Category: Lajme

  • Pas rinovimit deri në vitin 2030, Raphinha zbulon trofeun që dëshiron më së shumti

    Pas rinovimit deri në vitin 2030, Raphinha zbulon trofeun që dëshiron më së shumti

    Raphinha ka shpalosur ambiciet e tij për vitet e ardhshme te Barcelona, duke vënë në plan të parë suksesin e skuadrës dhe fitimin e çdo trofeu të mundshëm deri në vitin 2030.

    Sulmuesi brazilian, i cili së fundmi zyrtarizoi vazhdimin e kontratës me katalunasit deri më 30 qershor 2030, ka folur për synimet që e motivojnë çdo ditë, duke theksuar se objektivi kryesor është fitimi i trofeve me fanellën e Barcelonës.

    Në mesin e objektivave të tij të veçantë është edhe triumfi në Ligën e Kampionëve, një trofe që Barcelona synon ta rikthejë në vitrinën e saj.

    “Të gjithë futbollistët dëshirojnë të njihen përmes trofeve. Synimi im është t’i fitoj të gjithë titujt e mundshëm. Për momentin kam shifra pozitive dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë”.

    “Ekziston një trofe, si Liga e Kampionëve, të cilin kemi për synim ta fitojmë. Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta arritur këtë. Dua t’i fitoj të gjithë trofetë e mundshëm deri në vitin 2030”, deklaroi Raphinha.

    Braziliani foli edhe për dëshirën për të lënë gjurmë në historinë e klubit katalunas, aty ku kanë shkëlqyer shumë legjenda nga vendi i tij.

    Megjithatë, ai theksoi se nuk dëshiron të bëjë krahasime, por të fitojë vetë respektin dhe dashurinë e tifozëve të Barcelonës.

    “Unë nuk i pëlqej krahasimet. Ata kanë bërë histori në klub dhe e kanë dashurinë e tifozëve të Barcelonës. Unë jap maksimumin për të fituar një vend në zemrat e tifozëve. Kur mbërrita, gjatë dy viteve të para, nuk e imagjinoja se do të arrija deri këtu. Shumë njerëz më kritikuan ashpër, por unë e dija se deri ku mund të arrija dhe çfarë mund t’i jepja skuadrës në fushë. Gjithmonë kam besuar shumë në punën time”, përfundoi braziliani.

    Me kontratën e re deri në vitin 2030, Raphinha synon të vazhdojë të jetë një nga figurat kryesore të Barcelonës dhe të ndihmojë klubin të rikthehet në majat e futbollit evropian. /Telegrafi/

  • Demir Xhemalija, ylli i ri që e la Zvicrën për Kosovën: Vendosa me zemër, do të jap maksimumin

    Demir Xhemalija, ylli i ri që e la Zvicrën për Kosovën: Vendosa me zemër, do të jap maksimumin

    Edhe një tjetër yll i është bashkuar Kosovës. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar Demir Xhemalija, i cili i ka kthyer përgjigje pozitive përzgjedhësit Hekuran Kryeziu.

    Xhemalija gjithnjë ka qenë ndër lojtarët më të vlerësuar në Zvicër, aty ku përfaqësoi secilën grupmoshë – nga U16 deri tek U20, e ndër të tjera edhe mbajti shpesh shiritin e kapitenit.

    Megjithatë, dashuria e madhe për vendin e tij, bëri që talenti të ndjek zemrën dhe të zgjedhë përfundimisht të përfaqësojë “Dardanët” në nivelin ndërkombëtar.

    Për herë të parë, 20-vjeçari është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ku konfirmoi se vendimi nuk ishte i lehtë shkaku i asaj që i ka dhënë Zvicra, por në fund zemra i tha se duhet të luajë për Kosovën.

    “Do të thotë shumë për mua. Kam rrënjë nga Kosova, prindërit e mi janë rritur atje dhe familja ime është me origjinë nga Kosova”.

    Demir Xhemalija, the new star who left Switzerland for Kosovo: I decided with my heart, I’ll give you my best Credits: FC Luzern

    “Natyrisht, nuk ishte një vendim i lehtë. Kam kaluar pothuajse nëpër të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Zvicrës dhe kam pasur gjithashtu mundësinë të mbaj përgjegjësi si kapiten”.

    “E kam menduar mirë këtë hap së bashku me njerëzit e afërt. Në fund, ishte një vendim që e mora me zemër. Në të njëjtën kohë, i jam shumë mirënjohës Zvicrës për gjithçka dhe do t’i jem gjithmonë”.

    I pyetur për objektivat me Kosovën U21, ylli në ngritje te Luzerni shtoi se fillimisht mezi pret të njihet me bashkëlojtarët e tjerë, pastaj të jep maksimumin për ta ndihmuar sa më shumë ekipin.

    “Fillimisht, fokusi im është që të përshtatem sa më shpejt me ekipin dhe t’i njoh të gjithë. Më pas, dëshiroj të vazhdoj të përmirësohem, të zhvillohem si futbollist dhe të jap maksimumin për ekipin çdo ditë”.

    Credits: FC Luzern

    Xhemalija përndryshe ka synime të qarta edhe me Luzernin, ku konfirmoi se objektivi kryesor është të zërë vendin në ekipin e parë dhe të zhvillojë sa më shumë minuta në elitën e futbollit zviceran.

    “Synimi im është të vazhdoj të zhvillohem, të bëj hapin e radhës në karrierën time dhe të krijoj vendin tim në Superligën e Zvicrës”.

    “A je gati për debutim në Superligën e Zvicrës? Natyrisht, ndihem gati dhe do të isha shumë i lumtur të fitoja minuta në Superligë. Në të njëjtën kohë, e di se jam ende i ri dhe se puna e palodhshme në stërvitje, si dhe përvoja e rregullt në ndeshje, janë thelbësore për zhvillimin tim”.

    “Jam i bindur se kjo punë e palodhshme do të shpërblehet një ditë. Prandaj, luaj aty ku ka nevojë ekipi dhe gjithmonë jap maksimumin”, nënvizoi ai për Telegrafin.

    Credits: FC Luzern

    Këtë edicion, ai me ekipin e dytë të Luzernit ka zhvilluar tetë paraqitje, ku përpos pozitës primare si mesfushor me tipare defansive është përdorur edhe si mbrojtës i krahut të djathtë dhe qendërmesfushor.

    Përndryshe, Xhemalija pritet të jetë pjesë e Kosovës U21 duke nisur nga grumbullimi i ardhshëm./Telegrafi/

  • Demir Xhemalija, the new star who left Switzerland for Kosovo: I decided with my heart, I’ll give you my best

    Demir Xhemalija, the new star who left Switzerland for Kosovo: I decided with my heart, I’ll give you my best

    Another star has joined Kosovo. It’s about talented midfielder Demir Xhemalija, who has turned positive answers to the local selection Iron Kryeziu.

    Cemal has always been among the most esteemed players in Switzerland, where she represented each age group from U16 to U20, and among other things, she often held the captain’s tape.

    However, his great love for his country prompted the talent to follow his heart and eventually choose to represent the New Years at the international level.

    For the first time, the 20-year-old has confessed to an exclusive interview for Telegrafi, where he confirmed that the decision was not an easy cause for what Switzerland has given him, but in the end his heart told him he must play for Kosovo.

    It means a lot to me. I have roots from Kosovo, my parents grew up there, and my family is originally from Kosovo.

    Demir Xhemalija, the new star who left Switzerland for Kosovo: I decided with my heart, I’ll give you my best Credits: FC Lusern

    Of course, it was not an easy decision. I’ve been through almost all the age groups of the National of Switzerland and also had the opportunity to take responsibility as captain.

    I’ve thought this through with my loved ones. Finally, it was a decision I made with my heart. At the same time, I am very grateful to Switzerland for everything, and I will always be there.

    Asked about the goals with U21 Kosovo, the rising star at Luzerni added that initially he is eager to get acquainted with fellow players, then to give his best to help the team as much as possible.

    First of all, my focus is to adjust to the team as soon as possible and get to know everyone. Then, I want to continue to improve, develop as a football player, and do my best for the team every day.

    Credits: FC Lusern

    Cemalya also has clear goals with Luserni, where she confirmed that the main goal is to take the first team and develop as many minutes as possible on the Swiss football elite.

    My aim is to continue to develop, take the next step in my career and create my own place in Swiss Superliga.

    Are you ready for debut in Swiss Superliga? Of course, I feel ready and I would be very happy to earn minutes in Superlea. At the same time, I know I’m still young and that the unspoiled work in training, as well as the regular experience in matches, is essential to my development.

    I’m convinced that this unspoiled task will one day be rewarded. So I play where the team needs it and I always do my best, he underlined it for Telegrafi.

    Credits: FC Lusern

    This edition, the one with Luzerni’s second team, has held eight presentations, in addition to the primary position as a midfielder with defansive features, has also been used as defenders of the right-wing and middle-class.

    Otherwise, Xhemalija is expected to be part of Kosovo U21 starting at the next gathering. /Telegraph/

  • Kapërcimi i hendekut në sundimin e së drejtës

    Kapërcimi i hendekut në sundimin e së drejtës

    Në kulmin e protestave studentore në Serbi, komisionerja evropiane për Zgjerimin mbajti një fjalim në kampusin e Kolegjit të Evropës në Tiranë, duke u përqendruar te angazhimi i të rinjve dhe roli i shoqërisë civile në proceset demokratike. Në fjalën e saj, ajo bëri një paralelizëm me protestat e të rinjve kundër regjimit komunist në Çekosllovaki në vitin 1968, duke theksuar se anëtarësimi në BE nuk duhet parë si një proces i drejtuar ekskluzivisht nga qeveritë, por si një proces që përfshin shoqërinë në tërësi.

    Historia e Çekosllovakisë, sado e largët në kohë, është domethënëse. Por, ajo nuk e zëvendëson përgjegjësinë për t’iu përgjigjur zhvillimeve aktuale në rajonin tonë. Lëvizja studentore serbe ofroi një shembull të fuqishëm dhe aktual të atij lloj angazhimi qytetar, përkushtimi demokratik dhe kërkese për llogaridhënie që komisionerja po promovonte. Fakti që ajo nuk iu referua shprehimisht kësaj lëvizjeje ngre një pyetje legjitime: përse guximi dhe kontributi demokratik i studentëve serbë u lanë pa u përmendur, veçanërisht në një moment kur veprimet e tyre mishëronin kaq qartë parimet që fjalimi i saj synonte të promovonte?

    Për shumë vite, BE-ja i ka dhënë përparësi iluzionit të një stabiliteti sipërfaqësor në vend të përparimit të mirëfilltë demokratik, duke mbyllur sytë përpara mungesës së kushteve të barabarta të konkurrencës politike dhe erozionit të vazhdueshëm të standardeve demokratike. Protestuesit serbë kanë qenë vazhdimisht dëshmitarë të vizitave të udhëheqësve evropianë në vendin e tyre, të cilët i kanë dhënë mbështetje politike qeverisë, pa trajtuar apo vënë publikisht në pikëpyetje regresin demokratik gjithnjë e më të dukshëm. Kjo qasje filloi të ndryshonte, ndonëse në mënyrë modeste, vitin e kaluar, kur komisionerja për Zgjerimin deklaroi se, BE-ja ndante të njëjtat kërkesa me lëvizjen studentore.

    Pesë muaj pas shpërthimit të protestave masive në Shqipëri kundër korrupsionit dhe mënyrës se si merren vendimet për të ardhmen e vendit, BE-ja duket se po ndjek një qasje me “ekran të ndarë” ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Nga njëra anë, Shqipëria merr tituj pozitivë për kapitujt negociues më pak të diskutueshëm. Nga ana tjetër, progresi në kapitujt që lidhen me shtetin e së drejtës dhe mjedisin mbetet ngushtësisht i lidhur me tensionet politike dhe protestat e përditshme në mbarë vendin.

    Prej vitesh, debati mbi perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është përqendruar rreth një sërë sfidash të njohura: sundimi i ligjit, korrupsioni, kapja oligarkike e institucioneve shtetërore, krimi i organizuar dhe dobësitë kronike institucionale. Këto janë pikërisht çështjet që i kanë nxjerrë qytetarët në rrugë. Kërkesat e tyre për llogaridhënie dhe qeverisje demokratike nuk duhet të shihen si pengesa për rrugën evropiane të Shqipërisë. Përkundrazi, ato përfaqësojnë një pjesë thelbësore të këtij procesi.

    Duke kërkuar ndryshim dhe duke u kërkuar llogari atyre që janë në pushtet, protestuesit nuk po sfidojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ata po kërkojnë që ajo të ecë përpara. Ata po ushtrojnë pikërisht të drejtat dhe përgjegjësitë që përcaktojnë qytetarinë aktive dhe të përgjegjshme në një demokraci.

    Qeveria është përpjekur t’i paraqesë protestat si të mbështetura nga aktorë, qëllimi i të cilëve është të minojnë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Protestat dhe rruga drejt anëtarësimit në BE nuk e përjashtojnë aspak njëra-tjetrën. Protestuesit po kërkojnë pikërisht ato ndryshime që procesi i anëtarësimit në BE, pavarësisht hapjes dhe mbylljes së kapitujve të negociatave, deri më tani nuk ka arritur t’i sjellë: fundin e personalizimit të tejskajshëm të pushtetit, normalizimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike, pabarazive të vazhdueshme ekonomike dhe polarizimit shoqëror në rritje. Këto kërkesa meritojnë shqyrtim serioz politik, pasi janë në përputhje me parimet, vlerat dhe standardet demokratike mbi të cilat mbështeten BE-ja dhe procesi i saj i zgjerimit.

    Është e rëndësishme të pranohet se pakënaqësitë që qëndrojnë në themel të protestave në Shqipëri janë të ndryshme nga ato që nxisin mobilizimin e të rinjve në vende të tjera të Evropës. Në të gjithë kontinentin, lëvizjet studentore janë shfaqur gjithnjë e më shumë si reagim ndaj një klime më të gjerë pasigurie dhe pesimizmi në rritje për të ardhmen. Zhgënjimi i tyre pasqyron një Evropë që po përpiqet të përcaktojë drejtimin e saj përballë një sërë sfidash strukturore në rritje: plakjes së popullsisë, rritjes së borxhit publik, presionit në rritje mbi sistemet e mirëqenies sociale ndërkohë që rriten shpenzimet për mbrojtjen, thellimit të ndasive për emigracionin dhe vështirësisë për t’u përshtatur me transformimet teknologjike që do të formësojnë dekadat e ardhshme. Përballë këtyre sfidave, qeveritë hasin vështirësi të paraqesin një vizion bindës për të ardhmen për një brez të ri gjithnjë e më të shqetësuar për perspektivat dhe mundësitë e tij.

    Në Shqipëri arsyet e zemërimit janë të ndryshme. Zemërimi i ka rrënjët në përvojën e një brezi që është rritur mes skandaleve të përsëritura politike, vështirësive të vazhdueshme sociale dhe ekonomike dhe dominimit të tejzgjatur të të njëjtëve udhëheqës politikë. Të rinjtë kanë parë të njëjtat probleme të rishfaqen vazhdimisht, me pak llogaridhënie dhe me pak zgjidhje të besueshme. Prandaj, zhgënjimi i tyre nuk është thjesht pasqyrim i pasigurisë për atë që rezervon e ardhmja, por refuzim i një realiteti politik që ka mbetur i pandryshuar prej vitesh. Ajo që ata kërkojnë është një shkëputje vendimtare nga e kaluara dhe mundësia për të formësuar një të ardhme ndryshe për vendin e tyre.

    Kapërcimi i ngërçit aktual politik në Shqipëri kërkon angazhim dhe mbështetje domethënëse nga BE-ja. Shembujt e mëparshëm të përfshirjes së BE-së në situatat politike në rajon, në kontrast me reagimin e saj ndaj zhvillimeve në Serbi, tregojnë se sa vendimtar mund të jetë një angazhim i tillë për të çuar përpara integrimin evropian të një vendi. Kjo nuk duhet kuptuar si ndërhyrje e jashtme në punët e brendshme. Përkundrazi, BE-ja ka si autoritetin politik, ashtu edhe instrumentet për të vepruar si lehtësuese, duke ndihmuar në kapërcimin e hendekut të vazhdueshëm midis sundimit të ligjit si kërkesë formale e anëtarësimit dhe zbatimit të tij real në shoqëri. Roli i saj duhet të jetë nxitja e llogaridhënies, forcimi i institucioneve demokratike dhe ndihma për krijimin e kushteve për dialog dhe reforma të mirëfillta politike.

    Megjithëse komisionerja për Zgjerimin theksoi së fundmi se mbrojtja e mjedisit dhe trajtimi demokratik i protestave janë pjesë përbërëse e angazhimeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, këto deklarata ende nuk janë shoqëruar me veprime konkrete. Duke vepruar kështu, Komisioni Evropian rrezikon të humbasë një mundësi të rëndësishme për të forcuar lidhjen mes aspiratave demokratike të qytetarëve dhe procesit të anëtarësimit në BE. Në fund të fundit, sundimi i ligjit nuk mund të garantohet në mënyrë kuptimplotë kur zëri i qytetarëve nuk dëgjohet realisht dhe kërkesat e tyre për llogaridhënie demokratike mbeten pa përgjigje. Respektimi i sundimit të ligjit duhet të shkojë përtej angazhimeve formale dhe kritereve të negociatave. Ai duhet të pasqyrohet në mënyrën se si ushtrohet pushteti dhe se si respektohen në praktikë të drejtat e qytetarëve.

    Besueshmëria e procesit të zgjerimit kërkon që BE-ja të qëndrojë vendosmërisht në krah të qytetarëve që kërkojnë të njëjtat standarde demokratike që ajo ua kërkon vendeve kandidate. Në Shqipëri, ku mbështetja për anëtarësimin në BE mbetet e fortë, protestuesit vazhdojnë ta shohin BE-në si një burim parimesh demokratike dhe llogaridhënieje. Perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet, ndoshta më shumë se kurrë, i vetmi vizion politik i aftë të sigurojë mbështetje të gjerë dhe të qëndrueshme në të gjithë shoqërinë shqiptare. Megjithatë, ruajtja e kësaj mbështetjeje kërkon që BE-ja të tregojë se përkushtimi i saj ndaj standardeve demokratike pasqyrohet jo vetëm në kushtet që vendos për anëtarësimin, por edhe në reagimin e saj ndaj situatës politike me të cilën po përballet Shqipëria.

    Rishikimi i politikës së zgjerimit, i publikuar së fundmi, synon ta bëjë BE-në të aftë të përballojë zgjerimin me shtete më të dobëta dhe më të varfra. Sundimi i ligjit dhe linjëzimi gjeopolitik janë parakushte për këtë. Me Shqipërinë tashmë mes vendeve kryesuese në procesin e anëtarësimit, ndikimi dhe fuqia e BE-së për të ushtruar ndikim ndaj vendit kanë arritur në një pikë kritike. Kjo i jep BE-së një mundësi për të ndihmuar në kapërcimin e hendekut në sundimin e ligjit dhe për të dëshmuar një përkushtim më të fortë ndaj së ardhmes demokratike të Shqipërisë. Kjo do të sigurojë që reformat të shkojnë përtej angazhimeve formale dhe ndryshimeve ligjore, të bëhen të pakthyeshme dhe të përkthehen në përmirësime të prekshme për jetën e qytetarëve shqiptarë. /Analizë e botuar për Evropean Western Balkans/

  • LEX | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, Gjykata cakton një muaj paraburgim në rastin “Rikthimi”

    LEX | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, Gjykata cakton një muaj paraburgim në rastin “Rikthimi”

    LEX | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, Gjykata cakton një muaj paraburgim në rastin “Rikthimi”

    Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit Special, ka caktuar të enjten, më 5 nëntor, masën e paraburgimit prej një muaji në rastin “Rikthimi”, ku u sekuestruan mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

    Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht më 4 nëntor për operacionin dhe publikoi emrat e pesë të arrestuarve. Të dyshuar në këtë rast janë Skender Sale, Faton Sopa, Ali Cezoroglu, Agron Elezi dhe Veton Sopa.

    Vendimi u mor pas seancës dëgjimore në Pallatin e Drejtësisë. Gjatë seancës, jashtë objektit kishte masa të shtuara sigurie.

    Operacioni “Rikthimi” u zhvillua më 3 nëntor në rajonet e Ferizajt dhe të Prishtinës. Aksioni u krye nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe me mbështetjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

    Gjatë aksionit u arrestuan pesë persona dhe u sekuestruan 37 kilogramë e 332 gramë të substancës së dyshuar, të ndarë në 62 paketime. Vlera e saj në treg vlerësohet në rreth 550 mijë euro.

    Hetuesit dyshojnë se ngarkesa ishte nisur nga Irani dhe kishte mbërritur në Kosovë e fshehur mes mallrave komerciale.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX over 37kg of seized heroin, the Court appoints a month’s detention in the case of Ration

    The Foundation Court in Pristina, through the Special Department, has scheduled on Thursday, November 5th, the measure of detention for a month in the case of restitution, where more than 37kg of suspected narcotic substance of heroin was seized.

    The signal newspaper reported exclusively on November 4th for the operation and published the names of five detainees. Suspects in this case are Skender Sale, Faton Sopa, Ali Cezoroglu, Agron Elesi and Veton Sopa.

    The decision was made after the hearing at the Palace of Justice. During the hearing, there were increased security measures outside the facility.

    Operation Restitution took place on 3 November in the Ferizaj and Pristina regions. The event was conducted by the Kosovo Police, by orders of the Special Prosecutor and by the support of the Kosovo Agency for Intelligence.

    During the action, five people were arrested and 37kg and 332 grams of the suspected substance divided into 62 packages. Its market value is estimated at around 550 thousand euros.

    Investigators suspect the shipment had been launched by Iran and had arrived in Kosovo, hiding among commercial goods.

    Note: Individuals who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is confirmed by a formal – form bias.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

    Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

    Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

    Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar se ka ndaluar punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren.

    Në njoftim shtohet se, vendimi është marrë për shkak të parregullsive të konstatuara në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

    “Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, për shkak të parregullsive të konstatuara në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë. Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Insajderi

  • Works on three construction facilities in Prizren are banned

    The Central Labour Inspectorate has announced it has banned works on three construction facilities in Prizren.

    The report adds that the decision has been made due to irregularities outlined in the implementation of security and health measures at work.

    Central Labour Inspectors bans work on three construction facilities in Prizren during field inspections, the Central Labour Inspectorate has made a decision to prevent temporary construction in three construction facilities in the Prizren municipality, due to irregularities outlined in the implementation of security and health measures at work. Works will remain prohibited until irregularities are eliminated and the creation of safe working conditions. The Central Labour Inspectorate calls on all employers to implement legislation in force and ensure the safety and health of workers, the report said.

    Source Layer: Insander

  • Fyerje, akuza e përplasje të ashpra mes Fuegos dhe Akilit në BBVK5 (VIDEO)

    Fyerje, akuza e përplasje të ashpra mes Fuegos dhe Akilit në BBVK5 (VIDEO)

    Fyerje, akuza e përplasje të ashpra mes Fuegos dhe Akilit në BBVK5 (VIDEO)

    Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë këtë herë ishin Fuego dhe Akili.

    Përplasja mes dy banorëve u shoqërua me akuza dhe deklarata të forta, ku Akili nuk i kurseu kritikat ndaj Fuegos, duke e cilësuar atë si lojtar të dobët.

    “Prej krejt çka kam pa në këtë shpi, ti je super lojtar i dobët. Mu nuk bën me m’paragjyku edhe me m’vu fjalë në gojë që s’i kam thënë. Një lojtar i cili i përdor vajzat, ty duhet me të ardhë turp”, i tha Akili mes tjerash Fuegos.

    Ndërkaq, Fuego nuk qëndroi i heshtur dhe iu kundërpërgjigj.

    “Unë nuk të marr për bazë hiç, nuk të llogaris”, u shpreh Fuego.

    Për më shumë, ndiqeni videon:

  • Kusari-Lila paralajmëron: Nëse nuk ulet çmimi i naftës, do ta rikthejmë çmimin tavan

    Kusari-Lila paralajmëron: Nëse nuk ulet çmimi i naftës, do ta rikthejmë çmimin tavan

    Kusari-Lila paralajmëron: Nëse nuk ulet çmimi i naftës, do ta rikthejmë çmimin tavan

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çmimeve të derivateve në tregun botëror nuk reflektohet në tregun e Kosovës brenda pak ditëve, Qeveria do ta rikthejë çmimin tavan për naftën.

    Kusari-Lila tha se në dy ditët e fundit ka filluar një rënie e çmimeve në tregun ndërkombëtar, derisa iu përgjigj pyetjes së deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi, e cila ngriti shqetësimin për ndikimin e shtrenjtimit të naftës në çmimet e produkteve të tjera dhe pyeti për arsyet e heqjes së çmimit tavan.

    “Arsyeja e çmimit 1.90 ose 1.89, që është sot, e evidentuar, ka të bëjë me rritjen e çmimit në tregun botëror. Megjithatë, pozitive në këto dy ditët e fundit është një fillim i rënies dhe që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në çmimin në tregun në Kosovë, atëherë ne e rikthejmë çmimin tavan, i cili tashmë kemi edhe bazën ligjore për ta bërë atë”, tha ajo.

    Ajo ka shpjeguar se vendimi për heqjen e çmimit tavan është marrë më 8 shtator, pas përfundimit të afatit të përcaktuar me udhëzimin administrativ, ndërsa ka thënë se nga ajo datë institucionet kanë vazhduar monitorimin e çmimeve në baza ditore.

    “Prandaj, edhe e kemi marrë këtë masë që nga marsi i vitit 2026 deri më 8 shtator. Çka kemi bërë? Kemi shqyrtuar gjendjen e inspektimeve, por gjithashtu edhe kemi pasur skadim të afatit bazuar në këtë udhëzim administrativ. Afati i përcaktuar me udhëzimin administrativ që e përmenda është 90 ditë.

    Çmimi tavan ka qenë në fuqi 180 ditë. Megjithatë, pas heqjes së këtij vendimi, që nga data 8 shtator deri më sot, më 5 nëntor, në baza ditore kemi bërë dhe bëjmë, vazhdojmë të bëjmë monitorimin e çmimit dhe përcaktimin e marzhës sipas çmimeve të tregut, gjithsesi vlerësimin sipas çmimeve të tregut. Ky është grafi i cili e tregon lëvizjen e çmimeve, ndërsa me të zezë janë çmimet e tregut në ditët respektive. Gjithashtu, kam një tabelë e cila është e gjeneruar nga të dhënat zyrtare të importit, të cilat e tregojnë se marzha që nga heqja e çmimit tavan nuk e ka kaluar 12 centin, i cili është i përcaktuar me udhëzimin administrativ. Ka qenë 11.5 cent”, tha Kusari-Lila.

    Kusari-Lila shtoi se Kosova është e ekspozuar ndaj lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare për shkak të nivelit të lartë të importit, por ka theksuar se Qeveria do të ndërhyjë në rastet kur plotësohen kushtet ligjore.

    “Kosova, siç e dini, nuk është e izoluar dhe nuk ka qenë e izoluar nga këto zhvillime. Në të kundërt, është shumë e ekspozuar për shkak të nivelit të madh të importit. Megjithatë, qeveria nuk ka qëndruar dhe nuk do të qëndrojë pasive përballë këtyre çrregullimeve të tregut. Ne ndërhyjmë aty ku i kemi kushtet ligjore dhe aty ku mund të rregullojmë me dispozita të reja, siç kemi bërë tani dhe po vazhdoj t’ju prezantoj më poshtë.

    Vendosja e marzhës maksimale tregtare, ose e çmimit maksimal për produktet e naftës, bëhet në bazë të udhëzimit administrativ nr. 03/2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme e masave të tjera mbrojtëse, të ndryshuar dhe plotësuar me udhëzimin administrativ nr. 09/2022. Neni 3, paragrafi 2, nënparagrafi 2.3, përcakton si shkak për ndërhyrjen mospërshtatjen e çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror”, tha ajo.