mënyra se si ndryshon i gjithë regjimi ushqimor.

    Mjalti dhe sheqeri kaf: A janë vërtet më të shëndetshëm?

    Mjalti shpesh konsiderohet alternativë më e mirë ndaj sheqerit të bardhë, sepse është produkt natyral dhe përmban sasi të vogla përbërësish bioaktivë.

    Megjithatë, ai mbetet burim i përqendruar sheqernash.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sheqernat e mjaltit, shurupeve dhe lëngjeve të frutave përfshihen në kategorinë e sheqernave të lira.

    E njëjta vlen edhe për sheqerin kaf, i cili nuk paraqet ndonjë përparësi të rëndësishme ushqyese ndaj sheqerit të bardhë.

    OBSH rekomandon që sheqernat e lira të përbëjnë më pak se 10 për qind të energjisë ditore. Për një person që konsumon 2.000 kalori, kjo nënkupton më pak se 50 gramë në ditë, ndërsa kufizimi në rreth 25 gramë mund të sjellë përfitime shtesë.

     foto: rawf8

    Çfarë tregoi studimi me 641 fëmijë?

    Një studim klinik i publikuar në The New England Journal of Medicine analizoi ndikimin e pijeve të sheqerosura në peshën trupore.

    Hulumtimi përfshiu 641 fëmijë dhe zgjati 18 muaj. Një grup konsumonte çdo ditë 250 mililitra pije pa sheqer, ndërsa grupi tjetër një pije të ngjashme me 104 kalori.

    Rezultatet treguan se fëmijët që konsumonin pije pa sheqer shtuan mesatarisht 6,35 kilogramë, krahasuar me 7,37 kilogramë në grupin tjetër.

    Dallimi ishte rreth një kilogram. Studimi tregoi shtim më të vogël në peshë, jo humbje peshe, ndërsa ndërprerja e konsumimit të pijeve nga një pjesë e pjesëmarrësve përbënte kufizim të rëndësishëm.

    Stevia dhe ëmbëltuesit artificialë: Çfarë duhet të dimë?

    Stevia, aspartami dhe sukraloza përdoren për të siguruar shije të ëmbël me pak ose aspak kalori.

    Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), ëmbëltuesit e miratuar konsiderohen të sigurt kur përdoren sipas kushteve të përcaktuara. Kjo vlen edhe për glikozidet e steviolit me pastërti të lartë, për të cilat FDA ka pranuar vlerësime specifike të sigurisë.

    Megjithatë, siguria nuk nënkupton domosdoshmërisht përfitim afatgjatë.

    Në udhëzimin e vitit 2023, OBSH rekomandon në mënyrë të kushtëzuar që ëmbëltuesit pa sheqer të mos përdoren si strategji për kontrollin afatgjatë të peshës. Ky rekomandim nuk zbatohet për personat me diabet të diagnostikuar.

    Po simptomat pas ndërprerjes së sheqerit?

    Disa persona raportojnë lodhje, dhimbje koke ose vështirësi përqendrimi kur ndryshojnë rrënjësisht ushqyerjen.

    Këto simptoma mund të shfaqen veçanërisht gjatë dietave shumë të varfra me karbohidrate, si dieta ketogjenike, dhe njihen si “gripi keto”.

    Por pakësimi i ëmbëlsirave nuk është i njëjtë me eliminimin e karbohidrateve.

    Zgjidhja më e mirë nuk është domosdoshmërisht zëvendësimi i sheqerit me mjaltë apo stevia, por pakësimi gradual i shijes tepër të ëmbël. Uji në vend të pijeve të sheqerosura, frutat e plota dhe ushqimet e papërpunuara janë hapa më të qëndrueshëm drejt një ushqyerjeje të shëndetshme.

    Personat me diabet që përdorin insulinë ose barna që mund të shkaktojnë hipoglikemi duhet të këshillohen me mjekun përpara kufizimit të madh të karbohidrateve. /Telegrafi/