Category: Lajme

  • Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë, kërkojnë rritje pagash

    Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë, kërkojnë rritje pagash

    Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, duke kërkuar rritjen e pagave dhe realizimin e pagës së 13-të.

    Protesta, e organizuar nga Sindikata e Re – KEK, është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00, para zyrave të menaxhmentit të korporatës në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të sindikatës, kërkesat kryesore të punëtorëve janë ngritja dhe nivelizimi i pagave, si dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në KEK për vitin 2026.

    Organizatorët theksojnë se protesta synon përmirësimin e kushteve financiare dhe trajtimin e barabartë të punëtorëve.

    “Për paga dinjitoze, për barazi dhe për respektimin e të drejtave të punëtorëve!”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re – KEK.

    Protesta është paralajmëruar për 12 nëntor, ndërsa në njoftim nuk janë dhënë hollësi për kohëzgjatjen e saj apo për veprimet e mundshme sindikale pas kësaj date.

  • Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

    Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

    Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

    Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë, ndërsa Policia ka arrestuar një person të dyshuar për rastin dhe ka sekuestruar një armë të gjatë automatike në vendin e ngjarjes.

    Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

    Sipas saj, rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

    Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.

    Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin po ndërmerren veprime të mëtejshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gunshots fired in Gjakova, two wounded, suspect cuffs

    Two people have been wounded by the firearm in Gjakova, while police have arrested a man suspected of the case and seized a long automatic weapon at the scene.

    News has been confirmed for the Signal Gazette by Police spokeswoman for the Gjakova region, Values Krasniqi.

    According to her, around 16:40, police have accepted information from the Gjakova Hospital Emergency Centre that two people have sought medical assistance after allegedly being wounded by the firearm.

    Police stations have taken the scene, where three shells and a long automatic weapon were found and seized during the examination.

    The suspected person has been arrested, while further police action in co-ordination with the State Prosecutor is being taken regarding the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Maroku në garë me kohën për organizimin e Botërorit 2030

    Maroku në garë me kohën për organizimin e Botërorit 2030

    Vendi afrikan ka investuar shumë në infrastrukturë vitet e fundit, por organizimi i një ngjarje kaq të madhe po kërkon ndryshime të mëdha edhe në funksionimin e institucioneve dhe në administrimin e projekteve.

    Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i stadiumit “Hassan II” në Casablanca, i cili pritet të ketë kapacitet prej 120 mijë spektatorësh. Synimi i Marokut është që ky stadium të jetë nikoqir i finales së Botërorit 2030, duke konkurruar me stadiumin “Santiago Bernabeu” të Real Madrid.

    Ndërkohë, po punohet edhe në përmirësimin e transportit dhe infrastrukturës rrugore. Në Casablanca, për shembull, po zhvillohen punime për përshpejtimin e lidhjes hekurudhore ndërmjet aeroportit dhe qendrës së qytetit.

    Maroku nuk po investon vetëm në stadiume dhe transport, por edhe në zhvillimin e futbollit. Një nga projektet më të rëndësishme është kompleksi sportiv “Mohammed VI” në Sale, i përuruar në dhjetor të vitit 2019, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se tridhjetë hektarësh.

    Ky kompleks konsiderohet ndër qendrat më moderne sportive në botë dhe shpesh krahasohet me qendrën e njohur franceze Clairefontaine. Ish-përzgjedhësi i Marokut, Vahid Halilhodzic, e kishte cilësuar atë si qendrën më të mirë teknike në botë, duke vlerësuar fushat sportive, stafin mjekësor, pishinat dhe kushtet e akomodimit.

    Edhe Real Madrid e kishte zgjedhur këtë kompleks si bazë për përgatitje gjatë pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube në shkurt të vitit 2023.

    Përveç infrastrukturës, Federata e Futbollit e Marokut po punon edhe për forcimin e përfaqësueses kombëtare. Rreth shtatëdhjetë e pesë për qind e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Mohamed Ouahbi kanë lindur jashtë vendit, kryesisht në Francë, Spanjë, Holandë dhe Belgjikë.

    Federata po përpiqet të bindë futbollistë me prejardhje marokene që të përfaqësojnë vendin e prindërve të tyre. Një nga rastet e tilla është Ayoub Bouaddi, i cili kishte luajtur për grupmoshat e Francës, por më pas kishte zgjedhur Marokun.

    Pavarësisht investimeve të mëdha, përgatitjet për Botërorin 2030 janë shoqëruar edhe me pakënaqësi të qytetarëve. Protestat në rrugë dhe reagimet në rrjetet sociale janë përqendruar te mungesat në sistemin shëndetësor, kushtet në spitale dhe problemet me furnizimin me energji.

    Një nga parullat që ka shoqëruar protestat është: “Nuk duam Botëror, duam shëndetësi”.

    Të rinjtë dhe qytetarët kërkojnë që më shumë mjete të ndahen për shëndetësinë publike dhe arsimin, në vend që pjesa më e madhe e investimeve të përqendrohet te organizimi i garës ndërkombëtare.

    Në disa zona, banorët kanë raportuar edhe largime të detyruara nga shtëpitë e tyre, pa kompensim të mjaftueshëm. Sipas kritikave të ngritura, përmirësimi i infrastrukturës për Botërorin po shoqërohet me vështirësi në jetën e përditshme të një pjese të popullsisë.

    Një kontrast i tillë vërehet edhe në Casablanca, ku hotelet luksoze dhe automjetet e shtrenjta gjenden vetëm pak minuta larg zonave ku kushtet higjienike dhe infrastruktura mbeten në gjendje të keqe. 

    Megjithatë, pakënaqësitë nuk kanë të bëjnë me futbollin si sport, por me mënyrën se si po shpenzohen paratë publike dhe me përparësitë që institucionet po u japin projekteve të Botërorit në raport me nevojat e qytetarëve.

    Maroku synon që përmes organizimit të Botërorit 2030 të prezantojë një vend modern dhe të zhvilluar para botës. Por sfida kryesore mbetet që përfitimet nga ky organizim të mos kufizohen vetëm te stadiumet dhe infrastruktura, por të ndihen edhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

    Burimi: RTKLive

  • Të shtëna me armë automatike në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

    Të shtëna me armë automatike në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

    Të shtëna me armë automatike në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

    Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë, ndërsa Policia ka arrestuar një person të dyshuar për rastin dhe ka sekuestruar një armë të gjatë automatike në vendin e ngjarjes.

    Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

    Sipas saj, rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

    Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.

    Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin po ndërmerren veprime të mëtejshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Auto-gun shooting in Gjakova, two wounded guards suspect

    Two people have been wounded by the firearm in Gjakova, while police have arrested a man suspected of the case and seized a long automatic weapon at the scene.

    News has been confirmed for the Signal Gazette by Police spokeswoman for the Gjakova region, Values Krasniqi.

    According to her, around 16:40, police have accepted information from the Gjakova Hospital Emergency Centre that two people have sought medical assistance after allegedly being wounded by the firearm.

    Police stations have taken the scene, where three shells and a long automatic weapon were found and seized during the examination.

    The suspected person has been arrested, while further police action in co-ordination with the State Prosecutor is being taken regarding the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Buxheti për ushtrinë, mbi 220 milionë euro për vitin e ardhshëm

    Buxheti për ushtrinë, mbi 220 milionë euro për vitin e ardhshëm

    Buxheti për ushtrinë, mbi 220 milionë euro për vitin e ardhshëm

    Buxheti për mbrojtjen e Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, duke shënuar shumën më të lartë të ndarë ndonjëherë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka njoftuar se përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Sipas tij, fondet do të orientohen në furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.

    Maqedonci ka thënë se kjo shumë përbën buxhetin më të lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Military budget, over 220m euros for next year

    The budget for Kosovo’s defence for 2027 is scheduled to be 224m and 168 thousand and 705 euros, marking the highest earmarked sum ever for the Kosovo Ministry of Defence and Army.

    So has Minister of Defence Ejup Macedonia, who has announced that through this budget, investments will continue to modernise the Kosovo Security Force ( KSF).

    According to him, funds will be directed to supply modern military equipment and systems, build operational capacities and develop defence infrastructure.

    Macedonia has said that this amount represents the highest budget in the history of the Ministry of Defence and the Kosovo Army. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Diskutohet ajo çfarë Beharja i tha Zojës në Prime - reagojnë Arlinda dhe Vjollca (VIDEO)

    Diskutohet ajo çfarë Beharja i tha Zojës në Prime – reagojnë Arlinda dhe Vjollca (VIDEO)

    Diskutohet ajo çfarë Beharja i tha Zojës në Prime - reagojnë Arlinda dhe Vjollca (VIDEO)

    Një deklaratë e bërë nga Beharja gjatë Primet-it të djeshëm në Big Brother VIP Kosova 5, ka nxitur diskutime mes banorëve.

    Gjatë një debati me banoren tjetër, Zojën, Beharja iu drejtua asaj me fjalët: “E konsumuar, je single e nuk merret askush me ty!”.

    Kjo deklaratë nuk kaloi pa reagime nga banoret e tjera.

    Arlinda u shpreh e habitur me fjalët e përdorura nga Beharja.

    “Qysh mujti me e thanë atë sen…”, tha Arlinda.

    Ndërsa Vjollca e cilësoi deklaratën si shumë të rëndë, duke theksuar se komente të tilla e dëmtojnë më shumë atë që i thotë sesa personin të cilit i drejtohen.

    “Shumë e rëndë, shumë e rëndë… Ia bon vetes, Zojës sen s’i bon… A e din bre çka domethënë me iu përzi njerit në këtë aspekt?”, u shpreh Vjollca.

    Për më shumë:

  • ZNAM për çështjen e Jurisprudencës: VLEN të mos gëzohet para kohe

    ZNAM për çështjen e Jurisprudencës: VLEN të mos gëzohet para kohe

    Pas meritave që VLEN mori si rezulatat i vendimit të Qeverisë për ta dërguar zgjidhjen mbi provimin e jurisprudencës në Komisionin e Venecias, ZNAM ka reaguar duke i kujtuar VLEN-it se i njëjti nuk është miratuar dhe se si fillim duhet pritur mendimi i ekspertëve.

    Nga kjo parti thonë se nuk është e përshtatshme të krijohet eufori dhe shpallje e fitores historike nga përfaqësuesit e VLEN-i.

    “Miratimi i informacionit mbi nevojën për një mendim eksperti nuk do të thotë se është marrë vendim përfundimtar, as se është bërë ndonjë ndryshim në kuadrin ligjor dhe mënyrën e funksionimit të sistemit gjyqësor. Përkundrazi, mendimi i kërkuar nga Komisioni i Venedikut duhet të ofrojë një bazë eksperti për veprime të mëtejshme, duke respektuar Kushtetutën, ligjet, sigurinë juridike dhe standardet evropiane”.

    “Çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në gjyqësor, janë shumë serioze për t’u bërë objekt i marketingut politik ditor, përpara se të jenë shqyrtuar të gjitha aspektet ligjore dhe të jenë marrë mendimet përkatëse të ekspertëve”.

    “Prandaj, në vend që të shpallen fitoret para kohe dhe të krijohen pritje tek qytetarët, nevojitet përgjegjësi, një qasje institucionale dhe respektim i procedurave ligjore”, thonë nga partia ZNAM.