Category: Lajme

  • “CFO Green” kapet sërish pa farmacist, Inspektorati urdhëron mbylljen dhe gjobit pronarin

    “CFO Green” kapet sërish pa farmacist, Inspektorati urdhëron mbylljen dhe gjobit pronarin

    “CFO Green” kapet sërish pa farmacist, Inspektorati urdhëron mbylljen dhe gjobit pronarin

    Rrjeti i barnatoreve “CFO Green”, në pronësi të biznesmenit nga Shqipëria, Nadir Çausholli, vazhdon të figurojë në raportet e Inspektoratit Farmaceutik për shkelje të legjislacionit që rregullon shitjen dhe dhënien e barnave në Kosovë. Pas një vargu rastesh të dokumentuara në disa komuna, një tjetër vendim zyrtar zbulon se njësia nr. 26 e këtij rrjeti në Ferizaj është gjetur duke ofruar shërbime pa praninë e farmacistit përgjegjës apo zëvendësuesit të licencuar. Inspektorati ka urdhëruar mbylljen e barnatores dhe ka gjobitur pronarin me 2 mijë euro,.

    Ky rast nuk është i pari që lidhet me rrjetin “CFO Green”. Në hulumtimet e mëparshme janë publikuar dokumente zyrtare që dëshmojnë se njësi të këtij rrjeti në Ferizaj, Prishtinë, Lipjan, Rahovec, Pozheran, Drenas, Mitrovicë dhe komuna të tjera janë gjetur duke operuar në kundërshtim me dispozitat ligjore për praninë e farmacistëve të licencuar. Madje, në disa njësi janë evidentuar shkelje të përsëritura, ndërsa në raste të caktuara Inspektorati ka shqiptuar gjoba dhe ka urdhëruar mbylljen e barnatoreve.

    Inspektorati e gjen barnatoren duke shërbyer pa farmacist

    Dokumentet zyrtare të siguruara nga Front Online tregojnë se më 5 gusht 2026, Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë ka realizuar një riinspektim në barnatoren “CFO Green”, Njësia nr. 26, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj. Sipas raportit me numër 10/AS-002-26, barnatorja është gjetur e hapur dhe duke ofruar shërbime farmaceutike në mungesë të farmacistit përgjegjës apo një farmacisti zëvendësues të licencuar.Në dokumentin zyrtar figuron si farmaciste përgjegjëse Qëndresa Maloku, ndërsa pronar i barnatores është Nadir Çausholli. Në momentin e kontrollit, shërbimet farmaceutike po ofroheshin nga G.B., teknike e farmacisë. Inspektorët kanë konstatuar se në barnatore nuk ishte e pranishme as farmacistja përgjegjëse dhe as ndonjë zëvendësues i autorizuar. Sipas raportit të Inspektoratit, kjo situatë përbënte shkelje të dispozitave ligjore që kërkojnë praninë e farmacistit të licencuar gjatë ofrimit të shërbimeve farmaceutike.

    Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e kontrollit të Inspektoratit Farmaceuti

    Dëshmitë e shitjeve zbuluan produkte që kërkonin praninë e farmacistit

    Inspektorët nuk janë mjaftuar vetëm me konstatimin e mungesës së stafit profesional. Gjatë kontrollit ata kanë administruar edhe dokumentacionin e shitjeve të barnatores, përfshirë raportin X dhe pasqyrën e shitjeve ditore të datës 5 gusht 2026. Sipas dokumenteve, në këto evidenca figuronin produkte medicinale që duhet të dispenzohen vetëm në praninë e farmacistit përgjegjës ose zëvendësuesit të tij. Kjo gjetje ka rëndësi të veçantë, pasi tregon se inspektimi nuk ka evidentuar vetëm mungesën fizike të farmacistit, por ka përfshirë edhe verifikimin e veprimtarisë së shitjes së produkteve medicinale

    Gjetjet janë dokumentuar në procesverbalin e inspektimit me numër 0109310, të shoqëruar me fotografi dhe dokumentacion tjetër.

    Inspektorati urdhëron mbylljen e barnatores

    Pas konstatimit të shkeljeve, Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar mbylljen e barnatores dhe ndalimin e ofrimit të shërbimeve farmaceutike pa praninë e farmacistit përgjegjës apo zëvendësuesit të tij. Urdhri është dhënë përmes procesverbalit të inspektimit të datës 5 gusht 2026. Megjithatë, nga dokumentet nuk mund të konfirmohet se sa kohë ka qëndruar e mbyllur barnatorja dhe nëse urdhri është zbatuar në tërësi.Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    Më 25 gusht 2026, Inspektorati Farmaceutik ka nxjerrë vendimin me numër 10/AS-002-26, përmes të cilit Nadir Çausholli, në cilësinë e themeluesit të barnatores “CFO Green”, Njësia nr. 26, është ndëshkuar me gjobë prej 2.000 eurosh.

    Në arsyetimin e vendimit, Inspektorati ka konstatuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi, Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Udhëzimit Administrativ nr. 11/2015. Sipas këtyre dispozitave, barnatorja duhet të ketë gjatë gjithë orarit të punës farmacist të licencuar, ndërsa barnat e përshkruara nga mjeku apo stomatologu duhet të jepen nga farmacisti i licencuar ose në praninë e tij.

    Një nga elementet më domethënëse të këtij rasti është fakti se Njësia nr. 26 në Ferizaj kishte qenë edhe më parë pjesë e dokumenteve të publikuara për mungesën e stafit të kërkuar profesional. Në atë dosje ishte përfshirë edhe Njësia nr. 26 në Ferizaj. Sipas një raporti të mëparshëm, gjatë një kontrolli në këtë barnatore ishin gjetur të pranishme dy punonjëse, ndërsa farmacistja përgjegjëse nuk ishte në vendin e punës. Inspektorati kishte evidentuar mungesën e farmacistit të licencuar përgjegjës ose zëvendësuesit të autorizuar.

    Kështu, dokumentet e publikuara më herët dhe vendimi i ri i gushtit 2026 tregojnë se në të njëjtën njësi është evidentuar më shumë se një herë problemi i mungesës së farmacistit gjatë ofrimit të shërbimeve.

    Nga Ferizaj në Prishtinë, Lipjan e Rahovec: dosja e shkeljeve të “CFO Green”

    Në Ferizaj, Njësia nr. 5 ishte gjetur në raste të ndryshme duke ofruar shërbime pa praninë e farmacistit përgjegjës. Në një nga kontrollet ishte evidentuar edhe një teknike e farmacisë me licencë të skaduar. Në Prishtinë, Njësia nr. 6 ishte urdhëruar të mbyllej, pasi shërbimet po ofroheshin në mungesë të farmacistit përgjegjës.

    Në Lipjan, Njësia nr. 12 ishte gjetur duke ofruar shërbime pa farmacist, ndërsa sipas dokumenteve të publikuara më herët, farmacisti zëvendësues ishte paraqitur në barnatore vetëm pas telefonatës së punonjëses. Në Rahovec, Njësia nr. 13 ishte evidentuar në më shumë se një inspektim për mungesë të farmacistit, ndërsa në një rast ishte urdhëruar edhe mbyllja e saj. Raste të tjera janë dokumentuar në Pozheran, Drenas dhe Mitrovicë. Këto konstatime dëshmojnë se mungesa e farmacistëve në njësitë e kontrolluara nuk ka qenë një dukuri e kufizuar vetëm në një barnatore apo në një komunë të caktuar.

    Emri i Çaushollit edhe në raportimet për hetimet farmaceutike në Shqipëri

    Përtej shkeljeve të konstatuara në Kosovë, emri i biznesmenit Nadir Çausholli është përmendur edhe në raportimet mediatike në Shqipëri lidhur me kompaninë farmaceutike “CFO Pharma”. Sipas këtyre raportimeve, në nëntor 2025 Prokuroria e Tiranës kishte njoftuar për masa ndaj disa personave të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të ardhurave, në lidhje me rimbursimin e barnave. Në raportime është përmendur edhe kompania “CFO Pharma”, e lidhur me biznesmenin Nadir Çausholli. Megjithatë, sipas raportimit të mëparshëm, hetimet e përshkruara nuk kishin evidentuar përgjegjësi penale të vetë Çaushollit, ndërsa dyshimet ndaj personave të tjerë nuk përbëjnë provë fajësie.

    Burimi: Insajderi

  • ) CFO Green ‘%s’ caught again without a pharmacist, Inspectorate orders closure and fines the owner

    The drug network CFO Greenão, owned by businessman from Albania Nadir Causholli, continues to figure in reports of the pharmaceutical Inspectorate for violations of legislation regulating the sale and delivery of medicines in Kosovo. After a series of cases recorded in several municipalities, another official ruling reveals that unit No. 26 of this network in Ferizaj has been found offering services without the presence of a responsible pharmacist or licensed replacement. The inspector has ordered the drug store closed and fined the owner 2 grand euros..

    This case is not the first link to the network CFO Green. Official documents proving that units of this network in Ferizaj, Pristina, Lipjan, Rahovec, Pozhira, Drenas, Mitrovica and other municipalities are found operating contrary to legal provisions for the presence of licensed pharmacists. In some entities, repeated violations have even been recorded, while in certain cases the Inspectorate has pronounced fines and ordered the closure of the drugs.

    Inspectorate finds the drug store serving without a pharmacist

    Official documents provided by Front Online show that on August 5, 2026, the Ministry of Health’s pharmaceutical inspectorate has conducted a review of the drug store. CFO Green, Unit No. 26th Street Witness of the Nation, in Ferizaj. According to report number 10 AS-002-26, the pharmacy has been found open and providing pharmaceutical services in the absence of a responsible pharmacist or a licensed substitute pharmacist. In the official document, it figures as a pharmacist responsible for Maloku Station, while the drug owner is Nadir Chausholl. At the moment of control, pharmaceutical services were being offered by G.B., a pharmacy technician. Inspectors have found that neither the pharmacy responsible nor any authorized substitute was present at the pharmacy. According to the Inspectorate report, this situation constituted violations of legal provisions requiring the presence of the pharmacist licensed during the delivery of pharmaceutical services.

    Click here to download a complete report from the Pharmaceuti Inspectorate

    Sale evidence uncovered products requiring the presence of a pharmacist

    Inspectors are not limited to the findings of lack of professional staff. During the search, they also administered the sales documentation of the drug store, including the X report and the daily sales mirror of August 5, 2026. According to the documents, these evidence revealed medical products that should be available only to the presence of the responsible pharmacist or his replacement. This finding is of particular significance, for it shows that inspection has not only numbered the pharmacist’s physical absence but also included verifying the sale of medical products.

    The findings are documented in the inspection chip number 0109310, accompanied by photos and other documentation.

    Inspector orders me to close the drug store.

    Following the conspiracy of violations, the pharmaceutical Inspectorate has ordered closure of the drug store and the ban on offering pharmaceutical services without the presence of the responsible pharmacist or his replacement. The order was given through the inspection procession of August 5, 2026. However, documents cannot confirm how long the medicine has been closed and if the order has been implemented overall. Owner Nadir Chausholl is fined 2 thousand euros

    On August 25, 2026, the Pharmaceutic Inspectorate has made a decision number 10 AS-002-26, through which Nadir Chausholl, the quality of the founder of the drug store CFO Green, Unit No. Twenty-six, fined 2,000 euros.

    In the argument of the verdict, the Inspectorate has calculated violations of the Health Law provisions, the Law on Products and Medical Equipment and Administrative Guides No. 11/2015. According to these provisions, the pharmacy must have all working hours licensed pharmacists, while the drugs prescribed by the doctor or dentist should be provided by the licensed pharmacist or in his presence.

    One of the most significant elements of this case is the fact that unit no. 26 in Ferizaj had previously been part of documents published on the lack of required professional staff. That file included Unit No. 26 in Ferizaj. According to a previous report, two employees were found present during an examination of this drug store, while the pharmacist responsible was not in the workplace. The inspector had recorded the absence of a licensed pharmacist or authorized replacement.

    Thus, documents released earlier and the new August 2026 decision show that more than once the problem of the pharmacist’s lack of access to services has been recorded in the same unit.

    From Ferizaj to Pristina, Lipjan of Rahovec: file of violations CFO Green

    Ferizaj, Unit No. 5 was found on various occasions offering services without the presence of the responsible pharmacist. One of the checks included a pharmacy technique with expired licenses. In Pristina, Unit No. 6 was ordered to close, as services were being offered in the absence of a responsible pharmacist.

    Lipjan, Unit No. 12 had been found offering services without a pharmacist, while according to documents published earlier, the substitute pharmacist was presented to the pharmacy only after the employee’s call. In Rahovec, unit no. 13 was counted in more than one inspection for the absence of the pharmacist, while in one case its closure was also ordered. Other cases are documented in Pozeran, Drenas and Mitrovica. These findings testify that the absence of pharmacists in the controlled units has not been a limited phenomenon in just a drug store or in a certain municipality.

    Ceausville’s name even in reports of pharmaceutical investigations in Albania

    Beyond the repeated violations in Kosovo, businessman Nadir Causholl’s name has also been mentioned in media reports in Albania concerning the pharmaceutical company HINA CFO Pharmaʹ. According to these reports, in November 2025 The Tirana prosecution had announced measures against several persons suspected of counterfeiting documents and hiding incomes in connection with remunturing medicines. The report also mentioned the company. CFO Pharmaʹ, linked to businessman Nadir Chausholl. However, according to earlier reports, the investigations described had not recorded the criminal responsibilities of Ceauscul himself, while suspicions against other persons are no evidence of guilt.

    Source Layer: Insander

  • Mbyllet përkohësisht një rrugë në Klinë për dy ditë, Komuna njofton për segmentin dhe orarin

    Mbyllet përkohësisht një rrugë në Klinë për dy ditë, Komuna njofton për segmentin dhe orarin

    Komuna e Klinës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën, më 6 dhe 7 nëntor, do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve një segment i rrugës “Sadik Rama”, për shkak të punimeve të asfaltimit.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë së Urbanizmit, mbyllja do të përfshijë segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Epopeja e UÇK-së” deri te kryqëzimi me rrugën “Haxhi Zeka”.

    Qarkullimi në këtë pjesë të rrugës do të jetë i ndaluar nga ora 09:00 deri në orën 17:00, gjatë të dy ditëve.

    Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet në terren. /Telegrafi/

  • Prindërit më të zgjuar ndjekin këto tre rregulla të rëndësishme kur rrisin fëmijë

    Prindërit më të zgjuar ndjekin këto tre rregulla të rëndësishme kur rrisin fëmijë

    Të jesh prindër nuk do të thotë të përmbushësh çdo dëshirë të fëmijës tënd dhe ta lësh të bëjë çfarë të dojë. Një qasje e tillë mund të bëjë që fëmijët të rriten të llastuar dhe, nëse nuk dëgjojnë kurrë “jo”, mund të kenë përshtypjen se gjithçka duhet të shkojë sipas dëshirës së tyre. Prindërit që duan të rrisin fëmijë të përgjegjshëm dhe të pavarur mbështeten në tre rregulla të rëndësishme për t’i ndihmuar ata të kuptojnë kufijtë dhe të përgatiten për moshën madhore, shkruan Your Tango .

    Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon vendosjen e rregullave të qarta që fëmijët mund t’i kuptojnë, duke shpjeguar me qetësi pasojat e thyerjes së tyre dhe duke qenë të qëndrueshëm në zbatimin e tyre. Është po aq e rëndësishme të lavdërohen fëmijët kur sillen mirë. Është më mirë të vendosni rregulla që në moshë të vogël dhe t’u përmbaheni atyre vazhdimisht.

    Prindërimi i mirë përfshin gjithashtu reagimin ndaj sjelljes së papërshtatshme, në vend që thjesht ta injorojë atë. Qëllimi është t’i udhëzojë fëmijët ndërsa rriten dhe t’i ndihmojë ata të përgatiten për një jetë të pavarur. Edhe pse kjo nuk është gjithmonë e lehtë, prindërit duhet t’u japin atyre hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar pavarësinë. Tre rregullat e mëposhtme mund t’i ndihmojnë ata ta bëjnë pikërisht këtë.

    Vendosja e kufijve të qartë që në moshë të vogël

    Në përgjithësi fëmijëve nuk u pëlqejnë rregullat që prindërit e tyre vendosin për ta. Për shembull, detyrimi për të larë enët çdo natë ose për të qenë në shtëpi para orës tetë mund t’u duket adoleshentëve si kontroll i tepruar. Për shkak të kësaj, ata ndonjëherë mund të ndiejnë sikur prindërit e tyre thjesht po i kufizojnë, pa e kuptuar se po përpiqen t’i ndihmojnë.

    Megjithatë, kufijtë e vendosur që në moshë të vogël mund t’i ndihmojnë fëmijët të rriten në individë të përgjegjshëm që respektojnë të tjerët. Ato i mësojnë ata të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe rregullat e qarta u japin atyre një ndjenjë sigurie dhe strukture ndërsa rriten.

    Sipas Grupit të Psikologjisë Haven, kufijtë e qartë dhe të qëndrueshëm i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se çfarë pritet prej tyre. Në këtë mënyrë, ata mësojnë të menaxhojnë sjelljen e tyre, të përballen me emocionet dhe të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.

    Nga ana tjetër, kur mungojnë kufijtë, qoftë për shkak të neglizhencës apo prindërimit të papërshtatshëm, fëmijët mund ta kenë më të vështirë të zhvillojnë një ndjenjë përgjegjësie dhe respekti për të tjerët. Nëse nuk dëgjojnë kurrë “jo” dhe nuk janë të detyruar të ndjekin rregullat, ata mund të rriten duke besuar se çdo gjë lejohet.

    Për shembull, imagjinoni një fëmijë që merr gjithmonë gjithçka që dëshiron nga prindërit e tij. Për ditëlindjen e tij të 13-të, ai kërkon një iPhone të ri, por prindërit e tij gabimisht i blejnë një model më të vjetër. Fëmija më pas bën një skenë sepse ka mësuar se nëse zemërohet dhe rebelohet mjaftueshëm, prindërit e tij përfundimisht do të dorëzohen dhe do t’ia plotësojnë dëshirën.

    Konsistencë në zbatimin e rregullave

    Shumë prindër ngurrojnë kur bëhet fjalë për reagimin ndaj sjelljes së papërshtatshme të fëmijës së tyre. Për shembull, një fëmijë hedh vazhdimisht ushqim, dhe prindi e paralajmëron një herë, dy herë dhe një herë të tretë, dhe pastaj më në fund heq dorë.

    Një prind që ndjek vazhdimisht rregullat do të veprojë ndryshe. Ai do të shpjegojë qartë se çfarë pritet nga fëmija dhe çfarë do të ndodhë nëse sjellja vazhdon. Për shembull, nëse fëmija vazhdon të hedhë një lodër pasi prindi i ka thënë se do ta heqë, prindi do ta heqë me qetësi për një kohë. Qëllimi nuk është ta ndëshkojë fëmijën, por ta ndihmojë të kuptojë se rregullat zbatohen edhe kur nuk i pëlqejnë.

    Portali Psych Central pohon se prindërit që zbatojnë një stil prindërimi autoritar vendosin rregulla të qarta, por në të njëjtën kohë ofrojnë mbështetje dhe udhëzime për fëmijët për ta bërë më të lehtë për ta që t’i ndjekin ato.

    Një qasje e tillë nënkupton t’u mësosh fëmijëve ndryshimin midis sjelljes së drejtë dhe të gabuar. Në vend që të mbështeten te kërcënimet dhe ndëshkimet, prindërit inkurajojnë sjelljen e dëshirueshme me lavdërime, mbështetje dhe pasoja të arsyeshme kur thyhen rregullat.

    Inkurajimi i fëmijëve për të qenë të pavarur

    Një nga detyrat më të vështira të prindërimit është pranimi se një ditë fëmija juaj do të bëhet i pavarur. Fëmijët duhet të mësojnë të përballojnë pa ndihmën e vazhdueshme të prindërve, sepse nuk mund të mbështeten te prindërit e tyre për gjithë jetën e tyre. Nëse nuk u jepet mundësia të marrin vendime dhe të zgjidhin problemet në mënyrë të pavarur, do të jetë më e vështirë për ta të zhvillojnë aftësitë që u nevojiten për jetën e të rriturve.

    Roli i prindërve nuk është vetëm të kujdesen për fëmijët e tyre ndërsa rriten, por edhe t’i përgatisin gradualisht ata për një jetë në të cilën do të duhet të mbështeten në aftësitë e tyre.

    Kur fëmijët rriten dhe largohen nga shtëpia familjare, prindërit mund të përballen me atë që Psychology Today e quan “sindroma e folesë bosh”. Është një periudhë përshtatjeje që mund të shoqërohet me trishtim dhe ndjenja vetmie, veçanërisht nëse prindërit ishin jashtëzakonisht të afërt me fëmijët.

    Megjithatë, kjo periudhë mund të jetë gjithashtu një mundësi për t’u ripërkushtuar interesave të tyre dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të ndryshme me fëmijët e tyre të rritur.

    Ndonjëherë, t’i japësh fëmijës hapësirën për t’u bërë i pavarur është një nga pjesët më të vështira të prindërimit. Por, ndërsa rriten, fëmijët kanë nevojë për mundësi për të marrë vendimet e tyre, për të marrë përgjegjësi dhe për të mësuar të përballen me sfidat e përditshme.

  • Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren, Inspektorati konstaton parregullsi

    Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren, Inspektorati konstaton parregullsi

    Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas parregullsive të konstatuara gjatë inspektimeve në terren.

    Sipas njoftimit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të mosrespektimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Inspektorati ka bërë të ditur se punimet në këto objekte do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Po ashtu, ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. /Telegrafi/

  • Manchester United kontakton Didier Deschamps për stolin

    Manchester United kontakton Didier Deschamps për stolin

    Manchester United kontakton Didier Deschamps për stolin

    Klubi i madh anglez Manchester United ka filluar kërkimet për një timonier të ri dhe ka kontaktuar zyrtarisht strategun francez Didier Deschamps.

    Drejtuesit e skuadrës nga Manchester po shqyrtojnë disa alternativa për të zëvendësuar teknikun aktual Michael Carrick, i cili ndodhet nën një presion të madh dhe rrezikon shkarkimin.

    Sidoqoftë, burimet pranë trajnerit bëjnë me dije se Deschamps nuk është i bindur nga projekti dhe situata aktuale që po mbretëron te Djajtë e Kuq.

    Edhe pse është i gatshëm të dëgjojë propozime të reja, tekniku francez nuk ka ndërmend të nxitohet. Ai thuhet se preferon të presë deri në përfundim të sezonit aktual dhe të rikthehet në menaxhim gjatë verës së ardhshme.

  • Skandal te Napoli: Shpërthen sherri mes Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca

    Skandal te Napoli: Shpërthen sherri mes Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca

    Skandal te Napoli: Shpërthen sherri mes Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca

    Gjatë humbjes që Napoli pësoi përballë Portos në kuadër të UEFA Champions League, është regjistruar një moment tensioni i lartë mes dy yjeve të skuadrës, Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca. Mesfushori belg ka kritikuar hapur shokun e tij të skuadrës në fushë për shkak të pakënaqësive me lojën.

    Kjo kritikë nuk është pritur mirë nga sulmuesi italian, i cili ka reaguar menjëherë me tone të ashpra. Lucca i është kthyer belgut me fjalët “Pse po flet?”, teksa debati ka degraduar më tej me disa sharje radhazi në drejtim të De Bruyne.

    Ky shpërthim nervash brenda kampit napolitan dëshmon për një atmosferë të rënduar pas rezultatit negativ në Evropë, ndërsa mbetet të shihet se si do të menaxhohet kjo situatë nga stafi teknik përpara ndeshjes së radhës në Serie A kundër Lazio.

  • Scandal at Naples: Fight breaks out between Kevin De Bruyne and Lorenzo Lucca

    GIt was a defeat that Naples faced Porto within U.S. EFA Champions League, a moment of high tension between two team stars, Kevin De Bruyne and Lorenzo Lucca has registered. Belgian midfielder has openly criticised his team partner in the field due to dissatisfaction with the game.

    This criticism has not been welcomed by the Italian assailant, who has reacted immediately with harsh tones. Lucka has returned to the Belgian with the words “Why are you speaking?” while the debate has further degraded with some insinuations towards De Bruene.

    This outburst of nerves within the Nazi camp testifies to a heavy atmosphere after the negative outcome in Europe, while it remains to be seen how this situation will be managed by technical staff before the next match in Serbia A vs. Lazio.

  • Manchester United contact Didier Deschamps for the bench

    KThe Great English Rabbi Manchester United has begun researching a new pilot and officially contacted the French strategist Didier Deschamps.

    The team leaders from Manchester are considering several options to replace current technician Michael Carrick, who is under a lot of pressure and risks dismissal.

    However, sources next to the coach suggest that Deschamps is not convinced by the project and the current situation ruling in the Red Days.

    Though willing to hear new proposals, the French technician has no intention of rushing. He is said to prefer to wait until the end of the current season and return to management during the coming summer.

  • Banka Popullore: Në vitet 2025 dhe 2026 nuk janë regjistruar transaksione të mëdha me Rusinë dhe Serbinë përmes "ALTA Banka"

    Banka Popullore: Në vitet 2025 dhe 2026 nuk janë regjistruar transaksione të mëdha me Rusinë dhe Serbinë përmes “ALTA Banka”

    Lidhur me pretendimet në publik për transferimin e shumave më të mëdha të fondeve për/nga Serbia dhe Rusia përmes “ALTA Banka” SHA Bitola, Banka Popullore informon se bazuar në të dhënat e analizuara hollësisht, transaksione të tilla gjatë vitit 2025 dhe që përfundojnë në tetor 2026 nuk janë regjistruar.

    Sipas Bankës Popullore, të dhënat tregojnë se transaksionet e klientëve të Bankës me Serbinë janë në shuma të papërfillshme, veçanërisht duke pasur parasysh vëllimin e transaksioneve të pagesave dhe operacionet e rregullta të “Alta Banka” SHA Bitola.

    “Në vitin 2025 dhe duke përfunduar në tetor 2026, hyrjet nga Serbia arritën në 2.2 milionë euro dhe 6.2 milionë euro, përkatësisht, ndërsa daljet arritën në 5.3 milionë euro dhe 7.2 milionë euro. Këto transaksione lidhen me operacionet e rregullta të klientëve të bankës.

    Gjatë së njëjtës periudhë, hyrjet dhe daljet nga Rusia nuk u regjistruan në operacionet e pagesave dhe në bilancin e Bankës”, njoftojnë nga Banka Popullore./Telegrafi/