Category: Lajme

  • Serbian analyst: Student Movement to stay on Serbia’s political scene for 40 years

    Serbia, after the October parliamentary elections, will have a new political elite and not only a generation of new political actors, who will remain on the political scene for 40 years, Serbian political analyst Dusan Janjic has said.

    According to him, the Student Movement has long-term prospects and he believes it will continue to be active for 40 years.

    Therefore, according to him, it should not be expected that this movement will quickly be dissolved, despite the ideological differences within it.

    They’ll stay for 40 years. It’s about young people who are now 19 to 27. Their internal organization will take shape gradually. Political organisation is increasingly moving away from traditional parties towards movement and other forms of civic rally. This is the age of movements and they will adapt to this trend, Janjaq said.

    Commenting on the possibility of the Student List being divided over time, due to various ideological and political positions, Janjzic estimated that not divisions should be expected at this stage, but joint political action.

    Source Layer: Insander

  • Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

    Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë inspektimit ka evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, pas konstatimit të parregullsive në terren, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e punimeve deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

    Inspektorati ka rikujtuar se zbatimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor i çdo punëdhënësi.

    Po ashtu, u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të sigurta për të gjithë punëtorët.

    Burimi: Dukagjini

  • Rinesancës i jepet lamtumira e fundit në Prishtinë

    Rinesancës i jepet lamtumira e fundit në Prishtinë

    Rinesancës i jepet lamtumira e fundit në Prishtinë

    Në Prishtinë i është dhënë lamtumira e fundit artistes shqiptare, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë.

    Ajo u nda nga jeta më 23 tetor 2026, në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

    Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Londër, familja e saj ka organizuar homazhe edhe në Prishtinë, në nderim të jetës dhe veprës së artistes.

    Homazhet do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në 17:00, njofton Klankosova.tv

    Familja Qeriqi ka falënderuar të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që kanë qëndruar pranë tyre në këtë periudhë të vështirë.

  • “Frikacakë”, Kongo dënon me vdekje 66 ushtarë që braktisën frontin e luftës

    “Frikacakë”, Kongo dënon me vdekje 66 ushtarë që braktisën frontin e luftës

    “Frikacakë”, Kongo dënon me vdekje 66 ushtarë që braktisën frontin e luftës

    Një gjykatë ushtarake në Kongo ka dënuar me vdekje 66 ushtarë, të akuzuar për frikacakëri, kryengritje ushtarake dhe mosbindje ndaj urdhrave, pasi dyshohet se kishin braktisur pozicionet e tyre gjatë luftimeve me grupet rebele.

    Vendimi u mor nga Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Gomës, gjatë një procesi gjyqësor të mbajtur në Walikale, në provincën e Kivu Verior.

    Në këtë proces u gjykuan gjithsej 71 ushtarë, raporton CBS News, transmeton Klankosova.tv

    Katër prej tyre u shpallën të pafajshëm, ndërsa një rreshter u dënua me 10 vjet burgim.

    Sipas autoriteteve ushtarake, të dënuarit i përkisnin regjimentit të 3415-të të ushtrisë kongoleze dhe ishin arrestuar më 20 tetor, pasi dyshohet se kishin braktisur pozicionet e tyre gjatë përleshjeve me luftëtarët e koalicionit rebel FRN, ku bën pjesë edhe grupi M23.

    Autoritetet ushtarake kanë deklaruar se procesi gjyqësor synon forcimin e disiplinës brenda ushtrisë, në një kohë kur forcat qeveritare po përballen me grupe të armatosura në lindje të vendit.

    Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër kur ushtarë kongolezë dënohen me vdekje për akuza të ngjashme.

    Muajin e kaluar, 27 ushtarë të tjerë morën të njëjtin dënim pasi dyshohet se ishin tërhequr nga vijat e frontit gjatë luftimeve me rebelët.

    Kongoja e riktheu zbatimin e dënimit me vdekje në mars të vitit 2024, pas një moratoriumi që kishte zgjatur rreth dy dekada. Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë vendim.

    Megjithatë, që nga rikthimi i këtij dënimi nuk janë raportuar ekzekutime zyrtare.

  • Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

    Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

    Mungesë e madhe për Kosovën, Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova është liruar nga grumbullimi për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit dhe Irandës.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se qendërmbrojtësi Dellova është liruar sot nga grumbullimi.

    “Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Lumbardhit i urojmë rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e gjelbër!”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Klankosova.tv

  • Kërkohet bashkëpunim për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

    Kërkohet bashkëpunim për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në Prishtinë .

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Interi pëson një tjetër goditje të fortë, i lëndohet edhe një lojtar dhe do të mungojë së paku katër javë

    Interi pëson një tjetër goditje të fortë, i lëndohet edhe një lojtar dhe do të mungojë së paku katër javë

    Interi do të jetë pa Ange-Yoan Bonny për rreth katër javë pasi sulmuesi pësoi një dëmtim muskulor kundër Comos.

    Sipas faqes zyrtare Inter.it, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Institutin Humanitas në Rozzano të hënën, të cilat zbuluan një tendosje muskulore në muskujt fleksorë të kofshës së djathtë.

    Bonny pritet të mungojë përafërsisht një muaj, me Interin që shpreson ta ketë atë përsëri në fillim të dhjetorit, kur përballet me Frosinonen.

    Megjithatë, nëse rikuperimi i tij zgjat më shumë se sa pritej, 23-vjeçari mund të humbasë ndeshje të tjera kundër Borussia Dortmund dhe Torinos.

    Lëndimi është një tjetër pengesë për trajnerin Cristian Chivu, i cili do të duhet të menaxhojë opsionet e tij sulmuese në javët në vijim.

    Interi gjithashtu shpreson të mirëpresë Lautaro Martinezin pas pushimit ndërkombëtar, ndërsa Bonny do të fillojë programin e tij të rikuperimit. /Telegrafi/

  • Rubio: Bisedimet në Abu Dhabi ishin produktive, por marrëveshja nuk arrihet brenda natës

    Rubio: Bisedimet në Abu Dhabi ishin produktive, por marrëveshja nuk arrihet brenda natës

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se bisedimet e zhvilluara në Abu Dhabi ishin “shumë produktive”, por ka paralajmëruar se arritja e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë kërkon ende shumë punë.

    Duke folur nga Parisi, Rubio tha se çështja nuk është afër zgjidhjes dhe se nuk pritet të arrihet një marrëveshje brenda 24 orëve të ardhshme.

    “Natyrisht, ka ende shumë punë për t’u bërë. Nuk është diçka që mund të zgjidhet në 24 orët e ardhshme”, u shpreh ai, transmeton Telegrafi.

    Rubio theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së vendeve evropiane në procesin negociator, duke bërë të ditur se synimi i Shteteve të Bashkuara është zgjerimi i formatit aktual trepalësh.

    “Qëllimi ynë është ta zgjerojmë formatin trepalësh, në mënyrë që në tryezën e bisedimeve të mos jenë vetëm SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia, por të përfaqësohen drejtpërdrejt edhe vendet evropiane”, tha ai.

    I pyetur nëse negociatorët rusë në Abu Dhabi janë seriozë për përfundimin e luftës, shefi i diplomacisë amerikane u përgjigj: “Epo, pikërisht këtë po e testojmë”. /Telegrafi/

  • Dy gjykata e kërkonin me urdhërarrest, 31-vjeçari kapet nga Policia në Lipjan – ky është i arrestuari

    Dy gjykata e kërkonin me urdhërarrest, 31-vjeçari kapet nga Policia në Lipjan – ky është i arrestuari

    Dy gjykata e kërkonin me urdhërarrest, 31-vjeçari kapet nga Policia në Lipjan – ky është i arrestuari

    Një 31-vjeçar, i cili kërkohej me urdhërarrest nga dy gjykata të Kosovës, ka përfunduar në duart e Policisë pasi është ndaluar në fshatin Gumnasellë të Lipjanit. Ai është shoqëruar në mbajtje, ndërsa për mëngjesin e sotëm është urdhëruar paraqitja e tij para gjykatës, mëson Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Enis Valir Halilin (31), i cili është ndaluar të hënën, më 9 nëntor.

    Gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin aktive dy urdhërarreste, njëri i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan dhe tjetri nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega në Klinë.

    Rreth orës 19:40, për ndalimin e tij është njoftuar njësia përkatëse policore, ndërsa më vonë, rreth orës 22:30, zyrtarët e Nënstacionit Policor në Magurë e kanë shoqëruar 31-vjeçarin në mbajtje.

    Me urdhër të gjykatës, ai është mbajtur deri në mëngjesin e së martës, më 10 nëntor, kur është caktuar të paraqitet para gjykatës në orën 09:00.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two courts sought him by arrest warrant, 31-year-old captured by police in Lipjan he’s arrested

    A 31-year-old, who was wanted under arrest warrants by two Kosovo courts, has ended up in police hands after being detained in the village of Gumnelle in Lipjan. He’s been escorted into maintenance, while for the morning he’s been ordered to present himself to the tribunal, the Signal newspaper teaches.

    According to information provided by the signal, it is Enis Valir Halilin (31) who was detained on Monday, November 9th.

    During the verification, it has proved that two warrants were active against him, one issued by the Constitutional Court in Pristina, the Branch in Lipjan, and the other by the Constitutional Court in Pec, the branch in Cline.

    At around 7:40, its detention has been announced, while later, around 10:30, police substation officials in Magur have accompanied the 31-year-old holder.

    At the court’s order, it was held until Tuesday morning, November 10, when it was scheduled to appear before the court at 09 a.m.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal