Category: Lajme

  • “Agjencitë partnere të hetojnë dosjen ‘Albanian File’, Berisha: Është monumenti më i zi i drogës në Evropë

    “Agjencitë partnere të hetojnë dosjen ‘Albanian File’, Berisha: Është monumenti më i zi i drogës në Evropë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Rama se e trajton territorin e Shqipërisë si pronë personale, duke ua vënë në dispozicion karteleve të drogës.

    Duke folur për dosjen ‘Albanian File’, ai deklaroi se 523 projekte janë miratuar pa respektuar kushtet ligjore të pronësisë, mjedisit dhe urbanistikës. Ai kërkoi gjithashtu hetime nga agjencitë ndërkombëtare, duke shprehur skepticizëm për hetimin e SPAK-ut.

    “Por ajo çka bëj thirrje sot, agjencive ndërkomëbtare, agjencive të vendeve partnere, të cilat merren me përkushtim në luftën kundër drogës, në Evropë dhe në botë, të ndërmarrin hetime më serioze për këtë dokument, i cili është de facto monumenti më i zi i drogës në Evropë dhe në botë.

    Në asnjë vend tjetër të planetit, as në ato që kultivojnë opiumin, as në ato që kultivojnë kokainën, nuk gjendet kurrë një Kushtetutë urbanistike, monument i zi si kjo dosje ku gjithçka të jetë dorëzuar në duart e karteleve dhe trafikantëve. 523 projekte në 60 studio, ndër të cilat edhe çfarë t’u thuash, edhe njerëz që ekzaltohen për shkak të xhepit dhe i thonë Ramës që ti nuk duhet të bësh zgjedhje se vetëm kështu ne gjejmë parajsën tonë, shkruajnë mediat shqiptare.

    Janë harxhuar për ato projekte nga 1.5 mesatarisht në 2 miliardë euro, ku pa asnjë diskutim përzgjedhësi i studios së çdo projekti është vetë Padrino, çka do të thotë se vetë Padrino ndan paratë, ndan shumat, ndan favoret. Është famoze një studio belge që bëri Sheshin Skënderbej, por para sheshit ajo ka bërë sarajet e Surrelit pa asnjë faturë, por e shpërblyer më vonë.

    Pra, edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe të gjithë këtë veprimtari mafioze kriminale të Edi Ramës.

    Dënoj me forcën më të madhe arrestimin, ndalimin dhe shoqërimin që i bëri dje gazetarit holandez që me kurajë denoncoi i parë ose ndër të parët këtë dosje.

    U bëjmë thirrje agjencive partnere ndërkombëtare të ndërmarrin çdo hetim sepse është një shans i madh për të zbërthyer në çdo qelizë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, narkoshtetin e Edi Ramës”, tha Berisha gjatë deklaratës për media./Telegrafi/.

  • Holiday In 2 - Investoni në një pronë, fitoni një stil jetese

    Holiday In 2 – Investoni në një pronë, fitoni një stil jetese

    Kur mendoni për blerjen e një banese, metrat katrorë, lokacioni dhe cilësia e ndërtimit janë ndër kriteret e para që merrni parasysh. Por një zgjedhje e mirë nuk përcaktohet vetëm nga ajo që gjendet brenda katër mureve. Rëndësi ka edhe ambienti që ju rrethon, komoditetet që keni pranë dhe mënyra se si një pronë mund ta pasurojë stilin tuaj të jetesës.

    Holiday In 2, projekti rezidencial i Edil Project në Kunë të Shëngjinit, është konceptuar pikërisht për të ofruar këtë përvojë të plotë, duke ndërthurur banimin modern me përparësitë e një lokacioni bregdetar.

    I pozicionuar pranë bregdetit të Adriatikut, në një ambient ku gjelbërimi i pishave plotëson peizazhin detar, Holiday In 2 krijon një kombinim të veçantë mes natyrës, arkitekturës bashkëkohore dhe rehatisë. Është një projekt që i kushton rëndësi jo vetëm hapësirës ku qëndroni, por edhe përvojës që ju ofron çdo ditë.

    Një nga veçoritë që e dallon Holiday In 2 është koncepti i organizimit të kompleksit. Pishina, plazhi privat, këndi i lojërave për fëmijë, hapësirat e parkimit, njësitë e shërbimit dhe siguria 24-orëshe janë pjesë e planifikimit të tij, duke sjellë një standard që shkon përtej një ndërtese tradicionale banimi.

    Këto elemente krijojnë mundësi të ndryshme për secilin anëtar të familjes. Për dikë, përparësi mund të jetë qetësia e një ambienti pranë natyrës; për dikë tjetër, komoditeti i shërbimeve dhe hapësirave të përbashkëta. Ndërsa për familjet me fëmijë, një mjedis i organizuar dhe me hapësira rekreative është një vlerë e rëndësishme në zgjedhjen e pronës.

    Në Holiday In 2, ideja është e thjeshtë: të keni më shumë mundësi për ta shijuar kohën tuaj, pa pasur nevojë të largoheni nga ambienti ku qëndroni.

    Përtej përvojës së banimit, Holiday In 2 përfaqëson edhe një mundësi për ata që dëshirojnë ta zgjerojnë portofolin e tyre të pronave. Një banesë në bregdet bashkon kënaqësinë e përdorimit personal me mundësinë e shfrytëzimit të saj si investim i së ardhmes.

    Pas këtij koncepti qëndron Edil Project, kompani me 25 vite përvojë në sektorin e ndërtimit, e cila përmes projekteve të saj i ka kushtuar rëndësi zhvillimit të hapësirave të përshtatshme për banim, funksionalitetit dhe komoditetit.

    Holiday In 2 është një zgjedhje për ata që në një pronë kërkojnë më shumë sesa një vend për të qëndruar. Për ata që e vlerësojnë ambientin, rehatinë dhe mundësinë për të pasur një hapësirë të tyren në një nga zonat e bregdetit shqiptar.

    Sepse një banesë është vetëm fillimi. Ajo që ka rëndësi është gjithçka që vjen bashkë me të.

    Numrat kontaktues: +355 69 203 5005 / +355 69 202 0608

    Email: info@edilproject.al

    Facebook: Edilproject.al

    Instagram: edilproject.al

    Uebfaqe: www.edilproject.al

  • ​Mjekja-dëshmitare: Argjentinasja pas rënies nga kati i gjashtë ishte e vetëdijshme dhe komunikonte

    ​Mjekja-dëshmitare: Argjentinasja pas rënies nga kati i gjashtë ishte e vetëdijshme dhe komunikonte

    Dëshmitarja e propozuar nga mbrojtja e Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi, e cila kishte dërguar viktimën Maria Clara Urdangaray në QKUK, tha se argjentinasja pas rënies nga kati i gjashtë i hotelit në Fushë Kosovë, ishte e vetëdijshme dhe komunikonte me ekipin mjekësor në autoambulancë.

    Duke dëshmuar në seancën e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, Gashi, e cila punon në QKMF-në e Fushë-Kosovës dhe kishte qenë pjesë e ekipit që e kishte marrë pacienten me autoambulancë, tha se gjatë transportit kishte komunikuar me të në gjuhën angleze.

    Ajo po ashtu tha se e kishte pyetur të njëjtën se a ka rënë vetë nga kati i gjashtë apo e ka shtyrë dikush.

    Gashi tregoi për natën e 1 gushtit të vitit 2023, prej kur kishte pranuar telefonatën.

    “Kam qenë kujdestare, është marrë thirrja që dikush ka rënë nga kati i gjashtë, kemi shkuar. Pacientja ka qenë e vetëdijshme, e lëvizshme dhe ka komunikuar. E kemi marrë në autoambulancë. Gjatë kohës që kemi qenë në autoambulancë rrugët e frymëmarrjes i ka pasur të lira. Nuk ka pasur fraktura të jashtme që janë vërejtur, kemi vendosur terapinë në autoambulancë edhe gjatë tërë rrugës kemi biseduar me pacienten në gjuhën angleze”, tha ajo.

    E pyetur nëse e kishte pyetur pacienten nëse ishte hedhur vetë apo nëse dikush e kishte shtyrë, dëshmitarja tha se ajo ishte përgjigjur negativisht në të dyja pyetjet.

    “Emri, mbiemri çfarë moshe ka, a ka tentuar me u hedh vetë apo e ka shtyrë dikush. Dy përgjigjet e saj kanë qenë jo”, tha ajo.

    Pyetje për dëshmitaren kishte edhe babai i viktimës, Facundo urdangaray.

    Ai pyeti se a mund të shkaktohet konfuzion për një person që bie nga një lartësi e tillë.

    “Një person që bie nga një lartësi e tillë a mund t’i shkaktojë konfuzion gjendja shëndetësore për t’u përgjigjur”, pyeti ai.

    Doktoresha tha se Clara ka qenë e vetëdijshme edhe në QKUK.

    “Kjo është individuale, prej çka unë kam parë ka qenë e vetëdijshme. Dhe çka pashë në raport te QKUK-së dhe aty ka qenë me vetëdije”, tha ajo.

    Ajo u pyet edhe nga kryetari i trupit gjykues për terapinë që i kishte dhënë Clarës atë natë dhe cili është efekti i tij.

    Për terapinë e dhënë nga vetë ajo, Gashi tha se vetëdija ruhet nga terapia qe i është dhënë.

    “Po. Tretje fiziologjike, tramadoll dhe metoklopamid. Është individuale si mundet me reaguar. Po i ruhet vetëdija, mundet gjatë kohës varet çfarë lëndime ka. E di që ka pasur gjakderdhje të brendshme, pasi që kam pyetur kolegët. Terapia jonë nuk ka ndikuar në konfuzitetin e saj gjatë pyetjeve që kam bërë”, tha ajo.

    Endrit Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray, e cila vdiq në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pas rënies nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 shkurt 2026, e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim, por Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim.

    Aktakuzën ndaj tij e ka ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë më 11 shkurt 2025. Nika akuzohet se më 1 gusht 2023, pas një mosmarrëveshjeje me të dashurën e tij, fillimisht e kishte goditur atë dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

    Sipas aktakuzës, përleshja kishte vazhduar edhe në dhomën e hotelit, ku Nika dyshohet se e kishte goditur dhe shtyrë Urdangaray-n drejt qoshes së dhomës, nga ku ajo nuk kishte mundësi të largohej. Prokuroria pretendon se ai e kishte nxjerrë kornizën e dritares dhe e kishte hedhur atë nga kati i gjashtë, si pasojë e së cilës ajo kishte pësuar lëndime që i shkaktuan vdekjen.

    Nika ngarkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”. /kp/

  • Prattipati dhe Sveçla diskutojnë për sigurinë

    Prattipati dhe Sveçla diskutojnë për sigurinë

    Gjatë takimit, theksi u vu te rëndësia e ruajtjes së stabilitetit rajonal, koordinimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe avancimit të prioriteteve të përbashkëta të sigurisë, njofton Ambasada amerikane.

    Bashkëpunimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës në sektorin e sigurisë mbetet një element i rëndësishëm në forcimin e institucioneve, rritjen e kapaciteteve policore dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

    Burimi: RTKLive

  • Prattipati and Svechla discuss security

    During the meeting, the emphasis was placed on maintaining regional stability, close co-ordination between institutions, and advancing joint security priorities, the American Embassy reports.

    Co-operation between the United States and Kosovo in the security sector remains an important element in strengthening institutions, increasing police capacities and ensuring safety for citizens.

    Source Layer: RTKLive

  • Kush është Alice Huang, gruaja që dyshohet se spiunoi shefin e Nvidia për Kinën

    Kush është Alice Huang, gruaja që dyshohet se spiunoi shefin e Nvidia për Kinën

    Alice Huang, një drejtuese e sektorit të teknologjisë, është gruaja që dyshohet se ka spiunuar për Kinën gjatë një lidhjeje me shefin e Nvidia-s, Jensen Huang, sipas raportimeve të mediave amerikane.

    E njohur edhe si Huang Le, ajo raportohet se ka qenë një figurë e lartë në kompaninë Megaspeed International, me bazë në Singapor, e cila operon në sektorin e qendrave të të dhënave.

    Sipas New York Times, Alice Huang është shtetase kineze dhe dyshohet se ishte rekrutuar nga Pekini për të mbledhur informacione rreth Jensen Huang, një prej figurave më të rëndësishme të industrisë globale të Al.

    Pavarësisht mbiemrit të njëjtë, Alice Huang nuk ka lidhje familjare me 63-vjeçarin Jensen Huang, i lindur në Tajvan.

    Sipas raportimeve, ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe ka lidhje të forta në nivelet më të larta të industrisë së çipave për Al.

    Një profil i gjetur në një databazë kineze fondesh pretendon se Alice Huang ka punuar më herët në HSBC, si dhe si gazetare për CCTV dhe Hunan TV.

    Mediat amerikane kanë raportuar se Alice Huang dhe Jensen Huang kishin një marrëdhënie të afërt.

    Vetë shefi i Nvidia-s u tha punonjësve të kompanisë se ishte “thellësisht i penduar” që kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij.

    Fotografi dhe video nga ngjarje të industrisë teknologjike në vitet 2024 dhe 2025 i kanë shfaqur të dy së bashku në disa raste.

    Sipas New York Times dhe Wall Street Journal, zyrtarët amerikanë arritën vitin e kaluar në përfundimin se Alice Huang kishte synuar Jensen Huang si pjesë e një operacioni spiunazhi.

    Në atë periudhë, ajo raportohet se ishte një drejtuese e lartë në Megaspeed International, kompani që jep me qira kapacitete kompjuterike për trajnimin dhe funksionimin e sistemeve të Al.

    Në faqen e saj, Megaspeed prezantohet si “partner kryesor i biznesit të Nvidia-s për cloud computing në rajonin Azi-Paqësor”.

    Kompania raportohet se është hetuar nga autoritetet amerikane që nga viti 2024 për dyshime se mund të ketë ndihmuar në dërgimin e çipave Nvidia drejt Kinës, pavarësisht kufizimeve amerikane për eksportin e teknologjive më të avancuara.

    Autoritetet e Singaporit gjithashtu raportohet se kanë hetuar kompaninë, ndërsa Alice Huang është marrë në pyetje gjatë vitit 2025

    Megaspeed ka mohuar më herët çdo përfshirje në transferime të paligjshme të çipave, duke i cilësuar raportimet si “të pasakta dhe çorientuese”. /Telegrafi/

  • Who is Alice Huang, the woman who suspected of spying on the head of Novilia for China?

    Who is Alice Huang, the woman who suspected of spying on the head of Novilia for China?

    Alice Huang, a director of the technology sector, is the woman allegedly spying on China during a relationship with Navilia’s chief, Jensen Huang, according to reports by American media.

    Also known as Huang Le, she reportedly was a senior figure in Singapore-based Megaspeed International, which operates in the data sector.

    According to the New York Times, Alice Huang is a Chinese citizen and allegedly recruited from Beijing to collect information about Jensen Huang, one of the most important figures in the global Al industry.

    Despite the same last name, Alice Huang has no family ties to 63-year-old Jansen Huang, born in Taiwan.

    According to reports, it speaks fluent English and has strong links to the highest levels of Al’s chip industry.

    A profile found on a Chinese fund database claims that Alice Huang worked early on HSBC, as well as as as a journalist for CCTV and Hunan TV.

    The American media have reported that Alice Huang and Jensen Huang had a close relationship.

    Navia’s own chief told company employees he was deeply repentant that he had been unfaithful to his wife.

    Photographs and videos from technological industry events in 2024 and 2025 have both displayed together on several occasions.

    According to the New York Times and the Wall Street Journal, American officials concluded last year that Alice Huang had targeted Jensen Huang as part of a spying operation.

    At that time, she was reportedly a senior leader in the Megaspeed International, a company that rents computer capacity for training and operating Al systems.

    On its site, Megaspewed is represented as Nvivia’s main business partner for Clud computing in the Asia-Peace Zone.

    The company has reportedly been investigated by American authorities since 2024 for allegedly helping to send the Niviia chips to China, despite US restrictions on export of more advanced technologies.

    Singapore authorities are also reportedly investigating the company, while Alice Huang was questioned during 2025.

    Megaspeed previously denied any involvement in illegal chip transfers, naming reports as inaccurate and confusing. /Telegraphy/

  • Miratohen katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

    Miratohen katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

    Me 11 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit në mbledhjen e sotme ka miratuar katër projektligje që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik me Suedinë dhe Belgjikën.

    Para votimit të këtyre projektligjeve, anëtari i komisionit nga radhët e Aleancës, Besnik Tahiri kërkoi sqarime nga kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli që të dije se për çfarë çështje saktësisht bëhet fjalë.

    “A ka mundësi dikush me na sqaru se për çfarë çështje penale jemi duke fol”, ka pyetur ai.

    Kryetari i komisionit nga radhët e LVV-së, Vigan Qorrolli tha se këto janë marrëveshje ndërkombëtare të cilat shteti ynë dhe Mbretëria e Suedisë i lidhin në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

    “Këto janë mërrëveshje ndërkombëtare të cilat shteti ynë dhe Mbretëria e Suedisë i lidh në fushën e bashkëpunimit jurifik ndërkombëtar. E para çështjet penale që përfshijnë të gjitha raportet në fushën e së drejtës penale ndërmjet shteteve. E dyta është çështja e ekstradimit dhe e treta transferi i personave të dënuar. Është pako e përgjithshme e ligjeve që shteti me shtet në fushën e drejtësisë penale i lidh. Nëse një shtetas i Republikës së Kosovës në Suedi dhe e kundërta një shtetas i Suedisë në Kosovë gjykohet penalisht ose kërkohet që një shtetas i Kosovës kërkohet ta vuaj dënimin derisa aj po e kryen për një vepër në shtetin e Suedisë ai mund të transferohet në Republikën e Kosovës për ta vuajtur këtë dënim për parime të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Qorrolli.

    Kurse deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra kërkoi që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla të raportojë në komision për këto marrëveshje, pasi që siç tha ajo kjo ka qenë praktikë e mëhershme dhe se këto të fundit nuk guxojnë të tejkalohen.

    “Ne sapo i votuam një pjesë të marërveshjeve ndërkombvëtare që ratifikohen në Kuvendin e Kosovës. Praktikat e deritashme kryetar kanë qenë që ministrja vjen në komision dhe raporton për marrëveshjet. Nuk po flasim për marrëveshje të cilat nuk dojnë trajtim të detajshëm dhe unë mendoj që Kuvendi nuk guxon t’i tejkalojë këto praktika të mira sepse ministrja ka qenë në takime bilaterale me përfaqësues të shteteve dhe është mirë edhe për opinionin publik, por edhe për neve si deputet që ajo të vijë dhe edhe para votimit t’i informojë deputetët. Ne kemi nje rol mbikqyrës këtu dhe votat tona ishin për, por mendoj që këto praktika nuk guxojnë të tejkalohen dhe nuk guxojnë që votimet të ndodhin siç u votua sot”, ka thënë Dliu-Kodra.

    Projektligjet që u mirtaun në këtë mbledhje janë Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim, atë për Transferimin e Personave të Dënuar, si dhe marrëveshjen për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.

    Po ashtu, në mbledhje u miratua edhe Projektligji për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Four International Agreement Bills Adopted With Sweden, Belgium

    With 11 votes for no counter, and no abstention of the Commission for Legislation, Mandate, Immunite, Assembly Order and Oversight of the Anti-Corruption Agency at today has adopted four bills related to international agreements in the area of judicial co-operation with Sweden and Belgium.

    Before voting these bills, the commission member from the Alliance’s ranks, Besnik Tahiri, asked for clarification by the commission’s chairman, Fargan Qorrolli, to know exactly what issue is being discussed.

    There’s a possibility someone could explain to us what a criminal case we’re talking about, he asked.

    The chairman of the commission from LV ranks, Vogan Qorrolli, said these are international agreements that our state and the Kingdom of Sweden connect in the field of international judicial co-operation.

    These are international agreements that our state and the Kingdom of Sweden connects to the field of international judicial co-operation. The first criminal cases involving all reports in the area of criminal law among states. The second is the issue of extradition and the third transfer of convicted persons. It’s a general package of laws that the state and state in the field of criminal justice connects. If a citizen of the Republic of Kosovo in Sweden and the opposite of a citizen of Sweden in Kosovo is prosecuted or demanded that a Kosovo citizen be required to serve his sentence until he is committed to a work in the state of Sweden, he could be transferred to the Republic of Kosovo to serve this sentence for principles of international law, Qorrolli has said.

    And PDK deputy Blerta Deliu-Codra demanded that Justice Minister Donika Grovala report to the commission on these agreements, since, as she said, it has been the previous practice and that the latter dare not be exceeded.

    We just voted a portion of the international agreements that are ratified in the Kosovo Assembly. The current policy chairman has been that the minister comes to the commission and reports the agreements. We’re not talking about deals that don’t want detailed treatment, and I don’t think the Parliament dares outrun these good practices because the minister has been in bilateral meetings with representatives of states and it’s good for public opinion, but it’s good for us as deputy to come and before the vote inform MPs. We have a monitoring role here and our votes were for, but I don’t think these practices dare get out of the way and they don’t dare vote like they were voted in today, Dliu-Kodra said.

    The bills that were adopted at this meeting are the Bill on Ratification of the Agreement between the Republic of Kosovo and the Kingdom of Sweden for Extradition, the one for the transfer of convicted persons, as well as the Convention on Inter-Religious Assistance to Criminal Affairs.

    Also approved at the meeting was the Bill on Ratification of the Treaty for Aid to Intervention on Criminal Affairs between Kosovo and Belgium’s Kingdom. / EO

    Source Layer: Dukeagini

  • Mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

    Mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

    Mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

    Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në Kuvendin e Kosovës për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt tashmë ka nisur.

    Në këtë sesion, janë gjashtë pika në rend të ditës, raporton EO, transmeton Klankosova.tv

    1. Miratimi i rendit të ditës

     2. Plotësim-ndryshimi i Planit të Punës

    3. Plotësimi i kalendarit të aktiviteteve në Planin e Punës

    4. Hartimi preliminar i listës së dokumenteve që do të kërkohen nga institucionet relevante, në kuadër të Planit të Punës

    5. Miratimi i buxhetit të Komisionit

    6. Të ndryshme