Category: Lajme

  • Reshje shiu në fillim të javës në Zvicër, të premten pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

    Reshje shiu në fillim të javës në Zvicër, të premten pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

    Moti në Zvicër do të karakterizohet nga reshje të shpeshta shiu gjatë ditëve të para të javës, ndërsa të premten pritet ardhja e një fronti të ftohtë, i cili do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore në zonat malore.

    Sipas meteorologëve të SRF Meteo, një sistem me erëra perëndimore do të ndikojë në motin e Zvicrës deri të premten, duke sjellë vranësira dhe reshje të herëpashershme.

    Sasitë më të mëdha të shiut priten në pjesën veriore të Alpeve, ku deri të premten mund të regjistrohen 30 deri në 60 milimetra reshje.

    Në rajonin e rrafshnaltës zvicerane priten 20 deri në 40 milimetra shi, ndërsa në Alpe sasitë do të jenë më të vogla, kryesisht 10 deri në 20 milimetra, transmeton Telegrafi.

    E enjtja pritet të sjellë reshje edhe në Ticino dhe në luginat jugore të Graubündenit, ku gjatë ditës mund të ketë intervale me shi më të fuqishëm.

    Ndryshimi më i madh i motit pritet të premten, kur një front i ftohtë do të sjellë masa dukshëm më të ftohta ajrore.

    Kufiri i reshjeve të borës do të zbresë me shpejtësi dhe në disa zona bora mund të arrijë edhe nën lartësinë prej 1.000 metrash.

    Pas disa ditëve me mot të paqëndrueshëm, fundjava pritet të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.

    Në pjesën më të madhe të Zvicrës parashikohet mot me diell, megjithëse në ultësira mund të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta./Telegrafi/

  • Ambasada amerikane në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë në prag të Ditës së Veteranëve

    Ambasada amerikane në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë në prag të Ditës së Veteranëve

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka organizuar një aktivitet në prag të Ditës së Veteranëve, me ç’rast ka nderuar veteranët dhe kolegët ushtarakë për shërbimin dhe kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

    Përmes këtij aktiviteti, Ambasada amerikane ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të kontribuojnë për sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën.

    Në mesazhin e saj, Ambasada ka vlerësuar përkushtimin e veteranëve dhe personelit ushtarak, duke theksuar rëndësinë e shërbimit të tyre.

    “Faleminderit për shërbimin tuaj!”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

  • Drake vazhdon ‘fiksimin’ me simbolet shqiptare, shfaqet me zinxhirin me shqiponjë

    Drake vazhdon ‘fiksimin’ me simbolet shqiptare, shfaqet me zinxhirin me shqiponjë

    Drake vazhdon ‘fiksimin’ me simbolet shqiptare, shfaqet me zinxhirin me shqiponjë

    Reperi kanadez Drake ka publikuar projektin e ri muzikor “Ya Hit”, në bashkëpunim me Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy, por vëmendjen në videoklip e ka marrë një detaj i veçantë.

    Përveç pamjeve eksplicite, ajo që bie në sy është zinxhiri i artë në qafën e Drake, i zbukuruar me diamante dhe me simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.

    Nuk është hera e parë që reperi shfaq afërsinë e tij me simbolet shqiptare. Në paraqitjet e mëparshme, ai është parë duke veshur xhaketa dhe bluza me shqiponjën dykrenare.

    Këtë herë, Drake duket se e ka çuar një hap më tej këtë interesim, duke e bartur simbolin shqiptar në një zinxhir luksoz me diamante. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Drake continues ]ification with Albanian symbols

    Canadian rapper Drake has published the new music project, “Ya Hita,” in collaboration with Futurre, Travis Scott and Loe Shimmy, but the attention on video clip has received a special detail.

    In addition to the explosive images, what appears to be the golden chain on Drake’s neck, decorated with diamonds and the symbol of the Albanian biceptary eagle.

    It is not the first time the rapper displays his proximity to Albanian symbols. In previous presentations, he was seen wearing jackets and T-shirts with the two-headed eagle.

    This time around, Drake appears to have taken this interest a step further, carrying the Albanian symbol in a luxury chain of diamonds. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Baa shows the disappointment of Atletico Madrid’s football players with Alvarez

    This was discovered by his associate, Alex Baena, in an interview for Spanish radio é cadena SERU.

    The Argentinian striker had declared in June that he had talked to the club’s leaders about his future and that the best of all would be a transfer because he wanted to make a dream of him.

    His statement sparked numerous speculations about a possible transition to Barcelona. In August, the president of the Catalonas club, Joan Laporta, confirmed the interest for Alvarez, but Atletico refused to sell the footballer.

    Baa has acknowledged that the way the Argentinian had dealt with the matter had caused dissatisfaction among his associates.

    It’s kind of weird when a fellow player publicly says he wants to leave. We didn’t like that very much. I can see that a footballer has doubts about it when he’s interested in a club like Barcelona or Real Madrid, but what we were worried about in Atletico was the way he handled this case, Baa has declared.

    Alvarez apologised in October to the fans of Atletico Madrid for his statements. Although his roar at the Metropolitan Stadium has softened, some fans continue to express dissatisfaction.

    Yet, Baa has stressed that the team will support the Argentinean despite what had happened.

    We would have supported him no matter what he decided. The important thing is that he is with us now and we have to show him all the support and love possible, the Spanish midfielder said.

    Coach Diego Simeone has also expressed confidence in the Argentinan assailant, saying the club will expect his return in better shape, as it is a great footballer and they want him on the team.

    Meanwhile, Barcelona’s sports director, Deco, had confirmed in September that the Katalunas club had made an offer for Alvarez during the summer, but had stressed that this issue already belongs to the past.

    Source Layer: RTKLive

  • Baena tregon pakënaqësinë e futbollistëve të Atletico Madrid me Alvarez

    Baena tregon pakënaqësinë e futbollistëve të Atletico Madrid me Alvarez

    Këtë e ka zbuluar bashkëlojtari i tij, Alex Baena, në një intervistë për radion spanjolle “Cadena SER”.

    Sulmuesi argjentinas kishte deklaruar në qershor se kishte biseduar me drejtuesit e klubit për të ardhmen e tij dhe se “më e mira për të gjithë do të ishte një transferim”, pasi dëshironte të realizonte një ëndërr të tij.

    Deklarata e tij nxiti spekulime të shumta për një kalim të mundshëm te Barcelona. Në gusht, presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta, konfirmoi interesimin për Alvarez, por Atletico refuzoi ta shiste futbollistin.

    Baena ka pranuar se mënyra se si argjentinasi e kishte trajtuar këtë çështje kishte shkaktuar pakënaqësi në mesin e bashkëlojtarëve.

    “Është paksa e çuditshme kur një bashkëlojtar thotë publikisht se dëshiron të largohet. Kjo nuk na pëlqeu shumë. Mund ta kuptoj që një futbollist të ketë dyshime kur për të interesohet një klub si Barcelona apo Real Madrid, por ajo që na shqetësoi në Atletico ishte mënyra se si ai e trajtoi këtë çështje”, ka deklaruar Baena.

    Alvarez kërkoi falje në tetor para tifozëve të Atletico Madrid për deklaratat e tij. Edhe pse vërshëllimat ndaj tij në stadiumin “Metropolitano” janë zbutur, një pjesë e tifozëve vazhdojnë të shprehin pakënaqësi.

    Megjithatë, Baena ka theksuar se skuadra do ta mbështesë argjentinasin, pavarësisht asaj që kishte ndodhur.

    “Ne do ta kishim mbështetur, pavarësisht se çfarë do të vendoste. E rëndësishme është që tani është me ne dhe duhet t’i tregojmë gjithë përkrahjen dhe dashurinë e mundshme”, ka thënë mesfushori spanjoll.

    Edhe trajneri Diego Simeone ka shprehur besimin te sulmuesi argjentinas, duke thënë se klubi do ta presë rikthimin e tij në formën më të mirë, pasi është një futbollist i madh dhe e duan në skuadër.

    Ndërkohë, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, kishte konfirmuar në shtator se klubi katalunas kishte bërë një ofertë për Alvarez gjatë verës, por kishte theksuar se kjo çështje tashmë i përket së kaluarës.

    Burimi: RTKLive

  • Reka pret në takim ekipin e filmit “DUA”, propozimin e Kosovës për Oscar

    Reka pret në takim ekipin e filmit “DUA”, propozimin e Kosovës për Oscar

    Përmes një postimi, Reka ka bërë me dije se gjatë këtij muaji filmi “DUA” do të shfaqet para publikut në Nju-Jork.

    Ai ka vlerësuar se filmi sjell një rrëfim të fuqishëm, që i jep zë kujtesës së Kosovës dhe e përcjell atë përtej kufijve.

    Sipas Rekës, përmes talentit dhe përkushtimit, ekipi i filmit “DUA” po dëshmon se artistët kosovarë janë ambasadorë të vendit në botë.

    Ambasadori i ka uruar ekipit suksese në rrugëtimin drejt Oscar-it.

    Burimi: RTKLive

  • Ekskluzive | Arrestohet edhe i dyshuari i pestë për sulmin dhe kidnapimin e shtetasit turk në Prizren – viktima u mbajt 12 orë në një shtëpi në Prishtinë

    Ekskluzive | Arrestohet edhe i dyshuari i pestë për sulmin dhe kidnapimin e shtetasit turk në Prizren – viktima u mbajt 12 orë në një shtëpi në Prishtinë

    Ekskluzive | Arrestohet edhe i dyshuari i pestë për sulmin dhe kidnapimin e shtetasit turk në Prizren – viktima u mbajt 12 orë në një shtëpi në Prishtinë

    Hetimet për rastin e sulmit ndaj shtetasit turk në Prizren, i cili dyshohet se ishte futur me forcë në një veturë dhe ishte dërguar në Prishtinë, ku ishte mbajtur për rreth 12 orë kundër vullnetit të tij, kanë sjellë një zhvillim të ri.

    Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë arritur ta arrestojnë edhe personin e pestë të dyshuar në këtë rast, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin turk Mehmet Perçem, rreth 38-vjeçar, i cili ishte identifikuar më herët si njëri nga pesë personat e dyshuar për sulmin ndaj S.B., rreth 44-vjeçar.

    Me arrestimin e tij, tashmë janë arrestuar të pesë personat e dyshuar për këtë rast, i cili dyshohet se ndodhi më 1 nëntor, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

    Siç është raportuar më herët, viktima kishte deklaruar se ishte sulmuar nga disa persona të njohur për të, të cilët fillimisht e kishin goditur në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e kishin futur me forcë në një automjet Volkswagen të bardhë.

    Ai ishte dërguar në një shtëpi private në Prishtinë, ku dyshohet se ishte mbajtur për rreth 12 orë dhe ishte detyruar të tërhiqej nga punimet ndërtimore që po realizonte në një objekt banesor në Prizren.

    Rasti është iniciuar për veprat penale “Shtrëngimi”, “Privimi i kundërligjshëm nga liria” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në koordinim me Prokurorinë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusives led even the fifth suspect in the attack and kidnapping of Turkish citizens in Prizren.

    Investigations into the case of the attack on Turkish citizens in Prizren, which was allegedly forced into a car and sent to Pristina, where it had been held for about 12 hours against its will, have brought a new development.

    Regional Investigation Sector investigators within Prizren’s Regional Police Directorate have also managed to arrest the fifth suspect in this case, the Signal Journal teaches exclusively.

    Sources have announced this is about Turkish national Mehmet Percem, About 38-year-olds, who had been identified earlier as one of five people suspected of attacking the S.B., about 44-year-old.

    With his arrest, all five people suspected of the case have already been arrested, allegedly on November 1st, on the Rjajaka’s Rjahrem road in Prizren.

    As reported earlier, the victim had claimed to have been attacked by persons known to him who had originally hit him in different parts of the body and then forced him into a white Wolfgang vehicle.

    He had been sent to a private house in Pristina, where he was allegedly held for about 12 hours and was forced to withdraw from construction works that he was performing at a residential facility in Prizren.

    Case initiated for criminal actsGraspingNo.Freely Prohibited Privacyí and íEasier bodily injuryAs investigations are under way by the Regional Investigation Sector in Prizren, in co-ordination with the Prosecutor.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?

    UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?

    UEFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Fair Play për sezonin 2025/2026, ku Kosova është pozicionuar në vendin e 37-të nga 55 federatat anëtare, me 7.957 pikë. Ndërkaq, në kategorinë që vlerëson sjelljen e shikuesve, vendi i Kosovës është dukshëm më i mirë, pasi renditet e 17-ta.

    Renditja e publikuar nga UEFA të martën bazohet në vlerësimin e ndeshjeve të të gjitha garave të saj, si në nivel klubesh, ashtu edhe në atë të përfaqësueseve. Periudha e marrë në shqyrtim përfshin ndeshjet e zhvilluara nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026.

    Në klasifikimin e përgjithshëm, Kosova ka grumbulluar 7.957 pikë nga 75 ndeshje të vlerësuara. Para saj gjenden, ndër të tjera, Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të, ndërsa pas Shqipëria në të 48-tin dhe Serbia në të 47-tin.

    telegrafi.com

    Pas Kosovës renditen edhe Kroacia, Qiproja, Gjibraltari dhe Portugalia.

    Në krye të renditjes së përgjithshme është Islanda me 8.533 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me 8.470 dhe Danimarka me 8.458 pikë. Në pesëshen e parë janë edhe Finlanda dhe Anglia.

    Për këtë klasifikim janë marrë parasysh vetëm federatat që kanë pasur së paku 50 ndeshje të zhvilluara në garat e UEFA-s gjatë periudhës së caktuar.

    Një rezultat më pozitiv për Kosovën vërehet në kategorinë e sjelljes së shikuesve, ku përfaqësohet në vendin e 17-të. Ky pozicion tregon se vlerësimi i tifozëve kosovarë në këtë aspekt është më i mirë sesa pozita e federatës në klasifikimin e përgjithshëm të Fair Play.


    Sa i përket përmirësimit të rezultatit të përgjithshëm të Fair Play nga një sezon në tjetrin, Kosova ka zënë vendin e gjashtë në Evropë. Progresin më të madh në këtë kategori e ka regjistruar Shqipëria. /Telegrafi/