Category: Lajme

  • Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza dyshohet se u sulmuan për vdekje nga ariu

    Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza dyshohet se u sulmuan për vdekje nga ariu

    Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza dyshohet se u sulmuan për vdekje nga ariu

    Një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare kanë humbur jetën pas një sulmi të dyshuar nga një ari grizzly në provincën e British Columbia, në Kanada.

    Viktimat janë identifikuar si Jennifer Balcarras, 48 vjeçe, dhe vajza e saj, Selah Reed, 20 vjeçe. Ato ishin raportuar të zhdukura më 1 nëntor, pasi nuk ishin kthyer nga një shëtitje që, sipas familjarëve, duhej të zgjaste vetëm pak orë.

    Trupat e tyre u gjetën në një zonë shtegjesh në Bella Coola, gjatë kërkimeve të zhvilluara nga Shërbimi i Oficerëve të Ruajtjes së Natyrës në British Columbia dhe Policia Mbretërore Kanadeze. Autoritetet thanë se provat në vendin e ngjarjes sugjeronin përfshirjen e mundshme të një kafshe.

    Mbetjet mortore të Balcarras u gjetën të hënën, ndërsa ato të vajzës së saj një ditë më vonë. Hetuesit po përpiqen të identifikojnë dhe lokalizojnë arinjtë që mund të kenë qenë të përfshirë në sulm.

    Inspektori Jeff Tyre nga Shërbimi i Oficerëve të Ruajtjes së Natyrës tha se ende nuk dihet nëse në ngjarje kanë qenë të përfshirë një apo më shumë arinj. Ai shtoi se çdo ari i kapur do të vlerësohet dhe, nëse konstatohet se ka marrë pjesë në sulm, do të vritet në përputhje me udhëzimet provinciale për menaxhimin e konflikteve mes njerëzve dhe kafshëve të egra, me qëllim mbrojtjen e sigurisë publike.

    Familjarët i kanë përshkruar Jenniferin dhe Selahun si shumë të afërta me njëra-tjetrën. Vëllai i Jenniferit, Josh Balcarras, tha për CBC se ato ishin “si dy pika uji” dhe se kishin shumë interesa të përbashkëta.

    “Kur Jenny shkonte për ecje, Selah ishte gjithmonë pranë saj”, tha ai.

    Jennifer ishte zhvendosur së fundmi në Bella Coola, ku synonte të niste një karrierë të re dhe një kapitull të ri në jetën e saj. Familjarët kanë hapur një fushatë online për mbledhjen e fondeve për shpenzimet e varrimit.

    Arinjtë grizzly konsiderohen specie me shqetësim të veçantë sipas legjislacionit federal kanadez dhe janë pjesë e rëndësishme e ekosistemit në British Columbia. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit të provincës, në këtë rajon vlerësohet se jetojnë nga 10 mijë deri në 13 mijë arinj grizzly, të cilët klasifikohen si specie vulnerabël.

    Autoritetet theksojnë se konfliktet mes arinjve dhe njerëzve janë relativisht të rralla, përveç rasteve kur kafshët befasohen ose ndihen të kërcënuara gjatë mbrojtjes së këlyshëve apo ushqimit të tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragedy in Canada, mother and daughter were allegedly attacked by bear to death

    A 48-year-old mother and her 20-year-old daughter have lost their lives after an alleged attack by a gizzly bear in the province of British Columbia, Canada.

    Victims have been identified as Jennifer Balcarras, 48, and her daughter, Selah Reed, 20. They were reported missing on November 1, since they had not returned from a walk that, according to family members, would take only a few hours.

    Their bodies were found in a migration zone in Bella Coola during research conducted by the Nature Conservation Officers’ Service in British Columbia and Canadian Royal Police. Authorities said evidence at the scene suggested possible involvement of an animal.

    The mortar remains of Balcarra were found Monday, while those of her daughter the following day. Investigators are trying to identify and locate bears that may have been involved in the attack.

    Inspector Jeff Tyre from the Nature Conservation Officers’ Service said it is still unknown whether one or more bears have been involved in the event. He added that any seized gold will be assessed and, if found to have participated in the attack, would be killed in line with provincial guidelines for managing conflicts between humans and wildlife, with the aim of protecting public safety.

    Family members described Jennifer and Selah as very close to each other. Jennifer’s brother Josh Balcarras told CBC that they were two drops of water and that they had many common interests.

    When Jenny went walking, Selah was always there, he said.

    Jennifer had recently moved to Bella Coola, where she intended to start a new career and a new chapter in her life. Family members have launched an online campaign to raise funds for burial expenses.

    Grizzly bears are considered a species of particular concern under Canadian federal legislation and are an important part of the ecosystem in British Columbia. According to data from the province’s Environment Ministry, between 10,000 and 13 thousand gizzly bears are estimated to be a vulnerable species in the region.

    Authorities point out that the conflicts between bears and humans are relatively rare, except when animals are surprised or threatened during the protection of their cubs or food.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Three people are arrested in Gjilan, that’s what was seized.

    Three people were arrested in Gjilan under suspicion of possession without permission.

    According to the Police’s announcement, on November 5, 2026, police officials searched three people who were staying at a cafe in the town of Gjilan.

    Three pistols of different types and calibres, three caricators, 25 bullets, and a knife have been found and seized.

    The suspects have been arrested and interviewed on the basis of legal procedures, while with the State Prosecutor’s decision they have been sent to the detention for 48 hours.

    Source Layer: Insander

  • Tre persona arrestohen në Gjilan, ja çka iu sekuestrua

    Tre persona arrestohen në Gjilan, ja çka iu sekuestrua

    Tre persona arrestohen në Gjilan, ja çka iu sekuestrua

    Tre persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

    Sipas njoftimit të Policisë, më 5 nëntor 2026, zyrtarët policorë kanë kontrolluar tre persona, të cilët po qëndronin në një kafeteri në qytetin e Gjilanit.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, tri karikatorë, 25 fishekë dhe një thikë.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Burimi: Insajderi

  • Këmbësori, logjistikë e IT ushtarake- Maqedonci në Gjermani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve

    Këmbësori, logjistikë e IT ushtarake- Maqedonci në Gjermani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në Berlin, pas përfundimit të studimeve trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.

    Maqedonci ka bërë të ditur se kadetët janë diplomuar në fushën këmbësorisë, logjistikës dhe IT ushtarake.

    Lexoni të plotë postimin e tij:

    Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, pata kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve tanë, të cilët përfunduan studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë.

    Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues ushtarakë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

    Urime Xheto Kelmendit për diplomimin në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nikës në logjistikë, Gentri Azemit në IT ushtarake, si dhe Lavdim Sylejmanit dhe Betim Elshanit në polici ushtarake.

    Pas diplomimit, ata do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës dhe do t’i shërbejnë vendit me njohuritë e përgatitjen e fituar.

    Deri më tani, 18 kadetë kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake të Gjermanisë, ndërsa 16 të tjerë po ndjekin studime ushtarake në akademi të ndryshme gjermane.

    Përmes programit Military Training Assistance, mbi 80 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Gjermani.

    Ky bashkëpunim po kontribuon në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse. E falënderoj Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërsa kadetëve tanë u uroj suksese në shërbim të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/


  • VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit

    VLEN: Raporti i KE-së njeh rezultatet e reformave dhe angazhimin evropian të vendit

    Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se raporti i Komisionit Evropian njeh rezultatet e zbatimit të Agjendës Reformuese, reformimin e gjyqësorit, rritjen ekonomike, digjitalizimin dhe bashkëpunimin rajonal. Këto vlerësime konfirmojnë se puna në institucione po njihet nga Brukseli.

    “Sipas tyre, Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me performancën më të mirë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Deri në qershor janë liruar mbi 142 milionë euro, përfshirë parafinancimin. Pas këtyre mjeteve qëndrojnë detyrime të përmbushura dhe hapa reformues të vlerësuar nga Komisioni Evropian. Kjo është arritje e kësaj qeverie, qeverisjes VLEN”.

    “Raporti evidenton edhe angazhimin për integrimin gradual në tregun e përbashkët të BE-së. Për VLEN-in, kjo është mundësi që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga afrimi me Bashkimin Evropian edhe para anëtarësimit të plotë. Raporti evidenton rritje ekonomike prej 3,5 për qind, duke veçuar investimet, përshpejtimin e punimeve në infrastrukturën rrugore dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit ndër shtytësit e saj”.

    “Rëndësi të veçantë ka evidentimi i propozimligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i përgatitur nën drejtimin e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari. Raporti njeh edhe përparimin në reformën e gjyqësorit, përfshirë ligjet e reja për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Ligji për Këshillin Gjyqësor adreson në masë të madhe rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thonë nga VLEN.

    “Korridori 8 dhe zhvillimi i lidhjeve hekurudhore me Kosovën i shërbejnë lidhjes më të fortë me Shqipërinë, Kosovën dhe rrjetet evropiane, duke hapur mundësi për tregti, lëvizje dhe bashkëpunim.Komisioni Evropian po ashtu vlerëson harmonizimin e plotë të vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke e cilësuar Maqedoninë e Veriut si partner të besueshëm”.

    “Me rënien e BDI-së nga pushteti, avash avash po ngushtohet edhe hapësira për ndikimin e “Botës serbe” në Maqedoninë e Veriut. Shkëputja nga ky ndikim dhe forcimi i lidhjeve me Kosovën, Shqipërinë dhe partnerët evropianë janë pjesë e kursit politik për të cilin angazhohemi çdo ditë”, theksojnë nga VLEN.

  • Magjia e minutave shtesë, Real Madridi vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

    Magjia e minutave shtesë, Real Madridi vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

    Real Madridi ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në historinë e Ligës së Kampionëve, duke dëshmuar edhe një herë se është një skuadër që mund të vendosë ndeshjet në çastet e fundit.

    Sipas të dhënave të publikuara nga MisterChip, klubi madrilen nuk kishte arritur asnjëherë më parë të fitonte një ndeshje si mysafir në këtë garë me golin e fitores të shënuar nga minuta e 90-të e tutje.

    Kjo ecuri negative historike u ndërpre në shkurt të vitit 2025.

    Që nga ajo kohë, Real Madridi ka regjistruar katër fitore dramatike në udhëtim, me gola vendimtarë në minutat shtesë, brenda një periudhe prej vetëm 21 muajsh.

    Jude Bellingham dhe Vinicius Junior heshtën stadiumin “Etihad” me golat e tyre vendimtarë, Antonio Rudiger festoi në Romë, ndërsa Federico Valverde bëri të njëjtën gjë në ndeshjen e fundit të madrilenëve ndaj AEK Athinës.

    Asnjë skuadër tjetër në historinë e Ligës së Kampionëve nuk ka arritur të grumbullojë kaq shumë fitore si mysafir me gola vendimtarë pas minutës së 90-të në një periudhë kaq të shkurtër.

    Madje, Reali ka lënë pas edhe rivalin lokal, Atletico Madridin, që kishte regjistruar një arritje të ngjashme brenda një periudhe prej afro pesë vjetësh, nga viti 2020 deri më 2024./Telegrafi/

  • Çitaku: Gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, aktgjykimi me 81 vjet burgim i papranueshëm

    Çitaku: Gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së, aktgjykimi me 81 vjet burgim i papranueshëm

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me rastin e gjashtëvjetorit të shkuarjes në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se gjashtë vjet nga largimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga familjet dhe vendi, aktgjykimi i shkallës së parë, me gjithsej 81 vjet burgim, është i padrejtë dhe i papranueshëm.

    “Sot bëhen gjashtë vjet nga shkuarja në Hagë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjashtë vjet larg familjeve, lirisë dhe vendit për të cilin dhanë gjithçka. Aktgjykimi i shkallës së parë, me gjithsej 81 vjet burgim, është për ta thellësisht i padrejtë, ndërsa për ne krejtësisht i papranueshëm. E kundërshtojmë fuqishëm, sepse bie ndesh me provat, me standardet e një gjykimi të drejtë dhe me të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Çitaku.

