Category: Lajme

  • Pas Dalipit, Zvicra mund ta humbasë edhe Krasniqin

    Pas Dalipit, Zvicra mund ta humbasë edhe Krasniqin

    Pas Dalipit, Zvicra mund ta humbasë edhe Krasniqin

    Largimi i talenteve nga grupmoshat e reja të Zvicrës duket se nuk ka të ndalur.

    Derisa pak më parë, 20-vjeçari Lutfi Dalipi njoftoi se nuk do të përfaqësojë Zvicrën ndërkombëtarisht, duket se rrugës së tij po shkon edhe një tjetër shqiptaro-zviceran – Samuel Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

    Dy mesfushorët, përkatësisht te Vaduz dhe Grasshoppers, duket se janë pranë zgjedhjes për të përfaqësuar Kosovën ose Shqipërinë.

    Dalipi, i cili këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 12 ndeshje të Superligës së Zvicrës me Vaduzin, tashmë ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta pranojë ftesën e përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin. Në vend të saj, ai është në pritje të një ftese nga Kosova ose Shqipëria.

    Ndërkaq, Krasniqi, i cili në 12 paraqitje me Grasshoppers ka realizuar dy gola dhe dy asistime, nuk duket se është treguar indiferent ndaj interesimit të përzgjedhësit të Shqipërisë, Rolando Maran, ka raportuar media zvicerane në italisht, “tio.ch”.

    Ky i fundit udhëtoi fundjavën e kaluar drejt Cyrihut për t’u takuar me futbollistin, në një takim që nga shumëkush cilësohet si vendimtar për të ardhmen e tij ndërkombëtare. /Klankosova.tv

  • After Dalip, Switzerland could lose Krasniqi

    LThe delivery of talents from Switzerland’s new age groups seems to have no stopping.

    As soon as 20-year-old Lutfi Dalipi announced that he will not represent Switzerland internationally, it seems that another Albanian-Sviceran Samuel Krasniqi is going his way. I did. tv.

    The two midfielders, at Vaduz and Grasshoppers respectively, appear to be close to choosing to represent Kosovo or Albania.

    Dalip, who has scored five goals this season and has given nine assistings in 12 matches of Switzerland’s Superleagues with Vaduz, has already announced that he does not want to accept Switzerland’s selection invitation, Murat Yakin. Instead, he is awaiting an invitation from Kosovo or Albania.

    Meanwhile, Krasniqi, who in 12 presentation with Grashoppers has achieved two goals and two assistings, does not seem indifferent to Albania’s selective interest, Rolando Maran, has reported Swiss media in Italian, HINAYou. chOh.

    The latter travelled last weekend towards Cyril to meet with the footballer, at a meeting that many consider crucial to his international future. /I did. tv

  • Gjermania synon ta bëjë patentën më të lirë, kursimet mund të arrijnë deri në 1.000 euro

    Gjermania synon ta bëjë patentën më të lirë, kursimet mund të arrijnë deri në 1.000 euro

    Bundestagu gjerman voton sot për reformën e re të autoshkollave, e cila synon të ulë kostot e marrjes së patentë-shoferit dhe të modernizojë procesin e aftësimit të shoferëve.

    Sipas propozimit të Ministrisë së Transportit, reforma parasheh më shumë mundësi për mësim teorik online, reduktim të burokracisë dhe ndryshime në numrin e orëve të detyrueshme praktike të vozitjes.

    Aktualisht, marrja e patentës së kategorisë B në Gjermani kushton mesatarisht rreth 3.400 euro.

    Ministri i Transportit, Steffen Bilger, ka deklaruar se përmes ndryshimeve të propozuara kandidatët mund të kursejnë disa qindra euro, ndërsa në rastet më të favorshme kursimi mund të arrijë deri në 1.000 euro.

    Një nga ndryshimet kryesore është heqja e detyrimit për ndjekjen fizike të mësimit teorik. Në të ardhmen, kandidatët do të mund ta përvetësojnë materialin edhe përmes aplikacioneve dhe platformave digjitale.

    Ndryshime parashihen edhe në pjesën praktike. Deri më tani, kandidatët për patentën e kategorisë B duhet të kryejnë 12 vozitje të posaçme, që përfshijnë rrugët jashtë qytetit, autostradën dhe vozitjen gjatë natës.

    Me reformën e re nuk do të ketë më numër të përcaktuar paraprakisht, pasi numri i orëve do të varet nga aftësitë e kandidatit dhe vlerësimi i instruktorit, shkruan Deutschlandfunk, transmeton Telegrafi.

    Gjithashtu, propozohet që kandidatët, pasi të kalojnë provimin teorik dhe të kryejnë së paku gjashtë orë praktike në autoshkollë, të mund të ushtrojnë vozitjen edhe me persona të afërt, si prindërit, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara.

    Reforma parasheh edhe shkurtimin e provimit praktik për kategorinë B, nga 55 në 40 minuta, si dhe publikimin online të çmimeve dhe përqindjeve të kalueshmërisë së autoshkollave, në mënyrë që kandidatët të kenë mundësi të krahasojnë ofertat.

    Megjithatë, propozimi ka hasur në kritika nga përfaqësues të instruktorëve të vozitjes, të cilët paralajmërojnë se mësimi online dhe ushtrimi me persona që nuk janë instruktorë profesionistë mund të ndikojnë në cilësinë e përgatitjes dhe sigurinë në trafik.

    Pas votimit në Bundestag, reforma duhet të marrë edhe miratimin e Bundesratit. Ndryshimet kryesore pritet të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2027./Telegrafi/

  • Gati për çdo rrugë! Aprilia zbulon risitë e modeleve SR GT 125 dhe 200

    Gati për çdo rrugë! Aprilia zbulon risitë e modeleve SR GT 125 dhe 200

    Aprilia ka prezantuar versionet e përditësuara të SR GT 125 dhe SR GT 200 për vitin 2027, duke sjellë më shumë pajisje standarde, përmirësime në prakticitet dhe teknologji të re për skuterët e saj të kategorisë “urban adventure”.

    Të krijuar për përdorim të përditshëm në qytet, por edhe për rrugë më sfiduese, SR GT 125 dhe 200 dallohen nga pezullimi me lëvizje të gjatë, distanca më e madhe nga toka dhe gomat me profil “all-terrain”. Këto karakteristika ua mundësojnë të përballojnë jo vetëm asfaltin urban, por edhe kalldrëmin dhe rrugët me zhavorr.

    Konstruksioni i kornizës, i cili kalon përgjatë tunelit qendror, synon të ofrojë më shumë stabilitet dhe qëndrueshmëri, ndërsa dimensionet e gomave dhe konfigurimi i përgjithshëm i skuterit ruajnë karakterin sportiv të Aprilias.

    Më shumë hapësirë dhe ekran i ri TFT

    Një nga ndryshimet kryesore për modelet 2027 është riorganizimi i hapësirës nën ulëse. Ajo tani është mjaftueshëm e madhe për të akomoduar një helmetë të plotë “full-face”, duke e bërë SR GT më praktik për përdorim të përditshëm.

    Paneli i mëparshëm LCD është zëvendësuar nga një ekran TFT me ngjyra prej 5 inçësh, i cili shfaq më shumë informacione dhe është dizajnuar që të lexohet më lehtë gjatë vozitjes.

    Përmes modulit opsional Aprilia MIA, sistemi mund të lidhet me telefonin inteligjent dhe të ofrojë navigim me udhëzime grafike. Në pajisjet standarde tashmë përfshihet edhe një port USB-C për karikimin e pajisjeve.

    Aprilia ka ridizajnuar gjithashtu rrotat, duke marrë frymëzim nga modeli më i madh SR GT 400, për t’i dhënë skuterëve një pamje më moderne.

    Motorët i-get vazhdojnë me Start & Stop

    SR GT 125 dhe SR GT 200 vazhdojnë të përdorin motorët i-get të Aprilias, të pajisur me sistemin Start & Stop.

    Versioni SR GT 125 zhvillon 11 kW në 9,000 rpm dhe çift rrotullues prej 12 Nm në 6,750 rpm. Për modelin e ri është përmirësuar edhe kalibrimi i transmisionit përfundimtar, duke mundësuar një shpejtësi maksimale më të lartë.

    Ndërkohë, SR GT 200 ofron 13 kW në 8,650 rpm dhe çift rrotullues maksimal prej 16.5 Nm në 7,000 rpm.

    Ngjyra të reja dhe versioni Sport

    Aprilia SR GT 125 dhe 200 do të ofrohen në ngjyrat Opalescent Light, Aprilia Black dhe Boulder Grey, të kombinuara me elemente në ngjyrë gri-argjendi dhe rrota të zeza. Ulësja vjen në të zezë, me detaje të qepura në gri dhe të kuqe.

    Versioni Sport merr frymëzim më të drejtpërdrejtë nga motoçikletat sportive të Aprilias dhe do të jetë i disponueshëm në kombinimet Red Raceway, Boulder Grey dhe Tornado Green. Ky version sjell rrota të zeza, ulëse dyngjyrëshe kuq e zi dhe detaje të tjera sportive.

    Me më shumë hapësirë, instrumente më moderne dhe prakticitet të përmirësuar, Aprilia SR GT 125 dhe SR GT 200 2027 vazhdojnë konceptin që kombinon përdorimin urban me aftësinë për të dalë edhe përtej asfaltit të qytetit.

    Në Kosovë, Ventoro Motors by Auto Mita është përfaqësues zyrtar i markës Aprilia, duke ua mundësuar motoçiklistëve qasje në modelet e prodhuesit italian, i njohur për teknologjinë e avancuar, performancën dhe traditën e pasur në garat e motoçiklizmit. /Telegrafi/

  • Sa zgjat shërimi nga nervi shiatik?

    Sa zgjat shërimi nga nervi shiatik?

    Dhimbja e nervit shiatik mund të zgjasë disa javë, por në disa raste edhe disa muaj. Shumica e personave përjetojnë përmirësim gradual, ndërsa kohëzgjatja e rikuperimit varet nga shkaku i dhimbjes dhe gjendja shëndetësore e pacientit.

    Dhimbja e nervit shiatik është një nga problemet që mund të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme, duke vështirësuar ecjen, qëndrimin ulur, gjumin dhe aktivitetet e zakonshme.

    Një nga pyetjet më të shpeshta të personave që përballen me këtë problem është: sa kohë nevojitet për t’u shëruar?

    Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe (NHS), shiatikja zakonisht përmirësohet brenda disa javësh deri në disa muaj, megjithëse te disa persona simptomat mund të zgjasin më shumë.

    Sa javë apo muaj zgjat rikuperimi?

    Sipas NHS Inform, shumica e simptomave të shiatikës përmirësohen brenda 12 javësh. Megjithatë, kohëzgjatja ndryshon nga një person te tjetri dhe te disa pacientë simptomat mund të zgjasin deri në një vit, duke u shfaqur dhe zhdukur gjatë kësaj periudhe.

    Edhe pse nuk ekziston një afat i saktë për shërimin, mund të dallohen disa periudha të përgjithshme:

    Javët e para: Dhimbja mund të jetë më e theksuar, por te shumë persona fillon përmirësimi gradual.

    Deri në 6 javë: Shumë raste tregojnë përmirësim të dukshëm.

    Deri në 12 javë: Shumica e personave përjetojnë lehtësim të konsiderueshëm të simptomave.

    Pas 3 muajsh: Te disa persona dhimbja mund të vazhdojë dhe të kërkojë vlerësim ose trajtim të mëtejshëm.

    Këto janë periudha orientuese dhe jo garanci për kohën e shërimit të çdo pacienti.

    Pse disa persona shërohen më shpejt se të tjerët?

    Kohëzgjatja e rikuperimit varet nga disa faktorë. Një ndër më të rëndësishmit është shkaku që ka shkaktuar irritimin ose shtypjen e nervit.

    Për shembull, kur shiatikja shkaktohet nga një hernie diskale, përmirësimi mund të kërkojë më shumë kohë, në varësi të shkallës së irritimit të nervit.

    Gjithashtu, ndikim mund të kenë aktiviteti fizik, cilësia e gjumit, stresi, gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe natyra e punës.

    NHS Inform thekson se gjumi i dobët, stresi dhe mirëqenia emocionale mund të ndikojnë në mënyrën se si përjetohen simptomat.

    Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Nëse dhimbja nuk përmirësohet pas disa javësh, përkeqësohet ose pengon aktivitetet e përditshme, rekomandohet kontrolli mjekësor.

    Në raste të caktuara, mjeku mund të rekomandojë fizioterapi, trajtim me barna ose ekzaminime të tjera, në varësi të simptomave dhe shkakut.

    Kujdes: Nëse shfaqet mpirje rreth organeve gjenitale ose anusit, vështirësi e re në urinim, humbje e kontrollit të urinës apo jashtëqitjes, ose dobësi e rëndë dhe progresive në të dyja këmbët, duhet kërkuar menjëherë ndihmë urgjente mjekësore. Këto mund të jenë shenja të sindromës cauda equina.

    A mund të rikthehet dhimbja e nervit shiatik?

    Po. Edhe pas përmirësimit, shiatikja mund të përsëritet. Për këtë arsye, është e rëndësishme të vazhdohet aktiviteti fizik i përshtatshëm, të ruhet shëndeti i përgjithshëm dhe të ndiqen këshillat e profesionistëve shëndetësorë.

  • Merz flet për stilin e qeverisjes së Trumpit

    Merz flet për stilin e qeverisjes së Trumpit

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka komentuar mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se gjatë dy viteve të fundit ai ka qeverisur kryesisht pa kaluar përmes Kongresit amerikan.

    Sipas Merz, Trump ka mbështetur shumicën e vendimeve të tij në urdhrat ekzekutivë, një mekanizëm që i mundëson presidentit të ndërmarrë veprime brenda kompetencave të tij pa pasur nevojë për miratimin paraprak të Kongresit.

    “Trump ka qeverisur kryesisht pa kaluar përmes Kongresit gjatë dy viteve të fundit. Pse duhet të ndryshojë kjo tani? Ai ka vepruar shumicën e kohës përmes urdhrave ekzekutivë dhe do të vazhdojë të veprojë në të njëjtën mënyrë”, është shprehur kancelari gjerman.

    Deklarata e Merz vjen në një kohë kur mënyra se si administrata Trump përdor kompetencat presidenciale është pjesë e debatit politik në Shtetet e Bashkuara dhe në arenën ndërkombëtare.

    Urdhrat ekzekutivë janë një instrument i rëndësishëm i pushtetit presidencial amerikan. Përmes tyre, presidenti mund t’u japë udhëzime institucioneve federale dhe të përcaktojë mënyrën e zbatimit të politikave brenda autoritetit të tij kushtetues dhe ligjor.

    Megjithatë, këto urdhra nuk e zëvendësojnë Kongresin dhe nuk mund të përdoren për të anashkaluar ligjet ekzistuese. Ato mund të përballen edhe me kundërshtime në gjykata, nëse vlerësohet se tejkalojnë kompetencat e presidentit.

    Qëndrimi i Merz nënvizon pritjen se Trump do të vazhdojë të mbështetet në kompetencat ekzekutive për zbatimin e agjendës së tij politike, në vend që të kërkojë për çdo vendim ndërhyrjen ose miratimin e Kongresit.

    Deklarata e kancelarit gjerman rikthen në vëmendje edhe raportin ndërmjet pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ në SHBA, një çështje me rëndësi për funksionimin e institucioneve amerikane dhe për politikat që administrata Trump ndjek brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/

  • Man Utd kontakton trajnerin e njohur, por ai nuk është i interesuar ta marrë drejtimin e ekipit

    Man Utd kontakton trajnerin e njohur, por ai nuk është i interesuar ta marrë drejtimin e ekipit

    Manchester United thuhet se ka pyetur për Didier Deschamps si një pasues të mundshëm të Michael Carrick ditët e fundit, por ish ish-trajneri i Francës nuk është shumë i etur të vijë në Old Trafford.

    Deschamps, 58 vjeç, ka qenë i papunë që kur dha dorëheqjen si trajner i Francës pas Kupës së Botës 2026, të cilën e mbajti për 14 vjet.

    Sipas gazetarit të Foot Mercato, Santi Aouna, United ka kontaktuar trajnerin francez si pjesë e kërkimit të tyre për një shef të ri të stafit, por mbërritja e tij në Mançester është larg të qenit e sigurt.

    Deschamps thuhet se nuk është plotësisht entuziast nga ideja e marrjes së drejtimit të klubit nga Old Trafford.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai është lënë jashtë loje si kandidat. Aouna thotë se e ardhmja e tij është ende e pasigurt dhe se Deschamps është i përgatitur të presë deri në afatin e ardhshëm kalimtar. Kjo mund t’i përshtatet United, nëse bordi vendos të bëjë një ndryshim dhe të fillojë të kërkojë zgjidhjen e duhur.

    Carrick mbetet fort në stol për momentin, dhe pozicioni i tij u forcua më tej nga kthesa kundër Romës të martën, kur United fitoi 3-2 në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

  • The conversation of Ergis Agas and 2 Israeli nationals on Vlora Hysen

    It details from the Special Anti-corruption Court’s decision to former State Intelligence Director Vlora Hyseni, who is accused of offering help while on the run to businessman Ergis Agasi.

    BalkanWeb is familiar with the contents of the JCKKO decision, which gave the security measure at home to arrest Hysen in force.

    The judicial document also describes the telephone communications of Ergis Agas with two Israeli citizens, Shalev I. and Srulik E.K., where he refers to his recognitions with the former leader of the Albanian Secret Service and interventions that, according to messages, it could carry out.

    In one of the communications with the citizen Shalev I. My best friend is Secret Service chief. And in communication with the other citizen, Srulik E.K., Agas writes: We’re lucky that Americans here have caught him and they know his behavior and something else, the Secret Service director will meet with him himself and talk about it, providing evidence that the prosecutor has done this for other interests. Agas mediated communication with citizens with the nicknames Shalev I., and Srulik E., who are mentioned in matters pertaining to the head of the Secret Service, points to the reasonable presence of an international network in the function of criminal group’s interests, this network that increases the concrete degree of risk that Hyseni, if he remained at large, would have privileged access to the escape channels or hiding channels that are out of effective control of the prosecution bodies.com, it is said, further in the decision of the JOKK.

    These communications are part of the material reflected in the JKKO decision, while their content sheds light on Agas’ contacts and relations for the impact Vlora Hyseni could have as the businessman fled. We remember that earlier in the SPAK investigation file, telephone communication between Agas and Vlora Hyssen was cleared, where the latter spoke of enemies who loved evil and were being attacked, even informing him of possible political movements. Under these investigations, the SPAK issued to Hyseni the house arrest measures and dismissals, bringing a response to Albanian public opinion on the extent of this scandal in which the SHESH head uses classified information on behalf of a person wanted by justice.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me 2 shtetas izraelitë ku flitet për Vlora Hysenin

    Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me 2 shtetas izraelitë ku flitet për Vlora Hysenin

    Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me 2 shtetas izraelitë ku flitet për Vlora Hysenin

    Zbardhen detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila akuzohet se i ka ofruar ndihmë gjatë kohës që ishte në arrati biznesmenit Ergys Agasi.

    BalkanWeb është njohur me përmbajtjen e vendimit të GJKKO, e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Hysenin.

    Në dokumentin gjyqësor përshkruhen edhe komunikimet telefonike të Ergys Agasit me dy shtetas izraelitë, Shalev I. dhe Srulik E.K., ku ai u referohet njohjeve të tij me ish-drejtuesen e Shërbimit Sekret shqiptar dhe ndërhyrjeve që, sipas mesazheve, ajo mund të kryente.

    Në një prej komunikimeve me shtetasin Shalev I., Agasi shkruan: “E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret”. Ndërsa në komunikimin me shtetasin tjetër, Srulik E.K., Agasi i shkruan: “Jemi me fat që këtu e kanë kapur vetë amerikanët dhe e dinë sjelljen e tij dhe diçka tjetër, drejtoresha e Shërbimit Sekret do të takohet vetë me të dhe do t’i flasë për këtë punë, duke i sjellë prova që prokurori e ka bërë këtë për interesa të tjera”. “Komunikimet e ndërmjetësuara nga Agasit me shtetasit me pseudonimet Shalev I., dhe Srulik E., të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e Shërbimit Sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkrete të rrezikut se Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtë kontrollit efektiv të organeve proceduese.”, thuhet më tej në vendimin e GJKKO-së.

    Këto komunikime janë pjesë e materialeve të pasqyruara në vendimin e GJKKO-së, ndërsa përmbajtja e tyre hedh dritë mbi kontaktet dhe marrëdhëniet e Agasit për ndikimin që mund të kishte Vlora Hyseni teksa biznesmeni ishte në arrati. Kujtojmë se më herët në dosjen hetimore të SPAK, u zbardhën komunikimet telefonike mes Agasit dhe Vlora Hysenit, ku këta të fundit flisnin për armiq që i donin të keqen dhe po i sulmonin, madje kjo e fundit e informonte dhe për lëvizjet e mundshme në politikë. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK lëshoi ndaj Hysenit masën ‘arrest shtëpie’ dhe shkarkim nga detyra, duke sjellë ‘furtunë’ reagimesh në opinionin publik shqiptar, për përmasat e këtij skandali se si kreu i SHESH përdor informacione sekrete për llogari të një personi të kërkuar nga drejtësia.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kush është vajza në krahun e Haalandit? Dy foto, e njëjta buzëqeshje dhe 20 vjet diferencë

    Kush është vajza në krahun e Haalandit? Dy foto, e njëjta buzëqeshje dhe 20 vjet diferencë

    Erling Haaland ka përjetuar një moment të veçantë pas fitores së Manchester Cityt ndaj RB Leipzigut, pasi është takuar me një ish-bashkëlojtare të fëmijërisë, me të cilën kishte luajtur në të njëjtin ekip në Norvegji.

    Bëhet fjalë për Andrea Norheim, futbolliste e skuadrës së femrave të RB Leipzigut, me të cilën sulmuesi norvegjez kishte ndarë fushën e blertë gjatë fëmijërisë në Bryne.

    RB Leipzig publikoi në Facebook dy fotografi që tërhoqën vëmendjen e tifozëve: njërën të realizuar së fundmi, ku Haaland dhe Norheim shfaqen së bashku, dhe tjetrën nga koha kur të dy ishin fëmijë dhe mbanin fanellën e Bryne FK.

    Takimi ndodhi pas ndeshjes së xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, ku Manchester City triumfoi 3-2 në udhëtim ndaj Leipzigut. Vendimtar për fitoren e anglezëve ishte pikërisht Haaland, i cili realizoi golin e triumfit në minutën e 78-të.

    Pesë vite bashkë në të njëjtin ekip

    Norheim, 27-vjeçare, dhe Haaland janë rritur në qytetin e vogël norvegjez Bryne, ku për pesë vite kanë qenë pjesë e të njëjtës akademi futbolli.

    Në atë periudhë, Norheim luante në pozitën e sulmueses, ndërsa sot aktivizohet si qendërmbrojtëse. Madje, gjatë prezantimit të saj te RB Leipzig, klubi gjerman kishte theksuar se ajo ia kishte vështirësuar jo pak punën Haalandit në stërvitje.

    Kur Haaland shpërtheu në skenën ndërkombëtare me Borussia Dortmundin në vitin 2020, gazeta gjermane Bild publikoi një artikull me titullin se sulmuesi e kishte mësuar futbollin nga një vajzë.

    Norheim, në një intervistë për mediumin norvegjez Dagbladet, kishte thënë se nuk dëshironte t’ia atribuonte vetes meritat për suksesin e Haalandit, duke theksuar se të dy thjesht kishin stërvitur së bashku për shumë vite.

    Norheim fitoi Ligën e Kampionëve në moshën 17-vjeçare

    Edhe Andrea Norheim ka ndërtuar një karrierë të rëndësishme në futbollin evropian.

    Në moshën vetëm 17-vjeçare, ajo iu bashkua gjigantit francez Olympique Lyon, me të cilin në sezonin 2016/17 fitoi Ligën e Kampionëve për femra, kampionatin dhe Kupën e Francës.

    Më pas, ajo u shpall kampione e Suedisë me Pitea IF në vitin 2018, ndërsa me HB Koge fitoi dy herë titullin e kampionit në Danimarkë, në vitet 2022 dhe 2023.

    Në vitin 2024, Norheim fitoi edhe Superkupën e Portugalisë me Sportingun e Lisbonës.

    Ajo iu bashkua RB Leipzigut në verën e vitit 2025 dhe ka kontratë me klubin gjerman deri më 30 qershor 2027. /Telegrafi/