Category: Lajme

  • Raphinha rinovon kontratën me Barcelonën

    Raphinha rinovon kontratën me Barcelonën

    Raphinha rinovon kontratën me Barcelonën

    Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Raphinhan.

    Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalunas, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2030, shkruan Klankosova.tv.

    Me këtë marrëveshje, Barcelona konfirmon besimin te Raphinha, i cili mbetet një nga lojtarët e rëndësishëm në planet e klubit. /Klankosova.tv

  • Aksion simbolik i veteranëve para BE-së: Kundërshtojnë Gjykatën Speciale

    Aksion simbolik i veteranëve para BE-së: Kundërshtojnë Gjykatën Speciale

    Aksion simbolik i veteranëve para BE-së: Kundërshtojnë Gjykatën Speciale

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur një aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në shënimin e gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se përmes këtij aksioni kanë synuar të shprehin pakënaqësinë dhe mllefin e tyre ndaj Gjykatës Speciale, të cilën e konsiderojnë të padrejtë, transmeton Klankosova.tv.

    Gucati ka theksuar se aksioni është mbajtur para zyrës së BE-së për shkak se, sipas tij, Bashkimi Evropian e financon këtë gjykatë.

    “Kemi bërë një aksion para zyrës së BE-së, që ta shprehim pakënaqësinë tonë, mllefin tonë, që kjo gjykatë është e padrejtë dhe kjo gjykatë financohet nga BE-ja”, ka deklaruar Gucati për mediat.

    Përmes këtij aksioni, veteranët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Klankosova.tv

  • ‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen

    ‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen

    ‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen

    Platforma “Liria ka Emër”, ka bërë letër zyrtare drejtuar anëtarëve të Parlamentit Evropian në Bruksel për shqyrtimin e shqetësimeve serioze që kanë shoqëruar funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Në kërkesat e tyre, ata i bëjnë thirrje Parlamentit Evropian që:

    “Të organizojë një dëgjim parlamentar të posaçëm, ku të trajtohen shqetësimet e identifikuara në raportin e BHRC-së dhe çështjet e tjera që lidhen me respektimin e të drejtave themelore në Dhomat e Specializuara, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve përkatëse, ekspertë të pavarur dhe përfaqësues të mbrojtjes.

    Të kërkojë një vlerësim të pavarur ndërkombëtar, me mandat për të shqyrtuar praktikën institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut, përfshirë çështjet që nuk janë trajtuar në mënyrë shteruese në raportin paraprak të BHRC-së.

    Të nxisë Komisionin Evropian dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) që të përgatisin një raport të posaçëm mbi transparencën, përgjegjësitë institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut në funksionimin e Dhomave të Specializuara.

    Të shqyrtojë mekanizmat e financimit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga shtetet kontribuuese dhe institucionet e përfshira në mbështetjen e Dhomave të Specializuara.

    Të shqyrtojë mundësinë e një nisme parlamentare, përmes rezolutës, rekomandimit ose instrumenteve të tjera përkatëse, që do të kërkonte forcimin e mekanizmave të pavarur të monitorimit dhe garantimin e standardeve të gjykimit të drejtë.

    Të mundësojë një takim me përfaqësuesit e Platformës qytetare “Liria ka Emër”, për të paraqitur më gjerësisht shqetësimet, dokumentacionin dhe propozimet tona për veprim institucional.”

    Në fund, ata kanë kërkuar përgjigje zyrtare dhe informacion mbi mundësinë e organizimit të një takimi me përfaqësuesit e tyre.

    “Kosova e njeh rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare dhe nuk kërkon të përjashtojë askënd nga përgjegjësia individuale për krimet e provuara. Por po aq fuqishëm beson se drejtësia nuk mund të jetë selektive, e mbyllur ndaj shqyrtimit apo e përjashtuar nga standardet që vetë institucionet ndërkombëtare kanë ndihmuar t’i ndërtojnë.

    Një proces gjyqësor nuk e dëshmon legjitimitetin e tij vetëm duke zhvilluar procedura dhe duke shqiptuar vendime. Ai e dëshmon atë duke garantuar se çdo i akuzuar ka pasur mundësi reale për mbrojtje, se çdo provë është shqyrtuar me paanshmëri dhe se çdo vendim është marrë në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë.

    Ne nuk po kërkojmë që historia të gjykohet përmes emocioneve, por as që ajo të shkëputet nga konteksti në të cilin ka ndodhur. Nuk po kërkojmë imunitet për askënd, por garanci që askush të mos gjykohet jashtë standardeve universale të drejtësisë.

    Liria e Kosovës nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve. Përgjegjësia penale është individuale, ndërsa drejtësia duhet të jetë universale.

    Presim që Parlamenti Evropian të mos mbetet vetëm vëzhgues i këtyre shqetësimeve, por të ushtrojë kompetencat e tij për të kërkuar transparencë, përgjegjësi dhe respektim të të drejtave themelore.

    Kërkojmë përgjigje zyrtare dhe informacion mbi mundësinë e organizimit të një takimi me përfaqësuesit tanë.”

    Kjo është letra:

    Kosova, një shtet i vogël evropian me rreth 1.6 milionë banorë, bart një histori të rëndë të persekutimit, dhunës dhe sakrificës për liri. Në fund të shekullit të kaluar, populli i saj u përball me një fushatë sistematike të shtypjes nga regjimi serb, e cila kulmoi me luftën e viteve 1998–1999, me dëbime masive, shkatërrim të pronës dhe masakra ndaj popullsisë civile. Përballë një realiteti të tillë, lufta e popullit të Kosovës ishte luftë për mbijetesë, për mbrojtjen e ekzistencës dhe për të drejtën e patjetërsueshme për liri.

    Pas përfundimit të luftës, Kosova kaloi nëpër një varg mekanizmash ndërkombëtarë të administrimit dhe drejtësisë: UNMIK-un, Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, EULEX-in dhe, më vonë, Dhomat e Specializuara në Hagë. Pavarësisht se ishte një popull që kishte përjetuar agresionin dhe pasojat e tij, Kosova pranoi që pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës të hetoheshin e të gjykoheshin nga mekanizma ndërkombëtarë. Kjo ishte një dëshmi e besimit në drejtësinë ndërkombëtare dhe e gatishmërisë për të respektuar parimin se përgjegjësia penale është individuale dhe se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

    Në këtë kontekst, nuk mund të anashkalohet një nga mospërputhjet më thelbësore që ka shoqëruar themelimin dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Procesi politik dhe institucional që çoi në krijimin e këtij mekanizmi u nxit nga raporti i Dick Marty-t, i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në vitin 2011, ku pretendimet për trafikim të organeve njerëzore përbënin një nga çështjet qendrore. Megjithatë, pas gjithë këtyre viteve hetimesh dhe procedurash, trafikimi i organeve nuk figuron në aktakuzën kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo mospërputhje ndërmjet pretendimeve që ndikuan në themelimin e gjykatës dhe akuzave të ngritura në procesin kryesor ka cenuar rëndë besimin e një pjese të madhe të shoqërisë kosovare në këtë mekanizëm. Qytetarët dhe përfaqësuesit politikë të Kosovës kanë arsye të kërkojnë sqarime se si një mekanizëm i jashtëzakonshëm, i pranuar nën presion të konsiderueshëm politik dhe ndërkombëtar, përfundoi duke zhvilluar një proces gjyqësor në të cilin pretendimi më i bujshëm që shoqëroi krijimin e tij nuk është pjesë e aktakuzës. Për shumë qytetarë të Kosovës, kjo ka krijuar ndjenjën se janë vënë përpara një arsyetimi që më pas nuk është pasqyruar në akuzat konkrete. Prandaj, konsiderojmë se Parlamenti Evropian duhet të kërkojë një sqarim të plotë institucional mbi këtë mospërputhje, si çështje të transparencës, besueshmërisë dhe përgjegjësisë politike për themelimin e këtij mekanizmi.

    Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, është e vështirë të kuptohet përse Ushtria Çlirimtare e Kosovës vazhdon të jetë objekt i një vëmendjeje kaq të jashtëzakonshme dhe të pandërprerë nga mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë. Pas kalimit nëpër një varg të gjatë institucionesh hetimore e gjyqësore ndërkombëtare, krijohet përshtypja sikur Kosova të kishte pasur ushtrinë e Kinës, e jo një forcë çlirimtare të organizuar në rrethanat e një lufte për mbijetesë. Vështirë të gjendet një figurë e rëndësishme e udhëheqjes së saj ushtarake që, në një formë apo tjetër, të mos jetë përballur me shqyrtimin e këtyre mekanizmave. Kjo ngre një pyetje legjitime: a po i shërben kjo vazhdimësi e jashtëzakonshme drejtësisë individuale, apo po krijon perceptimin e një procesi të pafundmë të vënies në dyshim të një lufte çlirimtare?

    Megjithatë, pranimi i drejtësisë ndërkombëtare nuk nënkupton heqje dorë nga e drejta për të kërkuar që ajo të ushtrohet me paanshmëri, integritet dhe respektim të plotë të të drejtave themelore. Përkundrazi, sa më i madh të jetë autoriteti i një institucioni gjyqësor, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia e tij për të dëshmuar se çdo veprim, çdo provë dhe çdo vendim i nënshtrohet standardeve më të larta të drejtësisë.

    Sot, shqetësimet lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara nuk mund të shihen vetëm si çështje procedurale që u përkasin palëve në proces. Ato prekin besimin e qytetarëve të Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare, respektimin e të drejtave të njeriut dhe besueshmërinë e vetë mekanizmave që janë krijuar në emër të drejtësisë.

    Mënyra se si janë trajtuar të akuzuarit, veçanërisht përmes kohëzgjatjes së paraburgimit dhe kufizimeve që kanë shoqëruar procesin, ka krijuar në opinionin publik përshtypjen shqetësuese se ata po trajtohen si fajtorë ende pa u shpallur një vendim përfundimtar gjyqësor. Kjo çështje shkon përtej fatit individual të të akuzuarve, sepse mënyra se si një shoqëri e koncepton dhe e ushtron drejtësinë pasqyron vetë natyrën e rendit të saj politik. Demokracia liberale mbështetet mbi parimin themelor se çdo individ prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet sipas ligjit, ndërsa sistemet totalitare historikisht e kanë përmbysur këtë logjikë, duke e trajtuar individin si fajtor derisa ai të arrijë të dëshmojë të kundërtën. Pikërisht për këtë arsye, respektimi i prezumimit të pafajësisë nuk është thjesht një garanci procedurale, por një vijë themelore ndarëse ndërmjet drejtësisë demokratike dhe arbitraritetit të pushtetit.

    Në këtë kontekst, shtrohet një pyetje thelbësore për institucionet evropiane: a jeni realisht të informuar për atë që ka ndodhur me administrimin e drejtësisë në Kosovë gjatë më shumë se dy dekadave të fundit? Mekanizmat ndërkombëtarë që kanë ushtruar kompetenca të gjera gjyqësore dhe institucionale në vendin tonë nuk kanë ofruar, në perceptimin e shumë qytetarëve, llogaridhënie të mjaftueshme para përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës dhe as transparencë të plotë në hapësirën tonë publike. Përgjatë këtyre viteve janë ngritur shqetësime serioze për shkelje të të drejtave të njeriut, praktika të pazakonta procedurale dhe pretendime për ndikime politike në proceset e drejtësisë. Kujt i kanë raportuar këto institucione dhe kush e ka ushtruar mbikëqyrjen efektive mbi veprimet e tyre? A ekziston një mekanizëm ku qytetarët e Kosovës mund të kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi, apo duhet të presin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për të kërkuar individualisht shqyrtimin e pretendimeve për shkelje që shtrihen në një periudhë më shumë se njëzetvjeçare? A mund të konsiderohet e pranueshme në një rend demokratik evropian që institucione të cilat ushtrojnë drejtësi të mos japin llogari para askujt? Dhe, mbi të gjitha, ju drejtohemi me një pyetje të drejtpërdrejtë: a keni vendosur të heshtni përballë këtyre shqetësimeve, apo nuk jeni informuar asnjëherë për to?  Nëse institucionet tuaja kërkojnë dëshmi konkrete lidhur me keqpërdorimet e pretenduara, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe anomalitë që kanë shoqëruar administrimin ndërkombëtar të drejtësisë në Kosovë, jemi të gatshëm t’ju vëmë në dispozicion dokumentacionin përkatës, përfshirë komunikime elektronike që pretendohet se dëshmojnë kërkesa të gjyqtarëve për dënime të motivuara politikisht, si dhe raste të vendimeve dënuese ku janë ngritur shqetësime serioze për mungesën e identifikimit të viktimës, përfshirë emrin dhe mbetjet mortore të saj. Këto dhe shumë raste të tjera mund të mbështeten me dokumentacion, dëshmi dhe materiale përkatëse për shqyrtim të pavarur institucional. Kërkojmë vetëm që këto dëshmi të trajtohen me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkojnë standardet evropiane të drejtësisë. Në të dyja rastet, qytetarët e Kosovës meritojnë një përgjigje të qartë, sepse drejtësia që kërkon përgjegjësi nga të tjerët duhet të jetë e para që pranon përgjegjësinë për veprimet e veta.

    Në këtë kontekst, Platforma qytetare “Liria ka Emër” shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me një sërë çështjesh që kanë shoqëruar funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Shqetësimet tona mbështeten në zhvillimet e deritanishme të proceseve, në raportimet dhe dokumentacionin publik, si dhe në raportin paraprak të pavarur të Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), të përgatitur me kërkesë të Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës në prill 2026.

    Raporti trajton çështje thelbësore që lidhen me të drejtën për gjykim të drejtë, pavarësinë dhe paanshmërinë gjyqësore, barazinë e armëve, pranueshmërinë e provave, ligjshmërinë penale dhe llogaridhënien institucionale. Ai identifikon rreziqe dhe problematika që kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm dhe monitorim të pavarur.

    SHQETËSIMET KRYESORE

    Duke u mbështetur në raportin e BHRC-së dhe në çështje të tjera të ngritura gjatë funksionimit të Dhomave të Specializuara, konsiderojmë se vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet këtyre fushave:

    1. Paraburgimi i tejzgjatur

    Kohëzgjatja shumëvjeçare e paraburgimit dhe pengesat strukturore për lirimin e përkohshëm kërkojnë vlerësim të pavarur mbi domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e kufizimit të lirisë.

    2. Barazia e armëve

    Pabarazitë e mundshme procedurale dhe të burimeve ndërmjet Prokurorisë dhe Mbrojtjes ngrejnë pyetje për ushtrimin efektiv të së drejtës për gjykim të drejtë.

    3. Besueshmëria e provave

    Përdorimi i materialeve të siguruara nga institucione të Serbisë kërkon kontroll rigoroz të origjinës, autenticitetit dhe zinxhirit të ruajtjes së tyre, duke marrë parasysh rrethanat historike të konfliktit.

    4. Pavarësia dhe paanshmëria gjyqësore

    Procedurat e emërimit të gjyqtarëve, mungesa e gjyqtarëve nga Kosova dhe kufizimet e mundshme të mekanizmave për kundërshtimin e vendimeve administrative meritojnë shqyrtim institucional.

    5. Transparenca dhe llogaridhënia

    Duhet të qartësohen mekanizmat përmes të cilëve ky institucion u përgjigjet shqetësimeve të dokumentuara për të drejtat e njeriut, duke ruajtur pavarësinë e vendimmarrjes gjyqësore.

    6. Konflikti i mundshëm i interesit në Prokurori

    Hetimi i rrethanave të kalimit të personelit nga Qendra e Paraburgimit në funksione hetimore dhe prokuroriale, përfshirë rastin e John Devaney dhe pretendimet e ngritura ndaj tij.

    7. Administrimi i dëshmive

    Vlerësimi i pranimit të deklaratave me shkrim pa mundësi efektive për kundërshtimin dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

  • E zuri shtylla gjatë punës, humb jetën elektricisti në Dibër

    E zuri shtylla gjatë punës, humb jetën elektricisti në Dibër

    E zuri shtylla gjatë punës, humb jetën elektricisti në Dibër

    Një 60-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi u zu poshtë nga një shtyllë elektrike gjatë punimeve në fshatin Vasie të Dibrës.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45 të kësaj të enjteje. Sipas informacioneve paraprake të policisë, 60-vjeçari me profesion elektricist, po punonte për vendosjen e një shtylle elektrike, e cila dyshohet se është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

    I lënduari u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

  • Harry Kane vazhdon me Bayernin

    Harry Kane vazhdon me Bayernin

    Harry Kane vazhdon me Bayernin

    Bayern Munich ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Harry Kane. Sulmuesi anglez ka nënshkruar marrëveshje të re edhe për dy sezone të tjera, duke qëndruar në klubin bavarez deri në verën e vitit 2029.

    Pavarësisht interesimit të klubeve të mëdha, përfshirë Barcelonën, Kane ka zgjedhur të vazhdojë aventurën në Gjermani, shkruan Klankosova.tv.

    Objektivi kryesor i 33-vjeçarit është fitimi i Ligës së Kampionëve me Bayernin dhe lënia e gjurmës në historinë e klubit. /Klankosova.tv

  • Hapet Tregu i Gjelbërt në Istog, Komuna tregon qëllimin e tij

    Hapet Tregu i Gjelbërt në Istog, Komuna tregon qëllimin e tij

    Komuna e Istogut ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Tregu i Gjelbërt, një hapësirë e re që synon zhvillimin e tregtisë dhe mbështetjen e prodhuesve e tregtarëve lokalë.

    Sipas njoftimit, prerjen e shiritit përurues e bëri kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

    Në ceremoninë e hapjes morën pjesë qytetarë, tregtarë dhe të pranishëm të tjerë, të cilët mirëpritën hapjen e këtij tregu.

    Komuna ka bërë të ditur se tregu i ri synon të krijojë kushte më të mira për tregtarët dhe një hapësirë të përshtatshme për qytetarët e Istogut. /Telegrafi/

  • Shqipe Selimi kujton 6 vjetorin e shkuarjes së Rexhep Selimit në Hagë, publikon mesazhin e bashkëshortit

    Shqipe Selimi kujton 6 vjetorin e shkuarjes së Rexhep Selimit në Hagë, publikon mesazhin e bashkëshortit

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshortja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi Shqipe Selimi, ka kujtuar gjashtë vjet nga shkuarja e tij në Hagë.

    Me këtë rast, ajo ka publikuar një mesazh të bashkëshortit të saj, në të cilin Selimi shpreh qëndrimin e tij për Kosovën, luftën për liri dhe kthimin e tij në vendlindje.

    “UÇK n’Kosovë, UÇK n’Hagë, UÇK një herë, UÇK gjithmonë. Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë”, thuhet në mesazhin e Rexhep Selimit, të datës 18 shkurt 2026. /Telegrafi/


  • Një punëtor i Raiffeisen Bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    Një punëtor i Raiffeisen Bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    Një punëtor i Raiffeisen Bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, janë shpërndarë nga një punonjës i Bankës “Raiffaisen”.

    Nga Zyra për Media e Komunës së Prishtinës kanë bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Express se nga vetë banka në fjalë ua kanë konfirmuar se punonjësi në fjalë, është larguar nga puna pas ankesës së Ramës për një gjë të tillë.

    “Kryetarit Rama i është konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank është qasur pa autorizim në llogarinë bankare të tij dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij. Për këtë shkelje të rëndë, kryetari Rama ka  dorëzuar ankesë zyrtare dhe ka kërkuar sqarime nga banka. Sipas Raiffeisen Bank, punonjësi i gjinisë mashkull, përgjegjës për këtë shkelje të rëndë është identifikuar dhe është larguar nga puna”, kanë thënë Komuna e Prishtinës.

    “Kryetari Rama do të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj Raiffeisen Bank dhe punonjësit përgjegjës për qasjen pa autorizim në të dhënat e llogarisë së tij bankare dhe shpërndarjen e të dhënave dhe transaksioneve. Ndaj bankës do të kërkohet përgjegjësi për shkeljen e detyrimeve ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit bankar dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Për veprimet e punonjësit do të kërkohet vlerësimi i përgjegjësisë penale sipas neneve 199 dhe 200 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kryetari do të kërkojë gjithashtu kompensim për dëmin e shkaktuar nga cenimi i privatësisë dhe dëmtimi i reputacionit të tij publik”, vijon përgjigjja e tyne.

    Për këto deklarime të Komunës së Prishtinës, nuk ka pasur ndonjë reagim publik e as përgjigje nga Raiffesen Bank.

    Burimi: Insajderi

  • A Raiffeisen employee of the Bank without authorization in the Rama Progress Account shares the situation and transactions with the bank

    Banking data and transactions by Pristina Chairman Progress Rama have been distributed by an employee of the Bank éifffaisen.

    From the Pristina Community Media Office, they have indicated in a response to Gazeta Express that from the bank in question they have confirmed that the worker in question has left work after Rama’s complaint about such a thing.

    President Rama has been confirmed that an employee of Raiffeisen Bank has accessed without authorization to his bank account and has distributed personal data from his account. For this serious violation, President Rama has filed official complaints and has requested clarification from the bank. According to Raiffeisen Bank, the male gender employee, responsible for this serious violation, has been identified and fired, Pristina’s Community has said.

    Mayor Rama will follow the judicial path to Raiffeisen Bank and employees responsible for access without authorization to his bank account records and distribution of data and transactions. Therefore, the bank will be required responsibility for violating legal obligations to preserve banking privacy and protect personal data. The workers’ actions will require the assessment of criminal responsibility under nine nine nine and 200 of the Republic of Kosovo’s Penal Code. The mayor will also seek compensation for the damage caused by the violation of privacy and damage to his public reputation, their response follows.

    For these Pristina municipality statements, there has been no public response or response from Raiffeen Bank.

    Source Layer: Insander

  • ahiri: Gjykimi në Hagë nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë

    ahiri: Gjykimi në Hagë nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka të bëjë me drejtësinë, por, sipas tij, me përmbysjen e historisë dhe ndërtimin e një narrative të rreme për Kosovën.

    Në fjalimin e tij në Kuvend, Tahiri ka kërkuar që çështja e ish-krerëve të UÇK-së të trajtohet si betejë kombëtare, shtetërore dhe historike, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojnë drejtësinë nga çdo ndikim.

    “Gjyqi ndaj tyre nuk ka lidhje me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë, nuk ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës, por me ndërtimin e një narrative të rreme për Kosovën. Është një inxhinierim politik që po shndërron rezistencën tonë në faj, atyre në Hagë mund t’ua vrasin kohën, por jo kontributin dhe as emrat. Emrat e tyre, historia e tyre dhe e vërteta që përfaqësojnë është shumë më e madhe se ajo gjykatë”, tha Tahiri.

    Ai ka thënë se beteja në Hagë i tejkalon dallimet politike dhe partitë, ndërsa ka kërkuar që institucionet e Kosovës të kenë një qëndrim të përbashkët.

    “Beteja në Hagë i tejkalon partitë, politikat ditore dhe dallimet tona. Duhet të jemi në betejë bashkërisht sepse është betejë kombëtare, shtetërore dhe historike. Sot kur po hyjmë në vitin e shtatë të kësaj pritjeje, nga ky kuvend duhet të kemi një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe veçanërisht për BE-në. Kosova ju besoi kur kërkonte shpëtim nga regjimi i Millosheviqit, kur kërkonte liri. Sot pyesim ku janë standardet e barabarta, ku është zëri i Evropës? A është kjo Evropa e vlerave që na është premtuar? Nuk po ju kërkojmë të mbani anën e askujt, por anën e drejtësisë, të mbroni drejtësinë nga çdo ndikim”, tha Tahiri./eo

    Burimi: Dukagjini