Category: Lajme

  • NPL “Kastrioti” vazhdon punimet për mirëmbajtjen dhe rregullimin e ndriçimit publik

    NPL “Kastrioti” vazhdon punimet për mirëmbajtjen dhe rregullimin e ndriçimit publik

    NPL “Kastrioti” ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rregullimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

    Sipas njoftimit të ndërmarrjes, punëtorët e Operativës, përkatësisht ekipi i elektricistëve, janë duke realizuar intervenime në terren me qëllim të përmirësimit të ndriçimit dhe krijimit të kushteve më të sigurta për qytetarët.

    Nga NPL “Kastrioti” kanë theksuar se angazhimet do të vazhdojnë për të siguruar një ambient më të ndriçuar dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

  • Çitaku: Me Kurtin kemi dallime vetëm për procedurën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

    Çitaku: Me Kurtin kemi dallime vetëm për procedurën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

    Çitaku: Me Kurtin kemi dallime vetëm për procedurën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se në diskutimet me kryeministrin Albin Kurti nuk ka dallime në përmbajtjen rreth Ligjit për Gjykatën Speciale që po diskutohet, por vetëm në aspektin procedural.

    Pas takimit në Qeveri ku ishte së bashku me ish-kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Çitaku tha se diskutimet do të vazhdojnë.

    “Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha ajo para gazetarëve.

    Ndryshe, takimi u zhvillua në prag të rishqyrtimit në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i kthyer në Kuvend nga presidentja.

    Burimi: Insajderi

  • Citaku: With Kurt we only differ about the special Law change procedure

    Kosovo Democratic Party of Kosovo Chairman-in-Chief Advise ( The PDK, Vlora Citaku, has stated that in discussions with Prime Minister Albin Kurti there are no differences in the content about the Law for the Special Court under discussion, but only in the procedural aspect.

    After meeting in Government, where he was together with former PDK leader Bedri Hamza, Citaku said discussions would continue.

    Bashka with Mayor Hamza, with Vetevendosje Movement chairman, we have no difference in content, we still have differences only in procedure, discussions continue, later announced, she told reporters.

    Otherwise, the meeting took place on the eve of reexamination in the Law Assembly for the change and completion of the Law for Specialised Chambers and the Specialised Prosecutor’s Office returned to the Assembly by the president.

    Source Layer: Insander

  • Putin: Rusia, Kina dhe ShBA-ja mund ta forcojnë së bashku stabilitetin global

    Putin: Rusia, Kina dhe ShBA-ja mund ta forcojnë së bashku stabilitetin global

    Putin: Rusia, Kina dhe ShBA-ja mund ta forcojnë së bashku stabilitetin global

    Rusia, Kina dhe ShBA-ja mund ta forcojnë stabilitetin global nëse bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, u tha presidenti rus, Vladimir Putin, homologëve të tij kinez dhe amerikan.

    “Kombet tona ndajnë shumë interesa të përbashkëta sa i përket zgjidhjes së konflikteve rajonale, përfshirë, natyrisht, konfliktin në Ukrainë”, tha ai, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

    Putin tha se ai, Xi dhe Trump mund të “japin një kontribut domethënës në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit global, me kusht që të angazhohemi në mënyrë konstruktive dhe si partnerë”. /Klankosova.tv

  • Përvetësoi me mashtrim 320 mijë euro, aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë

    Përvetësoi me mashtrim 320 mijë euro, aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë

    Përvetësoi me mashtrim 320 mijë euro, aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, e dyshuar për falsifikim të autorizimeve dhe mashtrim në shitblerjen e pronave në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, e pandehura dyshohet se ka përdorur autorizime të falsifikuara, kinse të lëshuara nga xhaxhai i saj, për të shitur prona që ndodheshin në emër të tij.

    Në aktakuzë thuhet se më 13 nëntor 2024, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ajo ka paraqitur dokumente të falsifikuara me qëllim që të ndikojë në vendimmarrjen për të drejtën e pronësisë së disa parcelave në zonën kadastrale Petroviç të komunës së Shtimes.

    Si pasojë, gjykata kishte nxjerrë aktgjykim me të cilin i ishte njohur e drejta e pronësisë personit me inicialet L.H.

    Po ashtu, sipas Prokurorisë, e pandehura dyshohet se në vitin 2016 ka mashtruar një person me inicialet M.K., duke përdorur autorizimin e falsifikuar për shitjen e pronës së xhaxhait të saj.

    Përmes pagesave bankare, ajo dyshohet se ka përfituar para në vlerë prej 200 mijë eurosh, duke i shkaktuar dëm pasuror të dëmtuarit.

    Ndërsa, gjatë vitit 2018, e njëjta dyshohet se ka mashtruar edhe një person tjetër, me inicialet L.H., përmes një marrëveshjeje për shitblerjen e pronës në vlerë prej 170 mijë eurosh. Sipas aktakuzës, dëmi i shkaktuar në këtë rast arrin në 120 mijë euro.

    Ajo akuzohet për veprat penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”.

    Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën ta shpallë fajtore dhe ta dënojë sipas ligjit.

    E pandehura prezumohet e pafajshme derisa fajësia e saj të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

    Adopted by 320 thousand euros fraud, indictment against Macedonian citizen

  • Adopted by 320 thousand euros fraud, indictment against Macedonian citizen

    Adopted by 320 thousand euros fraud, indictment against Macedonian citizen

    PThe foundation rocker in Ferizaj has filed charges against a North Macedonian citizen, suspected of forging authorisations and fraud in Kosovo property trading.

    According to the prosecution’s announcement, the defendant allegedly used forged authorization, as issued by her uncle, to sell property in his name.

    The indictment says that on November 13th, 2024, at the Foundation Court in Ferizaj, it has submitted forged documents in order to influence decision-making to own some parcels in the cadastral area of Shtime municipality.

    As a result, the court had issued the court’s known right to the person with the initial L.H.

    And according to the Prosecutor’s Office, the defendant allegedly deceived a man in 2016 with M.C. initials, using counterfeit authorization to sell her uncle’s property.

    Through bank payments, she is suspected of earning money worth 200 thousand euros, causing property damage to the injured.

    During 2018, however, the same person has allegedly been deceived by the initial L.H.H., through a property trading agreement worth 170 thousand euros. According to the indictment, the damage caused in the case amounts to 120 thousand euros.

    She is accused of criminal acts legalising false content and fraud.

    The prosecutor of the case has proposed to the court that, after maintaining judicial examination and managing evidence, the defendant pleads guilty and sentence him by law.

    The defendant is deemed innocent until her guilt is proven by decision of form.

    Adopted by 320 thousand euros fraud, indictment against Macedonian citizen

  • Xi bën thirrje për një botë pa armë bërthamore

    Xi bën thirrje për një botë pa armë bërthamore

    Xi bën thirrje për një botë pa armë bërthamore

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për ndalimin dhe eliminimin e plotë të armëve bërthamore, duke theksuar nevojën për krijimin e një bote pa këto armë.

    Gjatë deklaratave të tij drejtuar presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, Xi i cilësoi armët bërthamore si një kërcënim të vazhdueshëm për njerëzimin.

    “Armët bërthamore janë një ‘shpatë e Damokleut’ që qëndron e varur mbi njerëzimin dhe duhet të ndalohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të eliminohen plotësisht, me synimin përfundimtar të krijimit të një bote pa armë bërthamore”, deklaroi Xi, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Xinhua, raporton Reuters.

    Ai theksoi gjithashtu se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë, duke bërë thirrje që të ndërmerren të gjitha përpjekjet për parandalimin e saj.

    Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, kishte deklaruar më herët se çarmatimi bërthamor ishte një nga temat që synonte ta diskutonte me liderin kinez dhe atë rus. /Klankosova.tv

  • Trump: Po bëjmë histori, do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

    Trump: Po bëjmë histori, do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

    Trump: Po bëjmë histori, do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se takimi trepalësh me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin, do të përfshijë diskutime për të gjitha problemet e botës.

    Në fillim të takimit, Trump tha se tre liderët kanë shumë tema për të diskutuar, duke e cilësuar këtë takim si historik.

    “Ne vërtet po bëjmë histori. Ne të tre kemi shumë gjëra për të diskutuar”, u shpreh ai.

    Trump tha se në takim do të trajtohen “praktikisht të gjitha problemet që po diskutohen në botë”.

    Ai kritikoi qasjen e liderëve të mëparshëm, të cilët, sipas tij, shpesh kanë shmangur dialogun me udhëheqësit me të cilët kanë pasur mospajtime.

    “Asnjëherë nuk është arritur paqja duke refuzuar mundësitë për dialog”, shtoi presidenti amerikan.

    Trump theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia janë në një pozitë të veçantë për të diskutuar çështjen e armëve bërthamore. /Klankosova.tv

  • Hidrodrini zëvendëson 50 metra gyp në Klinë, intervenon edhe në rrjetin e kanalizimit

    Hidrodrini zëvendëson 50 metra gyp në Klinë, intervenon edhe në rrjetin e kanalizimit

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, përmes Njësisë Operative në Klinë, ka intensifikuar gjatë kësaj jave punimet në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

    Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet operative kanë intervenuar në debllokimin e kanalizimeve në qendër të qytetit dhe në lagjet përreth, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit.

    Po ashtu, në Qendrën Zejtare, përkatësisht në rrugën “Ilir Merturi”, është riparuar një defekt në rrjetin e ujësjellësit, ku janë zëvendësuar 50 metra gyp të vjetër, i cili kishte shkaktuar probleme të vazhdueshme për shkak të çarjeve të shpeshta.

    Në vend të tij është vendosur gyp i ri, me cilësi të lartë dhe rezistencë ndaj presionit deri në 16 bar.

    “Kjo ndërhyrje synon të eliminojë defektet e përsëritura, të rrisë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë, si dhe të përmirësojë shërbimet për konsumatorët”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.

    Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimet për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/

  • Talenti rus po çmend Evropën, Barcelona dhe Bayern Munich në ‘luftë’ për transferimin e tij

    Talenti rus po çmend Evropën, Barcelona dhe Bayern Munich në ‘luftë’ për transferimin e tij

    Barcelona dhe Bayern Munich kanë vënë në shënjestër mesfushorin rus të Galatasarayt, Aleksei Batrakov, i cili po kalon një fillim të jashtëzakonshëm të aventurës së tij në futbollin turk.

    21-vjeçari është shndërruar në njërin prej talenteve më të spikatura në Evropë, falë paraqitjeve të tij që nga transferimi te Galatasaray gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

    Batrakov iu bashkua klubit turk nga Lokomotiv Moska për 25 milionë euro dhe nuk iu desh shumë kohë për të dëshmuar vlerat e tij. Ai është vendosur shpejt në mesin e futbollistëve kryesorë të skuadrës, duke pasur ndikim të madh në repartin ofensiv.

    Shifrat e tij flasin vetë: gjashtë gola dhe katër asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat. Mesfushori ofensiv ka treguar se përveç organizimit të lojës, mund të jetë vendimtar edhe në fazën e finalizimit.

    Ai ka shkëlqyer edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka realizuar katër gola, duke dëshmuar se mund të bëjë diferencën edhe në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

    Sipas gazetës turke Fanatik, raportim që është përcjellë edhe nga mediumi francez Foot Mercato, Barcelona dhe Bayern Munich kanë nisur ta monitorojnë nga afër situatën e 21-vjeçarit, pasi paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë.

    Interesimi i këtyre dy klubeve mund ta bëjë Batrakovin një prej emrave më të përfolur në afatet e ardhshme kalimtare./Telegrafi/