Category: Lajme

  • Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

    Sipas njoftimit të PDK-së, Çitaku e vlerësoi pozitivisht përmbylljen e formimit të institucioneve, duke theksuar se tashmë nevojitet përqendrim në adresimin e sfidave të qytetarëve dhe në avancimin e prioriteteve shtetërore.

    “Kosova përballet me sfida të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të plotë institucionale, përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, theksoi Çitaku.

    Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Siç thuhet në njoftim, Çitaku nënvizoi rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të drejtësisë, të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të vendimmarrjes së mbështetur në fakte e prova, të pavarur nga ndikimet politike.

    Në takim, sipas njoftimit, u riafirmua rëndësia e partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me aleatët e saj, si dhe përkushtimi ndaj perspektivës euroatlantike të vendit, me synim anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

  • Citaku meets British Ambassador, also discusses Hague process against former KLA leaders

    U nKosovo Democratic Party of Kosovo Chairman Vlora Citaku’s post, hosted the United Kingdom Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, with whom she discussed recent political developments in the country today.

    According to the PDK’s announcement, Citaku positively praised the closure of institution formation, stressing that focus is already needed on addressing citizens’ challenges and advancing state priorities.

    Kosovo faces significant challenges requiring full institutional attention, responsibility and commitment to improve citizens’ lives, Citaku stressed.

    During the meeting, judicial process was discussed near Specialised Chambers in The Hague.

    As reported in the report, Citaku underlined the importance of respecting the highest standards of justice, the right to fair judgment, and the fact-based decision-making and evidence independent of political influences.

    At the meeting, according to the announcement, the importance of Kosovo’s stable partnership with its allies was reaffirmed, as well as commitment to the country’s Euro-Atlantic perspective, with the aim of NATO membership and the European Union.

  • Spalletti kërkon zgjidhje në sulm, Juventusi përgatit 50 milionë euro për yllin e Monacos

    Spalletti kërkon zgjidhje në sulm, Juventusi përgatit 50 milionë euro për yllin e Monacos

    Juventusi ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e repartit ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në mesin e emrave të pëlqyer nga trajneri Luciano Spalletti është edhe sulmuesi amerikan Folarin Balogun.

    Sulmuesi 25-vjeçar i Monacos është njëri prej kandidatëve për t’iu bashkuar gjigantit italian në janar të vitit 2027. Balogun vlerësohet nga klubi francez rreth 40 deri në 50 milionë euro, ndërsa Juventusi ende nuk ka paraqitur ndonjë ofertë zyrtare, por po e përcjell nga afër situatën e tij.

    Trajneri Spalletti kërkon më shumë alternativa në sulm, pasi Juventusi nuk ka pasur efikasitetin e pritur në këtë repart. Pas 10 xhirove në Serie A, bardhezinjtë renditen në vendin e shtatë me 17 pikë dhe kanë realizuar vetëm 13 gola.

    As Randal Kolo Muani dhe as Nick Woltemade nuk kanë arritur të ofrojnë vazhdimësinë e pritur, prandaj drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të një sulmuesi me karakteristika të ndryshme.

    Balogun shihet si një alternativë që mund t’i përshtatet kërkesave të trajnerit italian, falë shpejtësisë, lëvizjeve pa top dhe aftësisë për të sulmuar hapësirat. Amerikani iu bashkua Monacos në vitin 2023 nga Arsenali, pasi kishte realizuar 21 gola gjatë huazimit te Stade de Reims.

    Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Monaco kërkon deri në 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit, i cili ka kontratë me klubin francez deri në qershor të vitit 2028.

    Në rast se dështon marrëveshja për Balogun, Juventusi ka edhe alternativa të tjera në listën e tij, përfshirë Brian Brobbey të Sunderlandit dhe Younes Ebnoutalib të Eintracht Frankfurtit.

    Drejtuesit e klubit italian pritet t’i vlerësojnë të gjitha mundësitë gjatë javëve të ardhshme, përpara se të vendosin për një ofertë konkrete në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/

  • Ylli i Real Madridit i rrit shqetësimet: Po vuaj nga dhimbje të shumta

    Ylli i Real Madridit i rrit shqetësimet: Po vuaj nga dhimbje të shumta

    Ylli i Real Madridit i rrit shqetësimet: Po vuaj nga dhimbje të shumta

    Eder Militao ka dhënë një deklaratë shqetësuese për gjendjen e tij fizike, pas rikthimit në fushë me Real Madridin.

    Mbrojtësi brazilian pranoi se po përjeton dhimbje të forta, pavarësisht se arriti ta përfundonte të gjithë ndeshjen kundër AEK Athinës në Ligën e Kampionëve.

    Militao luajti për 90 minuta në fitoren 3:2 të madrilenëve në Greqi, duke regjistruar një moment të rëndësishëm në rikthimin e tij pas gjashtë muajsh mungesë për shkak të lëndimit.

    Hera e fundit që braziliani kishte luajtur një ndeshje të plotë ishte më 15 prill, kundër Bayern Munichut.

    “Ndjehem mirë, por po vuaj nga dhimbje të forta. Jam i lumtur që jam rikthyer dhe që mund të bëj atë që dua më së shumti, pas gjashtë muajsh jashtë fushave. Jam gjithashtu i lumtur që arrita të luaj 90 minuta”, deklaroi Militao për televizionin e klubit, përcjell “Gazeta Express”.

    Trajneri Jose Mourinho pranoi se kishte marrë një rrezik të vogël duke e aktivizuar brazilianin nga minuta e parë, pas një periudhe kaq të gjatë jashtë fushave. Megjithatë, ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e mbrojtësit, i cili gradualisht arriti ta gjente ritmin e ndeshjes.

    Militao foli edhe për bashkëkombësin e tij Vinicius Junior, i cili po kalon një periudhë jo të mirë para portës kundërshtare.

    “Ai është gjithmonë optimist. Gjërat nuk po shkojnë ashtu siç dëshiron për momentin, por nuk ndalet së punuari. Të gjithë e shohin se vazhdon të përpiqet, edhe pse për fat të keq golat nuk po vijnë”, u shpreh braziliani.

    Burimi: Insajderi

  • Real Madrid Star raises concerns: I’m suffering from intense pain

    Edder Militao has issued a disturbing statement about his physical condition, following his return to the field with Real Madrid.

    Brazilian defender admitted that he is experiencing intense pain despite being able to finish the fight against him AEK Athens in the Champions League.

    Militao played for 90 minutes in the 3:2 victory of the Madrillians in Greece, registering an important moment in his return after six months of absence due to injury.

    The last time the Brazilian had played a full match was on April 15th, against Bayern Munichu.

    I feel good, but I’m suffering from severe pain. I’m glad I’m back and I can do what I want most after six months outside the field. I’m also happy to be able to play 90 minutes, Militao declared for club television, escorts the newspaper Express.

    Coach Jose Mourinho admitted that he had taken a small risk by activating the Brazilian from the first minute, after such a long period outside the field. However, he expressed satisfaction with the appearance of the defender, who gradually found the rhythm of the match.

    Millitao also spoke of his fellow nation, Winnicius Junior, who is going through a bad time in front of the opposing gate.

    He’s always optimistic. Things aren’t going as you want right now, but you don’t stop working. Everyone sees that he continues to try, although unfortunately the goals are not coming, the Brazilian said.

    Source Layer: Insander

  • Jesus reveals that he tried to convince Ronaldo not to retire from Portugal

    Ronaldo, 41, has decided to end the international career, leaving the Portuguese representative with a historical balance of 146 goals in 234 presentations. Both figures make up world records.

    His decision marked the end of a 23-year era with Portugal, where it debuted in 2003 and became the main figure in Portuguese football history.

    Jorge Jesus had hoped that Ronaldo would be available even during 2027, including the qualifying campaign for the 2028 European Championship.

    Cristiano is a global icon and an example for Portugal and our Nationale. I put a big picture of him in our hall so that all young footballers can see him and set him up as an example every day. I asked him to continue with me because I needed him next to me. However, I must accept his decision, stated Jesus.

    Finally, the Portuguese selection stressed that Ronaldo will always remain a special figure for his country.

    He will always have a place in the hearts of the Portuguese people, the coach finished.

    Ronaldo leaves the National on an extraordinary legacy, winning a European Champions and twice the League of Nations, and becoming the best goalist in international football history.

    Source Layer: RTKLive

  • Jesus zbulon se tentoi ta bindte Ronaldon të mos pensionohej nga Portugalia

    Jesus zbulon se tentoi ta bindte Ronaldon të mos pensionohej nga Portugalia

    Ronaldo, 41-vjeçar, ka vendosur t’i japë fund karrierës ndërkombëtare, duke u larguar nga përfaqësuesja portugeze me një bilanc historik prej 146 golash në 234 paraqitje. Të dyja këto shifra përbëjnë rekorde botërore.

    Vendimi i tij shënon fundin e një epoke 23-vjeçare me Portugalinë, ku ai debutoi në vitin 2003 dhe u shndërrua në figurën kryesore të historisë së futbollit portugez.

    Jorge Jesus kishte shpresuar që ta kishte Ronaldon në dispozicion edhe gjatë vitit 2027, përfshirë fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2028.

    “Cristiano është një ikonë botërore dhe një shembull për Portugalinë dhe Kombëtaren tonë. Kam vendosur një fotografi të madhe të tij në sallën tonë, në mënyrë që të gjithë futbollistët e rinj ta shohin dhe ta kenë si shembull çdo ditë. I kërkova të vazhdonte me mua, sepse kisha nevojë për të pranë vetes. Megjithatë, duhet ta pranoj vendimin e tij”, deklaroi Jesus.

    Në fund, përzgjedhësi portugez theksoi se Ronaldo do të mbetet gjithmonë një figurë e veçantë për vendin e tij.

    “Ai do ta ketë gjithmonë një vend në zemrat e popullit portugez”, përfundoi trajneri.

    Ronaldo largohet nga Kombëtarja me një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke fituar një Kampionat Evropian dhe dy herë Ligën e Kombeve, si dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar.

    Burimi: RTKLive

  • Fitorja e demokratëve në zgjedhjet afatmesme, çfarë pritet të ndryshojë në ekonominë amerikane dhe politikat e Trumpit

    Fitorja e demokratëve në zgjedhjet afatmesme, çfarë pritet të ndryshojë në ekonominë amerikane dhe politikat e Trumpit

    Fitorja e thellë e demokratëve në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, pritet të ndikojë në politikat ekonomike të presidentit Donald Trump, ndonëse ndryshimet e mëdha mund të jenë të vështira për t’u realizuar.

    Sipas një analize të publikuar nga Deutsche Welle (DW), shqetësimet ekonomike ishin ndër faktorët kryesorë që ndikuan në humbjen e republikanëve. Çmimet e larta të karburanteve, tarifat tregtare, borxhi në rritje dhe kundërshtimet ndaj zgjerimit të qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale ishin ndër çështjet që ndikuan në votën e amerikanëve.

    Megjithatë, kontrolli i Kongresit nga demokratët nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të menjëhershëm të politikave ekonomike, pasi Trump vazhdon të jetë president dhe ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve që miratohen nga Kongresi.

    Ekonomisti Stephen Brown, nga Capital Economics, vlerëson se fitorja e demokratëve nuk ndryshon shumë perspektivën e politikave në afat të shkurtër, pasi ata nuk kanë shumicën e nevojshme për të kapërcyer pengesat procedurale në Senat, ndërsa presidenti mund të bllokojë legjislacionin përmes vetos.

    Edhe Jacob Funk Kirkegaard, nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, pret dy vjet bllokadë politike në Uashington, duke vlerësuar se përplasjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit mund ta vështirësojnë miratimin e vendimeve të rëndësishme.

    Tarifat tregtare dhe inteligjenca artificiale

    Një prej çështjeve kryesore që ndikoi në rezultatin zgjedhor ishte politika tarifore e Trumpit. Sipas një ankete të Qendrës Kërkimore Pew, të realizuar në fillim të tetorit, 56 për qind e amerikanëve vlerësonin se tarifat e vendosura nga presidenti do të kishin kryesisht ndikim negativ në vend, ndërsa vetëm 20 për qind mendonin se ndikimi do të ishte pozitiv.

    Këto politika kanë goditur veçanërisht sektorët e varur nga eksportet, përfshirë disa shtete si Teksasi, Michigani, Iowa dhe Illinois, ku tarifat kundërpërgjigjëse kanë ndikuar në aktivitetin tregtar.

    Megjithatë, demokratët mund ta kenë të vështirë t’i japin fund politikës tarifore të Trumpit, pasi ligje të ndryshme i kanë dhënë presidentit kompetenca për vendosjen e tarifave në raste të caktuara, përfshirë emergjencat ekonomike dhe çështjet e sigurisë kombëtare.

    Një tjetër çështje që mund të sjellë përplasje mes Kongresit dhe administratës është zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe ndërtimi i qendrave të të dhënave. Kundërshtimi i qytetarëve ndaj këtyre projekteve ka ndihmuar kandidatët demokratë në disa gara zgjedhore.

    Sipas Kirkegaard, rezultati i zgjedhjeve tregon se mbështetja politike për zgjerimin e shpejtë të infrastrukturës së inteligjencës artificiale nuk është aq e qëndrueshme sa mund të jetë menduar.

    Ai vlerëson se kundërshtimet lokale mund ta vështirësojnë ndërtimin e qendrave të reja të të dhënave, duke ndikuar potencialisht edhe në vlerësimin e kompanive të mëdha të teknologjisë.

    Lufta në Iran dhe çmimet e naftës

    Çmimet e larta të energjisë ishin gjithashtu ndër shqetësimet kryesore të votuesve amerikanë. Sipas analizës së DW-së, një marrëveshje e mundshme me Iranin mund të ndihmojë në uljen e çmimeve të energjisë dhe të lehtësojë presionin mbi buxhetet familjare.

    Kirkegaard vlerëson se Trumpi duhet të arrijë një marrëveshje me Iranin dhe të ulë çmimet e karburanteve, pasi këto janë çështje me rëndësi të veçantë për votuesit.

    Humbja e republikanëve mund ta shtyjë gjithashtu presidentin të jetë më i kujdesshëm në vendimmarrje, përfshirë politikat ndaj Iranit dhe përshkallëzimin e luftës tregtare me Kanadanë.

    Demokratët mund të nisin hetime ndaj Trumpit

    Përveç ekonomisë, korrupsioni dhe dyshimet për përfitime personale nga zyrtarë të administratës Trump ishin ndër shqetësimet e tjera të votuesve.

    Me kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, demokratët tashmë kanë mundësi më të mëdha për të nisur hetime ndaj administratës dhe për të ushtruar presion politik mbi presidentin. Kjo përfshin edhe mundësinë e nisjes së një procesi tjetër për shkarkimin e Trumpit.

    Kirkegaard nuk e përjashton mundësinë që disa senatorë republikanë t’i bashkohen demokratëve në një proces të tillë, nëse dalin në pah dëshmi të rënda për korrupsion.

    Sipas tij, një skenar i tillë mund ta bëjë Trumpin më të gatshëm për kompromis, përfshirë edhe heqjen dorë nga një pjesë e madhe e tarifave tregtare.

    Megjithatë, pavarësisht fitores së rëndësishme, demokratët përballen me sfida të mëdha në përpjekjet për të përmbysur politikat ekonomike të presidentit, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë edhe për dy vjet të tjera.

    Burimi: Dukagjini

  • Apple përgatit tri modele të reja iPad, ja risitë që pritet të sjellin në fillim të vitit 2027

    Apple përgatit tri modele të reja iPad, ja risitë që pritet të sjellin në fillim të vitit 2027

    Apple përgatit tri modele të reja iPad, ja risitë që pritet të sjellin në fillim të vitit 2027

    Apple pritet të prezantojë tri modele të reja të tabletëve iPad në fillim të vitit 2027, me përmirësime në performancë, ekran dhe teknologji.

    Sipas raportimeve të Bloomberg, gjiganti amerikan i teknologjisë po përgatitet të rifreskojë tri kategori të tabletëve të tij: iPad-in bazë, iPad Air dhe iPad Pro.

    Modeli bazë iPad pritet të pajiset me procesorin A19 dhe 8 GB memorie RAM, duke mundësuar edhe mbështetjen për platformën e inteligjencës artificiale Apple Intelligence. Gjithashtu, pajisja mund të përfshijë çipin N1 dhe modemin C1X, me mbështetje për Wi-Fi 7 dhe rrjetin 5G.

    Ndryshime të rëndësishme priten edhe te iPad Air, i cili sipas raportimeve mund të vijë me ekran OLED. Kjo teknologji do të ofronte ngjyra më të pasura, kontrast më të lartë dhe cilësi më të mirë të pamjes.

    Ndërkohë, modeli më i avancuar, iPad Pro, pritet të marrë një procesor të gjeneratës së re, me mundësinë e pajisjes me çipin M6 ose M7.

    Një tjetër risi e mundshme për këtë model është sistemi i ftohjes me dhomë avulli, i cili do të ndihmonte në menaxhimin e temperaturës gjatë përdorimit intensiv dhe funksioneve të inteligjencës artificiale.

    Deri më tani, Apple nuk ka konfirmuar zyrtarisht as specifikat dhe as datën e prezantimit të modeleve të reja.

    Apple shet rreth 60 milionë njësi iPad në vit, duke e bërë këtë linjë një prej kategorive të rëndësishme të produkteve të kompanisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Apple prepares three new iPad models, here are innovations expected to take place early in 2027

    Apple is expected to present three new iPad tablet patterns at the beginning of 2027, with improvements in performance, screen and technology.

    According to Bloomberg reports, the American technology giant is preparing to refresh three categories of his tablet: IPad base, iPad Air and iPad Pro.

    The iPad base model is expected to be equipped with A19 and 8 processor GB memory RAM, also providing support for the Apple Intelligence platform. The device may also include the N1 chip and the C1X modem, with support for Wi-Fi 7 and the 5G network.

    Significant changes are also expected at the iPad Air, which according to reports may come on display LED. This technology would offer richer colors, higher contrasts and better quality of appearance.

    Meanwhile, the most advanced model, iPad Pro, is expected to take a processor of the new generation, with the possibility of using a chip with M6 or M7.

    Another possible innovation for this model is the steam room cooling system, which would help manage temperature during intensive use and artificial intelligence functions.

    So far, Apple has not officially confirmed either the specifics or the date of the presentation of new models.

    Apple sells about 60 million iPad units a year, making the line one of the major categories of company products.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal