Category: Lajme

  • Gjenerata e 63-të e Policisë në Mitrovicë të Jugut, në mesin e tyre edhe djemtë e dy heronjve

    Gjenerata e 63-të e Policisë në Mitrovicë të Jugut, në mesin e tyre edhe djemtë e dy heronjve

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut ka mirëpritur pjesëtarët e rinj të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, në mesin e të cilëve janë edhe dy djemtë e heronjve të policisë, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.

    Sipas njoftimit të Policisë, pjesëtarët e rinj janë pritur nga zëvendësdrejtori rajonal, nënkolonel Nysret Mehmeti, së bashku me eprorë të tjerë të kësaj drejtorie.

    Me këtë rast, atyre u është uruar mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tyre të ri në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

    “Bashkimi i tyre në radhët e Policisë së Kosovës përbën një moment të veçantë dhe simbolik, duke përcjellë më tej frymën e përkushtimit, guximit dhe sakrificës së baballarëve të tyre, të cilët dhanë jetën në shërbim të atdheut dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut.

    Enver Zymeri u vra në korrik të vitit 2011 gjatë një aksioni policor në veri të Kosovës, ndërsa Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. /Telegrafi/

  • “Për Kurtin, Nenadi është serbi më i mirë”, “Pse s’po e shkarkon?” – kritikohen ashpër deklaratat e Rashiqit

    “Për Kurtin, Nenadi është serbi më i mirë”, “Pse s’po e shkarkon?” – kritikohen ashpër deklaratat e Rashiqit

    “Për Kurtin, Nenadi është serbi më i mirë”, “Pse s’po e shkarkon?” – kritikohen ashpër deklaratat e Rashiqit

    Deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia, kanë nxitur reagime të shumta në Kosovë.

    Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, gazetari Muharrem Kafexholli e ka cilësuar deklaratën e Rashiqit si të pamatur, duke thënë se ministri ka tentuar t’u japë mesazh disa serbëve, transmeton Klankosova.tv

    “Deklaratë e pamatur totalisht e Rashiqit. Ka dashtë thjesht me ua bë qejfin disa serbëve, të cilët i përfaqëson. Rashiqi nuk është në linjë me shefin e vet, me zotin Kurti. Marrëveshja së cilës nuk i kam besu, asaj të Brukselit, iu ka konvenu si Kurtit dhe Vuçiqit”, ka deklaruar Kafexholli.

    Ndërsa gazetari Ardian Gaxherri ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i ndan përfaqësuesit politikë serbë në të mirë dhe të këqij.

    Ai thotë se Rashiqi në këtë rast, ëpr Kurtin, është serbi më i mirë, transmeton Klankosova.tv

    “Kurti po thotë që është serbi më i mirë, ata të tjerët janë të këqij. A me i besu na atij? Ai po i përjashton të tjerët se janë serbë të këqij, e vetëm Nenad Rashiqi është serb i mirë. Armiku i mirë ose i keq e ka veç te shqiptari. E ki armik ose nuk e ki. Një njeri që nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk është mik i Kosovës, është armik i Kosovës”, është shprehur Gaxherri.

    Ndërkaq, analisti Azdren Shala ka ngritur çështjen e përgjegjësisë së kryeministrit Albin Kurti për deklaratat e ministrit Rashiq.

    “Pse nuk po e shkarkon? Për një llaf goje e ka shkarku Agim Veliun”, ka thënë Shala.

    Reagimet vijnë pas intervistës së Rashiqit për Express, të publikuar të dielën, ku ai deklaroi se Qeveria e Kosovës është më e gatshme për themelimin e Asociacionit pas ndryshimeve politike në Serbi, ndërsa propozoi që çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia të lihet përkohësisht anash, në mënyrë që fillimisht të zbatohen marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit. /Klankosova.tv

  • Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

    Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

    Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

    Gjatë diskutimit për rendin e ditës në Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, ka pasur përplasje mes anëtarit të komisionit nga PDK-ja, Eman Rrahmani, dhe anëtarit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

    Rrahmani ka ngritur shqetësime lidhur me vonesën e Zyrës së Kryeministrit në dorëzimin e dokumenteve të kërkuara nga komisioni, duke pretenduar se raportet e dërguara së fundmi nuk janë të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe se i gjithë procesi sipas tij, po shoqërohet me përpjekje për të penguar zbardhjen e përgjegjësive institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ai ka thënë se Zyra e Kryeministrit i ka dërguar raportet vetëm një orë para mbledhjes, por ka vënë në pikëpyetje autenticitetin dhe vlefshmërinë e tyre.

    “Është shqetësuese që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit, në vend që do të duhej ta ndihmonte këtë komision, që të zbardhnim gjithë dështimin e zinxhirit shtetëror, bëhet pengesë dhe manipulues i krejt kësaj”, ka thënë ai.

    Rrahmani ka kritikuar edhe mënyrën se si është zhvilluar mbledhja e kaluar e komisionit, duke pretenduar se anëtarët e shumicës parlamentare kanë bllokuar iniciativat e opozitës për përfshirjen në planin e punës të kërkesave për dokumentacion nga Zyra e Kryeministrit.

    “Aty e kanë përjashtuar Zyrën e Kryeministrit, e kanë futur një agjenci brenda Zyrës së Kryeministrit për të pasur qasje në ato dokumente. Dhe si i tillë, unë e shoh që qasja e këtij grupi parlamentar në përgjithësi është qasje duke u munduar me i mbuluar të metat dhe mos me zbardh dështimin në komplet zinxhirin shtetëror, ku ka dështuar shteti për me mbrojt jetën e një gruaje”, është shprehur ai.

    Rrahmani ka insistuar se komisioni duhet të kërkojë dokumentacion nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe se këto kërkesa duhet të respektohen brenda afateve të përcaktuara ligjore.

    Ai ka bërë të ditur se Zyrës së Kryeministrit i është dhënë një afat prej tri ditësh për dorëzimin e dokumenteve, por sipas tij, ky afat nuk është respektuar.

    Pas deklarimeve të Rrahmanit, ka reaguar anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

    Ai ka pranuar se në komision mund të ketë diskutime politike, por ka theksuar se ato nuk duhet të pengojnë punën hetimore dhe profesionale për zbardhjen e rastit.

    “Unë jam këtu për të trajtuar profesionalisht çdo mekanizëm, çdo veprim, çdo mosveprim e çdo mospërmbushje të detyrimeve ligjore të secilës hallkë institucionale. Personalisht jam për këtë, duke filluar nga përgjegjësitë te prokuroria, te policia, te gjykata, te ministria përkatëse, siç edhe janë pjesë e planit të punës”, ka thënë Rrustemi.

    Ai ka kundërshtuar atë që e ka cilësuar si përpjekje për ta politizuar rastin dhe për të përfituar kapital politik individual nga një tragjedi e tillë.

    “Po një qasje që e kam vërejtur, që ky komision me filluar dhe me përfunduar te politizimi, kjo është e papranueshme. Dhe po e them që këtu, në këtë mbledhje, askush nuk do të arrijë ta pengojë punën hetimore, profesionale të këtij komisioni. Në rregull, le të bëjnë politikë, por punën s’mund ta pengojë askush”, ka theksuar Rrustemi.

  • Confrontation on the Baltimore Commission in Arlinda Zekaj case

    GIt was to discuss the agenda of the Parliamentary Investigative Commission on institutional actions and inactions concerning the murder of Arlinda Zekiaj and the treatment of violence against children and women in the family, there has been a clash between the commission member from PDK, Eman Candman, and member of the Vetevendosje Movement Adnan Rrustemi.

    The bookman has raised concerns about the prime minister’s office’s delay in handing over documents requested by the commission, claiming that recently sent reports are not signed by the relevant ministries and that the entire process according to him is being accompanied by efforts to prevent the dawning of institutional responsibilities in the case of the assassination of Arlinda Zeqaj.

    He has said the prime minister’s office has sent the reports just an hour before the meeting, but has questioned their authenticity and validity.

    It is disturbing that the commitment of the Prime Minister’s Office, instead of helping this commission whitewash all the state chain’s failure, becomes the obstacle and manipulating of all of this, he has said.

    The betman has also criticised the way the commission’s last meeting was held, claiming that members of the parliamentary majority have blocked opposition initiatives for involvement in the work plan for documentation by the prime minister’s office.

    It’s where they expelled the Prime Minister’s Office, put an agency inside the Prime Minister’s Office to get access to those documents. And as such, I see that the approach of this parliamentary group in general is approach by trying to cover up shortcomings and not to make the entire state chain worse, where the state has failed to protect a woman’s life, he has expressed.

    The swimmer has insisted that the commission should seek documentation from all responsible institutions and that these requirements should be respected within the defined legal deadlines.

    He has made it known that the prime minister’s office has been given a three-day deadline for handing in documents, but according to him, this deadline has not been respected.

    Following Candman’s statements, commission member from the Vetevendosje Movement Adnan Rrustemi has reacted.

    He has acknowledged that there may be political discussions on the commission, but has stressed that they should not prevent investigative and professional work from clarifying the case.

    I’m here to professionally handle every mechanism, every action, any inaction of any failure to meet the legal obligations of each institutional link. I am personally involved with this, beginning with the responsibility of the prosecution, the police, the courts, the relevant ministry, as well as part of the work plan, Rrustemi said.

    He has rejected what he has described as attempts to politicise the case and capital individual from such a tragedy.

    Yes, an approach that I have observed, that this commission started and completed to politicise, this is unacceptable. And I’m saying that here, at this meeting, no one will be able to prevent the investigative, professional work of this commission. All right, let’s make politics, but no one can stop work, Rrustemi stressed.

  • A keni gunga të vogla në fytyrë që nuk zhduken as pas eksfolimit? Ato mund të jenë komedone të mbyllura

    A keni gunga të vogla në fytyrë që nuk zhduken as pas eksfolimit? Ato mund të jenë komedone të mbyllura

    Gungat e vogla në fytyrë shpesh janë komedone të mbyllura ose pore të bllokuara. Fërkimi i lëkurës nuk ndihmon, dhe shtrydhja e saj mund ta përkeqësojë gjendjen dhe të lërë shenja. Dermatologët rekomandojnë durim dhe disa përbërës të provuar.

    Komedonet e mbyllura janë një formë e lehtë e akneve. Ato nuk dhembin, nuk inflamohen dhe nuk fryhen, prandaj shumë i ngatërrojnë me skuqje ose reagim ndaj kozmetikës. Sipas Klinikës së Cleveland, ato mund të jenë të së njëjtës ngjyrë me lëkurën, të bardha ose të verdha, dhe më shpesh shfaqen në ballë dhe mjekër. Ato gjithashtu mund të shfaqen në hundë, faqe dhe shpinë.

    Një komedonë formohet kur një pore bllokohet me qeliza të vdekura të lëkurës dhe sebum. Nëse mbetet e hapur, përmbajtja errësohet kur ekspozohet ndaj ajrit, duke formuar një pikë të zezë. Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) thekson se kjo ngjyrë e errët nuk është papastërti. Kur poret mbyllen, formohet një gungë e vogël e bardhë ose me ngjyrën e lëkurës, e njohur si komedonë e mbyllur.

    Ato janë më të zakonshme tek adoleshentët, por i kanë edhe shumë të rritur. Klinika e Clevelandit përmend një histori familjare të akneve, ndryshime hormonale si puberteti dhe shtatzënia, klima me lagështi dhe produkte yndyrore për kujdesin e lëkurës si shkaqe të mundshme. Ajo gjithashtu përmend një dietë të pasur me produkte qumështi, sheqer dhe yndyrë, si dhe poret e dëmtuara nga shtrydhja e mëparshme.

    Shkulja e lëkurës mund të dëmtojë poret dhe të krijojë komedone të reja. Sipas Klinikës së Cleveland, kjo mund të çojë gjithashtu në infeksion, akne të inflamuara, njolla të errëta dhe shenja. AAD gjithashtu këshillon kundër fërkimit të lëkurës me komedone, pasi kjo vetëm sa do ta përkeqësojë aknet. Nëse komedonet duhet të hiqen, kjo duhet të bëhet nga një dermatolog ose një estetist i trajnuar.

    Dermatologët rekomandojnë retinoidet për të zhbllokuar poret. AAD thotë se adapalene është në dispozicion pa recetë dhe gjithashtu rekomandon një pastrues me peroksid benzoili. Klinika e Cleveland gjithashtu rekomandon acid salicilik, acid azelaik dhe acid glikolik.

    Rezultatet nuk vijnë brenda natës. AAD rekomandon dhënien e trajtimit gjashtë deri në tetë javë. Klinika e Cleveland thotë se përmirësimi zakonisht shihet në tetë deri në 12 javë dhe se pastrimi i plotë i lëkurës mund të zgjasë me muaj.

    Për parandalim, është e rëndësishme të zgjidhni produkte jo-komedogjene, domethënë ato që nuk bllokojnë poret dhe të mos flini me grim. Fytyra duhet të lahet butësisht, në mëngjes, në mbrëmje dhe pas ushtrimeve, dhe të mos preket gjatë ditës.

    Nëse gungat nuk zhduken edhe pas disa muajsh kujdesi të rregullt, duhet të kontaktoni një dermatolog. Ai mund të përshkruajë preparate më të forta ose të heqë me ekspertizë komedonet.

  • Aprilia shkëlqen në Katar, Bezzecchi triumfon dhe vendos rekord në MotoGP

    Aprilia shkëlqen në Katar, Bezzecchi triumfon dhe vendos rekord në MotoGP

    Aprilia Racing e ka mbyllur fundjavën në Katar me një fitore dhe dy pilotë në podium. Marco Bezzecchi ishte protagonisti kryesor i garës, duke dominuar nga xhiroja e parë deri në të fundit, pasi ishte nisur nga pozita e parë.

    Për italianin kjo ishte fitorja e gjashtë në këtë sezon, pas triumfeve në Buriram, Goiania, Austin, Mugello dhe Indonezi, si dhe e 12-ta në kategorinë më të lartë të MotoGP-së.

    Bezzecchi vendosi gjithashtu një rekord të veçantë, duke u bërë piloti i parë në histori që i realizon 12 fitoret e para në kategorinë kryesore në 12 qarqe të ndryshme. Me këtë sukses, ai arriti në kuotën e 30 podiumeve në karrierën e tij në MotoGP, ndërsa ky ishte podiumi i 12-të sezonal.

    Në anën tjetër, Jorge Martin e përfundoi garën në pozitën e shtatë, pas një paraqitjeje me shumë karakter.

    Spanjolli ishte nisur nga rreshti i katërt dhe, pavarësisht dhimbjeve dhe rikuperimit ende të paplotë nga rrëzimi në garën sprint në Phillip Island, arriti të qëndronte konkurrues gjatë gjithë fundjavës. Ai kishte siguruar edhe vendin e tretë në garën sprint.

    Podiumin e Aprilias në Katar e kompletoi Raul Fernandez, i cili u rikthye në garë pas lëndimit, duke përfunduar në pozitën e tretë për ekipin SuperFile Trackhouse MotoGP. Ndërkohë, piloti tjetër i këtij ekipi, Ai Ogura, zuri vendin e katërt.

    Kështu, katër motoçikleta Aprilia RS-GP26 u renditën në dhjetëshen e parë në Katar, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të prodhuesit italian.

    Fitorja e Bezzecchit e çoi Aprilia Racing në kuotën e nëntë triumfeve këtë sezon dhe 17 në historinë e saj në kategorinë kryesore. Ndërsa për prodhuesin nga Noale, ky ishte triumfi i 311-të në Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit FIM.

    Ky sukses kishte edhe një domethënie të veçantë për Aprilian, pasi ishte rezultati më i mirë i saj në historinë e garave në pistën e Lusailit, ku më parë nuk kishte arritur të ngjitej në podium në garën kryesore.

    Pas triumfit, Bezzecchi u shpreh i kënaqur me paraqitjen, duke theksuar se në xhirot e para kishte tentuar të krijonte një shkëputje nga grupi, ndërsa më pas ishte përqendruar në menaxhimin e gomave.

    “Jam shumë i lumtur me këtë fitore. Kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe po e shijojmë këtë moment. Tani do të kthehemi në shtëpi për të pushuar dhe për t’u përgatitur për garën në Portimão”, deklaroi italiani.

    Ndërkohë, Martin foli për vështirësitë fizike me të cilat u përball gjatë garës, duke bërë të ditur se rikuperimi nga fraktura po ecën mirë dhe se pret të jetë pranë formës së tij më të mirë në Portimao.

    “Fraktura po përmirësohet çdo ditë dhe jam i bindur se në Portimão do të jem afër 100 për qind. I dhashë të gjitha në garë, por duke u nisur nga aq prapa ishte e vështirë të përsërisja rikthimin e së shtunës. Fizikisht ende nuk kisha forcën e nevojshme për ta kontrolluar motoçikletën ashtu siç duhej”, u shpreh spanjolli.

    Nga ana tjetër, drejtuesit e Aprilias vlerësuan paraqitjen e pilotëve, duke veçuar edhe sakrificën e Martinit, i cili garoi pavarësisht frakturës në radiusin e djathtë.

    Tashmë vëmendja e ekipit italian është përqendruar te gara e radhës në Portimao, ku Aprilia synon ta vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.

    Në Kosovë, Ventoro Motors by Auto Mita është distributor i autorizuar i markës Aprilia, duke përfaqësuar zyrtarisht këtë prodhues italian të motoçikletave në tregun vendor. /Telegrafi/

  • Ku shkuan mbi 1 miliard euro për energjinë? Tahiri paralajmëron debat të enjten në Kuvend

    Ku shkuan mbi 1 miliard euro për energjinë? Tahiri paralajmëron debat të enjten në Kuvend

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se energjia është një nga çështjet kyçe për Kosovën dhe zhvillimin e ekonomisë së saj.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka theksuar se mbi 1 miliard euro të shpenzuara për blerjen e energjisë elektrike, varësia e madhe nga importi, çmimi i lartë i rrymës dhe mosrenovimi i bllokut B1 për gjashtë vjet, janë çështje që kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie.

    Ai ka thënë se kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm në duart e Prokurorisë, por kërkon edhe hetim dhe debat parlamentar.

    Tahiri ka bërë të ditur se të enjten do të hapet debati parlamentar për krizën energjetike, duke theksuar se pasojat e saj po rëndojnë mbi qytetarët dhe po e frenojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    “Energjia nuk është vetëm çështje e rrymës, por e ekonomisë, e mirëqenies së qytetarëve dhe e së ardhmes së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri. /Telegrafi/

  • Si e garanton Aptamil cilësinë dhe sigurinë e produkteve për fëmijët mbi 1 vjeç

    Si e garanton Aptamil cilësinë dhe sigurinë e produkteve për fëmijët mbi 1 vjeç

    Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.

    Ne e dimë se zgjedhja e mënyrës së ushqyerjes së fëmijës suaj është një nga vendimet më të rëndësishme që do të merrni. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla shumë të rrepta për të garantuar sigurinë dhe përshtatshmërinë e produkteve për fëmijët.

    Kalojnë kontrolle të rrepta të cilësisë. Testohen në më shumë se 1.000 pika kontrolli gjatë gjithë procesit të prodhimit. Prodhohen në fabrika të certifikuara nga organizata të pavarura.

    Duke pasur në mendje fëmijën tuaj, Aptamil zbaton kontrolle të rrepta të cilësisë

    Ferma – Testimi i cilësisë së qumështit
    Përbërësit – Kontrolli i lëndëve të paratesting
    Pluhuri bazë – Analiza e pluhurit bazë
    Produkti përfundimtar – Testimi i produktit të gatshëm

    Si testojmë çdo seri prodhimi

    Çdo hap i procesit menaxhohet me kujdes për të garantuar cilësinë e ushqimit për fëmijët mbi 1 vjeç. Ne kryejmë kontrolle rigoroze të cilësisë për t’u siguruar që çdo seri prodhimi përmbush standardet tona të larta.

    • Cilësia fillon që në burim. Procesi nis me testime të detajuara të cilësisë së qumështit direkt në fermë.
    • Çdo përbërës kontrollohet me kujdes. Të gjitha lëndët e para testohen sipas kritereve të rrepta përpara se të pranohen në procesin e prodhimit.
    • Kontroll në çdo fazë. Edhe pluhuri bazë analizohet në mënyrë të detajuar për të siguruar që përmbush specifikimet tona.
    • Testim përfundimtar. Pasi produkti përfundon, çdo seri testohet edhe një herë përpara se të largohet nga fabrika.

    Kjo do të thotë se çdo paketim përmbush standardet tona të brendshme të cilësisë përpara se të arrijë te konsumatori.

    Fabrikat tona verifikohen nga organizata të pavarura për qetësinë tuaj

    Ne nuk mbështetemi vetëm në kontrollet tona të brendshme. Produktet tona testohen gjithashtu nga laboratorë të pavarur, duke ofruar një nivel shtesë sigurie dhe besueshmërie.

    • Verifikim i pavarur i sigurisë dhe cilësisë
    • Testime objektive, përtej kontrolleve të brendshme
    • Besim mbi të cilin mund të mbështeteni

    Sepse fëmija juaj meriton standardet më të larta. I prodhuar me kujdes.

    Njoftim i rëndësishëm: Ushqyerja me gji është forma më e mirë e ushqyerjes për foshnjat. Aptamil 3 është i përshtatshëm vetëm për fëmijët mbi 12 muaj dhe duhet të përdoret si pjesë e një diete të larmishme dhe të balancuar.

    Nuk është zëvendësues i qumështit të gjirit gjatë 12 muajve të parë të jetës.

    Legjislacioni i Bashkimit Evropian përcakton kërkesa të rrepta për sigurinë dhe cilësinë, të zbatueshme për të gjithë prodhuesit. Ky material shpjegon mënyrën se si Aptamil i zbaton këto kërkesa në proceset e veta të prodhimit.

  • Shpërthim masiv në një fabrikë çeliku në Turqi - raportohet për të paktën gjashtë të vdekur

    Shpërthim masiv në një fabrikë çeliku në Turqi – raportohet për të paktën gjashtë të vdekur

    Një zjarr i madh është parë pas një shpërthimi në një fabrikë hekuri dhe çeliku në Turqi.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, kanë mbetur të vdekur të paktën gjashtë persona, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur, bënë të ditur zyrtarët.

    Shpërthimi në fabrikën e prodhimit të hekurit dhe çelikut “Habas”, në distriktin Aliaga të provincës Izmir, shkaktoi gjithashtu lëndimin e 13 personave, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike, sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit.

    Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur një vinç industrial ra brenda një furre ndërsa po derdhej çelik i lëngshëm.

    Zyra e guvernatorit njoftoi se ka nisur një hetim.

    Gjithashtu, bëhet e ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur tetë personat e mbetur, të cilët ndodhen të bllokuar nën rrënoja, janë duke vazhduar. /Telegrafi/

  • Peci nënshkruan kontrata për riparimin e rrugëve, renovimin e shkollës dhe furnizimin me kamion zjarrfikës

    Peci nënshkruan kontrata për riparimin e rrugëve, renovimin e shkollës dhe furnizimin me kamion zjarrfikës

    Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka nënshkruar disa kontrata që përfshijnë projekte infrastrukturore dhe investime në shërbimet publike të komunës.

    Përmes një postimi në Facebook, Peci ka njoftuar se njëra nga kontratat ka të bëjë me riparimin e rrugëve dhe trotuareve në qytet.

    Ai ka bërë të ditur gjithashtu se është nënshkruar kontrata për rregullimin e rrugës në Kollovërt, si dhe për renovimin e shkollës “Shemsi Ahmeti” në Shupkovc.

    Një tjetër projekt i përmendur nga kryetari i Mitrovicës është furnizimi me një kamion për zjarrfikësit.

    “Javën e nisëm mbarë”, ka shkruar Peci, duke prezantuar projektet për të cilat janë nënshkruar kontratat.

    Në postimin e tij, Peci nuk ka bërë të ditura vlerat financiare të kontratave, afatet e realizimit apo detaje të tjera lidhur me këto projekte. /Telegrafi/