Category: Lajme

  • ​Kërkohet ndryshimi i ligjit për vazhdimin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

    ​Kërkohet ndryshimi i ligjit për vazhdimin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

    Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mirëqenie Sociale, përfaqësueset e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë ngritur shqetësimin për përfundimin e mandatit të procesit të njohjes së statusit të tyre, si dhe kanë kërkuar përkrahje të qëndrueshme institucionale për organizatat që ofrojnë shërbime për këtë kategori.

    Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, ka thënë se procesi i njohjes ligjore të statusit ka filluar në vitin 2018 dhe fillimisht ishte i mandatuar për pesë vjet. Pas angazhimit të organizatave, mandati ishte vazhduar edhe për dy herë nga dy vjet, ndërsa përfundimi i tij pritet në prill të vitit të ardhshëm.

    Ajo ka theksuar se legjislacioni aktual nuk parasheh vazhdimin e mëtejmë të këtij mandati vetëm përmes vendimit të Qeverisë, prandaj nevojitet amendamentimi i ligjit.

    “Realisht, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës janë njohur me ligj para më shumë se dhjetë vjetësh. Në vitin 2018 ka filluar procesi i njohjes ligjore të statusit të tyre. Ky proces fillimisht ka qenë i mandatuar me ligj për pesë vjet, por ne si organizatë kemi avokuar që ky mandat të zgjatet edhe për dy vjet, e më pas edhe për dy vjet të tjera. Kjo nënkupton se procesi pritet të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm. Megjithatë, ligji nuk e parasheh vazhdimin e këtij mandati dhe duket se nuk ka më mundësi që kjo të bëhet vetëm me vendim të Qeverisë, por nevojitet amendamentimi ligjor”, ka deklaruar Rushiti.

    Ndërkaq, lidhur me numrin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Rushiti ka përmendur shifrën prej 20 mijë personash, duke theksuar se kjo shifër nuk buron nga organizatat joqeveritare dhe as nga institucionet shtetërore.

    Në të njëjtën mbledhje, Mirlinda Sada, ka kërkuar përkrahje të qëndrueshme institucionale për organizatat që ofrojnë shërbime për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

    Ajo ka bërë të ditur se organizata ofron shërbime juridike, psikologjike dhe gjinekologjike, si dhe përfaqësim për gratë dhe vajzat e mbijetuara, përfshirë këshillime, avokim dhe lobim për përmirësimin e politikave dhe ligjeve, si dhe trajnime për institucionet dhe profesionistët lidhur me trajtimin e stresit dhe traumës.

    “Si organizatë, ne ofrojmë shërbime juridike, psikologjike, gjinekologjike, si dhe përfaqësim të grave dhe vajzave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, duke ju ofruar këshillime dhe shërbime të tjera në kuadër të avokimit dhe lobimit për përmirësimin e politikave dhe ligjeve. Gjithashtu, jemi organizatë që ofrojmë trajnime për institucione dhe profesionistë për qasjen ndaj trajtimit të stresit dhe traumës… Gjithashtu, një pikë shumë e rëndësishme që kisha dashur të theksoj është edhe përkrahja e qëndrueshme e organizatave, pasi dihet që vetëm nëse organizatat ofrojnë këto shërbime, mund të mbulohen nevojat e të mbijetuarve para komisionit apo gjykatës”, ka deklaruar Sada.

    Pas diskutimeve fillestare, mbledhja e Komisionit për Mirëqenie Sociale ka vazhduar me dyer të mbyllura, ku diskutimet kanë vijuar lidhur me pikat e parapara në rendin e ditës. /KP/

  • Family consumption prices have nearly doubled ) Hoti criticises Government: Who is responsible?

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Avdullah Hoti, has criticised the Government for economic policies, raising concerns about increasing the cost of living and its impact on citizens’ welfare, the Signal newspaper reports.

    Through a public post, Hoti has declared that, according to data from the Kosovo Statistics Agency ( Over the past five years, the cost of living has increased by 45 percent on average, while the prices of many household consumer products have almost doubled.

    According to him, the economic success of a government should be measured not only through increased state budgets but also through the real impact that economic policies have on the lives of citizens.

    Hoti has criticised what she describes as propaganda for economic success, at a time when, according to him, Kosovo families are facing ever higher spending.

    Through these statements, the opposition MP has also raised the issue of institutional responsibility for the economic situation and price hikes.

    Hoti’s claims on price hikes are based on data he attributes to the AKS, while figures have not been independently verified in this report.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Çmimet e konsumit familjar gati janë dyfishuar” – Hoti kritikon Qeverinë: Kush mban përgjegjësi?

    “Çmimet e konsumit familjar gati janë dyfishuar” – Hoti kritikon Qeverinë: Kush mban përgjegjësi?

    “Çmimet e konsumit familjar gati janë dyfishuar” – Hoti kritikon Qeverinë: Kush mban përgjegjësi?

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për politikat ekonomike, duke ngritur shqetësime për rritjen e kostos së jetesës dhe ndikimin e saj në mirëqenien e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

    Përmes një postimi publik, Hoti ka deklaruar se, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë pesë vjetëve të fundit kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45 për qind, ndërsa çmimet e shumë produkteve të konsumit familjar pothuajse janë dyfishuar.

    Sipas tij, suksesi ekonomik i një qeverie nuk duhet të matet vetëm përmes rritjes së buxhetit të shtetit, por edhe përmes ndikimit real që politikat ekonomike kanë në jetën e qytetarëve.

    Hoti ka kritikuar atë që e cilëson si propagandë për sukses ekonomik, në një kohë kur, sipas tij, familjet kosovare po përballen me shpenzime gjithnjë e më të larta.

    Përmes këtyre deklaratave, deputeti opozitar ka ngritur edhe çështjen e përgjegjësisë institucionale për gjendjen ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

    Pretendimet e Hotit për rritjen e çmimeve bazohen në të dhënat që ai ia atribuon ASK-së, ndërsa shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur në këtë raportim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • AAK-ja propozon pension proporcional për kontributdhënësit|Video

    AAK-ja propozon pension proporcional për kontributdhënësit|Video

    Në një konferencë për media, Haxhiu ka bërë të ditur se propozimi i saj u dedikohet veçanërisht personave që kanë punuar dhe paguar kontribute para janarit të vitit 1999, por që për shkak të mungesës së disa viteve, muajve apo edhe ditëve nuk përfitojnë pensionin kontributpagues.

    Ajo ka theksuar se bëhet fjalë për qytetarë me përvojë të gjatë pune, kontributet e të cilëve janë të dëshmuara, por që mbeten jashtë skemës aktuale për shkak të kritereve ligjore.

    “Dikujt i mungojnë disa vite, dikujt disa muaj, por ka edhe që disave u mungojnë edhe disa ditë. Ka njerëz që kanë përvojë plot 44 vite”, ka deklaruar Haxhiu.

    Sipas saj, këta qytetarë duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të marrin pension në përputhje me kontributin që kanë dhënë gjatë viteve të punës.

    “Ai duhet të marrë një pension në përpjestim me kontributin që ka paguar”, ka thënë ajo.

    Haxhiu ka propozuar që në ligj të shtohet një dispozitë e re, e cila do të mundësonte pensionin kontributpagues proporcional për personat që nuk i plotësojnë kushtet e dy kategorive ekzistuese të pensioneve kontributpaguese.

    “A me këtë propozim, ruhen skemat ekzistuese dhe të drejtat e atyre që përfitojnë sipas tyre. Së pari, ruhet pensioni kontributpagues i moshës. Ruhet pensioni parcial kontributpagues për personat e larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme. Propozojmë shtimin e nenit të ri, ku përmes tij, është mundësia për pension kontributpagues proporcional që kanë paguar kontribute, por nuk kualifikohen sipas dy dispozitave të mëparshme”, ka deklaruar ajo.

    Duke shpjeguar mënyrën se si do të funksiononte propozimi, deputetja ka dhënë një shembull ilustrues, sipas të cilit pensioni do të llogaritej në bazë të viteve, muajve dhe ditëve të kontributeve të dëshmuara.

    “Nëse pensioni i plotë kontributpagues i kategorisë përkatëse do të ishte 300 euro në muaj, këtë shumë e pjesëtojmë me 15. Rezultati është 20 euro pension mujor për çdo vit kontributesh”, ka shpjeguar Haxhiu.

    Sipas shembullit të saj, një person me 14 vjet kontribute do të përfitonte 280 euro në muaj, ndërsa ai me 14 vjet e gjashtë muaj do të përfitonte 290 euro.

