Category: Lajme

  • Emira Macedonia, Balkan karate champion

    Macedonia has performed a remarkable presentation, recording five successive victories, climbing to the highest level of the podium, and crowning a champion with another excellent international presentation.

    This is the third title of the Balkan Champion for Emera, who for the fourth time in her career has reached the final competition.

    Her balance in the final is impressive: three gold medals and one silver medal.

    With this success, Macedonia confirms the potential and continuation of good results, justifying Kosovo in the international karate arena.

    Source Layer: RTKLive

  • “Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

    “Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

    Milaim Zeka ka folur për reagimin e Xhenetës që bëri indirkt për Brikenën pas një postimi që kishte bërë kjo e fundit në Instagram, duke pozuar me një bluzë në të cilën kishte shkruar “jam pronë private e Mateo Borrit”.

    Gjatë një interviste në Top Albania Radio i pyetur për këtë reagim nëse ka pasur të drejtë t’i kundërvihej Brikenës ai tha: “absolutisht jo”.

    “Xheneta është hala me beter se Brikena, Xheneta ka demonstru dhunë në Big Brother, jashtë Bigut, unë kam krejt qasje tjetër”, deklaroi Zeka.

    Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

    Megjithatë, pasi kësaj deklarate që bëri ai, Xheneta Fetahu ka reaguar përmes një komenti, duke hedhur akuza të rënda ndaj tij, derisa i kërkoi të mos i përmendte emrin.

    “E di qe s’munesh me folë mirë për mu masi nuk kom pranu me’m shit ti naper Spanjë te shokët e tu. Mos m’shti met degjeneru n’sy popullit se kam dëshmi. Rri n’ven tanin mos ma fëlliq emrin. Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryt mbrapa. E paske harru veten sa ke shah e ke ofendu neper studio televizive. Je njeri i fundit qe jep men”, ka shkruar Xheneta.

  • Institucionet koordinohen për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës në familje në Pejë

    Institucionet koordinohen për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës në familje në Pejë

    Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, si dhe avancimit të mekanizmave për mbrojtjen e viktimave.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në takim morën pjesë prokurorët e shtetit, përfshirë koordinatorin e ri për rastet e dhunës në familje në Prokurorinë Themelore në Pejë, prokurorin e shtetit Ermal Demhasaj, prokurorët për të mitur, mbrojtësit e viktimave, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Qendrave për Punë Sociale dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Pejë.

    Gjatë hapjes së takimit, U.D. e Kryeprokurores, Valbona Disha-Haxhosaj, theksoi se trajtimi i rasteve të dhunës në familje kërkon angazhim të përbashkët, reagim të shpejtë dhe përgjegjësi të qartë institucionale, duke nënvizuar se mbrojtja e viktimave duhet të jetë prioritet në çdo fazë të trajtimit të rastit.

    Duke iu drejtuar përfaqësuesve të institucioneve pjesëmarrëse, ajo theksoi rëndësinë e adresimit të hapur të mangësive institucionale dhe të marrjes së përgjegjësisë për përmirësimin e reagimit institucional.

    “Nuk duhet të kemi frikë të flasim për atë që nuk funksionon. Duhet të kemi përgjegjësi që ta ndryshojmë atë që nuk funksionon. Viktimat nuk kanë nevojë për premtime. Kanë nevojë për mbrojtje. Nuk kanë nevojë për arsyetime. Kanë nevojë për veprime. Dhe nuk kanë nevojë që institucionet të reagojnë vetëm pasi të ndodhë tragjedia. Kanë nevojë që ne të veprojmë para se të jetë tepër vonë. Ky është standardi që kërkoj nga vetja, nga Prokuroria që udhëheq dhe nga secili prej jush”, është shprehur Disha-Haxhosaj.

    Ajo kërkoi që gjatë trajtimit të secilit rast të dhunës në familje, institucionet të kenë në fokus të veçantë identifikimin e hershëm të rasteve me rrezik të lartë, veçanërisht atyre ku ekziston mundësia e përsëritjes apo përshkallëzimit të dhunës dhe rrezikimit të jetës së viktimave.

    Po ashtu, u theksua rëndësia e shkëmbimit të shpejtë dhe të ligjshëm të informacioneve ndërmjet institucioneve, koordinimit të veprimeve konkrete dhe sigurimit të mbrojtjes së vazhdueshme për viktimat, jo vetëm në momentin e raportimit të dhunës, por përgjatë gjithë procedurave hetimore dhe gjyqësore, si dhe pas ndërmarrjes së masave mbrojtëse.

    Një vëmendje e veçantë iu kushtua përcaktimit të përgjegjësive konkrete të secilit institucion, caktimit të personave kontaktues për komunikim dhe koordinim të drejtpërdrejtë, si dhe krijimit të një mekanizmi për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve dhe veprimeve të dakorduara. Po ashtu, u dakordua që secili mekanizëm institucional të përgatisë raporte lidhur me sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve që përfshijnë persona me probleme të shëndetit mendor dhe viktima të mitura, me qëllim të identifikimit të mangësive dhe përmirësimit të reagimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

    Në këtë drejtim, koordinatori i ri për rastet e dhunës në familje, prokurori i shtetit Ermal Demhasaj, do të ketë rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit me institucionet përkatëse, koordinimin e veprimeve dhe avancimin e praktikave të përbashkëta në trajtimin e këtyre rasteve.

    Gjatë takimit, përfaqësuesit e institucioneve shkëmbyen qëndrimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me sfidat që hasin në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke diskutuar mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e informacioneve dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta e të koordinuara.

    Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në ushtrimin e përgjegjësive të saj ligjore, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje, me qëllim të mbrojtjes efektive të viktimave dhe parandalimit të përsëritjes së dhunës. /Telegrafi/

  • Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

    Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

    Grupi më i madh pro-izraelit në SHBA, AIPAC, ka shpenzuar mbi 55 milionë dollarë për të mbështetur kandidatë që në fund humbën garat zgjedhore për Kongresin amerikan.

    Në total, organizata ka investuar 84.1 milionë dollarë në zgjedhjet e fundit, por vetëm një pjesë e vogël e kandidatëve që mbështeti arritën të fitonin, raportojnë mediat.

    Humbjet më të kushtueshme për AIPAC-un u regjistruan në Michigan dhe Illinois. Në Michigan, grupi shpenzoi 31.47 milionë dollarë në përpjekje për të penguar fitoren e Abdul El-Sayedit, por ai arriti të fitonte garën.

    Ndërsa në Illinois, AIPAC investoi miliona dollarë për të mbështetur kandidatë të tjerë dhe për të penguar fitoren e Daniel Bissit, por pa sukses.

    Të dhënat tregojnë një rënie të ndikimit elektoral të organizatës. Në vitin 2024, rreth 87 për qind e parave të shpenzuara nga AIPAC shkuan në gara ku kandidatët e mbështetur fituan, ndërsa këtë vit kjo përqindje ra në 34 për qind.

    AIPAC kishte mbështetur publikisht vendimin e presidentit Donald Trump për të nisur luftën kundër Iranit, ndërsa kishte financuar edhe fushata kundër kandidatëve që kërkonin ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.

    Rezultatet e fundit mund ta vështirësojnë sigurimin e donacioneve për organizatën në prag të zgjedhjeve të vitit 2028. /Telegrafi/

  • Pushim dhe SPA në Grand Blue Fafa me ofertat e nëntorit

    Pushim dhe SPA në Grand Blue Fafa me ofertat e nëntorit

    Mos e lini pushimin vetëm për verë Grand Blue Fafa Resort & SPA sjell ofertat e nëntorit për të shijuar disa ditë qetësi pranë detit:

    Bed & Breakfast – akomodim, mëngjes dhe SPA

    • 1 natë – 48 € për person/nata
    • 2 net – 44 € për person/nata
    • 3 net – 40 € për person/nata

    Full Board – akomodim, mëngjes, drekë, darkë dhe SPA

    • 1 natë – 77 € për person/nata
    • 2 net – 74 € për person/nata
    • 3 net – 72 € për person/nata

    SPA përfshin pishinën e brendshme, jacuzzi, hammam, dhomën e avullit, sauna dhe dhomën e relaksit.

    Zgjidhni paketën tuaj dhe për rezervime kontaktoni në +355 697 086 352 ose +355 697 067 501.

  • Shtyhet seanca për "Lotarinë Shtetërore", gjykimi vazhdon më 11 nëntor

    Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, gjykimi vazhdon më 11 nëntor

    Seanca gjyqësore në rastin “Lotaria Shtetërore”, e cila duhej të mbahej sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar për 11 nëntor.

    Të pandehur në këtë rast janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore” Përparim Bajrami dhe gjashtë persona të tjerë.

    Seanca e fundit dëgjimore u mbajt më 30 tetor, kur dëshmoi Andrej Krstevski, këshilltar për zbatimin e projektit në “Lotarinë Shtetërore”, i cili më parë ishte anëtar i Bordit Drejtues dhe Mbikëqyrës, si dhe zëvendësdrejtor i kompanisë. Ai dëshmoi për mënyrën e vendimmarrjes në kompani dhe procedurën për prokurimin e terminaleve VLT.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Prokuroria në lidhje me prokurimin e terminaleve VLT, dëshmitari deklaroi se ishte informuar personalisht për idenë nga Bajrami dhe shtoi se kishte mësuar për procedurën menjëherë pas përfundimit të saj nga persona që ishin anëtarë të komisioneve përgjegjëse për kryerjen e procedurave.

    Ndryshe, më 3 nëntor, Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ia hoqi masën e paraburgimit Bajramit dhe pranoi një garanci në pasuri të paluajtshme me vlerë 1.140.781 euro. Përveç garancisë, ndaj tij u vendosën edhe masa paraprake, duke përfshirë sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit dhe paraqitjen e rregullt në Gjykatë.

    Përveç Grubit dhe Bajramit, të akuzuar janë edhe Bashkim Avdi, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski.

    Sipas aktakuzës, duke tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare, ata i shkaktuan dëm “Lotarisë Shtetërore” në shumën prej 596.125.511 denarësh. Të gjithë të pandehurit deri më tani janë deklaruar të pafajshëm në procedurë.

    Akuzën e përfaqësojnë prokurorët publikë Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski, ndërsa procedurat gjyqësore i zhvillon gjykatësja Biljana Shuplinovska-Jovevski./Telegrafi/

  • Session postponed for “ State Lottery ” judgment continues on November 11th

    The court hearing in the case of State Lottaria, which was to be held today at the Constitutional Criminal Court in Skopje, has been postponed. The next session is scheduled for November 11th.

    The defendants in this case are the first former deputy prime minister, Artan Grubi, former director of State Lottery. Progress Bajrami and six other people.

    The last hearing session was held on October 30th, when he testified to Andrej Krstevski, adviser to implement the project at State Lottery, who was formerly a member of the Steering and Supervisory Board, as well as the company’s deputy director. He testified to the way company decision-making and procedure for procurement of VLT terminals.

    Responding to questions from the Prosecutor about procurement of V terminals The LT, the witness said he was personally informed of the idea from Bajrami and added that he had learned about the procedure shortly after its completion by persons who were members of the commissions responsible for conducting procedures.

    Otherwise, on 3 November, the Criminal Council at the Constitutional Criminal Court in Skopje lifted Bajram’s detention measure and accepted a guarantee in real estate worth 1.140.781 euros. In addition to the guarantee, preliminary measures were taken against him, including the selection of the travel document and regular presentation at the Court.

    In addition to Grubit and Bajrami, accused of being Union Avdi, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski and Aleksandar Dimitrioski.

    According to the indictment, by exceeding their official authorisations, they caused damage to the State Lotharia in the amount of 596,125,511 denarius. All defendants have so far been declared innocent in the procedure.

    Public prosecutors Daniel Kocev and Aleksandar Davcevski represent the indictment, while court proceedings are held by Judge Biljana Shuplinovska-Jovevski. /Telegraphy/

  • Mbi 31 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim

    Mbi 31 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim

    Mbi 31 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se deri më 6 nëntor 2026, në vend janë administruar gjithsej 31 mijë e 400 doza të vaksinës kundër gripit sezonal.

    Sipas IKSHPK-së, ky numër pasqyron angazhimin e institucioneve shëndetësore dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv.

    Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me kohë, veçanërisht personave që bëjnë pjesë në grupet me rrezik më të lartë për komplikime nga gripi.

    Vaksinimi rekomandohet posaçërisht për personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët, personat me imunitet të dobësuar, punëtorët shëndetësorë, si dhe personat që janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve respiratore për shkak të profesionit apo rrethanave të tjera.

    IKSHPK-ja thekson se vaksina është masa më e rëndësishme parandaluese për uljen e rrezikut nga gripi sezonal dhe komplikimet e tij, ndërsa ndihmon edhe në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet.

    Meqenëse aktiviteti i gripit pritet të rritet gjatë muajve të ardhshëm, vaksinimi me kohë konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm. Sipas institutit, mbrojtja nga vaksina zhvillohet rreth dy javë pas administrimit të saj.

    Qytetarët mund të vaksinohen në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, përkatësisht në QKMF, QMF dhe AMF në komunat përkatëse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Over 31 thousand citizens vaccinated against seasonal flu in Kosovo, I KSHPK calls for vaccine

    Kosovo National Institute of Public Health ( IK The KPS has indicated that by November 6th 2026, a total of 31 thousand and 400 doses of the vaccine against seasonal flu have been administered in the country.

    According to the ICHPK, this number reflects the commitment of health institutions and the awareness of citizens of the importance of vaccine in protecting individual and collective health.

    The institute has called on citizens to be vaccinated over time, especially those who are part of the highest risk groups for flu complications.

    The vaccine is specifically recommended for people over 65, those with chronic illnesses, pregnant women, children, weakened immunity, health workers, and people most exposed to respiratory infections because of profession or other circumstances.

    IK The KPS stresses that vaccine is the most important precautionary measure for reducing the risk of seasonal flu and its complications, while helping to reduce the spread of infection in the community.

    Since flu activity is expected to increase over the coming months, long-term vaccine is considered particularly important. According to the institute, protection from the vaccine takes place about two weeks after its administration.

    Citizens can be vaccinated into primary health care institutions, in the QKMF, QMF and AMF, respectively, in the respective municipalities.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • KDI: Kuvendi pa plan të integruar të punës, 10 deputetë jashtë komisioneve

    KDI: Kuvendi pa plan të integruar të punës, 10 deputetë jashtë komisioneve

    Këto të dhëna janë prezantuar në raportin “Kuvend pa punë! Organizimi dhe planifikimi i punës së Kuvendit në Legjislaturën e re”, i cili u publikua të enjten në një konferencë për media.

    Sipas KDI-së, mungesa e planifikimit të integruar po ndikon në organizimin e punës parlamentare dhe në llogaridhënien ndaj qytetarëve.

    Violeta Haxholli nga KDI tha se, pas gati dy vitesh krizash institucionale dhe mungesës së një Kuvendi funksional, qytetarët presin një dinamikë tjetër të punës së Legjislativit, për të përmbushur detyrimet dhe reformat e mbetura pezull.

    Ajo theksoi se Kuvendi ka nevojë për një plan të integruar, me prioritete të qarta, afate të matshme dhe koordinim më të mirë, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale.

    Monitorimi i KDI-së ka evidentuar se Agjenda Legjislative e Qeverisë po përcakton në masë të madhe planifikimin e komisioneve parlamentare. Sipas raportit, për tre muajt e parë janë paraparë 65 projektligje, të cilat komisionet i kanë përfshirë në planet e tyre të punës, pa bërë një vlerësim të mjaftueshëm të kapaciteteve dhe kompleksitetit të tyre.

    Një tjetër e gjetur e raportit është se asnjë komision nuk ka përfshirë në planin e punës ndonjë iniciativë të re ligjore që buron nga vetë deputetët.

    KDI paralajmëron se ngarkesa e madhe me shqyrtimin e projektligjeve mund të ndikojë në cilësinë e legjislacionit dhe konsultimin me palët e interesit, por edhe të kufizojë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Sipas raportit, vetëm pesë nga 16 komisionet parlamentare kanë paraparë aktivitete për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

    Probleme janë evidentuar edhe në shpërndarjen e angazhimeve të deputetëve. Dhjetë deputetë nuk janë pjesë e asnjë komisioni parlamentar, ndërsa disa të tjerë, kryesisht nga partitë e vogla, janë anëtarë në dy, tri apo katër komisione.

    Gjatë muajit tetor janë evidentuar tri raste kur mbledhjet e komisioneve janë caktuar në të njëjtën kohë dhe 20 raste të tjera kur ato janë planifikuar në intervale shumë të shkurtra, duke vështirësuar pjesëmarrjen e deputetëve.

    Sipas KDI-së, funksionimi i komisioneve është vështirësuar edhe nga moskompletimi i përbërjes së tyre. Gjatë periudhës së monitorimit, deputetët e propozuar nga Lista Serbe nuk ishin emëruar në komisione, ndërsa mbështetja administrative mbetet e kufizuar. Pesë zyrtarë mbulojnë nga dy komisione, kurse shtatë komisione kanë koordinatorë me ushtrues detyre.

    Gjashtë seanca dhe 59 mbledhje të komisioneve në tetor

    Sa i përket aktivitetit parlamentar gjatë muajit tetor, Haxholli bëri të ditur se Kuvendi mbajti gjashtë seanca, tri plenare dhe tri të jashtëzakonshme.

    Gjatë tyre u shqyrtuan 10 projektligje në lexim të parë, u miratuan tetë projektligje në lexim të dytë dhe katër marrëveshje ndërkombëtare.

    Ndërkohë, komisionet parlamentare mbajtën 59 mbledhje, tri prej të cilave nuk u zhvilluan për mungesë kuorumi. Gjatë kësaj periudhe u organizua vetëm një dëgjim publik.

    KDI ka vlerësuar se mbikëqyrja parlamentare mbetet e kufizuar. Nga 42 pyetje parlamentare, vetëm 18 morën përgjigje, ndërsa nuk u zhvillua asnjë interpelancë.

    Raporti evidenton edhe mangësi në transparencë. Orari i mbledhjeve të komisioneve publikohet kryesisht vetëm një ditë përpara, ndërsa nga 59 mbledhjet e mbajtura, vetëm 21 procesverbale ishin publikuar në uebfaqen e Kuvendit.

    KDI ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës, me synimin e vlerësimit të funksionimit të tij dhe avancimit të transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit parlamentar.

    Burimi: RTKLive