Category: Lajme

  • Pesë vende në apartament që hajdutët i kontrollojnë gjithmonë

    Pesë vende në apartament që hajdutët i kontrollojnë gjithmonë

    Hajdutët me përvojë shpesh mendojnë sikurse pronarët e shtëpive, kështu që disa vende për të fshehur sende me vlerë, si dhomat e gjumit dhe dollapët e kuzhinës, janë në listën e tyre.

    Pothuajse të gjithë kanë një vend në shtëpinë e tyre që besojnë se është perfekt për të fshehur para, bizhuteri ose dokumente të rëndësishme.

    Qoftë një sirtar, një kuti në fund të dollapit apo një vend i pazakontë për t’u fshehur në kuzhinë, shpesh jemi të bindur se askush nuk do t’i gjejë sendet tona me vlerë atje. Megjithatë, problemi është se hajdutët me përvojë shpesh mendojnë tamam si ne.

    Meqenëse shumica e familjeve nuk kanë një kasafortë të integruar, sendet me vlerë shpesh përfundojnë në vende që na duken mjaft të padukshme. Megjithatë, shumë nga këto vende fshehjeje janë shumë më të parashikueshme nga sa mendojmë. Ndërsa kjo nuk do të thotë që çdo hajdut do të kontrollojë secilën prej tyre, është mirë të dimë se cilat pesë vende në shtëpi nuk janë zgjedhjet më të mira për ruajtjen e sendeve me vlerë.

    Dhoma gjumi

    Dhoma e gjumit është shpesh vendi i parë që na vjen ndërmend kur duam të fshehim bizhuteri, para ose dokumente të rëndësishme. Pikërisht për këtë arsye është një nga dhomat e para që hajdutët kontrollojnë.

    Vende fshehjeje veçanërisht të parashikueshme përfshijnë sirtarët e komodinës, hapësirën nën dyshek, kornizat e krevatit dhe raftet e dollapit. Shumë njerëz fshehin sende me vlerë midis rrobave të tyre, në çorape ose këpucë, duke besuar se ato do të kalojnë pa u vënë re atje.

    Megjithatë, zgjidhje të tilla nuk garantojnë siguri. Edhe dosjet dhe kutitë e ndryshme që duken krejtësisht të parëndësishme në shikim të parë nuk janë domosdoshmërisht mbrojtje e besueshme.

    Kabineti i ilaçeve

    Në shikim të parë, një dollap ilaçesh mund të mos duket si një vend ku dikush do të kërkonte para ose bizhuteri. Megjithatë, disa ilaçe me recetë mund të jenë me interes për hajdutët, prandaj ata mund ta kontrollojnë atë pjesë të shtëpisë gjatë një vjedhjeje me thyerje.

    Nëse mbani para të gatshme, bizhuteri ose sende të tjera me vlerë në dollapin e ilaçeve, ka shumë mundësi që hajdutët t’i gjejnë ato pikërisht ndërsa po kontrollojnë përmbajtjen e tij.

    Kuzhinë

    Fshehja e parave në kuzhinë mund të tingëllojë si një ide gjeniale, por është një truk që nuk është aq i pazakontë sa duket.

    Disa njerëz i fshehin paratë në kuti biskotash, në paketime bosh ushqimesh ose edhe në frigorifer, duke supozuar se askush nuk do të shikojë atje.

    Megjithatë, vende të tilla fshehjeje nuk janë më veçanërisht origjinale. Dollapët e kuzhinës, enët e ruajtjes së ushqimit dhe frigoriferi mund të kontrollohen gjithashtu gjatë një vjedhjeje me thyerje.

    Kasafortë portative

    Si rregull, një kasafortë është një zgjedhje më e mirë se një sirtar i zakonshëm, por është e rëndësishme se çfarë lloj kasaforte është.

    Kasafortat e vogla portative mund të parandalojnë aksesin e fëmijëve ose personave të tjerë të paautorizuar në shtëpi, por ato kanë një pengesë të rëndësishme. Një hajdut mund t’i marrë ato thjesht dhe të përpiqet t’i hapë më vonë.

    Një zgjedhje shumë më e sigurt është një kasafortë cilësore që është e fiksuar siç duhet në mur ose dysheme, domethënë, një që nuk mund të zhvendoset lehtë.

    Kur zgjidhni një kasafortë, është e rëndësishme të kontrolloni rezistencën e saj ndaj vjedhjeve.

    Valixhe dhe çanta udhëtimi

    Valixhet dhe çantat e mëdha të udhëtimit shpesh ruhen në dollapë, poshtë shtretërve ose në dhomat e magazinimit. Meqenëse nuk i përdorim çdo ditë, ato mund të shërbejnë si një vend praktik për të fshehur paratë, bizhuteritë ose dokumentet e rëndësishme.

    Megjithatë, një valixhe nuk është një kasafortë. Shumica e valixheve mund të hapen dhe inspektohen shpejt, dhe një hajdut mund ta marrë lehtësisht të gjithë valixhen.

    Kjo është arsyeja pse çantat dhe valixhet e udhëtimit mund të jenë një vend i mirë për të fshehur dhuratat e ditëlindjes nga familja, por ato nuk janë një zgjedhje e besueshme për mbrojtjen e sendeve me vlerë.

    Pra, si t’i mbrojmë më mirë paratë, bizhuteritë dhe dokumentet e rëndësishme?

    Gjëja më e rëndësishme është të mos e barazosh një vend të mirë fshehjeje me sigurinë e vërtetë. Edhe vendi më i pazakontë në apartament nuk mund të garantojë që sendet me vlerë nuk do të zbulohen gjatë një vjedhjeje me thyerje.

    Për sende më të vlefshme, është mirë të mendoni për një kasafortë cilësore që është e siguruar siç duhet, ndërsa gjërat veçanërisht të vlefshme që nuk nevojiten shpesh mund të ruhen në një kasafortë bankare.

    Është po aq e rëndësishme të kujdeseni për dyert e hyrjes cilësore, bravat e përshtatshme dhe masat e tjera themelore të mbrojtjes nga vjedhja.

    Në fund të fundit, mbrojtja më e mirë e sendeve me vlerë nuk është vetëm të gjesh një vend ku askush nuk do t’i kërkojë, por mbi të gjitha t’ia vështirësosh hyrjen në shtëpi një hajduti.

  • Arjol Bllaca, ‘Ylli i Javës’

    Arjol Bllaca, ‘Ylli i Javës’

    Pas ndeshjeve të xhiros së trembëdhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Arjol Bllaca, i cili ishte protagonist kryesor në përballjen e skuadrës së tij kundër FC Malishevës.

    Bllaca pati një paraqitje fantastike, duke realizuar dy gola dhe duke kontribuar me një asistim, në fitoren 3:2, me çka dëshmoi efikasitet, kreativitet dhe ndikim të jashtëzakonshëm në lojën ofensive të skuadrës së tij.

    Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili bën vlerësimin e futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje, vendosi që çmimi “Ylli i Javës” t’i takojë Arjol Bllacës, duke vlerësuar paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, kontributin vendimtar dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në lojën e skuadrës.

    Burimi: RTKLive

  • Arjol Blace, Java Hill

    After the 13th lap matches, this award has been shared by SC Gjilan football player Arjol Blaca, who was the chief protagonist in confronting his team. FC Malisheva.

    Blace had a fantastic performance, performing two goals and contributing to an assisting victory of 3:2, with what proved the effectiveness, creativity and tremendous impact of his team’s offensives.

    The Football Veterans’ Commission, which makes the assessment of the most distinguished footballer of each lap, ruled that the Week Award meets Arjol Blace, praising his excellent performance, decisive contribution and direct impact on the team’s game.

    Source Layer: RTKLive

  • Punë e shtetit - praktikë pa afat, pagë pa vonesë

    Punë e shtetit – praktikë pa afat, pagë pa vonesë

    Sa herë e keni dëgjuar fjalinë: “Nuk është fort i kfillt, po duhet me sistemu dikund në punë të shtetit?”

    Ja, këtu fillon kalbja.

    Puna e shtetit, për një pjesë jo të vogël të njerëzve, është bërë jo destinacion, por strehimore. Strehimore për ata që nuk ia dolën askund tjetër. Nuk ka rëndësi a di, a mundet, a është i përgatitur. Rëndësi ka vetëm kush ia hap derën. Pastaj “mëson me praktikë.” Dhe, kështu, vit pas viti, kemi ndërtuar një administratë ku dija nuk është kusht, por pengesë. Ku konkursi është formalitet, e lidhjet janë kriter. Ku merita është e tepërt, e servilizmi është monedhë e fortë.

    Këta njerëz nuk kanë mbetur vetëm në zyrat e administratës. I gjen në polici, në prokurori, në gjykata, në ministri, në ndërmarrje publike e deri në pozitat më të larta të shtetit. Njerëz që në një treg normal pune do të duhej të konkurronin me aftësi, këtu kanë ndërtuar karrierë me njohje, parti dhe përkulje. E pastaj çuditemi pse institucionet nuk funksionojnë.

    Sa prej jush keni hyrë në një institucion publik për të kryer një punë dhe jeni trajtuar si shqetësim? Si njeri që i ka prishur rehatinë dikujt që merr rrogë nga taksat e tua? Një dokument, një përgjigje, një shërbim që e ke paguar paraprakisht me djersën tënde, e në vend të shërbimit merr fytyrë të ngrysur, “hajde nesër” dhe një sorollatje nga zyra në zyrë. Sot një kërkesë, nesër tjetër. Njëri të kërkon dokument, tjetri thotë se nuk duhet, i treti as nuk e di për çka bëhet fjalë. Ti humb ditë pune, humb nerva, humb dinjitet. Ata vazhdojnë ditën e tyre të qetë. Sepse, paga e tyre nuk varet nga fakti nëse ti e ke kryer punën apo jo. Paga e tyre varet vetëm nga fakti që dikush i ka vendosur aty.

    Disa e kanë ngatërruar vendin e punës me vendin ku kalojnë ditën. Korridoret janë plot, kafetë afër institucioneve edhe më shumë, ndërsa qytetari pret. Dhe, kur më në fund arrin te sporteli, duhet të ketë kujdes edhe si flet, sepse mund të trajtohet si lypës, jo si qytetar që paguan për shërbimin që kërkon.

    Kjo nuk është sëmundje e një institucioni. Është epidemi. E gjen në administratat komunale e qendrore, në shëndetësi, në drejtësi, në polici, kudo ku shteti duhet të jetë në shërbim të qytetarit. Ka edhe njerëz të ndershëm dhe të zotë aty brenda. Por, qytetari nuk duhet të kërkojë punonjës të mirë si të kërkonte gjilpërë në kashtë. Shërbimi korrekt duhet të jetë rregull, jo fat i mirë.

    Një pjesë e thellë e problemit lidhet me mënyrën se si e kemi trajtuar dijen. Kemi arritur në një pikë ku mungesa e leximit nuk na shqetëson, mungesa e kulturës së përgjithshme nuk na pengon, e paaftësia për të artikuluar një mendim të qartë nuk e ndalon askënd të japë “mend” për gjithçka. Thashethemet dhe jeta private e të tjerëve janë bërë interes publik. Leximi dhe formimi intelektual janë lënë për një pakicë që ende e konsideron dijen vlerë. Dhe, kjo pakicë, jo rastësisht, është ajo që shpesh largohet nga institucionet. Sepse, në këtë sistem, profesionisti që kërkon standarde është i rrezikshëm. Ai që e njeh ligjin mund të kundërshtojë. Ai që e njeh profesionin mund të kërkojë llogari. Ndërsa, ai që nuk di shumë, por e di kush e ka punësuar, e di edhe deri ku mund të shkojë pa u prekur.

    Kështu kemi arritur t’u besojmë njerëzve përgjegjësi që nuk kanë kapacitet t’i ushtrojnë. Një polic që nuk e kupton seriozitetin e detyrës. Një zyrtar që e trajton qytetarin si bezdi. Një prokuror që nuk e trajton me urgjencën e duhur një rast. Një gjyqtar që nuk e ndjen peshën e vendimit të tij. Këto nuk janë mangësi profesionale. Janë dështime që shkatërrojnë jetë.

    Rasti i Arlinda Zekajt duhet të na bëjë të heshtim për një moment dhe të pyesim: çfarë ndodh kur institucionet nuk e marrin seriozisht përgjegjësinë që kanë? Sa herë duhet të përballemi me pasoja tragjike për të kuptuar se një pozitë publike nuk është vend ku dikush vjen të mësojë se si bëhet puna?

    Ndërkohë, në politikë e kemi normalizuar edhe më keq. Njerëz pa argument, pa kulturë komunikimi dhe pa përmbajtje flasin me vetëbesim të jashtëzakonshëm, vetëm sepse mbajnë një pozitë. Gjuha e rrugës është bërë gjuhë institucionale. Mungesa e dijes nuk është më pengesë për të përfaqësuar qytetarët.

    Asgjë nga kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Kemi parti që i kanë trajtuar institucionet si zyra punësimi për militantët. Kemi drejtues që kanë preferuar njerëz të bindur para njerëzve të zotë. Dhe, kemi një shoqëri që shumë herë ka pyetur “a e sistemove djalin?” në vend se “a e meriton ai vend?”

    Pastaj kemi guximin të ankohemi pse shteti nuk funksionon.

    Nuk mund të kërkojmë institucione profesionale duke i mbushur me njerëz joprofesionalë. Nuk mund të kërkojmë përgjegjësi nga ata që kurrë nuk janë vlerësuar për përgjegjësinë që duhet të mbajnë.

    Shteti nuk është strehimore për të papërgatiturit. Nuk është pension i hershëm për ata që nuk arritën të ndërtojnë karrierë diku tjetër. Është institucioni që duhet të mbrojë dhe t’u shërbejë qytetarëve.

    Dhe, ndoshta, para se të pyesim edhe një herë pse nuk kemi shtet funksional, duhet të kemi guximin të pyesim: sa prej nesh kanë kontribuar që institucionet të shndërrohen në vendin ku mund të punësohet kushdo … përveç atij që e meriton?

  • Befason Labinot Rexha: Familja e Jonës më ka kërcënuar katër herë, ajo ka publikuar mbi 50 video duke folur për mua

    Befason Labinot Rexha: Familja e Jonës më ka kërcënuar katër herë, ajo ka publikuar mbi 50 video duke folur për mua

    Ish-banori i BBVK-së, Labinot Rexha, ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me familjen e Jona Krasniqit dhe vetë këtë të fundit.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar se është kërcënuar disa herë nga familja e Jonës, ndërsa ka pretenduar gjithashtu se banorja e BBVK-së ka publikuar vazhdimisht video duke folur për të.

    “Gjatë gjithë qëndrimit tim në Big Brother, familja ime, kushërinjtë dhe të afërmit e mi nuk kanë kërcënuar askënd, pavarësisht se sa here dikush më ka sharë dhe më ka ofenduar apo sulmuar me fjalë”.

    Surprises Labinot Rex: Ours family has threatened me four times, she published over 50 videos talking about me. Foto: Labinot Rexha / Instagram

    “Por më besoni nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime. Ndërkohë ajo ka publikuar mbi 50 video duke folur për mua”.

    “Unë kam zgjedhur të mos merrem me këtë lojë dhe t’i lë gjërat të kalojnë. Nuk kam nevojë të publikoj dhjetëra video për të treguar kush jam. Loja nuk fitohet me gjykime, me kërcënime dhe me presion ndaj të tjerëve. Loja fitohet me karakter, dinjitet dhe qytetari”, ka shkruar ndër të tjera Labinoti.

    Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë e ka nxitur këtë reagim të këngëtarit, megjithatë para dy ditësh ai kishte publikuar në Instagramin e tij një video ku Jona kishte folur për të gjatë qëndrimit të tij të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

  • Surprises Labinot Rex: Ours family has threatened me four times, she published over 50 videos talking about me.

    Surprises Labinot Rex: Ours family has threatened me four times, she published over 50 videos talking about me.

    Former BBVK resident Labinot Rexha has made a surprising statement concerning the family of Jonas Krasniqi and the latter himself.

    Through a social networking post, he wrote that he was threatened several times by our family, while also claiming that BBVK’s resident has repeatedly published videos talking about it.

    During my entire stay in Big Brother, my family, my cousins, and my relatives haven’t threatened anyone, no matter how many times someone has insulted me and insulted me or attacked me with words.

    Surprises Labinot Rex: Ours family has threatened me four times, she published over 50 videos talking about me. Photo: Labinot Rex / Instagram

    But trust me, I got more than four threats from our family. Meanwhile, she published over 50 videos talking about me.

    I chose not to play this game and let things pass. I don’t need to publish dozens of videos to tell you who I am. The game is not won by judgments, threats and pressure on others. The game is won by character, dignity, and citizenship, among other things, Labinoti.

    Meanwhile, it is still not known what prompted this reaction of the singer, yet two days earlier he had published in his Instagram a video where Jonah had spoken about it during his Big Brother stay. V IP Kosova. /Telegraphy/

  • Prapaskenat ekskluzive: Kosova apo Shqipëria? Kush po e fiton garën për talentin e madh Samuel Krasniqi?

    Prapaskenat ekskluzive: Kosova apo Shqipëria? Kush po e fiton garën për talentin e madh Samuel Krasniqi?

    Edhe një talent i madh së shpejti do ta jep fjalën përfundimtare se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, që luan te Grasshoppersi, Samuel Krasniqi.

    Krasniqi, vetëm 21-vjeç, është aktualisht ndër lojtarët më të dalluar në Superligën e Zvicrës, ku ka zhvilluar 13 paraqitje, për të kontribuar me dy gola e tri asistime në proces.

    Ai luan si mesfushor i majtë, por shpesh përdoret edhe si qendërmesfushor apo mesfushor me tipare ofansive (pra, si numër 10).

    Megjithatë, si çdo futbollist tjetër shqiptar edhe Krasniqi brenda një periudhë të shkurtër do të jetë pranë vendimit të karrierës, thënë ndryshe kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar.

    Si është situata aktuale?

    21-vjeçari ka përfaqësuar deri më tani Zvicrën në grupmoshat e reja, pra U18, U19 dhe U21, megjithatë cilado ftesë që vjen, duhet të jetë nga tani e tutje vetëm prej ekipit A (shkaku i moshës).

    Në këtë muaj, Krasniqi nuk ishte as në listën rezervë të Zvicrës, por ka të drejtë të përfaqësojë dikë tjetër, pra Kosovën ose Shqipërinë.

    Burimet e Telegrafit thonë se Samuel Krasniqi aktualisht është kontaktuar vetëm nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të cilët ia kanë bërë të qartë se e duan sa më parë në ekipin A.

    Faktikisht, drejtuesit e FSHF-së bashkë me përzgjedhësin Ronaldo Maran ishin të pranishëm në ndeshjen Grasshoppers – Vaduz, ku u takuan me lojtarin, si dhe e vëzhguan edhe yllin nga Presheva, Lutfi Dalipi.

    Ka pasur shumë raportime se Krasniqi tashmë ka zgjedhur Shqipërinë, duke pretenduar se i ka “dhënë fjalën Armand Dukës”, mirëpo Telegrafi mëson një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe vendimi final do të merret brenda pak kohe.

    Sidoqoftë, Shqipëria ka përparësinë e madhe falë ish-kapitenit Amir Abrashi, i cili ka një raport të shkëlqyer me Krasniqin. Burimet e njëjta shtojnë se Abrashi po e këshillon lojtarin që të veshë sa më parë fanellën “Kuq e Zi”.

    Ndërkohë, raporti me Kosovën është komplet tjetër. Burimet thonë se lojtari ende nuk është kontaktuar nga përzgjedhësi Franco Foda, apo ndokush i lartë i FFK-së.

    Pra, Kosova po qëndron më e qetë në këtë diskutim, ngase prioritet e ka bërë afrimin e dyshes Dalipi dhe Arijon Ibrahimovic, futbollistë që mund të aktivizohen gjithashtu në repartin që luan edhe Krasniqi.

    Mbetet të shihet nëse situata do të ndryshojë para kualifikimeve për Kampionatin Evropian, që fillojnë në muajin mars.

    Shpërthimi te Grasshoppersi, ndër lojtarët më të dalluar këtë sezon

    Samuel Krasniqi padiskutim po e kalon formën më të mirë individuale këtë sezon. Anësori këtë sezon ka luajtur nëntë ndeshjes si sulmues i krahut të majtë, për të realizuar dy gola të bukur dhe asistuar dy herë.

    Përpos kësaj, ai ka luajtur edhe si mesfushor i majtë, ku ka zhvilluar tri paraqitje, si dhe dhuroi një asistim. Ndërsa, një ndeshje e ka luajtur si qendërsulmues.

    Të dhënat nga Sofascore

    Ai vlerësohet lartë tek klubi zviceran për kontributin e madh që e jep në repartin ofansiv, aty ku pika më e fortë vlerësohet presioni tek mbrojtësit dhe aftësia për të lexuar lojën dhe dhuruar pasimet në kohën e duhur.

    Krasniqi gjithashtu në “Transfermarkt” ka një vlerë prej 1.8 milionë eurove, kartoni i të cilit mund të rritet brenda një periudhe të shkurtër dhe nuk do të ishte befasi ndonjë transferim tek ndonjë klub më i madh në verën e ardhshme./Telegrafi/

  • Berisha para sfidës me Finlandën: Fati është në duart tona

    Berisha para sfidës me Finlandën: Fati është në duart tona

    Në konferencën për media, Berisha deklaroi se ndeshjen e 12 nëntorit, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nuk e konsideron si një mundësi revanshi personal, por si një përballje shumë të rëndësishme për objektivat e Shqipërisë.

    Ai u ndal edhe te kartoni që kishte marrë në ndeshjen e kaluar ndaj Finlandës, duke pranuar se ai moment ndikoi në rrjedhën e takimit dhe se më pas gjithçka u bë më e vështirë për skuadrën shqiptare.

    “Nuk është revansh, secila ndeshje ka historinë e vet. Për ne është shumë e rëndësishme t’i kemi tifozët afër. Gjërat që kanë ndodhur në Finlandë nuk mund të kthehen prapa. Ishte një moment që ndryshoi rrjedhën e lojës. Pas tij nisën një seri gabimesh që e bënë ndeshjen më të vështirë. Nëse do ta kalonim atë moment, ndeshja ishte nën kontrollin tonë”, u shpreh Berisha.

    Portieri kuqezi theksoi se Shqipëria e ka fatin në duart e veta dhe se skuadra duhet të shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase, duke llogaritur edhe në mbështetjen e tifozëve.

    “Duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës, gjithçka e kemi në dorën tonë. Ekipi do të paraqitet mirë, sepse dëshira është shumë e madhe. Tifozët do të vijnë të na përkrahin dhe besoj se do të bëjmë edhe më mirë. Dua ta vazhdoj formën e mirë edhe me Kombëtaren. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe shpresoj ta fitojmë. Kemi lojtarë cilësorë, por Finlanda nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë”, deklaroi ai.

    Berisha gjithashtu theksoi se disfata e kaluar duhet të shërbejë si mësim për të gjithë futbollistët, duke nënvizuar se ndaj Finlandës kërkohet përqendrim maksimal gjatë gjithë ndeshjes.

    “Kemi marrë një mësim nga ndeshja e fundit. Nuk duhet të nënvlerësohet asnjë kundërshtar, aq më pak Finlanda. Luajmë në shtëpi dhe dëshira jonë është të paraqitemi sa më mirë”, shtoi portieri i Shqipërisë.

    Në fund, i pyetur për çështjen e Kapriles, Berisha u përgjigj shkurt se nuk kishte ndonjë informacion lidhur me këtë temë.

    Shqipëria synon të shfrytëzojë faktorin vendas në përballjen me Finlandën, e cila zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

    Burimi: RTKLive

  • Berisha faced the challenge with Finland: Fate is in our hands

    At the media conference, Berisha declared that the November 12th match, to be held at the Air Albania Stadium, does not consider it a personal revancing opportunity, but as a very important confrontation for Albania’s goals.

    He also stopped at the cardboard he had received in his last match to Finland, acknowledging that that moment affected the course of the meeting and that everything later became more difficult for the Albanian team.

    Every game has its own history. It’s very important for us to have fans nearby. The things that have happened in Finland cannot go back. It was a moment that changed the course of the game. A series of mistakes followed that made the match harder. If we were to spend that moment, the match was under our control, Berisha said.

    The red porter stressed that Albania has the destiny in its hands and that the team should take advantage of the local field, even counting on the support of fans.

    We need to focus on the next fight, it’s all in our hands. The team will be presented well, because the desire is too great. The fans will come to support us and I believe we will do better. I want to move on with the National. This fight is very important and I hope we win. We have quality players, but Finland should not be underestimated in any way, he said.

    Berisha also stressed that past defeat should serve as a lesson for all footballers, underlining that maximum concentration is required of Finland throughout the match.

    We got a lesson from the last fight. No opponent should be underestimated, much less Finland. We play at home, and our desire is to make the best of it, Albania’s goalkeeper added.

    Finally, asked about the Caprile case, Berisha answered briefly that there was no information on the subject.

    Albania aims to exploit the domestic factor in confronting Finland, which takes place on November 12th at the Air Albania Stadium.

    Source Layer: RTKLive

  • KSF Military Police Share in International Intervention Training in Croatia

    The Kosovo Security Force has announced members of the Togu for Intervention by the Kosovo Security Force Military Police have participated in international training, Training Based on SOP Standards of Interventions.

    The KSF announces that the training has been led by Croatian Army instructors, the Croatian Military Police Counterterrorism Unit respectively, Dukaagjin reports.

    During this training, various practical activities were held, with a focus on building professional capacities and advancing skills in the field of interventions, the KSF report said.

    According to KSF’s announcement, through this training members have advanced tactical skills, exchanged professional experiences and strengthened international co-operation.

    The KSF has stressed that participation in such training is part of the commitment to the continued establishment of professionalism, readiness and operational capacities of its members.

    Source Layer: Dukeagini