Category: Lajme

  • Përfundon asfaltimi i rrugës “Tahir Meha” në Prizren

    Përfundon asfaltimi i rrugës “Tahir Meha” në Prizren

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Tahir Meha” në këtë qytet.

    Përmes një postimi, Totaj ka bërë të ditur se projekti është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

    “Prizreni në punë, për rrugë më të mira dhe jetë më të lehtë për qytetarët!”, ka shkruar Totaj. /Telegrafi/

  • Haaland e tejkalon Messin duke u bërë golashënuesi më efektiv në historinë e Ligës së Kampionëve

    Haaland e tejkalon Messin duke u bërë golashënuesi më efektiv në historinë e Ligës së Kampionëve

    Erling Haaland e çoi numrin e golave të tij në 62 në vetëm 61 paraqitje në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi në fitoren 3-2 të Manchester Cityt kundër RB Leipzig në Gjermani.

    Me këtë metrikë të habitshme, sulmuesi i Cityt zyrtarisht e vendosi veten si futbollisti i vetëm në historinë e kësaj gare që shënon më shumë gola sesa ndeshje të luajtura (minimumi 20 paraqitje).

    Sipas të dhënave nga MisterChip, Haaland ka arritur një mesatare prej 1.02 golash për ndeshje.

    Duke vepruar kështu, norvegjezi e zhvendosi Lionel Messin në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohërave sa i përket efikasitetit.

    Argjentinasi mban një mesatare të jashtëzakonshme prej 0.79 golash për ndeshje, falë 129 golave të tij në 163 paraqitje. /Telegrafi/

  • Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t'i ndarë dhe qetësuar gjakrat

    Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t’i ndarë dhe qetësuar gjakrat

    Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë ishin reperi Fuego dhe gazetarja Anjeza Gubetini.

    Dy banorët janë përfshirë në një përplasje verbale në dhomën e gjumit, ku Anjeza iu drejtua Fuegos me tone të larta, duke i thënë se e njeh mirë karrierën dhe të gjithë rrugëtimin e tij.

    “Ta di karrierën, ta di krejt ecurinë, di gjithçka për ty”, dëgjohet t’i thotë ajo reperit, teksa i afrohej gjatë debatit.

    Situata u tensionua edhe më shumë nga afrimi i Anjezës, çka bëri që banorja tjetër, Zojë Nushi, të ndërhynte për të parandaluar përshkallëzimin e përplasjes.

    Ajo u përpoq ta qetësonte gazetaren dhe të mos e lejonte t’i afrohej më tej Fuegos, me qëllim që situata të mos agravonte.

    Debati ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë, ndërsa mbetet të shihet nëse përplasja mes dy konkurrentëve do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • A do të vazhdojë rënia e çmimeve të naftës?

    A do të vazhdojë rënia e çmimeve të naftës?

    A do të vazhdojë rënia e çmimeve të naftës?

    Çmimet e naftës shënuan rënie të ndjeshme dje, të ndikuara nga rritja e shpresave për një zgjidhje të luftës me Iranin.

    Nafta bruto Brent e Europës ra nën 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 7 tetori. Kjo përfaqësoi një rënie prej gati 8 dollarësh, ose 8.3 për qind. Edhe nafta bruto amerikane, e njohur si West Texas Intermediate (WTI), ra me 8.3 për qind, duke e mbyllur tregtimin në rreth 88.12 dollarë për fuçi. Kjo ishte rënia më e madhe ditore e çmimit të naftës që nga prilli. Kjo mund të sjellë lehtësim për konsumatorët.

    Por, a pritet të vazhdojë kjo rënie e çmimit?

    Rënia e ndjeshme e çmimit të naftës që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA tregon se tregu po e merr “qartazi si të mirëqenë rikthimin e plotë të rrugës diplomatike [mes SHBA-së dhe Iranit]”, thotë Bill Farren-Price, hulumtues i lartë në Institutin e Oksfordit për Studime të Energjisë.

    Megjithatë, ai shton: “Mendoj se mund të jetë paksa e parakohshme”.

    “Gjatë muajve të fundit kemi kaluar shumë herë nëpër situata të tilla dhe negociatat mes SHBA-së dhe Iranit janë mjaft të ndërlikuara”, thotë Farren-Price për programin Today.

    Përveç kësaj, ai thotë se Irani do të synojë të marrë “çmimin më të lartë” në këmbim të rihapjes së plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe lejimit të qarkullimit të lirë të anijeve tregtare.

    Kujtojmë se shpërthimi i luftës me Iranin çoi në mbylljen de facto të Ngushticës së Hormuzit, një korridor kyç detar nëpër të cilin normalisht kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë. Pikërisht kjo ndërprerje bëri që çmimet globale të energjisë të shënonin rritje të menjëhershme.

    Burimi: Insajderi

  • Will oil prices continue to decline?

    Oil prices marked significant declines yesterday, influenced by increased hopes for a solution to the war with Iran.

    Europe’s gross Brent oil fell below $100 per barrel for the first time since 7 October. This represented a decline of nearly $8, or 8.3 percent. Even American crude oil, known as West Texas Intermediate ( WTI fell by 8.3 percent, closing the trading to about $88.12 per barrel. This was the biggest daily decline in oil prices since April. This may bring relief to consumers.

    But is this price decrease expected to continue?

    The significant decline in the oil price since the publication of the results of the US mesmandate elections shows that the market is clearly receiving it as a well as the complete return of the [US-Iran] diplomatic road, says Bill Farren-Prece, senior researcher at Oxford Institute for Energy Studies.

    However, he adds: I think it might be a little premature.

    Over the past few months, we’ve spent many times in such situations and negotiations between the US and Iran are quite complicated, Farren-Price says of the programme Today.

    In addition, he says Iran will aim to receive the highest price in exchange for full reopening of the Hormuz Strait and allowing the free circulation of commercial ships.

    We recall that Iran’s outbreak of war led to de facto closure of the Strait of Hormuz, a key maritime corridor that normally exceeds about 20 percent of the world’s liquid oil and natural gas. It was this break that caused global energy prices to mark immediate growth.

    Source Layer: Insander

  • Vulin lajmërohet nga Moska, mohon arratisjen por nuk tregon kur kthehet në Serbi

    Vulin lajmërohet nga Moska, mohon arratisjen por nuk tregon kur kthehet në Serbi

    Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin është lajmëruar nga Moska për të mohuar pretendimet se është arratisur nga Serbia, pas incidentit me avionin e Air Serbia që u kthye në Beograd për kontrolle shtesë sigurie.

    Kreu i Lëvizjes Socialiste dhe kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Srbijagasit pretendon se ndodhet në Rusi për takime lidhur me vazhdimin e marrëveshjes së furnizimit me gaz. Në një videomesazh, ai tha se nuk do të largohej pa familjen dhe sulmoi raportimet për rrethanat e udhëtimit të tij, raporton N1 përcjell Dukagjini.

    Megjithatë, mohimi i arratisjes nuk sqaron pikëpyetjet rreth procedurave të sigurisë që çuan në kthimin e avionit. Fluturimi JU134, i nisur më 3 nëntor nga Beogradi drejt Moskës, u detyrua të kthehej pasi shërbimet aeroportuale kërkuan kontrolle shtesë për një pasagjer.

    Sipas raportimeve mbi njoftimin e prokurorisë, gjatë kontrollit ishte aktivizuar alarmi, por pasagjeri nuk i ishte nënshtruar kontrollit shtesë. Autoritetet kanë kërkuar verifikimin e rrethanave të këtij lëshimi.

    Vulin e ka paraqitur incidentin si presion politik, duke pretenduar se kontrolli nuk zbuloi asgjë të paligjshme. Ndërkohë, mbetet për t’u sqaruar se si u zbatua procedura e sigurisë dhe kush mban përgjegjësi për kthimin e avionit dhe vonesën e udhëtarëve.

    Burimi: Dukagjini

  • Seal announced by Moscow, denies escape, but does not show when returning to Serbia

    Serbia’s former deputy prime minister, Alexander Vulin, has been warned by Moscow to deny claims that he has escaped from Serbia, following the incident with Air Serbia’s plane that returned to Belgrade for additional security checks.

    The leader of the Socialist Movement and the chairman of the Supervisor Board of Srbijagas claims he is in Russia for meetings regarding the continuation of the gas supply agreement. In a video message, he said he would not leave without his family and attacked reports of his travel circumstances, reports N1 Forward Dukeagini.

    However, denying the escape does not clarify questions about security procedures that led to the plane’s return. The JAT134 flight, launched on 3 November by Belgrade towards Moscow, was forced to return after airport services demanded additional searches for a passenger.

    According to reports on the prosecution’s announcement, the alarm had been activated during the search, but the passenger had not been subject to additional control. Authorities have requested verification of the circumstances of this release.

    The seal has presented the incident as political pressure, claiming that control revealed nothing illegal. Meanwhile, it remains clear how the security procedure was implemented and those responsible for the return of the aircraft and the delay of travelers.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dhunë në familje në Malishevë, një person dërgohet në mbajtje

    Dhunë në familje në Malishevë, një person dërgohet në mbajtje

    Dhunë në familje në Malishevë, një person dërgohet në mbajtje

    Një rast i dhunës në familje është regjistruar të enjten në Malishevë.

    Policia, në raportin 24-orësh, ka bërë me dije se një mashkull është dërguar në mbajtje pas dhunës psikike që ka ushtruar ndaj viktimës femër, raporton Klankosova.tv.

    “Malishevë / 04.11.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia. /Klankosova.tv

  • Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm

    Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm

    Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar angazhim të përbashkët shtetëror në mbrojtje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në një postim me rastin e gjashtëvjetorit të shkuarjes së tyre në Hagë.

    Çitaku e ka cilësuar thellësisht të padrejtë dhe krejtësisht të papranueshëm aktgjykimin e shkallës së parë, i cili, sipas postimit të saj, përmban gjithsej 81 vjet burgim. Ajo ka theksuar se PDK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, duke vlerësuar se bie ndesh me provat, standardet e një gjykimi të drejtë dhe të vërtetën historike të luftës çlirimtare.

    “Në këtë proces nuk janë vënë në pikëpyetje vetëm katër çlirimtarë. Është vënë në pikëpyetje vetë historia e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka theksuar se historia e Kosovës nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë dhe nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim. Sipas saj, liria dhe pavarësia e vendit janë rezultat i sakrificës së popullit, luftës së UÇK-së dhe mbështetjes vendimtare të ShBA-së, vendeve evropiane dhe NATO-s.

    Çitaku ka nënvizuar rëndësinë e angazhimit institucional përtej dallimeve partiake për hartimin e Strategjisë Shtetërore për procesin e apelit, forcimin e mbrojtjes juridike, sigurimin e mbështetjes financiare dhe intensifikimin e angazhimit diplomatik.

    Ajo ka bërë të ditur se paralelisht po punohet për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me synimin që të krijohet mbështetje më e plotë dhe më e qëndrueshme juridike për çlirimtarët.

    “Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë drejtësi! Dhe nuk do të lejojmë që një aktgjykim ta shtrembërojë historinë e një populli që luftoi për liri”, është shprehur ajo.

    Në përmbyllje, Çitaku ka theksuar se Republika e Kosovës ka detyrim të qëndrojë pranë çlirimtarëve të saj.

    “Çlirimtarë, ju mbahuni të fortë! Ne nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm! As sot. As nesër. Asnjëherë”. /Klankosova.tv

  • Sa myslimanë u zgjodhën në Kongresin Amerikan?

    Sa myslimanë u zgjodhën në Kongresin Amerikan?

    Sa myslimanë u zgjodhën në Kongresin Amerikan?

    Të paktën shtatë ligjvënës myslimanë kanë fituar ulëse në Kongresin amerikan në zgjedhjet e mesmandatit të së martës, duke shënuar përparim historik në të dyja dhomat.

    Zgjedhjet ndryshuan balancën e pushtetit në Washington, me demokratët që fituan kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët.

    Abdul El-Sayed, Michigan

    Kandidati 42-vjeçar demokrat mposhti ish-deputetin republikan Mike Rogers, duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan.

    Mjeku dhe ish-zyrtari i shëndetit publik fitoi ulësen e lënë të lirë nga senatori në pension Gary Peters.

    Adam Hamawy, New Jersey

    Demokrati 56-vjeçar mposhti republikanin Gregg Mele në Distriktin e 12-të Kongresional të shtetit, duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur për të përfaqësuar New Jerseyn në Kongres.

    Darializa Avila Chevalier, New York

    Demokratja siguroi një ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi më herët kishte mposhtur kongresistin shumëvjeçar Adriano Espaillat në zgjedhjet paraprake të qershorit.

    Chevalier, hetuese e të drejtave civile, studente e doktoratës dhe e konvertuar në fenë islame, fitoi më shumë se 85 për qind të votave.

    Ligjvënësit myslimanë që u rizgjodhën

    Katër anëtarë myslimanë të Dhomës së Përfaqësuesve fituan rizgjedhjen për mandate dyvjeçare, duke ruajtur rolin e tyre në debatet e Kongresit për politikën e jashtme dhe të drejtat e palestinezëve.

    Rashida Tlaib, Michigan

    Demokratja me origjinë palestineze siguroi mandatin e saj të pestë për të përfaqësuar Distriktin e 12-të Kongresional të shtetit, duke mposhtur republikanin James Hooper.

    Tlaib është e vetmja anëtare e Kongresit me origjinë palestineze.

    Ilhan Omar, Minnesota

    Demokratja fitoi mandatin e saj të pestë për të përfaqësuar Distriktin e 5-të Kongresional të shtetit, duke mposhtur republikanin John Nagel dhe kandidatin e pavarur DeVelle Jackson.

    Omar, e cila mbërriti në SHBA në moshën 12-vjeçare, u bë ligjvënësja e parë federale me origjinë somaleze në vend, kur mori detyrën në vitin 2019.

    Andre Carson, Indiana

    Demokrati ruajti ulësen e tij në Distriktin e 7-të Kongresional, me qendër në Indianapolis, duke mposhtur republikanin Patrick McAuley dhe kandidatin libertarian James Sceniak.

    Në detyrë që nga viti 2008, Carson është ligjvënësi mysliman me shërbimin më të gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve.

    Lateefah Simon, California

    Demokratja ruajti ulësen e saj për të përfaqësuar Distriktin e 12-të Kongresional në zonën East Bay, duke mposhtur bashkëpartiaken Jamie Joyce.

    Ndërkohë, kandidatja myslimane Aisha Wahab vazhdoi të kryesonte në rezultatet paraprake në një garë tjetër kongresionale në Kaliforni, ndërsa numërimi i votave vijonte, raporton Anadolu, transmeton Klankosova.tv