Category: Lajme

  • Kurti takon presidentin e Senatit francez, kërkon mbështetje për integrim në BE

    Kurti takon presidentin e Senatit francez, kërkon mbështetje për integrim në BE

    Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për rolin e Francës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e vendit.

    “Biseduam për stabilitetin e plotë institucional e politik pas zgjedhjes së presidentes, planet e Qeverisë në këtë mandat të ri, të përqëndruara në infrastrukturën hekurudhore e atë sportive, ndërtimin e digave dhe industrinë e mbrojtjes, por edhe mundësitë konkrete të zgjerimit të bashkëpunimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për reformat në drejtësi, arsim dhe administratë publike, si dhe për përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Kurti ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO.

    “Roli mbështetës i Francës për avancimin e Republikës sonë në këtë proces është i rëndësishëm, sikurse në atë të anëtarësimit në NATO, që do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës”, ka shkruar ai.

    Burimi: RTKLive

  • Pesë lloje barnash që mund të dobësojnë kockat dhe të rrisin rrezikun për fraktura

    Pesë lloje barnash që mund të dobësojnë kockat dhe të rrisin rrezikun për fraktura

    Pesë lloje barnash që mund të dobësojnë kockat dhe të rrisin rrezikun për fraktura

    Disa ilaçe që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e kockave, duke shkaktuar ulje të dendësisë së tyre dhe duke rritur rrezikun për fraktura.

    Sipas një artikulli të publikuar nga “The Washington Post”, pesë kategori barnash kërkojnë vëmendje të veçantë për shkak të ndikimit të mundshëm në strukturën dhe qëndrueshmërinë e kockave.

    Në mesin e tyre janë kortikosteroidet orale, si prednizoni, që përdoren për trajtimin e inflamacionit, alergjive, astmës dhe sëmundjeve autoimune. Përdorimi i tyre për periudha të gjata dhe në doza të larta mund të pengojë formimin e kockave dhe të përshpejtojë humbjen e masës kockore.

    Një tjetër kategori janë frenuesit e aromatazës, të përdorur në trajtimin e kancerit të gjirit. Këto barna ulin nivelin e estrogjenit, hormon që ndihmon në ruajtjen e dendësisë së kockave, duke rritur kështu rrezikun për dobësimin e tyre.

    Edhe disa ilaçe kundër epilepsisë, veçanërisht fenobarbitali, fenitoina dhe karbamazepina, mund të ndikojnë në shëndetin e kockave. Ato mund të ulin nivelin e vitaminës D, duke vështirësuar përthithjen e kalciumit nga organizmi.

    Në listë përfshihet edhe terapia e privimit nga androgjenet (ADT), e përdorur për trajtimin e kancerit të prostatës. Kjo terapi ul nivelin e testosteronit, hormon që ndihmon në ruajtjen e forcës së kockave dhe masës muskulore.

    Kategoria e pestë janë antidepresivët e njohur si frenues selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI), të cilët përdoren për trajtimin e depresionit dhe ankthit. Disa studime i kanë lidhur këto barna me uljen e mundshme të dendësisë së kockave dhe rritjen e rrezikut për fraktura, megjithëse nevojiten më shumë hulumtime.

    Ekspertët e cituar nga “The Washington Post” theksojnë se përdorimi i këtyre barnave nuk nënkupton domosdoshmërisht se duhet të ndërpritet trajtimi.

    Personat që i përdorin këto ilaçe këshillohen të diskutojnë me mjekun për rrezikun e mundshëm, kontrollet e dendësisë së kockave dhe nevojën për monitorimin e nivelit të kalciumit dhe vitaminës D.

    Gjithashtu, aktiviteti fizik që përfshin mbajtjen e peshës së trupit dhe ushtrimet e rezistencës mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe muskujve.

    Ekspertët paralajmërojnë që asnjë ilaç të mos ndërpritet pa u konsultuar paraprakisht me mjekun që e ka përshkruar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Five types of drugs that can weaken bones and increase the risk of fractures

    Some drugs used to treat various diseases can have a negative impact on bone health, causing their density and increasing risk of fractures.

    According to an article published by the Washington Post, five categories of drugs require special attention because of possible impact on bone structure and sustainability.

    Among them are oral cortichosteroids, such as prednisone, used to treat inflammation, allergies, asthma, and autoimmune diseases. Their use for long periods and high doses can prevent bone formation and accelerate loss of bone mass.

    Another category is the inhibitors of the spices used in treating breast cancer. These drugs lower estrogen levels, a hormone that helps preserve bone density, thus increasing the risk of weakening them.

    Even some anti-hypposis drugs, particularly phenobarbital, phennitoin, and carbamaphina, can affect bone health. They can lower vitamin D levels, making it difficult to absorb calcium from the organism.

    The list also includes access to Androgenic deprivation ( ADT, used to treat prostate cancer. This therapy lowers testosterone levels, a hormone that helps preserve bone strength and muscle mass.

    The fifth category is antidepressives known as seronton retakers ( SSRI, which is used in dealing with depression and anxiety. Some studies have linked these drugs to possible bone density and increased risk for fractures, although more research is needed.

    Experts quoted by the Washington Post stress that using these drugs does not necessarily imply that treatment should be stopped.

    Those using these drugs are advised to discuss with their doctor the potential danger, bone density checks, and the need to monitor calcium levels and vitamin D.

    Physical activity that involves weight maintenance and endurance exercises can also help to maintain bone and muscle health.

    Experts warn that no medicine will be interrupted without publicly consulting the doctor who has described it.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rubio: Trumpi përcakton politikën e jashtme të SHBA-së, jo Kongresi

    Rubio: Trumpi përcakton politikën e jashtme të SHBA-së, jo Kongresi

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se presidenti Donald Trump është ai që përcakton drejtimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se roli i Kongresit nuk e zëvendëson udhëheqjen e presidentit në këtë fushë.

    Duke folur të hënën para gazetarëve në Paris, Rubio tha se administrata presidenciale është institucioni që udhëheq dhe përcakton politikën e jashtme amerikane.

    “Natyrisht, Kongresi ka një rol në politikën tonë të jashtme, por është administrata, përkatësisht dega ekzekutive, ajo që udhëheq politikën e jashtme amerikane dhe, në fakt, e përcakton atë”, tha Rubio.

    Ai kujtoi gjithashtu përvojën e tij si senator, gjatë administratave të presidentëve demokratë, kur kishte tentuar të ndikonte në përcaktimin e politikës së jashtme.

    Sipas tij, kjo mënyrë e funksionimit është në përputhje me traditën historike amerikane dhe me mënyrën se si është ndërtuar Kushtetuta e SHBA-së.

    Rubio theksoi se Kongresi vazhdon të ketë kompetenca në politikën e jashtme, veçanërisht përmes vendimeve për financimin dhe mbikëqyrjes së administratës.

    “Por faktori numër një në përcaktimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet presidenti i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Rubio: Trump determines US foreign policy, not Congress

    US Secretary of State Marco Rubio has stated that President Donald Trump is the one who determines the foreign policy of the United States of America, stressing that Congress’s role does not replace the president’s leadership in this area.

    Speaking Monday to reporters in Paris, Rubio said the presidential administration is the institution that leads and defines American foreign policy.

    Of course, Congress has a role in our foreign policy, but it is the administration, the executive branch, the one who leads American foreign policy respectively, and, in fact, defines it, said Rubio.

    He also recalled his experience as a senator, during the administrations of democratic presidents, when he had tried to influence the definition of foreign policy.

    According to him, this method of operation is in line with American historical tradition and the way the US Constitution is built.

    Rubio stressed that Congress continues to have powers in foreign policy, especially through decisions on financing and supervision of the administration.

    But the number one factor in determining the foreign policy of the United States has always been and will remain the president of the United States, he said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato

    Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato

    Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjisë elektrike dhe ndikimin e tij në faturat që paguajnë qytetarët e Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se importi i energjisë nuk duhet të zbritet nga eksporti kur bëhet fjalë për koston që rëndon mbi konsumatorët.

    Sipas saj, energjia e importuar ka kosto që reflektohet drejtpërdrejt në faturat e qytetarëve, ndërsa energjia e eksportuar gjeneron të hyra për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    Ajo ka theksuar se këto të hyra nuk u kthehen konsumatorëve përmes uljes së faturave, duke nënvizuar dallimin mes kostos së importit dhe përfitimeve nga eksporti i energjisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Fitues i Oscar, regjisori Sebastian Lelio ndërron jetë në moshën 52-vjeçare

    Fitues i Oscar, regjisori Sebastian Lelio ndërron jetë në moshën 52-vjeçare

    Fitues i Oscar, regjisori Sebastian Lelio ndërron jetë në moshën 52-vjeçare

    Regjisori, Sebastian Lelio që fitoi njohje ndërkombëtare për herë të parë për filmin e tij “Gloria” dhe më pas fitoi çmimin e dytë Oscar të Kilit me filmin “A Fantastic Woman” të vitit 2017, ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeç.

    Partnerja e tij Amalia Kassai njoftoi vdekjen e tij në Instagram, duke përmendur arsye shëndetësore pa specifikuar shkakun e vdekjes.

    “Kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë mes nesh”, shkruhej në njoftim.

    “Ai ishte një person i mrekullueshëm që kontribuoi në kulturën kiliane në momentet e mëdha të historisë së saj.”

    Mediat kiliane raportojnë se ai vdiq në shtëpinë e tij në Las Condes, Santiago. Regjisori i lindur në Argjentinë, i rritur në Kili, fitoi njohje ndërkombëtare për herë të parë për filmin e tij të katërt, Gloria të vitit 2013, aktorja kryesore e të cilit Paulina Garcia mori Çmimin “Ariu i Argjendtë” për Aktoren më të Mirë në Berlinale.

    Pastaj erdhi filmi i vitit 2017, “A Fantastic Woman” , i cili rriti reputacionin e tij ndërkombëtar. Në të luajti aktorja transgjinore Daniela Vega si kamariere dhe këngëtare klubi nate, jeta e së cilës shkatërrohet nga vdekja e të dashurit të saj.

    Filmi jo vetëm që fitoi çmimin Oscar për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar, por shkaktoi një debat që ndihmoi në ndryshimin e ligjit në Kilin e tij të lindjes, duke u lejuar njerëzve të ndryshonin ligjërisht gjininë e tyre.

    Filmat e tjerë të Lelios përfshijnë historinë e dashurisë queer “Disobedience” , me protagonistë Rachel Weisz dhe Rachel McAdams; ribërjen në anglisht të “Gloria” , të titulluar “Gloria Bell” , me protagonistë Julianne Moore; dhe “The Wonder” – adaptimin mahnitës të romanit të Emma Donoghue me protagoniste Florence Pugh. Ishte një nga filmat e preferuar të Euronews Culture për vitin 2022 .

    Lelio kishte filluar xhirimet e Poeta Chileno, bazuar në librin e Alejandro Zambra, në shtator. Filmi i tij i fundit ishte “The Wave” i vitit 2025 , një dramë muzikore proteste që u shfaq premierë në Kanë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

    Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

    Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

    Kompania Meta ka njoftuar zgjerimin global të sistemit të verifikimit të moshës përmes inteligjencës artificiale, me synimin për të identifikuar përdoruesit nën 18 vjeç dhe për të parandaluar anashkalimin e kufizimeve në rrjetet sociale.

    Sistemi i ri do të nisë të zbatohet në Instagram gjatë këtij muaji, ndërsa më pas do të shtrihet edhe në Facebook dhe Threads.

    Sipas kompanisë, teknologjia do të analizojë sjelljen dhe përmbajtjen e publikuar nga përdoruesit për të vlerësuar moshën e tyre, edhe në rastet kur kanë deklaruar datëlindje të rreme për t’u paraqitur si të rritur.

    Nëse sistemi identifikon se një përdorues është adoleshent, llogaria e tij do të kalojë automatikisht në kategorinë e mbrojtjes së posaçme për këtë grupmoshë. Kjo nënkupton kufizime për personat që mund ta kontaktojnë dhe kontroll më të madh mbi përmbajtjen që u shfaqet.

    Masat e reja përfshijnë edhe kujtesa për ndërprerjen e përdorimit të Instagramit pas 60 minutash, heshtjen e njoftimeve gjatë natës dhe kufizimin e ekspozimit ndaj përmbajtjeve të caktuara.

    Prindërit, ndërkaq, do të mund të marrin njoftime për aktivitetin e fëmijëve të tyre, përfshirë rastet kur ata komunikojnë për herë të parë me një të rritur.

    Vendimi vjen në një kohë kur Meta po përballet me kritika dhe procese gjyqësore lidhur me ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët.

    Siç raporton Al Jazeera, kompania u ka bërë thirrje edhe platformave të tjera, përfshirë TikTok dhe YouTube, të zbatojnë masa të ngjashme për identifikimin dhe mbrojtjen e përdoruesve të mitur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Meta uses artificial intelligence to reveal teenagers who lie about age

    Meta Company has announced the global expansion of the age verification system through artificial intelligence, with the aim of identifying users under 18 years of age and preventing the bypass on social networks.

    The new system will begin to be implemented in the Instagram this month, while later it will be extended to Facebook and Thrads.

    According to the company, technology will analyse the behavior and content published by users to assess their age, even in cases where they have declared the false birthday to be presented as adults.

    If the system identifies that a user is a teenager, his account will automatically be passed into the special protection category for this age group. This implies limitations for those who can contact and control greater content.

    The new measures also include memories of cutting the Instagram using in 60 minutes, silence of night – to – night announcements, and limiting exposure to certain content.

    Parents, meanwhile, will be able to report their children’s activity, including when they first communicate with an adult.

    The decision comes at a time when Meta is facing criticism and judicial processes regarding the impact of social networks on children and teenagers.

    The company has also called on other platforms, including TikTok and YouTube, to implement similar measures to identify and protect minor users, reports Al Jazeera.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Oscar winner director Sebastian Lelio changes his life at 52

    Director Sebastian Lelio, who won international recognition for the first time for his film “Gloria” and later won Chile’s second Oscar Award with a 2017 Fantatic Women, changed his life at 52 years of age.

    His partner Amalia Casai announced his death at the Instagram, citing health reasons without specifying the cause of death.

    His memory will remain forever among us, written in announcement.

    He was a wonderful person who contributed to Chilean culture in the great moments of her history. )

    Chilean media report that he died at his home in Las Condes, Santiago. Argentina-born director raised in Chile won first international recognition for his fourth film, Gloria of 2013, whose leading actress Paulina Garcia received the Silver Bear Award for Best Actress in Berlinale.

    Then came the film of 2017, A Fantastic Woman, which increased his international reputation. Transgiar actress Daniela Vega played it as a waitress and nightclub singer whose life is ruined by her boyfriend’s death.

    Not only did the film win the Oscar Award for Best International Film, but it caused a debate that helped change the law in its eastern Chile, allowing people to legally change their gender.

    The rest of Lelio’s films include the love story of Queer disobedience , with protagonists Rachel Weisz and Rachel McAdams; the English remake of Em Donog with protagonist Florence Pugh. It was one of Euronews Culture’s favorite films for 2022.

    Lelio had started filming Poeta Chileno, based on Alejandro Zambra’s book in September. His last film was The Wave of 2025, a protest musical drama that premiered at Cannes.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal