Category: Lajme

  • Lirohen bileta shtesë për ndeshjen Kosovë–Izrael, FFK-ja del me njoftim për tifozët

    Lirohen bileta shtesë për ndeshjen Kosovë–Izrael, FFK-ja del me njoftim për tifozët

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se tifozët kanë mundësi të sigurojnë bileta shtesë për përballjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Kjo mundësi është krijuar pasi Federata e Futbollit e Izraelit ka konfirmuar zyrtarisht se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës për ta ndjekur ndeshjen.

    Si rrjedhojë, sektori i stadiumit që ishte rezervuar për mbështetësit e ekipit mysafir është liruar dhe biletat për këto ulëse tashmë janë vënë në dispozicion të tifozëve vendas.

    Përmes një njoftimi zyrtar, FFK-ja ka bërë të ditur se lirimi i këtij sektori është realizuar në përputhje me rregulloret e UEFA-s.

    Burimi: Dukagjini

  • Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare ish-partnerja e Robert De Niros, pas betejës me sklerozën multiple

    Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare ish-partnerja e Robert De Niros, pas betejës me sklerozën multiple

    Modelja dhe aktorja amerikane, Toukie Smith, ish-partnerja e aktorit Robert De Niro dhe nëna e dy fëmijëve të tij binjakë, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sklerozën multiple.

    Lajmin për vdekjen e saj e konfirmuan fëmijët, Airyn dhe Julian, për revistën “The Hollywood Reporter”.

    Smith ndërroi jetë më 4 nëntor në New York, pas asaj që familjarët e përshkruan si një betejë të gjatë dhe të guximshme me sëmundjen.

    Toukie dhe Roberti

    Në deklaratën e tyre, binjakët vlerësuan trashëgiminë e nënës, duke theksuar se ajo ishte pjesë e një familjeje që kishte ndikuar në modën dhe kulturën amerikane.

    Ata shtuan se bukuria, eleganca dhe prania e saj kishin hapur rrugën për shumë modele dhe stiliste me ngjyrë në industrinë e modës.

    Toukie Smith ishte një emër i njohur në botën e modelimit, teksa ishte shfaqur edhe në serialin komik të NBC-së, “227”.

    Ajo dhe Robert De Niro ishin partnerë dhe jetonin së bashku nga viti 1988 deri në vitin 1996.

    Çifti u bënë prindër të binjakëve Airyn dhe Julian në vitin 1995, përmes një nëne surrogate.

    Toukie dhe Roberti

    Një tjetër zhvillim që mori vëmendje publike ishte ai i prillit të vitit 2025, kur vajza e tyre, Airyn, bëri të ditur se identifikohet si transgjinore.

    Në atë kohë, tregoi se të dy prindërit kishin dëshiruar ta mbanin jetën e saj larg vëmendjes publike, në mënyrë që të kishte një fëmijëri sa më normale.

    Robert De Niro shprehu publikisht mbështetjen për vajzën e tij, duke deklaruar se e kishte dashur dhe mbështetur si djalë dhe se vazhdonte ta donte e ta mbështeste si vajzë.

    Robert De Niro ndryshe është baba i shtatë fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme, derisa binjakët me Toukie Smith ishin pjesë e familjes së tij që nga viti 1995. /Telegrafi/

  • Trençevska: A u emërua Sllaveski guvernator në mënyrë që të mund të përfundonte operacionin për Alta Bankën?

    Trençevska: A u emërua Sllaveski guvernator në mënyrë që të mund të përfundonte operacionin për Alta Bankën?

    “Skenari i errët në Maqedoni filloi me dhënien e licencës për Alta Bankën”, tha nënkryetarja e LSDM-së Jovana Trençevska, duke folur për lëshimin e shpejtë të licencës për bankën dhe përgjegjësinë e qeverisë dhe Bankës Popullore për të gjithë procesin.
    Trençevska theksoi se licenca është lëshuar pa respektuar të gjitha procedurat e përcaktuara në Ligjin për Bankat, pra pa verifikimin e duhur të pronarit Davor Macura, gjendjes së tij financiare, reputacionit dhe origjinës së kapitalit.

    “Në një deklaratë, guvernatori thotë se nuk e di kush është pronari. Gjëja e parë që duhet të kontrollohet është kush është pronari. Duhet të kontrollohet situata financiare e kompanisë ose grupit që dëshiron të blejë një bankë në Maqedoni. Reputacioni është gjëja kryesore që gjithashtu duhet të kontrollohet. Në deklaratë, guvernatori përqendrohet vetëm në situatën financiare, pa kush është pronari, pa reputacionin dhe pa origjinën e parave”, theksoi Trençevska në 24 “Analiza”.

    Ajo kujtoi se LSDM-ja e ngriti publikisht çështjen e pronarit të Alta Bankës, Davor Macurës, si dhe rrethanat në të cilat u zhvillua i gjithë operacioni, në dhjetor të vitit të kaluar. U ngrit edhe pyetja nëse Trajko Slavevski u emërua guvernator për të kryer këtë proces.

    “Ne e njoftuam këtë skandal në vitin 2025, duke ngritur pyetjen publike nëse Trajko Sllavevski nuk u emërua guvernator për të përfunduar këtë operacion. Dhe, siç e shohim, ai e përfundoi atë”, tha Trençevska.

    Ajo paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e një marrjeje nën kontroll të “Stopanska Banka SHA Bitola” nga Serbia, duke theksuar se kjo është pjesë e pyetjeve dhe dyshimeve më të gjera të ngritura nga rasti Alta Banka./Telegrafi/

  • "Për pesë vjet kostoja e jetesës është rritur mesatarisht 45 për qind", Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës

    “Për pesë vjet kostoja e jetesës është rritur mesatarisht 45 për qind”, Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se në pesë vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%, ndërsa për shumë produkte të konsumit familjar çmimet gati janë dyfishuar.

    Hoti në një postim në Facebook shkruan se Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve.

    “Kur çmimet dyfishohen, jeta e qytetarëve bëhet më e vështirë. Propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e konsumit të familjeve! Qeveria mund të prezantojë shifra miliardësh, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve”, shkruan ai.

    Hoti tutje thekson se debati që duhet të bëhet në Kuvend me rastin e diskutimit të buxhetit 2027-2029 duhet të përqendrohet në këto çështje:

    – Çfarë ka ndodhur me koston e jetës së qytetarëve?

    -Kush mban përgjegjësi për këtë dhe

    -Çfarë mund të bëhet për të lehtësuar këtë barrë?. /Telegrafi/

  • Kosova merr një 'përforcim' të rëndësishëm, Rexhbeçaj rikthehet pas katër ndeshjeve mungesë

    Kosova merr një ‘përforcim’ të rëndësishëm, Rexhbeçaj rikthehet pas katër ndeshjeve mungesë

    Elvis Rexhbeçaj është rikthyer në listën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pas mungesës në katër përballjet e fundit të Dardanëve.

    Mesfushori i Wolfsburgut nuk ishte në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda në ndeshjet ndaj Irlandës (1-0), Austrisë (3-1), Izraelit (0-0) dhe përsëri Austrisë (1-1), të zhvilluara gjatë muajve shtator dhe tetor.

    Mungesa e tij erdhi si pasojë e një lëndimi që pësoi gjatë muajit shtator. Më 17 shtator, trajneri i Wolfsburgut, Tobias Strobl, konfirmoi në konferencën për media se Rexhbeçaj kishte pësuar një dëmtim dhe nuk do të ishte në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Darmstadtit, duke shtuar se gjendja e tij nuk dukej të ishte diçka afatgjatë.

    Një ditë më vonë, më 18 shtator, edhe klubi gjerman konfirmoi zyrtarisht se mesfushori nuk do t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës për shkak të shqetësimeve në këmbë.

    Pas rikuperimit, mesfushori është rikthyer në dispozicion të Kombëtares, ndërsa te Wolfsburgu ka filluar gradualisht të fitojë minuta.

    Në sezonin aktual, ai ka regjistruar tetë paraqitje dhe 421 minuta lojë. Në pesë ndeshjet e fundit të skuadrës në kampionat dhe Kupën e Gjermanisë, Rexhbeçaj është aktivizuar kundër Nurnbergut (28 minuta), Heidenheimit (26 minuta), Bochumit (24 minuta), Freiburgut (81 minuta në Kupë) dhe Hertha Berlinit (14 minuta). Në përballjen me Osnabruckun, më 31 tetor, qëndroi në bankën rezervë pa u aktivizuar.

    Futbollisti 29-vjeçar është një prej alternativave që mund t’i japë më shumë stabilitet mesfushës, falë aftësive për të kontribuar si në fazën defansive, ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve.

    Rexhbeçaj është pjesë e Wolfsburgut në futbollin gjerman, ku u rikthye në verën e vitit 2026 pas katër sezoneve të kaluara te Augsburgu. Përvoja e tij në futbollin gjerman dhe njohja me nivelin e lartë të futbollit evropian e bëjnë një futbollist me rëndësi për Kosovën.

    Gjatë paraqitjeve me fanellën e Kosovës, ai ka dëshmuar se mund të jetë i dobishëm në disa role të mesfushës. Përveç angazhimit në duelet fizike dhe mbulimit të hapësirave, Rexhbeçaj ka kontribuar edhe në fazën ofensive, duke realizuar gola të rëndësishëm ndaj Islandës dhe Suedisë.

    Kosova ndërkohë po hyn në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ku situata në Grupin B3 mbetet e hapur.

    Pas katër xhirove, Dardanët kanë pesë pikë, pas fitores ndaj Irlandës, humbjes nga Austria dhe dy barazimeve ndaj Izraelit dhe Austrisë.

    Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor do të luajë në udhëtim ndaj Irlandës.

    Këto dy takime janë vendimtare për objektivat e skuadrës së Franco Fodës në këtë edicion të garave.

    Në këtë fazë, rikthimi i Rexhbeçajt i shton opsionet e përzgjedhësit në një repart ku konkurrenca dhe balanca janë veçanërisht të rëndësishme.

    Tashmë mbetet të shihet nëse mesfushori i Wolfsburgut do të rikthehet menjëherë në formacion dhe çfarë roli do t’i besohet në dy përballjet e nëntorit. /Telegrafi/

  • Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë drejt Kosovës, FFK nxjerr edhe disa bileta në shitje

    Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë drejt Kosovës, FFK nxjerr edhe disa bileta në shitje

    Tifozët izraelitë nuk udhëtojnë drejt Kosovës, FFK nxjerr edhe disa bileta në shitje

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta, në përputhje me rregulloret e UEFA-s, tashmë është liruar dhe është në dispozicion për blerje nga tifozët vendas.

    “Ftojmë të gjithë tifozët dardanë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat e tyre dhe për të qenë pranë Kombëtares në këtë përballje të rëndësishme. Të bashkuar në tribuna, në mbështetje të Dardanëve!”, shkroi FFK-ja, e cila e publikoi edhe linkun ku mund të blihen biletat:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

    Burimi: Sinjali

  • Dhuna në familje nuk ndalet – Gra të sulmuara, prindër të kërcënuar nga fëmijët dhe armë të sekuestruara – 10 raste në raportin e Policisë

    Dhuna në familje nuk ndalet – Gra të sulmuara, prindër të kërcënuar nga fëmijët dhe armë të sekuestruara – 10 raste në raportin e Policisë

    Dhuna në familje nuk ndalet – Gra të sulmuara, prindër të kërcënuar nga fëmijët dhe armë të sekuestruara – 10 raste në raportin e Policisë

    Dhuna në familje vazhdon të jetë një shqetësim serioz në Kosovë. Vetëm në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës janë përfshirë 10 raste të raportuara të dhunës në familje, përfshirë sulme fizike ndaj grave, dhunë psikologjike, kërcënime nga ish-bashkëshortët dhe sulme të fëmijëve ndaj prindërve.

    Sipas raportit policor të datës 10 nëntor 2026, rastet janë evidentuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Fushë Kosovën, Ferizajn, Gjakovën, Rahovecin, Vushtrrinë dhe Zubin Potokun.

    Në Prishtinë, një grua përfundoi duke kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga i dashuri i saj. Ngjarja ndodhi më 9 nëntor, rreth orës 03:59, pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Po në Prishtinë, një tjetër grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, i cili jeton jashtë Kosovës, e kishte kërcënuar atë dhe familjarët e saj përmes rrjeteve sociale. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim nga Policia.

    Në Fushë Kosovë, një baba ka raportuar se kishte përjetuar dhunë psikologjike nga djali i tij. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

    Një rast tjetër është regjistruar në Ferizaj, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga burri me të cilin bashkëjetonte. I dyshuari nuk është lokalizuar nga Policia dhe gjendet në arrati.

    Katër raste vetëm në rajonin e Gjakovës

    Situatë shqetësuese është regjistruar edhe në rajonin e Gjakovës, ku janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

    Në rastin e parë, një grua ka denoncuar djalin e saj që jeton jashtë vendit, pasi dyshohet se i kishte dërguar mesazhe kërcënuese. Ajo ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim policor.

    Në një rast tjetër, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

    Ndërkohë, një grua tjetër ka raportuar se i dashuri i saj ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike ndaj saj për shkak të xhelozisë. Viktima është kthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

    Në Rahovec, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Palët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Dhuna ndaj bashkëshortes në Vushtrri, Policia sekuestron tri armë

    Një tjetër rast është raportuar në Vushtrri, ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

    Gjatë ndërhyrjes policore, nga i dyshuari janë sekuestruar dy pistoleta, një pushkë ajrore dhe shtatë fishekë. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Ndërkaq, në Zubin Potok, një grua ka raportuar se ishte fyer dhe kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga ish-bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Urdhri mbrojtës nuk respektohet, arrestohet një person në Leposaviq

    Përveç rasteve të dhunës në familje, Policia ka raportuar edhe arrestimin e një burri në Leposaviq, i cili dyshohet se nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar për shkak të sjelljeve të mëhershme ndaj babait të tij.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Mospërfillje e gjykatës”.

    Rastet e raportuara tregojnë se dhuna brenda familjes nuk kufizohet vetëm në sulmet fizike ndaj grave, por përfshin edhe kërcënime, dhunë psikologjike dhe dhunë ndaj prindërve e familjarëve të tjerë.

    Të gjitha rastet janë në trajtim nga organet kompetente, ndërsa personat e dyshuar gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Family violence does not stop attacked women, parents threatened by children and weapons charged with 10 cases in the police report.

    Domestic violence continues to be a serious concern in Kosovo. Only in the recent 24-hour Kosovo Police report are 10 reported cases of domestic violence, including physical attacks on women, psychological violence, threats by former husbands and child attacks on parents.

    According to the police report of November 10th 2026, the cases have been recorded in several Kosovo cities, including Pristina, Fushe Kosovo, Ferizaj, Gjakova, Rahovecin, Vushtrija and Zubin Potok.

    In Pristina, a woman ended up seeking medical help after allegedly physically assaulted by her boyfriend. The event occurred on November 9th, about 3:59, after a disagreement. The suspect has been arrested and sent to stand by the prosecutor’s decision.

    But in Pristina, another woman has reported that her former husband, who lives outside Kosovo, had threatened her and her family through social networks. The victim has requested a defense order, while the suspect has been declared on the run by police.

    In Fushe Kosovo, a father has reported having experienced psychological violence from his son. The case is being handled in regular procedure.

    Another case was recorded in Ferizaj, where a woman was allegedly physically assaulted by the man she was living with. The suspect is not located by the police and on the run.

    Four cases in the Gjakova region alone

    The disturbing situation has also been recorded in the Gjakova region, where four cases of domestic violence have been reported.

    In the first case, a woman denounced her son living abroad after allegedly sending her threatening messages. She has requested a defense order, while the suspect is in a police search.

    On another occasion, a man has been arrested after allegedly physically assaulting his brother. At the prosecutor’s decision, he’s been taken to custody.

    In the meantime, another woman reported that her boyfriend was constantly practicing psychological violence against her because of jealousy. The victim has returned to her family while the suspect is on the run.

    In Rahovec, a man has been arrested after allegedly physically assaulting his father. The sides have accepted medical treatment, while the suspect has been sent to the hold.

    Violence against a wife in Vushtrri, police suspect three weapons

    Another case was reported in Vushtrri, where a woman was physically assaulted by her husband.

    During police intervention, two pistols, one air rifle and seven bullets have been seized by the suspect. He has been arrested and sent to the prosecutor’s decision.

    Meanwhile, in Zubin Potok, a woman has reported being offended and threatened via social networks by her former husband. Suspect has been arrested and sent to the holding.

    Defence order not respected, arrested a person in Leposaviq

    In addition to cases of domestic violence, police have also reported the arrest of a man in Leposavic, who allegedly had not observed the defence order issued due to earlier behavior of his father.

    Suspect has been sent to the holding, and the case has been described as contempt of the court.

    The reported cases show that domestic violence is not limited to physical attacks on women but also includes threats, psychological violence, and violence against parents and other family members.

    All cases are in treatment by competent organs, while suspected persons enjoy presumption of innocence until a decision of cut form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Israeli fans do not travel towards Kosovo, NFFK also draws some tickets for sale

    The Kosovo Football Federation announces all fans that the sale of tickets to the match between Kosovo and Israel continues under the League of Nations.

    Following official confirmation from the Israeli Football Federation that Israeli fans will not travel to Kosovo, the tribunes sector in advance reserved for them, in line with UEFA regulations, has already been released and is available for purchase by local fans.

    We’re all planning on using this opportunity to secure their tickets and to be close to the National in this important confrontation. United in tribuna, in support of the Dardans! NFFK, which also published the link where tickets can be bought:

    https://eu.bilta.al/biglietteria/listinPub.do

    Source Layer: Signal

  • Hoti: Në 5 vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%

    Hoti: Në 5 vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%

    Hoti: Në 5 vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me gjendjen ekonomike në vend, duke thënë se rritja e kostos së jetesës po e vështirëson gjithnjë e më shumë jetën e qytetarëve.

    Në një postim në Facebook, Hoti shkroi se gjatë pesë viteve të fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45 për qind, ndërsa çmimet e shumë produkteve të konsumit familjar janë gati dyfishuar.

    Ai ka kritikuar atë që e ka quajtur propagandë për sukses ekonomik, teksa ka akuzuar Qeverinë Kurti, transmeton Klankosova.tv

    “Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës së qytetarëve.

    Në pesë vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%, ndërsa për shumë produkte të konsumit familjar çmimet gati janë dyfishuar.

    Kur çmimet dyfishohen, jeta e qytetarëve bëhet më e vështirë. Propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e konsumit të familjeve!

    Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve.

    Debati që duhet të bëhet në Kuvend me rastin e diskutimit të buxhetit 2027-2029 duhet të përqendrohet në këto çështje:

    – Çfarë ka ndodhur me koston e jetës së qytetarëve?

    – Kush mban përgjegjësi për këtë dhe

    – Çfarë mund të bëhet për të lehtësuar këtë barrë?”, ka shkruar Hoti.

    May be an image of text