Category: Lajme

  • Gara: Deri më tani janë trajtuar rreth 20 lokacione për gërmime

    Gara: Deri më tani janë trajtuar rreth 20 lokacione për gërmime

    Gara: Deri më tani janë trajtuar rreth 20 lokacione për gërmime

    Rreth 20 lokacione janë trajtuar për gërmime vlerësuese gjatë vitit 2026, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa në tre deri në katër lokacione të tjera pritet të zhvillohen aktivitete deri në fund të vitit.

    Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili ka thënë se aktualisht janë duke u zhvilluar gërmime në një lokacion mes Kaçanikut dhe Shtërpcës, ndërsa në agjendë janë edhe disa lokacione të tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës.

    “Edhe këtë vit, pra gjatë vitit 2026, pavarësisht që disa javë kemi qenë të fokusuar në lokacionet e varrezave masive në Jabukë dhe Kalludër, sigurisht ka pasur dinamikë në kuptim të angazhimit në terren. Deri më tani, siç e kam thënë, janë diku 20 lokacione të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues. Kemi të paktën tre-katër lokacione, të cilat do të jenë pjesë e agjendës edhe në pjesën e mbetur të vitit. Për momentin jemi në një lokacion mes zonës së Kaçanikut dhe Shtërpcës. E potencova që do të jenë me interes ose me prioritet edhe lokacionet në varrezat në veri të Mitrovicës. Pastaj do të jetë pjesë e agjendës edhe lokacioni i varrezave të qytetit të Prishtinës, pra varrezat në lagjen Arbëria. Meqë e kemi thënë edhe më parë, gjatë kohës së luftës, lokacionet e varrezave të qyteteve të mëdha, si lagjja Arbëria në Prishtinë, varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës, apo lagjja Brekoc në Gjakovë, lagjja Tusuz në Prizren, varrezat e qytetit të Pejës dhe varrezat e qyteteve të tjera, por edhe të fshatrave, janë përdorur, në qoftë se mund ta them këtë fjalë, gjatë kohës së luftës nga forcat serbe për të fshehur kufomat e viktimave të luftës, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit”, tha ai.

    Gara ka theksuar se lokacionet e varrezave të qyteteve të mëdha mbeten me interes, pasi gjatë luftës dyshohet se janë përdorur për fshehjen e trupave të viktimave. Sipas tij, për identifikimin e hapësirave të mundshme nevojiten informacione shtesë, veçanërisht nga arkivat e institucioneve të Serbisë.

    Ai ka përmendur edhe angazhimet e fundit në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, ku janë pranuar raporte të ADN-së për gjashtë identifikime, ndërsa ende priten rezultate për mostrat e tjera të dërguara për testim, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, lidhur me tri identifikimet e bëra publike më 3 nëntor, ai ka thënë se pas pranimit të raporteve të ADN-së janë organizuar takime me familjet e viktimave, me të cilat janë diskutuar edhe hapat e procedurat e mëtejshme.

    Gara ka folur edhe për angazhimet në lokacionet e tjera në veri të vendit, duke përmendur mbetjet mortore të një personi që janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë një rigërmimi vlerësues në varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës.

  • Kameruni cakton datën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale pas dy shtyrjeve

    Kameruni cakton datën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale pas dy shtyrjeve

    Kameruni cakton datën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale pas dy shtyrjeve

    Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka caktuar 7 shkurtin 2027 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, të cilat ishin shtyrë dy herë.

    Vendimi u bë i ditur përmes një dekreti presidencial, pas zgjatjes së mandateve të deputetëve dhe këshilltarëve komunalë.

    Njoftimi vjen në një periudhë tensionesh politike, pas protestave që pasuan rizgjedhjen e Biya-s në tetor të vitit 2025. Autoritetet u përballën me akuza për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe arrestime të shumta.

    Biya, 93-vjeçar, është në pushtet që nga viti 1982 dhe është udhëheqësi më i moshuar në botë.

  • Trump: Lufta me Iranin është praktikisht e përfunduar, Teherani refuzon të dorëzohet

    Trump: Lufta me Iranin është praktikisht e përfunduar, Teherani refuzon të dorëzohet

    Trump: Lufta me Iranin është praktikisht e përfunduar, Teherani refuzon të dorëzohet

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin është praktikisht e përfunduar, duke shprehur optimizëm për t’i dhënë fund konfliktit.

    Ndërkohë, Irani ka kundërshtuar pretendimet e Uashingtonit, duke theksuar se nuk do të dorëzohet dhe se SHBA-ja duhet të pranojë kushtet e Teheranit për përfundimin e luftës.

    Kërkesat iraniane përfshijnë heqjen e sanksioneve, përfundimin e bllokadës detare dhe kompensimin për dëmet e shkaktuara nga lufta.

    Pavarësisht deklaratave për përparim drejt paqes, ende nuk ka marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

  • Trump: The Iran war is practically over, Tehran refuses to surrender

    PAmerican resident Donald Trump has declared that the fight with Iran is practically finished, expressing optimism about ending the conflict.

    Meanwhile, Iran has rejected Washington’s claims, stressing that it will not surrender and that the US must accept Tehran’s conditions for ending the war.

    Iranian demands include lifting sanctions, completing the maritime blockade and compensation for damages caused by war.

    Despite statements of progress towards peace, there is still no final agreement between the two countries.

  • Trump: FBI-ja po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një grua të dyshuar si spiune kineze

    Trump: FBI-ja po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një grua të dyshuar si spiune kineze

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se FBI-ja po heton rastin që përfshin drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe lidhjen e tij me një grua që dyshohet se ka bashkëpunuar me inteligjencën kineze.

    Trump tha se kishte biseduar me Huangun të hënën, pas raportimeve se inteligjenca amerikane besonte se drejtuesi i kompanisë ishte shënjestër e një operacioni kinez të spiunazhit.

    “E pyeta: A kishe ndonjë ide se ajo ishte spiune? Ai më tha: Nuk e kisha idenë se ishte spiune. Dhe unë vërtet e besoj”, deklaroi Trump para gazetarëve.

    Presidenti konfirmoi më vonë në Shtëpinë e Bardhë se FBI-ja po merrej me çështjen, por nuk dha detaje për hetimin apo kohën kur kishte nisur ai. FBI-ja nuk pranoi të komentonte për BBC-në.

    Pekini i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “krejtësisht të pabaza, spekulative dhe të hartuara për të njollosur Kinën”, transmeton Telegrafi.

    Nvidia ka angazhuar një hetim të pavarur për rastin që përfshin Alice Huang, e dyshuar për spiunazh në favor të Kinës. Kompania tha se nuk ka arsye të besojë se sekretet e saj tregtare apo siguria kombëtare janë komprometuar.

    Sipas një raportimi të New York Times, zyrtarët amerikanë të inteligjencës besojnë se Alice Huang, e njohur edhe si Huang Le, ka punuar për Pekinin. Ajo nuk ka lidhje familjare me Jensen Huangun.

    Gazeta raportoi se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u kishte dërguar një memorandum zyrtarëve të lartë në Uashington pranverën e kaluar, duke i paralajmëruar se shefi i Nvidia-s kishte një marrëdhënie të afërt me një person të dyshuar si spiune kineze.

    Alice Huang ishte drejtoreshë menaxhuese e kompanisë singaporiane Megaspeed, e cila kishte pasur marrëdhënie biznesi me Nvidia-n.

    Nvidia, kompania e dytë më e vlefshme në botë pas Apple, është një prej aktorëve kryesorë në garën teknologjike mes SHBA-së dhe Kinës. Çipat e saj janë bërë thelbësorë për zhvillimin e inteligjencës artificiale.

    Zbulimet për rastin shkaktuan reagime në tregjet financiare, duke i ulur vlerën e kompanisë me rreth 250 miliardë dollarë të hënën, pasi aksionet e saj ranë për më shumë se 4 për qind.

    Rasti ka ngritur shqetësime edhe për shkak të rëndësisë strategjike të teknologjisë së Nvidia-s. Zyrtarët amerikanë i trajtojnë eksportet e çipave të kompanisë drejt Kinës si çështje të sigurisë kombëtare.

    Ndërkohë, të hënën, Jensen Huang dhe Nvidia u paditën në Kaliforni përmes një padie të propozuar kolektive nga aksionarët. Padia i akuzon ata për mashtrim të investitorëve, duke pretenduar se kanë fshehur lidhjet e drejtuesit të kompanisë me Alice Huang.

    Sipas padisë, Nvidia ka dhënë informacione të pavërteta për marrëdhënien mes tyre, ndërsa gruaja dyshohet se ka tentuar të ndihmojë në kontrabandimin e produkteve të kompanisë drejt Kinës. BBC-ja ka kërkuar koment nga Nvidia për këtë çështje.

    Trump: E besoj se nuk e dinte që ajo ishte spiune

    Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet disa herë, përfshirë edhe nga BBC-ja, se kur ishte informuar për marrëdhënien mes Huangut dhe gruas së dyshuar. Ai tha se kishte marrë informacion “për një periudhë kohore”, pa dhënë një datë të saktë.

    Trump e përshkroi drejtuesin e Nvidia-s si një person “të nderuar” dhe u shpreh i bindur se ai do të dalë mirë nga hetimet.

    “Shpresoj që të mos ketë probleme. Besoj se ai po vuan shumë”, tha presidenti amerikan.

    Ai shtoi se e kishte telefonuar Huangun të hënën për të pyetur se si po ndihej dhe për ta pyetur drejtpërdrejt rreth akuzave.

    Huang ka pranuar se kishte qenë “i pabesë” ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kërkuar falje për lëndimin që i kishte shkaktuar asaj dhe fëmijëve të tyre.

    Të hënën, ai deklaroi se ishte “i përkushtuar për të mbrojtur Nvidia-n dhe për të mbështetur sigurinë kombëtare të Amerikës”, duke shtuar se do të bashkëpunojë me hetimin e nisur nga kompania.

    Ai gjithashtu është ftuar të marrë pjesë javën e ardhshme në një seancë të përbashkët me dyer të mbyllura të disa komiteteve të Kongresit amerikan. Ende nuk dihet nëse do të paraqitet.

    Në letrën e dërguar atij thuhet se seanca do të trajtojë protokollet e sigurisë së Nvidia-s kundër spiunazhit nga shtetet kundërshtare, si dhe kontaktet e tij me Alice Huang, të cilën dokumenti e përshkruan si një aset të inteligjencës kineze.

    Rëndësia e çipave të Nvidia-s në garën SHBA-Kinë

    Nvidia u themelua në vitin 1993 nga Jensen Huang dhe dy inxhinierë të tjerë. Fillimisht, kompania u përqendrua në prodhimin e çipave për industrinë e lojërave elektronike, por më vonë orientimi drejt inteligjencës artificiale e shndërroi në një prej kompanive më të fuqishme teknologjike në botë.

    Për shkak të rëndësisë së çipave të saj në zhvillimin e inteligjencës artificiale, administrata amerikane ka vendosur më herët kufizime për shitjen e produkteve më të avancuara të Nvidia-s në tregun kinez.

    Jensen Huang ka kundërshtuar vazhdimisht kufizimet ndaj eksporteve drejt Kinës, duke argumentuar se zhvillimi global i inteligjencës artificiale duhet të mbështetet në teknologjinë amerikane.

    Në janar, administrata Trump njoftoi se do të lejonte shitjen e çipave H200 për klientët kinezë, por me kushte të caktuara.

    Megjithatë, produktet më të avancuara të kompanisë, përfshirë superçipin GB200 Blackwell, vazhdojnë të jenë të ndaluara për tregun kinez. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – këta janë pesë turqit që dyshohen se e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore

    Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – këta janë pesë turqit që dyshohen se e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore

    Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – këta janë pesë turqit që dyshohen se e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore

    Një shtetas turk është sulmuar në mes të rrugës në Prizren, është futur me forcë në një veturë dhe është dërguar në Prishtinë, ku dyshohet se është mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij. Gjithçka lidhet me punimet ndërtimore në një objekt banesor, nga të cilat viktima ka deklaruar se është detyruar të heqë dorë. Pesë bashkëkombës të tij janë identifikuar si të dyshuar, ndërsa katër prej tyre kanë përfunduar në ndalim policor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 07:25, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku Sener Buyruk (44) ishte duke lëvizur në këmbë kur është sulmuar nga disa persona që, sipas deklarimit të tij, i njihte.

    Sulmuesit dyshohet se fillimisht e kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime, e më pas e kanë futur me forcë në një automjet Volkswagen me ngjyrë të bardhë.

    Nga Prizreni, 44-vjeçari është transportuar drejt Prishtinës, ku është dërguar në një shtëpi private dhe është mbajtur kundër vullnetit të tij për rreth 12 orë.

    Gjatë kësaj kohe, sipas dëshmisë së viktimës, ndaj tij është ushtruar presion për t’u tërhequr nga punimet ndërtimore që po realizonte në një objekt banesor në Prizren. Pas rreth 12 orësh, ai është liruar.

    Megjithëse ngjarja kishte ndodhur më 1 nëntor, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren kanë siguruar informacionet e para konkrete dy ditë më vonë, më 3 nëntor, kur përmes kanaleve operative kanë pranuar një video-incizim që dokumentonte sulmin.

    Në pamjet e siguruara shiheshin pesë persona duke sulmuar një burrë në rrugë, por në atë fazë hetuesit ende nuk e kishin identifikuar viktimën. Kjo ka bërë që veprimet e para hetimore të përqendroheshin në përcaktimin e identitetit dhe gjetjen e tij.

    Më 4 nëntor, Policia ka arritur ta identifikojë 44-vjeçarin, i cili gjatë intervistimit ka rrëfyer se personat që e kishin sulmuar ishin shtetas turq dhe të njohur për të. Deklarata e tij, së bashku me video-incizimin, ka shërbyer si bazë për vazhdimin e hetimeve dhe identifikimin e personave të dyshuar.

    Hetuesit kanë vazhduar punën për lokalizimin e tyre, derisa njëri prej të dyshuarve është ndaluar nga një patrullë e Njësisë së Trafikut Rajonal në Prishtinë.

    Pas marrjes në dorëzim të tij, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ka vazhduar kërkimet për personat e tjerë të dyshuar, duke arritur t’i lokalizojë ata dhe të identifikojë edhe automjetin që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit dhe transportimit të viktimës.

    Vetura është sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë.

    Zbulohen identitetet e pesë të dyshuarve

    Sipas informacioneve që ka siguruar ekskluzivisht Sinjali, personat e identifikuar në këtë rast janë Mustafa Danyildiz (47), Özdemir Riza (41), Dogan Mehmet Guven (43), Kahya Süleyman (40) dhe Perçem Mohmet, mosha e të cilit nuk është konfirmuar.

    Nga pesë personat e identifikuar, katër janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë, ndërsa statusi procedural i personit të pestë nuk është përcaktuar në informacionet e siguruara.

    Rasti është iniciuar për veprat penale “Shtrëngimi”, “Privimi i kundërligjshëm nga liria” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

    Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive They beat him in the middle of Prizren, dragged him into the car and held him hostage for 12 hours. These are five Turks suspected of forcing him to give up construction work.

    A Turkish national has been attacked in the middle of the road in Prizren, forced into a car and sent to Pristina, where he is allegedly held for 12 hours against his will. It’s all related to construction work in a residential facility, which the victim has claimed was forced to give up. Five of his countrymen have been identified as suspects, while four of them have ended up in police detention, the Signal newspaper teaches exclusively.

    The event took place on November 1st, about 7:25 p.m., on the Rjahjaı Street in Prizren, where Sener Bouiruk (44) was moving on foot when he was attacked by several people who, according to his statement, knew them.

    The attackers are suspected of being hit in various parts of the body, causing injuries, and then forced into a white – colored Volkswagen vehicle.

    From Prizren, 44-year-old has been transported to Pristina, where he has been sent to a private house and has been held against his will for about 12 hours.

    During this time, according to the victim’s testimony, he was pressured to withdraw from construction works that were being carried out at a residential facility in Prizren. After about 12 hours, he was released.

    Although the event took place on November 1st, Regional Investigation Sector investigators in Prizren have obtained the first concrete information two days later, on November 3rd, when, through operational channels, they accepted a video recording documenting the attack.

    Five people were seen in the provided images attacking a man on the street, but at that stage investigators had not yet identified the victim. This has caused the first investigative actions to focus on identifying the identity and finding it.

    On November 4th, police have been able to identify the 44-year-old, who during the interview confessed that the persons who had attacked him were Turkish and well-known citizens. His statement, along with the videoisation, has served as the basis for continuing investigations and identifying suspected persons.

    Investigators have continued work on their locate, while one of the suspects has been detained by a Regional Traffic Unit patrol in Pristina.

    After taking over, Prizren’s Regional Investigation Sector has continued research into other suspected persons, reaching out to locate them and identifying the vehicle allegedly used during the attack and transport of the victim.

    The car was temporarily seized by order of the Prosecutor.

    Suspects of Five Suspects Discovered

    According to information that has exclusively provided the signal, the individuals identified in this case are Mustafa Danyildiz (47), finishedmir Riza (41), Dogan Mehmet Guven (43), Kahya Süleyman (40) and Percem Mohmet, whose age has not been confirmed.

    Of the five identified persons, four have been detained for 48 hours with the Prosecutor’s decision, while the procedureal status of the fifth person is not defined in information provided.

    The case has been initiated for criminal acts ?

    Note. The defendant is declared innocent until his guiltyness is proven with a court of contempt.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gashi: BE-ja ishte e padrejtë, por ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen problem ndëretnik

    Gashi: BE-ja ishte e padrejtë, por ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen problem ndëretnik

    Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi thekson se stabiliteti dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend duhet të ruhen me çdo kusht.
    Duke komentuar qëndrimin e Brukselit ndaj Maqedonisë, Gashi tha se institucionet evropiane kanë qenë të padrejta ndaj vendit në të kaluarën. Megjithatë, ai apeloi që çështja e ndryshimeve kushtetuese të mos abuzohet dhe të mos shndërrohet në një problem ndëretnik.

    “BE-ja ishte e padrejtë ndaj Maqedonisë, por ndryshimet kushtetuese nuk duhet të shndërrohen në një problem ndëretnik”, tha Gashi në një intervistë për “360 shkallë”, duke iu referuar tensioneve aktuale sociale-politike dhe çështjeve që lidhen me detyrimet e vendit në rrugën evropiane.

    Gashi theksoi se marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla më e rëndësishme për stabilitetin e vendit dhe se subjektet politike nuk duhet të përdorin tema të ndjeshme për pika politike ditore, veçanërisht kur bëhet fjalë për qëllimet strategjike dhe euroatlantike të vendit.

    Sipas Gashit, Bashkimi Evropian humbi një mundësi përmes shembullit të Maqedonisë së Veriut për të dërguar një mesazh se vendet që janë të gatshme të bëjnë kompromise të mëdha për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe mund të presin përparim më të shpejtë drejt anëtarësimit.

    “Unë them se ata duhej të ishin inkurajuar, mendoj se para pushtimit rus të Ukrainës, kishte dilema të mëdha në Bashkimin Evropian nëse duhej të kishte një zgjerim. Dhe ata gjetën justifikime të ndryshme pse nuk duhej të kishte një të tillë. Por mendoj se pas këtij pushtimi rus të Ukrainës, pasi u kuptua se Evropa mund të vihej përsëri para një sfide të madhe, ushtarake, të sigurisë e kështu me radhë, ajo erdhi në vete dhe u kuptua se ky rajon, Evropa Juglindore, është pjesë e Evropës dhe tani nuk duhet të shihet më vetëm nga një perspektivë integrimi, por edhe nga një perspektivë sigurie.

    Dhe mendoj se nëse e shohim mirë hartën gjeopolitike, Evropa është tashmë e vetëdijshme për këtë dhe tani po përpiqet ta rregullojë atë, por mendoj se disa gjëra kanë shkuar shumë larg dhe në lidhje me këtu, në vendin tonë, rrethanat që çuan në propozimin francez dhe më pas ngjarjet politike të kësaj opozite, ardhja në pushtet e një partie politike që ishte kundër asaj marrëveshjeje, jep peshë politike dhe nuk jep mundësinë të kalojë kaq lehtë”, shtoi Gashi./Telegrafi/

  • “Ai është Lamine Yamal i Italisë”, Capello zbulon lojtarin më të veçantë në Serie A

    “Ai është Lamine Yamal i Italisë”, Capello zbulon lojtarin më të veçantë në Serie A

    Trajneri i njohur italian Fabio Capello ka bërë një krahasim të veçantë mes njërit prej yjeve të Juventusit dhe talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, duke treguar vlerësimin e madh që ka për potencialin e futbollistit të ri bardhezi.

    Deklarata e Capellos erdhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Bulgarelli Number 8”, e mbajtur në Palazzo d’Accursio, selia e administratës së qytetit të Bolonjës.

    Capello, i cili ishte kryetar i jurisë së këtij çmimi, ia dorëzoi trofeun yllit të Juventusit, turkut Kenan Yildiz. Ai fillimisht vlerësoi kreativitetin e sulmuesit, përpara se të bënte një deklaratë të bujshme.

    “Yildiz bën gjëra që askush nuk do t’i imagjinonte. Juventusi, futbolli dhe tifozët kanë shumë nevojë për të”, u shpreh Capello.

    “Ai ka imagjinatë dhe ua përcjell atë të tjerëve. Ai është Lamine Yamal i Italisë”, përfundoi ai.

    He is Lamine Yamal of Italy, Capello discovers the most special player in Serie A

    Yildiz aktualisht është në fazën e rikuperimit nga një dëmtim në kockën e këmbës, që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës.

    Gjatë ceremonisë, futbollisti turk foli gjithashtu për gjendjen e tij fizike dhe dha një përditësim lidhur me kohën kur pret të rikthehet në fushë.

    Çmimi organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve dhe nderon figurat më të spikatura që kanë shkëlqyer gjatë sezonit të fundit futbollistik.

    Ai mban emrin e Giacomo Bulgarellit (1940-2009), legjendës së Bolognës dhe Italisë, i konsideruar si një prej mesfushorëve më të mirë në historinë e klubit. Bulgarelli mbajti fanellën me numrin 8 pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij dhe ishte një prej themeluesve të Shoqatës Italiane të Futbollistëve./Telegrafi/

  • He is Lamine Yamal of Italy, Capello discovers the most special player in Serie A

    He is Lamine Yamal of Italy, Capello discovers the most special player in Serie A

    Renowned Italian coach Fabio Capello has drawn a unique comparison between one of Barcelona’s Juvenus stars and talent, Lamine Yamal, showing her great appreciation for the potential of young white footballer.

    Capello’s statement came during the awards-sharing ceremony — Bulgarelli Number 850, held at Palazzo d’Accursio, the headquarters of the Bologna City Administration.

    Capello, who was chairman of the jury of this prize, handed the trophy to the star of Juvenus, Turkish Kenan Yildiz. He initially praised the attackers’ creativity before making a sensational statement.

    “Yildiz does things no one would ever imagine.” Juvenus, football, and fans desperately need to, Capello said.

    He has imagination and follows it to others. He is Lamine Yamal of Italy, he concluded.

    He is Lamine Yamal of Italy, Capello discovers the most special player in Serie A

    Yildiz is currently in the recovery phase of a foot bone injury, which he kept out of the playing field.

    During the ceremony, the Turkish football player also spoke about his physical situation and gave a update about the time he expects to return to the field.

    The award is organised by the Italian Football Association and honours the most prominent figures to have excellent during the last football season.

    It bears the name of Giacomo Bulgarelli (1940-2009), legend of Bilogna and Italy, considered one of the best midfielders in club history. Bulgarelli kept the fan of 8 almost all his career and was one of the founders of the Italian Football Association. /Telegraph/