    Tutje ajo tha se në këtë proces nuk janë vënë në pikëpyetje vetëm katër çlirimtarë, por vetë historia e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë.

    “Por historia jonë nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë. Dhe nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim! Kosova e lirë dhe e pavarur është rezultat i sakrificës së një populli të tërë, i luftës së shenjtë të UÇK-së dhe i mbështetjes vendimtare të aleatëve tanë, SHBA-së, vendeve evropiane dhe NATO-s. Sot është koha që Republika e Kosovës t’i dalë zot historisë së vet dhe çlirimtarëve të saj”, u shpreh ajo.

    Çitaku tha se janë duke punuar për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për të krijuar një mbështetje më të plotë dhe më të qëndrueshme juridike për çlirimtarët tanë.

    “Angazhimi i përbashkët shtetëror, përtej dallimeve partiake, për hartimin e Strategjisë Shtetërore për procesin e apelit, forcimin e mbrojtjes juridike, sigurimin e mbështetjes së nevojshme financiare dhe intensifikimin e angazhimit diplomatik, është në funksion të kësaj mbrojtjeje. Paralelisht, po punojmë për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për të krijuar një mbështetje më të plotë dhe më të qëndrueshme juridike për çlirimtarët tanë. Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë drejtësi! Dhe nuk do të lejojmë që një aktgjykim ta shtrembërojë historinë e një populli që luftoi për liri”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/


  • E enjtja pritet ta gjejë Francën në protesta, mijëra punëtorë paralajmërojnë grevë

    E enjtja pritet ta gjejë Francën në protesta, mijëra punëtorë paralajmërojnë grevë

    E enjtja pritet ta gjejë Francën në protesta, mijëra punëtorë paralajmërojnë grevë

    Qindra mijëra persona pritet të dalin në rrugët e Francës të enjten, në kuadër të protestave masive dhe grevës mbarëkombëtare të thirrur nga sindikatat e punëtorëve, kundër rritjes së kostos së jetesës, shkurtimeve të shpenzimeve publike dhe problemeve në sistemin arsimor.

    Greva pritet të prekë një numër të madh sektorësh, përfshirë spitalet, trafikun ajror, shërbimet postare, shkollat dhe transportin hekurudhor, ndërsa punonjësit e porteve kanë paralajmëruar gjithashtu ndërprerje të aktivitetit.

    Protestat e reja vijnë në një periudhë të vështirë për presidentin Emmanuel Macron, muajt e fundit të mandatit të të cilit po shoqërohen me kriza të brendshme dhe tensione të vazhdueshme sociale.

    Nxënësit e shkollave të mesme, të cilët prej javësh po protestojnë kundër kushteve të këqija të mësimdhënies, i janë bashkuar punëtorëve në demonstratat kundër shtrenjtimit të jetesës. Edhe studentët universitarë kanë dalë në protesta, duke bllokuar disa fakultete.

    Ndërkohë, qeveria po përballet me vështirësi për miratimin e buxhetit në një parlament të përçarë politikisht, ndërsa borxhi publik i Francës po i afrohet nivelit prej 120 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

    Sindikatat paralajmërojnë për thellim të varfërisë

    Në prag të grevës së së enjtes, katër sindikatat kryesore të hekurudhave në Francë kanë kundërshtuar shkurtimet buxhetore të propozuara nga qeveria, duke paralajmëruar se ato do të “thellojnë varfërinë”.

    Thirrjes për grevë i janë bashkuar sindikata nga sektorë të ndryshëm dhe nga i gjithë spektri politik. Në protesta pritet të marrin pjesë edhe mësuesit e shkollave private, krahas atyre të institucioneve publike.

    Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se pret që rreth 18 për qind e mësuesve të kopshteve dhe shkollave fillore t’i bashkohen grevës, ndërsa sindikatat presin pjesëmarrje edhe nga mësuesit e shkollave të mesme.

    Kritika për praninë policore dhe kufizimin e protestave

    Në mes të mobilizimit qytetar, organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime për atë që e cilësojnë si prani të tepruar policore dhe përpjekje të qeverisë së Macronit për të kufizuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

    Liga Franceze për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar për një “zhvendosje autoritariste”, duke pretenduar se synimi është të heshtet “çdo zë kundërshtues”.

    Ndërkohë, qeveria ka shtuar praninë policore, ndërsa autoritetet kanë vendosur kufizime për protestat në qendrat e qyteteve dhe orë policore në disa zona.

    Çrregullime në transport dhe shërbime

    Greva pritet të shkaktojë probleme edhe në transportin publik. Operatori kombëtar hekurudhor SNCF ka paralajmëruar për “çrregullime” në qarkullimin e trenave në linjat rajonale dhe në disa pjesë të zonës së Parisit të Madh.

    Edhe punonjësit e porteve kanë paralajmëruar ndërprerje të aktivitetit, ndërsa pjesëmarrja e punonjësve të spitaleve, kontrollorëve të trafikut ajror dhe personelit postar mund të ndikojë në funksionimin e shërbimeve në mbarë vendin.

    Marine Le Pen përfiton nga pakënaqësia

    Në sfondin e protestave të ripërtërira dhe pakënaqësisë ndaj qeverisë, kandidatja e së djathtës ekstreme dhe kundër imigracionit, Marine Le Pen, po regjistron mbështetje të lartë në sondazhet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, kur do të zgjidhet pasuesi i Macronit.

    Pakënaqësia për koston e jetesës, shkurtimet e shpenzimeve publike dhe gjendjen e sistemit arsimor po mbetet një nga sfidat kryesore politike në Francë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Thursday expected to find France in protests, thousands of workers warn strike

    Hundreds of thousands are expected to take to the streets of France on Thursday, within the framework of mass protests and nationwide strike called by labour unions, against rising cost of living, public spending cuts and problems in the education system.

    The strike is expected to affect a large number of sectors, including hospitals, air traffic, postal services, schools and railway transport, while port employees have also warned off activities.

    The new protests come in a difficult period for President Emmanuel Macron, whose mandate is being accompanied by internal crises and continued social tensions.

    High school students who have been protesting bad teaching conditions for weeks have joined workers in anti – expensive living demonstrations. Even university students have staged protests, blocking several faculties.

    Meanwhile, the government is facing difficulties for adopting the budget in a politically divided parliament as France’s public debt approaches 120 per cent of gross domestic production.

    Unions warn of deepening poverty

    On the eve of Thursday’s strike, the four main railway trade unions in France have rejected budget cuts proposed by the government, warning that they will deepen poverty.

    The call for strike has joined the unions from different sectors and from all over the political spectrum. Teachers of private schools, in addition to those of public institutions, are expected to participate in the protests.

    The Ministry of Education has announced that it expects about 18 percent of primary school and garden teachers to join the strike, while trade unions expect participation from high school teachers as well.

    Critical of Police Presence, Limiting Protests

    Amid civic mobilization, human rights organisations have raised concerns about what they describe as excessive police presence and efforts by the Macroni government to limit citizens’ right to protest.

    The French League for Human Rights has warned of an authoritarian movement, claiming that the goal is to silence any controversial voice.

    Meanwhile, the government has increased police presence, while authorities have imposed restrictions on protests at city centres and police hours in some areas.

    Transport and Service Disorders

    The strike is also expected to cause problems in public transportation. The SNCF national railway operator has warned of ʹdisclobes in the flow of trains on regional lines and in parts of the area of Paris the Great.

    Portal workers have also warned breakouts of activity, while the participation of hospital employees, air traffic controllers and postal personnel could affect the operation of services throughout the country.

    Marine Le Pen benefits from discontent

    In the context of renewed protests and discontent with the government, the far right candidate and anti-imigration candidate Marine Le Pen are registering high support in polls on the 2027 presidential election, when the successor of Macron will be elected.

    Disgusting the cost of living, spending cuts and the state of the education system is remaining one of the main political challenges in France.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal