Category: Lajme

  • 4 gra e 2 burra të vrarë dhe 15 të plagosur – Çfarë dihet dhe çfarë jo për sulmin në Krakov të Polonisë

    4 gra e 2 burra të vrarë dhe 15 të plagosur – Çfarë dihet dhe çfarë jo për sulmin në Krakov të Polonisë

    4 gra e 2 burra të vrarë dhe 15 të plagosur – Çfarë dihet dhe çfarë jo për sulmin në Krakov të Polonisë

    Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në qytetin jugor të Krakovit, ka bërë të ditur administrata rajonale.

    Ndërsa detajet e këtij sulmi me armë zjarri, vazhdojnë të dalin në dritë, raporton BBC, përcjell Express.

    Ja çfarë dihet deri më tani:

    Çfarë dihet

    Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë – katër gra dhe dy burra, bëri të ditur policia.

    Të paktën 15 persona të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale.

    Të shtënat ndodhën rreth orës 15:00 sipas kohës lokale (14:00 GMT), kur një burrë hyri me veturë në Sheshin Kryesor të qytetit dhe nisi të qëllonte “në mënyrë të rastësishme” nga automjeti i tij, bëri të ditur policia lokale.

    Deri më tani ka vetëm një të dyshuar, i cili ndodhet në paraburgim policor, njoftoi Ministria e Brendshme e Polonisë.

    I dyshuari është shtetas polak, bëri të ditur Ministria e Brendshme. Policia ka raportuar se ai ishte i veshur me “veshje të stilit ushtarak” dhe kishte përdorur “armë ushtarake”, ndërsa armë të tjera janë gjetur edhe në automjetin e tij.

    Në mesin e të plagosurve nga sulmi janë edhe dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve ndodhet në “gjendje shumë kritike”.

    Çfarë nuk dihet

    Motivi që qëndron prapa sulmit.

    Detaje të tjera rreth identitetit të të dyshuarit, përfshirë emrin, moshën dhe vendbanimin e tij.

    Identitetet e personave të vrarë dhe të atyre që mbetën të plagosur.

    Gjendja shëndetësore e personave të plagosur.

    Burimi: Insajderi

  • 4 women and 2 men killed and 15 wounded What is known and what is not for the attack on Krakov, Poland

    At least six people have remained killed by shooting in the southern town of Krakov, regional administration has announced.

    As details of this shooting attack continue to come to light, reports the BBC, the Express follows.

    Here is what is known so far:

    What Is Known

    Six people have been killed four women and two men, police announced.

    At least 15 other people have been injured, according to local authorities.

    The shooting took place around 1500 local time (1400 GMT), when a man drove into Main Square in town and started shooting randomly from his vehicle, local police announced.

    So far there is only one suspect, who is in police custody, Poland’s Interior Ministry announced.

    The suspect is a Polish citizen, the Interior Ministry announced. Police have reported that he was dressed in military-style agreements and used military weapons, while other weapons were found in his vehicle as well.

    Among the wounded are two police officials, one of whom is in very critical condition.

    Unknown

    The motive behind the attack.

    Other details about the identity of the suspect, including his name, age and residence.

    The identities of people killed and of those left wounded.

    Health condition of injured persons.

    Source Layer: Insander

  • Nottingham Forest trondit Man Cityn, Delap shkëlqen me dy gola

    Nottingham Forest trondit Man Cityn, Delap shkëlqen me dy gola

    Pas pesë ndeshjeve pa fitore, vendasit u rikthyen te triumfi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i shkaktuar Manchester Cityt humbjen e tretë radhazi në Premierligë.

    Forest kaloi në epërsi në minutat e para të ndeshjes, kur Jair Cunha përfitoi nga një gabim i Josko Gvardiolit dhe realizoi me një goditje të saktë nga brenda zonës.

    Vendasit dyfishuan epërsinë me një kundërsulm të shpejtë, të cilin e finalizoi Liam Delap me një goditje të fuqishme, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij.

    Manchester City pati mundësi të rikthehej në lojë, por Enzo Fernandez nuk arriti të shënonte me kokë, ndërsa Erling Haaland u ndal në vijën e portës nga Jair Cunha, i cili ishte vendimtar edhe në fazën defensive.

    Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca arriti të ngushtonte rezultatin. Rayan Cherki realizoi një gol të bukur me volej, pas asistimit të Jeremy Dokut, duke rikthyer shpresat e mysafirëve.

    Megjithatë, Nottingham Forest nuk lejoi përmbysjen dhe në minutat e mëvonshme shënoi edhe golin e tretë. Liam Delap përfitoi nga hapësira në krahun e majtë, depërtoi drejt portës dhe me një goditje të fuqishme vulosi fitoren 3-1.

    Kjo humbje është një goditje e rëndë për Manchester Cityn në garën për kreun e tabelës, pasi skuadra angleze vazhdon serinë negative, ndërsa Arsenali përfiton në garën për kreun e tabelës.

    Në anën tjetër, Nottingham Forest arkëton tri pikë shumë të rëndësishme dhe largohet nga zona e rrezikut, duke dalë nga tri pozitat e fundit në tabelë.

    Burimi: RTKLive

  • Nottingham Forest rock Man City, Delap shines with two goals

    After five matches without victory, the locals returned to the triumph in the best way possible, causing Manchester City to be the third consecutive defeat in Premierligla.

    Forest advanced in the first minutes of the match, when Jair Kunha took advantage of a mistake by Josko Gvardioli and carried out with an exact blow from within the area.

    Locals doubled their supremacy with a quick counterattack, which they finalised by Liam Delap with a powerful blow, punishing his former team.

    Manchester City was able to get back to the game, but Enzo Fernandez failed to score with his head, while Erling Haaland stopped at the goal line by Jair Kunha, who was also crucial in the defensive stage.

    In the second part, Enzo Maresca’s team managed to narrow the outcome. Rayan Cherkie achieved a beautiful volley goal, following Jeremy Doc’s assistance, restoring guest expectations.

    Nottingham Forest, however, did not allow the overthrow, and in later minutes it scored the third goal. Liam Delap took advantage of the space on the left flank, penetrated the gate and, with a powerful blow, sealed the 3-1 victory.

    This defeat is a heavy blow to Manchester City in the race for the table head, as the English team continues the negative series, while Arsenal benefits in the race for the table head.

    On the other hand, Nottingham Forest takes three very important points and leaves the danger zone, leaving the last three positions on the table.

    Source Layer: RTKLive

  • Goditje e fortë ndaj krimit në Gjermani, arrestohet në karrocë me rrota drejtuesi i grupit “Hells Angels”

    Goditje e fortë ndaj krimit në Gjermani, arrestohet në karrocë me rrota drejtuesi i grupit “Hells Angels”

    Policia e Hamburgut ka arrestuar një figurë të lartë të grupit kriminal Hells Angels, gjatë një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar të armatosur, pas disa muajsh përplasjesh me armë mes bandave.

    Motoristi, i identifikuar nga mediat gjermane si Dariusch “Dari” F., ndodhej në sediljen e pasme të një automjeti luksoz Mercedes-Maybach, kur efektivët ndërhynë dhe ndaluan tre automjete luksoze gjatë një shkëmbimi të dyshuar parash në qendër të Hamburgut, të premten në mbrëmje.

    Gjatë kontrollit, policia gjeti një armë zjarri të mbushur me fishekë dhe 23 mijë euro. Në operacion u ndaluan pesë persona.

    Dari, i cili përdor një karrige me rrota pasi i mbijetoi një atentati me armë zjarri gjatë përplasjes mes grupeve Hells Angels dhe Mongols në vitin 2018, u vu në pranga.

    Dy persona të tjerë, të cilët sipas raportimeve mediatike kanë lidhje me Hells Angels, u arrestuan në zonën HafenCity, ku efektivët sekuestruan edhe një armë tjetër zjarri të mbushur me fishekë.

    Ky ishte operacioni i parë i madh i njësisë speciale Soko Kinesis, e krijuar për të luftuar dhunën e kohëve të fundit me armë zjarri në Hamburg, përfshirë edhe një vrasje të dyfishtë të ndodhur në shtator në zonën St. Pauli.

    Burimi: Dukagjini

  • Hard hit on crime in Germany, arrested in a wheelchair by the leader of the group Wells Angelo

    Hamburg police have arrested a senior criminal group figure Hells Angels, during a wide operation against armed organised crime, after months of gun clashes between gangs.

    The motorist, identified by German media as Darusch ‘%dary F., was in the back seat of a luxury Mercedes-Maybach vehicle when the effective intervened and stopped three luxury vehicles during an alleged cash exchange in downtown Hamburg on Friday evening.

    During the search, police found a firearm loaded with bullets and 23 thousand euros. Five people were detained in the operation.

    Darius, who uses a wheelchair after surviving an assassination of firearms during the clash between Hells Angels and Mongolia in 2018, was in handcuffs.

    Two other persons, who according to media reports related to Hells Angels, were arrested in the HafenCity area, where effectiveists seized yet another bullet-filled firearms.

    This was the first major operation of the Soco Cinemas Special Unit, created to combat recent gun-fire violence in Hamburg, including a double homicide in September in St. Paul.

    Source Layer: Dukeagini

  • Vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit nxirret nga uji

    Vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit nxirret nga uji

    Vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit nxirret nga uji

    Vetura e cila 3 ditë më herët ishte fundosur në Liqenin e Ujmanit është nxjerë nga thellësia.

    Kështu bëjnë me dije burimet e gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

    Raportimi për fundosjen e automjetit ishtë bërë qysh para 3 ditëve, teksa sonte kjo punë ka përfunduar suksesshem.

  • Buxheti 2027 - Propozimet e opozitës nuk merren parasysh (VIDEO)

    Buxheti 2027 – Propozimet e opozitës nuk merren parasysh (VIDEO)

    Buxheti 2027 - Propozimet e opozitës nuk merren parasysh (VIDEO)

    Partitë opozitare kanë paralajmëruar paraqitjen e amendamenteve në Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2027, duke kërkuar që në të të përfshihen edhe projektet e propozuara prej tyre.

    Deputeti i PDK-së, Elmi Reqica, ka thënë se janë duke e analizuar projektbuxhetin dhe po përgatiten për të propozuar amendamente. Ai ka kritikuar qeveritë e kaluara për mosmiratimin e propozimeve të opozitës.

    Sipas tij, gjatë shtatë vjetëve të fundit, më shumë se 200 amendamente të propozuara nga ai nuk janë miratuar.

    Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka paralajmëruar ndërhyrje përmes amendamenteve, duke kërkuar që buxheti të mos jetë selektiv dhe të përfshijë nevojat e të gjithë qytetarëve.

    Ai ka përmendur si prioritete investimet në mbrojtjen nga vërshimet, ndërtimin e digave në Istog e Skenderaj, si dhe rritjen e investimeve në shëndetësi dhe furnizimin me barna.

    Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2027 u miratua në Qeveri në fillim të javës dhe kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh.

    Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

  • Investimet kapitale - Cilat projekte po barten vit pas viti? (VIDEO)

    Investimet kapitale – Cilat projekte po barten vit pas viti? (VIDEO)

    Investimet kapitale - Cilat projekte po barten vit pas viti? (VIDEO)

    Një numër i madh projektesh infrastrukturore, shëndetësore dhe sportive në Kosovë vazhdojnë të mbeten të papërfunduara, ndonëse për to janë ndarë mjete buxhetore ndër vite.

    Edhe në buxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh, janë përfshirë projekte të nisura shumë vite më parë, por që ende nuk kanë marrë epilog.

    Në mesin e tyre është autostrada Prishtinë–Gjilan, e cila ka tetë vjet që është në pritje të përfundimit. Për vitin e ardhshëm nuk janë paraparë mjete të reja, por vetëm bartje të obligimeve nga vitet e kaluara.

    Të papërfunduara vazhdojnë të jenë edhe rrugët Prishtinë–Pejë, Prishtinë–Mitrovicë dhe Prishtinë–Podujevë.

    Ndërkaq, për Unazën e Prishtinës janë ndarë një milion euro, ndërsa në buxhet është përfshirë edhe zgjerimi i rrugës Dollc–Gjakovë, punimet për të cilën nisën në vitin 2018.

    Vonesat janë evidente edhe në sektorin e shëndetësisë. Spitali i Ferizajt, ndërtimi i të cilit nisi në vitin 2013, ende nuk është përfunduar. Në të njëjtën situatë janë edhe Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe faza e parë e Qendrës Emergjente në QKUK, projekti i së cilës daton që nga viti 2014.

    As projektet sportive nuk kanë përfunduar sipas afateve. Palestra sportive në Dragash, ku punimet nisën në vitin 2014, vazhdon të jetë në pritje të përfundimit, ndërsa financimi për të është planifikuar edhe për vitet 2028 dhe 2029.

    Mjete për vazhdimin e punimeve janë paraparë edhe për stadiumin e qytetit në Gjilan dhe renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

    Kështu, edhe në buxhetin e vitit 2027, një pjesë e investimeve vazhdon të jetë e orientuar drejt projekteve të trashëguara nga vitet e kaluara, për të cilat qytetarët ende presin të shohin përfundimin.

    Detajet në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

  • Vendimi i komunës - Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët (VIDEO)

    Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët (VIDEO)

    Vendimi i komunës - Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët (VIDEO)

    Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjeve në Prishtinë do të kushtojë më shtrenjtë.

    Nga një euro në 1.40 euro. Kjo është tarifa e re që do të paguajnë shoferët për parkimin e automjeteve në zonën 1 të kryeqytetit. Rritje të çmimeve ka edhe në zonat e tjera të menaxhuara nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.

    Në zonën 2, vozitësit nga 50 centë sa paguanin më parë, tash do të duhet të paguajnë 70 centë.

    Ndryshime kanë pësuar edhe tarifat për qëndrimet ditore, javore e mujore. Ndërsa, rregullorja parasheh pagesa edhe për banorët rezidentë, varësisht nga numri i automjeteve në familje.

    Këto ndryshime nuk janë pritur mirë nga një pjesë e qytetarëve, të cilët thonë se tarifat e reja janë të papërballueshme.

    Disa prej tyre kërkojnë që çmimet të ulen, duke thënë se parkimi në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm.

    Edhe qytetarët që vijnë nga qytete të tjera për t’i kryer obligimet në Prishtinë thonë se rritja e tarifave ua rëndon edhe më shumë shpenzimet, krahas çmimit të karburantit.

    Megjithatë, ka edhe qytetarë që e konsiderojnë të arsyeshme rritjen, duke argumentuar se tarifat e parkingjeve në kryeqytetet e mëdha evropiane janë edhe më të larta.

    Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme: