Category: Lajme

  • Mustafa i PDK-së e akuzon VV-në se po e bllokon raportimin e Autoritetit të Konkurrencës

    Mustafa i PDK-së e akuzon VV-në se po e bllokon raportimin e Autoritetit të Konkurrencës

    Mustafa i PDK-së e akuzon VV-në se po e bllokon raportimin e Autoritetit të Konkurrencës

    Kryesuesi i Komisionit për Ekonomi, Industri, Tregti, Ndërmarrësi dhe Inovacion, Arben Mustafa, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duke i akuzuar se po e bllokojnë raportimin e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës në Komisionin parlamentar.

    Pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes, për shkak të debateve rreth rendit të ditës, Mustafa ka thënë se pengimi i raportimit po pamundëson trajtimin e parregullsive që, sipas tij, janë duke ndodhur në këtë institucion.

    “Kemi raportuar edhe javët e kaluara për problemet në këtë institucion. Ekziston një paligjshmëri, ekziston një anarki aq e madhe në këtë institucion, që është e pabesueshme që të ndodhë në Kosovën e vitit 2026”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media.

    Ai ka ngrotur shqetësime edhe për funksionimin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, duke pretenduar se tre anëtarët e zgjedhur të tij nuk kanë mbajtur mbledhje që nga maji i vitit 2025.

    “Për shkak se kryetarja e këtij komisioni, zonja Binaku-Isufi, nuk i thërret anëtarët e tjerë në mbledhje të komisionit. Dhe përderisa komisioni i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës është jofunksional, gjatë kësaj periudhe kryetarja e këtij komisioni ka përvetësuar kompetencat e komisionit që është organ kolegjial. Vendimet që do të duhej t’i merrte ky komision po i merr individualisht kryetarja e këtij komisioni, duke lejuar tetë përqendrime të tregut të nënshkruara vetëm nga ajo gjatë kohës kur e ka bllokuar funksionimin e komisionit. Për më tepër, janë futur mbi 60 kërkesa të përqendrimit të tregut që po aprovohen në heshtje nga ky komision për shkak të mosfunksionimit të këtij trupi kryesor vendimmarrës të Autoritetit të Konkurrencës. Dhe këto pasoja reflektojnë çdo ditë në ekonominë e vendit dhe te qytetarët përmes çmimeve të ndryshme”, ka thënë ai.

    Gjithashtu, aka thënë se kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës është ftuar tri herë për raportim, por ka refuzuar të paraqitet para deputetëve.

    Mustafa ka folur edhe për drejtorin e Autoritetit të Konkurrencës për të cilin pretendon se ka dy aktakuza dhe vazhdon të ushtrojë detyrën.

    Mustafa i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë pretendimet për parregullsi në këtë institucion, ndërsa ka paralajmëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Konkurrencës, Binaku-Isufi. /EO

  • 15 vjet nga vrasja e 27-vjeçares: Familja e Diana Kastratit pret drejtësi

    15 vjet nga vrasja e 27-vjeçares: Familja e Diana Kastratit pret drejtësi

    15 vjet nga vrasja e 27-vjeçares: Familja e Diana Kastratit pret drejtësi

    Avokatja e familjes së Diana Kastratit, Miranda Haxhiu, dhe babai i saj, Gëzim Kastrati, kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së 27-vjeçares dhe vënien e drejtësisë në vend, pas nisjes së procesit gjyqësor ndaj të akuzuarit Adnan Jashari, 15 vjet pas kryerjes së krimit.

    Në një prononcim për media pas seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Haxhiu e ka cilësuar procesin si të vonuar, ndërsa ka thënë se do ta përcjellin çdo hap të procedurës. Ajo ka kërkuar gjithashtu që institucionet e drejtësisë të sigurojnë edhe prezencën e të pandehurit në këtë proces, i cili po zhvillohet në mungesë.

