Category: Lajme

  • Hoxha: Progresraporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

    Hoxha: Progresraporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman.

    Gjatë takimit, Hoxha u ndal në progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe prioritetet kryesore të agjendës së reformave dhe zhvillimit.

    “Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, një objektiv tashmë i reflektuar edhe në udhërrëfyesin e Komisionit Evropian, është ambicioze por e arritshme. Ajo mbështetet në vendosmërinë tonë për të punuar fort, për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe për të përmbushur çdo standard që kërkon anëtarësimi. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që mbeten, mësimet që duhet të nxjerrim prej tyre dhe punën e konsiderueshme që kemi ende përpara”, deklaroi Hoxha.

    Ministri theksoi se “Shqipëria e sotme është thellësisht e ndryshme nga vendi që nisi këtë rrugëtim evropian”.

    “Drejtimi ynë është përcaktuar prej kohësh, zgjedhja jonë strategjike është e pakthyeshme dhe destinacioni ynë është i qartë.

    Po aq e qartë është edhe vendosmëria jonë për të bërë gjithçka që duhet për të merituar vendin që i takon Shqipërisë në tryezën evropiane. Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra dhe as favore. Kërkojmë të gjykohemi mbi meritën, reformat dhe rezultatet tona”, tha Hoxha.

    Për Ministrin e Jashtëm, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka të bëjë vetëm me atë që Shqipëria fiton nga Evropa.

    “Ka të bëjë po aq edhe me atë që Shqipëria i sjell Evropës: siguri dhe stabilitet, përafrim të plotë strategjik, një bindje të palëkundur evropiane dhe një vend të gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij si një shtet i ardhshëm anëtar.”

    Ministri i Jashtëm nënvizoi se gjatë gjithë këtij rrugëtimi, mbështetja, angazhimi dhe besimi i Gjermanisë kanë qenë e mbeten të çmuara për ne.

    “Faleminderit Kryetarit Hofreiter dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit për mikpritjen e ngrohtë dhe kontributin në një diskutim përmbajtësor. Ne e dimë se ku po shkojmë. E dimë se çfarë mbetet për t’u bërë. Dhe jemi të vendosur të arrijmë deri në fund”, tha Hoxha.

    Burimi: RTKLive

  • 31 aksidente dhe 2487 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

    31 aksidente dhe 2487 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

    Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 10 aksidente me të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2487 gjoba trafiku.

    Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 33 persona, 18 i ka dërguar në mbajtje.

    Burimi: RTKLive

  • “Më vjen keq për të”, ish-ylli i Barcelonës zbulon arsyen e rënies nga forma të Viniciusit

    “Më vjen keq për të”, ish-ylli i Barcelonës zbulon arsyen e rënies nga forma të Viniciusit

    Samuel Umtiti ka reaguar ndaj formës së dobët që po kalon Vinicius Junior, duke shprehur keqardhje për situatën e sulmuesit brazilian dhe duke theksuar se ai është larg nivelit që e kishte shndërruar në një prej futbollistëve më vendimtarë në botë.

    Sulmuesi i Real Madridit po përballet me kritika të shumta për paraqitjet e tij, ndërsa sipas ish-mbrojtësit të Barcelonës, braziliani nuk po arrin më të bëjë diferencën si dikur.

    Në një intervistë për radion RMC, Umtiti nuk i kurseu kritikat ndaj 25-vjeçarit, duke shprehur shqetësimin për rënien e tij në nivel.

    “Më vjen keq për të! Ai nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë prej muajsh. Po has vështirësi në momentet vendimtare dhe po shpërdoron shumë raste. Ai nuk përbën më atë kërcënim të frikshëm që përbënte dikur”, deklaroi Umtiti.

    Ish-reprezentuesi francez beson se një prej arsyeve që mund të ketë ndikuar në rënien e Viniciusit lidhet me zhgënjimin e tij pas humbjes së garës për Topin e Artë 2024.

    Braziliani ishte një prej favoritëve kryesorë për ta fituar çmimin prestigjioz, por në fund trofeu shkoi te mesfushori i Manchester Cityt, Rodri.

    Sipas Umtitit, ky zhgënjim ka lënë gjurmë te sulmuesi madrilen dhe mund të ketë ndikuar në humbjen e shkëlqimit që e karakterizonte më parë.

    “Ai është ndikuar shumë që kur nuk e fitoi Topin e Artë. Është e vështirë ta rikthejë atë shkëndijë që Vinicius kishte dikur”, shtoi ish-mbrojtësi i Barcelonës.

