Category: Lajme

  • Risk to Child Health: Kosovo access denied by 150,000 Chinese toys

    A total of about 150 thousand toys for children originating from China has been blocked in recent days at customs stations, unable to access the Kosovo market.

    The action, carried out in co-operation between the Central Inspectorate of Kosovo Market and Customs, came after strict controls exercised under an activity with CEFTA member states for preventing access to dangerous products.

    The verifications found that mass shipments met neither minimum technical requirements nor safety standards defined with regulations in force.

    Key action details:

    The amount blocked: About 150,000 toys for children originally from China were seized at the entrance of Kosovo.

    Standard violation: Toys failed to meet the security conditions set out with the Toy Safety Rule.

    Direct risk: Unrenewable products and standards pose a serious threat to the health and security of children.

    Controls on such products at border points and on the domestic market will continue with high intensity, aimed at protecting consumers.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rrezik për shëndetin e fëmijëve: Ndalohet hyrja në Kosovë e 150 mijë lodrave kineze

    Rrezik për shëndetin e fëmijëve: Ndalohet hyrja në Kosovë e 150 mijë lodrave kineze

    Rrezik për shëndetin e fëmijëve: Ndalohet hyrja në Kosovë e 150 mijë lodrave kineze

    Një sasi prej rreth 150 mijë lodrash për fëmijë me origjinë nga Kina është bllokuar gjatë ditëve të fundit në pikat doganore, duke pamundësuar daljen e tyre në tregun e Kosovës.

    Aksioni i realizuar në bashkëpunim mes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Doganës së Kosovës erdhi pas kontrolleve të rrepta të ushtruara në kuadër të një aktiviteti me vendet anëtare të CEFTA-s, për parandalimin e hyrjes së produkteve të rrezikshme.

    Gjatë verifikimeve u konstatua se dërgesa masive nuk përmbushte as kërkesat minimale teknike e as standardet e sigurisë të përcaktuara me rregulloret në fuqi.

    Detajet kryesore të aksionit:

    Sasia e bllokuar: Rreth 150.000 lodra për fëmijë me origjinë nga Kina u sekuestruan në hyrje të Kosovës.

    Shkelja e standardeve: Lodrat nuk i plotësonin kushtet e sigurisë të përcaktuara me Rregulloren për Sigurinë e Lodrave.

    Rreziku direkt: Produktet pa certifikim dhe standarde përbëjnë kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

    Kontrollet ndaj produkteve të tilla në pikat kufitare dhe në tregun e brendshëm do të vazhdojnë me intensitet të lartë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX | 15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, dështon seanca – mbrojtja pa shkresa, Prokuroria thotë se ia dorëzoi avokates sipas detyrës zyrtare

    LEX | 15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, dështon seanca – mbrojtja pa shkresa, Prokuroria thotë se ia dorëzoi avokates sipas detyrës zyrtare

    LEX | 15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, dështon seanca – mbrojtja pa shkresa, Prokuroria thotë se ia dorëzoi avokates sipas detyrës zyrtare

    Ka dështuar mbajtja e seancës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Adnon Jasharit, të akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, pasi mbrojtja deklaroi se nuk ishte pajisur me shkresat e lëndës, raporton Gazeta Sinjali.

    Gjatë seancës, mbrojtja dorëzoi autorizimin për përfaqësim, duke bërë të ditur se nuk e kishte në dispozicion dosjen e rastit.

    Prokuroria, ndërkaq, deklaroi se shkresat ia kishte dorëzuar avokates së caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Kështu, seanca e paraparë për sot përfundoi pa u zhvilluar shqyrtimi i çështjes.

    Jashari vazhdon të jetë në arrati, ndërsa seanca ishte caktuar të zhvillohej në mungesë të tij. Policia e Kosovës ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij. 

    Diana Kastrati, 27-vjeçare dhe nënë e një vajze, u vra me armë zjarri më 18 maj 2011 në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Jasharit më 22 tetor 2026, për vrasjen dhe armëmbajtjen pa leje. 

    Vetëm 22 ditë para vrasjes, më 26 prill 2011, Diana kishte kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente nga Gjykata Komunale në Prishtinë, për shkak të kërcënimeve ndaj saj dhe vajzës. Kërkesa kishte mbetur pa përgjigje. 

    Pas kërkesës së prindërve të saj, Gëzim dhe Makfire Kastrati, Gjykata Kushtetuese konstatoi në vitin 2013 se mosveprimi i gjykatës për mbrojtjen e Dianës kishte shkelur të drejtën e saj për jetë. 

    Shënim: I akuzuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/⁠

    Burimi: Sinjali

  • LEX ʹ 15 years after Diana Kastract’s murder, hearings without paperwork fail, prosecution says he handed it over to the lawyer on official duty

    It has failed to hold today’s session at the Constitutional Court in Pristina to Adnon Jashar, charged with killing Diana Kastrat, as the defence declared that it was not equipped with material paperwork, the Signal newspaper reports.

    During the hearing, the defence granted permission for representation, suggesting that the case file was not available.

    The prosecution, meanwhile, claimed the papers had been handed over to the lawyer appointed on official duty.

    So the initial session for today ended without considering the matter.

    Yasar continues to be on the run, while the session was scheduled to take place in his absence. Kosovo police have also called for citizens’ help with his whereabouts and arrest. 

    Diana Kastrati, 27, and a girl’s mother, was killed with firearms on May 18, 2011 in Pristina. The Constitutional Prosecutor in Pristina has filed charges in the absence of Jashar on October 22nd, 2026, for murder and possession without permission. 

    Just 22 days before the assassination, on April 26, 2011, Diana had requested an emergency court protection order in Pristina due to threats against her and her daughter. The request was unanswered. 

    Following her parents ‘ request, Gezim and Makfire Kastrati, the Constitutional Court found in 2013 that the court’s failure to act on Diana’s defense violated her right to life. 

    Note: The accused is considered innocent until his guilt is proven by court’s firm form ruling.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/)

    Source Layer: Signal

  • Ronaldinho gati për rikthimin e madh të dielën, biletat shiten në kohë rekord

    Ronaldinho gati për rikthimin e madh të dielën, biletat shiten në kohë rekord

    Ronaldinho gati për rikthimin e madh të dielën, biletat shiten në kohë rekord

    Bota e futbollit po përgatitet për një nga ngjarjet më të pazakonta dhe më të përfolura të vitit. Të dielën e ardhshme, në orën 17:30, stadiumi “Bruno Benelli” në Ravenna të Italisë pritet të mbushet plot, pasi legjenda braziliane Ronaldinho është gati të zbresë sërish në fushë për një ndeshje zyrtare profesioniste.

    46-vjeçari, i cili kishte nënshkruar me Ravenna FC në gusht – një lëvizje që fillimisht u parashikua si manovër marketingu – do të jetë i pranishëm në derbin lokal të xhiros së 14-të të Serie C (Grupi B) kundër Forlit.

    Kërkesa për ta parë nga afër fituesin e “Topit të Artë” ka qenë jashtëzakonisht e madhe, me të gjitha biletat që u shitën brenda pak orësh sapo dolën në shitje.

    Detajet kryesore rreth rikthimit të Ronaldinhos:

    Forma fizike: Pas një pauze të gjatë nga futbolli profesional, fizikisht nuk pritet që braziliani të përballojë 90 minuta të plota, por mbetet me dilemë nëse do ta nisë nga minuta e parë apo do të inkuadrohet nga banca.

    Synimi personal: Ronaldinho ka bërë të ditur se objektiv i tij kryesor me fanellën e Ravennas është shënimi i golit të 300-të në karrierë, përpara se t’i varë përfundimisht këpucët në gozhdë.

    Pesha e ndeshjes: Përballja nuk është thjesht një spektakël. Ravenna zë vendin e dytë në tabelë pas Spezias dhe i duhet fitorja në këtë derbi të nxehtë lokal për të ruajtur hapin ndaj vendit të parë që dërgon direkt në Serie B.

    Një përballje e kategorisë së tretë italiane tashmë është shndërruar në kryetim me vëmendje nga mediat më të mëdha ndërkombëtare, të cilat do të ndjekin nga afër çdo lëvizje të magjistarit brazilian.

    Burimi: Insajderi

  • Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

    Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

    “Italia do ta konsiderojë gjithmonë Bashkimin Evropian të paplotë dhe të gjymtuar, derisa pjesë e tij të bëhen Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate, gjë që shpresoj të ndodhë sa më shpejt”, u shpreh Mattarella.

    Deklarata u bë gjatë takimit që presidenti italian zhvilloi dje në Pallatin Presidencial Quirinale me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe një delegacion kryetarësh të bashkive italiane në territoret e të cilave jetojnë komunitete arbëreshe.

    Sipas Mattarellës, perspektiva e integrimit evropian lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e popujve të Ballkanit Perëndimor, për të cilët ky proces përfaqëson një projekt të qëndrueshëm paqeje, lirie dhe përparimi.

    Gjatë takimit, presidenti italian vlerësoi gjithashtu rolin e komuniteteve arbëreshe si një shembull i miqësisë dhe integrimit të suksesshëm, duke theksuar se ruajtja e rrënjëve, kulturës dhe gjuhës nuk e pengon integrimin në një shoqëri tjetër, por kontribuon në pasurimin e saj.

    Mattarella nënvizoi se mbrojtja e pluralizmit, si një nga shtyllat e demokracisë, është pjesë e pandashme e parimeve themelore të Evropës.

    Ai vlerësoi gjithashtu lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Italisë dhe mbështetjen e Romës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Ndalohet shitja në treg e rreth 150 mijë lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina

    Ndalohet shitja në treg e rreth 150 mijë lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina

    Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve është konstatuar se lodrat e ndaluara nuk i përmbushnin kërkesat themelore të sigurisë, të përcaktuara me Rregulloren nr. 02/2017 për sigurinë e lodrave.

    Aksioni është realizuar në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.

    IQMT ka paralajmëruar se lodrat që nuk janë në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.

    Ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se, përmes IQMT-së, do të vazhdojë aktivitetet e mbikëqyrjes dhe kontrollit të produkteve që vendosen në treg, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë së produkteve.

    Ndalimi i këtyre produkteve vjen si pjesë e përpjekjeve institucionale për të parandaluar qarkullimin e artikujve që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, veçanërisht të fëmijëve.

    Burimi: RTKLive

  • Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit

    Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit

    Është ndërprerë seanca e sotme ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, në vitin 2011.

    Siç raporton gazetarja e TV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, ndërprerja erdhi pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku, i cili kundërshtoi zhvillimin e seancës, duke thënë se kjo nuk është drejtësi, pasi që aktakuza kishte vite që ndodhej në Gjykatë, ndërsa seanca po caktohet vetëm pas ngjarjeve të fundit në Kosovë.

    Millaku deklaroi se, ndonëse që nga viti 2011 kishte autorizim për ta mbrojtur Jasharin, deri më sot nuk e kishte pranuar aktakuzën e ngritur ndaj klientit të tij.

    Ai kërkoi që seanca e sotme të ndërpritej.

    Gjatë seancës, avokati reagoi edhe ndaj prokurorit, i cili tha se shkresat e lëndës i ishin dorëzuar mbrojtjes sipas detyrës zyrtare.

    Pas 15 vjetësh nga vrasja e Diana Kastratit, sot mbahet seanca në mungesë ndaj Adnon Jasharit

    Burimi: Dukagjini

  • SHBA-ja tërheq aeroplanët ushtarakë edhe nga një bazë e dytë në Britani, shkak kërcënimet nga Irani

    SHBA-ja tërheq aeroplanët ushtarakë edhe nga një bazë e dytë në Britani, shkak kërcënimet nga Irani

    Avionët ushtarakë amerikanë janë larguar të hënën nga një bazë e dytë ajrore në Britani, për shkak të një kërcënimi të dyshuar nga Irani, raporton gazeta The Wall Street Journal (WSJ).

    Sipas gazetës, e cila citon persona të njohur me çështjen, evakuimi ka ndodhur në bazën ajrore RAF Mildenhall, në Suffolk të Anglisë, transmeton Telegrafi.

    Dy cisterna amerikane për furnizimin me karburant në ajër, të cilat operonin nga kjo bazë, u devijuan drejt Gjermanisë më herët gjatë së hënës. Më vonë gjatë ditës, edhe disa avionë të tjerë të këtij lloji u zhvendosën drejt Gjermanisë dhe lokacioneve të tjera.

    Zyrtarët amerikanë ende po diskutojnë natyrën e saktë të kërcënimit ndaj bazës RAF Mildenhall, sipas raportimit të WSJ-së.

    Gazeta, duke cituar një zyrtar amerikan, raportoi se SHBA-ja kishte ngritur nivelin e gatishmërisë së sigurisë në bazat RAF Mildenhall dhe RAF Lakenheath në nivelin FPCON Charlie.

    Ky është niveli i dytë më i lartë i alarmit në sistemin e sigurisë së Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe aktivizohet kur informacionet e inteligjencës tregojnë se një sulm terrorist mund të jetë i mundshëm.

    Një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes tha se nuk komenton zakonisht aktivitetet e vendeve të tjera, duke shtuar se avionët dhe pajisjet ushtarake zhvendosen rregullisht në bazë të nevojave operacionale.

    Ndërkaq, një zëdhënës i Forcave Ajrore amerikane nuk dha detaje për lëvizjen e avionëve, por theksoi se mjetet ajrore amerikane zhvendosen mes bazave dhe lokacioneve të ndryshme për arsye të ndryshme operative.

    Ky zhvillim vjen disa javë pasi Uashingtoni tërhoqi bombarduesit nga baza RAF Fairford, pas një incidenti të dyshuar të sigurisë me lidhje të mundshme me Iranin.

    Në shtator, pesë persona u arrestuan jashtë kësaj baze në jugperëndim të Anglisë, ndërsa dy të tjerë u arrestuan më vonë nën dyshimin se kishin ndihmuar inteligjencën iraniane. Rrethanat e plota të incidentit ende nuk janë bërë të ditura.

    Ngjarja tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare, në një kohë kur shqetësimet për pasojat e luftës mes SHBA-së dhe Iranit në sigurinë e vendeve perëndimore janë shtuar.

    Pas incidentit, ushtria amerikane vendosi të largonte bombarduesit B-1 nga baza RAF Fairford për arsye sigurie. Kjo bazë ishte përdorur më parë nga bombarduesit amerikanë për të kryer sulme ndaj Iranit.

    Në tetor, kryeministri Andy Burnham deklaroi se aktiviteti i dyshuar pranë bazës kishte gjasa të ishte koordinuar nga Irani. Megjithatë, ambasadori iranian në Britani i ka mohuar akuzat se Teherani ishte i përfshirë në ndonjë komplot kundër bazës ajrore. /Telegrafi/

  • Nichi pretendon se kësaj këngëtareje i është ndaluar të këndojë për 25 vjet nga ish-menaxheri

    Nichi pretendon se kësaj këngëtareje i është ndaluar të këndojë për 25 vjet nga ish-menaxheri

    Nichi pretendon se kësaj këngëtareje i është ndaluar të këndojë për 25 vjet nga ish-menaxheri

    Reperi Nichi ka ndarë me këngëtaren Vjollca Haxhiu disa nga vështirësitë që pretendon se ka përjetuar gjatë kohës kur ishte nën menaxhimin e Shkumbin Nebihut, i njohur si Bini Diez.

    Duke folur ai tha se një këngëtares i është ndaluar këndimi për 25 vjet nga i njëjti menaxher.

    “Një qikë tjetër e ka bllokuar për 25 vjet që të mos këndojë”, tha Nichi.

    Burimi: Insajderi