Category: Lajme

  • Demokratët planifikojnë valë ligjesh për inteligjencën artificiale

    Demokratët planifikojnë valë ligjesh për inteligjencën artificiale

    Demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të prezantojnë një numër të madh projektligjesh për rregullimin e inteligjencës artificiale (IA), pasi të marrin kontrollin e Kongresit në janar të vitit të ardhshëm, raporton Reuters.

    Planet e tyre shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në qasjen ndaj kësaj teknologjie, krahasuar me Kongresin e udhëhequr nga republikanët, të cilët kryesisht janë përqendruar në nxitjen e zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe kanë refuzuar miratimin e kufizimeve ligjore për këtë industri.

    Sipas ligjvënësve, ndihmësve të Kongresit dhe përfaqësuesve të organizatave që merren me këtë çështje, demokratët synojnë të hartojnë ligje që mbrojnë konsumatorët nga rritja e kostove të energjisë elektrike, e lidhur me zgjerimin e qendrave të të dhënave, si dhe të kërkojnë testime të pavarura për sistemet e avancuara të inteligjencës artificiale.

    Një tjetër objektiv është përcaktimi më i qartë i përgjegjësisë ligjore të kompanive të teknologjisë në rastet kur produktet e tyre të bazuara në inteligjencën artificiale shkaktojnë dëme.

    Megjithatë, miratimi i këtyre nismave mund të përballet me pengesa të mëdha përderisa Donald Trump vazhdon të jetë president, pasi ai vazhdimisht ka kundërshtuar vendosjen e rregullave detyruese për zhvillimin e kësaj teknologjie.

    Demokratët synojnë që përmes kontrollit të komiteteve parlamentare të avancojnë propozimet e tyre, të thërrasin drejtuesit e kompanive të teknologjisë për dëshmi dhe të rrisin presionin për rregullimin e industrisë.

    Senatori Chuck Schumer, i cili pritet të bëhet lider i shumicës në Senat, ka thënë se mbrojtja e konsumatorëve nga rritja e faturave të energjisë elektrike, e shkaktuar nga zgjerimi i qendrave të të dhënave, do të jetë një nga prioritetet e demokratëve gjatë vitit të ardhshëm.

    Ndërkaq, përfaqësuesja demokrate nga Massachusetts, Lori Trahan, planifikon të shtyjë përpara një projektligj që do të kërkonte nga ekspertë të pavarur vlerësimin e modeleve kryesore të inteligjencës artificiale, në përputhje me standardet e sigurisë.

    Ajo gjithashtu synon të qartësojë përgjegjësinë e kompanive kur sistemet e tyre të inteligjencës artificiale shkaktojnë dëme.

    Edhe përfaqësuesja demokrate nga Kalifornia, Zoe Lofgren, e cila synon të drejtojë Komitetin për Shkencë të Dhomës së Përfaqësuesve, ka deklaruar se demokratët do të përqendrohen në krijimin e rregullave të përgjegjshme për inteligjencën artificiale, duke mbështetur njëkohësisht inovacionin.

    Ndërkohë, Abdul El-Sayed, demokrati nga Michigan që fitoi një ulëse në Senat në zgjedhjet e së martës, gjatë fushatës kishte propozuar krijimin e një agjencie të pavarur për mbikëqyrjen e inteligjencës artificiale, me kompetenca për të kontrolluar kompanitë që zhvillojnë këtë teknologji.

    Sipas një sondazhi të Reuters të publikuar në tetor, shumica e votuesve amerikanë mendojnë se administrata Trump dhe Kongresi nuk po i marrin mjaftueshëm seriozisht rreziqet e inteligjencës artificiale dhe mbështesin miratimin e rregullave të reja për këtë teknologji.

    Demokratët planifikojnë gjithashtu të shtojnë mbikëqyrjen ndaj kompanive më të fuqishme të industrisë, përfshirë OpenAI, Anthropic, Meta, Google dhe SpaceX.

    Në tetor, Lofgren dhe drejtues të tjerë demokratë të komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve u kërkuan këtyre kompanive të japin informacione për praktikat e tyre të sigurisë dhe të raportojnë rastet kur sistemet e inteligjencës artificiale kanë ndërmarrë veprime të paparashikuara nga zhvilluesit e tyre.

    Sipas Reuters, shqetësimet për ndikimin e inteligjencës artificiale janë reflektuar edhe në tregjet financiare.

    Aksionet e kompanive të teknologjisë pësuan rënie të ndjeshme të enjten, mes frikës se Kongresi i ri mund të ngadalësojë zhvillimin e kësaj industrie dhe dyshimeve nëse investimet e mëdha në infrastrukturën e inteligjencës artificiale do të sjellin fitimet e pritshme.

    Burimi: Dukagjini

  • “Ata s’janë më” vjen në Prishtinë, shfaqja që sjell kujtimet e luftës

    “Ata s’janë më” vjen në Prishtinë, shfaqja që sjell kujtimet e luftës

    “Ata s’janë më” vjen në Prishtinë, shfaqja që sjell kujtimet e luftës

    Shfaqja teatrale “Ata s’janë më” do të prezantohet më 7 nëntor 2026, në orën 20:00, në Stacionin Kulturor në Prishtinë, duke sjellë një rrëfim prekës mbi humbjen, kujtesën dhe pasojat njerëzore të luftërave në ish-Jugosllavi.

    Në qendër të shfaqjes është historia e Sadikës, e cila përpiqet të ruajë gjurmët e jetëve që luftërat ia morën. Përmes kujtimeve dhe sendeve të përditshme, ajo rikthen praninë e njerëzve që nuk janë më, familjeve të ndara dhe të ardhmeve që nuk patën mundësi të jetoheshin.

    E vendosur në sfondin e gjenocidit të Srebrenicës, vepra trajton përpjekjen për të jetuar me dhimbjen e humbjes, por edhe frikën se kujtimet për ata që mungojnë mund të zbehen me kalimin e kohës. Një element i veçantë i kësaj shfaqjeje është përvoja zanore zhytëse. Secili spektator e ndjek shfaqjen përmes një kufjeje personale, duke u bërë pjesë e botës së Sadikës dhe rrëfimit të saj intim.

    Teksti është shkruar nga Doruntina Basha, ndërsa regjinë e ka realizuar Andrej Nosov. /KlanKosova.tv

  • Xhiroja e 13-të e Superligës nis me duelin Dukagjini-Llapi

    Xhiroja e 13-të e Superligës nis me duelin Dukagjini-Llapi

    Xhiroja e 13-të e Superligës nis me duelin Dukagjini-Llapi

    Dukagjini dhe Llapi do të përballen sot në kuadër të xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Ndeshja, që është e para e kësaj xhiroje, do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, ndërsa të dyja skuadrat hyjnë në këtë përballje me objektiva të ndryshëm.

    Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, me 18 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

    Në anën tjetër, Llapi po kalon një sezon të vështirë dhe ndodhet në vendin e nëntë, me vetëm pesë pikë të fituara deri më tani.

    Për skuadrën nga Klina, fitorja do të ishte një mundësi për t’u afruar me kreun e tabelës, ndërsa llapjanët synojnë të marrin pikë të rëndësishme në përpjekje për t’u larguar nga fundi i renditjes.

    Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në kanalet e sportit të platformës televizive Artmotion.

  • Fundjavë e flaktë në basketboll: Ylli sfidon liderin, klasikja luhet në Pejë

    Fundjavë e flaktë në basketboll: Ylli sfidon liderin, klasikja luhet në Pejë

    Fundjavë e flaktë në basketboll: Ylli sfidon liderin, klasikja luhet në Pejë

    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me xhiron e tetë.

    Një nga duelet më të rëndësishme zhvillohet në Suharekë, ku Ylli e pret Bashkimin.

    Therandasit vijnë pas fitores ndaj Rahovecit 029 dhe kanë bilanc prej katër fitoresh e tri humbjesh, ndërsa prizrenasit kryesojnë renditjen me gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.

    Në takimin e parë sezonal ndërmjet këtyre skuadrave, Bashkimi kishte triumfuar me rezultat 96:60, ndërsa Ylli do të kërkojë rezultat tjetër para tifozëve vendas.

    Vëmendje pritet të marrë edhe dueli tradicional ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet të shtunën në palestrën “Karagaqi”.

    Dy skuadrat, nuk po kalojnë periudhën më të mirë në kampionat. Peja ka dy fitore dhe pesë humbje, ndërsa Sigal Prishtina tri fitore dhe katër humbje.

    Kampionia në fuqi, Trepça, pret Rahovecin 029 në palestrën “Minatori”.

    Mitrovicasit kanë regjistruar katër fitore radhazi në kampionat dhe synojnë ta vazhdojnë këtë seri edhe ndaj rahovecasve.

    Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave, në hapje të sezonit, kishte përfunduar me fitoren e Trepçës 106:101, pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund.

    Në ndeshjen tjetër, Vëllaznimi pret Borën në Gjakovë.

    Vendasit kërkojnë fitoren e dytë sezonale, ndërsa prishtinasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive, pas triumfit ndaj Pejës në xhiron e kaluar.

    Bora kishte fituar bindshëm takimin e parë sezonal ndërmjet këtyre skuadrave, me rezultat 90:67.

    Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Motion.

    May be an illustration of text

  • Maran shpjegon zgjedhjet për Shqipërinë - flet për Balliun, Strakoshën dhe lojtarët nga Kosova

    Maran shpjegon zgjedhjet për Shqipërinë – flet për Balliun, Strakoshën dhe lojtarët nga Kosova

    Përzgjedhja e futbollistëve, forma dhe minutazhi te klubet, mungesat e Ivan Balliut e Thomas Strakoshës, por edhe mundësia për lojtarët e tjerë që të bëhen pjesë e Kombëtares sw Shqipwrisë – trajneri Rolando Maran ka folur për të gjitha këto në konferencën për media.

    Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka shpjeguar vendimet e tij për listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, duke theksuar se përzgjedhja është bërë kryesisht në bazë të formës dhe minutazhit që lojtarët kanë pasur me klubet e tyre.

    Tekniku italian u ndal edhe te mungesa e Ivan Balliut, për të cilin bëri të ditur se tërheqja nga Kombëtarja ishte vendim i vetë futbollistit, ndërsa për portierin Thomas Strakosha tregoi se nuk është ende në gjendje optimale fizike.

    “Nëse mungon ndonjë lojtar, nuk do të thotë që nuk është i aftë për ta ndihmuar skuadrën. Jam bazuar shumë te forma dhe te minutazhi që kanë pasur me klubet e tyre. Sa i përket përmirësimit të statistikave, për të gjithë Ligën C, jemi në vendin e parë për sa i përket pritshmërive për të shënuar gol dhe në vendin e parë për ekipet që kanë pësuar më pak gola. Dua të stërvit një skuadër që t’i ketë këto statistika”, ka thënë fillimisht Maran.

    “Sa i përket Ivan Balliut, ishte një zgjedhje e tij. Prej kohësh ai ka pasur një dëmtim. Është vendimi i tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Sa i përket Strakoshës, nuk është në 100% e tij. Nëse do ta luanim, do ta vendosnim në vështirësi”.

    Maran: Presioni është pozitiv, synojmë kreun e grupit

    Trajneri i Shqipërisë foli edhe për objektivin e skuadrës në dy ndeshjet e fundit, duke e konsideruar presionin si një motiv shtesë për të arritur rezultatin e dëshiruar.

    “Presioni është pozitiv dhe të nxit të bësh mirë për të arritur objektivin për të qenë në krye, Kam folur me lojtarët dhe ata e duan këtë objektiv. Është pozitive dhe na shërben të bëjmë më të mirën. Në Kombëtare i takoj më rrallë lojtarët dhe kjo më pengon”.

    Maran shpjegoi se në këtë grumbullim ka vendosur t’u besojë futbollistëve me të cilët ka punuar në ndeshjet e mëparshme, por la të hapur mundësinë për lojtarë të tjerë, përfshirë sulmuesin Indrit Tuci.

    “Në këtë listë doja të konfirmoja lojtarët me të cilët kam punuar deri më tani. Tuci është lojtar i mirë, më pëlqen dhe nëse do të vazhdojë të shënojë dhe të jetë në formë të mirë, e ka derën e hapur, kemi gjithnjë nevojë për lojtarë të mirë”.

    – YouTube www.youtube.com

    Ai foli edhe për raportin me tifozët, duke bërë të ditur se stërvitja e së hënës do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pranë Kombëtares.

    “Kemi dëshirë të jemi sa më afër edhe me tifozët dhe kemi vendosur që të hënën do të hapim portat e stërvitjes për të gjithë tifozët që duan të jenë pranë nesh. Duam të kemi një sinergji për të gjithë njerëzit që e duan këtë fanellë”.

    “Është e njëjtë për Tucin, të gjithë janë në vëmendjen tonë, por kam dashur t’i jap besim lojtarëve që më kanë pëlqyer në ndeshjet e kaluara”, u shpreh Maran.

    Futbollistët nga Kosova, Maran: Kush zgjedh Shqipërinë është krenar për këtë fanellë

    Një pjesë e rëndësishme e konferencës iu kushtua edhe futbollistëve me prejardhje nga Kosova që mund të jenë në planet e Kombëtares shqiptare. Maran u shpreh se çdo lojtar që zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë duhet të jetë krenar për fanellën kuqezi.

    “Në fakt unë kam fanellën kuqezi dhe kush pranon të luajë për Kombëtaren shqiptare, është krenar të luajë për këtë fanellë. Këtë ma keni mësuar ju. Kush zgjedh të luajë për Kombëtaren shqiptare është krenar për të luajtur për këto ngjyra”, potencoi italiani.

    I pyetur për Klidman Lilon, trajneri konfirmoi se futbollisti është në vëzhgimin e stafit, por sqaroi se për këtë grumbullim ka preferuar të ruajë grupin me të cilin ka punuar në katër ndeshjet e para.

    “Klidman Lilo? Është një lojtar që po e ndjekim. Por kam dashur të konfirmoj këto dy ndeshjet bllokun që kemi punuar në katër ndeshjet e para. Jam i bindur për këta lojtarë që kemi grumbulluar”.

    Ndërkohë, për Elia Caprile dhe Amar Gërxhaliun, të cilët kanë marrë pasaportën shqiptare disa javë më parë, Maran bëri të ditur se deri më tani nuk kanë qenë pjesë e planeve të tij, por nuk përjashtoi mundësinë që këto zgjedhje të analizohen në të ardhmen.

    “Në këtë pikë, Caprile dhe Gërxhaliu nuk kanë qenë pjesë e planeve tona. Por ndoshta në një moment tjetër do të kemi analizë për këto zgjedhje”.

    Në fund, tekniku italian foli edhe për nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të skuadrës, duke u ndalur te dyshimet që ka lënë paraqitja e fundit ndaj San Marinos. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së futbollistëve nga kampionati vendas për rritjen e nivelit të futbollit shqiptar.

    “Ne punojmë çdo ditë për tu përmirësuar, ka disa gjëra që nuk janë bërë mirë, por kjo na jep stimul. Unë gjithnjë mundohem të gjej ide të reja dhe zgjidhje. Ndeshja e fundit me San Marinon ka lënë disa dyshime, por kjo na shtyn të përmirësohemi dhe të bëjmë më mirë”.

    “Duke bërë diçka për kampionatin, duke marrë lojtarë nga Superiorja, ndihmon në rritjen e nivelit të futbollit vendas dhe me rritjen e tij, dalin lojtarë më të mirë që mund të ndihmojnë në vazhdim kombëtaren”, përfundoi përzgjedhësi i Shqipërisë. /Telegrafi/

  • "Mish i bluar e suxhuk" parandalohen mallra të kontrabanduara në Ranillug, vlera mbi 10 mijë euro

    “Mish i bluar e suxhuk” parandalohen mallra të kontrabanduara në Ranillug, vlera mbi 10 mijë euro

    Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Task Forcës, i përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Jugu, në bashkëpunim me njësitet policore, bazuar në informacione operative, kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë dhe të koordinuar në fshatin Korminjan, Komuna e Ranillugut.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i vëzhgimit intensiv dhe vendosjes së dy pritave policore, njësitet operative kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë tre traktorë të tipit Rakovica, me rimorkio të improvizuara dhe pa targa regjistrimi, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të kundërligjshme nga Serbia, përkatësisht nga drejtimi i fshatit Konçul, duke shfrytëzuar rrugë malore dhe alternative në drejtim të fshatit Korminjan.

    “Gjatë operacionit janë ndaluar tre persona të dyshuar, të nacionalitetit serb dhe shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në kontrabandimin e mallrave përmes vijës kufitare. Gjatë kontrollit të detajuar të mjeteve janë zbuluar dhe sekuestruar mallrat si në vijim: 144 arka me birra të markave Heineken, Tuborg dhe Zaječarsko; 250 kilogramë mish i bluar; 2 thasë me suxhuk; 324 pula të gjalla; 2 printerë profesionalë; 2 pajisje të mëdha të rrjetit (switch) MikroTik; 5 pajisje të mesme të rrjetit (switch) MikroTik; 6 monitorë kompjuteri, 24 inç”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim thuhet se vlera e përgjithshme e tregut e mallrave të sekuestruara vlerësohet paraprakisht të jetë mbi 10,000 (dhjetë mijë) euro, ndërsa vlera përfundimtare do të përcaktohet nga autoritetet kompetente pas përfundimit të procedurave përkatëse të vlerësimit.

    “Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë ndaluar edhe tre traktorët dhe rimorkiot e përdorura për transportimin e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara. Të gjitha veprimet operative dhe procedurale janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Jugu. Dogana dhe Policia e Kosovës mbeten të vendosura dhe të pakompromis në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo aktiviteti tjetër të kundërligjshëm që cenon sigurinë, rendin juridik dhe interesat ekonomike të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

  • “Kush i hëngri kapelat e Policisë”, Lëvizja Revolta me aksion simbolik

    “Kush i hëngri kapelat e Policisë”, Lëvizja Revolta me aksion simbolik

    Lëvizja Revolta ka mbajtur sot një aksion simbolik lidhur me gjendjen në Policinë e Kosovës, ku sipas tyre, Ministria e Punëve të Brendshme nuk arriti t’i sigurojë kapelat për ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kandidatëve të Policisë.

    Lëvizja Revolta në shenjë simbolike ka vendosur edhe një diplomë të madhe për të gjithë policët e rinj, të cilët sipas tyre, do ta fillojnë punën në mungesë të uniformave, në mungesë të kushteve të punës.

    “Për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, sot do të ishte dita e pestë e punës, por fatkeqësisht Ministria nuk arriti t’i sigurojë kapelat për diplomim me 1 nëntor, prandaj e shtyu ceremoninë për 6 nëntor. Jo sepse me 6 nëntor do të vinin kapelat e reja, por sepse brenda pesë ditësh arritën të siguronin huazimin e kapelave të vjetra të policëve në detyrë, deri në përfundimin e ceremonisë.

    Pyetja që na sillet ndër mend është: Kush i hëngri kapelat?

    Prandaj, në shenjë simbolike kemi vendosur edhe një diplomë të madhe për të gjithë policët e rinj, të cilët do ta fillojnë punën në mungesë të uniformave, në mungesë të kushteve të punës, në mungesë të pagave dinjitoze, në mungesë të sigurimit të punës dhe atij shëndetësor.

    Por, të mos harrojmë, puna për ta do të fillojë me përgjegjësinë maksimale, madje edhe me përgjegjësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Ndryshojnë itineraret e linjave 1, 3 dhe 3A të autobusëve në Prishtinë të shtunën

    Ndryshojnë itineraret e linjave 1, 3 dhe 3A të autobusëve në Prishtinë të shtunën

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën, më 7 nëntor 2026, do të ketë ndryshime të përkohshme në itineraret e disa linjave të transportit publik, për shkak të organizimit të garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026” dhe mbylljes së një segmenti të Rrugës B.

    Sipas njoftimit, ndryshimet do të vlejnë nga ora 08:00 deri në 12:00 dhe do të përfshijnë linjat 1, 3 dhe 3A.

    Për linjën numër 1, komuna ka bërë të ditur se stacioni i fundit do të jetë te Fakulteti Teknik.

    Ndërkaq, linjat 3 dhe 3A do të ndjekin itinerar të ndryshuar. Nga rrethrrotullimi te Flamuri, autobusët do të vazhdojnë nëpër rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”, për të vazhduar djathtas në rrugën “Enver Maloku” dhe më pas në rrugën “C – Ali Aliu Kelmendi”, deri te rrethrrotullimi në këtë rrugë.

    I njëjti itinerar do të shfrytëzohet edhe në drejtimin e kundërt.

    Komuna u ka bërë thirrje udhëtarëve që të kenë parasysh këto ndryshime gjatë lëvizjes me transportin publik, ndërsa ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

  • Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

    Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

    Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

    Mbrojtësi i djathtë, Ivan Balliu, ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare, pas nëntë vitesh të kaluara me fanellën kuqezi.

    Futbollisti 34-vjeçar largohet nga përfaqësuesja me 24 paraqitje ndërkombëtare, duke zgjedhur që tash e tutje të përqendrohet te karriera në klub.

    Në vendimin e tij, sipas raportimeve, kanë ndikuar dëmtimet e fundit dhe mosha, ndërsa grumbullimi i nëntorit nuk do të shënojë një tjetër kapitull të tij me Shqipërinë, por fundin e rrugëtimit ndërkombëtar.

    Historia e Balliut me Kombëtaren nisi në vitin 2017, kur debutoi më 6 tetor në ndeshjen ndaj Spanjës, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2018.

    Momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij me Shqipërinë ishte pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, ku u aktivizua në një ndeshje dhe luajti 90 minuta.

    Në 24 paraqitjet e tij, Balliu regjistroi gjithsej 1.780 minuta në fushë dhe dy asistime, pa arritur të shënojë gol.

    Largimi i tij pritet të ndikojë edhe në alternativat e trajnerit Rolando Maran në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku një nga emrat kryesorë mbetet Elseid Hysaj.

    Shqipëria do të përballet me Finlandën më 12 nëntor dhe me Bjellorusinë më 15 nëntor, në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

    Pas nëntë vitesh, Balliu mbyll kështu kapitullin me fanellën kuqezi, duke lënë pas 24 ndeshje dhe një pjesëmarrje në Evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • After nine years of redies, Ivan Balliu ends his career with the Albanian National

    The right-wing defender, Ivan Balliu, has decided to end his adventure with the Albanian National, after nine years spent with the red fan.

    The 34-year-old footballer leaves the 24-member representative, choosing to focus on the career at the club from now on.

    In his decision, according to reports, recent injuries and age have affected, while the November gathering will not mark another chapter with Albania, but the end of international travel.

    Balliu’s history with the Nationals began in 2017 when he debuted on October 6, in his match against Spain, in the context of the preliminaries for the 2018 World Championship.

    His most important career moment with Albania was his participation in the 2024 European Championship in Germany, where he became active in a match and played 90 minutes.

    In his 24 presentations, Balliu recorded a total of 1,780 minutes in the field and two assistings, without reaching a goal.

    His departure is expected to affect the options of Coach Rolando Maran on the right side of the defence, where one of the main names remains Elseid Hysey.

    Albania will face Finland on November 12th and Belarus on November 15th, at the last two matches in the phase of the League of Nations groups.

    After nine years, Balliu concludes the chapter with a red fan, leaving 24 matches and a European turnout behind.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal