Category: Lajme

  • 124 milionë euro eksporte në tetor, deputeti i LDK-së përgëzon bizneset - kritikon Qeverinë

    124 milionë euro eksporte në tetor, deputeti i LDK-së përgëzon bizneset – kritikon Qeverinë

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar rekord të eksporteve gjatë muajit tetor, duke arritur vlerën prej 124 milionë eurosh brenda një muaji.

    Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka përgëzuar ndërmarrësit dhe bizneset vendore për këtë rezultat.

    Ai ka kritikuar Qeverinë, duke pretenduar se ajo i ka harruar bizneset, ndërsa ka vlerësuar se ndërmarrësit po vazhdojnë punën, prodhimin dhe eksportin, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

    “Ju jeni forca e vërtetë e ekonomisë së Kosovës!”, ka shkruar Sadiku./Telegrafi/

  • 124m euros in exports in October, LDK deputy cheers businesses &#82/11; criticises Government

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK, Ermal Sadiku, has indicated that Kosovo has scored record exports during October, reaching 124m euros within a month.

    Through a Facebook post, Sadiku has commended entrepreneurs and local businesses for the outcome.

    He has criticised Government, claiming it has forgotten business while praising that entrepreneurs are continuing to work, production and export, as well as creating new jobs.

    You are the real force of the Kosovo economy! /Telegraphy/

  • Nisin punimet për fabrikën e municionit

    Nisin punimet për fabrikën e municionit

    Nisin punimet për fabrikën e municionit

    Në Jahoc të Gjakovës kanë nisur punimet e para për ndërtimin e një prej projekteve më të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes në Kosovë. Ministria e Mbrojtjes synon që deri në fund të këtij viti të nisë prodhimi i parë testues i municioneve ‘Made in Kosova’.

    Por, sfidat për funksionalizimin e fabrikës së municionit janë më të mëdha sesa vetëm ndërtimi i objektit. Funksionalizimi i fabrikës kërkon përmbushjen e një sërë kushtesh: nga baza ligjore dhe procedurat administrative, deri tek instalimi i teknologjisë, trajnimi i personelit dhe standardet e sigurisë.

    Pikërisht këto sfida, sipas ekspertëve, vënë në pikëpyetje nëse prodhimi i parë testues mund të nisë brenda afatit të paralajmëruar.

    Kjo është hapësira ku është planifikuar të ndërtohet Fabrika e Municionit në Jahoc të Gjakovës. Në lokacionin ku do të ngrihet ky kompleks industrial, tashmë kanë nisur punimet e para. Në terren shihen punëtorë dhe makineri të rënda, të angazhuara në ndërhyrjet fillestare për përgatitjen e hapësirës ku pritet të ndërtohet fabrika e parë e municionit në Kosovë.

    Nga Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar për RTK-në se projekti është duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë dhe marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE.

    “Punimet për realizimin e projektit të fabrikës së municioneve kanë filluar dhe janë duke vazhduar sipas marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE. Sipas afateve të parapara, pritet që deri në fund të këtij viti të fillojë prodhimi i parë testues i municioneve ‘Made in Kosova’. Ky projekt nuk përfshin vetëm ndërtimin e një fabrike, por krijimin e një kompleksi industrial të prodhimit të municioneve, me infrastrukturë mbështetëse, laboratorë testimi dhe kalibrimi, depo dhe objekte të tjera të nevojshme për funksionimin e tij”. Kështu thuhet në përgjigjen e shefes së kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Liridona Gashi.

    Megjithatë, afati i paralajmëruar për nisjen e prodhimit të municioneve deri në fund të këtij viti shihet si vështirë i realizueshëm nga njohësi i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj.

    “Nuk e besoj që mund të arrihet për kaq kohë të shkurtër që të fillohet me prodhimin e municioneve. Është e pamundur. Ne nuk kemi një ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për municionet ushtarake”, tha Hysen Gecaj, njohës i çështjeve të sigurisë.

    Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, vonesat në realizimin e projektit i lidh me procedurat administrative dhe ligjore që duhet të përmbyllen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

    “Këto vonesa definitivisht i shoh si aspekte procedurale ose administrative ndërmjet dy shteteve, sepse është partneritet i Republikës së Turqisë, në këtë rast i një fabrike shumë serioze për prodhimin e municioneve, dhe Kosovës”, tha Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë

    Paralelisht me përgatitjet për ndërtimin e fabrikës, Ministria e Mbrojtjes kishte nisur disa muaj më parë edhe procedurat për rekrutimin e personelit që do të angazhohet në këtë kompleks industrial.

    Konkursi përfshinte pozita të ndryshme dhe profile të specializuara nga disa fusha profesionale, si pjesë e përgatitjeve për vënien në funksion të fabrikës.

    Në dhjetor bëhen dy vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe prodhuesit shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, MKE, për themelimin e fabrikës së municioneve në Kosovë, e që thuhej se Kosova në fund të dhjetorit do të fillojë me prodhimin e municionit. Dy vjet pas, shtrohet pyetja a do të prodhohet këtë vit municioni i parë ‘Made in Kosova’, apo prodhimi do të shtyhet përtej afatit të paralajmëruar?

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Works begin for ammunition factory

    At Jahoc in Gjakova, the first works have been launched for construction of one of the most important defence industry projects in Kosovo. The defence ministry intends that by the end of this year, the first testable production of ammunition in Kosovo will begin.

    But the challenges to functioning the ammunition factory are bigger than building the facility. The operation of the factory requires meeting a series of conditions: from legal basis and administrative procedures to installing technology, training personnel and safety standards.

    These very challenges, according to experts, question whether the first test production can begin within the announced deadline.

    This is the area where the Munition plant at Jahoc in Gjakova is scheduled to be built. The location where this industrial complex will be established has already started first works. Heavy workers and machinery, engaged in initial interventions for preparing space where the first ammunition factory in Kosovo is expected to be built.

    The Ministry of Defence confirmed for RTK that the project is being implemented according to the previous dynamic and agreement signed with the Turkish state company MK.

    Jobs on realising the ammunition factory project have begun and are continuing under the agreement signed with the Turkish state-owned company MK. Under the previous deadlines, it is expected that by the end of this year the first testable production of ammunition will begin in Kosovo. This project includes not only the construction of a plant but the creation of an industrial munitions production complex, with support infrastructure, testing labs and calibration, warehouses and other items needed for its operation. So said the cabinet chief’s response to the Ministry of Defence, Liridona Gashi.

    However, the deadline warned of launching ammunition production by the end of this year is seen as difficult to bear with security affairs connoisseur Hysen Gecaj.

    I don’t believe it can be achieved in such short time to start producing ammunition. It’s impossible. We do not have a law adopted by the Kosovo Assembly for military ammunition, said Hysen Gecaj, expert on security issues.

    On the other hand, security affairs connoisseur Arben Dashevci, delays in implementing the project link them to administrative and legal procedures that must be closed between Kosovo and Turkey.

    I definitely see these delays as procedural or administrative aspects between the two states, because it is the partnership of the Republic of Turkey, in this case a very serious plant for ammunition production, and Kosovo, said Dashevci, connoisseur of security issues.

    In parallel with preparations for construction of the factory, the Defence Ministry had launched several months earlier procedures for recruiting personnel to be engaged in this industrial complex.

    The competition included different positions and specialised profiles from several professional areas, as part of preparations for operating the factory.

    In December, two years are made by the signing of the agreement between the Government of Kosovo and Turkish state defence industry producers, The MEC, for the establishment of the ammunition factory in Kosovo, said that Kosovo will begin at the end of December with ammunition production. Two years later, the question is, will the first ammunition in Kosovo be produced this year, or will production be extended beyond the announced deadline?

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Konjufca dënon sulmin në Krakov të Polonisë: Kosova qëndron në solidaritet me popullin polak

    Konjufca dënon sulmin në Krakov të Polonisë: Kosova qëndron në solidaritet me popullin polak

    Konjufca dënon sulmin në Krakov të Polonisë: Kosova qëndron në solidaritet me popullin polak

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rëndë në Krakov të Polonisë, ku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur.

    Përmes një reagimi në platformën X, Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, homologut të tij polak, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, si dhe gjithë popullit të Polonisë.

    “E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në Krakov. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta homologut tim, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, si dhe popullit të Polonisë”, ka shkruar Konjufca.

    Ai ka thënë se mendimet e Kosovës janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.

    “Republika e Kosovës qëndron në solidaritet me Poloninë në këtë moment dhimbjeje”, ka përfunduar reagimin e tij Konjufca.

    Burimi: Insajderi

  • Nesër Kosova-Hungaria, drejtpërdrejt në RTK

    Nesër Kosova-Hungaria, drejtpërdrejt në RTK

    Të dielën prej orës 17:15 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kombëtarja jonë përballet me Hungarinë, favoriten e grupit, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

    Kjo sfidë për Dardanët vlerësohet shumë sfiduese.

    Hungaria është favorite e Grupit 4, e cila të enjten në Tatabanya fitoi 32:21 ndaj Malit të Zi.

    Ndërkohë Kombëtarja jonë luajti në Torshavn ndaj Ishuve Faroe dhe u mund me rezultat, 37:30.

    Megjithatë, Kosova në duel me Ishujt Faroe ka shfaqur elemente të shumta të mira pavarësisht disfatës dhe kjo ka rritur besimin në Kombëtaren tonë para ndeshjes së vështirë me hungarezët.

    Në duel me hungarezët pritet përkrahje e madhe  nga tifozët tonë për Dardanët të cilin synojnë që të bëjnë paraqitje sa më të mirë në sfidën kundër Hungarisë.

    Burimi: RTKLive

  • Paralajmërimi i Hibridit - Lajme të rreme në emër të televizioneve (VIDEO)

    Paralajmërimi i Hibridit – Lajme të rreme në emër të televizioneve (VIDEO)

    Paralajmërimi i Hibridit - Lajme të rreme në emër të televizioneve (VIDEO)

    Lajmi për një përleshje të pretenduar të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza dhe logoja e publikuar në rrjete sociale nuk janë të vërteta.

    Persona të panjohur kanë krijuar informacione të rreme, duke i vendosur ato nën markën e televizioneve të besueshme, me qëllim të shpërndarjes së tyre në rrjete sociale.

    Këto përmbajtje po publikohen kryesisht përmes fotografive, pa ndonjë link që do të mundësonte verifikimin e lajmit në burimin përkatës.

    Etrit Rexhepi nga Hibrid Info ka bërë thirrje për kujdes gjatë konsumimit të informacioneve të tilla, duke theksuar se raste të ngjashme janë shfaqur në numër të madh që nga janari i këtij viti.

    Sipas tij, qytetarët duhet të verifikojnë nëse lajmi është publikuar edhe në faqet zyrtare të televizioneve, logot e të cilave janë përdorur në këto fotografi.

    Ai thekson se fakti që një informacion publikohet vetëm si fotografi dhe nuk shoqërohet me një link përcjellës është një tregues që duhet të ngjallë dyshime për vërtetësinë e tij.

    Krijimi i këtyre materialeve po lehtësohet nga përdorimi i inteligjencës artificiale (AI), e cila mundëson gjenerimin e fotografive që imitojnë pamjen dhe identitetin vizual të mediave të njohura.

    Ky nuk është rasti i parë i keqpërdorimit të inteligjencës artificiale për përhapjen e përmbajtjeve të rreme. Një veprim i ngjashëm ishte regjistruar edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kur ishte gjeneruar një video me simbolet e televizioneve.

  • Në protestën mbarëkombëtare në Prishtinë u kërkua shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës (VIDEO)

    Në protestën mbarëkombëtare në Prishtinë u kërkua shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës (VIDEO)

    Në protestën mbarëkombëtare në Prishtinë u kërkua shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës (VIDEO)

    Përpara i vendosën fjalët e prapa tyre i thërrisnin ato.

    Zërin që s’ia dëgjoi kush edhe kur ndihmë kërkoi, Arlinda Zekaj, e lëshuan rrugëve të Prishtinës, marshuesit që të shtunën dolën për të kërkuar drejtësi për të e edhe për krejt gratë e tjera të vrara.

    E gjersa ecnin për tek Ministria e Drejtësisë, letrat që iu drejtuan institucioneve të drejtësisë nga Arlinda, një nga një u lexuan.

    Kur erdhën aty, dorëheqjen e ministres, Donika Gërvalla po, veç të njëjtën thirrje e patën edhe për dikë tjetër.

    Prej aty udhë morën tek Këshilli Prokurorial, ku në shenjë revolte ndezën tymues të kuq. Më pas, jo shumë larg kësaj godine, u ndalën para stacionit të policisë, ku aty me zë zmadhues lëshuan bisedën  e Arlindës, derisa lutej për siguri.

    Pas kësaj, u lexuan edhe përjetimet e grave të tjera.

    Pjesëmarrës ishte edhe vëllai i Erjona Coklit, që u vra nga ish bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Ai tha se vitet e dënimit ndaj ish dhëndrit, s’mjaftojnë.

    Protestën e kryen tek qeveria,  e pos thirrjes për siguri, marshuesit patën edhe disa kërkesa.

    Kritika mori  edhe Avokati i Popullit.

    Protesta të tilla u tha se do të organizohen sërish derisa të ketë siguri për gratë e gjalla e drejtësi për ato të vrarat.

  • Ish-ushtarët profesionistë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë kompensime të barabarta dhe trajtim të drejtë

    Ish-ushtarët profesionistë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë kompensime të barabarta dhe trajtim të drejtë

    “Nuk kërkojmë bamirësi, kërkojmë barazi”, “Dinjiteti ynë nuk është në pension” dhe “613 veteranë nuk kërkojnë fajtorë” – me këto pankarta në duar ish-ushtarët profesionistë protestuan para Qeverisë, duke kundërshtuar dallimet në kompensimet që marrin pas përfundimit të marrëdhënies së punës.

    Vidan Kiprijanovski nga Trupi Koordinues i Pjesëtarëve të Pensionuar të Ushtrisë theksoi se dallimet në kompensime janë të mëdha. Sipas tij, nëse një gjeneral para ndryshimeve ligjore merrte 3 mijë euro kompensim, tani kjo shumë arrin në 25 mijë euro.

    “Prandaj, sot kërkojmë tre hapa konkretë. Së pari, kompensim të drejtë dhe të thjeshtë, të përcaktohen të drejtat e të gjithë ushtarakëve të pensionuar nga periudha e përmendur dhe të sigurohet kompensim i drejtë, me kushte më të barabarta dhe të krahasueshme, duke respektuar të drejtat e tyre ligjore. Së dyti, rishikim institucional. Kërkojmë formimin e një grupi ndërinstitucional të punës, me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe përfaqësues të ushtarakëve të pensionuar”, tha Vidan Kiprijanovski.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Aleksandar Naskovski kërkoi që të gjithë ushtarët e pensionuar të trajtohen njësoj, pa dallim nëse janë pensionuar para apo pas 14 shkurtit 2024.

    “Ne kemi paraqitur një ligj në Parlament për të siguruar që nuk do të ketë punësime të reja për shtatë vitet e ardhshme, gjë që do të kursente 10 deri në 12 milionë euro në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do të kompensonte ish-ushtarët në pension. Përveç kësaj, ushtarët aktualë profesionistë do të marrin gjithashtu një kontratë të pacaktuar dhe të drejtën për pension”, tha Aleksandar Naskovski.

    Para disa ditësh nga Sindikata e Mbrojtjes njoftuan se nuk e mbështesin këtë protestë sepse ligjërisht është e zgjidhur.
    Përndryshe ushtarët profesionistë në pension njoftuan se nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, ata do të radikalizojnë protestat në disa qytete. /tv21

  • Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

    Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

    Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

    Gjashtë persona të vrarë, ku katër janë gra dhe dy burra, dhe 15 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi në Krakov të Polonisë.

    Njëri nga policët ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Siç bëri të ditur ministri i Brendshëm dhe Administratës, ai është qëlluar tri herë me armë zjarri dhe po i nënshtrohet një operacioni.

    Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta Onet, personi i arrestuar është Michał O., nga Ostrowiec Świętokrzyski.

    Ai kishte leje për të poseduar dy armë zjarri. Babai i tij, ndërkaq, posedonte 11 armë, ndërsa vetura me të cilën lëvizte sulmuesi ishte e regjistruar në emër të babait të tij.

    Redaksia bën të ditur gjithashtu se gjendja shëndetësore e të arrestuarit është stabile.

    Burimi: Insajderi