    “Pas 15 vitesh filloi procesi gjyqësor për vrasjen e Diana Kastratit. Ky proces është proces i vonuar, por ne jemi duke pritur drejtësinë nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, andaj sot jemi këtu në mbështetjen profesionale për familjen e të dëmtuarës të viktimës, Diana Kastrati, andaj presim që ky proces të zbardhë këtë vrasje tragjike, e cila ka shkaktuar dhimbje jo vetëm për familjen e Diana Kastratit, por dhimbje për të gjitha familjet e viktimave që sot përballen me këto raste të dhunës dhe raste të cilat janë në rritje e sipër në Republikën e Kosovës. Andaj ne i kemi ofruar mbështetjen tonë profesionale familjes së Diana Kastratit për këtë rast dhe do e ndjekim çdo hap këtë procedurë. Ky gjykim do të zhvillohet në mungesë dhe presim nga drejtësia e Kosovës që të sigurojë edhe prezencën e të pandehurit në këtë procedurë”, tha ajo.

    Kurse, babai i Diana Kastratit, Gëzim Kastrati, ka thënë se familja shpreson që procesi të marrë epilogun e merituar, duke theksuar se 15 vjetët e pritjes kanë qenë periudhë e vështirë për familjen dhe të gjithë ata që janë prekur nga rasti.

    “Siç e tha edhe avokatja, ky rast pas 15 viteve është një drejtësi e vonuar, por besojmë dhe shpresojmë se do ta marrë epilogun e merituar për të gjitha këto vite, për të gjitha këto vuajtje, për gjithë shkaktarët e vuajtjeve familjare, shoqërisë, vendit të punës, dhe juve si media dhe institucioneve që këta tentojnë të japin drejtësi”, tha ai.

    Kastrati ka folur edhe për rastet e vrasjeve të grave në Kosovë, duke thënë se nuk dëshiron të bëjë krahasime mes viktimave, por ka kërkuar që të trajtohen edhe rastet e tjera dhe të mos anashkalohet përgjegjësia e zyrtarëve institucionalë, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Adnon Jashari akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, e cila u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet.

    I akuzuari ndodhet në arrati, ndërsa gjykimi ndaj tij po zhvillohet në mungesë.

  • Ndotja e ajrit në Kosovë: Avokati i Popullit publikon raportin, kërkon veprime nga institucionet e vendit

    Ndotja e ajrit në Kosovë: Avokati i Popullit publikon raportin, kërkon veprime nga institucionet e vendit

    Ndotja e ajrit në Kosovë: Avokati i Popullit publikon raportin, kërkon veprime nga institucionet e vendit

    Avokati i Popullit ka publikuar raportin për cilësinë e ajrit në Republikën e Kosovës nga perspektiva e të drejtave të njeriut, të cilin ia ka adresuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

    Sipas komunikatës, raporti është hartuar në kuadër të hetimeve të iniciuara me vetiniciativë, mbi bazën e raportimeve institucionale dhe mediale për ndotjen e ajrit në vend.

    Qëllimi i tij, siç thuhet në njoftim, është vlerësimi i gjendjes së cilësisë së ajrit, i kornizës ligjore dhe institucionale, si dhe i efektivitetit të masave të ndërmarra nga autoritetet publike për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, në përputhje me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    “Nga shqyrtimi i të dhënave të institucioneve kompetente, Avokati i Popullit ka evidentuar se ndotja e ajrit vazhdon të përbëjë një ndër sfidat kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), gjatë vitit 2025 janë regjistruar 171 ditë me tejkalime të vlerës kufitare ditore të grimcave PM₁₀ në rrjetin shtetëror të monitorimit, me përqendrim të ndotjes kryesisht gjatë sezonit dimëror.”, thuhet në komunikatë.  

    Ndërkaq, sipas komunikatës, IKShPK-ja ka vlerësuar se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje respiratore dhe kardiovaskulare, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

    “Raporti trajton gjithashtu sfidat në zbatimin e legjislacionit, mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore dhe teknike për mbikëqyrjen inspektuese, nevojën për forcimin e monitorimit dhe koordinimit ndërinstitucional, si dhe rëndësinë e miratimit të politikave dhe masave të qëndrueshme për reduktimin e ndotjes. Duke u mbështetur në standardet e zhvilluara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Avokati i Popullit ka theksuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut nga pasojat e ndotjes mjedisore kërkon përmbushjen e detyrimeve pozitive të shtetit për ndërmarrjen e masave parandaluese dhe efektive, veçanërisht kur autoritetet janë në dijeni për rreziqet që ndotja paraqet për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.”, thuhet tutje në komunikatë.

    Avokati i Popullit, sipas komunikatës, u ka adresuar institucioneve përgjegjëse rekomandime që synojnë forcimin e mekanizmave institucional, zbatimin efektiv të legjislacionit, avancimin e politikave publike dhe ndërmarrjen e masave të koordinuara e të qëndrueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe garantimin e gëzimit efektiv të të drejtave të njeriut në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

  • Dy persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Hamburg

    Dy persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Hamburg

    Makina të shumta policie u dërguan në HafenCity të Hamburgut këtë mëngjes. Shërbimet e emergjencës ishin gjithashtu në vendngjarje në Kaiserkai pranë Elbphilharmonie. Çfarë ndodhi?

    Dy persona janë plagosur, me sa duket nga të shtënat me armë zjarri, pranë sallës së koncerteve Elbphilharmonie në Hamburg.

    “Sipas informacioneve aktuale, një të shtënë e dyshuar ndodhi këtë mëngjes në HafenCity”, shkroi policia e Hamburgut në kanalin e saj zyrtar në WhatsApp. Një kërkim është duke u zhvilluar, shtuan ata.

    Sipas raporteve të policisë, zjarrfikësit dhe policia fillimisht iu përgjigjën një operacioni në shkallë të gjerë në sallën e koncerteve dhe destinacionin turistik të njohur, pasi dy persona u raportuan të plagosur. “Kemi rreth një duzinë makinash patrullimi në vendngjarje”, tha një zëdhënës i policisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit.

    Sipas gjetjeve fillestare, nuk ka rrezik për publikun, tha një zëdhënës i policisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit më herët këtë mëngjes.

    “Ka indikacione se motivi i krimit mund të qëndrojë brenda familjes. Skuadra jonë e vrasjeve është njoftuar dhe po merret me hetimin”, deklaroi policia nëpërmjet WhatsApp.

    Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 8:50 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

    “Kemi rreth një duzinë makinash patrullimi në vendngjarje”, tha zëdhënësi. Nëse zona përreth Elbphilharmonie ishte e rrethuar për operacionin, fillimisht ishte e paqartë, sipas zëdhënësit. /Telegrafi/

  • Kompany kthehet te Bayerni pothuajse tre javë pasi u rrëzua në stërvitje

    Kompany kthehet te Bayerni pothuajse tre javë pasi u rrëzua në stërvitje

    Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, u rikthye në zyrën e tij në ‘Säbener Straße’ këtë mëngjes, pothuajse tre javë pasi u rrëzua në stërvitje dhe përfundoi në spital me një diagnozë të acarimit të meningjeve.

    Sipas gazetarit të Bild, Philipp Kessler, trajneri belg duhet të mbikëqyrë programet e rikuperimit të lojtarëve të lënduar për momentin, ndërsa rikthimi i tij në stol pritet në ndeshjen e Bundesligës kundër Kolnit më 20 nëntor. Bayern ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e trajnerit të tyre.

    Kompany u rrëzua më 23 tetor, ndërsa po shihte ekipin e dytë të Bayernit duke u stërvitur në qendrën stërvitore të klubit. Ai u dërgua menjëherë në spitalin Klinikum rechts der Isar të Mynihut, ku kaloi pothuajse një javë.

    Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, i tha ARD-së në atë kohë se shkaku i kolapsit ishte acarimi i meningjeve, i cili është i ndryshëm nga meningjiti sepse nuk përfshin inflamacion. Pasi doli nga spitali, Kompany vazhdoi shërimin e tij në shtëpi, dhe Eberl përsëriti vazhdimisht se vendimi për rikthimin e tij do të merrej vetëm nga mjekët.

    Në mungesë të tij, ekipi drejtohej nga ndihmësi Aaron Danks, dhe gjatë asaj periudhe Bayerni mposhti bindshëm Magdeburgun në Kupën e Gjermanisë dhe vazhdoi ecurinë e tij në Bundesligë.

    Presidenti nderit i klubit, Uli Hoeness, njoftoi të dielën në programin “Sonntags-Stammtisch” në Bayerischer Rundfunk se Kompany do të ishte në stol “pas pushimit ndërkombëtar”, brenda dy deri në tre javësh. Hoeness tha në atë kohë se trajneri ishte nën shumë stres, duke punuar 12 orë në ditë, gjashtë ditë në javë. /Telegrafi/

  • ​Kërkohet ndryshimi i ligjit për vazhdimin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

    ​Kërkohet ndryshimi i ligjit për vazhdimin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

    Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mirëqenie Sociale, përfaqësueset e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë ngritur shqetësimin për përfundimin e mandatit të procesit të njohjes së statusit të tyre, si dhe kanë kërkuar përkrahje të qëndrueshme institucionale për organizatat që ofrojnë shërbime për këtë kategori.

    Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, ka thënë se procesi i njohjes ligjore të statusit ka filluar në vitin 2018 dhe fillimisht ishte i mandatuar për pesë vjet. Pas angazhimit të organizatave, mandati ishte vazhduar edhe për dy herë nga dy vjet, ndërsa përfundimi i tij pritet në prill të vitit të ardhshëm.

    Ajo ka theksuar se legjislacioni aktual nuk parasheh vazhdimin e mëtejmë të këtij mandati vetëm përmes vendimit të Qeverisë, prandaj nevojitet amendamentimi i ligjit.

    “Realisht, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës janë njohur me ligj para më shumë se dhjetë vjetësh. Në vitin 2018 ka filluar procesi i njohjes ligjore të statusit të tyre. Ky proces fillimisht ka qenë i mandatuar me ligj për pesë vjet, por ne si organizatë kemi avokuar që ky mandat të zgjatet edhe për dy vjet, e më pas edhe për dy vjet të tjera. Kjo nënkupton se procesi pritet të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm. Megjithatë, ligji nuk e parasheh vazhdimin e këtij mandati dhe duket se nuk ka më mundësi që kjo të bëhet vetëm me vendim të Qeverisë, por nevojitet amendamentimi ligjor”, ka deklaruar Rushiti.

    Ndërkaq, lidhur me numrin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Rushiti ka përmendur shifrën prej 20 mijë personash, duke theksuar se kjo shifër nuk buron nga organizatat joqeveritare dhe as nga institucionet shtetërore.

    Në të njëjtën mbledhje, Mirlinda Sada, ka kërkuar përkrahje të qëndrueshme institucionale për organizatat që ofrojnë shërbime për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

    Ajo ka bërë të ditur se organizata ofron shërbime juridike, psikologjike dhe gjinekologjike, si dhe përfaqësim për gratë dhe vajzat e mbijetuara, përfshirë këshillime, avokim dhe lobim për përmirësimin e politikave dhe ligjeve, si dhe trajnime për institucionet dhe profesionistët lidhur me trajtimin e stresit dhe traumës.

    “Si organizatë, ne ofrojmë shërbime juridike, psikologjike, gjinekologjike, si dhe përfaqësim të grave dhe vajzave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, duke ju ofruar këshillime dhe shërbime të tjera në kuadër të avokimit dhe lobimit për përmirësimin e politikave dhe ligjeve. Gjithashtu, jemi organizatë që ofrojmë trajnime për institucione dhe profesionistë për qasjen ndaj trajtimit të stresit dhe traumës… Gjithashtu, një pikë shumë e rëndësishme që kisha dashur të theksoj është edhe përkrahja e qëndrueshme e organizatave, pasi dihet që vetëm nëse organizatat ofrojnë këto shërbime, mund të mbulohen nevojat e të mbijetuarve para komisionit apo gjykatës”, ka deklaruar Sada.

    Pas diskutimeve fillestare, mbledhja e Komisionit për Mirëqenie Sociale ka vazhduar me dyer të mbyllura, ku diskutimet kanë vijuar lidhur me pikat e parapara në rendin e ditës. /KP/

  • “Çmimet e konsumit familjar gati janë dyfishuar” – Hoti kritikon Qeverinë: Kush mban përgjegjësi?

    “Çmimet e konsumit familjar gati janë dyfishuar” – Hoti kritikon Qeverinë: Kush mban përgjegjësi?

    “Çmimet e konsumit familjar gati janë dyfishuar” – Hoti kritikon Qeverinë: Kush mban përgjegjësi?

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për politikat ekonomike, duke ngritur shqetësime për rritjen e kostos së jetesës dhe ndikimin e saj në mirëqenien e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

    Përmes një postimi publik, Hoti ka deklaruar se, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë pesë vjetëve të fundit kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45 për qind, ndërsa çmimet e shumë produkteve të konsumit familjar pothuajse janë dyfishuar.

    Sipas tij, suksesi ekonomik i një qeverie nuk duhet të matet vetëm përmes rritjes së buxhetit të shtetit, por edhe përmes ndikimit real që politikat ekonomike kanë në jetën e qytetarëve.

    Hoti ka kritikuar atë që e cilëson si propagandë për sukses ekonomik, në një kohë kur, sipas tij, familjet kosovare po përballen me shpenzime gjithnjë e më të larta.

    Përmes këtyre deklaratave, deputeti opozitar ka ngritur edhe çështjen e përgjegjësisë institucionale për gjendjen ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

    Pretendimet e Hotit për rritjen e çmimeve bazohen në të dhënat që ai ia atribuon ASK-së, ndërsa shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur në këtë raportim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Family consumption prices have nearly doubled ) Hoti criticises Government: Who is responsible?

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Avdullah Hoti, has criticised the Government for economic policies, raising concerns about increasing the cost of living and its impact on citizens’ welfare, the Signal newspaper reports.

    Through a public post, Hoti has declared that, according to data from the Kosovo Statistics Agency ( Over the past five years, the cost of living has increased by 45 percent on average, while the prices of many household consumer products have almost doubled.

    According to him, the economic success of a government should be measured not only through increased state budgets but also through the real impact that economic policies have on the lives of citizens.

    Hoti has criticised what she describes as propaganda for economic success, at a time when, according to him, Kosovo families are facing ever higher spending.

    Through these statements, the opposition MP has also raised the issue of institutional responsibility for the economic situation and price hikes.

    Hoti’s claims on price hikes are based on data he attributes to the AKS, while figures have not been independently verified in this report.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • AAK-ja propozon pension proporcional për kontributdhënësit|Video

    AAK-ja propozon pension proporcional për kontributdhënësit|Video

    Në një konferencë për media, Haxhiu ka bërë të ditur se propozimi i saj u dedikohet veçanërisht personave që kanë punuar dhe paguar kontribute para janarit të vitit 1999, por që për shkak të mungesës së disa viteve, muajve apo edhe ditëve nuk përfitojnë pensionin kontributpagues.

    Ajo ka theksuar se bëhet fjalë për qytetarë me përvojë të gjatë pune, kontributet e të cilëve janë të dëshmuara, por që mbeten jashtë skemës aktuale për shkak të kritereve ligjore.

    “Dikujt i mungojnë disa vite, dikujt disa muaj, por ka edhe që disave u mungojnë edhe disa ditë. Ka njerëz që kanë përvojë plot 44 vite”, ka deklaruar Haxhiu.

    Sipas saj, këta qytetarë duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të marrin pension në përputhje me kontributin që kanë dhënë gjatë viteve të punës.

    “Ai duhet të marrë një pension në përpjestim me kontributin që ka paguar”, ka thënë ajo.

    Haxhiu ka propozuar që në ligj të shtohet një dispozitë e re, e cila do të mundësonte pensionin kontributpagues proporcional për personat që nuk i plotësojnë kushtet e dy kategorive ekzistuese të pensioneve kontributpaguese.

    “A me këtë propozim, ruhen skemat ekzistuese dhe të drejtat e atyre që përfitojnë sipas tyre. Së pari, ruhet pensioni kontributpagues i moshës. Ruhet pensioni parcial kontributpagues për personat e larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme. Propozojmë shtimin e nenit të ri, ku përmes tij, është mundësia për pension kontributpagues proporcional që kanë paguar kontribute, por nuk kualifikohen sipas dy dispozitave të mëparshme”, ka deklaruar ajo.

    Duke shpjeguar mënyrën se si do të funksiononte propozimi, deputetja ka dhënë një shembull ilustrues, sipas të cilit pensioni do të llogaritej në bazë të viteve, muajve dhe ditëve të kontributeve të dëshmuara.

    “Nëse pensioni i plotë kontributpagues i kategorisë përkatëse do të ishte 300 euro në muaj, këtë shumë e pjesëtojmë me 15. Rezultati është 20 euro pension mujor për çdo vit kontributesh”, ka shpjeguar Haxhiu.

    Sipas shembullit të saj, një person me 14 vjet kontribute do të përfitonte 280 euro në muaj, ndërsa ai me 14 vjet e gjashtë muaj do të përfitonte 290 euro.

    Ajo ka sqaruar se shuma prej 300 eurosh është vetëm shembull dhe se vlera reale do të përcaktohej varësisht nga pensioni në fuqi dhe periudha e kontributeve të dëshmuara.

    Haxhiu ka insistuar që në përllogaritje të përfshihen edhe muajt dhe ditët e punës, në mënyrë që të mos anashkalohen qytetarët të cilëve u mungon një periudhë shumë e shkurtër për të arritur kriterin ligjor.

    “Sepse, nëse po synojmë t’u japim zgjidhje edhe qytetarëve të cilëve u mungojnë vetëm pak ditë për ta plotësuar periudhën e kërkuar, duhet që çdo ditë e kontributeve të tyre të merret parasysh”, ka theksuar ajo.

    Përmes kësaj nisme, sipas Haxhiut, do t’u jepej mundësia edhe personave që janë refuzuar më herët për pension, për shkak se nuk kanë arritur kriterin e kërkuar vetëm për disa ditë.

    Në fund, deputetja u ka bërë thirrje grupeve parlamentare që ta mbështesin këtë propozim, duke vlerësuar se ai synon të adresojë një padrejtësi ndaj qytetarëve që kanë punuar dhe kanë kontribuuar, por që deri më tani nuk kanë arritur të përfitojnë pension kontributpagues.

    Burimi: RTKLive

  • AAK proposes proportional pension for contributors

    At a media conference, Haxhiu has indicated that her proposal is dedicated especially to those who have worked and paid contributions before January 1999, but that due to the lack of several years, months or even days, they do not benefit the taxpayers’ pension.

    She has stressed that it is about citizens with long work experience whose contributions are witnessed but that remain out of the current scheme due to legal criteria.

    Someone misses a couple of years, someone’s a couple of months, but there’s also a few days missing. There are people who have a 44-year experience, Hadziu has declared.

    According to her, these citizens should be treated fairly and receive pension in line with the contribution they have made during their working years.

    He must receive a pension proportional to the contribution he has paid, she said.

    Haxhiu has proposed that a new provision be added to the law, which would enable a proportional pension for those who fail to meet the terms of the two existing retirement categories.

    WITH this proposal, existing schemes and the rights of those benefiting them are preserved. First, age-enhanced pension is maintained. Vocial pension payment is maintained for those fired from work as a result of violent measures. We propose the addition of the new article, where through it, there is the possibility of proportional retirement paid contributions, but they do not qualify according to the previous two provisions, it has stated.

    Explaining how the proposal would function, the MP has set an illustrative example in which retirement would be calculated on the basis of years, months, and days of contributions witnessed.

    If the full-blown pension of the respective category was 300 euros a month, that amount we divide by 15. The result is 20 euros of monthly retirement per year of contributions, Haxhiu has explained.

    According to her example, a person with 14 years of contributions would benefit 280 euros per month, while the one with 14 years and six months would benefit 290 euros.

    It has clarified that the amount of 300 euros is just an example and that real value would be determined depending on the pension in power and the period of contributions witnessed.

    Haxhiu has insisted that months and working days be included, so that citizens who lack a very short period of legal criteria are not overlooked.

    Because, if we’re aiming at providing solutions to citizens who lack only a few days to complete the required period, it must be considered every day of their contributions, she stressed.

    By this initiative, according to Haxhiu, the opportunity would also be given to those who were earlier refused to retire because they failed to achieve the required criteria for just a few days.

    In the end, the MP has called on parliamentary groups to support this proposal, praising that it aims to address an injustice to the citizens who have worked and contributed, but that so far have failed to obtain contributions.

    Source Layer: RTKLive