Category: Lajme

  • Ahiri: The trial at The Hague has nothing to do with justice, but with the overthrow of history

    Democratic Party of Kosovo MP ( The PDK, Arian Tahiri, has stated that the trial at The Hague against former Kosovo Liberation Army leaders has nothing to do with justice, but, according to him, the overthrow of history and the construction of a false Narrative for Kosovo.

    In his speech to the Parliament, Tahiri has demanded that the issue of former KLA leaders be treated as national, state and historical battles, calling on the European Union and the international community to protect justice from any influence.

    The trial against them is not about justice, but about the overthrow of history, it’s not about the dawning of the truth, but about building a false narrative for Kosovo. It is a political engineering that is turning our resistance into guilt, those at The Hague can kill their time, but not our contribution or names. Their names, their history and the truth they represent is much greater than that court, Tahiri said.

    He has said the battle in The Hague exceeds political differences and parties, while demanding that Kosovo institutions take a common stance.

    The Battle in The Hague exceeds our parties, daily policies and differences. We must be in combat together because it is national, state and historical battle. Today when we are entering the seventh year of this reception, we must have a message from this assembly to the international community and especially to the EU. Kosovo was trusted when it sought salvation from the Milosevic regime, when it sought freedom. Today we ask where the standards are equal, where is the voice of Europe? Is this Europe of the values promised to us? We are not asking you to side with anyone, but on the side of justice, to defend justice from any influence, Tahiri said. /eo

    Source Layer: Dukeagini

  • Nga karriera si futbollist te sfida e trajnerit, Gjeraj zbulon objektivat me Drinin e Bardhë

    Nga karriera si futbollist te sfida e trajnerit, Gjeraj zbulon objektivat me Drinin e Bardhë

    KF Drini i Bardhë po kalon një periudhë shumë pozitive në Ligën e Dytë të Kosovës, ku pas 13 xhirove renditet në pozitën e tretë me 31 pikë, aq sa kanë edhe Sharri dhe Fushë Kosova.

    Skuadra ka regjistruar dhjetë fitore, një barazim dhe dy humbje, duke mbetur gjashtë pikë prapa liderit Ulpiana. Drini vjen pas fitores 2-0 ndaj Sharrit në xhiron e fundit, rezultat që konfirmon formën e mirë të ekipit të drejtuar nga Robert Gjeraj.

    Në krye të ekipit është Robert Gjeraj, emër i njohur i futbollit kosovar, i cili në të kaluarën ka qenë futbollist dhe kapiten i Lirisë së Prizrenit.

    Pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, Gjeraj ka nisur një kapitull të ri në futboll, këtë herë në rolin e trajnerit, ku po mundohet të bartë përvojën e fituar në fushë te futbollistët e tij.

    Në një intervistë për Telegrafin, Gjeraj ka folur për ecurinë e Drinit të Bardhë, faktorët që kanë ndikuar në rezultatet pozitive, konkurrencën në Ligën e Dytë dhe objektivat e klubit për vazhdimin e kampionatit.

    Trajneri është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjet e skuadrës, duke vlerësuar veçanërisht karakterin dhe disiplinën që futbollistët kanë treguar në momente të rëndësishme.

    “Ecurinë e Drinit e vlerësoj shumë. Duke qenë se jemi në një pozitë të mirë në tabelë, jam jashtëzakonisht i kënaqur me ekipin, sepse në momente të caktuara kanë treguar karakter dhe shumë disiplinë. Besoj se në vazhdim do të performojmë edhe më mirë”, ka thënë fillimisht Gjeraj.

    Ai ka theksuar se merita kryesore për sukseset e deritanishme u takon futbollistëve, për punën dhe angazhimin e treguar, por nuk ka lënë pa përmendur as mbështetjen e drejtuesve të klubit, donatorëve dhe tifozëve.

    Sipas tij, kontributi i njerëzve që e mbështesin klubin, si nga rajoni i Hasit ashtu edhe më gjerë, ka qenë i rëndësishëm në krijimin e kushteve për rezultate pozitive.

    “Faktorët kryesorë për rezultatet dhe sukseset deri tani janë merita e lojtarëve, për punën dhe angazhimin që kanë bërë. Natyrisht, duhet falënderuar edhe kryesia e klubit dhe të gjithë donatorët që japin kontribut, nga rajoni i Hasit dhe më gjerë, pa harruar përkrahjen e publikut që na qëndron pranë në çdo ndeshje”, ka thënë ai.

    Duke folur për nivelin e Ligës së Dytë, Gjeraj mendon se kjo garë ka shënuar përparim si në cilësi, ashtu edhe në organizim. Ai ka vlerësuar se ardhja e futbollistëve të rinj nga ekipet U21 ka ndikuar në rritjen e konkurrencës, ndërsa ka përmendur edhe skuadrat që i sheh si pretendente për kreun e tabelës.

    “Liga e Dytë ka pasur rritje të cilësisë dhe organizimit. Është shumë e vështirë, sepse ka ekipe me futbollistë cilësorë dhe të rinj që kanë ardhur nga U21, duke krijuar një konkurrencë të fortë. Skuadrat që i shoh si pretendente për titull janë Ulpiana, Sharri, Fushë Kosova dhe Besa e Artë, pa harruar edhe KEK-un, që me privatizimin e klubit mund të konkurrojë për kreun e tabelës”, ka deklaruar trajneri.

    Sa i përket objektivave të Drinit të Bardhë, Gjeraj nuk e fsheh ambicien për të siguruar një vend në Ligën e Parë.

    Ai e konsideron pozicionimin aktual në pjesën e sipërme të tabelës si sukses të rëndësishëm, sidomos duke pasur parasysh se klubi është vetëm në sezonin e dytë në këtë nivel të garave.

    “Normalisht, pjesa e epërme e tabelës është sukses për ne, pasi jemi klub i ri në Ligën e Dytë dhe ky është vetëm viti ynë i dytë në këtë ligë. Kemi të bëjmë me ekipe që kanë qenë pjesë e Superligës dhe konkurrenca është e vështirë. Ne do të mundohemi që me angazhim, punë, disiplinë dhe përkrahjen e tifozëve, donatorëve e të gjithëve pa dallim, ta plotësojmë ëndrrën dhe të futemi në Ligën e Parë”, është shprehur Gjeraj.

    Në fund, trajneri ka folur edhe për kalimin nga futbollisti aktiv në rolin e trajnerit, duke e cilësuar këtë si një prej sfidave më të mëdha personale.

    Ai ka treguar se edhe pas tri vitesh larg fushës si futbollist, në momente të caktuara ende e sheh lojën nga këndvështrimi i një lojtari.

    Megjithatë, cilësia e futbollistëve që ka në dispozicion dhe dashuria për futbollin ia kanë lehtësuar këtë proces.

    “Ky është momenti më i vështirë, sepse tashmë janë bërë tri vite që jam larguar si futbollist aktiv dhe përshtatja është shumë e vështirë. Në momente të caktuara ende mendoj si futbollist, por për fat të mirë kam futbollistë të shkëlqyeshëm në ekip dhe ma bëjnë punën më të lehtë”.

    “Sinqeriteti dhe dashuria që kam për futbollin ma kanë lehtësuar punën si trajner deri tani, por për vazhdim nuk i dihet, sepse trajnerin e mbajnë rezultatet dhe duhet të vazhdojmë me rezultate”, ka përfunduar Gjeraj. /Telegrafi/

  • Punonjësi i Raiffeisen Bank dyshohet se iu qas llogarisë së Ramës pa autorizim, kryetari paralajmëron padi

    Punonjësi i Raiffeisen Bank dyshohet se iu qas llogarisë së Ramës pa autorizim, kryetari paralajmëron padi

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pretenduar se një punonjës i Raiffeisen Bank ka pasur qasje të paautorizuar në llogarinë e tij bankare dhe më pas ka shpërndarë të dhëna personale dhe informacione për transaksionet e tij.

    Përmes një komunikate të Zyrës për Komunikim të Kabinetit të Kryetarit, bëhet e ditur se Rama ka paraqitur ankesë zyrtare në bankë dhe ka kërkuar sqarime lidhur me rastin.

    Sipas komunikatës, banka e ka njoftuar kryetarin se punonjësi i dyshuar, i gjinisë mashkull, është identifikuar dhe është larguar nga puna.

    “Kryetarit Rama i është konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank është qasur pa autorizim në llogarinë bankare të tij dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij”, thuhet në komunikatë.

    Rama ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj bankës dhe punonjësit përgjegjës, duke kërkuar përgjegjësi për cenimin e konfidencialitetit bankar dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

    “Ndaj bankës do të kërkohet përgjegjësi për shkeljen e detyrimeve ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit bankar dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Për veprimet e punonjësit do të kërkohet vlerësimi i përgjegjësisë penale sipas neneve 199 dhe 200 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, sipas kabinetit të kryetarit, Rama do të kërkojë kompensim për dëmin që pretendon se i është shkaktuar nga cenimi i privatësisë dhe dëmtimi i reputacionit publik.

    Telegrafi i është drejtuar Raiffeisen Bank me pyetje për të marrë versionin e saj lidhur me rastin, ndërsa është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/

  • 50 Cent s’e kursen Diddy-n as për ditëlindje, publikon fotografinë e tij me flokë të thinjura

    50 Cent s’e kursen Diddy-n as për ditëlindje, publikon fotografinë e tij me flokë të thinjura

    50 Cent s’e kursen Diddy-n as për ditëlindje, publikon fotografinë e tij me flokë të thinjura

    Reperi amerikan 50 Cent ka zgjedhur ta urojë në mënyrë ironike Sean “Diddy” Combs-in për ditëlindjen e tij të 57-të, teksa ky i fundit po vuan dënimin në një burg në Pensilvani.

    50 Cent ka publikuar në Instagram një fotografi të gjeneruar, ku magnati i muzikës shfaqet me flokë të thinjura dhe mjekër, duke e shoqëruar me një urim që nuk ka kaluar pa ironi.

    “Gëzuar ditëlindjen e 57-të Diddy, të uroj shumë të tjera”, shkroi 50 Cent në Instagram.

    Dy reperët kanë qenë në konflikt prej vitesh, ndërsa 50 Cent, i cili është producent ekzekutiv i serialit dokumentar të Netflix-it “Sean Combs: The Reckoning”, ka vazhduar ta ironizojë Diddy-n edhe pas dërgimit të tij në burg.

    Një reagim të ngjashëm ai kishte bërë edhe vitin e kaluar, kur Diddy mbushi 56 vjeç. Në atë kohë, 50 Cent publikoi një klip të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku Diddy shfaqej duke kërcyer i rrethuar nga të burgosur.

    “Të thashë që ishte mirë. Bëra një ankesë, Diddy është mirë! Gëzuar ditëlindjen”!, kishte shkruar ai krahas videos.

    Ndryshe nga festimet luksoze me të cilat ishte mësuar, këtë ditëlindje Diddy e kaloi në burgun FCI Allenwood Low në Pensilvani.

    Sipas raportimit të “Us Weekly”, dita e tij nisi me një mëngjes që përfshinte bollgur, vezë të fërguara, fruta, bukë integrale me reçel dhe qumësht.

    Diddy ishte transferuar në këtë burg në tetor, nga FCI Fort Dix në New Jersey, pasi raportohet se kishte pësuar një lëndim në kokë.

    Ai po vuan një dënim prej 50 muajsh burgim, pas shpalljes fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni. Lirimi i tij është planifikuar për 6 shkurt 2028.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 50 Cent sée saves Eddy neither on birthday, publishes his picture of gray hair

    U.S. rapper 50 Cent has chosen to send Sean out ironicly. Combs for his 57th birthday, while the latter is serving a prison sentence in Pennsylvania.

    50 Cent has published in the Instagram a generated photograph, where the music magnate appears with gray hair and beard, accompanying it with a congratulations that has not gone without irony.

    Happy 57th birthday, Diddy, I wish you many more, wrote 50 Cent in Instagram.

    The two rappers have been at odds for years, while 50 Cent, which has been the executive producer of Netflix documentary series ? The Reckoning, has continued to irony Diddy even after he was sent to prison.

    A similar reaction he had made last year, when Diddy turned 56. At that time, 50 Cent published a clip generated by artificial intelligence, where Diddy appeared dancing surrounded by prisoners.

    I told you it was good. I filed a complaint, Diddy’s fine! Happy birthday!

    Unlike the luxury celebrations he was used to, Diddy spent this birthday at FCI Allenwood Low Prison in Pennsylvania.

    According to the report by Us Weekly, his day began with a breakfast involving plenty of fish, fried eggs, fruit, integrated bread with jam and milk.

    Diddy had moved to this prison in October, from FCI Fort Dix to New Jersey, after reportedly having suffered a head injury.

    He is serving a 50-month prison sentence after being convicted of two counts related to transporting persons for prostitution purposes. His release is scheduled for February 6th, 2028.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Grabitja e 6.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha, si u përdor një intervistë pune për të kryer sulmin gjigant

    Grabitja e 6.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha, si u përdor një intervistë pune për të kryer sulmin gjigant

    Grabitja e 6.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha, si u përdor një intervistë pune për të kryer sulmin gjigant

    Një intervistë pune, një detyrë programimi dhe një kompani që nuk ekzistonte. 

    Kaq u desh për të hapur rrugën drejt një prej vjedhjeve më të mëdha të historisë së kriptomonedhave.

    Binance zbuloi më 3 nëntor se sulmi prej rreth 6.3 miliardë dollarësh, i ndodhur më 29 tetor, ishte përgatitur prej muajsh.

    Në shtator, një inxhinier u kontaktua përmes një platforme të ligjshme punësimi.

    Pas intervistave me persona që paraqiteshin si drejtues të një kompanie, ai shkarkoi një detyrë programimi që përmbante program keqdashës.

    Hakerët shfrytëzuan më pas edhe një mjet të brendshëm të inteligjencës artificiale për të hyrë në sistemet e kolegëve.

    FBI ia atribuoi sulmin një grupi të lidhur me Korenë e Veriut, ndërsa Pheniani e mohon përfshirjen.

    Bursa që ruante miliarda dollarë pasuri dixhitale u depërtua përmes një prej ritualeve më të zakonshme të tregut të punës: intervistës për një vend më të mirë./Reuters

    Burimi: Insajderi

  • The theft of $6.3 billion in crypto notes, how a job interview was used to carry out the giant attack

    A job interview, a programming assignment, and a company that did not exist. 

    That’s all it took to pave the way to one of the biggest thefts of Kryptonite history.

    Binance On November 3rd, it revealed that the 6.3 billion – dollar attack on October 29th had been prepared for months.

    In September, an engineer was contacted through a legitimate employment platform.

    After interviews with individuals who were presented as directors of a company, he dismissed a programming commission that contained malicious programs.

    The hackers then exploited an internal device of artificial intelligence to enter colleagues’ systems.

    The FBI attributed the attack to a group linked to North Korea, while Puerto Rican denies involvement.

    The scholarship, which preserved billions of dollars in digital wealth, was penetrated through one of the most common work market rituals – an interview for a better place. /Reuters

    Source Layer: Insander

  • Radar: BIA përdori mbikëqyrjen e fshehtë kundër kritikëve të Vuçiqit

    Radar: BIA përdori mbikëqyrjen e fshehtë kundër kritikëve të Vuçiqit

    Revista serbe Radar në një artikull me titull “Koha është që BIA të shpërbëhet” ka publikuar dokumente të Gjykatës së Lartë në Beograd, të cilat dëshmojnë se Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) kishte vendosur nën masa të mbikëqyrjes së fshehtë studentë, përfaqësues të universiteteve, opozitarë, sindikalistë dhe aktivistë që kritikonin pushtetin e Aleksandar Vuçiqit. Gjykata ka refuzuar vazhdimin e disa prej këtyre masave, me arsyetimin se nuk ishin paraqitur prova për dyshimet e ngritura nga agjencia.

    Revista serbe Radar ka publikuar një hulumtim në të cilin pretendon se BIA është përdorur për mbikëqyrjen e fshehtë të kritikëve të pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Në artikullin e publikuar sot revista thotë se ka pasur qasje në disa vendime të Gjykatës së Lartë në Beograd, përmes të cilave janë refuzuar kërkesat e BIA-s për vazhdimin e masave të posaçme të mbikëqyrjes ndaj personave të ndryshëm.

    Sipas Radar-it, në mesin e personave të mbikëqyrur kanë qenë studentë, përfaqësues të Universitetit të Beogradit, drejtues të opozitës, aktivistë dhe përfaqësues të sindikatave.

    Revista thekson se në disa raste gjykata ka konstatuar se nuk ishte paraqitur asnjë provë që do t’i mbështeste dyshimet e BIA-s për përfshirjen e këtyre personave në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.

    Kërkesat për vazhdimin e masave, sipas dokumenteve të publikuara, ishin nënshkruar nga drejtori i BIA-s, Vladimir Orliq.

    Radar citon gjithashtu burime të paidentifikuara, sipas të cilave numri i kërkesave të BIA-s për masa të mbikëqyrjes në gjykatat e Serbisë ishte shumë i madh, ndërsa disa masa dyshohet se ishin zbatuar pa autorizim gjyqësor.

    Në listën e të mbikëqyrurve edhe opozitarë dhe drejtues universitarë

    Në mesin e personave për të cilët revista thotë se ka siguruar dokumente gjyqësore janë Danilo Potpariq, shef i kabinetit të rektorit të Universitetit të Beogradit, Srxhan Milivojeviq, kryetar i Partisë Demokratike, Aleksa Mijuca, përfaqësues i organizatës IT Blokada, dhe Radomir Popoviq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave të Serbisë.

    Sipas dokumenteve të cituara nga revista, ndaj Potpariqit masat e mbikëqyrjes ishin zbatuar për disa muaj gjatë vitit 2026. BIA e kishte akuzuar atë për aktivitete që, sipas saj, cenonin rendin kushtetues të Serbisë, si dhe për veprim në interes të Gjermanisë.

    Megjithatë, Gjykata e Lartë në Beograd e kishte refuzuar kërkesën për vazhdimin e masave më 23 tetor, duke konstatuar se nga raportet e paraqitura nuk rezultonte se veprimet e tij ishin të drejtuara kundër sigurisë së Serbisë.

    Potpariq ka deklaruar për Radar se nuk është i befasuar që personat nga universiteti ishin objekt i mbikëqyrjes, por se një gjë është të dyshosh për përgjim dhe tjetër të kuptosh se ndaj teje janë zbatuar masa të tilla për gati një vit.

    Ai ka mohuar akuzat për veprim në interes të një shteti të huaj dhe ka thënë se nuk ka punuar kundër interesave të Serbisë.

    Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Srxhan Milivojeviq, ishte vendosur nën masa të mbikëqyrjes në janar të vitit 2026. Sipas dokumenteve, BIA kishte kërkuar vazhdimin e tyre një ditë para zgjedhjeve, më 24 tetor, por Gjykata e Lartë e kishte refuzuar kërkesën më 29 tetor.

    Në arsyetimin e BIA-s përmendeshin aktivitetet e tij politike, lidhjet me lëvizjen studentore dhe mbështetja për protestat. Agjencia kishte përmendur edhe pretendime për trajnime të tij në Hungari dhe Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe fillimit të viteve 2000, pa paraqitur, sipas raportimit, prova për këto pretendime.

    Milivojeviq ka deklaruar se shërbimet e sigurisë prej vitesh janë në funksion të mbijetesës së pushtetit dhe jo të mbrojtjes së qytetarëve.

    Ai ka kërkuar që shërbimet e sigurisë të shpërbëhen, duke vlerësuar se janë keqpërdorur kundër qytetarëve.

    Në mbikëqyrje edhe aktivistë dhe sindikalistë

    Një tjetër rast i përmendur nga Radar është ai i Aleksa Mijucës, përfaqësues i organizatës IT Blokada.

    Gjykata e kishte miratuar fillimisht mbikëqyrjen ndaj tij më 30 prill 2026 dhe e kishte vazhduar më 27 korrik. Megjithatë, kërkesa e re e BIA-s për vazhdimin e masave ishte refuzuar më 28 tetor.

    Në dokumentet e agjencisë, Mijuca përshkruhej si një nga anëtarët kryesorë të organizatës që siguronte mbështetje financiare, logjistike dhe organizative për aktivitetet e lëvizjes studentore.

    Ai ka deklaruar se organizata e tij kishte vepruar gjatë gjithë kohës në përputhje me ligjin dhe se vendimi i gjykatës e konfirmonte mungesën e bazës për vazhdimin e mbikëqyrjes.

    Edhe Radomir Popoviq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave të Serbisë, ishte vendosur nën masa të posaçme të mbikëqyrjes gjatë vitit 2026.

    Sipas dokumenteve të publikuara, drejtori i BIA-s, Vladimir Orliq, e kishte arsyetuar kërkesën për vazhdimin e masave me pretendimin se Popoviq po përdorte ndikimin e tij në ndërmarrje dhe organizimin sindikal për të ushtruar presion ndaj institucioneve dhe drejtuesve të kompanisë përmes grevave dhe ndërprerjes së punës.

    Në kërkesë ishte përmendur edhe kontakti i tij me mediat e pavarura.

    Popoviq ka deklaruar se ishte vënë nën mbikëqyrje për shkak të denoncimit të parregullsive në Hekurudhat e Serbisë dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

    Përgjimi i prokurorit që hetonte rastin “Streha”

    Hulumtimi i Radar-it përfshin edhe rastin e prokurorit të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Aleksandar Barac, i cili ishte i angazhuar në hetimin e rastit “Streha”, lidhur me shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

    Sipas një dokumenti të BIA-s, të nënshkruar nga drejtori Vladimir Orliq, ndaj Baracit ishin zbatuar masa të mbikëqyrjes që nga 9 prilli 2026.

    Në dokumentin e dërguar në Gjykatën e Lartë në Beograd thuhej se nga të dhënat e mbledhura nuk rezultonte se prokurori ishte përfshirë në veprën penale të spiunazhit dhe se nuk kishte nevojë për vazhdimin e masave.

    Sipas Radar-it, masat ndaj tij ishin vazhduar disa herë, përfshirë edhe më 7 tetor 2026.

    Revista pretendon se mbikëqyrja e komunikimeve të prokurorëve të kësaj prokurorie kishte bërë që në praktikë të mbikëqyrej një pjesë shumë më e gjerë e institucionit.

    Radar: Përmasat e keqpërdorimit ende nuk janë zbuluar

    Në hulumtim thuhet se masat e mbikëqyrjes në disa raste mund të kenë përfshirë edhe persona të tjerë, përmes numrave të telefonit dhe lokacioneve të tyre të përfshira në kërkesat për përgjim të personave të caktuar.

    Radar thekson gjithashtu se në mesin e personave të mbikëqyrur kanë qenë gazetarë, përfshirë edhe anëtarë të redaksisë së saj, si dhe studentë, profesorë dhe aktivistë.

    Sipas Radar-it, janë përdorur edhe programe për përgjim, përfshirë Pegasus, ndërsa përmendet edhe instalimi i pajisjeve për përgjim dhe incizim në amfiteatrin e Fakultetit Juridik në Beograd.

    Revista e lidh këtë situatë me periudhën e drejtimit të BIA-s nga kuadro të Partisë Progresive Serbe, duke përmendur ish-drejtorët Bratislav Gashiq dhe Aleksandar Vulin, si dhe drejtorin aktual Vladimir Orliq.

    Në përfundim të hulumtimit, Radar vlerëson se përmasat e keqpërdorimit të shërbimit sekret në kohën e pushtetit të SNS-së mund të zbulohen vetëm në të ardhmen.

    Burimi: RTKLive

  • Rama akuzon Ministrinë e Financave për bllokimin e mjeteve: Po pengohen punimet në shkollat e Prishtinës

    Rama akuzon Ministrinë e Financave për bllokimin e mjeteve: Po pengohen punimet në shkollat e Prishtinës

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve se po bllokon proceset që lidhen me projektin e efiçiencës së energjisë, duke ndikuar në mungesën e ngrohjes në disa shkolla të kryeqytetit.

    Rama, gjatë lansimit të platformës “NOËL 2026”, tha se disa procese që kërkojnë nënshkrimin dhe miratimin e nivelit qendror janë duke u penguar nga Ministria e Financave.

    “Ministria e Financave nuk po na lejon të kryejmë punë”, deklaroi Rama.

    Ai pretendoi se, pavarësisht se bëhet fjalë për një kontratë me Bashkimin Evropian, pagesat nuk po realizohen për shkak të proceseve të analizimit nga Ministria.

    Sipas Ramës, kjo situatë po pengon përfundimin e punëve në shkolla, ndërsa përgjegjësinë për vonesat ia atribuoi nivelit qendror.

    Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Financave se ka bllokuar mjetet buxhetore të dedikuara për projektin e efiçiencës së energjisë, situatë që, sipas saj, ka lënë pa ngrohje disa shkolla dhe çerdhe në kryeqytet.

    Edhe drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ka ngritur shqetësimin për këtë çështje, duke thënë se bllokimi i mjeteve nga Ministria e Financave, së bashku me ndërprerjen e punimeve, ka ndikuar në situatën e krijuar në institucionet arsimore. /Kp/

  • BDI: Një nga raportet më negative të Komisionit Evropian, politikat e Qeverisë po e kthejnë vendin prapa

    BDI: Një nga raportet më negative të Komisionit Evropian, politikat e Qeverisë po e kthejnë vendin prapa

    Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 është një nga vlerësimet më shqetësuese që Maqedonia e Veriut ka marrë në vitet e fundit. Ai dëshmon se vendi po humb ritmin e reformave, po mbetet gjithnjë e më larg integrimit evropian dhe po përballet me probleme serioze në funksionimin e institucioneve, thuhet në reagimin e BDI-së.

    “Për herë të parë, problemet konkrete me zbatimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat marrin një vend kaq të qartë në vlerësimin e Komisionit Evropian. Kjo është pasoja më e rëndë politike e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së me VLEN-in: çështje të barazisë që duhej të ishin garanci të pakontestueshme institucionale, sot janë kthyer në shqetësim evropian.

    VLEN hyri në Qeveri me premtimin se do t’i përfaqësonte shqiptarët. Sot, pasojat e pjesëmarrjes së tyre në këtë qeverisje po lexohen në Bruksel.

    Balancuesi është shfuqizuar, mekanizmi i ri i përfaqësimit mbetet i pazgjidhur, ndërsa qytetarët dhe studentët shqiptarë vazhdojnë të përballen me pengesa në realizimin e të drejtave të tyre gjuhësore.

    Edhe në fushat e tjera, bilanci është alarmues: pa progres në luftën kundër korrupsionit, pa progres në lirinë e shprehjes, pa progres në prokurimet publike dhe pa progres në mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetësisë. Një qeverisje që premtoi reforma, sot po prodhon stagnim në fusha themelore të shtetit.

    Ndërkohë, Shqipëria po avancon në negociata, Mali i Zi po i afrohet përfundimit të tyre, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet jashtë dinamikës së re të zgjerimit, pa hapur as klasterin e parë.

    Ky është çmimi që qytetarët po paguajnë për drejtimin politik të kësaj qeverie.

    Maqedonia e Veriut po humb kohë evropiane, ndërsa shqiptarët po përballen sërish me kontestimin e të drejtave që i konsideronin të garantuara”, thonë nga BDI.

    BDI vlerëson se ky raport duhet të shërbejë si alarm për ndryshim të menjëhershëm të kursit qeverisës. Barazia, funksionimi i shtetit dhe perspektiva evropiane nuk mund të vazhdojnë të jenë viktima të kësaj qeverisjeje./Telegrafi/