Category: Lajme

  • Një ndryshim i vogël mund të ulë ndjeshëm faturat e ngrohjes: Ja cila temperaturë rekomandohet për cilën dhomë

    Një ndryshim i vogël mund të ulë ndjeshëm faturat e ngrohjes: Ja cila temperaturë rekomandohet për cilën dhomë

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë veta pyesin veten se si ta mbajnë apartamentin ngrohtë, pa qenë shumë të larta faturat e ngrohjes.

    Ekspertët theksojnë se edhe një ndryshim i vogël i temperaturës mund të ndikojë ndjeshëm në konsumin e energjisë.

    Ulja e temperaturës në apartament vetëm me një gradë mund të kursejë rreth shtatë përqind të energjisë së nevojshme për ngrohje. Kjo do të thotë që familjet që e ulin temperaturën nga 22 në 20 gradë mund ta ulin konsumin e energjisë me afërsisht 13 deri në 14 përqind.

    Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) dhe Komisionit Evropian, temperatura mesatare në shtëpitë e ngrohura në Bashkimin Evropian tejkalon 22 gradë, megjithëse shumë do të ndiheshin rehat me 19 ose 20 gradë.

    Këto vlerësime u botuan në vitin 2022, në një kohë të rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë në Evropë.

    Sipas llogaritjeve të asaj kohe, një familje mesatare në Bashkimin Evropian mund të kursente më shumë se 70 euro në vit për çdo gradë më të ulët të temperaturës. Megjithatë, kursimet aktuale varen nga madhësia e apartamentit, metoda e ngrohjes, zakonet e familjes dhe çmimet e energjisë.

    Është e rëndësishme të theksohet se ulja e konsumit nuk do të reflektohet domosdoshmërisht në faturë nëse ngrohja paguhet si një tarifë fikse, për metër katror. Kursimet janë financiarisht të dukshme kryesisht kur familja paguan për energjinë sipas konsumit real.

    Cila temperaturë rekomandohet për dhoma të caktuara?

    Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit (Umweltbundesamt) rekomandon që temperatura në dhomën e ndenjes të mos kalojë 20 gradë.

    Për kuzhinën rekomandohet një temperaturë prej rreth 18 gradësh, ndërsa për dhomën e gjumit mjaftojnë afërsisht 17 gradë.

    Kur nuk ka njeri në shtëpi për disa orë ose gjatë natës, temperatura mund të bjerë në rreth 18 gradë.

    Nëse do të largoheni për disa ditë, rekomandohet ta ulni temperaturën në afërsisht 15 gradë.

    Për radiatorët me valvola termostatike, pozicioni i mesëm, zakonisht i shënuar me numrin tre, zakonisht korrespondon me një temperaturë prej rreth 20 gradësh.

    Një termostat mund të zvogëlojë më tej konsumin

    Termostatët e programueshëm, të cilët ulin automatikisht temperaturën gjatë natës ose ndërsa banorët janë në punë, mund të zvogëlojnë konsumin e energjisë me afërsisht 10 përqind, sipas të dhënave nga agjencia gjermane.

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe Komisioni Evropian deklarojnë se termostatët inteligjentë dhe dixhitalë mund të sjellin kursime deri në 15 përqind.

    Avantazhi i tyre është se lejojnë që temperatura të rregullohet sipas zakoneve të përditshme, pa pasur nevojë për rregullim të vazhdueshëm manual.

    Perdet dhe roletat ndihmojnë në ruajtjen e nxehtësisë brenda

    Gjatë netëve të ftohta, një sasi e konsiderueshme nxehtësie humbet përmes dritareve.

    Ulja e perdeve ose mbyllja e qepenave mund të zvogëlojë humbjen e nxehtësisë përmes dritareve me rreth 20 përqind, ndërsa perdet mund të kontribuojnë gjithashtu në ruajtjen e nxehtësisë.

    Megjithatë, është e rëndësishme që perdet të mos i mbulojnë radiatorët.

    Mobiljet, veçanërisht dollapët e mëdhenj dhe divanët, nuk duhen vendosur direkt përpara elementëve të ngrohjes, sepse ato ndërhyjnë në përhapjen e njëtrajtshme të nxehtësisë.

    E njëjta gjë vlen edhe për tharjen e rrobave direkt në radiatorë, gjë që mund të zvogëlojë efikasitetin e ngrohjes.

  • Dhunë në parkingun e një lokali në Ferizaj, 20-vjeçarja sulmohet nga i dashuri – Policia e kërkon, dalin detaje për dhunën e përsëritur

    Dhunë në parkingun e një lokali në Ferizaj, 20-vjeçarja sulmohet nga i dashuri – Policia e kërkon, dalin detaje për dhunën e përsëritur

    Dhunë në parkingun e një lokali në Ferizaj, 20-vjeçarja sulmohet nga i dashuri – Policia e kërkon, dalin detaje për dhunën e përsëritur

    Një 20-vjeçare në Ferizaj është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj në parkingun e një lokali, ndërsa i dyshuari është larguar para mbërritjes së Policisë. Gjatë intervistimit, e reja ka deklaruar se dhuna ndaj saj nuk kishte ndodhur për herë të parë, duke bërë që rasti të merret në trajtim nga hetuesit rajonalë, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 18:40, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, në parkingun pranë lokalit “Orhidea”.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është A.B. (20), ndërsa i dyshuari është i dashuri i saj, G.J. (27).

    Rreth orës 18:46, Policia ka pranuar një telefonatë se një burrë po sulmonte fizikisht një grua. Patrulla ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka takuar 20-vjeçaren, e cila ka deklaruar se ishte sulmuar nga partneri i saj dhe se ai ishte larguar në drejtim të panjohur.

    E reja është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku i është ofruar trajtim mjekësor nga ekipi i emergjencës.

    Për shkak të informacioneve se bëhej fjalë për dhunë të përsëritur, rasti është marrë në trajtim nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

    Gjatë intervistimit, në prani të Mbrojtësit të Viktimave dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, 20-vjeçarja ka deklaruar se kishte bashkëjetuar me të dyshuarin për gati një vit.

    Sipas saj, partneri kishte ushtruar dhunë fizike edhe më parë, por ajo ishte kthyer sërish për të jetuar me të.

    Policia nuk e gjen të dyshuarin, 20-vjeçarja refuzon strehimin

    Pas denoncimit, Policia ka tentuar ta lokalizojë 27-vjeçarin në adresën e siguruar nga viktima, por nuk e ka gjetur. Edhe përpjekjet për ta kontaktuar përmes dy numrave të telefonit kanë qenë të pasuksesshme.

    Pavarësisht se i dyshuari ende nuk ishte lokalizuar, viktima ka deklaruar se nuk ndihej e rrezikuar dhe nuk dëshironte të kërkonte urdhër mbrojtjeje.

    Ajo ka refuzuar edhe vendosjen në strehimore, ndonëse është njoftuar se i dyshuari vazhdonte të ishte i paarritshëm për Policinë.

    Pas përfundimit të procedurave, 20-vjeçarja ka vendosur të qëndrojë te një shoqe e saj.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria, ndërsa i dyshuari vazhdon të kërkohet nga Policia.

    /Gazeta Sinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Violence in the parking lot of a local in Ferizaj, 20-year-old is attacked by boyfriend police looking for him, details of repeated violence

    A 20-year-old in Ferizaj has been physically attacked by her boyfriend in a local parking lot, while the suspect has left before the police arrived. During the interview, the new one has stated that violence against it had not occurred for the first time, causing the case to be taken in treatment by regional investigators, the Signal newspaper learns.

    The event took place on Monday, November 9th, around 18:40, on the street of Ahmet Kacikı in Ferizaj, in the parking lot near the local Érhydéa.

    According to information provided by the signal, the victim is A.B. (20), while the suspect is her boyfriend, G.J. (27).

    About 6:46, police have received a call that a man was physically attacking a woman. The patrol immediately appeared at the scene, where it met 20 years old, which has claimed to have been attacked by its partner and that he had fled in an unknown direction.

    The new one has been escorted to the Ferizaj Police Station, where medical treatment has been provided to him by the emergency team.

    Because of information about repeated violence, the case has been addressed by the Regional Investigation Sector.

    During the interview, in the presence of Victims Protector and representatives of the Centre for Social Work, the 20-year-old has claimed to have co-existed with the suspect for nearly a year.

    In her view, her partner had been practicing physical violence before, but she had returned to live with her.

    Police do not find suspect, 20-year-old refuses housing

    After reporting, police have tried to locate the 27-year-old at the address provided by the victim, but have not found it. Even attempts to contact him through two telephone numbers have been unsuccessful.

    Although the suspect had not yet been located, the victim has declared that he did not feel endangered and did not want to seek a defence warrant.

    She has also refused residence in shelters, although it has been reported that the suspect continued to be unattainable to police.

    After completing the procedures, the 20-year-old has decided to stay with a friend.

    The prosecution has been notified of the case, while the suspect continues to be sought by police.

    /The Signal Office/

    Source Layer: Signal

  • Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

    Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

    Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

    Serbia, pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit, do të ketë një elitë të re politike dhe jo vetëm një gjeneratë të re aktorësh politikë, të cilët do të qëndrojnë në skenën politike për 40 vjet, ka thënë analisti politik serb, Dushan Janjiq.

    Sipas tij, Lëvizja Studentore ka perspektivë afatgjatë dhe ai beson se do të vazhdojë të jetë aktive për 40 vjet.

    Prandaj, sipas tij, nuk duhet pritur që kjo lëvizje të shpërbëhet shpejt, pavarësisht dallimeve ideologjike brenda saj.

    “Ata do të qëndrojnë për 40 vjet. Bëhet fjalë për të rinj që tani janë nga 19 deri në 27 vjeç. Organizimi i tyre i brendshëm do të marrë formë gradualisht. Organizimi politik po largohet gjithnjë e më shumë nga partitë tradicionale drejt lëvizjeve dhe formave të tjera të tubimit qytetar. Kjo është epoka e lëvizjeve dhe ata do t’i përshtaten kësaj prirjeje”, tha Janjiq.

    Duke folur për mundësinë që Lista Studentore të ndahet me kalimin e kohës, për shkak të qëndrimeve të ndryshme ideologjike dhe politike, Janjiq vlerësoi se në këtë fazë nuk duhet pritur përçarje, por veprim i përbashkët politik.

    Burimi: Insajderi

  • Serbian analyst: Student Movement to stay on Serbia’s political scene for 40 years

    Serbia, after the October parliamentary elections, will have a new political elite and not only a generation of new political actors, who will remain on the political scene for 40 years, Serbian political analyst Dusan Janjic has said.

    According to him, the Student Movement has long-term prospects and he believes it will continue to be active for 40 years.

    Therefore, according to him, it should not be expected that this movement will quickly be dissolved, despite the ideological differences within it.

    They’ll stay for 40 years. It’s about young people who are now 19 to 27. Their internal organization will take shape gradually. Political organisation is increasingly moving away from traditional parties towards movement and other forms of civic rally. This is the age of movements and they will adapt to this trend, Janjaq said.

    Commenting on the possibility of the Student List being divided over time, due to various ideological and political positions, Janjzic estimated that not divisions should be expected at this stage, but joint political action.

    Source Layer: Insander

  • Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

    Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë inspektimit ka evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, pas konstatimit të parregullsive në terren, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e punimeve deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

    Inspektorati ka rikujtuar se zbatimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor i çdo punëdhënësi.

    Po ashtu, u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të sigurta për të gjithë punëtorët.

    Burimi: Dukagjini

  • Rinesancës i jepet lamtumira e fundit në Prishtinë

    Rinesancës i jepet lamtumira e fundit në Prishtinë

    Rinesancës i jepet lamtumira e fundit në Prishtinë

    Në Prishtinë i është dhënë lamtumira e fundit artistes shqiptare, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë.

    Ajo u nda nga jeta më 23 tetor 2026, në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

    Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Londër, familja e saj ka organizuar homazhe edhe në Prishtinë, në nderim të jetës dhe veprës së artistes.

    Homazhet do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në 17:00, njofton Klankosova.tv

    Familja Qeriqi ka falënderuar të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që kanë qëndruar pranë tyre në këtë periudhë të vështirë.

  • “Frikacakë”, Kongo dënon me vdekje 66 ushtarë që braktisën frontin e luftës

    “Frikacakë”, Kongo dënon me vdekje 66 ushtarë që braktisën frontin e luftës

    “Frikacakë”, Kongo dënon me vdekje 66 ushtarë që braktisën frontin e luftës

    Një gjykatë ushtarake në Kongo ka dënuar me vdekje 66 ushtarë, të akuzuar për frikacakëri, kryengritje ushtarake dhe mosbindje ndaj urdhrave, pasi dyshohet se kishin braktisur pozicionet e tyre gjatë luftimeve me grupet rebele.

    Vendimi u mor nga Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Gomës, gjatë një procesi gjyqësor të mbajtur në Walikale, në provincën e Kivu Verior.

    Në këtë proces u gjykuan gjithsej 71 ushtarë, raporton CBS News, transmeton Klankosova.tv

    Katër prej tyre u shpallën të pafajshëm, ndërsa një rreshter u dënua me 10 vjet burgim.

    Sipas autoriteteve ushtarake, të dënuarit i përkisnin regjimentit të 3415-të të ushtrisë kongoleze dhe ishin arrestuar më 20 tetor, pasi dyshohet se kishin braktisur pozicionet e tyre gjatë përleshjeve me luftëtarët e koalicionit rebel FRN, ku bën pjesë edhe grupi M23.

    Autoritetet ushtarake kanë deklaruar se procesi gjyqësor synon forcimin e disiplinës brenda ushtrisë, në një kohë kur forcat qeveritare po përballen me grupe të armatosura në lindje të vendit.

    Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër kur ushtarë kongolezë dënohen me vdekje për akuza të ngjashme.

    Muajin e kaluar, 27 ushtarë të tjerë morën të njëjtin dënim pasi dyshohet se ishin tërhequr nga vijat e frontit gjatë luftimeve me rebelët.

    Kongoja e riktheu zbatimin e dënimit me vdekje në mars të vitit 2024, pas një moratoriumi që kishte zgjatur rreth dy dekada. Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë vendim.

    Megjithatë, që nga rikthimi i këtij dënimi nuk janë raportuar ekzekutime zyrtare.

  • Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

    Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

    Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova është liruar nga grumbullimi për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit dhe Irandës.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se qendërmbrojtësi Dellova është liruar sot nga grumbullimi.

    “Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Lumbardhit i urojmë rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e gjelbër!”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Klankosova.tv

  • Kërkohet bashkëpunim për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

    Kërkohet bashkëpunim për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në Prishtinë .

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/