Category: Lajme

  • Nottingham Forest trondit Manchester Cityn, Arsenali shkëputet gjashtë pikë në krye

    Nottingham Forest trondit Manchester Cityn, Arsenali shkëputet gjashtë pikë në krye

    Nottingham Forest ka shkaktuar befasi në javën e dhjetë të Ligës Premier, duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1, në një ndeshje ku vendasit shkëlqyen me efikasitetin para portës.

    Nottingham e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë, kur Cunha përfitoi nga një gabim katastrofal i mbrojtjes së Manchester Cityt për të shënuar nga afërsia për 1-0.

    Vendasit vazhduan të ishin më konkretë dhe në minutën e 18-të e dyfishuan epërsinë. Liam Delap realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke e lënë Gianluigi Donnarumman pa mundësi reagimi (2-0).

    Manchester City tentoi të rikthehej në lojë, ndërsa Erling Haaland pati një mundësi në minutën e 41-të, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja kundërshtare. Enzo Fernandez gjithashtu shpërdoroi një rast të mirë me kokë në minutën e 24-të.

    Nottingham Forest shocks Manchester City, Arsenal splits six points at the top

    Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 2-0 të Nottinghamit, ndërsa City bëri dy ndryshime në pushim, duke inkuadruar Matheus Nunes dhe Nico O’Reilly.

    Këto ndryshime dhanë efekt në minutën e 52-të, kur Rayan Cherki realizoi një gol spektakolar. Francezi goditi nga skaji i zonës me një goditje të parë, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë dhe duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

    Megjithatë, Nottingham nuk u mjaftua me epërsinë minimale. Ryan Yates ishte pranë golit në minutën e 68-të, kur goditja e tij u devijua në shtyllë, ndërsa në minutën e 73-të Liam Delap realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për vendasit.

    Sulmuesi anglez përfundoi një tjetër aksion individual me një goditje të fuqishme brenda zonës, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë për rezultatin 3-1.

    Manchester City nuk arriti të reagojë më, ndërsa Nottingham e menaxhoi epërsinë deri në fund, pavarësisht disa kartonëve të verdhë në minutat e fundit.

    Me këtë humbje, Manchester City mbetet në kuotën e 21 pikëve, gjashtë më pak se lideri Arsenal, që ka 27 pikë. Ndërkohë, Nottingham Forest merr një fitore të rëndësishme në javën e 10-të të kampionatit anglez./Telegrafi

    Standings provided by Sofascore
  • Nottingham Forest shocks Manchester City, Arsenal splits six points at the top

    Nottingham Forest shocks Manchester City, Arsenal splits six points at the top

    Nottingham Forest has caused surprise in the tenth week of Premier League, defeating Manchester City by 3-1, in a match where locals glistened with efficiency in front of the gate.

    Nottingham began the meeting furiously and passed on in the sixth minute, when Cunha took advantage of a catastrophic Manchester City defense mistake to mark from the vicinity to the 1-0.

    Locals continued to be more concrete, and in the 18th minute, they doubled their supremacy. Liam Delap achieved a fine goal after an individual action, leaving Gianluigi Donnarumman with no possibility of reaction (2-0).

    Manchester City tried to get back into the game while Erling Haaland had a chance in the 41st minute, but his blow was blocked by the opposing defence. Enzo Fernandez also abused a good case with a head in the 24th minute.

    Nottingham Forest shocks Manchester City, Arsenal splits six points at the top

    The first part ended with Nottingham’s 2-0 supremacy, while City made two changes in vacation, injecting Matthew Nunes and Nico O’Reilly.

    These changes worked in the 52nd minute, when Rayan Cheri achieved a spectacular goal. The Frenchman struck from the edge of the area with a first blow, sending the ball to the upper left corner and narrowing the score to 2-1.

    Nottingham, however, did not limit itself to minimal superiority. Ryan Yates was near the goal in the 68th minute, when his blow went off the stake, while in the 73rd minute Liam Delap achieved the second personal goal and the third goal for locals.

    The English striker completed another individual action with a powerful blow inside the area, sending the ball to the upper right corner for a score of 3-1.

    Manchester City failed to react, while Nottingham managed the supremacy to the end, despite some yellow cartoons in the last few minutes.

    With this loss, Manchester City remains at 21 points, six less than the Arsenal leader, which has 27 points. Meanwhile, Nottingham Forest receives an important victory in the 10th week of the English Championship. /Telegraph

    Standings provided by Sofascore
  • “Trafikantët duhet të përgjigjen, jo viktimat” – Berisha reagon për rastin e 400 kg kokainë, ndërsa pritet vendimi i Apelit

    “Trafikantët duhet të përgjigjen, jo viktimat” – Berisha reagon për rastin e 400 kg kokainë, ndërsa pritet vendimi i Apelit

    “Trafikantët duhet të përgjigjen, jo viktimat” – Berisha reagon për rastin e 400 kg kokainë, ndërsa pritet vendimi i Apelit

    Avokati Besnik R. Berisha ka reaguar publikisht lidhur me rastin e 400 kilogramëve kokainë, duke deklaruar se kompania MC Food, Izet Sheqiri dhe punëtorët e saj janë viktima të veprimtarisë së krimit të organizuar. Ai ka kritikuar ashpër Prokurorinë për mënyrën e trajtimit të rastit, ndërsa ka kërkuar që Gjykata e Apelit të marrë një vendim të drejtë për lirimin e të mbrojturve të tij, raporton Gazeta Sinjali.

    Reagimi i Berishës, i publikuar në Facebook, vjen pas raportimeve të Euronews Albania për hetimet e SPAK-ut ndaj një rrjeti ndërkombëtar që akuzohet për trafikimin e të paktën 60.7 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës.

    Sipas këtyre raportimeve, organizatat kriminale përdornin kompani tregtare dhe ngarkesa me produkte të ligjshme për të fshehur kokainën gjatë transportit ndërkombëtar.

    Duke iu referuar këtyre zhvillimeve, Berisha ka theksuar se ato dëshmojnë se si bizneset e ligjshme mund të përfundojnë viktima të rrjeteve të trafikimit të narkotikëve.

    “Rasti i 400 kilogramëve kokainë është tragjedi për MC Food, Izet Sheqirin dhe punëtorët e kësaj kompanie!”, ka shkruar Berisha.

    Ai ka theksuar se mbrojtja e ka ngritur vazhdimisht këtë argument gjatë procedurës gjyqësore.

    “Kjo është pikërisht ajo që mbrojtja ka argumentuar vazhdimisht në rastin e MC Food, Izet Sheqirit dhe stafit të tij. Njerëz që, në vend se të mbrohen nga krimi i organizuar, po vuajnë pasojat e tij, duke paguar me lirinë, dinjitetin, familjet dhe gjithçka që kanë ndërtuar me punë të ndershme”, ka deklaruar ai.

    Berisha kritikon Prokurorinë: Nuk ka bërë dallimin mes autorëve të krimit dhe viktimave

    Në reagimin e tij, avokati ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Prokurorisë, duke pretenduar se në këtë rast nuk është bërë dallimi i domosdoshëm ndërmjet personave përgjegjës për organizimin e veprimtarisë kriminale dhe atyre që, sipas mbrojtjes, janë bërë viktima të saj.

    “Për mua, ky rast është edhe një dështim serioz i Prokurorisë për të bërë dallimin thelbësor mes atyre që organizojnë dhe kryejnë krime dhe atyre që bien viktima të tyre”, ka shkruar Berisha.

    Ai ka kërkuar që Gjykata të vlerësojë në mënyrë të pavarur provat, rrethanat dhe përgjegjësinë individuale të secilit të përfshirë në rast.

    “Tashmë është koha që Gjykata ta bëjë këtë dallim, duke vlerësuar me pavarësi provat, rrethanat dhe përgjegjësinë individuale të secilit. E mbi të gjitha, të marrë pa vonesë një vendim të drejtë për lirimin e tyre”, ka theksuar avokati.

    Pritet vendimi i Gjykatës së Apelit

    Rasti i 400 kilogramëve kokainë është aktualisht në procedurë ankimore, pas kundërshtimit të aktgjykimit të shkallës së parë nga mbrojtja.

    Seanca para kolegjit të Gjykatës së Apelit është mbajtur, ndërsa vendimi ende nuk është shpallur.

    Në përfundim të reagimit, Berisha ka përcjellë një mesazh të fuqishëm lidhur me mënyrën se si, sipas tij, duhet të trajtohen rastet ku bizneset e ligjshme mund të shfrytëzohen nga organizatat kriminale.

    “Nuk mund ta luftojmë krimin e organizuar duke ua shkatërruar jetën atyre që pretendojmë se po i mbrojmë prej tij.

    Trafikantët duhet të përgjigjen për krimet e tyre. Viktimat nuk duhet të vuajnë në vend të tyre!”, ka përfunduar Berisha.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Traffickers must respond, not victims Berisha reacts to 400kg of cocaine case while Appeals decision is expected

    Faithful Lawyer R. Berisha has reacted publicly in connection with the case of 400kg of cocaine, claiming that the MC Food company, Izet Sheqiri and its workers are victims of organised crime activity. He has sharply criticised the prosecution for his handling of the case, while demanding that the Court of Appeals make a fair decision to release its defenders, the Signal newspaper reports.

    Berisha’s response, published on Facebook, comes after Euronews Albania reports on SPAK investigations into an international network accused of trafficking at least 60.7 tonnes of cocaine from South America to Europe.

    According to these reports, criminal organisations used commercial companies and loads of legitimate products to hide cocaine during international transport.

    Referring to these developments, Berisha has stressed that they testify how legitimate businesses could end up victims of narcotics trafficking networks.

    The 400kg cocaine case is the tragedy for MC Food, Izet Sheqiri and the workers of this company! Berisha wrote.

    He has stressed that defence has repeatedly raised this argument during the judicial procedure.

    This is exactly what the defence has repeatedly argued in the case of MC Food, Izet Sheqiri and his staff. People who, rather than being protected from organized crime, are suffering its consequences, paying for the freedom, dignity, families, and all that they have built with honest work, he has declared.

    Berisha criticises the prosecution: There is no difference between the perpetrators and the victims

    In his response, the lawyer has directed fierce criticism of the prosecution, claiming that in this case no necessary distinction has been made between persons responsible for organising criminal activity and those who, according to the defence, have become its victims.

    For me, this case is also a serious failure by the Prosecutor to distinguish the fundamental difference between those who organise and commit crimes and those who fall victim to them, Berisha wrote.

    He has demanded that the Court independently assess each individual evidence, circumstances and responsibility involved in the case.

    Now is the time for the Court to make that distinction, with independence assessing each individual’s evidence, circumstances, and responsibility. And above all, to make without delay a fair decision on their release has the lawyer stressed.

    Court of Appeals Decision Expected

    The case of 400kg of cocaine is currently in complaining procedure, following the rejection of the first degree act of defence.

    The hearing before the College of Court of Appeals has been held, while the verdict has not yet been announced.

    At the conclusion of the response, Berisha has conveyed a powerful message about how, according to him, cases where legitimate businesses can be exploited by criminal organisations should be addressed.

    We cannot fight organized crime by destroying the lives of those we claim to be protecting them from it.

    Traffickers have to answer for their crimes. The victims should not suffer for them!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • IVF-ja falas në QKUK jep rezultat, 12 gra mbesin shtatzënë përmes këtij shërbimi

    IVF-ja falas në QKUK jep rezultat, 12 gra mbesin shtatzënë përmes këtij shërbimi

    Këtë javë lindi foshnja e parë nga shtatzënia përmes fertilizimit të asistuar në Klinikën e Gjinekologjisë. Ky proces, që për herë të parë nisi vitin e kaluar dhe ofrohet falas, ka rezultuar me shtatzëni të suksesshme edhe për 11 gra të tjera. Interesimi i pacienteve për këtë shërbim që ofrohet në QKUK, është rritur dukshëm.

    Ëndrra për të përjetuar ndjenjën e mëmësisë iu plotësua pas gjashtë vitesh.

    E, këtë, ajo e arriti përmes shtatzënisë me fertilizim të asistuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

    Tash kur pranë e ka vajzën, 31-vjeçarja ka një mesazh për gratë e tjera.

    “Gjithqysh, mos të humbin kohë sepse këtu është çdo sen shumë mirë, gjithçka ka shku shumë mirë, stafi shumë i mrekullueshëm dhe gjithçka ka shku në rregull”.

    Por, kjo s’është e vetmja grua që mori shërbimin IVF në Gjinekologji.

    “Deri tash i kemi pas përmbi 100 marrje të ovocideve nga qelizat vezë, pastaj përmbi 38 transfere që do të thotë kur bëhet transferi është qeliza e mbarësume dhe pritet shtatzënia prej tyre dhe prej 38 transfereve i kemi deri tash të konfirmuara 11 shtatzëni”, ka thënë Zef Ndrejaj, Drejtor i Gjinekologjisë, QKUK.

    Drejtori foli edhe për numrin e pacienteve që kanë kërkuar konsultë për marrjen e këtij shërbimi, që ofrohet falas në QKUK.

    “Shërbimi i IVF-së ose FAM si i themi ne ka nis tash gati para një viti deri më tani janë diku 2700 pacientë, të cilët kanë kërkuar konsulta apo janë ardhë në kontroll tek mjekët e repartit, por jo nuk janë duke prit sepse shumica nga këta ose kanë moshë të shtyer ose nuk i plotësojnë kushtet apo kanë edhe ndonjë problem të madh që nuk tejkalohet”, ka thënë Zef Ndrejaj, Drejtor i Gjinekologjisë, QKUK.

    Ky shërbim në sektorin privat, varësisht nga procedurat, u kushton pacientëve deri në 10 mijë euro./Tv Dukagjini/

  • Hakerët godasin ministrin italian, të dhënat e tij përfundojnë në 'dark web' - reagon Meloni

    Hakerët godasin ministrin italian, të dhënat e tij përfundojnë në ‘dark web’ – reagon Meloni

    Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar se është shënjestruar nga hakerët për shkak të mbështetjes së vendit të tij ndaj Ukrainës.

    Tajani tha se “kriminelë kibernetikë” kanë shpërndarë të dhënat e tij personale në dark web gjatë disa ditëve të fundit.

    Sipas tij, hakerët po kërkojnë informacione shtesë, duke e ekspozuar atë ndaj kërcënimeve dhe frikësimeve të reja.

    Tajani njoftoi se objektiv i sulmit është bërë edhe familja e tij.

    “Qëndrimi ynë ndaj Ukrainës është arsyeja politike pse jam shënjestruar. Për këto organizata kriminale, mbrojtja e lirisë së një shteti sovran dhe mbështetja e qartë për demokracinë dhe pavarësinë e një vendi konsiderohet e rrezikshme”, ka deklaruar ai.

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka dalë në mbështetje Tajanit, duke e cilësuar si shqetësuese shitjen dhe publikimin e informacioneve konfidenciale që lidhen me zyrtarë publikë.

    “Shitja e informacioneve konfidenciale për zyrtarët publikë është një çështje që shkakton shqetësim të madh dhe duhet trajtuar me vendosmërinë më të madhe”, deklaroi Meloni.

    Rasti vjen në kohën kur edhe kompania që menaxhon projektin e tunelit hekurudhor Brenner Base Tunnel ka konfirmuar se është goditur nga një sulm kibernetik gjatë javëve të fundit.

    Bëhet fjalë për një projekt hekurudhor rreth 55 kilometra të gjatë, që lidh Innsbruckun në Austri me Fortezzan në Itali.

    Kompania BBT SE njoftoi se sulmi kishte ndodhur më 17 tetor dhe se menjëherë pas zbulimit të tij ishin aktivizuar protokollet e sigurisë kibernetike.

    Sipas kompanisë, sistemet e prekura janë izoluar menjëherë, ndërsa në hetimin e incidentit janë përfshirë edhe specialistë të jashtëm të sigurisë kibernetike.

    Raportohet se gjatë sulmit janë vjedhur të dhëna jo publike, pasi hakerët kishin arritur të hynin në rrjetin e kompanisë të lidhur me internetin.

    Gazeta “Tiroler Tageszeitung”, e cila raportoi fillimisht për sulmin, shkroi se hetimet paraprake dyshojnë për përfshirjen e një grupi pro-rus të hakerëve të njohur si “Everest”.

  • Keanu Reeves rikthehet në rolin e John Wick, por në filmin e ri të animuar "Ultraman: Rising"

    Keanu Reeves rikthehet në rolin e John Wick, por në filmin e ri të animuar “Ultraman: Rising”

    Keanu Reeves do të rikthehet në rolin e John Wick, por këtë herë vetëm me zërin e tij, në një film të animuar që do të përshkruajë ngjarjet para pjesës së parë të serialit të vitit 2014.

    Sipas LADbible, studioja Lionsgate ka konfirmuar rikthimin e Reeves në projekt, i cili u njoftua për herë të parë në prill 2025 në CinemaCon në Las Vegas.

    U njoftua nga Adam Fogelson, president i grupit të filmave të Lionsgate, dhe filmi është drejtuar nga Shannon Tindle, autorja e filmit të animuar “Ultraman: Rising”.

    Ngjarja ndjek John Wick-un ndërsa ai përfundon Misionin legjendar të Pamundur, vrasjen e të gjithë rivalëve të tij brenda një nate. Duke vepruar kështu, ai lirohet nga detyrimet e tij ndaj Tavolinës së Lartë dhe fiton të drejtën për të jetuar një jetë paqësore me gruan e tij Helen. Misioni është përmendur në filmat e mëparshëm, por publiku nuk e ka parë kurrë.

    – YouTube youtu.be

    “Mundësitë janë të pafundme, si në animacion ashtu edhe në botën e John Wick. Nuk ka histori tjetër të John Wick që fansat duan ta shohin më shumë sesa Mission Impossible”, tha Fogelson në njoftim.

    Chad Stahelski ishte regjisor i të katër filmave kryesorë të John Wick dhe është një nga producentët e filmit të animuar. Ai thotë se animacioni japonez është një nga ndikimet e tij më të mëdha krijuese.

    “Ai pati një ndikim të madh tek unë, veçanërisht seriali John Wick. Mundësia për të zhvilluar një anime të John Wick duket si hapi i përsosur përpara për këtë botë”, tha Stahelski.

    Një datë publikimi për filmin nuk është njoftuar ende. Reeves luajti për herë të parë rolin e John Wick në vitin 2014, i cili u pasua nga tre vazhdime. Ai u shfaq për herë të fundit në këtë rol në filmin e vitit 2025 “John Wick: Kapitulli 2: Kapitulli 3”, me Ana de Armas në rolin kryesor. /Telegrafi/

  • Pekini konfirmon bisedimet për një samit historik Xi-Trump-Putin në Kinë

    Pekini konfirmon bisedimet për një samit historik Xi-Trump-Putin në Kinë

    Pekini ka konfirmuar për herë të parë se po zhvillon diskutime për një takim historik mes liderit kinez, Xi Jinping, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton agjencia “AP”.

    Zëdhënësja e Ministrisë të Jashtme të Kinës, Mao Ning, gjatë një konference për media në Pekin këtë javë tha se Kina  “është në komunikim me palët përkatëse lidhur me një takim mes tre krerëve të shteteve”.

    Ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, por takimi i tre liderëve mund të mbahet këtë muaj, në margjinat e një samiti rajonal në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

    Nëse realizohet, takimi do të ishte historik. Megjithatë, ekspertët thonë se tre liderët nuk kanë gjasa të diskutojnë çështje konkrete, pasi interesat e tyre janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Sipas tyre, takimi do të shërbente kryesisht për një fotografi të përbashkët, ndërsa Kina do ta organizonte atë me shumë kujdes.

    “Besoj se takimi do të mbahet. Çështja është formati dhe përmbajtja e tij”, tha Sun Yun, drejtoreshë e programit për Kinën në Qendrën Stimson.

    Pekini është nikoqir i samitit të këtij viti të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), një organizatë me 21 anëtarë, ku bëjnë pjesë SHBA-ja dhe Rusia.

    Trumpi pritet të udhëtojë drejt Shenzhenit për t’u takuar me Xi-në për herë të tretë këtë vit, me synimin për ta ruajtur “armëpushimin” e brishtë tregtar, i cili pritet të skadojë në janar.

    Si shenjë se tensionet vazhdojnë, përfaqësuesi amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, gjatë një bisede nëpërmjet videolidhjes të premten me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, i kërkoi Pekinit të ndërmarrë “veprime konkrete për t’i zbatuar plotësisht zotimet e mëparshme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me blerjet e produkteve bujqësore, tokat e rralla dhe mineralet e tjera kritike”, u tha në një deklaratë të zyrës së Greerit.

    Burimi: Dukagjini

  • Beijing confirms talks on a historic Xi-Trump-Putin summit in China

    Beijing has confirmed for the first time that it is holding discussions on a historic meeting between the Chinese leader Xi Jinping, American President Donald Trump, and Russian President Vladimir Putin, broadcasting the APUAP) agency.

    China’s Foreign Ministry spokeswoman Mao Ning, during a news conference in Beijing this week, said China is in communication with the respective parties concerning a meeting among three heads of state.

    No final decision has yet been made, but the meeting of the three leaders could be held this month in the margins of a regional summit in the town of Shenzhen, south of China.

    If it were, the meeting would be historic. However, experts say the three leaders are unlikely to discuss concrete issues, as their interests differ with each other. According to them, the meeting would serve primarily for a joint photo, while China would organize it very carefully.

    I believe the meeting will be held. The issue is its format and content, Sun Yun, director of the China Stimson Centre programme, said.

    Beijing is a host of this year’s summit of economic and economic co-operation leaders ( APEC, a 21-member organisation that includes the US and Russia.

    The Trump is expected to travel towards Shenzhen to meet with Xi for the third time this year, with the aim of maintaining the fragile trade truce, which is expected to expire in January.

    As a sign that tensions continue, US Trade Representative Jamieson Greer, during a video connection Friday with Chinese Deputy Prime Minister He Lifeng, urged Beijing to undertake concrete action to fully implement previous pledges, especially those related to purchases of agricultural products, rare lands and other critical minerals, Greer’s office was told in a statement.

    Source Layer: Dukeagini

  • Franco Foda dhe puna e tij te Kosova – flet Samir Ujkani

    Franco Foda dhe puna e tij te Kosova – flet Samir Ujkani

    Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor i ekipit kombëtar. Ai flet për zhvillimet e fundit te “Dardanët” siç janë tri prurjet e reja, punën e Franco Fodës dhe objektivin madhor të Kombëtares. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtarë Exfis.

    Ujkani ka folur për përzgjedhësin Franco Foda të cilit i dha merita të mëdha për rezultatet e Kosovës.

    “Franco Foda ma së pari është një super trajner na e dina për atë arsye e kemi shiku, para se me zgjedhë e kemi shiku historinë e tij. Tash është trajner në klub e trajner në kombëtare, është ndryshe”.

    “Edhe Franco na ka bind edhe është t’u na bind çdo ditë, ai bashkë me stafin e tij, sepse zgjedhja e Federatës ka qenë trajner me staf”.

    “Tash edhe stafi i tij që është i shkëlqyeshëm se janë t’u punu ditë e natë edhe kjo e bën diferencën sepse trajneri nuk mundet me punu një orë, ose dy orë, ose tri orë”.

    “Është ndoshta dhjetë orë, ndoshta 12 orë, ndoshta ke me shiku dy herë kundërshtarin para se me me bo taktikën tënde edhe këta janë duke punu shkëlqyeshëm”, ka thënë Ujkani ndër tjerash.

    Episodin e plotë me Samir Ujkanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com