Category: Lajme

  • Arrestohet pjesëtari i lartë i ushtrisë amerikane në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

    Arrestohet pjesëtari i lartë i ushtrisë amerikane në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

    Arrestohet pjesëtari i lartë i ushtrisë amerikane në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

    Një pjesëtar i lartë i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara është arrestuar në Britani të Madhe, nën dyshimin se ka bashkëpunuar me shërbimin rus të inteligjencës.

    Burri 41-vjeçar u arrestua të martën në afërsi të qytetit Gloucester, në pjesën perëndimore të Anglisë, ndërsa aktualisht po mbahet në një stacion policor në Londër, bëri të ditur Policia britanike.

    Ai dyshohet për shkelje të neneve 1 dhe 3 të Aktit të Sigurisë Kombëtare, që kanë të bëjnë me sigurimin ose zbulimin e informacioneve të mbrojtura, si dhe ofrimin e ndihmës për një shërbim të huaj të inteligjencës. Sipas Policisë britanike, dyshimet lidhen me Rusinë.

    Lidhur me arrestimin ka reaguar edhe drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në SHBA, Kash Patel, i cili e cilësoi atë si të rëndësishëm, duke theksuar shqetësimet për spiunazhin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

    “Ky arrestim i rëndësishëm i përfshin dyshimet për spiunazh, që është shqetësimi më i madh për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, deklaroi Patel.

    Ndërkaq, gjeneral brigade Sean Stinchon, komandant i Komandës së Kundërzbulimit të Ushtrisë amerikane, tha se rasti dëshmon se kërcënimet e brendshme mbeten një rrezik real dhe i vazhdueshëm.

    “Sjellja e dyshuar e një ushtari të lartë, të cilit i janë besuar informacione të ndjeshme, është një përkujtues i qartë se kërcënimet e brendshme janë reale dhe të vazhdueshme”, u shpreh Stinchon.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • U.S. Army senior member in Britain arrested for allegedly spying in Russia’s favor

    A senior member of the United States Army has been arrested in Great Britain under suspicion of cooperating with the Russian intelligence service.

    The 41-year-old man was arrested Tuesday in the vicinity of Gloucester, in the western part of England, while currently being held at a London police station, British police announced.

    He is suspected of violating nines 1 and 3 of the National Security Act, dealing with security or discovery of protected information as well as providing assistance to a foreign intelligence service. According to British police, doubts are linked to Russia.

    The director of the Federal Bureau of Investigation ( The U.S. FBI, Kash Patel, who described it as important, stressing concerns about spying on the United States and their allies.

    This important arrest involves allegations of spying, which is the greatest concern for the United States and our allies, Patel said.

    Meanwhile, Brigadier General Sean Stinchon, commander of the American Army’s Counterdiscovery Command, said the case proves that domestic threats remain a real and continuous danger.

    The alleged behavior of a high-ranking soldier entrusted with sensitive information is a clear reminder that domestic threats are real and consistent, Stinchon said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • VV’ja thirrje Prokurorisë që të hetojë Ramën për shpenzimin e dy milionëve të BERZH-it jashtë destinimit

    VV’ja thirrje Prokurorisë që të hetojë Ramën për shpenzimin e dy milionëve të BERZH-it jashtë destinimit

    VV’ja thirrje Prokurorisë që të hetojë Ramën për shpenzimin e dy milionëve të BERZH-it jashtë destinimit

    Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të tjerë komunalë lidhur me shpenzimin e 2.18 milionë eurove nga kredia e BERZH-it për projekte që nuk ishin paraparë në marrëveshjen e financimit.

    Gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë evidentuar se Komuna e Prishtinës ka shpenzuar 2,180,417 euro nga këto fonde jashtë destinimit për të cilin ishin ndarë, shkruan Insajderi.

    Këto mjete ishin dedikuar për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike, shkolla dhe çerdhe, përfshirë rregullimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik dhe ndërrimin e dyerve e dritareve.

    Në reagimin e tyre, VV-ja e ka lidhur shpenzimin e këtyre fondeve me mungesën e ngrohjes në disa shkolla të kryeqytetit, ku, sipas tyre, nxënësit dhe mësimdhënësit po përballen me kushte të papërshtatshme për zhvillimin e mësimit.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon përgjegjësi institucionale dhe ligjore për ridestinimin e njëanshëm të këtyre mjeteve. Organet kompetente duhet të hetojnë vendimmarrjen, autorizimin e pagesave dhe përgjegjësinë e zyrtarëve të përfshirë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • VVH call on the prosecution to investigate Rama for spending two million BERZH off the destination

    The Vetevendosje Movement in Pristina has called on Pristina to investigate the capital’s chairman, Progress Rama, and other municipal officials regarding spending 2.18m euros on the EURZH loan for projects that were not envisioned in the funding agreement.

    The findings of the National Audition Office have been estimated that the Pristina municipality has spent 2,180,417 euros on these funds outside the destination for which they were separated, writes Insander.

    These vehicles were dedicated to improving energy efficiency in public buildings, schools and nurserys, including fixing heating systems, thermal isolation, and changing doors and windows.

    In their response, the VV has linked the spending of these funds to the lack of heating in some schools in the capital, where students and educators are, according to them, facing inadequate conditions for learning.

    Move V It requires institutional and legal responsibilities for the unilateral reking of these tools. The competent bodies should investigate decision-making, payment authorisation and responsibility of officials involved, it says, among other things in their response. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Dështimi i rikthimit të B1 në funksion, mundësi për “mafinë energjetike”, thotë Haradinaj

    Dështimi i rikthimit të B1 në funksion, mundësi për “mafinë energjetike”, thotë Haradinaj

    Daut Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se Blloku B1 i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) nuk pritet të rikthehet në funksion as në fund të këtij viti, duke paralajmëruar se vendi do të detyrohet të blejë energji elektrike nga jashtë.

    Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se, sipas informatave që ka, projekti për riparimin e kësaj njësie nuk ka përparuar dhe se rikthimi i saj në funksion nuk pritet as më 31 dhjetor, e as në janar.

    Ai ka vlerësuar se kjo situatë do të përfitojë tregtarët e energjisë, ndërsa koston e blerjes së energjisë elektrike do ta bartin qytetarët e Kosovës.

    “E kanë pas për detyrën të përfundojë me datën 30 nëntor dhe siç duket nuk është as për afërmi. Dhe sa kam informata unë, ky projekt as që ka filluar, dhe nuk pritet të ndodh as me 31 dhjetor e as në janar. Kështu që Kosova do të blejë rrymë dhe kryesisht është lajm i mirë për ata që e kemi quajtur mafi energjetike ballkanike, se i kanë fërkuar duart që do t’i shesin Kosovës rrymë edhe për 200-300 milionë euro shtesë dhe qytetari i Kosovës do ta paguajë”, ka thënë Haradinaj.

    Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ditë më parë ka pranuar se Blloku B1 nuk do të rikthehet në funksion brenda afatit të paraparë. Ajo ka thënë se përgjegjësia për vonesat i takon kontraktorit të projektit, ndërsa ka theksuar se Bashkimi Evropian është autoriteti kontraktues dhe financues i tij.

    Sipas Rizvanollit, afati kontraktual për përfundimin e punimeve ishte 25 nëntori, ndërsa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, kontraktori dhe kompania mbikëqyrëse që të ndërmarrin masa për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama nga Parisi: S’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer Kosovën në fantazi të re serbe

    Rama nga Parisi: S’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer Kosovën në fantazi të re serbe

    Rama nga Parisi: S’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer Kosovën në fantazi të re serbe

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një diskutimi në Musee de l’Homme të Parisit, ku zhvillohet “Forumi i Paqes”, ka folur edhe për Kosovën.

    Sipas Top Channel, ai ia ka kujtuar Serbisë se Kosova është shtet i pavarur.

    Në pyetjen se si mund të kontribuojë Shqipëria për të nxitur bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor për ta transformuar në një paqe afatgjatë, sidomos duke marrë parasysh edhe tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, Rama tha:

    “Për këtë mund të them me krenari që Shqipëria ka qenë gjithnjë vend paqedashës dhe gjatë 10 viteve të fundit jemi përpjekur të jemi shumë aktivë në nxitjen e paqes së bashkëpunimit me të gjithë në rajon. Ka disa gjëra që mund të jesh sa i lirë të duash, por që s’mund të zgjedhësh. E ajo çfarë është më e vështirë nuk zgjedh dot kushërinjtë e fqinjët. Nuk i zgjedh dot as kushërinjtë, as fqinjët. Çështje fati. Fqinjët janë aty ku janë. Do të jenë gjithmonë aty”.

    “Nuk do të shkojnë asgjëkundi. Kështu që më mirë të përpiqesh që të shkosh mirë me fqinjin, sepse në të kundërt pastaj gjen bela. Gjyshja ime thoshte, fqinj i lumtur bën një shtëpi të lumtur, e kundërta është shumë sfiduese. Jemi përpjekur të bëjmë gjithçka kemi mundur me një farë shkalle suksesi. Por sa i takon çështjes për Serbinë dhe Kosovën mbetet një pikëpyetje sepse edhe në raport me BE-në dhe Serbinë duket sikur gjërat nuk janë më mirë”.

    “Ndërkohë që Kosova është një shtet i pavarur, një shtet që njihet nga shumë vende, ende jo nga të gjithë, nuk ka më kthim pas, nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi të re serbe. Kështu që siç e kam thënë gjithmonë, sa më shpejt që serbët të kuptojnë se duhet ta shohin si një fakt jete, aq më mirë do të jetë për ta, sepse nuk do të përndiqen nga kjo fantazmë që nuk po i lë të normalizohen plotësisht sa i takon marrëdhënieve në rajon”.

  • Drake befason sërish shqiptarët, shfaqet me shqiponjën dykrenare në videoklipin e ri

    Drake befason sërish shqiptarët, shfaqet me shqiponjën dykrenare në videoklipin e ri

    Këngëtari i njohur kanadez, Drake, ka befasuar sërish me një paraqitje ku vë në pah simbolin kombëtar shqiptar.

    Në këngën e tij më të re, “Ya Hit”, në një bashkëpunim me reperët e njohur Future dhe Travis Scott, Drake është shfaqur me një qafore të artë me shqiponjën dykrenare.

    Qaforja ishte mjaft e madhe dhe binte dukshëm në sy në videoklipin e publikuar së fundmi.

    Kjo nuk është hera e parë që Drake shfaqet me simbolin shqiptar. Edhe në një projekt të mëparshëm, ai ishte paraqitur i veshur me një xhaketë të kuqe, në pjesën e pasme të së cilës ishte e vendosur shqiponja dykrenare.

    Nuk dihet ende arsyeja pse këngëtari zgjedh të shfaqet me simbole shqiptare, megjithatë, paraqitjet e tij të tilla janë pritur me entuziazëm dhe janë vlerësuar nga fansat shqiptarë.

    Drake është një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, me një karrierë të suksesshme dhe hite të shumta që prej vitesh dëgjohen në mbarë botën.

  • Dyvjeçari Leka ka nevojë për 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës, familja kërkon ndihmë

    Dyvjeçari Leka ka nevojë për 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës, familja kërkon ndihmë

    Një apel për ndihmë është bërë për Lekën, vetëm 2 vjeç, i cili është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë të kancerit, Rabdomiosarkomë Embrionale (ERMS), dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë Kosovës.

    Sipas apelit të publikuar nga familja, kostoja e trajtimit arrin në rreth 200 mijë euro, shumë kjo që familja e tij nuk mund ta përballojë e vetme.

    Përmes këtij apeli, familja u është drejtuar qytetarëve për solidaritet dhe ndihmë financiare, duke kërkuar që secili të kontribuojë aq sa ka mundësi.

    Familja thekson se çdo kontribut, pavarësisht shumës, mund të ndihmojë në sigurimin e trajtimit për Lekën.

    Po ashtu, qytetarëve u bëhet thirrje që apelin ta shpërndajnë, në mënyrë që ai të arrijë te sa më shumë njerëz.

    Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë Lekën, mund të kontribuojnë në llogarinë bankare të babait të tij, Denis Podrimqaku:

    IBAN: XK05 1920 0083 4802 1112

    Banka: BKT Kosovo

    SWIFT: NCBAXKPRXXX

    Familja shpreson në solidaritetin e qytetarëve për të siguruar shumën e nevojshme për trajtimin e djalit të tyre.

  • Trikon prej kashmiri mund ta lani në shtëpi, por një veprim mund t'ia shkatërrojë formën përgjithmonë

    Trikon prej kashmiri mund ta lani në shtëpi, por një veprim mund t’ia shkatërrojë formën përgjithmonë

    Edhe veshjet më cilësore mund të dëmtohen pas një larjeje të vetme. Nuk është vetëm detergjenti apo temperatura e ujit që ka rëndësi, por edhe një veprim i zakonshëm që shumë njerëz e bëjnë pa menduar

    Kashmiri është një ndër materialet më të buta, më elegante dhe më të kushtueshme që përdoren për prodhimin e veshjeve. Megjithatë, për shkak të delikatesës së tij, shumë njerëz hezitojnë t’i lajnë në shtëpi trikot, shallet dhe veshjet e tjera prej këtij materiali.

    Lajmi i mirë është se jo çdo veshje prej kashmiri duhet dërguar në pastrim kimik. Shumë prej tyre mund të lahen në shtëpi, me kusht që të respektohen udhëzimet e etiketës dhe të shmangen disa gabime që mund ta dëmtojnë materialin.

    Si ta lani kashmirin me dorë pa e dëmtuar?

    Larja me dorë është zakonisht mënyra më e sigurt për mirëmbajtjen e kashmirit, veçanërisht për trikot e holla dhe veshjet delikate.

    Mbushni një enë të pastër me ujë të ftohtë ose pak të vakët dhe shtoni një sasi të vogël detergjenti të posaçëm për lesh dhe kashmir.

    Kthejeni trikon nga ana e brendshme, zhyteni në ujë dhe lëvizeni ngadalë, pa e fërkuar apo tërhequr. Lëreni të qëndrojë rreth dhjetë minuta.

    Më pas, shpëlajeni me ujë me temperaturë të ngjashme. Ndryshimet e menjëhershme të temperaturës, veçanërisht kur shoqërohen me fërkim, mund të shkaktojnë tkurrjen dhe dëmtimin e fibrave.

    Gabimi që mund t’ia shkatërrojë formën trikos

    Një nga gabimet më të zakonshme është shtrydhja e kashmirit duke e përdredhur, sikur të ishte një bluzë e zakonshme pambuku.

    Kur është i lagur, materiali bëhet veçanërisht i ndjeshëm ndaj deformimit. Përdredhja mund t’i zgjasë mëngët, të ndryshojë formën e trikos dhe të dëmtojë strukturën e fibrave.

    Kashmiri i lagur nuk duhet shtrydhur kurrë duke e përdredhur.

    Në vend të kësaj, shtypeni butësisht me duar për të larguar një pjesë të ujit. Pastaj vendoseni mbi një peshqir të pastër, mbështilleni së bashku me të dhe ushtroni presion të lehtë.

    Peshqiri do ta thithë lagështinë e tepërt, pa e dëmtuar materialin.

    You can wash the tart in the house, but an action can kill the form forever. LightFieldStudios

    A mund ta lani kashmirin në rrobalarëse?

    Po, por vetëm nëse etiketa e veshjes e lejon shprehimisht.

    Kthejeni trikon nga ana e brendshme, vendoseni në një qese mbrojtëse rrjetë dhe zgjidhni programin për lesh ose veshje delikate.

    Përdorni ujë të ftohtë, detergjent të butë dhe shmangni centrifugimin e fortë.

    Mos e lani bashkë me xhinse, peshqirë apo veshje të rënda, sepse fërkimi mund të shkaktojë dëmtime të sipërfaqes.

    Pse nuk duhet ta thani kurrë në varëse?

    Edhe nëse larja është bërë siç duhet, një mënyrë e gabuar tharjeje mund ta deformojë përgjithmonë trikon.

    Kur kashmiri i lagur vendoset në varëse, pesha e ujit i tërheq fibrat poshtë. Si pasojë, supet mund të krijojnë dalje të dukshme, mëngët të zgjaten dhe trikoja të humbasë formën fillestare.

    Zgjidhja është e thjeshtë: thajeni gjithmonë horizontalisht, mbi një peshqir të thatë ose sipërfaqe rrjetë.

    Rregulloni mëngët, jakën dhe skajet, duke ia kthyer formën e zakonshme.

    Shmangni radiatorët, tharëset me ajër të nxehtë dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit.

    Si t’i largoni njollat pa e larë gjithë veshjen?

    Nëse është ndotur vetëm një pjesë e trikos, nuk është e nevojshme ta lani të gjithën.

    Vendoseni mbi një peshqir dhe trajtojeni njollën duke e prekur lehtë me një leckë të lagur dhe produkt të përshtatshëm për lesh.

    Mos e fërkoni, sepse mund të dëmtoni fibrat. Pas pastrimit, largoni mbetjet e detergjentit dhe lëreni të thahet horizontalisht.

    Sa shpesh duhet larë kashmiri?

    Ndryshe nga shumë veshje të tjera, kashmiri nuk ka nevojë të lahet pas çdo përdorimi.

    Shpesh mjafton që trikoja të ajroset për disa orë. Larja nevojitet kur shfaqen njolla, papastërti ose aroma të pakëndshme.

    Mirëmbajtja e kujdesshme, shmangia e larjeve të panevojshme dhe tharja e duhur ndihmojnë që kashmiri të ruajë butësinë, formën dhe elegancën për shumë vite. /Telegrafi/

  • You can wash the tart in the house, but an action can kill the form forever.

    You can wash the tart in the house, but an action can kill the form forever.

    Even the finest clothing can be damaged after a single bath. It is not only the degenerator or water temperature that matters but also the common action that many people do without thinking

    Kashmir is one of the softest, elegant, and expensive materials used to produce clothing. However, because of its delicateness, many are reluctant to wash the sweaters, scarfs, and other clothing from this material at home.

    The good news is, not every straw outfit should be sent to dry cleaning. Many of them can be washed at home, provided they respect the label instructions and avoid some mistakes that could damage the material.

    How can you wash the straw with your hands without damaging it?

    Handwashing is usually the safest way to maintain the qari, especially for the thin sweater and delicate clothing.

    Fill a clean container of cold or a little hot water, and add a small amount of special detergent for wool and casss.

    Turn the sweater inward, dive into the water, and move slowly, without rubbing or pulling. Let him stay about ten minutes.

    Then wash it with water with a similar temperature. The rapid changes in temperature, especially when accompanied by friction, can cause contraction and damage to the fibers.

    The error that could destroy the trico form

    One of the most common mistakes is the treading of the straw like a regular cotton shirt.

    When wet, the material becomes especially sensitive to deformity. It can extend sleeves, change the shape of the sweater, and damage the structure of the fibers.

    Wet Kashmir should never be squeezed through it.

    Instead, press it gently with your hands to remove part of the water. Then put it on a clean towel, wrap it together, and exercise light pressure.

    Fish will absorb excess moisture without damaging the material.

    You can wash the tart in the house, but an action can kill the form forever. Light Field Stadios

    Can you wash the straw in the laundry?

    Yes, but only if the dress label allows it expressly.

    Turn the sweater inward, place it in a net defence bag, and select the program for delicate wool or clothing.

    Use cold water, soft detergent, and avoid strong centrifuge.

    Do not wash it along with jeans, towels, or heavy clothing because friction can cause surface damage.

    Why shouldn’t you ever dry it on a necklace?

    Even if washing has been properly done, a wrong drying can permanently distort the sweater.

    When the wet shirt is placed on the necklace, the water weight pulls the fibers down. As a result, shoulders can create visible exits, sleeves extended, and sweaters lose their original shape.

    The solution is simple: Always dry it horizontally, on a dry towel or net surface.

    Adjust your sleeves, collars, and skirts, restoring its normal form.

    Shun radiators, hot – air dryers, and direct sunlight.

    How do you remove stains without washing the entire garment?

    If only part of the sweater is polluted, you don’t have to wash it all.

    Put it on a towel, and treat the stain with easy touch with a wet cloth and suitable wool product.

    Don’t rub it because you can damage the fibers. After cleaning, remove debris and let it dry horizontally.

    How often should the shirt be washed?

    Unlike many other garments, the kamir does not need to bathe after any use.

    It is often enough for the sweater to vent for several hours. Washing is needed when stains, uncleanness, or unpleasant aromas appear.

    Careful maintenance, avoiding unnecessary bathing, and drying help keep the periphery mild, shape, and elegant for many years. /Telegraphy/