    Ajo ka sqaruar se shuma prej 300 eurosh është vetëm shembull dhe se vlera reale do të përcaktohej varësisht nga pensioni në fuqi dhe periudha e kontributeve të dëshmuara.

    Haxhiu ka insistuar që në përllogaritje të përfshihen edhe muajt dhe ditët e punës, në mënyrë që të mos anashkalohen qytetarët të cilëve u mungon një periudhë shumë e shkurtër për të arritur kriterin ligjor.

    “Sepse, nëse po synojmë t’u japim zgjidhje edhe qytetarëve të cilëve u mungojnë vetëm pak ditë për ta plotësuar periudhën e kërkuar, duhet që çdo ditë e kontributeve të tyre të merret parasysh”, ka theksuar ajo.

    Përmes kësaj nisme, sipas Haxhiut, do t’u jepej mundësia edhe personave që janë refuzuar më herët për pension, për shkak se nuk kanë arritur kriterin e kërkuar vetëm për disa ditë.

    Në fund, deputetja u ka bërë thirrje grupeve parlamentare që ta mbështesin këtë propozim, duke vlerësuar se ai synon të adresojë një padrejtësi ndaj qytetarëve që kanë punuar dhe kanë kontribuuar, por që deri më tani nuk kanë arritur të përfitojnë pension kontributpagues.

    Burimi: RTKLive

  • AAK proposes proportional pension for contributors

    At a media conference, Haxhiu has indicated that her proposal is dedicated especially to those who have worked and paid contributions before January 1999, but that due to the lack of several years, months or even days, they do not benefit the taxpayers’ pension.

    She has stressed that it is about citizens with long work experience whose contributions are witnessed but that remain out of the current scheme due to legal criteria.

    Someone misses a couple of years, someone’s a couple of months, but there’s also a few days missing. There are people who have a 44-year experience, Hadziu has declared.

    According to her, these citizens should be treated fairly and receive pension in line with the contribution they have made during their working years.

    He must receive a pension proportional to the contribution he has paid, she said.

    Haxhiu has proposed that a new provision be added to the law, which would enable a proportional pension for those who fail to meet the terms of the two existing retirement categories.

    WITH this proposal, existing schemes and the rights of those benefiting them are preserved. First, age-enhanced pension is maintained. Vocial pension payment is maintained for those fired from work as a result of violent measures. We propose the addition of the new article, where through it, there is the possibility of proportional retirement paid contributions, but they do not qualify according to the previous two provisions, it has stated.

    Explaining how the proposal would function, the MP has set an illustrative example in which retirement would be calculated on the basis of years, months, and days of contributions witnessed.

    If the full-blown pension of the respective category was 300 euros a month, that amount we divide by 15. The result is 20 euros of monthly retirement per year of contributions, Haxhiu has explained.

    According to her example, a person with 14 years of contributions would benefit 280 euros per month, while the one with 14 years and six months would benefit 290 euros.

    It has clarified that the amount of 300 euros is just an example and that real value would be determined depending on the pension in power and the period of contributions witnessed.

    Haxhiu has insisted that months and working days be included, so that citizens who lack a very short period of legal criteria are not overlooked.

    Because, if we’re aiming at providing solutions to citizens who lack only a few days to complete the required period, it must be considered every day of their contributions, she stressed.

    By this initiative, according to Haxhiu, the opportunity would also be given to those who were earlier refused to retire because they failed to achieve the required criteria for just a few days.

    In the end, the MP has called on parliamentary groups to support this proposal, praising that it aims to address an injustice to the citizens who have worked and contributed, but that so far have failed to obtain contributions.

    Source Layer: RTKLive

  • Rotary Club Peja shënon 20-vjetorin e themelimit

    Rotary Club Peja shënon 20-vjetorin e themelimit

    Rotary Club Peja do ta shënojë 20-vjetorin e zyrtarizimit me një mbrëmje gala të shtunën, më 14 Nëntor 2026, në orën 20:00, në Hotel Dukagjini në Pejë. Kremtimi do të mbledhë anëtarë të klubit, përfaqësues të institucioneve dhe partnerë nga Kosova e jashtë saj për të nderuar dy dekada shërbimi dhe bashkëpunimi.

    Sipas një njoftimi për media nisma për ta sjellë Rotary-n në Kosovë mori formë në Pejë, ku grupi iniciativ, i udhëhequr nga Dr. Neshad R. Albani, mbajti takimin e parë më 23 shkurt 2005. Më 5 Nëntor të po atij viti, sipas datës lokale në Kosovë, u shënua pranimi i Kosovës në Rotary International.

    “Më 30 Qershor 2006, me mbështetjen e Rotary Club Podgorica dhe Indio Sunrise Rotary Club nga Kalifornia, Rotary Club Peja u bë klubi i parë Rotary i zyrtarizuar në Kosovë. Më pas, klubi ndihmoi në themelimin e shumicës së klubeve Rotary në vend. Në dy dekada, Rotary Club Peja ka realizuar mbi 100 projekte në Pejë dhe në mbarë Kosovën. Ndër to janë instalimi i paneleve fotovoltaike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për të zëvendësuar përdorimin e mazutit në lavanderi, dhurimi i një autoambulance për spitalin dhe përmirësimi i furnizimit me ujë e i kushteve sanitare në 13 shkolla. Përmes një Granti Global të Fondacionit Rotary, klubi financoi 125 bursa për vajza, prej të cilave 80 për studente dhe 45 për nxënëse të shkollave të mesme. Klubi ka mbështetur gjithashtu familjet e policëve të rënë në detyrë dhe po zbaton programin Frutopia për edukimin për paqe dhe të drejtat e njeriut në pesë shkolla fillore të Pejës”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, siç thuhet në njoftim gjatë mbrëmjes gala do të ndahen mirënjohjet Paul Harris Fellow dhe do të bëhet njoftimi zyrtar se Rotary Club Peja ka arritur statusin 100% Paul Harris Fellow Club.

    “Në program parashihen edhe përshëndetje nga klubet partnere dhe prezantimi i një dokumentari mbi historinë dhe veprimtarinë e klubit. Po më 14 Nëntor, Rotary Club Peja, Komuna e Pejës dhe Universiteti ‘Haxhi Zeka’ do të organizojnë Edicionin e Tretë të Forumit të Paqes në Pejë, me temën ‘The Wisdom Revolution: Human Values in the Age of AI’. Ndërsa me 15 Nëntor, programi jubilar do të vijojë me ceremoninë e binjakëzimit ndërmjet Pejës dhe qytetit të Indios në Kaliforni, një hap i ri në marrëdhëniet që klubet Rotary të dy qyteteve kanë ndërtuar ndër vite”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Aleanca kërkon pension proporcional për kontributet para vitit 1999, përfitojnë edhe ata që u mungojnë disa ditë

    Aleanca kërkon pension proporcional për kontributet para vitit 1999, përfitojnë edhe ata që u mungojnë disa ditë

    Qytetarët që kanë paguar kontribute pensionale para 1 janarit 1999, por që nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme për të përfituar pension kontributpagues, mund të kenë një mundësi të re për të marrë pension.

    Aleanca ka prezantuar një propozim për ndryshimin e ligjit, përmes të cilit synon që pensioni të llogaritet në bazë të periudhës së kontributeve të paguara, duke përfshirë edhe rastet kur qytetarëve u mungojnë vetëm disa muaj apo ditë për të përmbushur kriteret.

    Propozimi është prezantuar nga deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e cila bëri të ditur se synohet shtimi i nenit të ri 8/B, përmes të cilit pensioni do të llogaritej në përpjesëtim me vitet, muajt dhe ditët e kontributeve të paguara.

    Sipas Haxhiut, kjo nismë synon të adresojë rastet e qytetarëve që kanë vite pune të dëshmuara, por nuk kualifikohen për pension kontributpagues për shkak se u mungojnë disa muaj apo edhe ditë për të plotësuar periudhën e nevojshme.

    “Një person që ka paguar kontribute, por nuk e plotëson periudhën për pension sipas kushteve aktuale, duhet të ketë mundësi të marrë pension në përpjesëtim me kontributet që i ka paguar”, deklaroi Haxhiu.

    Ajo theksoi se propozimi nuk cenon skemat ekzistuese të pensionit kontributpagues të moshës dhe pensionit parcial kontributpagues për personat e larguar nga puna si pasojë e masave të dhunshme.

    Pensioni i ri proporcional do të shqyrtohej vetëm në rastet kur qytetarët nuk i plotësojnë kushtet për të përfituar nga këto dy skema.

    Për të ilustruar mënyrën e llogaritjes, Haxhiu mori si shembull një pension prej 300 eurosh, të ndarë në 15 vite kontribute. Sipas kësaj formule, për çdo vit kontributesh do të llogariteshin 20 euro pension mujor. Kështu, një qytetar me 14 vite kontribute do të përfitonte 280 euro, ndërsa një tjetër me 14 vite e gjashtë muaj do të merrte 290 euro në muaj.

    Deputetja sqaroi se kjo shumë është vetëm ilustrim dhe se pensioni real do të përcaktohej në bazë të shumës në fuqi dhe periudhës së kontributeve të dëshmuara.

    Propozimi parashikon gjithashtu që të drejtë aplikimi të kenë edhe qytetarët të cilëve u janë refuzuar më herët kërkesat për pension për shkak të periudhës së pamjaftueshme të kontributeve. Dokumentet që ndodhen tashmë në dosjet e administratës do të mund të përdoren pa qenë nevoja që qytetarët t’i dorëzojnë sërish.

    “Qytetarët nuk duhet të detyrohen t’i dorëzojnë përsëri dokumentet që administrata i ka”, theksoi Haxhiu.

    Ajo bëri të ditur se zbatimi i kësaj nisme do të kërkojë vlerësimin e numrit të përfituesve potencialë dhe të kostos financiare për buxhetin e shtetit.

    Projektligji pritet t’i nënshtrohet shqyrtimit dhe procedurave përkatëse në Kuvend, ndërsa Haxhiu u bëri thirrje grupeve parlamentare dhe institucioneve përgjegjëse që të kontribuojnë në finalizimin e propozimit. /Telegrafi/

  • 15 vjet pritje për drejtësi – babai i Diana Kastratit: Nuk do të ndalemi, askush nuk më dëgjoi kur kërkoja ndihmë

    15 vjet pritje për drejtësi – babai i Diana Kastratit: Nuk do të ndalemi, askush nuk më dëgjoi kur kërkoja ndihmë

    15 vjet pritje për drejtësi – babai i Diana Kastratit: Nuk do të ndalemi, askush nuk më dëgjoi kur kërkoja ndihmë

    Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, familja e saj është rikthyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë herë me shpresën se procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Adnan Jashari do t’i japë fund pritjes së gjatë për drejtësi.

    Babai i viktimës, Gëzim Kastrati, ka folur për vuajtjet e familjes gjatë këtyre viteve, duke kritikuar edhe mosveprimin e institucioneve, të cilave, sipas tij, u ishte drejtuar për ndihmë.

    “Ky rast pas 15 vjetësh është një drejtësi e vonuar, por besojmë dhe shpresojmë se do ta marrë epilogun e merituar”, deklaroi Kastrati pas seancës gjyqësore.

    Ai tha se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet edhe para vrasjes së vajzës së tij, por pretendon se askush nuk e kishte pranuar për t’i dëgjuar shqetësimet e tij.

    “Po, edhe para rastit të vajzës sime, 6 muaj jam marrë me këtë çështje. Atëherë s’ka qenë Pallati i Drejtësisë. Ka pasur shtëpi dhe institucione të tjera. Askush nuk më ka pranuar që të flas, të shprehem, të prononcohem për situatën, që ta zgjidhim këtë çështje”, tha ai.

    “Por edhe sot, edhe nesër, nuk do të ndalemi”, shtoi Kastrati.

    I pyetur në kontekstin e vrasjes së fundit të Arlinda Zekajt, babai i Dianës tha se solidarizohet me familjen e saj, por nuk dëshiron të bëjë krahasime mes viktimave.

    Ai ngriti shqetësime për përgjegjësinë e zyrtarëve institucionalë, duke pretenduar se neglizhenca e tyre ka ndikuar në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.

    Ndërkohë, avokatja e familjes, Miranda Haxhiu, e cilësoi procesin si drejtësi të vonuar dhe kërkoi që institucionet të sigurojnë praninë e të akuzuarit, i cili ndodhet në arrati.

    “Ky gjykim do të zhvillohet në mungesë dhe presim nga drejtësia e Kosovës që të sigurojë edhe prezencën e të pandehurit në këtë procedurë”, deklaroi Haxhiu.

    Diana Kastrati, 27-vjeçare, u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, teksa po shkonte në fakultet.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë më 22 tetor 2026 ndaj ish-bashkëshortit të saj, Adnan Jashari, për veprën penale të vrasjes së rëndë.

    I akuzuari vazhdon të jetë në arrati, ndërsa procedura gjyqësore është paraparë të zhvillohet në mungesë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 15 years of waiting for justice. We won’t stop, nobody heard me call for help

    Fifteen years after Diana Kastrat’s assassination, her family has returned to the Constitutional Court in Pristina, this time in hopes that the judicial process against accused Adnan Jashari will end the long wait for justice.

    The victim’s father, Gezim Kastrati, has talked about family suffering during these years, also criticising the inaction of institutions that, he said, had turned to for help.

    This case in 15 years is a delayed justice, but we believe and hope to get the deserved epilogue, Kastrati declared after the hearing.

    He said he had sought help from institutions even before his daughter was murdered, but claims no one had accepted him to listen to his concerns.

    Yeah, even before my daughter’s case, I’ve been on this case for six months. Then it was the Palace of Justice. There were houses and other institutions. No one has accepted me speaking, expressing myself, representing the situation, so that we can settle this issue, he said.

    But even today, even tomorrow, we won’t stop, Kastrati added.

    Asked in the context of the recent assassination of Arlinda Zekaj, Diana’s father said she is solidified with her family, but does not want to make comparisons among the victims.

    He raised concerns about the responsibility of institutional officials, claiming their neglect has affected the treatment of cases of violence against women.

    Meanwhile, family lawyer Miranda Haxhiu described the process as late justice and demanded that institutions ensure the presence of the fugitive indictee.

    This trial will be carried out in absentia and we expect Kosovo’s justice to ensure the defendant’s presence in this procedure, Haxhiu said.

    Diana Kastrati, 27, was killed in Pristina on May 18, 2011, while going to college.

    The Constitutional Prosecutor in Pristina has filed charges on October 22nd 2026 against her former husband, Adnan Jashar, for the criminal offence of the serious murder.

    The accused continues to be on the run, while the court procedure is in advance to develop in absentia.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Xheneta Fetahu ‘godet’ Beharen: Nënë e dy fëmijëe …

    Xheneta Fetahu ‘godet’ Beharen: Nënë e dy fëmijëe …

    Xheneta Fetahu ‘godet’ Beharen: Nënë e dy fëmijëe …

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory lidhur me zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

    Ajo ka kritikuar disa prej banorëve, duke pretenduar se po përsërisin të njëjtat sjellje për të cilat më parë e kishin kritikuar atë gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë format.

    Sipas Xhenetës, ironia qëndron pikërisht në faktin se ata që dikur e gjykonin, tani po veprojnë në të njëjtën mënyrë, madje, sipas saj, edhe më keq.

    “Këta banorë janë bërë bajat me skena e sjellje palidhje! Ironia më e madhe është që ata që m’kanë kritiku mu, sot po i bëjnë të njëjtat gjëra, bile edhe ma keq! Mos fol para kohe veç me u dokë ‘e mirë’ para publikut, se koha ta nxjerr fytyrën e vërtetë”, ka shkruar ajo.

    Reagimi i saj është ndalur veçanërisht te raporti mes Behares dhe Fuegos, për të cilin ditëve të fundit është diskutuar edhe brenda shtëpisë.

    Xheneta ironizoi sjelljen e Behares, duke pretenduar se ajo po i qëndron shumë afër Fuegos, ndonëse vazhdimisht përmend faktin se është nënë e dy fëmijëve.

    “Sa i përket Behares, aq shumë po i shkon mbrapa Fuegos, sa veç në prehën e tij pa u ulë i ka mbetë! ‘Jam nanë e dy fëmijëve’, ama as drejt s’po rrin ulun, edhe atë me xhinse! WTF?”, shkroi ajo.

    Në fund, Xheneta pati edhe një mesazh për ata që, sipas saj, përpiqen të paraqiten si shembuj të moralit para publikut.

    “E kjo fjala ‘SHEMBULL, SHEMBULL’ na lodhi! Thu ti jeni presidente shtetesh, e jo individë në reality show! Ma pak moralizime e ma shumë vepra, se po dilni shumë ma keq se ata që i keni gjyku”, përfundoi ajo reagimin. 

    Burimi: Insajderi