Category: Lajme

  • Shiroka Pula diskuton me shefin e EULEX-it për sundimin e ligjit dhe sigurinë

    Shiroka Pula diskuton me shefin e EULEX-it për sundimin e ligjit dhe sigurinë

    Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula discusses with EULEX chief on rule of law, security

    During the meeting, Shiroka Pula has stressed the importance of co-operation with international partners, as well as the dedication of Kosovo institutions for rule of law, independence and professionalism of justice institutions and the protection of fundamental rights and freedoms.

    Source Layer: RTKLive

  • Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it

    Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., nën dyshimin për sulmin ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrjen në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, më 29 maj 2023, nga ora 06:00 deri në orët e mbrëmjes, ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit.

    Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka sulmuar me dhunë pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

    Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

    Gjatë trazirave, sipas Prokurorisë, janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

    Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të sulmit ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve më 29 maj 2023. /Telegrafi/

  • Zelensky: Nëse Ukraina heq dorë nga Donbasi, Putini do të sulmojë sërish pas një, dy apo pesë vjetësh

    Zelensky: Nëse Ukraina heq dorë nga Donbasi, Putini do të sulmojë sërish pas një, dy apo pesë vjetësh

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se dorëzimi i Donbasit nuk do të sillte paqe të qëndrueshme, pasi sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin vetëm do ta ndërpriste përkohësisht luftën për të nisur një ofensivë të re në të ardhmen.

    “Askush nuk beson se Putini do të ndalet nëse ne heqim dorë nga Donbasi. Ai vetëm do të bëjë një pauzë, për t’u kthyer pas një, dy apo pesë vjetësh. Dhe kush do të jetë fajtor atëherë?”, deklaroi Zelensky në një intervistë për transmetuesin danez DR Nyheder, pjesë të së cilës i publikoi në Telegram.

    Ai theksoi se veprimet e mëparshme të Rusisë tregojnë se kërkesat territoriale të Moskës nuk duhet të merren si garanci për qëllimet e saj të vërteta. Si shembull, Zelensky kujtoi se Putini kishte folur për Donbasin, por gjatë pushtimit të plotë kishte urdhëruar gjithashtu avancimin drejt Kievit.

    “Putini fliste për Donbasin, por vendosi të pushtonte Kievin, kryeqytetin tonë. Fjalët e tij kishin të bënin me Donbasin, por realiteti ishte Kievi”, tha presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.

    Ai përmendi gjithashtu vrasjet dhe torturimin e civilëve në Bucha, në rajonin e Kievit, dhe në territore të tjera të pushtuara nga Rusia. Sipas tij, pretendimi i Moskës se synonte mbrojtjen e popullsisë rusishtfolëse nuk përputhej me veprimet e forcave ruse në terren.

    Zelensky vuri në pikëpyetje edhe garancitë e sigurisë që do të merrte Ukraina në këmbim të lëshimeve territoriale. Ai tregoi se, kur zyrtarët amerikanë kishin ngritur mundësinë e shkëmbimit të Donbasit me garanci sigurie, kishte kërkuar të dinte nëse bëhej fjalë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

    “Sipas tyre, jo NATO, por diçka e ngjashme me NATO-n”, tha Zelensky, duke treguar përgjigjen e zyrtarëve amerikanë.

    “E ngjashme? Por sigurisht që nuk dëshironi që përgjigjja për Donbasin të jetë ‘diçka e ngjashme’. Ju dëshironi një përgjigje të qartë për Donbasin. Ky është qëllimi juaj. Dhe ky është edhe qëllimi i Putinit sot”, shtoi ai.

    Zelensky paralajmëron Evropën për pasojat e ndërprerjes së ndihmës

    Presidenti ukrainas paralajmëroi se ndërprerja e mbështetjes ushtarake dhe financiare evropiane për Ukrainën do ta rrezikonte sigurinë e gjithë kontinentit. Sipas tij, një Ukrainë e fortë është thelbësore për mbrojtjen e Evropës.

    “Një qëndrim skeptik ndaj ndihmës për Ukrainën nuk është në interesin e asnjë vendi evropian, sepse në të vërtetë çështja ka të bëjë me Rusinë. Nga një këndvështrim pragmatik, një Ukrainë e fortë është e rëndësishme, madje e domosdoshme”, deklaroi ai.

    Zelensky përshkroi dy skenarë të mundshëm në rast se Evropa do ta ndërpriste ndihmën për Kievin.

    Në skenarin që ai e cilësoi si më të butë, Rusia do t’i intensifikonte sulmet hibride ndaj vendeve evropiane, përfshirë Moldavinë, Rumaninë, Bullgarinë, Gjermaninë, Finlandën dhe Danimarkën.

    Ndërsa në një skenar më të rrezikshëm, sipas tij, forcat ruse mund të përparonin më tej drejt Evropës, ndërkohë që Moska do të përpiqej të zgjeronte ndikimin mbi ish-republikat sovjetike, përfshirë shtetet baltike dhe Moldavinë.

    Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia mund të kërcënonte sigurinë detare duke bllokuar Detin Baltik, ashtu siç ka vepruar në Detin e Zi.

    Armëpushimi përgjatë vijës aktuale të frontit, rruga më e shpejtë drejt paqes

    Zelensky tha se mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës është ndalimi i luftimeve përgjatë vijës aktuale të kontaktit, vendosja e një armëpushimi dhe kalimi në negociata diplomatike.

    “Rruga më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë është të mbajmë pozicionet aktuale dhe të kalojmë drejt negociatave. Pika vendimtare është vendimi për të ndalur pikërisht aty ku ndodhemi, për të zbatuar armëpushimin dhe për të kaluar në procesin diplomatik”, u shpreh ai.

    Sipas presidentit ukrainas, negociatat mund të zgjasin me muaj apo edhe më shumë, por një armëpushim do të ndalte humbjen e jetëve, do të mundësonte uljen e mobilizimit dhe do t’i jepte ekonomisë ukrainase mundësinë të rikthehej në funksionimin normal.

    Ai pranoi se një marrëveshje e tillë do të ngrinte shumë çështje për t’u zgjidhur, përfshirë përcaktimin e vijës së kontaktit, funksionimin e një misioni monitorues, zonat që mund të demilitarizoheshin dhe financimin e rindërtimit të Ukrainës.

    Megjithatë, sipas tij, armëpushimi është formati që mundëson ndalimin e luftimeve.

    Zelensky paralajmëroi se Rusia mund ta refuzojë një armëpushim të menjëhershëm, duke këmbëngulur fillimisht në negociimin e një marrëveshjeje më të gjerë, që do të përfshinte çështje të shumta.

    “Nëse Putini e refuzon armëpushimin dhe thotë: ‘Jo, dua një plan afatgjatë që përfshin çështje të ndryshme, komplekse dhe të ndjeshme, dhe vetëm pasi ta nënshkruajmë këtë plan do ta ndalim luftën’, kjo thjesht do të thotë se ai nuk dëshiron ta ndalë luftën”, deklaroi presidenti ukrainas.

    Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia kanë shfaqur privatisht njëfarë gatishmërie për kompromis lidhur me mundësinë e një shkëmbimi territorial, përpara bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Abu Dhabi. Kështu raportoi Reuters, duke cituar një zyrtar amerikan.

    Megjithatë, sipas të njëjtit burim, çdo marrëveshje për territoret pritet të trajtohet në fazat e fundit të negociatave, pasi të jenë zgjidhur çështjet e tjera.

    Ukraina vazhdon të kundërshtojë kërkesën e Rusisë për kontrollin e plotë të Donbasit, ndërsa Moska nuk ka hequr dorë nga pretendimet e saj territoriale.

    Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm të takohet drejtpërdrejt me Putinin për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull, por ka këmbëngulur se Ukraina nuk do të dorëzojë territore dhe nuk do ta njohë Krimenë si pjesë të Rusisë.

    Ndërkaq, përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në OKB, Andriy Melnyk, ka thënë se një takim i drejtpërdrejtë mes dy presidentëve mund të jetë i nevojshëm për të arritur një përparim politik. Ai shtoi se Zelensky është i gatshëm të takohet me Putinin kudo, përveçse në Moskë. /Telegrafi/

  • Djali i shkakton dhunë psikologjike babait në Fushë Kosovë, 60-vjeçari shkon në Polici bashkë me renë

    Djali i shkakton dhunë psikologjike babait në Fushë Kosovë, 60-vjeçari shkon në Polici bashkë me renë

    Djali i shkakton dhunë psikologjike babait në Fushë Kosovë, 60-vjeçari shkon në Polici bashkë me renë

    Një rast i dhunës në familje është denoncuar në Fushë Kosovë, ku një 60-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të dhunës psikologjike që dyshohet se po ushtron ndaj tij djali i vet. Bashkë me të në stacion policor është paraqitur edhe reja e familjes, bashkëshortja e të dyshuarit, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja është raportuar të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 20:30, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ndërsa incidenti është regjistruar të ketë ndodhur rreth orës 19:00, në fshatin Nakaradë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është G.I. (34), ndërsa viktima është babai i tij, M.I. (60).

    Babai dhe reja kanë deklaruar para zyrtarëve policorë se 34-vjeçari po ushtronte dhunë psikologjike ndaj të atit. Gjatë denoncimit është bërë e ditur gjithashtu se i dyshuari konsumon pije alkoolike.

    Pas paraqitjes së rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse, ndërsa i dyshuari, gjatë intervistimit, ka zgjedhur të shfrytëzojë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente për dhunën në familje, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Dhuna në familje”.

    Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    /Gazeta Sinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The boy causes psychological violence to father in Fushe Kosovo, 60-year-old goes to Police along with the cloud

    A case of domestic violence has been denounced in Fushe Kosovo, where a 60-year-old has sought police assistance because of the psychological violence his son is allegedly exercising against him. With him at the police station has been presented the news of the family, the suspect’s wife, learns the Signal newspaper.

    The event was reported Monday, November 9th, around 20:30, at the Kosovo Field Police Station, while the incident was registered at around 7:00 p.m. in the village of Nakarada.

    According to information from the signal, the suspect is G.I. (34), while the victim is his father, M.I. (60).

    Father and the cloud have declared before police officials that the 34-year-old was practicing psychological violence against his father. During the indictment it has also become known that the suspect consumes alcoholic beverages.

    After presenting the case, police have taken relevant actions, while the suspect, during the interview, has chosen to seize the right to defend in silence.

    The competent domestic violence prosecutor has been informed of the case, which has directed the initialisation of the criminal procedure for domestic work Dhuna.

    The case will be handled in regular procedure.

    /The Signal Office/

    Source Layer: Signal

  • U gjet e pajetë në një valixhe në Athinë, zbardhen detaje të reja për 24-vjeçaren

    U gjet e pajetë në një valixhe në Athinë, zbardhen detaje të reja për 24-vjeçaren

    U gjet e pajetë në një valixhe në Athinë, zbardhen detaje të reja për 24-vjeçaren

    Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e 24-vjeçares nga Burkina Faso, trupi i së cilës u gjet i fshehur brenda një valixheje në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, pasditen e së dielës, më 8 nëntor.

    E reja kishte punuar si pastruese në ishullin e Folegandros gjatë sezonit turistik, përpara se të mbërrinte në kryeqytetin grek më 28 tetor.

    Sipas informacioneve të bëra publike nga hetimi policor, ditën e mbërritjes në Athinë, 24-vjeçarja u takua me një të njohur nga Kameruni. Gjatë bisedës, ajo i kishte thënë se do të shkonte në qendër të qytetit për të pirë një kafe. Por që prej 29 tetorit, gjurmët e saj u humbën. I njohuri nga Kameruni ishte personi që denoncoi zhdukjen e saj më 4 nëntor, në komisariatin e Kypselit, pasi nuk kishte marrë më asnjë lajm prej saj.

    Megjithatë, sipas autoriteteve, hetimet kanë përjashtuar deri tani përfshirjen e tij në ngjarje. Një tjetër element që po shqyrtohet nga policia është fakti se në valixhen ku u gjet trupi nuk ndodhej telefoni celular i 24-vjeçares dhe as sende të tjera personale.

    Oficerët e Departamentit të Vrasjeve të Policisë Helenike po përqendrojnë hetimet në një zonë të kufizuar përreth kryqëzimit të rrugëve Alkamenous dhe Charissis, në Agios Panteleimonas. Dyshimet janë se autori mund të ketë lidhje me zonën ose të jetë i njohur me të.

    Valixhja u zbulua nga një kalimtar, i cili pasi ndjeu një erë të fortë, njoftoi policinë. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe kontrollit të saj, efektivët zbuluan trupin e pajetë të gruas së re.

    Identifikimi u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve, pasi të dhënat e saj ndodheshin në bazën e të dhënave të policisë greke. Sipas informacioneve, ajo ishte identifikuar më parë nga autoritetet për shkelje të legjislacionit për të huajt, konkretisht për hyrje të paligjshme në Greqi.

    Nga ekzaminimet e para mjeko-ligjore dyshohet se 24-vjeçarja kishte ndërruar jetë rreth shtatë ditë përpara se të gjendej. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë.

    Trupi nuk kishte dëmtime të dukshme, ndërsa këmbët e saj u gjetën të lidhura. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë lëvizjet e fundit të së resë, nga mbërritja në Athinë më 28 tetor deri në momentin e vdekjes.

    Qëllimi është të zbulohet se me kë ka komunikuar, kush mund të ketë qenë personi i fundit që e ka takuar dhe kush e transportoi dhe braktisi valixhen në zonën e Agios Panteleimonas.

    Burimi: Insajderi

  • Found lifeless in a suitcase in Athens, new details dawned for 24-year-old

    New details have been whitened by investigations into the death of 24-year-old Burkina Faso, whose body was found hidden inside a suitcase in the area of Agios Panteleimona in Athens on Sunday afternoon, November 8th.

    The new one had been working as a cleaning woman on the island of Folegandro during the tourist season before arriving in the Greek capital on October 28th.

    According to information made public by the police investigation, on the day of arrival in Athens, the 24-year-old met with an acquaintance from Cameroon. During the conversation, she had told him that she would go to the city center to have a cup of coffee. But since October 29th, her tracks were lost. Cameroon’s acquaintance was the person who denounced its disappearance on November 4th at the Kypsel commissioner’s, having received no news from her.

    However, according to authorities, investigations have so far ruled out his involvement in the event. Another element being considered by police is the fact that in the case where the body was found, there was no 24-year-old cell phone and no other personal items.

    Hellenic Police Department officers are focusing their investigation into a restricted area around the intersection of Alkamenous and Charisisis, in Agios Panteleimonas. Allegations are that the author may be connected to the area or familiar with it.

    The briefcase was discovered by a passerby who, after feeling a strong wind, reported the police. After arriving at the scene and controlling it, the effective discovered the lifeless body of the young woman.

    The identification was made through fingerprints, as its data was located in the Greek police database. According to information, it was previously identified by authorities for violating foreign legislation, specifically for illegal access to Greece.

    From the first forensic examinations, it was suspected that 24-year-olds had passed away about seven days before she was found. The cause of death remains unclear.

    The body had no visible injuries, and its feet were found bound. Investigators are trying to rebuild the latest new movements from arrival in Athens on October 28th to the moment of death.

    The goal is to find out who he’s been communicating with, who may have been the last person he’s ever met, and who transported him and abandoned the briefcase in the area of Agios Pantheleimona.

    Source Layer: Insander

  • I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? Dentisti zbulon gabimet e zakonshme

    I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? Dentisti zbulon gabimet e zakonshme

    Ne i lajmë dhëmbët çdo ditë, por a po e bëjmë siç duhet? Edhe pse bazat e higjienës orale janë përgjithësisht të njohura, shumë njerëz nuk i ndjekin ato vazhdimisht.

    Profesori Emeritus Murray Thomson nga Universiteti i Otagos, autori i pothuajse 500 punimeve profesionale i cili ka edukuar breza të tërë dentistësh për më shumë se tre dekada, flet për gabimet më të zakonshme. Këshillat e tij bazohen në shumë vite përvojë dhe njohuri shkencore, shkruan Stuff .

    Një furçë e butë është zgjedhja e vetme e duhur

    Thomson thekson se të gjithë duhet të përdorin vetëm një furçë dhëmbësh të butë dhe të shmangin ato me fortësi mesatare ose të fortë. Ai shpjegon se pllaka është një biofilm i butë, të cilin ai e quan edhe “mukus”, kështu që nuk ka nevojë ta fërkoni atë në mënyrë agresive. Larja shumë e fortë e dhëmbit mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe të konsumojë dentinën, pjesën më të butë të dhëmbit në qafën e tij. “Jini të butë dhe harroni qasjen ‘sa më e fortë aq më mirë’. Mund të bëni vetëm dëm”, thotë ai.

    Personalisht, Thomson preferon një furçë të zakonshme sepse nuk i pëlqen ndjesia e një furçe elektrike, por ai konfirmon se furçat elektrike janë shumë efektive për ata që i përdorin. Ai gjithashtu jep një arsye praktike pse i shmang ato. “Nuk më pëlqen rrëmuja që krijojnë në banjo. Gruaja ime ka një që është gjithmonë në karikim. Nëse do ta kishim të dy, do të ishin tashmë dy pajisje të tilla”.

    Rëndësia e një qasjeje sistematike

    Thomson thotë nga praktika klinike se shpesh mund të dallojë nëse një pacient është djathtak apo majtak nga pastërtia e dhëmbëve të tij. Njerëzit kanë tendencë ta pastrojnë më pak mirë anën e gojës që korrespondon me dorën e tyre dominuese. Meqenëse ai i përdor të dyja duart në mënyrë të barabartë, kjo nuk përbën problem. Ai e ndan qasjen e tij ndaj larjes së dhëmbëve në katër hapa.

    “Filloj me pjesën e brendshme të dhëmbëve të poshtëm, pastaj kaloj në pjesën e jashtme. Pastaj e përsëris të njëjtën gjë në dhëmbët e sipërm”, përshkruan ai. Ky sistem siguron që asnjë pjesë të mos anashkalohet. Ndërsa rregulli i dy minutave është një udhëzues i dobishëm, veçanërisht për ata që i lajnë dhëmbët shumë shpejt, vetëm koha nuk është garanci për cilësi. “Është cilësi, jo sasi”, thekson Thomson.

    Kur është koha për një furçë dhëmbësh të re?

    Ndërsa shprehja e vjetër thotë se duhet ta zëvendësoni furçën e dhëmbëve sipas stinëve, Thomson nuk mendon se ky është domosdoshmërisht një rregull. Ai e ndërron furçën e tij disa herë në vit. “Për sa kohë që fijet janë të drejta dhe e mbajnë formën e tyre, furça është në rregull. Nuk keni nevojë ta zëvendësoni. Por nëse fijet janë përhapur dhe koka e furçës është shtrembëruar, është koha për një të re sepse nuk është më efektive”, shpjegon ai.

    Ruajtja dhe tharja e furçës

    Thomson nuk do ta mbante furçën e dhëmbëve direkt mbi tualet për arsye higjienike, por ai nuk sheh ndonjë problem që ajo të jetë në anën tjetër të banjës. Ai gjithashtu këshillon që të mos mbulohet kurrë një furçë dhëmbësh e lagur. “Është e rëndësishme ta lini të thahet. Sa më gjatë të jetë e lagur, aq më shumë baktere mund të rriten”, thotë ai.

    Larja e dhëmbëve pas ushqimeve acidike

    Pas konsumimit të ushqimeve acidike, siç janë portokajtë, Thomson sugjeron të prisni rreth dhjetë minuta para se të lani dhëmbët. Pastat e dhëmbëve, shpjegon ai, janë paksa gërryese, kështu që larja menjëherë pas konsumimit të acidit teorikisht mund të rrisë rrezikun e erozionit të smaltit, veçanërisht me fërkim të fortë ose me një furçë dhëmbësh të fortë. Megjithatë, ai thekson se ky rrezik është kryesisht teorik dhe se nuk ka prova të forta për ta mbështetur këtë në praktikë.

    Pasta e dhëmbëve është çelësi, uji zakonisht jo

    Thomson i konsideron pastat zbardhuese të dhëmbëve si “thjesht një dredhi”, sepse nuk ka gjetur prova bindëse se ato janë efektive. Përbërësi më i rëndësishëm është fluori. Ai rekomandon pastat e dhëmbëve me të paktën 1,000 ppm (pjesë për milion) fluor, duke shtuar se pasta të tilla dhëmbësh kanë luajtur një rol kyç në zvogëlimin e kariesit që nga vitet 1970. Nga ana tjetër, ai i konsideron shpëlarësit e gojës “një humbje parash”.

    Megjithatë, ai pranon se ka përjashtime. Shpëlarësi i gojës me klorheksidinë mund të ndihmojë njerëzit që po shërohen nga kirurgjia orale, por ai paralajmëron se nuk duhet të përdoret për një kohë të gjatë. “Ai njollos dhëmbët dhe zvogëlon përkohësisht shijen”, shpjegon ai.

    Sa shpesh i lani dhëmbët?

    Nëse bëhet siç duhet, larja e dhëmbëve dy herë në ditë është më se e mjaftueshme, thotë Thomson. Ai mendon se larja e dhëmbëve tre herë në ditë është “ndoshta e tepërt”. Për ata që duan të freskojnë frymën e tyre pas drekës, ai sugjeron përtypjen e çamçakëzit pa sheqer.

    Mos harroni hapësirën midis dhëmbëve tuaj

    Thomson më parë përdorte fill dentar çdo mëngjes, por vitet e fundit ai ka kaluar në furça të vogla ndërdhëmbore, të cilat i përshkruan si “të mrekullueshme”. Ai rekomandon pastrimin midis dhëmbëve rregullisht, idealisht dy deri në tre herë në javë, ose më shpesh nëse është e mundur.

    “Një furçë dhëmbësh heq pllakën nga sipërfaqet e arritshme, por jo nga vendi ku dhëmbët preken. Atje mund të zhvillohen sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe kariesi”, shpjegon ai. Ai shton se nuk i ka provuar vetë ujitësit oral, megjithëse thotë se disa nga kolegët e tij i gjejnë shumë efektivë.

  • Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj pas parregullsive

    Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj pas parregullsive

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë një inspektimi ka evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, inspektorët kanë konstatuar mangësi gjatë mbikëqyrjes në terren dhe kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.

    Ndalimi do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve të punës.

    Inspektorati Qendror i Punës ka rikujtuar se zbatimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor i çdo punëdhënësi.

    Po ashtu, u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të sigurta për punëtorët. /Telegrafi/