Category: Lajme

  • Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, sensacioni 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, sensacioni 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Vendimi është marrë: Ylli në ngritje i Young Boys, Lutfi Dalipi, i cili aktualisht luan në huazim te Vaduzi, nuk do ta përfaqësojë më Zvicrën. Kështu, Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka humbur një tjetër talent premtues që ishte zhvilluar në Zvicër, raporton mediumi zviceran Blick.

    Zhurma rreth 20-vjeçarit Lutfi Dalipit duket e pafundme. Ai po shkakton sensacion në Superligë me Vaduzin e sapongjitur në kategorinë e parë, dhe klubet kryesore nga e gjithë Evropa po e ndjekin nga afër – përfshirë gjigantë si Stuttgart, Hoffenheim, Frankfurt dhe Salzburg. Palët e interesuara thuhet se janë të gatshme të paguajnë tarifa transferimi në dhjetëra milionë dollarë.

    Përpara se të vendoset për të ardhmen e tij në futbollin e klubeve, 20-vjeçari nga rajoni Gruyere përballet me një tjetër vendim të rëndësishëm: zgjedhjen e ekipit kombëtar.

    Përveç Zvicrës, Dalipi mund të luajë edhe për Kosovë, Shqipërinë ose Portugalinë. Dy federatat ballkanike të futbollit, në veçanti, po e ndjekin në mënyrë aktive talentin e ri të jashtëzakonshëm. Një takim me përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet se u zhvillua në Cyrih të shtunën e kaluar.

    Sipas gazetës Blick, Dalipi tani ka marrë një vendim themelor: Zvicra nuk do të jetë destinacioni i tij. Emri i tij mungonte gjithashtu në skuadrën e trajnerit të kombëtares Murat Yakin të enjten në mëngjes.

    “Një lojtar i ri dhe interesant që ka tërhequr vëmendjen me statistikat e tij. Megjithatë, për sa kohë që kam kaq shumë lojtarë në dispozicion në mesfushën qendrore, do të jetë e vështirë të futem në skuadër”, ka thënë Yakin.

    Dalipi duket se është i vetëdijshëm për këtë situatë konkurruese. Ai gjithashtu refuzoi një thirrje në ekipin kombëtar U21 për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, duke shpjeguar se nuk dëshiron të bllokojë vendin e një lojtari tjetër pasi të jetë marrë vendimi.

    Thuhet se Dalipi i ka premtuar gjyshit të tij se do të luajë për Shqipërinë ose Kosovën në të ardhmen. Vendimi përfundimtar pritet në javët e ardhshme.

    Me këtë humbje, Federata Zvicerane e Futbollit humbet një tjetër talent premtues të stërvitur në Zvicër brenda një viti e gjysmë, pas Leon Avdullahut, Albian Hajdarit dhe Alessandro Romanos.

    “Nuk mund të ndikojmë se cilin komb zgjedh të përfaqësojë. Ne po i përmbahemi strategjisë sonë. Një thirrje duhet të ketë kuptim sportiv. Nuk mund të thërrasim çdo lojtar me shtetësi të dyfishtë dhe t’u japim disa minuta kohë loje në mënyrë që të regjistrohen zyrtarisht me ne. Duhet të jetë e drejtë për lojtarët që kanë qenë me ne më gjatë”, shtoi trajneri i Helvetikëve. /Telegrafi/

  • Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë - çfarë dihet për të?

    Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

    Jeta e Ri Sol-jusë, bashkëshortes së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vazhdon të jetë e mbuluar me mister. Për gruan që shpesh cilësohet si një nga zonjat e para më enigmatike në botë, ekzistojnë shumë pak informacione të konfirmuara. Megjithatë, vëmendjen e publikut e ka tërhequr veçanërisht e kaluara e saj, preferenca për veshje dhe aksesorë luksozë, si dhe mungesat e herëpashershme nga paraqitjet publike.

    Ri Sol-ju u shfaq për herë të parë në publik në vitin 2012, gjatë një aktiviteti zyrtar ku ishte në shoqërinë e Kim Jong-unit. Mediat shtetërore konfirmuan më vonë se ajo ishte bashkëshortja e tij. Sipas informacioneve të publikuara, çifti ishte martuar në vitin 2009.

    Fillimisht, ajo prezantohej nga mediat shtetërore me titullin “shoqja Ri Sol-ju”, ndërsa në vitin 2018 nisi të cilësohej si “zonja e parë e nderuar”, një ndryshim që theksoi edhe më shumë pozitën e saj në hierarkinë shtetërore.

    E kaluara e saj mbetet mister

    Foto: Profimedia/EPA

    Sipas raportimeve të mediave të huaja, Ri Sol-ju ka lindur në qytetin Chongjin, në veri të Koresë së Veriut, dhe është rritur në një familje me gjendje të mirë ekonomike.

    Thuhet se nëna e saj ka qenë drejtuese e repartit të gjinekologjisë, ndërsa babai profesor universitar. Megjithatë, as viti i saktë i lindjes së saj nuk është konfirmuar. Në burime të ndryshme përmenden vitet 1985 dhe 1989.

    Ajo është arsimuar në Phenian, ndërsa sipas raportimeve, ka studiuar për këndim edhe në Kinë.

    Para martesës, Ri Sol-ju besohet se është marrë me muzikë dhe ka performuar me orkestrën e njohur koreano-veriore “Unhasu”. Disa media kanë raportuar se pas martesës së saj, autoritetet janë përpjekur të zhdukin gjurmët e karrierës së saj muzikore, përfshirë edhe incizimet e performancave. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Besohet se çifti ka tre fëmijë, por deri më tani publiku ka njohur vetëm vajzën e tyre, Kim Ju-ae, e cila u shfaq për herë të parë para kamerave në vitin 2022, gjatë një vizite në një lokacion nga i cili ishte lansuar një raketë balistike ndërkontinentale.

    Interesant është fakti se ekzistencën e vajzës së tyre e kishte bërë të ditur vite më parë ish-basketbollisti amerikan Dennis Rodman, pas një vizite në Korenë e Veriut.

    “Kim Jong-un ka një familje të mrekullueshme dhe është një baba i mirë”, kishte deklaruar Rodman në një intervistë për gazetën “The Guardian”.

    Sipas informacioneve të pakonfirmuara, çifti ka edhe një djalë, të lindur në vitin 2010, si dhe një fëmijë tjetër, që besohet se ka lindur në vitin 2017. Autoritetet koreano-veriore nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto raportime.

    Stili luksoz që bie në sy në Korenë e Veriut

    Foto: Profimedia/EPA

    Përveç jetës së saj private, Ri Sol-ju tërheq vëmendjen edhe me zgjedhjet e saj të modës.

    Ndryshe nga bashkëshortet e liderëve të mëparshëm të Koresë së Veriut, të cilat zakonisht shfaqeshin me veshje tradicionale, ajo preferon fustane elegante, veshje me prerje moderne dhe aksesorë të markave të shtrenjta ndërkombëtare.

    Në qershor të vitit 2025, ajo u fotografua e veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë, të kombinuara me një çantë të markës “Gucci”. Në paraqitje të tjera është fotografuar edhe me një çantë “Dior”.

    Preferenca e saj për markat luksoze të modës tërheq vëmendje të veçantë, sidomos duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e popullsisë së Koresë së Veriut jeton nën kufizime të rrepta dhe nuk ka qasje në produkte të tilla.

    Paraqitjet e rralla publike dhe zhdukjet misterioze

    Foto: Profimedia/EPA

    Ri Sol-ju e shoqëron herë pas here bashkëshortin në ngjarje të rëndësishme shtetërore dhe udhëtime diplomatike.

    Ajo mori pjesë në takimet historike ndërmjet dy Koreve në vitin 2018, ku u takua edhe me zonjën e parë të atëhershme të Koresë së Jugut, Kim Jung-sook. Po atë vit, ajo shoqëroi Kim Jong-unin edhe gjatë një vizite në Kinë.

    Megjithatë, paraqitjet e saj publike janë të rralla dhe jo të rregullta. Në disa raste, Ri Sol-ju ka munguar për muaj të tërë në aktivitetet zyrtare, duke nxitur spekulime të shumta për arsyet e kësaj mungese.

    Madje, janë publikuar edhe pretendime të pakonfirmuara se Kim Jong-un mund ta ketë tërhequr qëllimisht nga jeta publike, por deri më tani nuk ka prova të besueshme që mbështesin këto raportime.

    Kështu, Ri Sol-ju vazhdon të mbetet një nga bashkëshortet më misterioze të liderëve botërorë, ndërsa shumë detaje nga e kaluara dhe jeta e saj private vazhdojnë të jenë të panjohura për publikun. /Telegrafi/

  • Tragjedi në Dibër: Vdes elektricisti, e zuri poshtë shtylla elektrike

    Tragjedi në Dibër: Vdes elektricisti, e zuri poshtë shtylla elektrike

    Tragjedi në Dibër: Vdes elektricisti, e zuri poshtë shtylla elektrike

    Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka ndodhur sot në Dibër, ku një punonjës i elektrikës ka humbur jetën teksa po kryente detyrën e tij zyrtare.

    Mediat shqiptare raportohet se viktima është Lulzim Shehu, rreth 60 vjeç, i cili fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

    Si ndodhi ngjarja tragjike?

    Incidenti i rëndë u regjistrua në fshatin Vasie të njësisë administrative Kalaja e Dodës. Sipas informacioneve të para, Shehu ka qenë duke punuar për ndërrimin e shtyllave elektrike në këtë zonë. Në momentin kur ai ka prerë telat përcjellës, shtylla është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar lëndime të tmerrshme.

    Dëshmitarët dhe kolegët kanë ndërhyrë me shpejtësi për t’i dalë në ndihmë dhe 60-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit, por plagët e rënda rezultuan fatale për të.

    Policia nis hetimet

    Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe grupi hetimor. Ka nisur një hetim i gjerë për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij aksidenti në punë dhe për të parë nëse janë respektuar kushtet e sigurisë teknike gjatë procesit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragedy in Debar: The electrolyticist Dies, He took it down

    A serious and tragic event has taken place in Debar today, where an electric worker has lost his life while performing his official duty.

    Albanian media reportedly the victim is Lulzim Shehu, about 60 years old, who unfortunately cannot survive the wounds received.

    How did the tragic event happen?

    The serious incident was recorded in the village of Vasie of the Doda administrative unit Kalaya. According to early information, Shehu has been working on changing electric poles in this area. The moment he has cut the strings, the pillar has fallen and taken him down, causing him terrible injuries.

    Witnesses and colleagues have quickly stepped in to get help, and the 60-year-old has rushed to the hospital, but severe wounds resulted fatal to it.

    Police Launch Investigations

    Shortly after receiving information, police units and investigative groups have emerged at the scene. A widespread investigation has been launched to whitewash all the circumstances of this accident at work and to see if the terms of technical security have been respected during the process.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ngjarje e rëndë në Dibër, shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari vdes në spital

    Ngjarje e rëndë në Dibër, shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari vdes në spital

    Ngjarje e rëndë në Dibër, shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari vdes në spital

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vasije, në Njësinë Administrative Kala e Dodës, ku punonjësi dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për vënien e një shtylle elektrike, është rrëzuar shtylla dhe për pasojë e ka zënë poshtë.

    Si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

    Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

    Njoftimi i policisë: 

    Dibër/Informacion paraprak

    Më datë 05.11.2026, rreth orës 11:45, në fshatin Vasie, Dibër, shtetasi L .Sh., rreth 60 vjeç, me profesion elektriçist, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për vënien e një shtylle elektrike, është rrëzuar shtylla dhe për pasojë e ka zënë poshtë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari, ka ndërruar jetë në spital

    Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Burimi: Insajderi

  • Heavy event in Debar, pillar falls on the electrician at work, 60-year-old dies in hospital

    A serious event has been recorded in Debar, where an electrician has lost his life during his work.

    The event took place in the village of Vasije, in the Doda Administrative Unit, where the employee is suspected that during the work being carried out for placing an electric pole, the pillar has been collapsed and, in turn, it has taken down.

    As a result of major injuries, the 60-year-old moved to hospital.

    Police sources suggest that relevant services have arrived at the scene, while the investigative group is working to whiteen the circumstances and full causes of this tragic event.

    Police announcement: 

    Debar/Previous Information

    On the date of 05.11.2026, about 11:45, in the village of Vasie, Debar, the citizen L.S., about 60 years of age, by an electrical profession, allegedly during the work on putting an electric pole, has fallen down and, as a result, has taken it down, with damage being sustained, 60 years old, has changed lives in the hospital.

    Police services and the investigative group are on the scene and are conducting investigative actions to clarify the circumstances of the event.

    Source Layer: Insander

  • Barcelona merr sinjale pozitive për transferimin e Castello Lukebas

    Barcelona merr sinjale pozitive për transferimin e Castello Lukebas

    Barcelona merr sinjale pozitive për transferimin e Castello Lukebas

    Castello Lukeba po afrohet gjithnjë e më shumë me Barcelonën. Mbrojtësi 23-vjeçar i RB Leipzigut e sheh klubin katalanas si destinacionin e tij të preferuar për sezonin e ardhshëm dhe dëshiron të largohet nga Bundesliga në verën e vitit 2027.

    Sipas raportimeve të mediave spanjolle, përfaqësuesit e tij tashmë kanë zhvilluar kontakte me drejtuesit e Barcelonës. Klauzola e largimit të francezit do të zbresë nga 80 në 65 milionë euro në qershor, ndërsa katalanasit synojnë ta ulin edhe më tej këtë shumë, shkruan Klankosova.tv.

    Barcelona po shqyrton mundësinë e shitjes së Ronald Araujos dhe Alejandro Baldes për të financuar transferimin. Sidomos largimi i Araujos drejt Liverpoolit, për rreth 55 milionë euro, mund ta lehtësojë ndjeshëm këtë operacion. /Klankosova.tv

  • Real Madridi nuk mund ta injorojë më Nico Pazin pas paraqitjeve fantastike

    Real Madridi nuk mund ta injorojë më Nico Pazin pas paraqitjeve fantastike

    Real Madridi nuk mund ta injorojë më Nico Pazin pas paraqitjeve fantastike

    Nico Paz po shkëlqen me fanellën e Comos dhe po e detyron Real Madridin të mendojë seriozisht për rikthimin e tij. Argjentinasi ishte sërish vendimtar në fitoren historike 9:1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një gol dhe dhënë dy asistime.

    Në katër ndeshje në këtë garë, 22-vjeçari ka realizuar tre gola dhe pesë asistime, duke dëshmuar se është gati për një nivel edhe më të lartë, shkruan Klankosova.tv.

    Real Madridi ka një klauzolë rikthimi prej 80 milionë eurosh, të cilën mund ta aktivizojë nga 1 deri më 15 korrik 2027. Nëse nuk e shfrytëzon këtë mundësi, rrezikon ta humbasë talentin argjentinas përballë ofertave të klubeve të tjera. /Klankosova.tv

  • Harry Kane vazhdon kontratën me Bayernin

    Harry Kane vazhdon kontratën me Bayernin

    Harry Kane vazhdon kontratën me Bayernin

    Bayern Munich ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Harry Kane. Sulmuesi anglez ka nënshkruar marrëveshje të re edhe për dy sezone të tjera, duke qëndruar në klubin bavarez deri në verën e vitit 2029.

    Pavarësisht interesimit të klubeve të mëdha, përfshirë Barcelonën, Kane ka zgjedhur të vazhdojë aventurën në Gjermani, shkruan Klankosova.tv.

    Objektivi kryesor i 33-vjeçarit është fitimi i Ligës së Kampionëve me Bayernin dhe lënia e gjurmës në historinë e klubit. /Klankosova.tv

  • Thellohet kriza e Viniciusit, rrezikohet pozita e startuesit në skuadër

    Thellohet kriza e Viniciusit, rrezikohet pozita e startuesit në skuadër

    Thellohet kriza e Viniciusit, rrezikohet pozita e startuesit në skuadër

    Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi. Braziliani nuk ka kompletuar asnjë driblim në tri ndeshjet e fundit, ndërsa ndaj AEK-ut u zëvendësua në minutën e 82-të.

    Në anën tjetër, Yan Diomande po bind gjithnjë e më shumë. Në të njëjtën ndeshje, ai kompletoi katër driblime dhe krijoi më shumë rrezik në sulm.

    Kjo situatë mund t’i japë Mourinhos arsye për ta vendosur Diomanden në krahun e majtë të sulmit, madje edhe pas rikthimit të Viniciusit në kampionat. /Klankosova.tv