Category: Lajme

  • Sërish temë diskutimi - çka ndodhi me Jonën pas përballjes që  kishte me Doresën?

    Sërish temë diskutimi – çka ndodhi me Jonën pas përballjes që  kishte me Doresën?

    Përplasja mes banores së Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqit dhe influencueses Doresa, vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara, edhe pas ballafaqimit të tyre në spektakël.

    Pas gjithë bujës që shkaktoi kjo histori, Jona duket se ka reflektuar gjatë këtyre ditëve.

    Ajo është parë shpesh e menduar brenda shtëpisë, ndërsa duket se ngjarjet e së kaluarës dhe përballja me Doresën e kanë bërë të rikthehet edhe një herë te kjo histori.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Madje, Jona ka vendosur që ngjarjen t’ua sqarojë edhe banorëve të tjerë, duke treguar versionin e saj për atë që kishte ndodhur vite më parë dhe mënyrën se si kishte rrjedhur e gjithë historia.

    Kujtojmë se përplasja mes dy vajzave mori përmasa të mëdha pas akuzave për bullizim që lidhen me ngjarje të para rreth nëntë apo dhjetë vitesh.

    Gjatë ballafaqimit në Prime, Doresa e akuzoi Jonën për bullizim dhe për vuajtjet që, sipas saj, kishte përjetuar si pasojë e komenteve të së kaluarës.

    Nga ana tjetër, Jona nuk i pranoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se edhe vetë kishte qenë viktimë e sulmeve dhe bullizimit nga Doresa.

    – YouTube www.youtube.com

    Sido që të jetë, e pranon se ka qenë e re dhe se ka gabuar, duke qenë e gatshme edhe të pajtohet me të. /Telegrafi/

  • Lecornu njofton rritjen e pagës minimale në Francë me 24 euro dhe lehtësime tatimore për bizneset

    Lecornu njofton rritjen e pagës minimale në Francë me 24 euro dhe lehtësime tatimore për bizneset

    Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka njoftuar rritjen e pagës minimale me 1.6 për qind nga 1 dhjetori, një muaj më herët sesa ishte planifikuar. Paralelisht, qeveria synon të ndërmarrë masa tatimore në favor të bizneseve dhe të nisë një raund të ri negociatash për rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm.

    Në përfundim të një konference të mbajtur të hënën në mëngjes në Matignon, me përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve, Lecornu prezantoi disa masa që synojnë përmirësimin e fuqisë blerëse dhe nxitjen e rritjes së pagave.

    Sipas njoftimit, paga minimale do të arrijë në rreth 1,502 euro neto në muaj, që përkthehet në 24 euro më shumë për punonjësit. Kryeministri bëri të ditur se dekreti përkatës do të publikohet së shpejti, duke e cilësuar këtë si rritjen e dytë më të madhe të 20 viteve të fundit.

    “Rritja e pagës minimale nuk mjafton, por ka një përfitim të rëndësishëm: nis një cikël diskutimesh për rritjen e pagave”, deklaroi Lecornu, transmeton Telegrafi.

    Ai njoftoi gjithashtu nisjen e një projekti reformues për uljet e përgjithshme të kontributeve të sigurimeve shoqërore, me synimin që punonjësit të përfitojnë paga neto më të larta.

    I pyetur për kohën që qeveria, sipas kritikëve, ka humbur para se të prezantonte masa konkrete, Lecornu mbrojti qasjen e tij, duke thënë se nuk beson më në njoftimet që synojnë vetëm të tërheqin vëmendjen.

    “Madje mendoj se ato po na dëmtojnë. Kur u drejtohemi qytetarëve francezë, dua të njoftoj masa që funksionojnë. Qeveria po bën gjithçka që mundet”, u shpreh ai.

    Për të zbutur shqetësimet e kompanive lidhur me rritjen e kostove të punës, qeveria ka parashikuar disa masa lehtësuese.

    Ndër to përfshihen përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për pagesat e orëve shtesë deri në 10 mijë euro, përjashtimi nga kontributet e punëdhënësve për shpenzimet e transportit publik dhe trajtimi pa taksa i bonuseve për ndarjen e vlerës së krijuar nga kompanitë.

    Ky bonus, i njohur ndryshe edhe si “bonusi Macron”, u mundëson kompanive t’u japin punonjësve pagesa të njëhershme për të ndarë një pjesë të vlerës së krijuar, duke përfituar nga lehtësitë tatimore dhe të kontributeve shoqërore, në kushte të caktuara.

    Lecornu tha se janë hapur disa kapituj negociatash me propozime konkrete dhe se qeveria synon të marrë rolin e garantuesit të angazhimeve të ndërsjella mes punëdhënësve dhe punonjësve.

    Negociatat pritet të vazhdojnë në rreth 100 sektorë profesionalë, ku secili do të ketë mundësinë të diskutojë mënyrat e veta për rritjen e pagave.

    Kryeministri kërkoi që angazhimet të jenë “të sinqerta”, duke i dalluar ato nga premtimet që, sipas tij, shtohen me afrimin e zgjedhjeve presidenciale.

    “Detyra e qeverisë, e cila nuk ka një kalendar elektoral, është pikërisht të gjejë zgjidhje”, deklaroi ai.

    Reagimet e para nga sindikatat kanë qenë të kujdesshme. Rritja prej 1.6 për qind e pagës minimale është dukshëm më e ulët se kërkesat fillestare të organizatave të punëtorëve.

    Sindikalistët e CFDT-së kishin kërkuar rritje prej 100 eurosh neto në muaj, ndërsa CGT-ja kishte propozuar rreth 150 euro.

    Edhe para njoftimeve të Lecornut, presidenti i CFTC-së, Cyril Chabanier, kishte paralajmëruar se masat që po shqyrtonte qeveria nuk ishin në përputhje me nivelin e pakënaqësisë sociale.

    Ndërkohë, sekretarja e përgjithshme e CGT-së, Sophie Binet, po bën thirrje për një tjetër ditë të madhe grevash dhe protestash më 17 nëntor. /Telegrafi/

  • Çantat që i adhuronim në vitet 2000 po rikthehen fuqishëm në modë

    Çantat që i adhuronim në vitet 2000 po rikthehen fuqishëm në modë

    Printet dhe modelet e ndryshme kanë qenë gjithmonë një mënyrë efektive për t’i dhënë freski garderobës.

    Ato sjellin teksturë, thellësi dhe ngjyra, duke u kthyer shpesh në elementin kryesor rreth të cilit ndërtohet një kombinim veshjeje.

    Njëkohësisht, përbëjnë kontrast të bukur me tonet neutrale dhe më të zbehta që dominojnë gjatë kësaj periudhe të vitit.

    Foto ilustruese

    Historia e modës dëshmon se çantat me motive të ndryshme kanë qenë të kërkuara ndër breza.

    Vitet ’70 u karakterizuan nga printet artistike, vitet ’80 nga logot e markave, ndërsa vitet ’90 nga çantat e mëdha me motive shtazore, të cilat u bënë të njohura edhe përmes Jennifer Aniston dhe Gwyneth Paltrow.

    Po ashtu, në atë periudhë ishin të pranishme edhe motivet me kuadrate, shkruan Who What Wear.

    Megjithatë, kulmin e popullaritetit çantat me printime e arritën në vitet 2000, siç dëshmojnë fotografitë e shumta të paparacëve me Hilary Duff, Paris Hilton dhe motrat Mary-Kate e Ashley Olsen.

    Duke qenë se moda aktuale po karakterizohet nga nostalgjia dhe maksimalizmi, rikthimi i këtyre modeleve ishte vetëm çështje kohe.

    Me afrimin e fundit të vitit, vëmendja po zhvendoset edhe drejt trendeve që pritet të dominojnë në vitin 2027.

    Nga modelet elegante me efekt të lëkurës së krokodilit, deri te printet më të guximshme, këto janë pesë tendencat e çantave që po rikthehen në qendër të vëmendjes.

    1. Motivi i tigrit

    Motivi i tigrit

    Motivi leopard përkohësisht po lë vendin e parë, pasi viti 2026 po karakterizohet nga vijat e tigrit.

    Ky trend krijon një ekuilibër mes elegancës së përmbajtur dhe pamjes së veçantë, duke qenë zgjedhje ideale për ato që pëlqejnë modelet më të guximshme.

    Printi i tigrit i jep më shumë karakter kombinimeve me ngjyra neutrale dhe krijon një pamje më interesante edhe kur vishet me xhinse të zakonshme, pa u dukur tepër i theksuar.

    2. Çantat me monograme

    Foto ilustruese

    Çantat me monograme, të zbukuruara me inicialet dhe simbolet karakteristike të markave, janë rikthyer zyrtarisht, duke sjellë sërish estetikën e viteve 2000.

    Këtij trendi i ka dhënë shtysë edhe rikthimi i modelit legjendar Fendi Baguette, i bërë i famshëm përmes personazhit Carrie Bradshaw.

    Pas tij vijnë edhe modelet Louis Vuitton Speedy dhe çantat me motivin Gucci Giglio.

    Kështu, moda e logove të dukshme po zë sërish një vend të rëndësishëm në skenën e modës.

    3. Çantat me efekt të lëkurës së krokodilit

    Pak tekstura arrijnë të përcjellin një ndjesi luksi sa imitimi i lëkurës së krokodilit.

    Lajmi i mirë për adhurueset e këtij stili është se ky motiv i përjetshëm do të vazhdojë të jetë aktual edhe në vitin 2027.

    Ai i jep strukturë dhe elegancë të menjëhershme edhe kombinimeve më të thjeshta të veshjeve.

    Këto modele dëshmojnë se një aksesor nuk ka nevojë për ngjyra të ndezura për të tërhequr vëmendjen.

    4. Çantat me kuadrate

    Foto ilustruese

    Interesimi aktual i modës për natyrën dhe stilin britanik është reflektuar edhe te çantat, duke rikthyer në fokus modelet me kuadrate.

    Ato janë më pak të theksuara sesa printet grafike, por sërish arrijnë të bien në sy.

    Motivi tartan konsiderohet pothuajse një klasik, pasi ndërthur elegancën dhe pamjen e përjetshme me një dozë rebelimi të stilit punk, duke e bërë çantën moderne dhe larg pamjes së vjetruar.

    5. Çantat me motiv leopard

    Foto ilustruese

    Motivi leopard tashmë mund të konsiderohet si një ngjyrë neutrale në modë, ndërsa rikthimi i tij në formën e çantave e dëshmon edhe një herë këtë.

    Edhe pse ruan guximin dhe karakterin e modeleve të viteve ’90, me afrimin e vitit 2027 ky print po shfaqet në nuanca më të buta dhe më të përmbajtura.

    Për më tepër, është një model mjaft i kombinueshëm dhe praktik, i cili tashmë ka fituar shumë adhuruese.

    Së fundmi, me çanta të tilla janë parë edhe emra të njohur të modës dhe showbizit, si Hailey Bieber, Kate Moss dhe Zoë Kravitz. /Telegrafi/

  • Cilat zakone mund t'ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi

    Cilat zakone mund t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi

    Personat që përballen me ankthin shpesh gjejnë qetësi te gjërat e njohura dhe rutinat e përditshme.

    Qoftë konsumimi i të njëjtit ushqim, dëgjimi i këngëve të preferuara apo shikimi për herë të shumë i të njëjtit serial, këto zakone mund t’i ndihmojnë të ndihen më të sigurt dhe të kenë më shumë kontroll mbi situatat.

    Sipas burimeve si Verywell Mind, Medical News Today dhe Cleveland Clinic, njohja paraprake me situatat e përditshme mund të ulë ndjenjën e pasigurisë.

    Foto ilustruese

    Për shembull, zgjedhja e një ushqimi të njohur në restorant, planifikimi i aktiviteteve paraprakisht apo ruajtja e një rutine të qëndrueshme mund të ndihmojnë në shmangien e stresit të panevojshëm.

    Disa persona me ankth ndihen më të qetë kur mbërrijnë më herët në takime, kontrollojnë paraprakisht daljet në vende të panjohura apo kanë mundësi të anulojnë planet kur ndihen të mbingarkuar.

    Edhe dëgjimi i muzikës së preferuar, lojërat dhe aktivitetet e njohura mund të shërbejnë si një mënyrë për t’u shkëputur përkohësisht nga shqetësimet.

    Po ashtu, mbajtja e një rutine të rregullt, edhe përmes veprimeve të vogla si rregullimi i shtratit çdo mëngjes, mund të krijojë ndjenjën e stabilitetit dhe kontrollit.

    Megjithatë, këto zakone nuk janë zgjidhje për ankthin, por mënyra të vogla që mund të ofrojnë qetësi dhe lehtësim në përditshmëri. /Telegrafi/

  • Shpërthimi në fabrikën e çelikut në Turqi, 17 të vdekur dhe 12 të plagosur – pesë persona arrestohen

    Shpërthimi në fabrikën e çelikut në Turqi, 17 të vdekur dhe 12 të plagosur – pesë persona arrestohen

    Shpërthimi në fabrikën e çelikut në Turqi, 17 të vdekur dhe 12 të plagosur – pesë persona arrestohen

    Ka shkuar në 17 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi në fabrikën e çelikut Habas Demir Celik, në distriktin Aliağa të Izmirit, në Turqinë perëndimore. Ndërkohë, 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Të gjithë viktimat dhe të plagosurit ishin punëtorë të fabrikës, e cila është një nga prodhuesit kryesorë të çelikut në Turqi.

    Fillimisht, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kishte njoftuar për 16 viktima, por ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, bëri të ditur më vonë se një nga të plagosurit rëndë kishte ndërruar jetë në spital, duke e çuar numrin e viktimave në 17.

    Sipas guvernatorit të Izmirit, Süleyman Elban, shpërthimi ndodhi rreth mesditës, pasi një vinç që transportonte një kaldajë zëvendësuese u shemb dhe materialet ranë në një furrë poshtë tij.

    Kompania që menaxhon fabrikën bëri të ditur se aksidenti ndodhi gjatë punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes në njërën prej furrave elektrike të objektit.

    Pas shpërthimit, në fabrikë shpërtheu zjarr dhe në ajër u ngrit një re e madhe tymi. Dëshmitarët thanë se fuqia e shpërthimit kishte shkaktuar lëkundje të tokës, aq sa disa fillimisht menduan se bëhej fjalë për tërmet.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar, pasi besohet se disa persona kanë mbetur nën rrënoja.

    Sipas BBC News, duke iu referuar raportimeve të mediave lokale, të paktën pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin.

    Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te siguria në vendet e punës në Turqi, ku aksidentet industriale vazhdojnë të mbeten një problem shqetësues.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Blast at Turkey’s steel plant, 17 dead and 12 wounded, five people arrested

    It has gone to 17 the number of people who lost their lives from the explosion at the Habas Demir Celik steel plant in Izmir’s Aliağa district, western Turkey. Meanwhile, another 12 people have been injured.

    All the victims and wounded were factory workers, which is one of Turkey’s top steel producers.

    Initially, Turkish President Recep Tayip Erduğan had reported 16 victims, but Health Minister Kemal Memioğlu later announced that one of the heavy injuries had changed lives in the hospital, bringing the number of victims to 17.

    According to Izmir Governor Süleyman Elban, the explosion occurred around noon after a crane carrying a replacement shed collapsed and materials fell into a furnace beneath it.

    The factory management company announced that the accident occurred during planned maintenance works at one of the facility’s electric furnaces.

    After the explosion, fire broke out in the factory, and a huge cloud of smoke rose in the air. The Witnesses said that the power of the explosion had caused the earth to quake, so that some initially thought it was an earthquake.

    Authorities have launched investigations into the full whiteening of the circumstances of the event, while search-saving operations have continued, as some are believed to have remained in ruins.

    By BBC News, referring to local media reports, at least five people have been arrested in connection with the case.

    The event has turned to safety at jobs in Turkey, where industrial accidents continue to remain a disturbing problem.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • KSF members trained by Croatia’s Military Police

    According to Macedonia, the training has been conducted under the leadership of Croatian Military Police Counterterrorism instructors.

    He has made it known that KSF members have developed practical training in standard intervention procedures, fighting in closed spaces ( CQB, as well as shooting exercises during the day, night, and moving vehicles.

    These activities contribute directly to advancing tactical skills, establishing operational readiness and harmonising procedures with our partners’ standards and practices, Macedonia has written.

    He has stressed that the Defence Ministry remains committed to deepening co-operation with Croatia and international partners, as well as strengthening KSF capacities.

    Source Layer: RTKLive

  • Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Policia Ushtarake e Kroacisë

    Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Policia Ushtarake e Kroacisë

    Sipas Maqedoncit, trajnimi është zhvilluar nën udhëheqjen e instruktorëve të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

    Ai ka bërë të ditur se pjesëtarët e FSK-së kanë zhvilluar trajnime praktike në procedurat standarde të intervenimit, luftimin në hapësira të mbyllura (CQB), si dhe ushtrime të qitjes gjatë ditës, natës dhe nga automjetet në lëvizje.

    “Këto aktivitete kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e aftësive taktike, ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe harmonizimin e procedurave me standardet dhe praktikat e partnerëve tanë”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Kroacinë dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e kapaciteteve të FSK-së.

    Burimi: RTKLive

  • Ukraina godet me dronë rajonet nën kontrollin rus, pesë të vrarë

    Ukraina godet me dronë rajonet nën kontrollin rus, pesë të vrarë

    Ukraina godet me dronë rajonet nën kontrollin rus, pesë të vrarë

    Pesë persona kanë humbur jetën nga sulmet me dronë ukrainas të regjistruara këtë të hënë në territorin rus dhe në zonat e Ukrainës nën kontrollin e forcave ruse.

    Në rajonin rus të Belgorodit, një dron goditi një automjet në komunitetin Zozuli, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin brenda tij.

    Ndërkohë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, dronët ukrainas goditën edhe disa zona të rajonit të Zaporizhias, të cilat kontrollohen nga forcat ruse.

    Nga këto sulme u raportuan tre viktima dhe një person i plagosur.

    Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me objektivat e sulmeve apo identitetin e personave të vrarë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ylli nuk ndalet, Thomas shpallet më i miri i javës në Superligë

    Ylli nuk ndalet, Thomas shpallet më i miri i javës në Superligë

    Ylli nuk ndalet, Thomas shpallet më i miri i javës në Superligë

    Golden Eagle Ylli ka fituar sërish çmimin e basketbollistit më të mirë të javës në Superligën e Kosovës.

    Këtë herë, çmimi MVP i xhiros së tetë i është ndarë Davontrey Thomasit, i cili shkëlqeu në fitoren e Yllit ndaj Bashkimit të Prizrenit me rezultat 105:86.

    Basketbollisti amerikan ishte ndër më meritorët për triumfin e skuadrës nga Suhareka, duke regjistruar 25 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.

    Kjo është java e dytë radhazi që një basketbollist i Yllit shpallet më i miri i xhiros. Në javën e kaluar, këtë çmim e kishte fituar Conor Withers.

    Ndërkohë, Thomas është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë të javës, ku bëjnë pjesë edhe Withers, Kenneth Hasbrouck i Trepçës, Amin Hoti i Borës dhe Bryson Dawkins i Prishtinës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali