Category: Lajme

  • iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

    iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

    Një gjeneratë e ardhshme e iPhone mund të ruajë gjerësinë aktuale, por të ketë përmasa më të shkurtra, ndërsa Apple mund të ndryshojë ndërfaqen e iOS-it për të mos humbur hapësirën e përdorshme në ekran. Kjo ide është prezantuar nga burimi i rrjedhjeve të informacionit në Weibo, i njohur si “Instant Digital”.

    Sipas tij, Apple mund të shkurtojë trupin e një iPhone tradicional, pa ekran të palosshëm, nëse në të ardhmen kamera e përparme do të vendoset tërësisht nën ekran ose do të mbetet vetëm një hapësirë e vogël për të, transmeton Telegrafi.

    Heqja e një pjese të lartësisë së ekranit, afërsisht sa shiriti aktual i statusit, do të ndryshonte raportin e tij të përmasave nga rreth 19.5:9 në afërsisht 18:9. Kjo do ta bënte telefonin më të lehtë për t’u mbajtur dhe përdorur me një dorë.

    Për të kompensuar hapësirën e humbur, disa kontrolle që aktualisht shfaqen poshtë shiritit të statusit mund të vendosen në të njëjtin rresht me orën dhe treguesit e sistemit. Në këtë mënyrë, ekrani më i shkurtër do të mund të shfaqte përafërsisht të njëjtën sasi informacioni.

    Megjithatë, vetë “Instant Digital” e ka përshkruar këtë si një supozim personal, të bazuar në mënyrën se si mund të evoluojë dizajni i ardhshëm i iPhone-it.

    Apple tashmë ka bërë disa ndryshime në mënyrën se si iOS shfrytëzon pjesën e sipërme të ekranit te iPhone 18 Pro dhe iPhone Duo. Dynamic Island më e vogël e iPhone 18 Pro mund të shfaqë deri në tri aktivitete të drejtpërdrejta njëkohësisht, krahasuar me dy në modelet e mëparshme.

    Ndërkaq, te iPhone Duo, sistemi operativ vendos një shirit kompakt të statusit në cep të ekranit, ndërsa Dynamic Island pozicionohet vertikalisht përgjatë anës së ekranit të jashtëm.

    Ende nuk dihet se kur Apple mund të prezantojë një iPhone pa hapësirë të dukshme për kamerën në ekran. Burimi tjetër i rrjedhjeve, “Digital Chat Station”, ka pretenduar se kompania po teston teknologjinë e kamerës nën ekran, por gjithashtu ka përmendur një dizajn të ndërmjetëm, me një vrimë të dukshme për kamerën e përparme, të ngjashme me atë të iPhone Duo.

    Në një diskutim tjetër në Weibo, një përdorues ka shprehur pritshmërinë se iPhone-ët do ta ruajnë hapësirën për kamerën dhe raportin e ekranit 19.5:9 gjatë viteve 2027 dhe 2028.

    “Instant Digital” është përgjigjur se disa burime sugjerojnë se kjo hapësirë mund të zhduket në vitin 2028. Megjithatë, analisti i ekraneve Ross Young ka dhënë një parashikim ndryshe, duke thënë se modelet iPhone Pro të vitit 2028 pritet të vazhdojnë të kenë një hapësirë të kamerës në qendër të ekranit.

    Në një postim tjetër, “Instant Digital” ka shprehur bindjen se iOS mund të pësojë ndryshime të mëdha pas prezantimit të iPhone-it për 20-vjetorin e kompanisë, që pritet të ndodhë në vitin 2027. Sipas tij, ndryshimet mund të përfshijnë jo vetëm pamjen e sistemit operativ, por edhe mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me të.

    Mark Gurman nga Bloomberg ka raportuar se iPhone-i i përvjetorit do të ketë xham të lakuar dhe korniza më të holla, në atë që pritet të jetë ridizajnimi më i madh i linjës Pro që nga prezantimi i iPhone X.

    Edhe “Digital Chat Station” ka pretenduar se Apple po teston një ekran prej rreth shtatë inçësh për modelin më të madh të këtij përvjetori, me të njëjtin raport të përmasave si iPhone 17 Pro Max.

    Një precedent për ndryshime të tilla është vetë iPhone X. Në vitin 2017, kur Apple hoqi butonin fizik Home, kompania prezantoi me iOS 11 një mënyrë të re navigimi përmes rrëshqitjes së gishtit nga pjesa e poshtme e ekranit.

    Kjo tregon se një ridizajnim i madh i pajisjes mund të sjellë edhe ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si përdoruesit e përdorin sistemin operativ. /Telegrafi/

  • Noizy dëshmon në GJKKO për tritolin në biznesin e tij: Laerti e bëri, Kleviol Ahmeti e pranoi vetë në TikTok

    Noizy dëshmon në GJKKO për tritolin në biznesin e tij: Laerti e bëri, Kleviol Ahmeti e pranoi vetë në TikTok

    Detaje të reja dalin nga gjyqi në GJKKO për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se gjatë marrjes në pyetje si dëshmitar, për vendosjen e tritolit në lokalin e tij në qershor të vitit 2022, këngëtari i njohur Rigels Rajku, ose Noizy, ka deklaruar se në momentin e shpërthimit ka qenë në gjumë dhe se është njoftuar nga babai i tij.

    “Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi, më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit”, ka deklaruar ai.

    – YouTube www.youtube.com

    I pyetur nga prokuroria se çfarë funksioni kishte objekti, ai u përgjigj: “Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash”.

    Noizy ka pohuar se e ka ditur se kush ia ka vendosur tritolin.

    “E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi, Kleviol Ahmeti, e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. E kam sqaruar mbi 20 herë se përse e ka bërë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetin. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në TikTok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë”, ka thënë këngëtari.

    Prokurori: E njihni Laert Haxhiun?

    Noizy: Nuk e njoh, vetëm pas rastit. Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse. E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën. Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.

    Gjykata: Informacionet për Kleviol Ahmetajn ku i patë? Po motivi?

    Noizy: Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet sociale. Motivin e doni troç? Erdhi për t’u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.

    Avokati: Mendoni se kush ju shan juve merr famë?

    Noizy: Nuk e mendoj, merr shumë famë. Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?. /TopChannel

  • Katër ushqime që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru

    Katër ushqime që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru

    Ushqimet e përpunuara nuk duhet të ndalohen nëse doni të zvogëloni rrezikun e goditjes në tru.

    Nutricionistët veçojnë salmonin e konservuar, kosin e thjeshtë me pak yndyrë, tërshërën dhe tofun si ushqime që përshtaten mirë në një dietë për shëndetin e zemrës dhe trurit.

    Shumë produkte të përpunuara janë një mënyrë praktike dhe e lirë për të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj, kështu që nuk duhet t’i hidhni ato vetëm sepse vijnë në kanaçe, qese ose kuti kartoni.

    Foto ilustruese

    Asnjë ushqim i vetëm nuk mund ta parandalojë goditjen në tru, por dieta në tërësi luan një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut.

    Salmon i konservuar

    Me anë të gatimit dhe konservimit, salmoni i freskët bëhet një ushqim i përpunuar, por është ende një burim i përballueshëm dhe praktik i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3, thotë dietologu klinik Alexander LeRitz.

    “Është e lehtë për ta shtuar në sallata, sanduiçe ose tasa me drithëra për një vakt të shpejtë dhe të lehtë”, thotë LeRitz.

    Hulumtimet e kanë lidhur konsumin e rregullt të peshkut me një rrezik më të ulët për goditje në tru, dhe një pjesë e meritës i atribuohet acideve yndyrore omega-3.

    Disa të dhëna sugjerojnë se nivelet më të larta të acidit dokozaheksaenoik (DHA) dhe acidit eikosapentaenoik (EPA) në gjak shoqërohen me një rrezik më të ulët për goditje në tru.

    Dy racione peshku në javë rekomandohen për shëndetin e zemrës.

    Kos i thjeshtë pa yndyrë

    Kosi përmban kalcium, fosfor dhe kalium.

    Këto lëndë ushqyese, së bashku me përbërës të tjerë të produkteve të qumështit, përbëjnë të ashtuquajturën matricë qumështi, shpjegon dietologu Kiran Campbell, dhe është ky kombinim që mund të jetë përgjegjës për efektet pozitive të produkteve të qumështit në shëndet.

    Hulumtimet sugjerojnë se konsumi më i lartë i kosit shoqërohet me një rrezik më të ulët për goditje në tru.

    Probiotikët në kos mbështesin bakteret e dobishme të zorrëve që fermentojnë fibrat dhe prodhojnë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, të cilat mund të ndikojnë në metabolizmin e kolesterolit.

    Është më mirë të zgjidhni kos të thjeshtë, pa yndyrë, pa shumë sheqer të shtuar.

    Tërshërë

    Të gjitha llojet e tërshërës, duke përfshirë thekon e trashë dhe të menjëhershme, i nënshtrohen njëfarë përpunimi, por mbeten drithëra të plota.

    “Shtypja dhe prerja e tërshërës së plotë e bën gatimin më të lehtë duke ruajtur statusin e saj si drithëra të plota”, thotë LeRitz.

    Një filxhan me tërshërë të thatë ka tetë gramë fibra.

    Tërshëra është veçanërisht e pasur me fibra të tretshme beta-glukan, e cila ndihmon në uljen e LDL-së, ose kolesterolit të keq. Kolesteroli i lartë LDL kontribuon në grumbullimin e pllakës në arterie, gjë që rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru.

    Tofu

    Tofu prodhohet nga përpunimi i sojës dhe është një proteinë bimore ushqyese që përmban si fibra ashtu edhe izoflavone, përbërës natyralë bimorë.

    “Një studim midis të moshuarve në Kinë zbuloi se konsumi i ushqimeve të sojës dy deri në tre herë në javë shoqërohej me një rrezik prej rreth 33 për qind më të ulët për goditje në tru, ndërsa konsumi katër ose më shumë herë në javë shoqërohej me pothuajse gjysmën e rrezikut”, thotë Campbell.

    Hulumtimet sugjerojnë gjithashtu se konsumi më i lartë i sojës mund të lidhet me presionin e ulët të gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për goditje në tru. /Telegrafi/

  • Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

    Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me largimin e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova nga ambientet e Presidencës, duke e cilësuar këtë veprim si të panevojshëm.

    Sadiku ka theksuar se figura e Rugovës tejkalon funksionet politike dhe institucionale që ai ka ushtruar gjatë jetës së tij, duke e cilësuar atë si figurë historike të rëndësishme për Kosovën.

    Ai ka thënë se për raste të tilla duhet të ekzistojnë protokolle të qarta institucionale, të cilat duhet të zbatohen.

    “Një gjest jo i mirë, i panevojshëm. Duhet të ketë protokolle të qarta për këtë punë që duhet të zbatohen”, ka shkruar ai në Facebook.

    Deputeti i LDK-së ka theksuar se Ibrahim Rugova nuk duhet të shihet vetëm përmes funksioneve që ka mbajtur, por si një figurë historike që përfaqëson vlera përtej politikës së ditës.

    “Presidenti Rugova nuk është më ish-president apo ish-kryetar i LDK-së, është figurë historike e patejkalueshme për secilin person të tashmes apo të ardhmes”, shtoi.

    Sadiku ka shprehur shpresën që presidentja të reflektojë dhe fotografia e Rugovës të rikthehet në vendin ku ka qenë.

    “Po shpresoj që presidentja të reflektojë dhe ta kthejë gjendjen si ka qenë, sepse ajo është mbi të dhe mbi secilin”, ka deklaruar Sadiku.

    Ai ka shtuar se çështja nuk lidhet vetëm me fotografinë, por me simbolikën dhe mesazhin që figura e Ibrahim Rugovës përcjell te gjeneratat e kaluara dhe ato që vijnë.

    “Nuk është vetëm ideja e fotografisë, por ideja që përfaqëson presidenti Rugova tek gjeneratat e kaluara dhe që duhet të përfaqësojë edhe tek gjeneratat e ardhshme”, ka përfunduar Sadiku./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Sadiku for the removal of Rugova’s photo from the Presidency: An unnecessary gesture

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK, Ermal Sadiku, has reacted to the removal of former President Ibrahim Rugova’s photo from the presidency’s premises, calling the move unnecessary.

    Sadiku has stressed that Rugova’s figure exceeds the political and institutional functions he has exercised during his lifetime, naming him an important historical figure for Kosovo.

    He has said that clear institutional protocols must be implemented for such cases.

    A bad gesture, unnecessary. There must be clear protocols for this work to be implemented, he wrote on Facebook.

    The LDK MP has stressed that Ibrahim Rugova should not be seen only through his functions, but as a historical figure representing values beyond the policy of the day.

    President Rugova is no longer the former president or former LDK president, is an inexplicable historical figure for each person of the present or future, he added.

    Sadiku has voiced hope that the president will reflect and Rugova’s photo will be restored to where she was.

    I am hoping that the president will reflect and restore the situation, because it is on and on everyone, Sadiku has declared.

    He has added that the issue is related not only to photography, but to the symbol and message that Ibrahim Rugova’s figure conveys to past generations and those that come.

    It’s not just the idea of photography, but the idea representing President Rugova to the previous generations and which should represent even to future generations, Sadiku has concluded. / EO

    Source Layer: Dukeagini

  • Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

    Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

    Kombëtarja shqiptare do të ketë mbështetje të madhe nga tifozët në përballjen e rëndësishme ndaj Finlandës, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Air Albania”.

    Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar të martën se të gjitha biletat për këtë takim janë shitur, duke bërë që tribunat e stadiumit të jenë të mbushura në mbështetje të kuqezinjve.

    Përballja me Finlandën ka rëndësi të veçantë për skuadrën shqiptare, e cila synon të ruajë pozitën e parë në grup dhe të bëjë një hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Pas duelit në Tiranë, të besuarit e Kombëtares do të udhëtojnë drejt Budapestit, ku tri ditë më vonë do të përballen me Bjellorusinë në terren neutral.

    Shqipëria aktualisht kryeson grupin me nëntë pikë, ndërsa dy sfidat e mbetura pritet të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare dhe objektivin e kuqezinjve për t’u promovuar në një nivel më të lartë të garës.

    Burimi: Dukagjini

  • Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen

    Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen

    Një trajtim i ri eksperimental po sjell shpresë për personat që vuajnë nga një sëmundje e rrallë, e cila ua vështirëson ecjen dhe lëvizjet e përditshme.

    Bëhet fjalë për sindromën e personit të ngurtë, një sëmundje që shkakton ngurtësim të muskujve dhe spazma të forta e të dhimbshme. Për shkak të saj, disa pacientë kanë vështirësi të mëdha edhe në kryerjen e aktiviteteve të zakonshme.

    Studiuesit e Mayo Clinic në Shtetet e Bashkuara kanë testuar një trajtim të ri të quajtur CAR-T, i cili përdor qelizat mbrojtëse të vetë pacientit për të luftuar proceset që shkaktojnë sëmundjen.

    Rezultatet e para kanë qenë inkurajuese. Disa pacientë kanë treguar përmirësime në lëvizje dhe në jetën e përditshme.

    Njëri prej tyre ka arritur të kthehet në punë, ndërsa një paciente tjetër ka rifituar aftësinë për të ecur në pistën e vrapimit.

    Ky trajtim funksionon duke marrë disa qeliza nga gjaku i pacientit, duke i përpunuar në laborator dhe më pas duke i kthyer në organizëm për të ndihmuar sistemin imunitar të luftojë sëmundjen.

    Megjithatë, mjekët theksojnë se trajtimi është ende në fazën e studimeve dhe nevojiten kërkime të tjera për të vërtetuar sigurinë dhe efektet e tij afatgjata.

    Pavarësisht kësaj, rezultatet e para konsiderohen një zhvillim premtues dhe një mundësi e re shprese për personat që jetojnë me këtë sëmundje të rrallë.

    Burimi: Dukagjini

  • New treatment helps patients with rare diseases regain movement

    A new experimental treatment is bringing hope to those who suffer from a rare disease that makes daily walking and moving difficult.

    It’s about rigid syndrome, a disease that causes muscle rigidity, and strong, painful spasms. Because of it, some patients also have serious difficulties in performing normal activities.

    Mayo CIA researchers in the United States have tested a new treatment called CAR-T, which uses the patient’s own protective cells to combat the processes that cause the disease.

    The first results have been encouraging. Some patients have shown improvements in movement and everyday life.

    One of them has been able to get back to work, while another patient has regained the ability to walk the course.

    This treatment functions by taking some cells from the patient’s blood, processing them into the laboratory, and then turning them into an organism to help the immune system fight the disease.

    However, doctors stress that treatment is still in the study phase, and further research is needed to prove its security and its long – term effects.

    Despite this, the results are considered a promising development and a new prospect of hope for those living with this rare disease.

    Source Layer: Dukeagini

  • “Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan

    “Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan

    “Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan

    Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shprehur sërish kundërshtimin e tij ndaj disa dispozitave të Kodit Civil, duke veçuar paragrafin që mundëson regjistrimin e bashkësive civile mes personave të së njëjtës gjini.

    I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Rrahmani kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje, duke thënë se nuk pajtohet me atë që ai e konsideron emancipim.

    “Kryeministri Albin Kurti beson se kjo është një vlerë, është emancipim. Unë mendoj ndryshe, sepse Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan, e kështu ekziston bota”, u shpreh Rrahmani.

    Ai tha se Kodi Civil është i domosdoshëm, por sipas tij, disa nga dispozitat e përfshira në të duhet të ndryshohen para miratimit.

    Rrahmani pretendoi se mbi 95 për qind e dispozitave të Kodit Civil janë ligje ekzistuese, ndërsa kundërshtimet e tij lidhen kryesisht me rregullimin e bashkësive civile.

    “Unë jam duke diskutuar me shumë avokatë e njohës të fushës juridike, të cilët kanë shumë vërejtje profesionale e juridike. Është e domosdoshme të kemi Kodin Civil, por pjesët që ne i kundërshtojmë mendojmë se janë më të dëmshme sesa të mos kalojë komplet Kodi”, deklaroi ai.

    Ai ngriti kundërshtime edhe për dispozitat që lidhen me adoptimin e fëmijëve, duke pretenduar se në rastet kur një çift i të njëjtës gjini adopton një fëmijë, shteti duhet të ndërhyjë për ta marrë atë në mbrojtje.

    “Neni 1138, paragrafi i dytë, ky lejohet regjistrimi i bashkësive civile mes burrit burrë dhe gruaja me gru. Ka pjesë tjerët, ku lejohet adaptimi i fëmijëve nga një person. Ka edhe çështje tjera që duhet me u përmirësu, për me kalu ky Kod.

    Nëse një çift i të njëjtës gjini, ka birësu fëmijën, e ka bërë jashtëligjshëm dhe shteti duhet t’ia marrë fëmijën. Kjo është sigurim i mirëqenies së fëmijës.”

  • Aksident masiv në Bullgari, 11 të vdekur dhe 46 të lënduar

    Aksident masiv në Bullgari, 11 të vdekur dhe 46 të lënduar

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dhjetë persona kanë humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërsa një tjetër ka vdekur në spital. Gjithsej 46 të lënduar janë dërguar në spitalet e Slivenit, Jambollit dhe Burgasit. Njëri prej pacientëve, i shtruar në spitalin e Burgasit, ndodhet në gjendje të rëndë dhe po operohet.

    Në aksidentin zinxhiror janë përfshirë 86 automjete. Operacioni për pastrimin e vendit të ngjarjes është ende në vazhdim, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se numri përfundimtar i viktimave do të konfirmohet pas përfundimit të tij. Pjesa më e vështirë e operacionit është largimi i automjeteve, të cilat janë grumbulluar njëra mbi tjetrën.

    Kryeministri Radev ka udhëzuar ministrin e Brendshëm, Ivan Demerdzhiev, të udhëtojë drejt Burgasit për të koordinuar transportimin e të lënduarve drejt spitaleve në Sofje.

    Për këtë operacion janë vënë në dispozicion dy aeroplanë ushtarakë të tipit Spartan. Ndërkaq, helikopteri mjekësor nuk ka mundur të ulet në zonën e aksidentit për shkak të mjegullës së dendur.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhej në Bullgari në kuadër të një vizite rajonale, ka shprehur mirëkuptim për anulimin e agjendës së kryeministrit.

    Edhe mbledhja e Qeverisë bullgare, e planifikuar për pasditen e së martës, është anuluar.

    Burimi: RTKLive