Category: Lajme

  • Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

    Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

    Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

    Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, mund të përballet me një nga divorcet më të shtrenjta në histori, pas zbulimit të një marrëdhënieje jashtëmartesore me një grua që dyshohet se ka lidhje me shërbimet sekrete kineze.

    Sipas një analize të Forbes, nëse miliarderi 63-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Lori Huang, vendosin të ndahen, ajo mund të kërkojë një pasuri që mund të kalojë 75 miliardë dollarë.

    Megjithatë, kjo shifër mbetet hipotetike, pasi deri më tani nuk ka asnjë tregues publik se çifti, i martuar prej rreth katër dekadash, ka vendosur të divorcohet.

    Sipas artikullit, pranimi i tradhtisë nga vetë Huang, së bashku me zbulimet për Alice Huang, shtetase kineze që autoritetet amerikane dyshohet se e konsiderojnë një bashkëpunëtore të mundshme të shërbimeve sekrete kineze, ka nxitur diskutime të shumta jo vetëm për të ardhmen e drejtuesit të Nvidia-s, por edhe për pasojat financiare që mund të sillte një ndarje e mundshme e çiftit.

    Pasuria prej 155 miliardë dollarësh dhe 75 miliardët që mund të kërkojë bashkëshortja

    Jensen Huang renditet ndër dhjetë njerëzit më të pasur në botë, megjithëse të hënën doli përkohësisht nga dhjetëshja e parë, pasi aksionet e Nvidia-s pësuan një rënie të konsiderueshme.

    Sipas vlerësimit të Forbes, pasuria e tij personale arrinte në rreth 155.2 miliardë dollarë, në orën 16:00, sipas kohës së Bregut Lindor të SHBA-së, të hënën.

    Pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndodhte me këtë pasuri të jashtëzakonshme nëse Lori Huang do të vendoste të kërkonte divorcin. Përgjigjja lidhet kryesisht me legjislacionin e Kalifornisë.

    Ligji parashikon që pasuritë e krijuara gjatë martesës konsiderohen pronë e përbashkët dhe, në rast divorci, ndahen në mënyrë të barabartë mes bashkëshortëve, përveç rasteve kur ekzistojnë marrëveshje të posaçme ose prova që vërtetojnë se disa pasuri i përkasin ekskluzivisht njërit prej tyre.

    Në rastin e Huang, fakti që ai themeloi Nvidia-n në vitin 1993, disa vite pas martesës, merr një rëndësi të veçantë. Nëse aksionet e tij në kompani dhe pjesa tjetër e pasurisë konsiderohen pronë e përbashkët bashkëshortore, Lori Huang mund të ketë të drejtë të përfitojë rreth gjysmën e tyre, pra një shumë prej rreth 75 miliardë dollarësh ose më shumë, në varësi të ecurisë së aksioneve të Nvidia-s.

    Megjithatë, Forbes thekson se nuk dihet nëse çifti ka nënshkruar një marrëveshje paramartesore apo ndonjë dokument tjetër që përcakton ndryshe ndarjen e pasurisë. Ekzistenca e marrëveshjeve të tilla mund të ndryshojë ndjeshëm rezultatin përfundimtar.

    U njohën kur ishin studentë, përpara krijimit të Nvidia-s

    Historia e Jensen dhe Lori Huang nis shumë kohë përpara krijimit të perandorisë së mikroprocesorëve, e cila sot dominon tregun e inteligjencës artificiale.

    Ata u njohën kur ishin studentë në Universitetin Shtetëror të Oregonit dhe u martuan në mesin e viteve 1980, kur Huang ishte ende shumë larg krijimit të Nvidia-s dhe grumbullimit të pasurisë së tij të jashtëzakonshme.

    Lori qëndroi pranë tij që në hapat e parë të karrierës profesionale, ndërsa vetë Huang e ka vlerësuar vazhdimisht kontributin e saj në zhvillimin e kompanisë. Ai është shprehur se bashkëshortja e tij “ka qenë pjesë e Nvidia-s në çdo hap të rrugëtimit”.

    Një tjetër element që mund të marrë rëndësi në një proces të mundshëm gjyqësor është roli që Lori Huang ka pasur në administrimin e financave të çiftit.

    Sipas një artikulli të Wall Street Journal, drejtuesi i Nvidia-s u kishte thënë së fundmi bashkëpunëtorëve të tij se bashkëshortja bënte pothuajse gjithçka për të, nga nënshkrimi i dokumenteve deri te administrimi i financave personale dhe familjare. Madje, ai kishte bërë shaka duke thënë se nuk e dinte as adresën e shtëpisë së tij dhe se nuk i paguante vetë faturat.

    Sipas informacionit zyrtar të Nvidia-s për aksionarët, për vitin 2026, pjesa më e madhe e aksioneve që i atribuohen Jensen Huang ndodhet në truste, ku si ai, ashtu edhe bashkëshortja e tij figurojnë si bashkëadministratorë.

    Pjesëmarrja e tij në Nvidia dhe mundësia e ndarjes së aksioneve

    Jensen Huang zotëron më shumë se 3.5% të aksioneve të Nvidia-s, çka e bën atë aksionarin më të madh të kompanisë.

    Kjo pjesëmarrje përbën pjesën më të rëndësishme të pasurisë së tij dhe, sipas Forbes, mund të jetë në qendër të një procesi të mundshëm divorci.

    Nëse një pjesë e aksioneve do t’i kalonte Lori Huang në kuadër të një marrëveshjeje financiare, kjo mund të ndryshonte shpërndarjen e pronësisë së një pjese të rëndësishme të kompanisë. Megjithatë, nuk është e sigurt që një marrëveshje e mundshme financiare do të kërkonte transferimin e drejtpërdrejtë të aksioneve.

    Në çdo rast, madhësia e pasurisë së Huang e bën këtë skenar hipotetik veçanërisht të bujshëm, pasi edhe një pjesë e saj përkthehet në dhjetëra miliarda dollarë.

    Burimi: Insajderi

  • Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

    Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

    Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

    Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt pritet të nisë dëgjimin e dëshmitarëve gjatë javës së ardhshme.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komisionit, deputeti i AAK-së Burim Ramadani, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale konfirmoi se sot ka nënshkruar grupin e parë të ftesave zyrtare për personat që do të intervistohen.

    “Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, bazuar në legjislacionin në fuqi.”, ka shkruar Ramadani.

    Burimi: Insajderi

  • Fazlija: Krenar që jam pjesë e Kosovës, duam fitore ndaj Izraelit

    Fazlija: Krenar që jam pjesë e Kosovës, duam fitore ndaj Izraelit

    Pas stërvitjes së sotme, Fazliji ka thënë se përfaqësimi i Kosovës ka një rëndësi të veçantë për të, duke theksuar se mezi pret të zbresë në fushë në ndeshjet e ardhshme.

    “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe të vij këtu për ta mbështetur kombin dhe Kombëtaren tonë. Mezi po pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Fazliji.

    Ai është shprehur i kënaqur edhe me atmosferën brenda ekipit, duke vlerësuar gjendjen fizike dhe motivimin e futbollistëve në prag të përballjeve të nëntorit.

    “Stërvitja ka qenë shumë e mirë. Jam bashkuar menjëherë me ekipin. Skuadra është në formë të mirë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar. Presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, në shtëpinë tonë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, ka shtuar ai.

    Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor do të luajë në udhëtim kundër Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Burimi: RTKLive

  • Aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 2023

    Aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 2023

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.S., për sulmin ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrjen në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm, lidhur me dhunën e 29 majit 2023 në Zveçan.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se atë ditë, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, në bashkëpunim me persona të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit.

    Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë, ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

    Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe së paku 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

    Po ashtu, gjatë sulmit janë dëmtuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

    “A.S., akuzohet se në bashkëkryerje, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri. Si pasojë e këtyre sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dhe së paku 30 (tridhjetë) pjesëtarë të KFOR-it, 3 (tre) prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda. Gjatë këtij sulmi po ashtu, janë sulmuar edhe veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të sulmit ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.

    Deri më tani, janë arrestuar disa persona për ngjarjet e 29 majit në Zveçan.

    Burimi: Dukagjini

  • Toshkovski: Edhe zyrtarët po gjobiten nga kamerat e “Safe City”

    Toshkovski: Edhe zyrtarët po gjobiten nga kamerat e “Safe City”

    Ministra, drejtorë, zyrtarë dhe përfaqësues të kishës janë mes personave që kanë marrë gjoba nga sistemi i kamerave “Safe City”. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se të gjitha gjobat janë paguar, pavarësisht nëse shkeljet janë bërë me automjete zyrtare apo private.

    Duke folur për rezultatet e sistemit, Toshkovski theksoi se kamerat nuk bëjnë dallime mes qytetarëve dhe bartësve të funksioneve publike.

    Ai shtoi se gjatë një viti e gjysmë të fundit nuk ka pasur përpjekje për ndërhyrje në raste konkrete të kundërvajtjeve në trafik.

    Sipas ministrit, zbatimi i “Safe City” ka dhënë rezultate edhe në sigurinë rrugore, duke kontribuar në uljen për 30 për qind të numrit të viktimave në aksidente trafiku.

  • Hegseth thyen heshtjen pas 6 muajsh: Nisma për shkarkimin tim është një farsë dhe spektakël

    Hegseth thyen heshtjen pas 6 muajsh: Nisma për shkarkimin tim është një farsë dhe spektakël

    Hegseth thyen heshtjen pas 6 muajsh: Nisma për shkarkimin tim është një farsë dhe spektakël

    Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth, ka dalë në një konferencë për media pas gjashtë muajsh heshtjeje, në një kohë kur ndaj tij po shtohen thirrjet për shkarkim nga detyra.

    Gjatë paraqitjes së tij në Pentagon, Hegseth i ka kthyer me tone të ashpra përgjigjet ndaj iniciativës për shkarkimin e tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një “farsë” dhe spektakël mediatik.

    Objektiv i kritikave të tij ishte kongresmeni republikan Thomas Massie, i cili e ka iniciuar procedurën. Hegseth e quajti atë “një kongresmen të pakënaqur dhe të mposhtur”, duke pretenduar se kjo lëvizje nuk udhëhiqet nga llogaridhënia, por nga egoja dhe pakënaqësitë personale.

    Ai gjithashtu nënvizoi se asnjë sekretar i Mbrojtjes në historinë e ShBA-së nuk është shkarkuar me procedurën e impeachment-it për shkak të kryerjes së operacioneve ushtarake të ligjshme, duke konfirmuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë këtyre presioneve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hegseth breaks silence after six months: The initiative for my dismissal is a farce and show

    US Defence Secretary Pete Hegseth has appeared at a news conference after six months of silence, at a time when calls for dismissal are increasing.

    During his appearance at the Pentagon, Hegseth has retorted with harsh tones the response to the initiative for his dismissal, naming the whole process as a grate and media show.

    The object of his criticism was Republican Congressman Thomas Massie, who initiated the procedure. Hegseth called it a disgruntled and defeated congresswoman, claiming that this move is not guided by accountability, but by self ego and discontent.

    He also underlined that no defence secretary in US history has been fired with the procedure of impeachment because of conducting legitimate military operations, confirming that he has no intention of withdrawing in the face of these pressures.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mjekët kosovarë kryejnë operacionin e rrallë në aortë, shpëtohet 52-vjeçari në QKUK

    Mjekët kosovarë kryejnë operacionin e rrallë në aortë, shpëtohet 52-vjeçari në QKUK

    Mjekët kosovarë kryejnë operacionin e rrallë në aortë, shpëtohet 52-vjeçari në QKUK

    Një arritje e rëndësishme është shënuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku për herë të parë një ekip vendor mjekësh ka realizuar me sukses zëvendësimin e plotë të harkut të aortës, një ndër ndërhyrjet më komplekse në kirurgjinë e zemrës.

    Operacioni është kryer te një pacient 52-vjeçar, i cili ishte diagnostikuar me diseksion akut të aortës të tipit Stanford A, një gjendje jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën që kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

    Pacienti fillimisht kishte kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Ferizajt, për shkak të dhimbjeve të forta në kraharor dhe shpinë. Pas dyshimeve për një problem serioz me aortën, ai ishte transferuar urgjentisht në QKUK, ku ekzaminimet konfirmuan diagnozën.

    Gjatë operacionit, mjekët konstatuan se çarja e shtresës së brendshme të aortës ndodhej pikërisht në harkun e saj, çka e bëri të domosdoshëm zëvendësimin e plotë të këtij segmenti.

    Përveç kësaj ndërhyrjeje, ekipi mjekësor arriti të ruajë edhe valvulën natyrale të aortës së pacientit, duke e riparuar atë pa pasur nevojë për vendosjen e një valvule artificiale.

    Kombinimi i këtyre dy procedurave konsiderohet veçanërisht sfidues, pasi kërkon teknika të avancuara kirurgjikale dhe kujdes të jashtëzakonshëm për ruajtjen e qarkullimit të gjakut drejt trurit dhe organeve të tjera jetike.

    52-vjeçari largohet nga spitali pas 11 ditësh

    Pas operacionit, gjendja shëndetësore e pacientit ka shënuar përmirësim të shpejtë.

    Pas 11 ditësh trajtimi dhe kujdesi postoperator, ai është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore, për të vazhduar rikuperimin në shtëpi.

    Kush janë mjekët që realizuan ndërhyrjen historike?

    Operacioni është realizuar nga ekipi vendor i Kardiokirurgjisë në QKUK, i udhëhequr në aspektin kirurgjikal nga kardiokirurgët Dr. Endrit Shala dhe Dr. Arben Muji.

    Pjesë e ekipit ishin edhe anesteziologët Dr. Dafina Matoshi, Dr. Flamur Krasniqi dhe Dr. Abedin Gallapeni.

    Në realizimin e ndërhyrjes kontribuuan perfuzionistët Vlora Abazi dhe Zejnullah Merturias, si dhe instrumentistet Fitore Zenelaj, Besjana Gashi dhe Shkendije Rexha.

    Kjo ndërhyrje shënon një hap të rëndësishëm për sistemin shëndetësor të Kosovës, pasi dëshmon se operacione të kësaj shkalle kompleksiteti mund të realizohen edhe nga ekipet vendore, pa pasur nevojë që pacientët të dërgohen domosdoshmërisht jashtë vendit për trajtim.

    Arritja vlerësohet si rezultat i përgatitjes profesionale, bashkëpunimit të ekipeve mjekësore dhe përvetësimit të teknikave moderne kirurgjikale përmes trajnimeve në qendra evropiane.

    Burimi: Insajderi

  • Kosovo doctors conduct rare operation in aorta, 52-year-old saved at KKUK

    A significant achievement has been noted at the Cardiodrogy Clinic at the University Clinical Centre in Kosovo ( KKUK), where for the first time a local team of doctors successfully replaced the entire arch of the aorta, one of the most complex interventions in heart surgery.

    The operation was performed on a 52-year-old patient who was diagnosed with an acute design of Stanford A, an extremely dangerous condition for life that requires immediate surgical intervention.

    The patient had initially sought help at Ferizaj Regional Hospital, due to severe chest and back pain. After questioning a serious problem with the aorta, he had rushed to QKUK, where examinations confirmed diagnosis.

    During the operation, doctors concluded that the opening of the inner layer of the aorta was just in its bow, which made it necessary to replace the whole segment.

    In addition to this intervention, the medical team managed to maintain the patient’s natural aorta, repairing it without the need for an artificial valve to be installed.

    The combination of these two procedures is considered especially challenging, requiring advanced surgical techniques and extraordinary care for the preservation of the bloodstream toward the brain and other vital organs.

    52-year-old leaves hospital after 11 days

    After surgery, the patient’s health condition has marked rapid improvement.

    After 11 days of treatment and postoperial care, he has been released from the hospital in very good health to continue his recovery at home.

    Who are the doctors who carried out the historical intervention?

    The operation was carried out by the local KKKUK Cardiosurgy team, led by cardiosurgeons Dr. Andrew Shala and Dr. Arben Muji.

    Part of the team were anesthesiologists Dr. Dafina Matoshi, Dr. Flamur Krasniqi and Dr. Abednego Gallapin.

    In the realisation of the intervention, Flora Abazi and Zejnullah Merturias contributed to the intervention, as well as the Zenelaj winning players, Besiana Gashi and Shukije Rexha.

    This intervention marks an important step for Kosovo’s health system, as it proves that complexisation operations on this scale can also be realised by local teams, without the need for patients to be sent abroad necessarily for treatment.

    Achievement is estimated as a result of professional preparation, collaboration of medical teams and embezzlement of modern surgical techniques through training in European centres.

    Source Layer: Insander

  • Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve

    Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve

    Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve

    Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, pritet që gjatë javës së ardhshme të nisë intervistimin e dëshmitarëve.

    Kështu ka njoftuar kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot ka nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët.

    “Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, bazuar në legjislacionin në fuqi.”, ka shkruar Ramadani. /Klankosova.tv