Category: Lajme

  • Merr fund greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

    Merr fund greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

    Merr fund greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

    Greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës ka përfunduar.

     Kështu ka njoftuar Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka bërë të ditur se greva është përmbyllur me sukses.

     Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka njoftuar se sot, në orën 15:00, do të mbahet një takim me kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknikë të shkollave fillore të kryeqytetit.

      Takimi do të zhvillohet në zyrat e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK).

     Sipas njoftimit, gjatë takimit do të diskutohen zhvillimet që kanë çuar në përfundimin e grevës, si dhe çështjet që lidhen me realizimin e kërkesave të punëtorëve teknikë, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

     Sindikata nuk ka dhënë hollësi se cilat kërkesa janë realizuar dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për përmirësimin e kushteve të punës.

     

  • E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës

    E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës

    E pazakontë: Dy kandidatë morën nga 671 vota, kryetari i komunës zgjidhet me hedhjen e monedhës

    Një mënyrë e pazakontë është përdorur për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve lokale në Peru, pasi dy kandidatët për kryetar të komunës së Conimas morën numër të barabartë votash.

    Rubén Quispe Capajaña, nga partia Somos Perú, dhe Salomino Mamani Quispe, nga partia País Para Todos, morën nga 671 vota secili, duke përfunduar në barazim të plotë në zgjedhjet e mbajtura më 4 tetor.

    Për të përcaktuar fituesin, autoritetet zgjedhore organizuan një short publik përmes hedhjes së një monedhe njësolëshe peruane.

    Shorti u zhvillua më 4 nëntor, nën mbikëqyrjen e Jurisë Speciale Zgjedhore të Huancanés (JEE).

    Fillimisht, përfaqësuesi i partisë Somos Perú fitoi të drejtën për të zgjedhur anën e monedhës dhe përzgjodhi simbolin e vulës.

    Pas hedhjes së monedhës, rezultati doli në favor të tij, duke i dhënë fitoren Rubén Quispe Capajañës, i cili do të marrë drejtimin e komunës së Conimas, në rajonin Puno.

    Ky mekanizëm është i paraparë edhe me legjislacionin zgjedhor të Perusë për rastet kur kandidatët përfundojnë me numër të njëjtë votash.

    Ngjarja është raportuar edhe nga mediat peruane, përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Andina dhe El Comercio.

  • Abdixhiku takon Parttipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

    Abdixhiku takon Parttipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

    Abdixhiku takon Parttipatin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.

    Abdixhiku ka thënë se në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.

    “E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.”, ka thënë Abdixhiku.

    Ai ka thënë se për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm.

    “Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, pas takimit me Prattipatin. /Klankosova.tv

  • "S’i dimë qëndrimet e presidentes, Vjosa Osmani ka qenë e fuqishme politikisht", diskutime për kryetaren e shtetit

    “S’i dimë qëndrimet e presidentes, Vjosa Osmani ka qenë e fuqishme politikisht”, diskutime për kryetaren e shtetit

    "S’i dimë qëndrimet e presidentes, Vjosa Osmani ka qenë e fuqishme politikisht", diskutime për kryetaren e shtetit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është kritikuar për lëvizjen e Deklaratës së Pavarësisë dhe të fotos së presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga zyra e Presidencës.

    Përveç reagimeve për këtë veprim, ndaj kryetares së shtetit ka kritika edhe pse deri sot nuk ka folur për qëndrimet e saj në çështjet e sigurisë kombëtare, diplomacisë dhe përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës.

    Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, gazetari Gazmend Morina tha se nuk është i qartë qëndrimi i presidentes për çështje që, sipas tij, hyjnë në kuadër të përgjegjësive të saj kushtetuese.

    “Nuk e dimë ku është roli i saj karshi sigurisë kombëtare, Forcës së Sigurisë, në aspektin ndërkombëtar, njohjeve të Kosovës dhe diplomacisë në përgjithësi. Nuk e dimë qëndrimin e saj. Krejt e duam Pavarësinë e Kosovës, por çka bën në rrafshin ndërkombëtar?”, u shpreh ai.

    Morina e cilësoi Shiroka Pulën si “presidente shabllon”, duke e krahasuar me paraardhësen e saj në këtë detyrë.

    Ai tha se Vjosa Osmani kishte qenë politikisht më e fuqishme.

    “Vjosa Osmani ka qenë e fuqishme politikisht, ka qenë 100 për qind më kreative se kjo. Kjo është shkuar në një zyrë, si në Akademi të Shkencave. Nuk e ka haberin çka do të bëjë në të ardhmen, në kuadër të kompetencave të saj si presidente”, deklaroi Morina.

  • Dardanët zhvillojnë seancën e dytë stërvitore, atmosfera në kamp është shumë e mirë

    Dardanët zhvillojnë seancën e dytë stërvitore, atmosfera në kamp është shumë e mirë

    Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot (e martë) përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, duke zhvilluar seancën e dytë stërvitore në prag të përballjeve kundër Izraelit dhe Irlandës.

    Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë, me futbollistët që po punojnë me përkushtim për t’u përgatitur sa më mirë për dy sfidat e rëndësishme që i presin.

    Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm pothuajse të gjithë futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili mungoi në këtë seancë.

    Ndërkohë, rikthimi në Kombëtare ka sjellë emocione pozitive për Betim Fazliji dhe Kreshnik Hajrizin, të cilët janë shprehur të lumtur që sërish janë pjesë e Dardanëve.

    Të dy futbollistët kanë shprehur optimizëm për dy ndeshjet e ardhshme, duke besuar se Kosova mund të arrijë rezultate pozitive dhe ta vazhdojë me sukses rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

    Dardanët do të vazhdojnë me seancat stërvitore në ditët në vijim, me synimin që të jenë në formën më të mirë të mundshme për dy sfidat e radhës. /Telegrafi/


  • Zhegrova i pakënaqur te Juventusi, e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë të papritur në janar

    Zhegrova i pakënaqur te Juventusi, e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë të papritur në janar

    Zhegrova i pakënaqur te Juventusi, e ardhmja e tij mund të marrë një kthesë të papritur në janar

    Edon Zhegrova është i pakënaqur me minutat e lojës te Juventusi dhe dëshiron të ketë një rol më të madh në skuadër nën drejtimin e Luciano Spallettit.

    Sipas Fabrizio Romanos, anësori i Kosovës mendon se ka dëshmuar se mund ta ndihmojë ekipin kur aktivizohet nga stoli. Tani ai shpreson të nisë ndeshjet si titullar, në vend që të hyjë në fushë vetëm në minutat e fundit.

    Statistikat e shpjegojnë pakënaqësinë e tij. Zhegrova ka bërë nëntë paraqitje në Serie A këtë sezon dhe të gjitha kanë qenë si zëvendësues, duke grumbulluar gjithsej 249 minuta.

    Që prej transferimit të tij nga Lille në Torino, para një viti e gjysmë, futbollisti kosovar ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje të kampionatit italian si titullar.

    Ndikimi i tij në ato pak minuta që ka marrë është argumenti kryesor për kërkesën e më shumë hapësirës, pasi këtë sezon ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në Serie A.

    Paraqitjen më të mirë si zëvendësues e pati më 1 nëntor kundër Napolit, kur asistoi për Kerim Alajbegovicin në golin e parë të fitores 2-0 në Allianz Stadium.

    Zhegrova la gjurmë edhe të dielën, kur u aktivizua nga stoli në ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe harkoi një top për Douglas Luizin, i cili shënoi me kokë në barazimin 2-2.

    Romano raporton se kjo situatë është një çështje që duhet përcjellë me vëmendje përpara afatit kalimtar të janarit, pasi e ardhmja e anësorit mund të vihet në pikëpyetje nëse roli i tij nuk ndryshon.

    Ndërkohë, mediumi TuttoJuve shkon edhe më tej, duke raportuar se Juventusi mund ta nxjerrë Zhegrovën sërish në treg gjatë janarit dhe të dëgjojë ofertat e favorshme, në kuadër të përpjekjeve për të zvogëluar numrin e lojtarëve në skuadër.

    Për momentin, Zhegrova është i grumbulluar me Kosovën për ndeshjet e muajit nëntor, ku “Dardanët” do të përballen me Izraelin të shtunën dhe Irlandën të martën.

    Burimi: Insajderi

  • Unhappily Gergova in Juventu, his future could take an unexpected turn in January

    Edon Zegrov is unhappy with the minutes of Juvenous game and wants to have a bigger role in the team under the direction of Luciano Spallettti.

    According to Fabrizio Romanos, the Kosovo side thinks it has proven it can help the team when activated by the bench. Now he hopes to launch matches as a title, instead of entering the field only in the last few minutes.

    Statistics explain his dissatisfaction. Zegrov has made nine presentations in Serie A this season and all have been substitutes, gathering a total of 249 minutes.

    Since his transfer from Leelle to Turin, a year and a half ago, Kosovo football player has still not started a single Italian championship match as a title.

    Its impact in the few minutes it has received is the main argument for demanding more space, since this season it has recorded two goals and two asymmetries in Serie A.

    The best showing as a replacement was on November 1st against Naples, when it assisted Kerim Alajbegovic in the first victory goal of 2-0 in Allianz Stadium.

    Zegrov also left a mark Sunday, when he was activated from the bench in the match against Fiorentina and pulled a ball for Douglas Luiz, who scored head-on in the 2-2 draw.

    Romano reports that this situation is an issue to be carefully conveyed before the January transitional deadline, as the future of the side could be questioned if its role does not change.

    Meanwhile, the Thutto Juwe medium goes further, reporting that Juvenus can put Zegrov back on the market during January and hear favourable offers under efforts to reduce the number of players on the team.

    For the time being, Zegrov is gathered with Kosovo for the November month’s matches, where thehadians will face Israel on Saturday and Ireland on Tuesday.

    Source Layer: Insander

  • Commission forms two working groups for bills in areas of agriculture, food safety

    The Commission for Environment, Spatial Planning, Food, Agriculture, Forestry, Rural Development, Infrastructure and Transport has formed two working groups for the review of the Agriculture Recording Bill and the Bill for Central Agriculture Inspectorate, Food Security, Veterinis and Forestry.

    Alliance MP Albana Bytyqi has been appointed, while members are VV deputy Adelaina Grainca, and deputy PDK, Fadil Demak.

    Meanwhile, the Workers’ Group for the Central Agriculture, Food Safety, Veterina and Forestry Bill will head PDK deputy Eliza Hoxha. Members of this group are deputies Arsim Ademi and Filiz Mustafa from the VV, Albana Bytyqi from the Alliance, Uke Rugova from LDK and Ergül Mazreku from KDTP.

    Environmental Commission Chairman Education Ademi said the two bills were examined in principle on the commission and passed their first reading in the Assembly, while the formation of working groups aims to start preparations for their review in detail.

    You know, both of these bills have passed, they’ve been examined in principle on our commission, they’ve gone to the first-read convention. They’re back, now it’s good, since we have until the 20th to start treating them, because it’s time for eventually the changes that can come from the outside. But as we get to that point, it’s good as soon as we start doing the working groups, so we’re thinking that at this meeting we’ll determine the members that should be part of these two working groups, that’s both bills. I invite you to make proposals to anyone you want to be part of the task force, Ademi said. / EO

    Source Layer: Dukeagini

  • Komisioni formon dy grupe punuese për projektligjet në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore

    Komisioni formon dy grupe punuese për projektligjet në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore

    Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport ka formuar dy grupe punuese për shqyrtimin e Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

    Për Grupin Punues për Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë, kryesuese është caktuar deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ndërsa anëtarë janë deputetja e VV-së, Adelina Grainca, dhe deputeti i PDK-së, Fadil Demaku.

    Ndërkaq, Grupin Punues për Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë do ta kryesojë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. Anëtarë të këtij grupi janë deputetët Arsim Ademi dhe Filiz Mustafa nga VV-ja, Albana Bytyqi nga Aleanca, Ukë Rugova nga LDK-ja dhe Ergül Mazreku nga KDTP-ja.

    Kryesuesi i komisionit për Mjedis, Arsim Ademi, tha se të dy projektligjet janë shqyrtuar në parim në komision dhe kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, ndërsa formimi i grupeve punuese synon të nisë përgatitjet për shqyrtimin e tyre në detaje.

    “Qysh e dini, të dy këto projektligje kanë kaluar, janë shqyrtuar në parim fillimisht në komisionin tonë, kanë kaluar në Kuvend në lexim të parë. Janë rikthyer, tash është mirë, meqenëse kemi kohë deri më të 20-ën për me fillu trajtimin e tyre, për shkak se është koha për eventualisht amendamente që munden me ardhë nga jashtë. Po përderisa vijmë në atë pikë, është mirë qysh në start me i bërë grupet të punës, kështu që kemi mendu që në këtë mbledhje me i përcaktu anëtarët që duhen me qenë pjesë e këtyre dy grupeve të punës, domethënë për të dy projektligjet. Unë ju ftoj me bërë propozime kushdo që doni me qenë pjesë e grupit të punës”, tha Ademi./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Takim Abdixhiku-Prattipati, LDK riafirmon partneritetin me Shtetet e Bashkuara

    Takim Abdixhiku-Prattipati, LDK riafirmon partneritetin me Shtetet e Bashkuara

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

    Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.

    Ai e ka falënderuar përfaqësuesen amerikane për bashkëpunimin me LDK-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

    Abdixhiku ka theksuar se miqësia me SHBA-në mbetet përcaktim i përhershëm i LDK-së, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të këtij partneriteti.

    “Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/