Category: Lajme

  • Gashi: BE-ja ishte e padrejtë, por ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen problem ndëretnik

    Gashi: BE-ja ishte e padrejtë, por ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen problem ndëretnik

    Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi thekson se stabiliteti dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend duhet të ruhen me çdo kusht.
    Duke komentuar qëndrimin e Brukselit ndaj Maqedonisë, Gashi tha se institucionet evropiane kanë qenë të padrejta ndaj vendit në të kaluarën. Megjithatë, ai apeloi që çështja e ndryshimeve kushtetuese të mos abuzohet dhe të mos shndërrohet në një problem ndëretnik.

    “BE-ja ishte e padrejtë ndaj Maqedonisë, por ndryshimet kushtetuese nuk duhet të shndërrohen në një problem ndëretnik”, tha Gashi në një intervistë për “360 shkallë”, duke iu referuar tensioneve aktuale sociale-politike dhe çështjeve që lidhen me detyrimet e vendit në rrugën evropiane.

    Gashi theksoi se marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla më e rëndësishme për stabilitetin e vendit dhe se subjektet politike nuk duhet të përdorin tema të ndjeshme për pika politike ditore, veçanërisht kur bëhet fjalë për qëllimet strategjike dhe euroatlantike të vendit.

    Sipas Gashit, Bashkimi Evropian humbi një mundësi përmes shembullit të Maqedonisë së Veriut për të dërguar një mesazh se vendet që janë të gatshme të bëjnë kompromise të mëdha për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe mund të presin përparim më të shpejtë drejt anëtarësimit.

    “Unë them se ata duhej të ishin inkurajuar, mendoj se para pushtimit rus të Ukrainës, kishte dilema të mëdha në Bashkimin Evropian nëse duhej të kishte një zgjerim. Dhe ata gjetën justifikime të ndryshme pse nuk duhej të kishte një të tillë. Por mendoj se pas këtij pushtimi rus të Ukrainës, pasi u kuptua se Evropa mund të vihej përsëri para një sfide të madhe, ushtarake, të sigurisë e kështu me radhë, ajo erdhi në vete dhe u kuptua se ky rajon, Evropa Juglindore, është pjesë e Evropës dhe tani nuk duhet të shihet më vetëm nga një perspektivë integrimi, por edhe nga një perspektivë sigurie.

    Dhe mendoj se nëse e shohim mirë hartën gjeopolitike, Evropa është tashmë e vetëdijshme për këtë dhe tani po përpiqet ta rregullojë atë, por mendoj se disa gjëra kanë shkuar shumë larg dhe në lidhje me këtu, në vendin tonë, rrethanat që çuan në propozimin francez dhe më pas ngjarjet politike të kësaj opozite, ardhja në pushtet e një partie politike që ishte kundër asaj marrëveshjeje, jep peshë politike dhe nuk jep mundësinë të kalojë kaq lehtë”, shtoi Gashi./Telegrafi/

  • “Ai është Lamine Yamal i Italisë”, Capello zbulon lojtarin më të veçantë në Serie A

    “Ai është Lamine Yamal i Italisë”, Capello zbulon lojtarin më të veçantë në Serie A

    Trajneri i njohur italian Fabio Capello ka bërë një krahasim të veçantë mes njërit prej yjeve të Juventusit dhe talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, duke treguar vlerësimin e madh që ka për potencialin e futbollistit të ri bardhezi.

    Deklarata e Capellos erdhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Bulgarelli Number 8”, e mbajtur në Palazzo d’Accursio, selia e administratës së qytetit të Bolonjës.

    Capello, i cili ishte kryetar i jurisë së këtij çmimi, ia dorëzoi trofeun yllit të Juventusit, turkut Kenan Yildiz. Ai fillimisht vlerësoi kreativitetin e sulmuesit, përpara se të bënte një deklaratë të bujshme.

    “Yildiz bën gjëra që askush nuk do t’i imagjinonte. Juventusi, futbolli dhe tifozët kanë shumë nevojë për të”, u shpreh Capello.

    “Ai ka imagjinatë dhe ua përcjell atë të tjerëve. Ai është Lamine Yamal i Italisë”, përfundoi ai.

    He is Lamine Yamal of Italy, Capello discovers the most special player in Serie A

    Yildiz aktualisht është në fazën e rikuperimit nga një dëmtim në kockën e këmbës, që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës.

    Gjatë ceremonisë, futbollisti turk foli gjithashtu për gjendjen e tij fizike dhe dha një përditësim lidhur me kohën kur pret të rikthehet në fushë.

    Çmimi organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve dhe nderon figurat më të spikatura që kanë shkëlqyer gjatë sezonit të fundit futbollistik.

    Ai mban emrin e Giacomo Bulgarellit (1940-2009), legjendës së Bolognës dhe Italisë, i konsideruar si një prej mesfushorëve më të mirë në historinë e klubit. Bulgarelli mbajti fanellën me numrin 8 pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij dhe ishte një prej themeluesve të Shoqatës Italiane të Futbollistëve./Telegrafi/

  • He is Lamine Yamal of Italy, Capello discovers the most special player in Serie A

    He is Lamine Yamal of Italy, Capello discovers the most special player in Serie A

    Renowned Italian coach Fabio Capello has drawn a unique comparison between one of Barcelona’s Juvenus stars and talent, Lamine Yamal, showing her great appreciation for the potential of young white footballer.

    Capello’s statement came during the awards-sharing ceremony — Bulgarelli Number 850, held at Palazzo d’Accursio, the headquarters of the Bologna City Administration.

    Capello, who was chairman of the jury of this prize, handed the trophy to the star of Juvenus, Turkish Kenan Yildiz. He initially praised the attackers’ creativity before making a sensational statement.

    “Yildiz does things no one would ever imagine.” Juvenus, football, and fans desperately need to, Capello said.

    He has imagination and follows it to others. He is Lamine Yamal of Italy, he concluded.

    He is Lamine Yamal of Italy, Capello discovers the most special player in Serie A

    Yildiz is currently in the recovery phase of a foot bone injury, which he kept out of the playing field.

    During the ceremony, the Turkish football player also spoke about his physical situation and gave a update about the time he expects to return to the field.

    The award is organised by the Italian Football Association and honours the most prominent figures to have excellent during the last football season.

    It bears the name of Giacomo Bulgarelli (1940-2009), legend of Bilogna and Italy, considered one of the best midfielders in club history. Bulgarelli kept the fan of 8 almost all his career and was one of the founders of the Italian Football Association. /Telegraph/

  • Ekskluzive | Therja e 19-vjeçarit në Gjakovë, edhe dy të rinj përfundojnë në pranga – këta janë tre të dyshuarit

    Ekskluzive | Therja e 19-vjeçarit në Gjakovë, edhe dy të rinj përfundojnë në pranga – këta janë tre të dyshuarit

    Ekskluzive | Therja e 19-vjeçarit në Gjakovë, edhe dy të rinj përfundojnë në pranga – këta janë tre të dyshuarit

    Hetimet për therjen me thikë të një 19-vjeçari në Gjakovë kanë marrë një kthesë të re. Përveç 16-vjeçarit të arrestuar fillimisht për vrasje në tentativë, Policia ka ndaluar edhe dy të rinj të tjerë, të cilët dyshohen për pjesëmarrje në rrahje. Të tre kanë përfunduar në ndalim policor për 48 orë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 08:00, në rrugën “UÇK” në Gjakovë, ku Edlind Ahmeti (19) ka pësuar dy plagë që dyshohet se i janë shkaktuar me thikë.

    I plagosuri ishte paraqitur fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, nga ku është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

    Sipas informacioneve policore, 19-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Fillimisht, Policia kishte arrestuar një 16-vjeçar me inicialet Y.B., ndaj të cilit, me urdhër të Prokurorisë, është iniciuar rasti për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

    Ndërkohë, veprimet e mëtejshme të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Gjakovë kanë çuar në identifikimin dhe ndalimin e dy personave të tjerë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Arlind Ahmetin (21) dhe Jeton Ahmetin (21), ndaj të cilëve është iniciuar rasti për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

    Të tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa pas konsultimit me Prokurorinë është vendosur që të ndalohen për 48 orë.

    Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë.

    Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two young men end up in handcuffs. These are the three suspects.

    Investigations into the stabning of a 19-year-old in Gjakova have taken a new turn. In addition to the 16-year-old initially arrested for attempted murder, police have detained two other young people suspected of participating in the beatings. All three have ended up in a 48-hour police ban, exclusively teaches Signal Journal.

    The event happened on Monday, November 9, about 0800, on the street. KLA) in Gjakova, where Edlind Ahmeti (19) has suffered two alleged stab wounds.

    The wounded man was first introduced to the Emergency Hospital Regional Issa Grezdaı, from which he was transferred to the University Clinical Centre in Kosovo for further medical treatment.

    According to police information, 19-year-old is out of danger for life.

    Initially, police had arrested a 16-year-old with the Y.B. initials, to which, at the Prosecution’s order, the case for criminal work attempted murder has been initiated.

    Meanwhile, further actions of the Regional Investigations Sector in Gjakova have led to the identification and prevention of two other persons.

    Signal sources suggest that it is Arlind Ahmeti (21) and Jeton Ahmetin (21), to whom the case for criminal work has been initiated in beatings.

    The three suspects have been interviewed in the presence of defence attorneys, while after consulting the Prosecution is set to be detained for 48 hours.

    Investigations are being conducted by the Regional Investigation Sector in Gjakova.

    Note. The defendant is declared innocent until his guiltyness is proven with a court of contempt.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shkon vetë në Polici për ta dorëzuar pushkën e gjuetisë, por përfundon nën hetime – leja i kishte skaduar para shtatë vjetësh

    Shkon vetë në Polici për ta dorëzuar pushkën e gjuetisë, por përfundon nën hetime – leja i kishte skaduar para shtatë vjetësh

    Shkon vetë në Polici për ta dorëzuar pushkën e gjuetisë, por përfundon nën hetime – leja i kishte skaduar para shtatë vjetësh

    Një 39-vjeçar nga Obiliqi është përballur me procedurë penale pasi është paraqitur vullnetarisht në stacion policor për të dorëzuar armën e tij të gjuetisë. Ndonëse kishte vendosur të mos e mbante më armën, gjatë verifikimit është konstatuar se leja i kishte skaduar që nga viti 2019, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 14:00, në Stacionin Policor të Obiliqit.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Blerim Retkocerin (39), i cili është paraqitur në Polici me një pushkë gjuetie të kalibrit 12 GA, të cilën kishte vendosur ta dorëzonte.

    Gjatë verifikimit të dokumentacionit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se leja e armës ishte lëshuar në vitin 2014 dhe kishte skaduar në vitin 2019, pa u vazhduar më pas.

    Për këtë situatë është konsultuar edhe zyrtari përgjegjës për shënjimin, gjurmimin, çaktivizimin dhe shkatërrimin e armëve të zjarrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ka rekomanduar sekuestrimin e armës dhe njoftimin e Prokurorisë.

    39-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ka deklaruar se nuk dëshiron ta vazhdojë lejen e armës dhe se për këtë arsye kishte vendosur ta dorëzonte vullnetarisht.

    Megjithatë, pas konsultimit me Prokurorinë, është urdhëruar inicimi i rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, pa ndalim të të dyshuarit.

    Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – pesë turq e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore

    Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – pesë turq e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore

    Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – pesë turq e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore

    Një konflikt rreth punimeve ndërtimore në Prizren dyshohet se ka përfunduar me një sulm të organizuar, rrëmbimin dhe mbajtjen për 12 orë kundër vullnetit të një shtetasi turk. Pesë bashkëkombës të tij dyshohet se e kanë sulmuar në mes të rrugës, e kanë futur me forcë në një veturë dhe e kanë dërguar në një shtëpi private në Prishtinë, ku e kanë detyruar të heqë dorë nga punimet që po kryente në një objekt banesor. Rasti është zbuluar pas sigurimit të një video-incizimi, ndërsa hetimet kanë çuar në identifikimin e pesë të dyshuarve dhe ndalimin e katër prej tyre, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 07:25, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku viktima, Sener Buyruk (44), shtetas i Republikës së Turqisë, ishte duke lëvizur në këmbë kur është sulmuar nga disa persona që, sipas deklarimit të tij, i njihte.

    Sulmuesit dyshohet se fillimisht e kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime, e më pas e kanë futur me forcë në një automjet Volkswagen me ngjyrë të bardhë. Nga aty, 44-vjeçari është transportuar drejt Prishtinës, ku është dërguar në një shtëpi private dhe është mbajtur kundër vullnetit të tij për rreth 12 orë.

    Gjatë kësaj kohe, sipas dëshmisë së viktimës, ndaj tij është ushtruar presion për t’u tërhequr nga punimet ndërtimore që po realizonte në një objekt banesor në Prizren. Pas rreth 12 orësh, ai është liruar.

    Megjithëse ngjarja kishte ndodhur më 1 nëntor, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren kanë siguruar informacionet e para konkrete dy ditë më vonë, më 3 nëntor, kur përmes kanaleve operative kanë pranuar një video-incizim që dokumentonte sulmin.

    Në pamjet e siguruara shiheshin pesë persona duke sulmuar një burrë në rrugë, por në atë fazë hetuesit ende nuk e kishin identifikuar viktimën. Kjo ka bërë që veprimet e para hetimore të përqendroheshin në përcaktimin e identitetit dhe gjetjen e tij.

    Më 4 nëntor, Policia ka arritur ta identifikojë 44-vjeçarin, i cili gjatë intervistimit ka rrëfyer se personat që e kishin sulmuar ishin shtetas turq dhe të njohur për të. Pikërisht deklarata e tij, së bashku me video-incizimin, ka shërbyer si bazë për zgjerimin e hetimeve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

    Hetuesit kanë vazhduar punën për lokalizimin e të dyshuarve, derisa njëri prej tyre është ndaluar nga një patrullë e Njësisë së Trafikut Rajonal në Prishtinë.

    Pas marrjes në dorëzim të tij, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ka vazhduar kërkimet për personat e tjerë të dyshuar, duke arritur t’i lokalizojë ata dhe të identifikojë edhe automjetin që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit dhe transportimit të viktimës.

    Vetura është sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë, ndërsa hetimet kanë çuar në identifikimin e pesë shtetasve turq që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, personat e identifikuar janë Mustafa Danyildiz (47), Özdemir Riza (41), Dogan Mehmet Guven (43), Kahya Süleyman (40) dhe Perçem Mohmet, mosha e të cilit nuk është konfirmuar.

    Nga pesë personat e identifikuar, katër janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë, ndërsa nga informacionet e disponueshme nuk është përcaktuar statusi procedural i personit të pestë.

    Rasti është iniciuar për veprat penale “Shtrëngimi”, “Privimi i kundërligjshëm nga liria” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

    Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • SHBA-ja synon marrëveshje përfundimtare për luftën Rusi-Ukrainë, në Abu Dhabi nisin bisedimet trepalëshe

    SHBA-ja synon marrëveshje përfundimtare për luftën Rusi-Ukrainë, në Abu Dhabi nisin bisedimet trepalëshe

    Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se synojnë t’i japin një fund përfundimtar luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, përmes bisedimeve trepalëshe që nisin të martën në Abu Dhabi. Këto janë negociatat e para serioze mes dy vendeve që nga muaji shkurt.

    Bisedimet po zhvillohen në një kohë kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përballet me zhvillime të rëndësishme politike dhe ushtarake, ndërsa vijnë pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

    Një pjesë e propozimit të administratës Trump përfshin krijimin e një “arkitekture të re afatgjatë të sigurisë” mes Rusisë dhe Evropës, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.

