Category: Lajme

  • SINJEL 24 naught Kosova while sleeping: megaaction in three municipalities, arrests in Aeroport, three injured policemen and assault on the judge

    A police megaaction in three municipalities, arrests for shooting guns in Pristina, clashes among fans with injured police and assaulting a judge during a field hearing these are some of the events that marked the last 24 hours.

    The signal paper has closely conveyed developments, exclusively providing the names of suspected persons, details from police shares and circumstances of incidents.

    Prizren, Suhareka and Dragash 22 suspects in megaction against illegal gambling, two firearms seized.

    About 20 locations have been raided in Prizren, Suhareka and Dragas, under a long investigation into organising illegal fortune games and pyramid schemes.

    Electronic equipment, material evidence, and two firearms have been seized during the action, while some have been arrested.

    The signal has secured the identities of 22 persons involved in the investigation: Kreshnik Bylyqbashi, Engjel Bytyqi, Nolian Dancreli, Sadri Shala, Valmir Gashi, Mefail Redi, Albion Jupaj, Muharrem Krasniqi, Ruzhdi Jasharaj, Dior Shala, Avdy Bayselman, Agim Bytyqi, Besmir Krasniqi, Salim Gashi, Misret Shala, Jetsel Bajselman, Sami Krasni, Bali, Bali, Sabri Shal, Kadri Kadri Kyqi, Blysharbashi and Krasniqi.

    The exact number of persons arrested from the list of 22 suspects has not been confirmed. The case is being investigated for organising pyramid schemes and illegal gambling.

    Pristina “Two suspects are detained in Aeroport for injuries of four bullets LITH

    Investigations into the wound of Adnan Behram near discotheque LITHAH has brought two arrests within a week, both at the International Airport BARAdem Jasharião.

    On October 28th, Ylber Tupalla was arrested, while on November 4th, Lorid Reka (2006) was also detained. Both resulted in police search and were detained for 48 hours.

    The event took place on September 5, when Behram had been shot four times. The case is being investigated as attempted murder.

    Gianan ʹ The clash between light fans and Pristina leaves three officers injured, one heavy on the head

    The clash between fans outside the stadium in Gjilan has ended with three injured police officials, one of them severely in the head.

    The incident occurred on November 4th, at around 2: 00 p.m., near the Basskim Selista, as guest fans were not allowed to enter the stadium. Fight and throw hard things forced the police to intervene.

    The case has been initiated as a heavy bodily launch, while film footage is being analyzed for identifying responsible persons.

    Obilic ) Traveler impact ends with arrests, in handcuffs Avni Tarholl and Bislim Thaqi

    Competition among bus companies allegedly ended in physical assault at the Obilic bus station.

    The driver of Barileva Trade, Fatlind Sadiku, reported being attacked by two people.

    The suspects, Avni Tarhelli and Bislim Thaqi, have been arrested and detained for 48 hours. The case has been initiated for easy bodily access.

    This is my property! Heion Ymer allegedly attacked Judge Sejdiu during the field hearing

    A court hearing for a property dispute in the Jerlive Sadevera has been interrupted after a serious incident. Heion Ymer (1986) allegedly held him by the arm, squeezed him, and pushed him two to three times to judge Sejdiu, repeating: This is my property! )

    After the police intervention, Ymer has been arrested and detained for 48 hours, under suspicion of criminal acts, Sulmi against the official person.

    SINJIL 24 When you slept, we accompanied Kosovo.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • AKK kërkon nga Qeveria zbatimin e rekomandimeve të BE-së: Të mbrohen investimet dhe autonomia komunale

    AKK kërkon nga Qeveria zbatimin e rekomandimeve të BE-së: Të mbrohen investimet dhe autonomia komunale

    AKK kërkon nga Qeveria zbatimin e rekomandimeve të BE-së: Të mbrohen investimet dhe autonomia komunale

    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Qeveria që rekomandimet e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 të kthehen në veprime konkrete, me fokus në financimin dhe respektimin e autonomisë së komunave.

    Në një reagim, AKK-ja ka thënë se raporti i Komisionit Evropian përforcon shqetësimet e saj lidhur me financimin, pronën dhe kompetencat komunale.

    Sipas AKK-së, raporti evidenton se ridrejtimi i mjeteve të destinuara për investime kapitale në shpenzime rrjedhëse për arsim dhe shëndetësi dëmton projektet lokale dhe cenon autonominë financiare të komunave.

    Në këtë drejtim, Asociacioni ka përsëritur kërkesën që Qeveria t’i mbulojë detyrimet që rrjedhin nga kontratat kolektive, si dhe të krijojë grantin e katërt për investime kapitale.

    Po ashtu, AKK-ja ka theksuar se Komisioni Evropian rekomandon krijimin e një granti specifik për shërbimet sociale, kërkesë të cilën ky asociacion e ka adresuar vazhdimisht për të siguruar financim të qëndrueshëm për këto shërbime.

    Shqetësim tjetër, sipas AKK-së, mbetet centralizimi i menaxhimit të pronës publike dhe mungesa e koordinimit të rregullt ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

    Për këtë arsye, AKK-ja kërkon nga Qeveria mbrojtjen e investimeve kapitale, financim të qëndrueshëm për komunat dhe respektimin e pronës dhe kompetencave të tyre.

    Burimi: Insajderi

  • Konfirmohet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan

    Konfirmohet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan

    Shpërthimi i fuqishëm gjatë ditës së djeshme në një pallat në Elbasan ka shkaktuar viktimën e dytë sot më 5 nëntor.

    Një 69 vjeç është viktima e dytë nga shpërthimi, në pallatin në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit.

    Trupi i 69-vjeçarit është gjendur nën rrënojat e ndërtesës. Ai rezultonte i zhdukur që në momentin e shpërthimit, teksa ekipet e shpëtimit kanë kërkuar për orë të tëra për gjetjen e tij.

    Siç raporton TV Klan shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe ka dyshime që në ndonjë ambient të pallatit të ketë pasur eksplozivë.

    Shpërthimi ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 14:45 minuta në një pallat 5-katësh, që ndodhej në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit.

    Shpërthimi, i dyshuar nga një bombol gazi, ka ndodhur në katin e tretë duke shkaktuar flakë dhe shembjen e këtij niveli të godinës. Për pasojë, gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një 82-vjeçare.

    Gjithashtu, 10 persona janë paraqitur në spital për shkak të asfiksisë, mes tyre edhe fëmijë.

    Shpërthimi është dëgjuar vetëm pak çaste përpara se flakët të përfshinin me shpejtësi ambientet e brendshme të banesës, duke shkaktuar panik te banorët e pallatit.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbi 20 të arrestuar në aksionin e madh kundër bixhozit

    Mbi 20 të arrestuar në aksionin e madh kundër bixhozit

    Mbi 20 të arrestuar në aksionin e madh kundër bixhozit

    Mbrëmë rreth orës 18:00, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij qyteti, ka zhvilluar një aksion në tri qytete të vendit – Prizren, Suharekë dhe Dragash.

    Aksioni kishte të bënte me veprimtarinë ilegale të bixhozit.

    Gazetarja e Klan Kosova, Besa Hoda, ka mësuare se në këtë aksion janë bastisur rreth 20 lokacione në tri qytetet e sipërpërmendura, ndërsa janë arrestuar edhe mbi 20 persona.

    Policia i ka thënë gazetares Hoda se hetimi për këtë aksion ka nisur para një kohe dhe se janë përdorur masa të veçanta hetimore.

    “Sot veç është përmbyllja e hetimeve dhe numri më i madh i vendeve të bastisura është në Suharekë”, ka thënë policia. /Klankosova.tv

  • Gërxhaliu: Buxheti po orientohet më shumë drejt mbijetesës sesa zhvillimit ekonomik

    Gërxhaliu: Buxheti po orientohet më shumë drejt mbijetesës sesa zhvillimit ekonomik

    Gërxhaliu: Buxheti po orientohet më shumë drejt mbijetesës sesa zhvillimit ekonomik

    Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se buxheti i Kosovës për vitin 2027, ndonëse arrin vlerën prej 4.27 miliardë euro, nuk paraqet domosdoshmërisht rritje reale ekonomike, pasi sipas tij, rritja e tij është kryesisht rezultat i inflacionit.

    Gërxhaliu ka theksuar se rritja prej 300 milionë eurosh, krahasuar me buxhetin e vitit 2026, nuk duhet të krijojë eufori, pasi sipas përllogaritjeve të tij, ndikimi i inflacionit prej 7.8 për qind arrin në rreth 311 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka thënë se Kosovës nuk i nevojitet vetëm rritje numerike e buxhetit, por rritje substanciale që reflektohet në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

    Sipas Gërxhaliut, çdo buxhet i miratuar duhet të shoqërohet me një dokument strategjik, ku përcaktohet qartë se ku do të investohen mjetet, cilat do të jenë përfitimet për shtetin dhe çfarë ndikimi do të kenë investimet në jetën e qytetarëve.

    “Nuk duhet të kemi eufori sa i përket miratimit të buxhetit për vitin 2027. Është një rritje prej 300 milionë euro, mirëpo në qoftë se analizohet buxheti i vitit 2026 dhe shumëzohet me inflacionin prej 7.8% që e ka aktualisht Kosova, atëherë kuptohet që është një rritje prej 311 milionë euro. Kështu që kjo rritje në 4 miliardë e 270 milionë euro është një rritje shumë më tepër inflatore, apo bazon inflacion, sesa që është rritje e performancës, dhe e tëra kjo duhet të jap një mesazh të qartë: Kosovës nuk i duhet një rritje numerike, Kosovës i duhet një rritje e buxhetit në mënyrë substanciale.  Çdo buxhet i miratuar duhet të përcillet me një dokument strategjik, ku do të jenë të investuar këto mjete të cilat do të jenë benefitet e shtetit, cili do të jetë përmirësimi i jetës qytetare në Kosovë përmes investimeve qoftë në aspektin e projekteve strategjike, qoftë atyre kapitale”, ka thënë ai.

    Duke analizuar strukturën e buxhetit, ai ka vlerësuar se ndarja e mjeteve dëshmon më shumë orientim drejt mbështetjes sociale dhe shpenzimeve të zakonshme sesa drejt zhvillimit ekonomik.

    “Fakti që në të parë do të jenë të ndara tri kategori të buxhetit: njëra në vlerë prej 1 miliard e 450 milionë euro, që ka të bëjë me subvencione dhe me transfere; pjesa tjetër është 1 miliard e 85 milionë euro, që janë në 1/4 e buxhetit për shpenzime dhe ajo që është e paraparë që janë 1 miliard e 7 milionë euro investime kapitale dhe 547 milionë euro parashikime për mallra dhe shërbime, besoj e dëshmon më së miri faktin që ky buxhet do të jetë shumë më tepër një buxhet i mbijetesës  sesa që do të jetë një buxhet i zhvillimit apo një qëndrueshmëri ekonomike”, ka deklaruar Gërxhaliu për Ekonomia Online. 

    Ai ka theksuar gjithashtu se shqetësues mbetet realizimi i ulët i projekteve kapitale të parapara për vitin 2026, duke kërkuar që miratimi i buxhetit të shoqërohet me një strategji konkrete të zbatimit dhe indikatorë matës për efektet e investimeve.

    Gërxhaliu ka përmendur edhe sfidat me të cilat po përballet Kosova, përfshirë sanksionet e Bashkimit Evropian, mungesën e institucioneve funksionale dhe proceset e gjata zgjedhore.

    “Prandaj, definitivisht në rrethanat në të cilën ka jetuar Kosova vitet e fundit, me sanksionet nga Bashkimi Evropian, me mungesë të institucioneve, me zgjedhje maratonike, është kjo që ka mundur të arrihet, mirëpo shumë më tepër është një orientim i një qëndrueshmërie sociale përmes këtij buxheti, sesa  që është një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik. Në veçanti kur dihet që në vitin 2026 kemi pasur parashikime apo projeksione për të investuar në projekte kapitale, por ato janë realizuar vetëm ppothuajse në një përqindje të vogël.  Është koha kur duhet vërtetë të kemi një përcjellje të ligjit të miratuar me një vizion apo me një strategji implementuese, ku do të kemi edhe indikatorë matës të efekteve të buxhetit”, ka thënë ndër të tjera Gërxhaliu.

    Një tjetër shqetësim, sipas tij, është përfitimi i vogël i Kosovës nga Fondi për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se, për shkak të mosplotësimit të kritereve të parapara, Kosova ka humbur 43 milionë euro.

    “Është e vërtetë që Kosova në vitin 2027 po hyn me sfida të shumta, sfidat më të mëdha janë definitivisht fakti që në të kaluarën nga fondi për rritje i Ballkanit Perëndimor, ku kanë qenë miliarda euro të akumuluara Kosova e ka marrë një përqindje shumë të vogël. Raportet po na tregtojnë që Kosova ka humbur 43 milionë euro, duke mos përmbushur kriteret do të thotë të parapara me këtë”, ka thënë në fund Gërxhaliu.

  • Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza humbin jetën pas sulmit të dyshuar nga ariu

    Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza humbin jetën pas sulmit të dyshuar nga ariu

    Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza humbin jetën pas sulmit të dyshuar nga ariu

    Një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare kanë humbur jetën pas një sulmi të dyshuar nga një ari grizli në provincën British Columbia të Kanadasë.

    Viktimat janë identifikuar si Jennifer Balcarras dhe vajza e saj, Selah Reed. Ato ishin raportuar të zhdukura më 1 nëntor, pasi kishin dalë për një shëtitje në zonën e Bella Coola dhe nuk ishin kthyer më.

    Trupat e tyre u gjetën të hënën dhe të martën gjatë kërkimeve nga policia dhe zyrtarët për mbrojtjen e natyrës. Sipas autoriteteve, provat në vendin e ngjarjes sugjerojnë përfshirjen e një kafshe të egër, raporton BBC, transeton Klankosova.tv.

    Ende nuk dihet nëse në sulm ishte përfshirë një apo më shumë arinj, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për t’i lokalizuar.

    Familjarët i kanë përshkruar nënën dhe vajzën si shumë të afërta, të cilat ndanin shumë pasione dhe shpesh bënin ecje së bashku.

    Në provincën British Columbia vlerësohet se jetojnë nga 10 mijë deri në 13 mijë arinj grizli. Megjithatë, autoritetet i konsiderojnë relativisht të rralla konfliktet mes këtyre kafshëve dhe njerëzve./Klankosova.tv

  • Netanyahu kërkon qeveri të gjerë kombëtare, paralajmëron për “shkatërrimin” e Izraelit nga brenda

    Netanyahu kërkon qeveri të gjerë kombëtare, paralajmëron për “shkatërrimin” e Izraelit nga brenda

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë thirrje për formimin e një qeverie të gjerë kombëtare të udhëhequr nga partia Likud, duke paralajmëruar se një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta “shkatërronte” Izraelin nga brenda.

    Netanyahu deklaroi se islamizmi radikal përbën kërcënim për Izraelin si nga jashtë, përmes Iranit dhe grupeve aleate të tij, ashtu edhe nga brenda, përmes partive islamiste që, sipas tij, mbështesin terrorizmin.

    “Një qeveri e varur nga këto parti nuk do të luftojë armiqtë tanë, por do të na shkatërrojë nga brenda. Kjo është çështje jete a vdekjeje”, tha ai.

    Kryeministri izraelit akuzoi liderët e bllokut të majtë se po përpiqen të formojnë një qeveri të pakicës, e cila do të varej nga mbështetja e partive arabe. Sipas tij, një qeveri e tillë nuk do të ishte në gjendje të përballej me kërcënimet e sigurisë ndaj vendit.

    Netanyahu pretendoi gjithashtu se liderët e bllokut të majtë po vendosin kushte të pamundura për të penguar formimin e një qeverie të gjerë kombëtare. Ai theksoi se një qeveri e udhëhequr nga Likud do të ishte më e përshtatshme për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e Izraelit.

    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur partitë politike izraelite po përpiqen të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë së ardhshme, ndërsa çështja e bashkëpunimit me partitë arabe mbetet një nga temat më të debatueshme në politikën e vendit. /Telegrafi/

  • Joe Hoxha fiton mandatin e tretë në Connecticut me vetëm 164 vota diferencë, pesë kandidatët tjerë shqiptarë humbin zgjedhjet në SHBA

    Joe Hoxha fiton mandatin e tretë në Connecticut me vetëm 164 vota diferencë, pesë kandidatët tjerë shqiptarë humbin zgjedhjet në SHBA

    Republikani Joe Hoxha ka fituar mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticutit, duke mposhtur kandidatin demokrat Nate Brown me vetëm 164 vota diferencë, sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Hoxha, i lindur në Tiranë, ka siguruar 4 mijë e 585 vota, apo 50.91%, ndërsa kundërkandidati i tij Brown mori 4 mijë e 421 vota, apo 49.09%. Hoxha fitoi në Plymouth me 400 vota diferencë, por humbi në Bristol me 236 vota.

    Fitorja e tij erdhi në një natë të suksesshme për demokratët, të cilët, sipas projeksioneve të CBS News, pritet të fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin amerikan. Në distriktin fqinj, 77, republikania Cara Pavalock-D’Amato, e cila kishte shërbyer për gjashtë mandate, humbi ulësen e saj.

    Ndërkohë, disa kandidatë të tjerë me prejardhje shqiptare nuk arritën të fitojnë garat zgjedhore. Në New York, republikani Diamant Hysenaj humbi përballë kongresmenes Alexandria Ocasio-Cortez në distriktin e 14-të të Kongresit.

    Hysenaj, i cili ishte larguar nga Kosova në vitin 1991 dhe ishte vendosur në Bronx, mori 21.54% të votave, kundrejt 78.22% të Ocasio-Cortez, me 97% të rezultateve të numëruara.

    Edhe demokrati Shpetim “Tim” Qorraj, i cili kishte ardhur në SHBA nga Kosova në vitin 2011, humbi garën për distriktin e 64-të të Asamblesë së Neë Yorkut. Ai mori 39.33% të votave, ndërsa republikani Michael Tannousis fitoi me 60.53%.

    Në Connecticut, republikani Peter Lumaj humbi garën për sekretar të shtetit përballë demokrates Stephanie Thomas, e cila aktualisht mban këtë pozitë.

    Me rreth 90% të vendvotimeve të raportuara, Lumaj kishte siguruar 37.53% të votave, ndërsa Thomas 62.47%.

    Lumaj kishte kandiduar për të njëjtën pozitë edhe në vitin 2014. Humbje pësoi edhe republikania Alma Sarelli, e cila garonte për një ulëse të hapur në Senatin e Connecticutit, në distriktin e 26-të.

    Ajo u mposht nga demokratja Samantha Nestor me 34.6% kundrejt 65.4% të votave. Sarelli e pranoi humbjen gjatë natës së zgjedhjeve, duke i uruar suksese kundërkandidates së saj në punën për distriktin.

    Ndërkaq, në Michigan, demokratja Edlira Sako ishte duke humbur garën për distriktin e 24-t të Senatit të shtetit përballë republikanit Doug Ëozniak.

    Në numërimin e pjesshëm, me 53 nga 66 vendvotime të raportuara, Sako kishte marrë 37% të votave, ndërsa kundërkandidati i saj 63%.

    Rezultatet e publikuara janë jozyrtare dhe do të konsiderohen përfundimtare vetëm pas certifikimit zyrtar./Telegrafi/

  • Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur një aksion para objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Përfaqësueset e Kolektivit kanë kërkuar të takohen me kryesuesin e KPK-së, për t’ia paraqitur kërkesat e tyre lidhur me rastin.

    Gjatë aksionit, zyrtarë policorë u kanë thënë protestuesve se vetëm tre persona mund të hyjnë në objekt, për shkak të hapësirës së kufizuar.

    “Tre persona keni të drejtë me shku, jo më shumë për shkak të hapësirës”, u ka thënë njëri nga zyrtarët policorë.

    Megjithatë, njëra nga protestueset ka kundërshtuar këtë propozim, duke thënë se marrëveshja ishte që të gjithë të shkonin së bashku.

    “Kryesuesi i KPK-së na ka thënë që takohemi. Atëherë le të vijë kryesuesi jashtë e le të na takojë, se ne me shku dy-tri veta”, ka deklaruar ajo.

    Protestueset kanë kërkuar përgjegjësi të përgjithshme institucionale, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë aksionet e përditshme nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje të menjëhershme. /Telegrafi/



    Fheminist Colestier Seeks KPK Responsibilities for Arlinda Zekaj’s Murder

  • Fheminist Colestier Seeks KPK Responsibilities for Arlinda Zekaj’s Murder

    Fheminist Colestier Seeks KPK Responsibilities for Arlinda Zekaj’s Murder

    Kosovo Prosecutorial Council ( KPK), seeking institutional responsibility for the murder of Arlinda Zekij.

    Representatives of the Kolestik have sought to meet with the KKP leader to present their demands regarding the case.

    During the action, police officials have told protesters that only three people can enter the facility because of limited space.

    Three people you’re right to go, no more because of space, one of the police officials told them.

    However, one of the protesters has rejected this proposal, saying the deal was for all to go together.

    KKP leader told us to meet. Then let the leader come out and meet us, that we went two-thirds, she said.

    Protesters have sought general institutional responsibility, warning that they will continue their daily actions unless their demands receive immediate answers. /Telegraphy/



    Fheminist Colestier Seeks KPK Responsibilities for Arlinda Zekaj’s Murder