Category: Lajme

  • Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

    Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

    Franco Foda publikon listën për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” do të përballen me Izraelin dhe Republikën e Irlandës, në dy sfida të rëndësishme për vazhdimësinë e garës dhe objektivat e Kosovës në këtë kompeticion.

    Në listën e publikuar nga Foda ka edhe tri prurje të reja, të cilat do ta veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

    Bëhet fjalë për Lindrit Kamberin, Bleon Kurtulusin dhe Enis Rexhepin, të cilët kanë marrë ftesën e parë nga përzgjedhësi gjerman.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se skuadra do t’i hyjë këtyre përballjeve me motivim të lartë dhe përkushtim maksimal, me synimin për të arritur rezultate pozitive.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

    Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

    Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, për shkak të mosrespektimit të masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    Vendimi është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren, ku janë evidentuar parregullsi që cenojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, punimet në këtë objekt do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike...(VIDEO)

    Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

    Tezja e Daorsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike...(VIDEO)

    Tezja e Daorsa Spahijës, Blerta Muhaxhiri Broqi, ka ngritur dyshime për një person të afërt me mbesën e saj, duke thënë se ajo mund të ketë informacione të rëndësishme për rrethanat e ngjarjes tragjike.

    Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Muhaxhiri Broqi ka thënë se bëhet fjalë për shoqen e Daorsës, e cila, sipas saj, e kishte prezantuar me personin e dyshuar, transmeton Klankosova.tv

    Ajo ka pretenduar se kjo shoqe i njihte sekretet e familjes së personit të dyshuar, por asnjëherë nuk u kishte dhënë përgjigje familjarëve të Daorsës, pavarësisht përpjekjeve për ta kontaktuar.

    “Person i përfshirë mundet me qenë vetëm shoqja e saj, që e ka prezantu me të, e cila aktualisht është gruaja e djalit të axhës së personit të dyshuar. Ajo i ka ditë të gjitha sekretet e asaj familje dhe asnjëherë nuk na ka dhënë asnjë përgjigje, sa herë e kemi kontaktuar. Kam informacion prej shoqeve tjera të Daorsës se dy orë para ngjarjes, e ka thirrë shumë herë këtë shoqen dhe s’ju ka përgjigj ajo asnjëherë. “

    Ndërkaq, një vit pas vdekjes së Daorsës, familja ende nuk ka marrë sqarime përfundimtare lidhur me rrethanat e rastit.

    “Kanë kaluar 12 muaj nga vdekja tragjike e mbesës sonë dhe fatkeqësisht, deri më sot, rrethanat e vdekjes së saj vazhdojnë të mbesin të paqarta dhe mister. Ne si familje kemi pritur me shpresë se institucionet do ta bëjnë punën e tyre, do të hetojnë me seriozitet dhe do të na japin përgjigje për atë që ka ndodhur, por, pavarësisht pritjes dhe kërkesave të vazhdueshme në Republikën e Maqedonisë, nuk kemi marrë asnjë informacion dhe asnjë sqarim të nevojshëm”, ka deklaruar Muhaxhiri Broqi.

    Një tjetër shqetësim i familjes mbetet telefoni i Daorsës, i cili ishte dërguar për ekzaminim në një laborator në Kroaci.

    Sipas tezes së saj, pala kroate i kishte njoftuar se pajisja ishte kthyer në Maqedoninë e Veriut para dy muajsh.

    “Një nga çështjet më shqetësuese është telefoni i Daorsës, që është dërgu në një laborator në Kroaci dhe ne si familje jemi njoftu nga pala kroate që telefoni ka dy muaj që është kthy në Republikën e Maqedonisë – por kur i jemi drejtuar Prokurorisë së Tetovës se a ka ndonjë informacion, ata na kanë kthy që e kanë dërgu kinse katër herë kërkesën me urgjencë, por s’kanë demek asnjë përgjigje.” /Klankosova.tv

  • Përplasje qytetërimesh

    Përplasje qytetërimesh

    Përplasje qytetërimesh

    Shkruan: Blerim Shala

    Kjo është një përplasje qytetërimesh brenda shtetit më të fuqishëm në Botë.

    Huazimi i konceptit/ parashikimit namëmadh të Samuel Huntingtonit se çfarë do të ndodhë në Botën e post-Luftës së Ftohtë, në përshkrimin e zhvillimeve në Amerikën e sotme, duket i tepërt dhe i gabuar.

    Ama, vetëm në shikimin e parë.

    Gjithë Bota e lume i ka përcjellë zgjedhjet e mes-mandatit (midterm elections), për Dhomën e përfaqësuesve dhe Senatin amerikan, të cilat u mbajtën të martën e kaluar (me 3 nëntor).

    Këto zgjedhje rëndom janë një test i madh i popullaritetit dhe arritjeve të një Administrate aktuale amerikane, dhe parathonë atë dyvjeçarin e mbetur të mandatit të një Presidenti amerikan.

    Kështu e ka demokracia amerikane. Edhe në kohërat e telasheve të mëdha, vendore dhe ndërkombëtare, siç është zaten rasti me Administratën e Presidentit Donald Trump.

    Amerikanët folën, (me votime), kësaj here, më kumbueshëm se kurrë më parë në disa dhjetëvjetësha. Ndodhi fenomeni që tashmë është kodifikuar si ‘Cunami i kaltër’ (ngjyra blu është identifikuese për Partinë Demokratike), në të katër anët e Amerikës. Demokratët fituan në vendet ku nuk e kishin bërë këtë punë me dhjetëra vjet. Dhe, sipas të gjitha gjasave, më së paku me meritën e tyre.

    Edhe pse emri i tij nuk u gjet kund në fletëvotimet ku zgjedheshin kongresistët, senatorët dhe guvernatorët, këto zgjedhjet ishin një lloj Referendumi për qeverisjen e Presidentit Trump me Amerikën.

    Dhe duhet shtuar këtu menjëherë, qytetari mesatar amerikan nuk mërzitet shumë se çfarë po bën Presidenti i Amerikës nëpër Botë, derisa nuk ka viktima të shumta amerikane në luftë, dhe teksa jeta e tyre nuk ndikohet, për të keq, nga këto veprime të krye banorit të Shtëpisë së Bardhë.

    Na kujtohet që Presidenti Trump llogaritej si fitues i sigurt i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, për ta fituar mandatin e dytë të tij, deri diku në muajin mars të atij viti. Gjithçka u zmbraps pas shpërthimit të epidemisë së Covid-19 dhe mënyrës se si Administrata e tij luftoi me te.

    Po mos të ishte Covid-19, Joseph Biden nuk do të kishte gjasa kurrë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, tash si President i ShBA-së.

    Deri në marsin e këtij viti, turbulencat politike të Administratës së dytë të Presidentit Trump, në mandatin e tij të dytë, mbaheshin pak a shumë nën kontroll. Por pastaj, nisën të shfaqen, gjithnjë e më shumë, pasojat dhe problemet e luftës së ShBA-së dhe të Izraelit me Iranin, për jetën e qytetarëve të zakonshëm të Amerikës. Ata edhe ashtu u dëmtuan më parë me politikën e tarifave të Presidentit.

    Kuleta e një qytetari amerikan, ndjenja e tij e pasigurisë sociale dhe bindjet që përkojnë me përfitimet e pamerituara të politikanëve të lartë, u bënë bashkë për t’i dhënë krah ndryshimeve të mëdha politike në Amerikë.

    Megjithatë, tej këtyre interpretimeve të qëndrueshme dhe të bazuara të arsyeve të fitores së paparë të demokratëve dhe humbjes së hidhur të republikanëve, është e pamundur të mos theksohet që këtu kemi të bëjmë edhe me një dyluftim të madh brenda politikës amerikane për drejtimin që ka marrë, dhe që (eventualisht), duhet të merr Amerika në vitet dhe dekadat e ardhshme.

    Dhe në këtë kontekst, s’do mend që mund të flitet për atë përplasjen e qytetërimeve brenda një shteti dhe një kombi, pa të cilin shtet dhe komb, historia e Botës, që nga fillimet e Shekullit XX deri më sot, do të ishte krejtësisht ndryshe.

    Për këtë shkak tek e fundit, zgjedhjet në Amerikë përcjellën me aq interes anekënd Rruzullit tokësor.

    Rezultati i këtyre zgjedhjeve të mes-mandatit, në këtë frymë, kanë hapur si asnjëherë më parë, në dhjetë vjetët e fundit (në mos edhe më shumë), debatin politik në Amerikës për të ardhmen e saj.

    Do të jetë ky një debat vendimtar për Amerikën e dhjetëra viteve të ardhshme. Dhe ky debat, do të jetë në masë të madhe përcaktues për drejtimin që do ta merr Bota.

  • Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

    Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë gjatë inspektimeve në terren, për shkak të mosrespektimit të kërkesave ligjore për sigurinë e punëtorëve.

    Punimet në këtë objekt do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në vendin e punës. /Telegrafi/

  • Foda zbardh listën e lojtarëve për sfidat e nëntorit, tri prurje të reja

    Foda zbardh listën e lojtarëve për sfidat e nëntorit, tri prurje të reja

    Dardanët më 14 nëntor do të përballen me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë në udhëtim kundër Irlandës.

    Kosova synon të marrë rezultate pozitive në këto dy përballje, të cilat janë të fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve.

    Lista e publikuar nga trajneri gjerman sjell edhe tri emra të rinj.

    Enis Rexhepi, Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus janë futbollistët që për herë të parë janë përfshirë në listën e Kombëtares së Kosovës.

    Kjo ësht lista e Fodës:

    Burimi: RTKLive

  • Foda Clears the list of players for November challenges, three new lines

    The Dardans on November 14th will face Israel at the Faldil Vokriı Stadium in Pristina, while three days later they will play the trip against Ireland.

    Kosovo aims to get positive results in these two confrontations, which are the last for this cycle of the League of Nations.

    The list published by the German coach brings three new names.

    Enis Rexhepi, Lindrit Kamberi and Blaon Kurtulus are football players who for the first time are included in the Kosovo National List.

    This is Foda’s list:

    Source Layer: RTKLive

  • KDI: Muaji i parë i punës së Legjislaturës së XI-të, kaotik në planifikim dhe organizim

    KDI: Muaji i parë i punës së Legjislaturës së XI-të, kaotik në planifikim dhe organizim

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi raportin “Kuvend pa rend! Organizimi dhe planifikimi i punës së Kuvendit në Legjislaturën e re”, i cili analizon punën mujore të Kuvendit, me fokus në planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve parlamentare.

    Në njoftimin e KDI-së thuhet se raporti evidenton se fillimi i punës së Legjislaturës së XI-të u karakterizua nga mungesa e një plani të integruar që do të përcaktonte prioritetet, afatet dhe koordinimin e aktiviteteve të Kuvendit, duke ndikuar në organizimin e përgjithshëm të punës parlamentare dhe një llogaridhënie më të mirë për qytetarët e Kosovës.

    Violeta Haxholli nga KDI theksoi se pas gati dy vitesh krizash institucionale dhe pa Kuvend funksional, pritjet e qytetarëve janë që agjenda e Legjislativit duhet të ndjekë një dinamikë ndryshe për të zënë hapin me përmbushjen e detyrimeve dhe reformave që po presin një kohë të gjatë.

    “Andaj, Kuvendi e ka të domosdoshme qysh tani një planifikim të integruar të punës duke vendosur me prioritete të qarta, afate të matshme dhe koordinim më të mirë të aktiviteteve parlamentare. Në këtë drejtim, duhet shqyrtuar seriozisht riorganizimi i punës duke shfrytëzuar edhe përparësitë që ofron teknologjia informative dhe AI.

    Monitorimi i KDI-së tregon që Agjenda Legjislative e sjellë nga Qeveria është përcaktuese në planifikimet e Kuvendit. Komisionet parlamentare – pa një analizë dhe sfidim të kompleksitetit apo volumit të kësaj agjende, e cila vetëm për këta tre muaj ka parapa 65 projektligje, janë duke e bartur këtë agjendë kryekëput në planet e veta të punës, sipas fushave që trajtojnë. Asnjë komision nuk ka përfshirë asnjë iniciativë të vetme që buron nga vetë deputetët për ligje të reja”, tha ajo.

    Tutje u tha se kjo ngarkesë qysh në fillim të punës së komisioneve, pa analizuar as edhe faktin nëse komisionet kanë kapacitete për të shqyrtuar këtë volum ligjesh në mënyrë efektive, përveç që do të shpërfaqet në fund në ligje jocilësore dhe jo mjaftueshëm të konsultuara me palët, do t’a kufizojë edhe kohën e komisioneve për t’u marrë me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, e cila në Kosovë është problemi më akut.

    “Kjo është parë edhe në planet e punës së komisioneve, ku vetëm 5 nga 16 komisione kanë paraparë aktivitete për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve”, u tha në konferencë.

    Tutje, u theksua se mungesa e planit të integruar të punës, ku do të mund të përcillej secili aktivitet parlamentar, po tregon edhe anomali në shpërndarjen e pabarabartë të punës për deputetë.

    Sipas raportit, disa deputetë, kryesisht të partive të vogla, janë njëkohësisht anëtarë në dy, tre apo katër komisione, ndërsa 10 deputetë të Kuvendit nuk janë pjesë e asnjë komisioni.

    “Vetëm gjatë tetorit janë evidentuar tri raste kur oraret e mbledhjeve të komisioneve ishin caktuar në të njëjtën kohë dhe në 20 raste të tjera kur ato ishin caktuar brenda intervaleve shumë të shkurtra, duke shkaktuar që deputetët pa përfunduar mbledhjen të lëviznin në angazhimin tjetër. Moskoordinimi me administratën e Kuvendit përveç që shkakton probleme teknike në organizim, e dëmton seriozisht cilësinë e angazhimit të deputetit në punën e komisioneve”.

    Po ashtu thuhet se organizimi i komisioneve është vështirësuar edhe nga moskompletimi i përbërjes së tyre. Gjatë gjithë periudhës së monitorimit, deputetët e propozuar nga Lista Serbe nuk ishin emëruar në komisione, duke cenuar përfaqësimin e komunitetit serb dhe pjesëmarrjen e deputetëve të tij në proceset parlamentare.

    Po ashtu u theksua se mbështetja administrative mbetet e kufizuar: pesë zyrtarë mbulojnë nga dy komisione, ndërsa shtatë komisione kanë koordinatorë me ushtrues detyre.

    Sa i përket punës së Kuvendit gjatë muajit tetor, Haxholli bëri të ditur se u mbajtën gjashtë seanca, tri plenare dhe tri të jashtëzakonshme, në të cilat u shqyrtuan 10 projektligje në lexim të parë, u miratuan tetë në lexim të dytë dhe katër marrëveshje ndërkombëtare.

    Ndërkohë, komisionet parlamentare mbajtën 59 mbledhje, prej të cilave tri nuk u zhvilluan për mungesë kuorumi, si dhe organizuan vetëm një dëgjim publik.

    Ajo theksoi se mbikëqyrja parlamentare mbeti e kufizuar: nga 42 pyetje parlamentare, vetëm 18 morën përgjigje, ndërsa nuk u zhvillua asnjë interpelancë. Në disa raste, ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesave të komisioneve për raportim. Sfidë mbetet edhe transparenca, pasi oraret e mbledhjeve publikohen kryesisht vetëm një ditë përpara, ndërsa nga 59 mbledhjet e mbajtura, vetëm 21 procesverbale ishin publikuar në ueb-faqen e Kuvendit. /Telegrafi/

  • Pse është e rëndësishme të krijoni gjithmonë kopje rezervë të të dhënave?

    Pse është e rëndësishme të krijoni gjithmonë kopje rezervë të të dhënave?

    Fotografitë, dokumentet e punës dhe skedarët e tjerë të rëndësishëm zakonisht ruhen në telefon ose kompjuter. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që gjithmonë të krijohen kopje rezervë të tyre, për të shmangur humbjen e të dhënave.

    Defektet e pajisjeve, vjedhjet, fshirjet aksidentale apo sulmet e programeve keqdashëse mund të shkaktojnë humbjen e të dhënave. Një mënyrë për ta zvogëluar këtë rrezik është krijimi i kopjeve rezervë, të njohura si backup.

    Kopjet rezervë janë versione shtesë të të dhënave, të cilat ruhen në mënyrë që skedarët të mund të rikthehen në rast se origjinalet humbin ose dëmtohen.

    Ato mund të ruhen në disqe të jashtme, kompjuterë të tjerë, pajisje të rrjetit ose shërbime të ruajtjes së të dhënave në cloud.

    Secila prej këtyre mundësive ka përparësitë dhe kufizimet e veta. Disku i jashtëm mundëson ruajtjen e kopjeve jashtë pajisjes kryesore, ndërsa cloud-i ofron qasje më të lehtë në të dhëna nga pajisje të ndryshme. Megjithatë, qasja në cloud varet nga lidhja me internetin, llogaria dhe kushtet e shërbimit përkatës.

    A mjafton ruajtja e skedarëve në cloud?

    Përgjigjja e shkurtër është jo domosdoshmërisht, pasi sinkronizimi dhe krijimi i kopjeve rezervë nuk janë e njëjta gjë.

    Sinkronizimi bën që skedarët të jenë të njëjtë në pajisje dhe shërbime të ndryshme. Nëse një skedar fshihet ose ndryshohet, ky veprim mund të pasqyrohet edhe në të gjitha lokacionet e tjera të sinkronizuara, varësisht nga cilësimet.

    Ndërkaq, kopjet rezervë shërbejnë për rikthimin e të dhënave nga një version i ruajtur më herët. Disa shërbime ofrojnë historikun e versioneve dhe mundësinë e rikuperimit, por kohëzgjatja dhe shtrirja e këtyre mundësive varen nga shërbimi dhe paketa e zgjedhur.

    Rregulli 3-2-1 për mbrojtjen e të dhënave

    Një nga rekomandimet më të njohura për ruajtjen e të dhënave është rregulli 3-2-1:

    – Mbani të paktën tri kopje të të dhënave të rëndësishme, duke përfshirë edhe origjinalin.

    – Përdorni dy lloje të ndryshme pajisjesh ose mënyrash për ruajtjen e tyre.

    – Mbani një kopje në një lokacion tjetër, jashtë vendit ku ruhen të dhënat kryesore.

    Ky është një udhëzim praktik, por jo garanci se të dhënat nuk do të humbin kurrë.

    Për të dhënat veçanërisht të rëndësishme, rekomandohet edhe një kopje që nuk është vazhdimisht e lidhur me kompjuterin ose rrjetin, në mënyrë që i njëjti incident të mos prekë të gjitha kopjet.

    Si të krijoni një plan të mirë për ruajtjen e të dhënave?

    Fillimisht, duhet të identifikoni skedarët humbja e të cilëve do të shkaktonte problemet më të mëdha, si fotografitë familjare, dokumentet e rëndësishme dhe të dhënat e punës.

    Më pas, zgjidhni mënyrën e ruajtjes së kopjeve që i përshtatet sasisë së të dhënave dhe nevojave tuaja. Vendosni një orar të rregullt për krijimin e kopjeve rezervë, qoftë automatikisht apo sipas një plani të caktuar.

    Po aq e rëndësishme është të kontrolloni herë pas here nëse kopjet ekzistojnë dhe nëse të dhënat mund të rikthehen me sukses.

    Një kopje rezervë që nuk është testuar asnjëherë mund të mos ju ndihmojë pikërisht atëherë kur keni më së shumti nevojë për të. /Telegrafi/

  • Turistët udhëtojnë nga e gjithë bota për të notuar me peshkaqenët balenë

    Turistët udhëtojnë nga e gjithë bota për të notuar me peshkaqenët balenë

    Gjithçka nisi në vitin 2016, kur pamjet e rreth një duzine peshkaqenësh gjigantë balenë, pranë brigjeve të fshatit Botubarani në Indonezi, u bënë virale në rrjetet sociale.

    Që atëherë, udhëtarë nga e gjithë bota kanë nisur të vizitojnë këtë zonë për të notuar pranë këtyre krijesave madhështore.

    Banorët vendas, të cilët dikur siguronin jetesën vetëm përmes peshkimit, tashmë kanë gjetur një burim të ri të ardhurash. Ata japin me qira varka, organizojnë udhëtime zhytjeje dhe ofrojnë xhirime me dron për turistët.

    Ky aktivitet është shndërruar në një burim të rëndësishëm të ardhurash për fshatin.

    Megjithatë, popullariteti në rritje ka edhe anët negative. Peshkaqenët ushqehen rregullisht për t’i tërhequr pranë turistëve, ndërsa ambientalistët paralajmërojnë se kjo praktikë mund të ndryshojë sjelljen e tyre natyrore dhe të dëmtojë shëndetin e këtyre kafshëve.

    Pavarësisht përfitimeve ekonomike, kjo praktikë ka ngritur shqetësime për ndikimin e turizmit në jetën e egër detare. /Telegrafi/