    Megjithatë, zyrtarët evropianë janë të shqetësuar se Rusia mund të këmbëngulë në kërkesat e saj që NATO-ja të zvogëlojë praninë ushtarake në Evropën Lindore. Një kërkesë e tillë do t’i linte vendet aleate më të ekspozuara ndaj ndikimit të Moskës.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, prej vitesh ka kundërshtuar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe ka kërkuar rinegocimin e raportit të fuqisë mes aleancës dhe Rusisë. Megjithatë, këto kërkesa nuk janë mbështetur më parë nga një administratë në detyrë e Shteteve të Bashkuara, e cila tani po tregon gatishmëri të madhe për arritjen e një marrëveshjeje.

    Një zyrtar i administratës amerikane ka thënë se për t’i dhënë fund luftës do të jetë e nevojshme që edhe Evropa të jetë pjesë e negociatave. Sipas tij, në diskutime mund të përfshihet edhe mundësia e rikthimit të Këshillit NATO-Rusi, i cili u pezullua pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

    Po ashtu, administrata amerikane ka lënë të hapur mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje.

    Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur gjithashtu se me Rusinë kanë diskutuar për garanci të mundshme të sigurisë për Ukrainën, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, i cili parasheh mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare në rast sulmi.

    Rusia ka kundërshtuar fuqishëm anëtarësimin e Ukrainës në NATO, si dhe vendosjen e trupave ushtarake perëndimore në territorin ukrainas.

    “Garancitë që do të merrnin do të ishin në thelb shumë të ngjashme me ato të NATO-s”, ka deklaruar një zyrtar amerikan.

    Ai ka theksuar se një garanci e sigurisë nga SHBA-ja do të ishte një hap shumë i rëndësishëm, por se vendimi do të diskutohej mes presidentit Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

    Megjithatë, kjo ide ka nxitur skepticizëm, pasi kritikët vënë në pikëpyetje se cilat rrethana do t’i aktivizonin garancitë e tilla. Ata theksojnë se edhe neni 5 i NATO-s nuk i detyron automatikisht shtetet anëtare të ndërmarrin veprime ushtarake për mbrojtjen e një aleati, ndërsa sulmet kibernetike dhe format e tjera të luftës hibride e kanë bërë më të paqartë përcaktimin e një sulmi që kërkon përgjigje ushtarake.

    Jared Kushner, dhëndri i Trumpit dhe një nga negociatorët kryesorë amerikanë, ka përshkruar të hënën disa nga elementet e mundshme të kornizës së re të sigurisë për Evropën.

    Ai ka thënë se SHBA-ja synon konsultime më të fuqishme, komunikim të besueshëm në kohë krizash, transparencë më të madhe ushtarake dhe masa reciproke për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit të konflikteve, duke respektuar sovranitetin dhe vendimmarrjen e pavarur të secilit shtet.

    Ndërkohë, delegacionet evropiane nga Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Bashkimi Evropian do të takohen në Abu Dhabi me negociatorët amerikanë për të diskutuar arkitekturën afatgjatë të sigurisë mes Rusisë dhe Evropës.

    Një zyrtar evropian i sigurisë, nga një prej vendeve pjesëmarrëse, ka thënë se propozimi amerikan ende nuk është i qartë dhe se ekziston shqetësimi që SHBA-ja mund t’i kërkojë Evropës të pranojë lëshime të rëndësishme ndaj Rusisë gjatë konsultimeve.

    “Ne tashmë kemi një arkitekturë evropiane të sigurisë”, ka deklaruar shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një takim të ministrave të Jashtëm të G7-s të hënën.

    Ajo ka theksuar se kjo arkitekturë përfshin marrëveshje ndërkombëtare përmes të cilave Rusia ka marrë përsipër obligime, përfshirë respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, por se problemi qëndron te mosrespektimi i tyre nga Moska.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar gjithashtu se në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare Ukraina mund të pritet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj dhe të përfundojë me një “formë paksa të ndryshme”.

    Javën e kaluar, pas takimit me këshilltarin e Kremlinit, Kirill Dmitriev, Trump tha se synon një “marrëveshje të madhe dhe të bukur”, e cila mund të përfshijë të gjithë Evropën.

    Kjo ka shtuar shqetësimet se Trump dhe Putin mund të përpiqen të arrijnë një marrëveshje pa përfshirjen e duhur të liderëve evropianë, duke i ofruar Rusisë lëshime të konsiderueshme.

    Një zyrtar amerikan ka thënë se në Evropë ekziston shqetësim lidhur me këtë ide, duke iu referuar edhe propozimit rus të vitit 2021, i cili në atë kohë u konsiderua ultimatum ndaj NATO-s.

    Në atë propozim, Moska kërkonte që NATO-ja të mos zgjerohej më me anëtarë të rinj, përfshirë Ukrainën, të tërhiqte trupat në kufijtë që kishte para vitit 1997 dhe të kufizonte vendosjen e raketave.

    NATO-ja i kishte refuzuar këto kërkesa, ndërsa më pak se një muaj më vonë, Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

    Burimi: Dukagjini

  • Kërcënimi me armë në Ministrinë e Ekonomisë, Policia nuk ia gjeti armën të dyshuarit – Prokuroria ndryshon cilësimin e rastit

    Kërcënimi me armë në Ministrinë e Ekonomisë, Policia nuk ia gjeti armën të dyshuarit – Prokuroria ndryshon cilësimin e rastit

    Kërcënimi me armë në Ministrinë e Ekonomisë, Policia nuk ia gjeti armën të dyshuarit – Prokuroria ndryshon cilësimin e rastit

    Detaje të reja janë siguruar nga Gazeta Sinjali lidhur me incidentin në Ministrinë e Ekonomisë, ku një zyrtar ligjor është arrestuar pas denoncimit se kishte kërcënuar me armë një koleg të tij.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Sami Shaqiri (46), gjatë kontrollit policor, nuk është gjetur në posedim të ndonjë arme, ndërsa në intervistim ka mohuar se kishte pasur apo përdorur armë gjatë incidentit.

    Rasti kishte ndodhur të hënën, rreth orës 11:40, në katin e tretë të objektit të Ministrisë së Ekonomisë, ku ushtruesi i detyrës së drejtorit ligjor, Dardan Bujupi (29), kishte raportuar se kolegu i tij i ishte vërsulur dhe e kishte kërcënuar me armë.

    Pas ngjarjes, Shaqiri ishte larguar nga objekti, ndërsa rreth orës 13:20 është hasur nga Policia në hyrje të Ministrisë dhe është shoqëruar për intervistim.

    Një tjetër zhvillim është ndryshimi i cilësimit penal të rastit.

    Fillimisht, procedura ishte iniciuar për veprën penale “Kanosje”, por pas shqyrtimit të rrethanave dhe veprimeve hetimore, Prokuroria ka udhëzuar që rasti të procedohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Me vendim të Prokurorisë, Shaqiri është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë marrë përsipër nga njësia rajonale.

    Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Armed threat at the Ministry of Economy, police did not find the gun to suspect ú prosecution changes the case’s definition

    New details have been provided by the Signal Journal over the incident at the Ministry of Economy, where a legal official has been arrested after denouncing that he had threatened a colleague with a gun.

    Signal sources suggest that Sami Shaqiri (46), during police control, has not been found in possession of any weapons, while in the interview he denied having had or used weapons during the incident.

    The case had occurred on Monday, about 11:40, on the third floor of the Ministry of Economy’s facility, where legal director Dardan Buyipi (29), had reported that his colleague had attacked him and threatened him with a gun.

    After the event, Shaqiri had left the facility, while around 13:20 was confronted by police at the ministry’s entrance and accompanied for interviews.

    Another development is the change in the criminal quality of the case.

    Initially, the procedure had been initiated for the criminal work ?

    Under the prosecution’s decision, Shaqiri has been detained for 48 hours, while investigations have been taken over by the regional unit.

    Note. The defendant is declared innocent until his guiltyness is proven with a court of contempt.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal