Category: Lajme

  • Lecornu njofton rritjen e pagës minimale në Francë me 24 euro dhe lehtësime tatimore për bizneset

    Lecornu njofton rritjen e pagës minimale në Francë me 24 euro dhe lehtësime tatimore për bizneset

    Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka njoftuar rritjen e pagës minimale me 1.6 për qind nga 1 dhjetori, një muaj më herët sesa ishte planifikuar. Paralelisht, qeveria synon të ndërmarrë masa tatimore në favor të bizneseve dhe të nisë një raund të ri negociatash për rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm.

    Në përfundim të një konference të mbajtur të hënën në mëngjes në Matignon, me përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve, Lecornu prezantoi disa masa që synojnë përmirësimin e fuqisë blerëse dhe nxitjen e rritjes së pagave.

    Sipas njoftimit, paga minimale do të arrijë në rreth 1,502 euro neto në muaj, që përkthehet në 24 euro më shumë për punonjësit. Kryeministri bëri të ditur se dekreti përkatës do të publikohet së shpejti, duke e cilësuar këtë si rritjen e dytë më të madhe të 20 viteve të fundit.

    “Rritja e pagës minimale nuk mjafton, por ka një përfitim të rëndësishëm: nis një cikël diskutimesh për rritjen e pagave”, deklaroi Lecornu, transmeton Telegrafi.

    Ai njoftoi gjithashtu nisjen e një projekti reformues për uljet e përgjithshme të kontributeve të sigurimeve shoqërore, me synimin që punonjësit të përfitojnë paga neto më të larta.

    I pyetur për kohën që qeveria, sipas kritikëve, ka humbur para se të prezantonte masa konkrete, Lecornu mbrojti qasjen e tij, duke thënë se nuk beson më në njoftimet që synojnë vetëm të tërheqin vëmendjen.

    “Madje mendoj se ato po na dëmtojnë. Kur u drejtohemi qytetarëve francezë, dua të njoftoj masa që funksionojnë. Qeveria po bën gjithçka që mundet”, u shpreh ai.

    Për të zbutur shqetësimet e kompanive lidhur me rritjen e kostove të punës, qeveria ka parashikuar disa masa lehtësuese.

    Ndër to përfshihen përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për pagesat e orëve shtesë deri në 10 mijë euro, përjashtimi nga kontributet e punëdhënësve për shpenzimet e transportit publik dhe trajtimi pa taksa i bonuseve për ndarjen e vlerës së krijuar nga kompanitë.

    Ky bonus, i njohur ndryshe edhe si “bonusi Macron”, u mundëson kompanive t’u japin punonjësve pagesa të njëhershme për të ndarë një pjesë të vlerës së krijuar, duke përfituar nga lehtësitë tatimore dhe të kontributeve shoqërore, në kushte të caktuara.

    Lecornu tha se janë hapur disa kapituj negociatash me propozime konkrete dhe se qeveria synon të marrë rolin e garantuesit të angazhimeve të ndërsjella mes punëdhënësve dhe punonjësve.

    Negociatat pritet të vazhdojnë në rreth 100 sektorë profesionalë, ku secili do të ketë mundësinë të diskutojë mënyrat e veta për rritjen e pagave.

    Kryeministri kërkoi që angazhimet të jenë “të sinqerta”, duke i dalluar ato nga premtimet që, sipas tij, shtohen me afrimin e zgjedhjeve presidenciale.

    “Detyra e qeverisë, e cila nuk ka një kalendar elektoral, është pikërisht të gjejë zgjidhje”, deklaroi ai.

    Reagimet e para nga sindikatat kanë qenë të kujdesshme. Rritja prej 1.6 për qind e pagës minimale është dukshëm më e ulët se kërkesat fillestare të organizatave të punëtorëve.

    Sindikalistët e CFDT-së kishin kërkuar rritje prej 100 eurosh neto në muaj, ndërsa CGT-ja kishte propozuar rreth 150 euro.

    Edhe para njoftimeve të Lecornut, presidenti i CFTC-së, Cyril Chabanier, kishte paralajmëruar se masat që po shqyrtonte qeveria nuk ishin në përputhje me nivelin e pakënaqësisë sociale.

    Ndërkohë, sekretarja e përgjithshme e CGT-së, Sophie Binet, po bën thirrje për një tjetër ditë të madhe grevash dhe protestash më 17 nëntor. /Telegrafi/

  • Shpërthimi në fabrikën e çelikut në Turqi, 17 të vdekur dhe 12 të plagosur – pesë persona arrestohen

    Shpërthimi në fabrikën e çelikut në Turqi, 17 të vdekur dhe 12 të plagosur – pesë persona arrestohen

    Shpërthimi në fabrikën e çelikut në Turqi, 17 të vdekur dhe 12 të plagosur – pesë persona arrestohen

    Ka shkuar në 17 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi në fabrikën e çelikut Habas Demir Celik, në distriktin Aliağa të Izmirit, në Turqinë perëndimore. Ndërkohë, 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Të gjithë viktimat dhe të plagosurit ishin punëtorë të fabrikës, e cila është një nga prodhuesit kryesorë të çelikut në Turqi.

    Fillimisht, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kishte njoftuar për 16 viktima, por ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, bëri të ditur më vonë se një nga të plagosurit rëndë kishte ndërruar jetë në spital, duke e çuar numrin e viktimave në 17.

    Sipas guvernatorit të Izmirit, Süleyman Elban, shpërthimi ndodhi rreth mesditës, pasi një vinç që transportonte një kaldajë zëvendësuese u shemb dhe materialet ranë në një furrë poshtë tij.

    Kompania që menaxhon fabrikën bëri të ditur se aksidenti ndodhi gjatë punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes në njërën prej furrave elektrike të objektit.

    Pas shpërthimit, në fabrikë shpërtheu zjarr dhe në ajër u ngrit një re e madhe tymi. Dëshmitarët thanë se fuqia e shpërthimit kishte shkaktuar lëkundje të tokës, aq sa disa fillimisht menduan se bëhej fjalë për tërmet.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar, pasi besohet se disa persona kanë mbetur nën rrënoja.

    Sipas BBC News, duke iu referuar raportimeve të mediave lokale, të paktën pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin.

    Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te siguria në vendet e punës në Turqi, ku aksidentet industriale vazhdojnë të mbeten një problem shqetësues.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Blast at Turkey’s steel plant, 17 dead and 12 wounded, five people arrested

    It has gone to 17 the number of people who lost their lives from the explosion at the Habas Demir Celik steel plant in Izmir’s Aliağa district, western Turkey. Meanwhile, another 12 people have been injured.

    All the victims and wounded were factory workers, which is one of Turkey’s top steel producers.

    Initially, Turkish President Recep Tayip Erduğan had reported 16 victims, but Health Minister Kemal Memioğlu later announced that one of the heavy injuries had changed lives in the hospital, bringing the number of victims to 17.

    According to Izmir Governor Süleyman Elban, the explosion occurred around noon after a crane carrying a replacement shed collapsed and materials fell into a furnace beneath it.

    The factory management company announced that the accident occurred during planned maintenance works at one of the facility’s electric furnaces.

    After the explosion, fire broke out in the factory, and a huge cloud of smoke rose in the air. The Witnesses said that the power of the explosion had caused the earth to quake, so that some initially thought it was an earthquake.

    Authorities have launched investigations into the full whiteening of the circumstances of the event, while search-saving operations have continued, as some are believed to have remained in ruins.

    By BBC News, referring to local media reports, at least five people have been arrested in connection with the case.

    The event has turned to safety at jobs in Turkey, where industrial accidents continue to remain a disturbing problem.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Policia Ushtarake e Kroacisë

    Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Policia Ushtarake e Kroacisë

    Sipas Maqedoncit, trajnimi është zhvilluar nën udhëheqjen e instruktorëve të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

    Ai ka bërë të ditur se pjesëtarët e FSK-së kanë zhvilluar trajnime praktike në procedurat standarde të intervenimit, luftimin në hapësira të mbyllura (CQB), si dhe ushtrime të qitjes gjatë ditës, natës dhe nga automjetet në lëvizje.

    “Këto aktivitete kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e aftësive taktike, ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe harmonizimin e procedurave me standardet dhe praktikat e partnerëve tanë”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Kroacinë dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e kapaciteteve të FSK-së.

    Burimi: RTKLive

  • KSF members trained by Croatia’s Military Police

    According to Macedonia, the training has been conducted under the leadership of Croatian Military Police Counterterrorism instructors.

    He has made it known that KSF members have developed practical training in standard intervention procedures, fighting in closed spaces ( CQB, as well as shooting exercises during the day, night, and moving vehicles.

    These activities contribute directly to advancing tactical skills, establishing operational readiness and harmonising procedures with our partners’ standards and practices, Macedonia has written.

    He has stressed that the Defence Ministry remains committed to deepening co-operation with Croatia and international partners, as well as strengthening KSF capacities.

    Source Layer: RTKLive

  • Ukraina godet me dronë rajonet nën kontrollin rus, pesë të vrarë

    Ukraina godet me dronë rajonet nën kontrollin rus, pesë të vrarë

    Ukraina godet me dronë rajonet nën kontrollin rus, pesë të vrarë

    Pesë persona kanë humbur jetën nga sulmet me dronë ukrainas të regjistruara këtë të hënë në territorin rus dhe në zonat e Ukrainës nën kontrollin e forcave ruse.

    Në rajonin rus të Belgorodit, një dron goditi një automjet në komunitetin Zozuli, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin brenda tij.

    Ndërkohë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, dronët ukrainas goditën edhe disa zona të rajonit të Zaporizhias, të cilat kontrollohen nga forcat ruse.

    Nga këto sulme u raportuan tre viktima dhe një person i plagosur.

    Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me objektivat e sulmeve apo identitetin e personave të vrarë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ylli nuk ndalet, Thomas shpallet më i miri i javës në Superligë

    Ylli nuk ndalet, Thomas shpallet më i miri i javës në Superligë

    Ylli nuk ndalet, Thomas shpallet më i miri i javës në Superligë

    Golden Eagle Ylli ka fituar sërish çmimin e basketbollistit më të mirë të javës në Superligën e Kosovës.

    Këtë herë, çmimi MVP i xhiros së tetë i është ndarë Davontrey Thomasit, i cili shkëlqeu në fitoren e Yllit ndaj Bashkimit të Prizrenit me rezultat 105:86.

    Basketbollisti amerikan ishte ndër më meritorët për triumfin e skuadrës nga Suhareka, duke regjistruar 25 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.

    Kjo është java e dytë radhazi që një basketbollist i Yllit shpallet më i miri i xhiros. Në javën e kaluar, këtë çmim e kishte fituar Conor Withers.

    Ndërkohë, Thomas është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë të javës, ku bëjnë pjesë edhe Withers, Kenneth Hasbrouck i Trepçës, Amin Hoti i Borës dhe Bryson Dawkins i Prishtinës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The star won’t stop, Thomas is the best person in the Superleague week.

    Golden Eagle Star has again won the best basketball player award of the week at Kosovo Superleague.

    This time, the prize The eighth-round MPP has split Davontrey Thomas, who shone on the Star’s victory over Prizren’s Union with a result of 105:86.

    The American basketball player was among the most deserving of the team’s victory by Suhareka, recording 25 points, ten dances and five assistings.

    This is the second week in a row that a star basketball player is named the best of a lap. Last week Conor Withers won this award.

    Meanwhile, Thomas is also involved in the top five of the week, including Withers, Kenneth Hasbrouk of Trepca, Amin Hoti of Bora and Bryson Dawkins of Pristina.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ukraine scares out regions under Russian control, five killed

    Five people have lost their lives in Ukrainian-cam attacks recorded on this Monday in Russian territory and in areas of Ukraine under Russian forces.

    In the Russian region of Belgorod, a threat hit a vehicle in the Zozul community, causing the deaths of two people inside it.

    Meanwhile, according to the Russian news agency Interfax, Ukrainian fears also hit some areas of the Zaporizia region, which are controlled by Russian forces.

    Three victims and one person injured were reported.

    So far, authorities have provided no further details concerning the targets of attacks or the identity of murdered persons.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mourinho ka “rënë në dashuri” me Gulerin dhe arsyeja është Mbappe!

    Mourinho ka “rënë në dashuri” me Gulerin dhe arsyeja është Mbappe!

    Mourinho ka “rënë në dashuri” me Gulerin dhe arsyeja është Mbappe!

    Arda Güler ka arritur të fitojë një vend të rëndësishëm në zemrën e Real Madridit.

    Pasi kishte pasur shumë pak hapësira gjatë dy sezoneve të para nën drejtimin e Carlo Ancelottit, turku është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm për José Mourinhon, i cili tashmë mbështetet shumë në cilësitë teknike të tij.

    Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Güler ka fituar besimin e tifozëve të Real Madridit dhe, mbi të gjitha, të trajnerit Mourinho.

    Ai ka dëshmuar cilësi të jashtëzakonshme në një klub ku sigurimi i një vendi në formacionin titullar është ndër sfidat më të vështira në futbollin botëror.

    Statistikat tregojnë qartë përparimin e tij. Turku ka regjistruar 845 minuta në 14 ndeshje këtë sezon, duke u renditur në mesin e 10 lojtarëve më të aktivizuar nga Mourinho.

    Megjithatë, ai është edhe një prej futbollistëve që trajneri portugez e zëvendëson më herët, me një mesatare prej 61 minutash për ndeshje.

    Statistika më domethënëse për rëndësinë e tij është fakti se Güler ka qenë titullar në 83 për qind të ndeshjeve të Real Madridit në La Liga.

    Kjo e konfirmon si një prej elementeve kryesore të planeve të Mourinhos, veçanërisht pas katër golave dhe shtatë asistimeve të regjistruara.

    Sigurimi i këtij vendi në formacion nuk ishte aspak i lehtë. Cilësitë e turkut nuk janë vënë në dyshim, por prania e Vinícius Júnior, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Diomande e ka bërë të vështirë gjetjen e një pozite për të në formacion.

    Për këtë arsye, Mourinho e ka ndryshuar disa herë pozitën e Gülerit gjatë këtij sezoni. Ai ka luajtur pas sulmuesve, në krahun e djathtë dhe madje edhe në një dyshe të mesfushës, përkrah një lojtari me më shumë fuqi fizike.

    E gjithë kjo me synimin që turku të ketë hapësirë në fushë, pavarësisht rolit që i caktohet.

    Real Madridit i ka munguar prej vitesh një futbollist që mund të diktojë ritmin e lojës dhe të krijojë raste për sulmuesit e shpejtë. Güler po e mbulon pikërisht këtë nevojë.

    Te Kylian Mbappe, ai ka gjetur një partner ideal. Së bashku, dy futbollistët kanë kontribuar me 19 gola përmes asistimeve të ndërsjella.

    Kjo e bën Gülerin lojtarin e dytë që ka kontribuar më së shumti në golat e francezit që prej transferimit të tij te Real Madridi, pas Vinícius Júnior, me të cilin Mbappe ka realizuar 20 gola përmes kombinimeve të tyre.

    Bashkëpunimi mes tyre është i dukshëm edhe në fushë, pasi të dy vazhdimisht kërkojnë njëri-tjetrin gjatë ndeshjeve.

    Nga të gjitha pozitat ku ka luajtur këtë sezon, krahu i djathtë është ai që shpjegon më së miri pse Mourinho nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij.

    Güler është futbollist me këmbën e majtë dhe nuk luan si një anësor klasik i djathtë. Ai niset nga krahu për të marrë topin dhe më pas lëviz drejt qendrës, ku ka më shumë hapësirë për të vepruar. Në këtë mënyrë, ai i jep më shumë alternativa mesfushës, ndërsa Fede Valverde merr përsipër të mbulojë krahun.

    Kjo lëvizje sjell disa përfitime taktike për Real Madridin. Fillimisht, krijon hapësirë për mbrojtësin e djathtë që të avancojë dhe të ndihmojë në sulm, duke i dhënë skuadrës më shumë gjerësi në lojë.

    Gjithashtu, Güler i shton skuadrës një lojtar në zonat qendrore, duke marrë rolin e një organizatori të dytë të lojës. Ai krijon epërsi numerike mes linjave dhe e detyron kundërshtarin të zgjedhë nëse duhet ta nxjerrë mesfushorin defensiv për ta markuar apo të qëndrojë prapa për të mbrojtur hapësirat rreth Mbappes.

    Përfitimi i tretë është ndoshta më i rëndësishmi. Nga kjo pozitë, Güler arrin t’i lexojë lëvizjet diagonale të Mbappes, i cili depërton në hapësirën mes qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të krahut. Me këmbën e tij të majtë, turku i dërgon pasime të sakta në hapësirë, duke i mundësuar francezit të shfrytëzojë shpejtësinë e tij.

    Pikërisht këto lëvizje shpjegojnë një pjesë të madhe të mirëkuptimit mes dy futbollistëve, që ka prodhuar 19 gola të përbashkët.

    Krahasimi me të kaluarën është i pashmangshëm. Partneri i fundit i Mourinhos te Real Madridi me origjinë turke dhe këmbë të majtë, i cili kishte aftësi për ta mbajtur topin dhe për të dhënë pasime vendimtare, ishte gjermani Mesut Özil.

    Özil iu bashkua klubit madrilen në vitin 2010 dhe shumë shpejt u shndërrua në partnerin ideal të Cristiano Ronaldos, ashtu siç Güler po bëhet sot një prej bashkëlojtarëve më të mirë të Mbappes.

    Özil ishte një organizator që nuk kishte nevojë të vraponte shumë për të lënë gjurmë në lojë. Ai i lexonte lëvizjet e bashkëlojtarëve para se ato të ndodhnin dhe dërgonte topin në hapësirat ku sulmuesit mund ta shfrytëzonin shpejtësinë e tyre.

    Ngjashmëritë mes tyre shkojnë edhe më tej, pasi edhe Özil preferonte të nisej nga krahu i djathtë dhe më pas të zhvendosej në qendër të fushës.

    Me Güler, Diomande dhe Bernardo në fushë, Real Madridi ka shfaqur nivelin e tij më të mirë këtë sezon. Tetë fitore radhazi janë dëshmi e kësaj ecurie.

    Tashmë vendimi i takon Mourinhos. Nëse trajneri portugez guxon ta lërë Vinícius Júnior në bankën rezervë, skuadra mund të përfitojë pikët e nevojshme për t’iu afruar trofeve këtë sezon.

    Burimi: Insajderi