    Kështu, Umtiti beson se Vinicius ka humbur një pjesë të cilësive që dikur i bënin kundërshtarët ta frikësoheshin sa herë që përballeshin me të në fushë./Telegrafi/

  • Aeroplani i Airbus nga Dublini drejt Romës devijohet në një bazë ajrore në Francë pas alarmit për bombë

    Aeroplani i Airbus nga Dublini drejt Romës devijohet në një bazë ajrore në Francë pas alarmit për bombë

    Një avion i kompanisë Airbus, që udhëtonte nga Dublini drejt Romës, është devijuar të enjten drejt një baze ajrore në veri të Francës, pas një alarmi për bombë.

    Zyra e kryeministrit francez, Sébastien Lecornu, bëri të ditur se situata po monitorohet, pa dhënë detaje të tjera lidhur me incidentin.

    Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi katër fluturime të pasagjerëve, me destinacion Poloninë, Spanjën dhe Bullgarinë, u përballën me kërcënime për bomba të martën.

    Të gjitha avionët u ulën në mënyrë të sigurt dhe autoritetet nuk gjetën eksplozivë në asnjërin prej tyre, transmeton Telegrafi.

    Dy nga kërcënimet kishin të bënin me fluturime drejt Varshavës. I pari ishte fluturimi SK751 i kompanisë SAS Scandinavian Airlines, nga Kopenhaga, i cili u ul normalisht në aeroportin kryesor të kryeqytetit polak, Chopin. Gjatë kontrollit të avionit, njëra nga pistat e aeroportit u mbyll përkohësisht.

    “Avioni u ul normalisht në Varshavë dhe pasagjerët kanë zbritur”, deklaroi kompania skandinave, pasi konfirmoi se kishte marrë një kërcënim për bombë lidhur me fluturimin.

    Fluturimi i dytë ishte një Boeing 737 MAX i kompanisë LOT Polish Airlines, që udhëtonte nga aeroporti Heathrow i Londrës. Avioni duhej të ulej në aeroportin Chopin, por u devijua drejt aeroportit të dytë të qytetit, Varshava-Modlin, i cili u mbyll pas alarmit.

    Në Spanjë, operatori i aeroporteve Aena aktivizoi protokollin e emergjencës pas një alarmi për bombë në një fluturim të Ryanair nga Mançesteri, në veriperëndim të Anglisë, drejt Murcias, në juglindje të Spanjës.

    Avioni u ul pa incidente, ndërsa plani i emergjencës u anulua pasi Garda Civile kreu kontrollin e tij.

    Fluturimi i katërt ishte një avion i kompanisë Wizz Air, i nisur nga Bergamo, në veri të Italisë. Ai u kontrollua pasi u ul në kryeqytetin bullgar, Sofje, në orën 10:10 sipas kohës së Evropës Qendrore, bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë.

    Qeveria britanike i cilësoi incidentet si “kërcënime të rreme keqdashëse”. /Telegrafi/

  • Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Shqipëria e Mali i Zi avancojnë, Kosova mbetet prapa

    Zvicra i krahason vendet e Ballkanit drejt BE-së: Shqipëria e Mali i Zi avancojnë, Kosova mbetet prapa

    Mali i Zi mund të bëhet vendi i radhës që do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, me synimin që anëtarësimi të realizohet në vitin 2028.

    Ndërkohë, Shqipëria synon t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, kurse Kosova vazhdon të mbetet pa një afat konkret për avancimin e procesit evropian.

    Sipas raportimit të mediumit zviceran Waston, duke iu referuar vlerësimit të ri të Komisionit Evropian, Mali i Zi mund t’i përmbyllë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2026.

    Nëse përmbushen kushtet e kërkuara, marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027, ndërsa pranimi në BE mund të realizohet në vitin 2028.

    Për Shqipërinë, Komisioni Evropian vlerëson se përfundimi i negociatave deri në fund të vitit 2027 është i mundshëm, por kërkon vazhdimin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike.

    Tirana ka hapur edhe grupkapitullin e fundit të negociatave, duke hyrë në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit, transmeton Telegrafi.

    Situata është dukshëm më e ndërlikuar për Kosovën. Sipas raportit të Komisionit Evropian, për vendin nuk është përcaktuar ende një udhërrëfyes konkret për fazat e ardhshme të anëtarësimit, ndryshe nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

    Për më tepër, procesi i reformave të lidhura me integrimin evropian është ngadalësuar për shkak të krizës së zgjatur institucionale.

    Brukseli vlerëson se Kosova ka shënuar disa përparime, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

    Megjithatë, kërkohen hapa të mëtejshëm në funksionimin e sistemit të drejtësisë, respektimin e të drejtave themelore dhe zbatimin e obligimeve që dalin nga dialogu me Serbinë.

    Një zhvillim i rëndësishëm për Kosovën është edhe vendimi i Komisionit Evropian për heqjen e masave ndaj vendit, pas ndryshimeve në qeverisjen lokale në veri.

    Kjo ka mundësuar rifillimin e bashkëpunimit përmes mekanizmave të procesit të Stabilizim-Asociimit dhe vazhdimin e asistencës financiare.

    Komisioni Evropian ka bërë të ditur se është i gatshëm të përgatisë opinionin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Këshilli i BE-së.

    Ndërkohë, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 21 nga 33 kapitujt e negociatave dhe konsiderohet vendi më i avancuar në mesin e kandidatëve.

    Pas tij renditet Shqipëria, ndërsa Kosova vazhdon të përballet me pengesa institucionale dhe politike në rrugën drejt integrimit.

    Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor po merr rëndësi të re strategjike për Brukselin, por raporti i fundit dëshmon se vendet e rajonit nuk po ecin me të njëjtin ritëm dhe se perspektiva evropiane mbetet e lidhur ngushtë me përmbushjen e reformave dhe kushteve të kërkuara./Telegrafi/

  • Nuk pranoi të përgatiste pica me ananas, restoranti e largon nga puna kuzhinierin italian

    Nuk pranoi të përgatiste pica me ananas, restoranti e largon nga puna kuzhinierin italian

    Nuk pranoi të përgatiste pica me ananas, restoranti e largon nga puna kuzhinierin italian

    Një kuzhinier italian ka humbur vendin e punës në një restorant në Brisbane të Australisë, pasi refuzoi të përgatiste pica me ananas, duke e konsideruar këtë veprim si fyerje ndaj kulturës së tij.

    Bëhet fjalë për Davide Tamburellan, i cili u pushua nga puna në muajin maj, nga restoranti tashmë i mbyllur “La Costa”, rreth dy javë pas një takimi me drejtuesit e tij. Takimi ishte thirrur pas disa ankesave të bëra lidhur me sjelljen e kuzhinierit.

    Njëra prej ankesave kishte të bënte pikërisht me refuzimin e tij për të përgatitur pica me ananas për mysafirët gjatë një aktiviteti. Tamburella kishte argumentuar se udhëzimet e drejtuesve nuk duhej të zbatoheshin nëse, sipas tij, përbënin fyerje ndaj kulturës italiane.

    Çështja mori vëmendje publike pasi kuzhinieri iu drejtua Komisionit Australian për Punë të Drejtë, duke pretenduar se largimi i tij nga puna ishte i padrejtë.

    Në vendimin e publikuar të martën, komisioni bëri të ditur se Tamburella kishte refuzuar të përdorte ananas në pica, pasi “si italian, ai e konsideron vendosjen e ananasit në pica si fyerje ndaj kulturës së tij”.

    Komisioni vuri në dukje se ky nuk ishte rasti i parë kur kuzhinieri kishte kundërshtuar përdorimin e këtij fruti në pica. Sipas vendimit, kjo ishte hera e tretë brenda katër vjetësh që ai kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë.

    Më herët, Tamburella i kishte kërkuar shefit të tij që “të kontrollonte se sa e rëndësishme është për italianët të mos vendosin ananas në pica”.

    Ironikisht, restoranti ku punonte kuzhinieri ndodhej në Queensland, shtetin që konsiderohet qendra e prodhimit të ananasit në Australi. Ky rajon prodhon të gjithë sasinë e ananasit që kultivohet në mënyrë komerciale në vend.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Refused to prepare pizza with pineapple, the restaurant dismisses the Italian cook

    An Italian cook has lost his job at a restaurant in Brisbane, Australia, after refusing to prepare pizza with pineapple, viewing the move as insulting to his culture.

    It’s Davide Tamburelli, who got fired in May from the restaurant already closed. La Costaı, about two weeks after a meeting with his directors. The meeting was called after several complaints about the cook’s behavior.

    One of the complaints involved his refusal to prepare pineapple pizzas for guests during an event. Tamburella had argued that the leadership’s instructions should not be applied if, according to him, were insults to Italian culture.

    The issue received public attention after the cook addressed the Australian Commission for Right Affairs, claiming that his dismissal was unfair.

    In the decision released on Tuesday, the commission announced that Tamburella had refused to use pineapples in pizza, as Italian ʹsi, he considers the pineapple’s deployment to pizza as an insult to his culture.

    The commission noted that this was not the first case when the cook had opposed the use of this fruit in pizza. According to the decision, this was the third time in four years he had refused to do so.

    Earlier, Tamburella had asked his boss to control how important it is for Italians not to put pineapple on pizza.

    Ironically, the cook’s restaurant was located in Queensland, Australia’s pineapple production center. This region produces the entire amount of pineapples cultivated commercially in the country.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shtëpi 700m² për shitje në Marigona Sun - hapësirë, pishinë dhe pamje panoramike #17055

    Shtëpi 700m² për shitje në Marigona Sun – hapësirë, pishinë dhe pamje panoramike #17055

    Për ata që kërkojnë një shtëpi me sipërfaqe të madhe dhe standard të lartë banimi, kjo pronë prej 700m² në Marigona Sun ofron organizim të gjerë dhe disa veçori të dallueshme.

    Shtëpia është e tipit Ravi dhe shtrihet në suteren, përdhes dhe një kat. Brenda saj përfshihen dy qëndrime ditore, kuzhinë me tryezari, pesë dhoma gjumi, njëra master bedroom, pesë banjo, dy tualete dhe tri depo.

    Prona ka pesë tarraca, ndërsa një prej tyre përfshin edhe pishinë. Në dispozicion janë gjithashtu vendparkimi dhe garazh për dy vetura.

    Ngrohja realizohet me pompë termike, ndërsa orientimi në të katër anët mundëson ndriçim natyral gjatë ditës.

    Marigona Sun ndodhet në një zonë të ngritur të Prishtinës, rreth 801 metra mbi nivelin e detit, me pamje panoramike dhe afërsi me Parkun e Gërmisë dhe liqenin e Badovcit. Ndërtimi i lagjes pritet të përfundojë gjatë vitit 2028.

    Çmimi i pronës është sipas marrëveshjes.

    Karakteristika dhe informata të pronës

    • Sipërfaqe: 700m²
    • Tipi: Ravi
    • 5 dhoma gjumi
    • 5 banjo
    • 2 tualete
    • 5 tarraca
    • 3 depo
    • Tarracë me pishinë
    • Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug, Veri
    • Mobilimi: Pa mobilim
    • Sistemi i ngrohjes: Pompë termike
    • Vendparkim
    • Garazh për 2 vetura
    • Dokumentacioni me Noter

    Kontakti

    House 700m2 for sale at Marigona Sun &#82/11; space, pool and panoramic view #17055

    Artan Badivuku
    Email: artan.badivuku@pro-rks.com
    Tel: +383 44 888 444

  • House 700m2 for sale at Marigona Sun &#82/11; space, pool and panoramic view #17055

    House 700m2 for sale at Marigona Sun &#82/11; space, pool and panoramic view #17055

    For those who seek a large and standard high – surface housing, this 700m2 estate in Marigona Sun offers wide organization and some distinct features.

    The house is Ravi-type, and it lies in the suite, ground and floor. It includes two daily attitudes, table kitchens, five bedrooms, one bedrom master, five bathrooms, two toilets, and three warehouses.

    The property has five terraces and one of them includes the pool. Also available are parking and garages for two cars.

    Warming comes with thermal pumps, while navigation on all four sides enables natural enlightenment during the day.

    Marigona Sun is located in an elevated area of Pristina, about 801m above sea level, with panoromic views and close to Germ Park and Badovci Lake. Construction of the neighbourhood is expected to be completed during 2028.

    The price of property is under agreement.

    Characteristics and Property Information

    • Surface: 700m2
    • Type: Ravi
    • 5 bedrooms
    • 5 Bathroom
    • 2 toilets
    • 5 terraces
    • 3 Stores
    • pool terrace
    • Directionality: East, West, South, North
    • Mobile: No furniture.
    • The heating system: thermal pump
    • Skipplace
    • Garage for 2 cars
    • Notter Documentation

    Contact

    House 700m2 for sale at Marigona Sun &#82/11; space, pool and panoramic view #17055

    Artan Badivuk
    Email: Golden.baduku@pro-rks.com
    Tel: +383 44 888 444

  • Shtetasi i Shqipërisë ndërron jetë derisa ishte në trajtim mjekësor,  Policia heton rastin

    Shtetasi i Shqipërisë ndërron jetë derisa ishte në trajtim mjekësor,  Policia heton rastin

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person, shtetas i Shqipërisë derisa ishte në trajtim mjekësor i njëjti ka ndërruar jetë.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 08:40.

    “Prishtinë /04.11.2026 – 08:40. Është raportuar viktima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa ishte në trajtim mjekësor i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/