Category: Lajme

  • Kompania serbe furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri prej 27.5 milionë eurosh, përmes ndërmjetësve të sanksionuar

    Kompania serbe furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri prej 27.5 milionë eurosh, përmes ndërmjetësve të sanksionuar

    Kompania serbe, Grindex, ka furnizuar me makineri kompani ruse në vitet pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilat më pas i kanë përcjellë ato tek ndërmarrje të industrisë ushtarake ruse që janë nën sanksione.

    Të dhënat e siguruara nga REL-i tregojnë se prodhuesi i makinerive për përpunimin e metaleve nga Kikinda, në veri të Serbisë, pas vitit 2022 ka vazhduar eksportimin e pajisjeve në Rusi përmes kompanive ndërmjetëse, disa prej të cilave janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    Nga marsi i vitit 2022 deri në mars të vitit 2025, në Rusi janë importuar makineri të prodhuesit Grindex, në vlerë prej rreth 27.5 milionë eurosh, tregojnë të dhënat e Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (HUR), të cilat i ka siguruar projekti hulumtues i Shërbimit ukrainas të REL-it, Schemes.

    REL-i i ka marrë këto të dhëna nga HUR-i, pasi Grindex ishte përfshirë në bazën e tyre publike të të dhënave për kompanitë që furnizojnë me pajisje industrinë ushtarake të Rusisë.

    Këtë e konfirmon edhe analiza e raporteve financiare dhe e bazave të të dhënave, e realizuar nga Systema, njësia hulumtuese e Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë.

    Grindex nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me eksportimin e makinerive në Rusi. Përgjigje nuk dhanë as kompanitë ruse që i kishin blerë ato.

    Sipas HUR-it, aktualisht nuk dihen rrugët përmes të cilave janë dërguar makineritë e Grindexit, kompani që nuk është nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së.

    Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, SHBA-ja dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ndaj qindra kompanive të kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë.

    Serbia është një nga vendet e pakta kandidate për anëtarësim në BE që nuk iu është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

    Kjo e lehtëson tregtinë me kompanitë ruse, vlerëson Ela Skybenko, hulumtuese e lartë për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në Qendrën Ndërkombëtare për Biznes dhe të Drejtat e Njeriut.

    “Megjithatë, Serbia ende ka ligje për kontrollin e eksporteve, përfshirë kontrollin e mallrave për përdorim të dyfishtë. Pra, kjo nuk do të thotë se i gjithë eksporti në Rusi është i lejuar”, thotë Skybenko për REL-in.

    Në vitin 2025, Serbia miratoi një ligj të ri që kufizon eksportin e mallrave për përdorim të dyfishtë, pra pajisjeve që mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe për ato ushtarake.

    Megjithatë, Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë, e cila lëshon lejet për eksportimin e mallrave për përdorim të dyfishtë, i tha REL-it se nuk i kishte lëshuar leje të tillë kompanisë Grindex.

    “Ministria nuk është e njoftuar me programin e prodhimit dhe karakteristikat e produkteve të kompanisë Grindex”, thuhet në përgjigjen e saj.

    Ministria shtoi se “nuk posedon të dhëna mbi bazën e të cilave do të mund të përcaktohej nëse makineritë janë objekt i kontrollit dhe nëse për to ekzistojnë kufizime eksporti”.

    Ndërkaq, Administrata Doganore i tha REL-it se nuk kishte kryer asnjë “kontroll të mëvonshëm” të eksporteve të kompanisë Grindex.

    Nga veriu i Serbisë drejt industrisë ushtarake ruse

    Njëra prej kompanive ndërmjetëse që Grindex i ka furnizuar me makineri është Alfa Machinery Group, apo AMG, kompani ruse që merret me furnizimin e fabrikave me pajisje dhe makineri për përpunimin e metaleve.

    AMG-ja u përfshi në listën e sanksioneve amerikane në vitin 2023, për shkak se furnizonte me pajisje industrinë ruse të mbrojtjes.

    Ajo është në listën e sanksioneve të BE-së që nga dhjetori i vitit 2024, për shkak të mbështetjes që i ofron kompleksit ushtarako-industrial rus në luftën kundër Ukrainës.

    Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës thekson se Grindex e kishte lidhur një kontratë me AMG-në në dhjetor të vitit 2022 për furnizimin me një makinë bluarëse CNC, ndërsa dorëzimi i makinerisë ishte bërë në kohën kur AMG-ja ishte tashmë nën sanksionet amerikane.

    CNC-ja është një pajisje për bluarjen e materialeve, e cila kontrollohet përmes kompjuterit. Sipas të dhënave doganore, vlera e kësaj makinerie të eksportuar ishte rreth 778 mijë euro.

    Sipas informacioneve të shërbimit ukrainas, AMG-ja më pas ia dorëzoi këtë makineri Ndërmarrjes së Makinerisë dhe Prodhimit, I. Rumjantsev, e cila prodhon pjesë për aeroplanë.

    Kjo ndërmarrje është pjesë e sistemit shtetëror industrial rus, Rostec, i cili prodhon pajisje për aviacionin ushtarak dhe atë civil. Rostec është nën sanksionet amerikane që nga viti 2014, për shkak të asaj që Qeveria amerikane e kishte cilësuar si “përpjekje të vazhdueshme të Rusisë për të destabilizuar Ukrainën Lindore”. Kompania u sanksionua sërish në vitin 2022, kur u përfshi edhe në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

    Në dokumentin e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) të SHBA-së, Rostec cilësohet si “gur themeli i sektorit rus të mbrojtjes, industrisë, teknologjisë dhe prodhimit”.

    Shërbimi ukrainas evidenton edhe një kontratë tjetër të Grindexit me kompaninë AMG, të lidhur në vitin 2023, për furnizimin me një makinë CNC, e cila më pas përfundoi sërish në duart e Rostecut.

    “Vlera e makinerisë është më shumë se 384 mijë dollarë amerikanë (342 mijë euro). Vendi nga ku u nis pajisja ishte qyteti i Kikindës në Serbi”, thuhet në dokumentin e parë nga REL-i.

    Sipas të njëjtit dokument, makineria u importua në shkurt të vitit 2025, ndërsa vetëm dy muaj më vonë AMG-ja ia dorëzoi Ndërmarrjes së Agregateve Ufa, Hidraulika, e cila gjithashtu është pjesë e Rostecut të sanksionuar dhe prodhon pjesë për aviacionin.

    Edhe vetë Hidraulika është në listën e sanksioneve të BE-së që nga viti 2025. Në arsyetimin për vendosjen e sanksioneve, ndër të tjera, thuhet se ajo i ofron mbështetje materiale ushtrisë ruse në frontin e luftës në Ukrainë. Mes tjerash, punëtorët e kompanisë prodhojnë rrjeta kamuflimi për ushtrinë ruse.

    “Detyra kryesore e makinerisë së furnizuar nga Grindex është prodhimi i pjesëve të llojit piston, elemente të rëndësishme lëvizëse të sistemeve hidraulike dhe të karburantit me saktësi të lartë”, thuhet në përgjigjen e shërbimit ukrainas.

    Bashkëpunimin mes kompanive AMG dhe Grindex e dëshmojnë edhe raportet financiare të siguruara nga baza ruse e të dhënave për subjektet afariste. Ndërkaq, lidhjet mes AMG-së dhe Rostecut, si dhe mundësia e një lidhjeje pronësore mes tyre, pasqyrohen në të dhënat e disponueshme.

    Në raportin financiar të vitit 2023, AMG e kishte përmendur Grindexin si një nga furnizuesit e saj. Ndërkaq, në mesin e blerësve të saj ishin disa kompani që janë pjesë e Rostecut.

    Në fund të vitit 2023, pronari përfundimtar i AMG-së ishte Jevgenij Karpov, ish-punonjës i një prej kompanive të Rostecut, fabrikës së motorëve Salyut.

    Që nga viti 2023, AMG-ja ka paraqitur çdo vit deklarata importi për makineritë e Grindexit. Deklarata e fundit është paraqitur në maj të vitit 2026. Megjithatë, REL-i nuk ka informacione nëse makineria është importuar vërtet.

    Bashkëpunim shumëvjeçar edhe me kompani nën sanksione

    Produktet e Grindexit nga Serbia janë importuar edhe nga dy kompani të tjera që janë nën sanksionet amerikane, thuhet në dokumentin e shërbimit ukrainas.

    Njëra prej tyre është Finval Energo, e cila merret me shitjen me shumicë të makinerive industriale. Ajo është në listën e sanksioneve amerikane që nga viti 2024, për shkak të veprimtarisë së saj në sektorin e prodhimit rus. Në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit thuhet se Finval bashkëpunon me prodhues rusë të armëve.

    Sipas shërbimit ukrainas, kjo kompani ka importuar makineri të Grindexit në vlerë prej rreth 12 milionë eurosh gjatë periudhës 2022–2025. Megjithatë, nuk është specifikuar se për cilat makineri bëhet fjalë dhe as se kujt i janë dorëzuar ato më pas. REL-i nuk ka informacione të pavarura që konfirmojnë nëse Grindex ka vazhduar bashkëpunimin me Finval Energo pas vendosjes së sanksioneve.

    Që nga viti 2016, Finval Energo ka paraqitur çdo vit deklarata importi për makineritë e Grindexit. Deklaratat më të fundit janë paraqitur gjatë periudhës 2023–2024.

    Finval Energo është pjesë e Grupit Finval, i themeluar në vitin 1991. Në mesin e klientëve të tij janë edhe kompani të industrisë së mbrojtjes, përfshirë prodhues të motorëve të aeroplanëve që veprojnë në kuadër të Rostecut, tregojnë raportet publike.

    Bashkëpunimi i Grindexit me këtë kompani ka nisur shumë vite më parë. Ekspertët e kompanisë Finval e vizituan fabrikën e Grindexit në Serbi në vitin 2018, siç ishte bërë e ditur në ueb-faqen e Finvalit.

    Me Grindexin bashkëpunon edhe kompania e sanksionuar Unimatik MSK, e cila gjithashtu furnizon me makineri industriale. Ajo është në listën e sanksioneve amerikane që nga viti 2024, për shkak të bashkëpunimit me sektorin ushtarako-industrial rus.

    Pronari i saj, kompania Unimatic, është në listën e sanksioneve të BE-së që nga viti 2026, për shkak të “mbështetjes materiale për kompleksin ushtarako-industrial rus”.

    Në dokumentin e BE-së thuhet se kjo kompani furnizon ndërmarrjet ruse të mbrojtjes me produkte, përfshirë edhe përmes filialit të saj Unimatik MSK.

    Sipas të dhënave të shërbimit ukrainas, Unimatik MSK ka importuar makineri të Grindexit në vlerë prej rreth 980 mijë eurosh nga viti 2022 deri në vitin 2024. Megjithatë, nuk është specifikuar se kujt i janë dorëzuar ato më pas dhe për çfarë lloj makinerish bëhet fjalë.

    REL-i nuk ka informacione të pavarura që konfirmojnë nëse Grindex ka vazhduar bashkëpunimin me subjekte të lidhura me Unimaticun pas vendosjes së sanksioneve.

    Sipas ueb-faqes zyrtare ruse për prokurimin publik, në mesin e blerësve shtetërorë të makinerive të kompanisë Unimatic kanë qenë edhe kompani ruse të industrisë së mbrojtjes, përfshirë ndërmarrje që janë pjesë e Rostecut.

    Një version i arkivuar i ueb-faqes së Unimaticut tregon se në shtator të vitit 2023, Grindex ishte përfshirë në mesin e partnerëve të kësaj kompanie. Megjithatë, lista e partnerëve është ndryshuar më vonë dhe Grindex është në mesin e kompanive që janë hequr prej saj.

    Edhe me këtë kompani Grindex ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë. Të dhënat publike tregojnë se që nga viti 2019, Unimatic ka paraqitur deklarata importi për produktet e saj.

    Makineritë e Grindexit në Rusi përmes kompanive që s’janë nën sanksione

    Makineritë e kompanisë serbe Grindex kanë gjetur edhe rrugë të tjera për të përfunduar në industrinë ushtarake ruse.

    Nga shërbimi ukrainas thonë se Grindex ka furnizuar me makineri kompani ruse që nuk janë nën sanksionet perëndimore, por se këto makineri në fund kanë përfunduar sërish në ndërmarrje të sanksionuara ruse të sektorit të mbrojtjes.

    Njëra prej këtyre kompanive është Krona, pronare shumicë e kompanisë Krona Oprema, e cila furnizon me makineri industriale fabrikat ruse. Kjo kompani nuk është nën sanksione.

    Kështu, sipas të dhënave të shërbimit ukrainas, në vitin 2024 Krona ia dorëzoi një makinë bluarëse të prodhuar nga Grindex Korporatës Shkencore dhe Prodhuese Byroja Projektuese e Makinerive, një ndërmarrje që gjithashtu është pjesë e Rostecut të sanksionuar.

    Edhe vetë kjo ndërmarrje është nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së. Ajo prodhon sisteme raketore dhe armatime të tjera, përfshirë raketën balistike me rreze të shkurtër veprimi, Iskander-M.

    Sipas një hulumtimi të mediumit rus The Insider, të publikuar në dhjetor të vitit 2023, Krona blinte makineri nga kompania Grindex. Kompania nuk e fsheh këtë bashkëpunim dhe në katalogun e saj përmend shprehimisht pajisjet e prodhuara nga Grindex.

    Një makineri tjetër e Grindexit është importuar, sipas të dhënave të shërbimit ukrainas, përmes sipërmarrësit individual Denis Sergejevic Babichev nga Moska.

    Sipas dokumenteve të rrjedhura nga institucionet shtetërore ruse, përfshirë autoritetet tatimore dhe Departamentin e Shëndetësisë së Moskës, ky moskovit 30-vjeçar kishte punuar si ndihmës montues në vitin 2017, ndërsa nga viti 2021 deri në vitin 2023 kishte punuar si korrier.

    Ai u regjistrua si sipërmarrës individual në vitin 2020, ndërsa gjatë vitit 2023 filloi të paraqiste deklarata importi për veshje dhe produkte kozmetike. Një vit më vonë, gama e mallrave u zgjerua ndjeshëm dhe filloi të përfshinte edhe makineri e pajisje.

    Deri më sot, në emrin e tij janë deklaruar afro 2.000 lloje të ndryshme produktesh, nga duhani për nargjile deri te ekskavatorët.

    Sipas të dhënave të shërbimit ukrainas, ai importoi një makinë bluarëse të Grindexit, e cila më pas, në vitin 2025, iu dha me qira kompanisë Ndërmarrja Shkencore dhe Prodhuese e Permit për Prodhimin e Pajisjeve Matëse dhe Naviguese. Kjo kompani prodhon sisteme navigimi, kontrolli dhe stabilizimi për mjetet fluturuese në Rusi.

    Kompania është nën sanksionet amerikane që nga viti 2016 dhe u sanksionua sërish në vitin 2024. Si arsye për vendosjen e sanksioneve në vitin 2024, autoritetet amerikane përmendën prodhimin e sistemeve për avionë ushtarakë, përfshirë aeroplanët MiG-29 dhe Sukhoi-27.

    Në bazat publike të të dhënave shihet gjithashtu se Babichev në prill të vitit 2025 kishte paraqitur një deklaratë importi për makineri të kompanisë Grindex.

    Çfarë dihet për kompaninë Grindex?

    Grindex, me seli në Kikinda, në veri të Serbisë, u themelua në vitin 2003, pas ndarjes nga ndërmarrja Livnica Kikinda. Ajo ka rreth 250 punonjës.

    Kompania prodhon makineri për përpunimin e metaleve, konkretisht makina bluarëse me kontroll kompjuterik, të cilat përdoren në segmente të ndryshme të industrisë së makinerive.

    Në vitet 2021 dhe 2022, kompania kishte regjistruar humbje, ndërsa nga viti 2023 filloi të korrte fitime. Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Serbisë, fitimi i saj është rritur nga viti në vit që nga viti 2023.

    Pothuajse të gjitha të ardhurat kompania i realizon nga shitjet jashtë vendit, tregojnë raportet e saj financiare. Kështu, në vitin 2025, të ardhurat nga shitjet në tregun e brendshëm përbënin vetëm një për qind të të ardhurave nga shitjet në tregjet e huaja. Megjithatë, në raportin financiar nuk specifikohet se cilave kompani ua shet produktet.

    Në një raport të Radiotelevizionit të Serbisë për Grindexin, të transmetuar në vitin 2015, thuhet se i gjithë prodhimi i kompanisë eksportohet në Federatën Ruse.

    Dhoma Ekonomike e Serbisë i ndau në vitin 2022 një pllakë mirënjohjeje për sukses në biznes pronarit të Grindexit, Jovan Bulatoviq. Me këtë rast, Bulatoviq deklaroi për portalin e Kikindës, Gradski.online, se veprimtaria e kompanisë ishte vështirësuar gjatë pandemisë së koronavirusit në vitin 2020 dhe se situatën e kishte rënduar edhe më shumë lufta në Ukrainë.

    “Ka probleme edhe me dërgimin e produkteve tona të gatshme”, tha Bulatoviq.

    “Anashkalimi i sanksioneve” përmes Serbisë

    REL-i nuk mori përgjigje nga Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë lidhur me faktin nëse dhe në çfarë mënyre kufizohet eksporti i mallrave të destinuara për sektorin rus të mbrojtjes.

    Pas pushtimit të Ukrainës, disa kompani nga Serbia janë përfshirë në listat e sanksioneve, për shkak se mundësojnë furnizimin e industrisë ushtarake ruse me pajisje.

    Një hulumtim i mëparshëm i REL-it, i publikuar në vitin 2023, tregoi se që nga fillimi i pushtimit, përmes kompanive serbe në Rusi ishin eksportuar të ashtuquajturat mallra për përdorim të dyfishtë, në vlerë prej të paktën 71.1 milionë dollarësh (63.5 milionë euro).

    Bëhet fjalë për mallra që janë përfshirë në listën e produkteve me rrezikshmëri të lartë dhe që janë objekt i sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë.

    Tihomira Kostova, hulumtuese në Qendrën Bullgare për Studimin e Demokracisë, i tha REL-it se, sipas gjetjeve të kësaj organizate, eksporti serb i mallrave për përdorim të dyfishtë në Rusi ishte rritur për 220 për qind në vitin 2022, krahasuar me nivelin e para luftës.

    Megjithatë, autoritetet serbe kanë deklaruar më herët në disa raste se Serbia nuk do të jetë platformë për anashkalimin e sanksioneve.

    Në vitin 2025, Serbia miratoi Ligjin për Eksportin dhe Importin e Mallrave për Përdorim të Dyfishtë, me të cilin u vendos kontroll më i rreptë mbi qarkullimin e këtyre produkteve. Serbia kishte pasur edhe më parë rregullore në këtë fushë, por me këtë ligj e harmonizoi legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian.

    Sipas ligjit, eksportuesit e këtyre mallrave janë të obliguar të marrin leje nga Ministria e Tregtisë së Jashtme, me pëlqimin e disa ministrive të tjera, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, thuhej në një përgjigje të mëhershme të Administratës Doganore për REL-in.

    Ela Skybenko, hulumtuese e lartë në Qendrën për Biznes dhe të Drejtat e Njeriut, i tha REL-it se rregulloret e miratuara nga Serbia mund ta kufizojnë furnizimin e Rusisë me makineri.

    “Por, efektiviteti i tyre varet në masë të madhe nga zbatimi dhe mbikëqyrja, të cilat shpeshherë janë dëshmuar të pamjaftueshme”, tha ajo për REL-in.

    Tihomira Kostova thekson se kompanitë që furnizojnë industrinë ushtarake ruse me mallra mund të përfundojnë edhe vetë nën sanksione.

    “Kompanitë nga vendet e treta që marrin pjesë në furnizimin e kompleksit ushtarako-industrial rus rrezikojnë të përballen me sanksione dytësore të SHBA-së, të cilat i vendos Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC)”, thotë ajo.

    Megjithatë, ajo thekson se kontrolli i eksporteve drejt Rusisë vazhdon të jetë sfidë, pasi pajisjet për industrinë ushtarake shpeshherë arrijnë përmes “rrugëve alternative tregtare dhe ndërmjetësve”.

  • Lewis Hamilton viziton kufirin e Gazës, interesohet për ndihmat humanitare për palestinezët

    Lewis Hamilton viziton kufirin e Gazës, interesohet për ndihmat humanitare për palestinezët

    Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, ka vizituar qytetin egjiptian Al-Arish dhe pikën kufitare Rafah, ku është njohur nga afër me mënyrën se si mblidhen dhe përgatiten ndihmat humanitare për banorët e Rripit të Gazës.

    Piloti britanik i Ferrarit, 41-vjeçar, mbërriti të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Al-Arishit, ku u prit nga guvernatori i Sinait të Veriut, Khaled Megawer. Gjatë qëndrimit në Egjipt, Hamilton vizitoi depot e Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane dhe zhvilloi biseda me punonjësit dhe vullnetarët e organizatës.

    Ata e informuan për procesin e grumbullimit, përgatitjes dhe transportimit të ndihmave drejt Gazës, përfshirë ushqimet, ilaçet dhe furnizimet e tjera të nevojshme për popullsinë e prekur nga konflikti.

    Al-Arish është një nga qendrat kryesore logjistike për organizimin e ndihmave humanitare që transportohen drejt pikës kufitare Rafah. Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane luan një rol të rëndësishëm në mbledhjen dhe shpërndarjen e këtyre furnizimeve.

    Hamilton ka shprehur edhe më parë mbështetje për popullsinë e Gazës

    Kjo nuk është hera e parë që Hamilton është përfshirë në aktivitete humanitare që lidhen me situatën në Lindjen e Mesme.

    Në tetor të këtij viti, para Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, ai kishte folur publikisht për shpresën e tij për paqe dhe rëndësinë e ndihmës për njerëzit e prekur nga konflikti.

    Ndërkaq, në dhjetor të vitit të kaluar, britaniku kishte vizituar Jordaninë në kuadër të një udhëtimi të organizuar nga Kryqi i Kuq Britanik.

    Gjatë asaj vizite, ai ishte takuar me përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe Jordaneze dhe Palestineze, si dhe kishte vizituar një spital ku trajtoheshin pacientë të evakuuar nga Gaza.

    Angazhimi humanitar përtej pistave të Formula 1

    Hamilton njihet edhe për angazhimin e tij në projekte sociale dhe humanitare. Në vitin 2021, ai themeloi fondacionin “Mission 44”, të cilit i ndau 20 milionë funte nga pasuria e tij personale. Organizata synon të krijojë më shumë mundësi në arsim dhe punësim për të rinjtë nga komunitetet e pafavorizuara.

    Vizita e tij në Egjipt erdhi vetëm dy ditë pas Çmimit të Madh të Brazilit, ku Hamilton regjistroi një moment të veçantë në karrierën e tij.

    telegrafi.com

    Në atë garë, ai realizoi nisjen e 400-të në Formula 1, duke u bërë piloti i dytë në histori që arrin këtë shifër, pas spanjollit Fernando Alonso. /Telegrafi/

  • Rama nga Parisi: Kosova është shtet i pavarur s’ka kthim pas, Serbia duhet ta pranojë sa më shpejt këtë fakt

    Rama nga Parisi: Kosova është shtet i pavarur s’ka kthim pas, Serbia duhet ta pranojë sa më shpejt këtë fakt

    Rama nga Parisi: Kosova është shtet i pavarur s’ka kthim pas, Serbia duhet ta pranojë sa më shpejt këtë fakt

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Parisi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, duke i bërë thirrje Serbisë që ta pranojë sa më parë këtë fakt.

    Gjatë një deklarate për mediat, Rama theksoi se nuk ekziston asnjë mundësi për rikthimin e asaj që e cilësoi si “fantazi të re serbe”, duke nënvizuar se Kosova është shtet i pavarur dhe se në këtë çështje nuk ka kthim pas.

    Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të ishte në interes edhe të vetë këtij shteti, pasi do t’i mundësonte të shkëputej nga një çështje që vazhdon të pengojë normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

    “Sa i takon çështjes për Serbinë e Kosovën mbetet një pikëpyetje. Kosova është një shtet i pavarur, s’ka më kthim pas, s’ka asnjë mënyrë për ta rikthyer një fantazi të re serbe. Sa më shpejt që serbët ta njohin si një fakt jete, aq më mirë do të jetë për ta”, deklaroi Rama.

    Kreu i Qeverisë shqiptare foli edhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit, duke theksuar se Shqipëria ka mbajtur gjithmonë një qasje paqedashëse dhe se raportet e mira me shtetet fqinje janë të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit.

    “Shqipëria ka qenë vend paqedashës. Ka disa gjëra për të cilat nuk mund të zgjedhësh. S’mund të zgjedhësh dot kushërinjtë e fqinjët. Më mirë të shkosh mirë me fqinjin, se pastaj gjen belanë”, u shpreh ai.

    Në këtë kontekst, Rama ritheksoi se normalizimi i marrëdhënieve në Ballkan duhet të ndërtohet mbi pranimin e realitetit të Kosovës si shtet i pavarur dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama from Paris: Kosovo is independent state. There is no turning back. Serbia must accept this fact as soon as possible.

    Albania’s Prime Minister, Edi Rama, has declared from Paris that Kosovo’s independence is an irreversible reality, calling on Serbia to accept that fact as soon as possible.

    During a statement to the media, Rama stressed that there is no possibility of restoring what he described as the new Serbian fantazi, underlining that Kosovo is an independent state and that there is no going back to the issue.

    According to him, recognising Kosovo’s independence from Serbia would also be in the interest of this state itself, as it would enable it to secede from an issue that continues to hinder normalisation of relations in the region.

    The issue for Serbia and Kosovo remains a question. Kosovo is an independent state, step back, there is no way to restore a new Serbian fantasy. The sooner Serbs recognise it as a fact of life, the better it will be for them, Rama said.

    The head of the Albanian government also spoke of relations between the countries of the region, stressing that Albania has always maintained a peace – loving approach and that good reports with neighbouring states are important for maintaining stability.

    Albania has been a peaceful country. There are things you can’t choose about. You can’t choose your neighbors’ cousins. Better get along with the neighbor, than then you find trouble, he said.

    In this context, Rama reaffirmed that normalising relations in the Balkans should be built on accepting Kosovo’s reality as an independent state and co-operation among the countries of the region.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dy-vjeçari Leka ka nevojë për 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës, familja kërkon ndihmë

    Dy-vjeçari Leka ka nevojë për 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës, familja kërkon ndihmë

    Dy-vjeçari Leka ka nevojë për 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës, familja kërkon ndihmë

    Një apel për ndihmë është bërë për Lekën, vetëm 2 vjeç, i cili është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë të kancerit, Rabdomiosarkomë Embrionale (ERMS), dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë Kosovës.

    Sipas apelit të publikuar nga familja, kostoja e trajtimit arrin në rreth 200 mijë euro, shumë kjo që familja e tij nuk mund ta përballojë e vetme.

    Përmes këtij apeli, familja u është drejtuar qytetarëve për solidaritet dhe ndihmë financiare, duke kërkuar që secili të kontribuojë aq sa ka mundësi.

    Familja thekson se çdo kontribut, pavarësisht shumës, mund të ndihmojë në sigurimin e trajtimit për Lekën.

    Po ashtu, qytetarëve u bëhet thirrje që apelin ta shpërndajnë, në mënyrë që ai të arrijë te sa më shumë njerëz.

    Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë Lekën, mund të kontribuojnë në llogarinë bankare të babait të tij, Denis Podrimqaku:

    IBAN: XK05 1920 0083 4802 1112

    Banka: BKT Kosovo

    SWIFT: NCBAXKPRXXX

    Familja shpreson në solidaritetin e qytetarëve për të siguruar shumën e nevojshme për trajtimin e djalit të tyre.

    Burimi: Insajderi

  • Two-year-old Leka needs 200,000 euros for treatment outside Kosovo, family seeks help

    An appeal for help has been made for Leca, just 2 years old, who has been diagnosed with the rare cancer disease of Rabdomiosarchoma Embrional ( ErmS — and needs specialised treatment outside Kosovo.

    According to the appeal released by the family, the cost of treatment amounts to about 200 thousand euros, much that his family cannot afford alone.

    Through this appeal, the family has turned to citizens for solidarity and financial assistance, demanding that each contribute as much as possible.

    The family points out that any contribution, regardless of the amount, can help provide treatment for Lecha.

    Citizens are also urged to distribute the appeal so that it can reach as many people as possible.

    All who want to help Leka can contribute to his father’s bank account, Dennis Podrimqak:

    IBAN: XK05 1920 0083 4802 1112

    Bank: BKT Kosovo

    SW IFT: NCBAXKPRXXX

    The family hopes in the solidarity of citizens to ensure the amount needed for their son’s treatment.

    Source Layer: Insander

  • Loja e fëmijëve nuk është vetëm argëtim, mënyra se si ata eksplorojnë objektet është e lidhur me zhvillimin e të folurit

    Loja e fëmijëve nuk është vetëm argëtim, mënyra se si ata eksplorojnë objektet është e lidhur me zhvillimin e të folurit

    Mënyra se si fëmijët eksplorojnë objektet gjatë lojës mund të lidhet me zhvillimin e të folurit të tyre, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Infant Behavior and Development. Shkencëtarët kanë zbuluar se disa zakone të lojës lidhen me fjalorin më të zhvilluar tek fëmijët që në moshën 18 muajshe.

    Studimi përfshinte 64 fëmijë dhe prindërit e tyre. Midis tyre ishin 36 fëmijë të lindur në kohë dhe 28 të lindur para kohe. Studiuesit vëzhguan lojën e tyre me objekte të njohura dhe të panjohura , dhe ndërveprimet e regjistruara u analizuan për të përcaktuar se si fëmijët dhe prindërit i eksploruan dhe folën rreth objekteve.

    Rezultatet treguan se fëmijët me një fjalor më të pasur manipulonin më shpesh objekte me të cilat ishin tashmë të familjarizuar. Fëmijët e lindur para kohe me një fjalor më të zhvilluar regjistruan gjithashtu një eksplorim më të gjatë të subjekteve krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre me një fjalor më të vogël, si dhe fëmijët e lindur në kohë.

    Studiuesit analizuan gjithashtu mënyrën se si prindërit u flasin fëmijëve të tyre gjatë lojës. Ata zbuluan se prindërit e foshnjave të parakohshme me fjalor më të vogël kishin më shumë gjasa të emërtonin objektet, veçanërisht kur fëmija i prekte ose i eksploronte ato. Kjo mund të tregojë se prindërit e përshtatin spontanisht mënyrën se si flasin sipas nevojave të fëmijës dhe i ofrojnë atij mbështetje shtesë në të mësuarit e fjalëve të reja.

    Gjetjet tregojnë se zhvillimi i të folurit nuk zhvillohet veçmas nga aktivitetet e përditshme, por është i lidhur me mënyrën se si një fëmijë eksploron mjedisin dhe komunikon me prindërit. Megjithatë, hulumtimet kanë treguar një lidhje midis stilit të lojës dhe fjalorit, dhe jo se një lloj i caktuar loje shkakton drejtpërdrejt zhvillim më të shpejtë të të folurit.

  • Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente

    Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente

    Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mbyllur të mërkurën, më 11 nëntor 2026, për shkak të festës zyrtare amerikane, Ditës së Veteranëve (Veterans Day).

    Përmes një njoftimi publik, Konsullata u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i njoftuar për ndërprerjen e shërbimeve gjatë kësaj dite, shkruan Telegrafi.

    Ndërkohë, për raste emergjente konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +1 (631) 894-2447.

    Konsullata ka bërë të ditur se ky numër është i dedikuar vetëm për raste emergjente jashtë orarit të rregullt të punës.

    Në fund të njoftimit, përfaqësia diplomatike e Kosovës në New York ka falënderuar bashkatdhetarët për mirëkuptimin./Telegrafi/

  • Gimenez flet për marrëdhënien me Bielsa: Nuk ndiheshim rehat

    Gimenez flet për marrëdhënien me Bielsa: Nuk ndiheshim rehat

    Gimenez ka treguar se skuadra nuk ndihej rehat gjatë asaj periudhe, ndërsa mungesa e rezultateve ndikoi edhe në atmosferën brenda grupit.

    “Nuk ndiheshim rehat. Rezultatet nuk po vinin dhe ishte e pamundur të ishim të lumtur, edhe pse ne ishim të parët që dëshironim ta ndryshonim situatën”, ka deklaruar mbrojtësi.

    Ai ka pranuar se Uruguaji nuk ishte në nivelin e pritur dhe se skuadra shkoi në Kupën e Botës me ambicie të mëdha, por nuk arriti t’i përmbushte ato.

    “Jemi të vetëdijshëm se nuk ishim në nivelin e duhur. Shkuam në Kupën e Botës me pritshmëri të larta dhe dëshironim të konkurronim. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, kjo në mënyrë të pashmangshme krijon shqetësim dhe negativitet”, ka theksuar Gimenez, duke pranuar edhe përgjegjësinë e futbollistëve për rezultatet e dobëta.

    Ndërkohë, Uruguaji po përgatitet për një periudhë të re, me Diego Forlanin në rolin e trajnerit të përkohshëm. Gimenez ka vlerësuar se ish-sulmuesi i njohur ka një qasje më të afërt me futbollistët.

    “Ai është një trajner që është më afër grupit”, ka thënë Gimenez.

    Megjithatë, mbrojtësi ka theksuar se objektivi kryesor mbetet përfaqësimi sa më i mirë i vendit dhe rezultatet në fushën e lojës.

    “Nuk jemi këtu për t’u argëtuar. Ne synojmë ta përfaqësojmë Uruguajin”, ka theksuar Gimenez.

    Burimi: RTKLive

  • Gimmenez speaks of the relationship with Bielsa: We were uncomfortable

    Gimenez has shown that the team was uncomfortable during that period, while lack of results affected the atmosphere within the group.

    We were uncomfortable. The results were not coming, and it was impossible to be happy, even though we were the first to want to change the situation, has declared the defender.

    He has acknowledged that Uruguay was not at the expected level and that the team went to the World Cup with great ambitions, but failed to meet them.

    We are aware that we were not at the right level. We went to the World Cup with high expectations and wanted to compete. When things go wrong, this inevitably creates concern and negatives, Gimnez stressed, even acknowledging the footballers’ responsibility for poor results.

    Meanwhile, Uruguay is preparing for a new period, with Diego Forlan in the role of temporary coach. Gimenez has estimated that the former prominent striker has a closer approach to footballers.

    He’s a coach who’s closer to the group, Gimenez said.

    However, the defender has stressed that the main target remains the best representation of the country and results in the playing field.

    We’re not here to have fun. We intend to represent Uruguay, Gimenez stressed.

    Source Layer: RTKLive