Category: Lajme

  • Projekti për “Pastrimin”, Musmurati: Që nga viti 2024, Hekuran Murati nuk nënshkruan blerjen e 100 kamionëve

    Projekti për “Pastrimin”, Musmurati: Që nga viti 2024, Hekuran Murati nuk nënshkruan blerjen e 100 kamionëve

    Projekti për “Pastrimin”, Musmurati: Që nga viti 2024, Hekuran Murati nuk nënshkruan blerjen e 100 kamionëve

    Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka akuzuar Ministrinë e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati se po e bllokon projektin 74 milionësh për pastrimin e kryeqytetit nga mbeturinat.

    Në një konferencë për media, ajo ka shpalosur kronologjinë e projektit për modernizimin e sistemit të mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet, duke deklaruar se projekti po mbetet pa u realizuar për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjes nga Ministria e Financave.

    Musmurati ka thënë se kapacitetet aktuale të Kompanisë Rajonale të Pastrimit janë tejet të dëmtuara, ndërsa ka theksuar se projekti i financuar përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË) parasheh blerjen e 100 kamionëve të rinj, 10 mijë kontejnerëve dhe investime të tjera infrastrukturore për përmirësimin e shërbimeve të pastrimit.

    Ajo ka bërë të ditur se projekti ka nisur para më shumë se tri vitesh dhe se, sipas saj, pavarësisht negociatave, marrëveshjeve dhe vendimeve institucionale, Ministria e Financave ende nuk e ka përfunduar procesin e nënshkrimit të kredisë.

    “Për me qenë korrekt, për të treguar gjendjen reale në raport me Bankën Gjermane për Zhvillim, unë do të paraqes të gjitha faktet për këtë projekt që po dështon për shkak se Ministria e Financave nuk po e nënshkruan. Prandaj kërkoj edhe mirëkuptimin tuaj për prezantimin e dokumenteve dhe fakteve që nga viti 2023 e deri më sot. Këtu, siç po e shihni, ne kemi një kronologji të datave me takime, negociata, vendime të qeverisë dhe dakordime mes të gjitha palëve për të filluar me implementimin e projektit. Po duhet nisur prej fillimit, sepse është me rëndësi që qytetarët ta kuptojnë se ky projekt nuk ka filluar dje”, ka thënë ajo.

    Gjatë prezantimit, Musmurati ka shpjeguar se projekti është ndarë në dy faza, ku sipas saj, e para parasheh një grant prej 4.1 milionë eurosh nga Qeveria gjermane dhe një kredi të butë prej 20 milionë eurosh, ndërsa faza e dytë përfshin investime prej 50 milionë eurosh.

    Ajo ka prezantuar edhe marrëveshjen e parë të arritur në tetor të vitit 2023, e cila, sipas saj, ishte nënshkruar nga kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës, ministrat përkatës, Kompania e Pastrimit dhe Banka Gjermane për Zhvillim.

    Musmurati ka sqaruar edhe kushtet financiare të kredisë së butë prej 20 milionë eurosh, duke theksuar se ajo kishte maturitet prej 38 vjetësh, periudhë grejs prej gjashtë vjetësh dhe normë interesi prej 0.75 për qind.

    Sipas kronologjisë së prezantuar nga nënkryetarja e Prishtinës, më 30 prill 2024 kanë nisur negociatat zyrtare bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë gjermane. Në këto negociata, sipas saj, ishte përfshirë edhe projekti për pastrimin e Prishtinës.

    Ajo ka bërë të ditur se më 10 shtator 2024, Ministria e Financave ishte njoftuar për miratimin e projektit nga Qeveria gjermane, në vlerë prej 24.1 milionë eurosh për fazën e parë dhe 50 milionë eurosh për fazën e dytë. Ndërkaq, më 26 shtator 2024, Qeveria gjermane i kishte dërguar Qeverisë së Kosovës draft-marrëveshjet për grantin dhe kredinë e butë.

    “Pra, që nga shtatori 2024, Hekuran Murati e ka pasur në tavolinë nënshkrimin e kredisë për implementimin e këtij projekti për pastrimin e Prishtinës“, është shprehur ajo.

    Një nga dokumentet që Musmurati e ka veçuar gjatë konferencës është vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 18 dhjetor 2024, përmes të cilit ishte miratuar nisma për marrëveshjen e kredisë me KfË-në dhe Kompaninë e Pastrimit.

    “Vendimi mban numrin 17 për 238 dhe është nënshkruar nga vetë kryeministri Albin Kurti. Pra, e shihni këtu, është vendim i qeverisë. Çka është tepër me rëndësi nga ky vendim, është që vetë Albin Kurti e obligon Hekuran Muratin të bëjë implementimin e këtij projekti“, ka thënë ajo.

    Sipas saj, pavarësisht këtij vendimi dhe dokumentacionit të përgatitur, marrëveshja nuk është nënshkruar nga Ministria e Financave.

     

  • Kurti u flet francezëve për projekte hekurudhore, në Kosovë është ndalur qarkullimi i trenave

    Kurti u flet francezëve për projekte hekurudhore, në Kosovë është ndalur qarkullimi i trenave

    Kurti u flet francezëve për projekte hekurudhore, në Kosovë është ndalur qarkullimi i trenave

    Më 9 nëntor, treni i vetëm që operoi në Kosovë ndali qarkullimin.

    Një ditë më vonë, në Paris, kryeministri Albin Kurti foli për “projekte të mëdha hekurudhore”.

    Kryeministri përmendi projektet infrastrukturore, duke veçuar hekurudhat dhe digat.

    Sipas tij, pas përfundimit të procesit të konstituimit të institucioneve, vendi ka hyrë në një periudhë stabiliteti që duhet të shfrytëzohet për projekte të mëdha.

    “Herën e parë, nuk u lejua konstituimi i Kuvendit, herën e dytë nuk u lejua zgjedhja e presidentit, ndërkaq pas herës së tretë e kemi konstituuar edhe Kuvendin edhe e kemi zgjedhur Qeverinë, edhe e kemi zgjedhur presidenten e re. Kemi stabilitet të plotë institucional 4 vite përpara, kemi shumë projekte përpara, sikurse ato infrastrukturore për hekurudha dhe për diga”, tha kryeministri i Kosovës, raporton Nacionale.

    Më 9 nëntor, treni i vetëm që operon në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë ndërpreu qarkullimin.

    Shkak u bë greva e paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos-it, ndërmarrjes përgjegjëse për menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore.

    “Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. njofton udhëtarët se, bazuar në njoftimet për grevë të organizatave sindikale të Infrakos (menaxheri i infrastrukturës), më 9 nëntor 2026 mund të ketë ndryshime në qarkullimin e trenave: • Treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 Infrakos ndalon ofrimin e shërbimeve ndaj nesh si klient i tyre. • Pas këtij treni, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore, të gjithë trenat e tjerë do të pushojnë së qarkulluari deri në normalizimin e situates”, u tha në njoftim.

  • Parlamenti i ri i Izraelit betohet mes përpjekjeve për formimin e qeverisë së re

    Parlamenti i ri i Izraelit betohet mes përpjekjeve për formimin e qeverisë së re

    Parlamenti i ri i Izraelit do të bëjë betimin të martën, ndërsa lideri i opozitës, Gadi Eisenkot, po përpiqet të formojë një qeveri për t’i dhënë fund udhëheqjes së kryeministrit në detyrë, Benjamin Netanyahu.

    Ish-shefi i ushtrisë është mandatuar nga presidenti Isaac Herzog për formimin e qeverisë, pasi mori mbështetjen e 67 deputetëve në Knesset, parlamentin me 120 vende. Në anën tjetër, Netanyahu siguroi mbështetjen e 46 deputetëve.

    Megjithatë, Eisenkot përballet me një sfidë të vështirë. Koalicioni i përbërë nga katër parti, të cilin ai e udhëheq, fitoi 48 ulëse në zgjedhjet e muajit të kaluar, ndërsa blloku i Netanyahut siguroi 53. Asnjëri nuk ka shumicën e nevojshme për të qeverisur.

    Eisenkot ka 28 ditë kohë për të siguruar mbështetjen e nevojshme dhe për të krijuar një koalicion, me mundësi që afati të zgjatet edhe për dy javë, transmeton Telegrafi.

    Parlamenti i ri pritet të ketë një përbërje dukshëm të ndryshme nga ai paraprak, pasi pothuajse gjysma e deputetëve që do të betohen nuk kanë qenë pjesë e legjislaturës së kaluar. Gjithashtu, partitë e udhëhequra nga arabët kanë siguruar numrin më të madh të ulëseve në historinë e tyre.

    Rezultati i zgjedhjeve, të cilat u konsideruan gjerësisht si një referendum për Netanyahun, ka krijuar pasiguri rreth asaj se kush do ta drejtojë qeverinë e ardhshme. Deri në përfundimin e procesit, Netanyahu do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër në detyrë. Formimi i qeverisë mund të zgjasë nga disa ditë deri në disa muaj.

    Një nga rezultatet më të rëndësishme të zgjedhjeve ishte performanca e dy aleancave arabe, Lista e Bashkuar Arabe dhe Lista e Përbashkët, të cilat fituan gjithsej 19 ulëse, pas rritjes së pjesëmarrjes së votuesve arabë.

    Për këtë arsye, partitë arabe mund të bëhen përcaktuese për formimin e shumicës parlamentare. Megjithatë, Netanyahu ka përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me to, ndërsa tri nga katër partitë e bllokut të Eisenkotit janë shprehur kundër përfshirjes së tyre në koalicion.

    Të dielën, presidenti Isaac Herzog ia besoi Eisenkotit detyrën për të tentuar formimin e qeverisë së re.

    Duke folur në rezidencën presidenciale, lideri i partisë centriste Yashar bëri thirrje për krijimin e një “qeverie të unitetit kombëtar”, duke u kërkuar partive që të lënë mënjanë dallimet ideologjike për të larguar Netanyahun nga pushteti.

    Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të kërkonte “hapa politikë krijues dhe jokonvencionalë”.

    Eisenkot deklaroi se çdo parti apo deputet që pranon katër parime mund t’i bashkohet qeverisë së tij të propozuar.

    Kushtet përfshijnë njohjen e Izraelit si shtet hebre dhe demokratik, pranimin e vlerave të Deklaratës së Pavarësisë, mbështetjen për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kombëtar ose civil për të gjithë qytetarët, përfshirë komunitetet aktualisht të përjashtuara, si dhe njohjen e Hamasit si organizatë terroriste dhe angazhimin për shkatërrimin e kapaciteteve të tij ushtarake dhe qeverisëse.

    Megjithatë, këto kushte mund të krijojnë pengesa serioze për partnerët e mundshëm të Eisenkotit.

    Një nga çështjet kryesore të fushatës zgjedhore ishte shërbimi i detyrueshëm ushtarak për burrat hebrenj ultra-ortodoksë, të cilët aktualisht përjashtohen nga ky detyrim nëse ndjekin studime fetare me kohë të plotë.

    Partitë ultra-ortodokse United Torah Judaism (UTJ) dhe Shas, të cilat fituan gjithsej 13 ulëse, kundërshtojnë fuqishëm çdo ndryshim të kësaj praktike. Në të kundërt, të gjitha partitë e bllokut të Eisenkotit kishin bërë fushatë për ndryshimin e saj.

    Katër parimet e propozuara paraqesin vështirësi edhe për partitë arabe. Ato theksojnë të drejtat e barabarta kombëtare dhe civile për qytetarët arabë të Izraelit, të cilët përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë.

    Shumica dërrmuese e tyre nuk janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak, ndërsa asnjëra nga dy aleancat nuk e ka njohur publikisht Hamasin si organizatë terroriste.

    Megjithatë, partitë arabe mund ta ndihmojnë Eisenkotin të krijojë një qeveri të pakicës. Lista e Bashkuar Arabe, e cila fitoi tetë ulëse, ka deklaruar se është e gatshme të bëhet pjesë e një koalicioni të udhëhequr prej tij.

    Ndërkaq, Lista e Përbashkët, me 11 deputetë, ka ofruar mbështetje parlamentare nga jashtë koalicionit.

    Nëse Eisenkot do ta pranonte këtë marrëveshje, do të duhej gjithashtu të bindte partnerët e tjerë që ta mbështesnin. Avigdor Lieberman, lideri i partisë Yisrael Beiteinu, e cila fitoi shtatë ulëse, deri më tani ka refuzuar t’i bashkohet një qeverie të pakicës që do të varej nga votat e deputetëve arabë.

    Në anën tjetër, partitë ultra-ortodokse mund të kërkojnë lëshime të mëdha për çështjen e shërbimit ushtarak në këmbim të mbështetjes së tyre. Kërkesa të tilla mund të jenë të papranueshme për shumicën e partive në bllokun e Eisenkotit.

    Netanyahu, i cili është kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, përsëriti të hënën, përmes një videoje, thirrjen për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar, të cilën synon ta drejtojë vetë.

    Ai tha se në këtë qeveri mund të përfshihet çdo parti sioniste, pra që mbështet Izraelin si shtet hebre, përfshirë edhe partitë opozitare.

    Netanyahu paralajmëroi kundër krijimit të një qeverie që do të varej nga mbështetja e asaj që ai i quajti “islamistët”, duke iu referuar me sa duket partive arabe.

    “Nuk mund të formoni një qeveri me mbështetësit e Hamasit”, deklaroi ai. /Telegrafi/

  • A po e përballon opozita e Kosovës pushtetin, apo është kthyer në opozitë të deklaratave?

    A po e përballon opozita e Kosovës pushtetin, apo është kthyer në opozitë të deklaratave?

    Kosova ka një Qeveri që vazhdimisht përballet me kritika për ekonominë, shëndetësinë, drejtësinë, arsimin dhe funksionimin e institucioneve. Por përballë saj qëndron një opozitë, roli dhe efektiviteti i së cilës meritojnë po aq vëmendje. A po e sfidon realisht opozita pushtetin, apo kundërshtimi politik po kufizohet gjithnjë e më shumë në deklarata, konferenca për media dhe postime në rrjetet sociale?

    Në një sistem demokratik, opozita nuk është thjesht grupimi politik që nuk është pjesë e Qeverisë. Ajo ka përgjegjësinë të kontrollojë pushtetin, të kërkojë llogaridhënie, të identifikojë dështimet dhe të ofrojë alternativa konkrete për qytetarët.

    Por sa po e përmbush opozita kosovare këtë rol?

    Shumë kritika ndaj Kurtit, por ku janë rezultatet?

    Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë politikat e Qeverisë së Albin Kurtit.

    Kritikat për çmimet e larta, gjendjen në shëndetësi, mungesën e investimeve, problemet në arsim dhe zhvillimet në drejtësi nuk kanë munguar.

    Megjithatë, ekziston një dallim thelbësor ndërmjet të qenit kundër Qeverisë dhe të ushtruarit të një opozitarizmi efektiv.

    Një deklaratë e ashpër mund të prodhojë vëmendje mediatike për disa orë, por jo domosdoshmërisht përgjegjësi politike.

    Një akuzë për keqmenaxhim mund të ngjallë debat publik, por pa kërkesa për dokumentacion, iniciativa parlamentare dhe ndjekje institucionale, ajo rrezikon të mbetet vetëm pjesë e përplasjes së përditshme politike.

    Opozita nuk mund ta masë suksesin vetëm me numrin e reagimeve kundër kryeministrit. Pyetja është se çfarë ka arritur të ndryshojë përmes tyre.

    A është Facebook-u bërë arena kryesore e opozitës?

    Një nga dukuritë që karakterizon debatin politik në Kosovë është përdorimi i vazhdueshëm i rrjeteve sociale për të kundërshtuar pushtetin.

    Deputetët reagojnë, kritikojnë, publikojnë shifra dhe kërkojnë përgjegjësi.

    Por a vazhdon e njëjta betejë edhe në Kuvend?

    A shndërrohen kritikat në interpelanca, hetime parlamentare, iniciativa ligjore dhe kërkesa konkrete për llogaridhënie?

    Këto janë pyetjet mbi të cilat duhet të vlerësohet efektiviteti i opozitës.

    Sepse një opozitë që e kundërshton Qeverinë vetëm përmes komunikimit publik, pa shfrytëzuar mekanizmat institucionalë që ka në dispozicion, rrezikon ta reduktojë rolin e saj në komentimin e vendimeve të pushtetit.

    Opozita duhet të ofrojë alternativa, jo vetëm të evidentojë problemet

    Kritikimi i Qeverisë për rritjen e çmimeve është pjesë legjitime e debatit politik.

    Por qytetarët kanë nevojë të dinë edhe çfarë do të bënte ndryshe opozita për ta përballuar koston e jetesës.

    E njëjta pyetje vlen për shëndetësinë, ku problemet me punësimin e mjekëve, furnizimin me barna dhe funksionimin e institucioneve publike kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme.

    Në drejtësi, opozita mund të kërkojë përgjegjësi për dështimet institucionale, por njëkohësisht duhet të paraqesë propozime që forcojnë pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit.

    Të identifikosh një problem është një pjesë e punës opozitare. Të ofrosh një zgjidhje të besueshme është pjesa tjetër.

    Partitë opozitare, më shumë të përqendruara te vetja sesa te Qeveria?

    Një tjetër çështje që meriton vëmendje është funksionimi i brendshëm i partive opozitare.

    Garat për udhëheqje, ndryshimet organizative dhe diskutimet për drejtimin politik mund të ndikojnë në mënyrën se si partitë e ushtrojnë rolin e tyre në Kuvend.

    Kur energjia politike përqendrohet te pozicionet e brendshme, ekziston rreziku që kundërshtimi i Qeverisë të mbetet në plan të dytë.

    Megjithatë, demokracia e brendshme partiake është e domosdoshme dhe nuk duhet të konsiderohet automatikisht pengesë për opozitarizmin.

    Çështja është nëse partitë arrijnë të ruajnë njëkohësisht organizimin e brendshëm dhe një strategji të qartë për kontrollin e pushtetit.

    A po përfiton Qeveria nga mungesa e një opozite të bashkërenduar?

    Një opozitë e përçarë ose pa koordinim të mjaftueshëm mund ta ketë më të vështirë të ushtrojë presion politik dhe parlamentar.

    PDK, LDK dhe AAK kanë identitete, interesa dhe prioritete të ndryshme politike. Ato nuk kanë detyrim të pajtohen për çdo çështje.

    Por kur bëhet fjalë për transparencën, shpenzimin e parasë publike dhe përgjegjësinë e institucioneve, bashkëpunimi parlamentar mund të jetë një mjet i rëndësishëm për mbikëqyrjen e Qeverisë.

    Në mungesë të tij, kundërshtimet individuale të deputetëve mund të mos prodhojnë ndikimin që do të kishte një veprim i koordinuar institucional.

    Nga ana tjetër, përgjegjësia për llogaridhënien nuk i takon vetëm opozitës. Qeveria ka detyrimin të jetë transparente dhe t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar, pavarësisht fuqisë politike të kundërshtarëve të saj.

    A është kjo opozita më e dobët në historinë e Kosovës?

    Kjo është një pyetje që mund të shtrohet, por përgjigjja kërkon më shumë sesa përshtypje politike.

    Për të arritur në një përfundim të tillë, duhet të krahasohen rezultatet e opozitave në periudha të ndryshme: sa iniciativa kanë ndërmarrë, sa hetime parlamentare kanë kërkuar, sa herë kanë arritur ta detyrojnë Qeverinë të japë llogari dhe çfarë ndryshimesh kanë prodhuar.

    Pa një krahasim të tillë, cilësimi si opozita më e dobët ndonjëherë do të ishte më shumë gjykim politik sesa konstatim i mbështetur në fakte.

    Megjithatë, kjo nuk e përjashton nevojën për një debat serioz mbi efektivitetin e opozitës aktuale.

    Kush po e mban pushtetin përgjegjës?

    Në fund, qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për një Qeveri që premton rezultate dhe një opozitë që i kundërshton ato premtime.

    Ata kanë nevojë për institucione që kontrollojnë njëra-tjetrën, për transparencë në shpenzimin e parasë publike dhe për alternativa politike që mund të vlerësohen mbi bazën e propozimeve konkrete.

    Një opozitë nuk bëhet e fuqishme vetëm duke qenë e zëshme. Ajo bëhet efektive kur përdor instrumentet demokratike për të kërkuar përgjegjësi dhe për të ndikuar në vendimmarrje.

    Prandaj, pyetja që duhet t’i shtrohet sot opozitës kosovare nuk është vetëm sa fort po e kundërshton Albin Kurtin, por çfarë po arrin konkretisht përmes këtij kundërshtimi.

    Sepse në demokraci, Qeveria duhet të japë llogari për mënyrën se si qeveris, ndërsa opozita për mënyrën se si e ushtron përgjegjësinë e saj për ta kontrolluar pushtetin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Is Kosovo’s opposition facing power, or has it turned into opposition to statements?

    Kosovo has a Government that constantly faces criticism for the economy, health, justice, education and the functioning of institutions. But facing it lies an opposition whose role and effectiveness deserve equally attention. Is the opposition really challenging power, or is political opposition increasingly limited to statements, media conferences and social networking posts?

    In a democratic system, the opposition is not just political grouping that is not part of the government. It has the responsibility to control power, demand accountability, identify failures, and offer concrete alternatives to citizens.

    But how much is the Kosovo opposition fulfilling this role?

    Much criticism of Kurt, but where are the results?

    The Democratic Party of Kosovo, the Democratic League of Kosovo and the Alliance for the Future of Kosovo continue to oppose the policies of Albin Kurti Government.

    Criticals about high prices, health conditions, lack of investments, problems in education and developments in justice have not been missed.

    However, there is a fundamental difference between being against the government and exercising an effective opposition.

    A harsh statement can produce media attention for several hours, but not necessarily political responsibility.

    A mismanagement charge may trigger public debate, but without requirements for documentation, parliamentary initiatives and institutional prosecution, it risks remaining only part of the daily political clash.

    The opposition cannot measure success only with the number of reactions against the prime minister. The question is what has managed to change through them.

    Is Facebook becoming the main opposition arena?

    One of the phenomena that characterises political debate in Kosovo is the continued use of social networks to oppose power.

    MPs react, criticise, publish figures and seek responsibility.

    But does the same battle continue in the Parliament?

    Do criticism turn into interference, parliamentary investigations, legal initiatives and concrete requirements for accountability?

    These are questions on which the opposition’s effectiveness should be assessed.

    Because an opposition who opposes Government only through public communication, without exploiting the institutional mechanisms available, risks reducing its role in explaining power decisions.

    Opposition should offer alternatives, not only to identify problems

    The Government’s criticism of price hikes is a legitimate part of the political debate.

    But citizens also need to know what the opposition would do to cope with the cost of living.

    The same question applies to health, where medical employment problems, drug supplies, and the functioning of public institutions require sustainable solutions.

    In justice, the opposition may seek responsibility for institutional failures, but at the same time must present proposals that strengthen the independence and efficiency of the system.

    Identifying a problem is part of the opposition work. Offering a reliable solution is the rest.

    Opposition parties, more self-focused than government?

    Another issue deserving attention is the internal functioning of opposition parties.

    Races for leadership, organisational changes and discussions on political direction can affect the way parties exercise their role in the Assembly.

    When political energy focuses on internal positions, there is the danger that government opposition will remain in second place.

    However, domestic party democracy is necessary and should not automatically be considered an obstacle to opposition.

    The question is whether the parties manage to maintain simultaneously internal organisation and a clear strategy for controlling power.

    Is the government benefiting from the lack of a co-ordinated opinion?

    A divided opposition or sufficient co-ordination may find it more difficult to exert political and parliamentary pressure.

    The PDK, LDK and AAK have different identities, interests and political priorities. They have no obligation to agree on any matter.

    But when it comes to transparency, spending public money and the responsibility of institutions, parliamentary co-operation can be an important tool for monitoring the government.

    In its absence, individual MPs’ objections may not produce the impact that a co-ordinated institutional action would have.

    On the other hand, responsibility for accountability is not limited to the opposition. The government is obliged to be transparent and to undergo parliamentary control despite the political power of its opponents.

    Is this the weakest opposition in Kosovo’s history?

    That is a question that can be posed, but the answer requires more than political impression.

    To reach such a conclusion, the opposition’s results in different periods must be compared: how many initiatives they took, how many parliamentary investigations have been requested, how many times have managed to force Government to account and what changes they produced.

    Without such a comparison, naming as the weaker opposition would sometimes be more political judgment than fact-based findings.

    However, this does not rule out the need for a serious debate on the effectiveness of the current opposition.

    Who’s holding the power responsible?

    In the end, citizens need more than a government that promises results and an opposition that opposes those promises.

    They need institutions that control each other, for transparency in spending public money and for political alternatives that can be assessed on the basis of concrete proposals.

    An opposition does not become powerful just by being loud. It becomes effective when it uses democratic instruments to seek responsibility and influence decision-making.

    Therefore, the question that needs to be posed today to the Kosovo opposition is not only how strongly it is opposing Albin Kurti, but what it is accomplishing through such opposition.

    Because in democracy, the government must account for the way it governs, while the opposition exercises its responsibility to control power.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rizvanolli: Projektligji i ri për ZRRE-në fuqizon mbrojtjen e konsumatorëve dhe kontrollin e tregut të energjisë

    Rizvanolli: Projektligji i ri për ZRRE-në fuqizon mbrojtjen e konsumatorëve dhe kontrollin e tregut të energjisë

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi lidhur me Projektligjin për Rregullatorin për Energji, i cili është shtuar në rendin e ditës pas propozimit të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi.

    Gjatë raportimit, Rizvanolli ka paraqitur ndryshimet kryesore që parasheh projektligji i ri, duke theksuar se një ndër synimet kryesore është fuqizimi i mbrojtjes së konsumatorëve, përmes rritjes së kompetencave të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në monitorimin e cilësisë së furnizimit, ndërprerjeve të energjisë elektrike, faturimit dhe respektimit të të drejtave të konsumatorëve.

    “Një çështje që konsideroj që është shumë rëndësi, është që projekti i ri e përforcon mbrojtjen e konsumatorit. Më saktësisht përcakton, më hollësisht, përgjegjësitë e rregullatorit për monitorimin e cilësisë, furnizimit, ndërprerjeve të energjisë, faturimit dhe respektimit të të drejtave të konsumatorëve. Kjo duke qenë se nga përvoja jonë, si në qoftë se ministri, qoftë besoj që edhe ju si deputet, ankesat kryesore nga qytetarët i kemi pikërisht në këto pika, që në fakt nuk janë çështje politike, po janë çështje e rregullimit të tregut dhe çështje e monitorimit të tregut. Prandaj synohet që në të ardhmen rregullatori të ketë më shumë kompetenca dhe më të detajuara në monitorimin dhe mirëpo edhe në adresimin e ankesave të konsumatorëve në pikërisht furnizimit, faturimit dhe çështjeve për të cilat kryesisht kemi ankesa”, tha Rizvanolli.

    Një tjetër ndryshim që parasheh projektligji, sipas ministres, është forcimi i mbikëqyrjes së tregut të energjisë dhe mbrojtja e konkurrencës.

    Rizvanolli ka theksuar se këto ndryshime reflektojnë zhvillimet e fundit në tregun evropian të energjisë, ndërsa i ka vlerësuar të rëndësishme edhe për Kosovën, veçanërisht për shkak të disa rasteve të dyshimta të identifikuara gjatë viteve të fundit.

    “Pastaj është shkurtimi mbi çfryjjen e tregut të energjisë dhe mbrojtja e konkurrencës. Në veçanëti, çfarë është e re është që projekt i ri rregullon monitorimin dhe parandalimin e manipulimit të tregut dhe tregtimit në bazë të informatave të brendshme dhe parashikon regjistrimin dhe mbikëqyrjen e pjesëmarrësve në treg.Kjo reflekton zhvillimet më të reja në tregun e energjisë elektrike në Evropë dhe rregulloret atje që janë për të luftuar manipulimin e tregut. Mirëpo konsideroj që janë gjithashtu të rëndësishme në Kosovë, veçanërisht në dritë të disa rasteve të dyshimta që janë identifikuar gjatë viteve të fundit”, ka shtuar ministrja.

    Rizvanolli ka folur edhe për ndryshimet që lidhen me licencimin dhe mbikëqyrjen e ndërmarrjeve të energjisë. Sipas saj, projektligji parasheh lehtësimin e procedurave të licencimit për kapacitetet e vogla, duke përjashtuar nga detyrimi për pajisje me leje disa sisteme të ruajtjes së energjisë dhe instalime të vetëprodhimit që nuk janë të kyçura në rrjet, deri në kapacitetin prej një megavati.

    Ajo ka theksuar se kjo do të lehtësojë procedurat për qytetarët dhe bizneset, duke përmendur se deri më tani kërkohej licencë dhe autorizim edhe për vendosjen e paneleve solare në çatitë e shtëpive.

    “Pastaj, gjithashtu me rëndësi është që ka disa ndryshime sa i përket licencimit dhe mbikëqyrjes së ndërmarrjeve të energjisë. Në njërën anë ka disa lehtësime për procedurat e licencimit duke përjashtuar nga detyrimi për pajisje me leje, ndër të tjera, sistemet e ruajtjes së energjisë dhe instalimet e vetë prodhimit, pra që nuk hyjnë në rrjet, në kapacitet deri në 1 megavat. Pra, përderisa deri tani kemi pasur një ligj që ka detyruar madje për vendosjen e disa paneleve solare në çati, kërkohet licencë dhe autorizim nga bordi i Zëres. Tani për këto instalime deri në 1 megavat, por edhe për bateri të deri me 1 megavat, nuk do të kërkohet parëre një leje e tillë që e lehtëson jashtëzakonisht qytetarët dhe bizneset këtë proces”, shtoi ajo.

    Megjithatë, ministrja ka bërë të ditur se krahas lehtësimit të procedurave për kapacitetet e vogla, projektligji parasheh edhe kontrolle më të forta ndaj aplikuesve për licenca dhe leje në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara për rrezik ndaj sigurisë kombëtare, sigurisë së furnizimit apo funksionimit të tregut të energjisë.

    Në këto raste, sipas saj, rregullatori do të ketë mundësi të kërkojë informata dhe dokumentacion shtesë për pronarët përfitues, strukturën e pronësisë, personat që ushtrojnë kontroll mbi ndërmarrjen, si dhe burimet e financimit.

    Rizvanolli ka thënë se një mekanizëm i tillë ka munguar deri më tani dhe se, duke marrë parasysh krizat dhe zhvillimet në tregun e energjisë, është e rëndësishme që ZRRE-ja të ketë kompetenca më të mëdha për të kontrolluar pronësinë dhe burimin e financimit të aplikuesve.

    “Mirëpo në anën tjetër, përderisa ka lehtësi të tilla për kapacitetet e vogla, projekt i cili parashikon kontrollin më të fortë ndaj aplikuesve për leje. Në raste kur ekzistojnë dyshime të bazuara për rrezikun ndaj sigurisë kombëtare, sigurimit të furnizimit ose funksionim të tregut të energjisë, rregullatori kufron informata dhe dokumentacion shtesë në lidhje me pronarët përfitues për fitues, strukturën e pronësisë dhe persona që ushtrojnë kontroll mbi ndërmarrjen dhe burimet e financimit. Kjo është një mekanizëm i cili ka munguar deri tani dhe veçanërisht duke marrë parasysh të gjitha krizat që na kanë shoqëruar e që na shoqërojnë në të gjitha zhvillimet në treg, konsiderojmë që është me rëndësi që rregullatori të ketë një kompetencë, një hapësirë ligjore për të kontrolluar më shumë edhe burimin e financimit, edhe pronësinë e aplikantëve për leje”, potencoi Rizvanolli.

    Pas raportimit ky projektligj u votua nga anëtarët e komisionit./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Musmurati akuzon Hekuran Muratin për bllokimin e projektit  20-milionësh për pastrimin e Prishtinës

    Musmurati akuzon Hekuran Muratin për bllokimin e projektit  20-milionësh për pastrimin e Prishtinës

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se po e bllokon nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë për projektin e modernizimit të shërbimeve të pastrimit në kryeqytet, i cili mbështetet nga Qeveria gjermane dhe Banka Zhvillimore Gjermane (KfW).

    Përmes një, konferencë të jashtëzakonshme për media Musmurati ka thënë se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm institucional, përgatitjet e të cilit kanë nisur që nga maji i vitit 2023, me përfshirjen e Komunës së Prishtinës, Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, institucioneve të Kosovës dhe partnerëve gjermanë.

    Sipas saj, projekti është planifikuar të realizohet në dy faza, me investime të konsiderueshme për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

    Faza e parë parasheh një grant prej 4.1 milionë eurosh nga Qeveria gjermane, si dhe një kredi të butë prej 20 milionë eurosh. Këto mjete janë planifikuar për blerjen e 100 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave, 10 mijë kontejnerëve dhe platformave për kontejnerë, me vlerë rreth një milion euro.

    Ndërkaq, faza e dytë parasheh investime prej rreth 50 milionë eurosh, të cilat do të shërbenin për blerjen e kamionëve dhe kontejnerëve shtesë, si dhe krijimin e një qendre për riciklimin dhe kompostimin e mbeturinave.

    Musmurati ka rikujtuar se në tetor të vitit 2023 ishte arritur marrëveshja fillestare për projektin, ndërsa kredia e butë prej 20 milionë eurosh parashihej të kishte maturitet 38-vjeçar, përfshirë gjashtë vjet periudhë mospagese.

    Më 30 prill 2024 kishin nisur negociatat zyrtare ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe palës gjermane, ndërsa më 10 shtator 2024, sipas Musmuratit, Qeveria gjermane kishte miratuar projektin prej 24 milionë eurosh dhe fazën e dytë prej 54 milionë eurosh.

    Më 26 shtator 2024 ishin dërguar draft-marrëveshjet për grantin dhe kredinë e butë, ndërsa më 18 dhjetor 2024 Qeveria e Kosovës kishte miratuar nisjen e marrëveshjes së kredisë me KfW dhe kompaninë “Pastrimi”. Vendimi përkatës, sipas saj, ishte nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.

    Megjithatë, Musmurati thotë se deri në mars të vitit 2026 dokumentacioni kishte mbetur në pritje të finalizimit të marrëveshjes së kredisë nga Ministria e Financave.

    Ajo ka bërë të ditur se personalisht është angazhuar për të afruar palët dhe për të përshpejtuar realizimin e projektit. Në këtë drejtim, KRM “Pastrimi” dhe KfW i kanë drejtuar një shkresë të përbashkët ministrit Hekuran Murati, duke kërkuar shqyrtimin e çështjes.

    Sipas Musmuratit, edhe pas kësaj kërkese nuk është marrë përgjigje përfundimtare.

    Ajo ka përmendur edhe takimet e zhvilluara më 24 dhe 25 qershor 2026 me përfaqësuesit e KfW-së dhe KRM “Pastrimi”, për të diskutuar vazhdimin e projektit. Megjithatë, sipas saj, marrëveshja ende nuk është nënshkruar.

    Musmurati ka deklaruar se gjatë një takimi të realizuar me përfaqësues të Bankës Zhvillimore Gjermane është njoftuar se ministri Hekuran Murati ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë.

    Ajo ka kërkuar nga Murati dhe Ministria e Financave të japin një sqarim publik për arsyet e mosnënshkrimit të marrëveshjes.

    “Ne kërkojmë që të na shpjegohet arsyeja e këtij bllokimi, që për neve është e pakuptimtë”, ka deklaruar Musmurati.

    Sipas saj, situata aktuale me mbeturinat në Prishtinë është serioze, ndërsa KRM “Pastrimi” operon me vetëm 12 kamionë funksionalë, kapacitet që, sipas saj, nuk është i mjaftueshëm për nevojat e kryeqytetit.

    “Qytetarët po përballen me probleme serioze me mbeturinat. KRM ‘Pastrimi’ operon me 12 kamionë funksionalë, aspak afër asaj që na duhet për një menaxhim serioz”, ka thënë ajo.

    Musmurati ka theksuar se projekti është përgatitur prej vitesh, ka mbështetjen financiare të Gjermanisë dhe është miratuar në nivel qeveritar, por ende nuk po mund të zbatohet për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjes.

    “Qytetarët e Prishtinës duhet ta dinë se kush po e bllokon pastrimin e kryeqytetit. Mund t’i kishim 100 kamionë shtesë, por gjithçka ka ngecur për shkak të bllokadave politike dhe inateve të Hekuran Muratit”, ka deklaruar Musmurati.

    Ajo ka kërkuar që marrëveshja të nënshkruhet sa më parë, në mënyrë që të vazhdojnë procedurat për blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për menaxhimin e mbeturinave.

    Deri më tani, në deklarimin e Musmuratit nuk është përfshirë një përgjigje nga ministri Hekuran Murati lidhur me arsyet e mosnënshkrimit të marrëveshjes. /Telegrafi/

  • Kosova ka nevojë për kapitenin e saj – Vedat Muriqi vjen në formë optimale para dy sfidave vendimtare

    Kosova ka nevojë për kapitenin e saj – Vedat Muriqi vjen në formë optimale para dy sfidave vendimtare

    Kombëtarja e Kosovës do ta ketë një arsye më shumë për optimizëm në dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve, pasi kapiteni Vedat Muriqi po vjen në grumbullim në një formë shumë të mirë.

    Për Kosovën, rikthimi i tij në këtë gjendje është tejet i rëndësishëm. “Dardanët” kanë përpara dy përballje ku duhet të kërkojnë rezultatet e nevojshme për ta arritur objektivin në grup, ndërsa prania e një sulmuesi me përvojën dhe efikasitetin e Muriqit mund të jetë vendimtare.

    Mungoi ndaj Izraelit për shkak të problemeve muskulore

    Në ndeshjen e 1 tetorit ndaj Izraelit, e cila përfundoi pa gola, Kosova nuk mundi të llogariste në shërbimet e kapitenit të saj.

    Muriqi nuk ishte në gjendje të paraqitej për shkak të një shqetësimi muskulor që kishte ndier gjatë përgatitjeve. Mungesa e tij nxiti edhe spekulime në rrjetet sociale, por kapiteni doli vetë për ta sqaruar situatën dhe për të mohuar pretendimet se kishte refuzuar të luante për Kosovën.

    Ai shpjegonte se kishte pasur ngarkesë në muskuj dhe se më parë kishte kaluar edhe një lëndim që kishte ndikuar në gjendjen e tij fizike.

    “Kisha ngarkesë të muskujve, është normale. Kisha lëndim para një muaj e gjysmë. Sot do të stërvitem dhe do të jem gati për lojë”, kishte deklaruar Muriqi, duke konfirmuar se synonte të ishte në dispozicion për sfidën pasuese ndaj Austrisë.

    Ai u paraqit në atë ndeshje, por nuk arriti të kompletojë 90 minutat e plota.

    Statistikat te Fenerbahce dëshmojnë rikthimin e tij të fuqishëm

    Forma e Muriqit në Turqi është një sinjal i rëndësishëm për Kosovën. Në 11 paraqitje në Superligën turke ai ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asistim.

    Një prej paraqitjeve të tij më të mira ishte në fitoren 8-0 ndaj Eyupsorit, ku realizoi katër gola brenda 69 minutave sa qëndroi në fushë. Ai regjistroi gjashtë goditje drejt portës në atë takim, katër prej të cilave përfunduan në kuadrat.

    Përveç kampionatit, Muriqi ka lënë gjurmë edhe në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen kundër Liverpoolit, ai u aktivizua nga banka rezervë dhe në minutën e 79-të shënoi golin e fitores për Fenerbahçen, që triumfoi me rezultat 3-2.

    Kapiteni që i jep Kosovës më shumë se sa vetëm gola

    Rëndësia e Muriqit për ekipin kombëtar nuk kufizohet vetëm te statistikat e tij. Ai është një prej futbollistëve me më së shumti përvojë në këtë grup dhe një pikë referimi për repartin ofensiv të Kosovës.

    Në ndeshjen hapëse ndaj Irlandës, Muriqi realizoi golin e vetëm të takimit, duke i siguruar Kosovës tri pikë të rëndësishme në fitoren 1-0.

    Përveç aftësisë për të shënuar, sulmuesi i ofron ekipit mundësi të tjera në lojë. Me fizikun dhe forcën në duele, ai mund të mbajë topin, të fitojë hapësira dhe të krijojë mundësi për futbollistët që vijnë nga prapavija apo krahët.

    Si kapiten, Muriqi ka edhe përgjegjësinë për ta udhëhequr skuadrën në momentet më të vështira. Ai vetë ka theksuar se dëshiron që përvoja e tij, së bashku me atë të futbollistëve të tjerë me përvojë, t’u shërbejë lojtarëve të rinj të Kosovës.

    Për këtë arsye, rikthimi i tij në formë të mirë është një lajm i rëndësishëm për Franco Fodën.

    Dy ndeshje vendimtare për Kosovën

    Kosova do t’i zhvillojë gjatë nëntorit dy ndeshjet e fundit të grupit B3 në Ligën e Kombeve. Fillimisht, më 14 nëntor, “Dardanët” do ta presin Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më 17 nëntor do të përballen me Irlandën në udhëtim.

    Pas katër ndeshjeve, Kosova ka pesë pikë, aq sa Irlanda, ndërsa Austria kryeson grupin me tetë pikë. Izraeli ka dy pikë.

    Kosova ka nevojë për kapitenin e saj më shumë se kurrë ndërsa forma e treguar në Turqi jep shpresë se ai mund të jetë një prej figurave kryesore në dy sfidat që e presin Kombëtaren./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

    Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

    Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

    Luana Vjollca po rikthehet në ekranin e Top Channel.

    Burime të Prive By LS konfirmojnë se moderatorja do të rikthehet në televizion nga muaji janar.

    Sipas burimeve Luana do të vijë me formatin “Shiko Kush Luan”, një prej emisioneve më të suksesshme që ajo ka drejtuar më herët në Top Channel.

    Programi pritet të transmetohet në prime time, të dielave, duke zënë këtë hapësirë deri në fillim të muajit mars.

    Më pas, të dielat në Top Channel pritet t’i kalojnë sezonit të ri të “Portokalli”, që nis transmetimin në fillim të marsit.

    Rikthimi me “Shiko Kush Luan” shënon kështu edhe rikthimin e Luanës në një format që për vite me radhë u identifikua fort me të dhe që solli në studio disa prej emrave më të njohur të showbizz-it shqiptar.

    Burimi: Insajderi

  • The Vjolca Lion returns to Top Channel, the format is discovered and when it starts

    Villca Lion returning to Top Channel screen.

    Prive sources By LLS confirm the moderator will return to television from January.

    According to sources Luana will come with the format Look who’s Lion, one of the most successful shows she’s run earlier on Top Channel.

    The programme is expected to be broadcast on my parents on Sundays, occupying this space by early March.

    Then, on Sundays at Top Channel, it is expected to spend the new era of Portalli, which begins broadcasting in early March.

    The return to see whoever Lion thus marks Luana’s return to a format that for years was strongly identified with him and brought to the studio some of the most popular names of Albanian showbiz.

    Source Layer: Insander