Category: Lajme

  • Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh

    Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh

    Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Han të Elezit në vlerë prej 27 mijë eurosh

    Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

    Sipas njoftimit, në këtë pikë kufitare janë paraqitur për kontroll disa kamionë të ngarkuar me automjete, për të cilët paraprakisht ishin paraqitur deklaratat përkatëse për procedurën e zhdoganimit.

    “Gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit, si dhe harmonizimit të të dhënave të deklaruara me gjendjen faktike të mallrave, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se, ndonëse pesha e ngarkesës përputhej me atë të deklaruar, në dokumentacion nuk ishte përfshirë një pjesë e mallit, përkatësisht sistemi i shkallëve rrëshqitëse për kabinën e automjeteve.”, thuhet në njoftim.

    Vlera e mallrave të padeklaruara, sipas njoftimit, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, është vlerësuar në rreth 27,000 euro.

    “Rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në pajtim me dispozitat përkatëse të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave. Dogana e Kosovës rikujton se deklarimi i saktë dhe i plotë i të gjitha mallrave është obligim ligjor për të gjithë pjesëmarrësit në procedurat doganore. Çdo mospërputhje ndërmjet të dhënave të deklaruara dhe gjendjes faktike të mallrave i nënshtrohet verifikimit dhe trajtimit nga autoritetet doganore.”, është thënë në njoftimin e Doganave të Kosovës. /Klankosova.tv

  • Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

    Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

    Inspektorati ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren, ku janë evidentuar shkelje që rrezikojnë sigurinë e punëtorëve.

    Punimet në këto objekte do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, transmeton Klankosova.tv.

  • 131 aksidente në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit, 106 persona të lënduar

    131 aksidente në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit, 106 persona të lënduar

    Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit tetor 2026 në këtë rajon janë regjistruar 131 aksidente trafiku, ku 106 persona kanë mbetur të lënduar.

    Sipas komunikatës së policisë, nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, 74 kanë qenë me lëndime, ndërsa 57 me dëme materiale.

    Në krahasim me tetorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 141 aksidente, këtë vit numri i tyre ka shënuar rënie prej 7.1 për qind.

    Megjithatë, numri i aksidenteve me lëndime është rritur. Në tetor të vitit të kaluar ishin regjistruar 57 aksidente të tilla, me 91 persona të lënduar.

    Ndërkohë, gjatë tetorit të këtij viti, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6 mijë e 895 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, krahasuar me 6 mijë e 847 sa ishin shqiptuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

    Kjo paraqet rritje prej 0.7 për qind të numrit të gjobave.

    Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion, ndërsa u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut.

    Rajoni i Ferizajt përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit. /Telegrafi/

  • Freedom Has Name Addressed European Parliament, Urges Independent Investigation of Special Court

    The civic platform ʹLiria has the name it is officially addressed to the European Parliament, demanding urgent institutional action regarding what it describes as procedural abnormalities and human rights concerns in Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague.

    In the request of November 5, 2026, signed by authorised representative Ismail Tasholli, the platform has demanded that European institutions pay attention to several issues related to the functioning of the Special Court.

    Among the concerns raised are prolonged detention, equality of weapons between the Prosecutor and Defence, credibility and management of evidence, independence and judicial impartiality, transparency and institutional accountability.

    The platform has also raised concerns about possible conflicts of interest in the Prosecutor, citing the case of John Devanney.

    In his letter to the Eurodeputs, Freedom has a name for the organisation of a special parliamentary hearing, where concerns identified in the preliminary report by Bar Human Rights Committee of England and Wales ( BHRC, prepared in April 2026.

    Also, it has called for an independent international assessment of institutional practices and respect for human rights standards in the Specialised Chambers.

    Another requirement is that the European Commission and European Foreign Action Service ( The EAS to prepare a special report on transparency, institutional responsibilities and respect for human rights in this institution.

    The platform also calls for reviewing international funding and supervision mechanisms, as well as the possibility of a parliamentary initiative to strengthen independent monitoring mechanisms.

    At the conclusion of the letter, Freedom has the name it has requested official answers from the European Parliament and a meeting with its representatives to present more broadly the concerns and documentation.

    The platform has stressed that it requires no exclusion of anyone from individual criminal responsibility, but respect for universal standards of justice and fundamental human rights.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • The winner of the Golden Top remains in Munich until 2029.

    The English striker and the fresh winner of the Golden Top, Harry Kane, has signed a new agreement with German giant Bayern Munich, linking his future to the bavarre club until June 30th 2029.

    With this new three-year contract, the 33-year-old has not only confirmed the stay in Munich, but has also become Europe’s most paid football player for the annual salary, passing names like Erling Haaland, Kyian Mbppé and Vinícius Júnior.

    Highlights of the new agreement:
    Salaries and Records: The new contract is the largest in Bayern Munich’s history, where, according to reports, it amounts to over 25m euros per year/

    The renovation comes just days after Kane was crowned with the most important individual award in football, the Golden Top, after a season where Bayern led to titles and England towards third place at the 2026 World Cup.

    Amazing Statistics: Since his transfer from Tottenham in the summer of 2023, Kane has scored 156 goals in 161 official matches, winning two titles of Bundesliga, a Cup of Germany ( DFB-Pocal and two Supercups.

    Reactions After Officialization
    The captain of England expressed happiness in continuing his cooperation:

    I feel like home to FC Bayern. I love the club, the fans and the city of Munich. We got a great team and a great coach like Vincent Company. I’m very proud to be part of this club and I look forward to winning even more trophies together, Kane said.

    Bayern Munichu’s leading staff named this renovation as a key strategic achievement for the club, ensuring that the best attacker in the world will continue to be the leader of the bavarre attack for years to come.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Fituesi i “Topit të artë” mbetet në Mynih deri më 2029-tën

    Fituesi i “Topit të artë” mbetet në Mynih deri më 2029-tën

    Fituesi i “Topit të artë” mbetet në Mynih deri më 2029-tën

    Sulmuesi anglez dhe fituesi i freskët i “Topit të Artë”, Harry Kane, ka nënshkruar një marrëveshje të re me gjigantin gjerman Bayern Munich, duke e lidhur të ardhmen e tij me klubin bavarez deri më 30 qershor 2029.

    Me këtë kontratë të re trevjeçare, 33-vjeçari nuk ka konfirmuar vetëm qëndrimin në Munich, por është bërë edhe futbollisti më i paguar në Evropë për nga paga bazë vjetore, duke kaluar emra si Erling Haaland, Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior.

    Pikat kryesore të marrëveshjes së re:
    Paga dhe Rekordi: Kontrata e re është më e madhja në historinë e Bayern Munich, ku sipas raportimeve kap shifrën e mbi 25 milionë eurove në vit/

    Rinovimi vjen vetëm pak ditë pasi Kane u kurorëzua me çmimin më të rëndësishëm individual në futboll, “Topin e Artë”, pas një sezoni ku udhëhoqi Bayernin drejt titujve dhe Anglinë drejt vendit të tretë në Kupën e Botës 2026.

    Statistika mbresëlënëse: Që nga transferimi i tij nga Tottenhami në verën e vitit 2023, Kane ka shënuar 156 gola në 161 ndeshje zyrtare, duke fituar dy tituj të Bundesligës, një Kupë të Gjermanisë (DFB-Pokal) dhe dy Superkupa.

    Reagimet pas zyrtarizimit
    Kapiteni i Anglisë u shpreh i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit:

    “Ndihem si në shtëpi te FC Bayern. E dua klubin, tifozët dhe qytetin e Mynihut. Kemi një skuadër fantastike dhe një trajner të shkëlqyer si Vincent Kompany. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe mezi po pres të fitojmë edhe më shumë trofe së bashku”, ka thënë Kane.

    Stafi drejtues i Bayern Munichut e cilësoi këtë rinovim si një arritje kyçe strategjike për klubin, duke garantuar se sulmuesi më i mirë në botë do të vazhdojë të jetë lideri i sulmit bavarez edhe për vitet e ardhshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian, kërkon hetim të pavarur për Gjykatën Speciale

    “Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian, kërkon hetim të pavarur për Gjykatën Speciale

    “Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian, kërkon hetim të pavarur për Gjykatën Speciale

    Platforma qytetare “Liria ka Emër” i është drejtuar zyrtarisht Parlamentit Evropian, duke kërkuar veprim urgjent institucional lidhur me atë që i cilëson si anomali procedurale dhe shqetësime për të drejtat e njeriut në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Në kërkesën e datës 5 nëntor 2026, të nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar Ismail Tasholli, platforma ka kërkuar që institucionet evropiane t’u kushtojnë vëmendje disa çështjeve që lidhen me funksionimin e Gjykatës Speciale.

    Ndër shqetësimet e ngritura janë paraburgimi i tejzgjatur, barazia e armëve ndërmjet Prokurorisë dhe Mbrojtjes, besueshmëria dhe administrimi i provave, pavarësia dhe paanshmëria gjyqësore, transparenca dhe llogaridhënia institucionale.

    Platforma ka ngritur gjithashtu shqetësime për konflikt të mundshëm interesi në Prokurori, duke përmendur edhe rastin e John Devaneyt.

    Në letrën drejtuar eurodeputetëve, “Liria ka Emër” ka kërkuar organizimin e një dëgjimi të posaçëm parlamentar, ku do të diskutoheshin shqetësimet e identifikuara në raportin paraprak të Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), të përgatitur në prill të vitit 2026.

    Po ashtu, ka kërkuar një vlerësim të pavarur ndërkombëtar për praktikat institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut në Dhomat e Specializuara.

    Një tjetër kërkesë është që Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) të përgatisin një raport të posaçëm për transparencën, përgjegjësitë institucionale dhe respektimin e të drejtave të njeriut në këtë institucion.

    Platforma kërkon edhe shqyrtimin e mekanizmave të financimit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare, si dhe mundësinë e një nisme parlamentare për forcimin e mekanizmave të pavarur të monitorimit.

    Në përfundim të letrës, “Liria ka Emër” ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Parlamenti Evropian dhe një takim me përfaqësuesit e saj, për të paraqitur më gjerësisht shqetësimet dhe dokumentacionin përkatës.

    Platforma ka theksuar se nuk kërkon përjashtimin e askujt nga përgjegjësia penale individuale, por respektimin e standardeve universale të drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 6-vjetori i arrestimit të Rexhës, Shqipe Mehmeti Selimi ndan fjalimin e tij në Hagë: Krenar që i dola zot Kosovës

    6-vjetori i arrestimit të Rexhës, Shqipe Mehmeti Selimi ndan fjalimin e tij në Hagë: Krenar që i dola zot Kosovës

    6-vjetori i arrestimit të Rexhës, Shqipe Mehmeti Selimi ndan fjalimin e tij në Hagë: Krenar që i dola zot Kosovës

    “Krenar që i dola zot vendit”, me këtë mesazh nga fjalimi i Rexhep Selimit para trupit gjykues në Hagë, bashkëshortja e tij, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, ka kujtuar 6-vjetorin e arrestimit të tij.

    Ajo ka zgjedhur të sjellë sërish në vëmendje fjalët e Selimit përballë Zyrës së Prokurorit të Specializuar, si një kujtesë për rrugëtimin e tij dhe sakrificën për vendin.

    Postimi i saj:

    UÇK n’Kosovë!

    UÇK n’Hagë!

    UÇK një herë,

    UÇK gjithmonë!

    “Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë.”

    Rexhep Selimi

    Burimi: Insajderi

  • Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

    Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

    Komediani dhe aktori britanik, Russell Brand, është shpallur fajtor për përdhunim dhe sulm seksual nga një juri në Londër, pas më shumë se tri javësh gjykim në Gjykatën Mbretërore të Southwark.

    Brand, 51-vjeçar, i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat gjatë procesit gjyqësor.

    Vendimi u mor në ditën e tretë të deliberimit të jurisë, e cila ishte tërhequr për konsultime të martën, më 3 nëntor.

    Russell

    Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur se për cilat pika të aktakuzës është shpallur fajtor dhe për cilat mund të jetë liruar nga përgjegjësia.

    Brand përballej me shtatë akuza, tri për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për tentim të sulmit të pahijshëm.

    Akuzat lidhen me gjashtë gra dhe ngjarje që pretendohet se kanë ndodhur nga viti 1999 deri në vitin 2009.

    Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, aktori pranoi se në rininë e tij kishte qenë i fiksuar pas seksit, por mohoi të kishte kryer veprat për të cilat akuzohej.

    Ai gjithashtu deklaroi se akuzat kishin pasur ndikim shkatërrues në jetën e tij.

    Nga ana tjetër, mbrojtja pretendoi se marrëdhëniet kishin qenë me pëlqimin e të dyja palëve, duke vënë në pikëpyetje edhe dëshmitë e grave.

    Hetimet ndaj Brand nisën në shtator të vitit 2023, pasi akuzat ndaj tij u publikuan fillimisht nga gazeta “The Times” dhe emisioni investigativ “Dispatches” i Channel 4. Ai u akuzua zyrtarisht në prill të vitit 2025.

    Data e shqiptimit të dënimit ende nuk është bërë e ditur. Sipas udhëzimeve të sistemit britanik të drejtësisë, dënimi për përdhunim mund të variojë nga katër deri në 19 vjet burgim, ndërsa në rastet më të rënda mund të shqiptohet edhe burgim i përjetshëm. /Telegrafi/

  • Liverpooli përgatitet për jetën pa Van Dijkun, në listë janë katër emra të mëdhenj

    Liverpooli përgatitet për jetën pa Van Dijkun, në listë janë katër emra të mëdhenj

    Liverpooli po planifikon largimin e mundshëm të Virgil van Dijk nga Anfield, ndërsa Milani ka dalë si një nga pretendentët seriozë për transferimin e mbrojtësit holandez.

    Gjatë nëntë viteve të jashtëzakonshme në Merseyside, Van Dijk është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe ka ndihmuar “Të Kuqtë” të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm, përfshirë Ligën e Kampionëve, dy tituj të Ligës Premier, dy Kupa Carabao dhe një FA Cup.

    35-vjeçari ka qenë një shërbëtor i jashtëzakonshëm i klubit, por me kontratën që i skadon në qershor të vitit 2027, ekziston mundësia që ai të largohet verën e ardhshme si lojtar i lirë. Sipas MilanNews24, Milani e ka identifikuar Van Dijkun si objektivin kryesor për të përforcuar repartin defensiv, ndërsa pronari i klubit, Gerry Cardinale, po udhëheq përpjekjet për transferimin e tij.

    Luka Vuskovic

    Është pothuajse e pamundur që Liverpooli të zëvendësojë suksesin dhe cilësinë që Van Dijk i ka sjellë skuadrës për gati një dekadë, por Luka Vuskovic i Brightonit është një lojtar që mund të jetë i aftë të ndjekë gjurmët e tij.

    “Pulëbardhat” e transferuan 19-vjeçarin nga Tottenhami për 50 milionë euro këtë verë, por talenti i ri tashmë është vendosur si një nga lojtarët më premtues në elitën e futbollit anglez.

    Liverpooli raportohet të jetë ndër klubet “seriozisht të interesuara” për transferimin e Vuskovicit, kontrata e të cilit në ‘AMEX Stadium’ skadon në vitin 2031.

    Tarik Muharemovic

    Ashtu si Vuskovic, edhe Tarik Muharemovic po zhvillon sezonin e tij të parë në Ligën Premier, pasi iu bashkua Leeds Unitedit nga Sassuolo për 34.1 milionë euro. Megjithatë, ai tashmë duket sikur ka luajtur në elitën angleze prej një dekade.

    Për Leedsin, që renditet në vendin e 12-të me 11 pikë nga nëntë ndeshje, mbrojtësi boshnjak me gjatësi 1.93 metra ka qenë një lojtar kyç për Daniel Farken. Ai ka dëshmuar forcën fizike, aftësitë në duelet ajrore dhe cilësinë në lojën me topin.

    Liverpoolit do t’i nevojitet një mbrojtës imponues fizikisht dhe i shkëlqyer në posedimin e topit për të zëvendësuar Van Dijkun. Muharemovic i zotëron të dyja këto karakteristika në masë të madhe, duke e bërë një kandidat ideal për këtë rol.

    Jarell Quansah

    Kur Liverpooli e shiti Jarell Quansah te Bayer Leverkuseni për 35 milionë euro në korrik të vitit 2025, ekzistonte ndjesia se “Të Kuqtë” kishin gabuar duke e larguar para kohe reprezentuesin e Anglisë.

    Që nga ajo kohë, Quansah është zhvilluar në një nga qendërmbrojtësit më premtues në Evropë për sa i përket lojës me topin. Liverpooli ka ruajtur një klauzolë riblerjeje në vlerë prej 70 milionë eurosh, e cila mund të aktivizohet deri më 15 qershor 2027.

    Për këtë arsye, klubi mund të vendosë ta aktivizojë klauzolën verën e ardhshme dhe ta rikthejë në shtëpi produktin e akademisë.

    Nico Schlotterbeck

    Quansah nuk është i vetmi yll i Bundesligës që Liverpooli mund ta konsiderojë në listën e kandidatëve për një mbrojtës të nivelit të lartë. Nico Schlotterbeck gjithashtu është shndërruar në një kandidat për të pasuar Van Dijkun.

    Sipas Caught Offside, ylli i Borussia Dortmundit raportohet të jetë një nga objektivat kryesorë të klubit, ndërsa reprezentuesi gjerman do të sillte disa cilësi shumë të kërkuara në repartin defensiv.

    Mbrojtës agresiv, këmbëmajtë dhe që preferon të luajë përpara, Schlotterbeck shkëlqen në duelet ajrore dhe në ndërtimin e lojës nga prapavija. Ai do të përshtatej menjëherë në mënyrë të shkëlqyer në krahun e majtë të qendrës së mbrojtjes, pasi është shndërruar në një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë./Telegrafi/